❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

IKSHPK del me këshilla për qytetarët pas reshjeve të shiut



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar pas reshjeve të shtuara të shiut në disa zona të vendit, duke theksuar ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit.

Megjithatë Instituti shprehet se qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur, për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik, rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

Instituti gjithashtu paralajmëron për kujdes me ushqimin.

“Ushqimi tĂ« ruhet nĂ« vende tĂ« sigurta dhe tĂ« mos konsumohet ushqimi qĂ« ka qenĂ« nĂ« kontakt me ujin e shiut”, thuhet nĂ« njoftim.

Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Rekomandohet qĂ« grupet mĂ« tĂ« ndjeshme tĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme”, njofton IKPSHK.

IKSHPK fton qytetarët të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të ndjekin këshillat e institucioneve për të parandaluar rreziqet shëndetësore. /Telegrafi/

Verifikimi i pasurisë? APK nuk konfirmon, Osmani mirëpret çdo kontroll



Pasuria e presidentes Vjosa Osmani u raportua se do ti nënshtrohet një verifikimi nga ana e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Lidhur me këtë nga Presidenca kanë bërë të ditur se nuk kanë informacione për një gjë të tillë.

Këshilltar i presidentes, Bekim Kupina ka deklaruar për Telegrafin se presidentja mirëpret çdo verifikim nga cilido institucion.

“Presidentja Osmani mirĂ«pret çfarĂ«do verifikimi nga cilido institucion, qĂ« Ă«shtĂ« i bazuar nĂ« pavarĂ«si, paanshmĂ«ri, integritet, ligj dhe fakte tĂ« vĂ«rteta, por jo nĂ« fushata njollosjesh, tĂ« cilat dihet mirĂ«filli pse po ndodhin nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«â€, tha Kupina pĂ«r Telegrafin.

Nga ana tjetër, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur se në këto momente nuk mund të japin asnjë koment mbi këtë çështje, duke mos e konfirmuar e as mohuar një procedurë të mundshme ndaj presidentes. /Telegrafi/

Gjendet i vdekur një burrë në oborrin e shtëpisë në Fushë Kosovë



Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e rastit ende nuk janë të qarta, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Kapen mbi 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq, i dyshuari intervistohet



Policia e Kosovës ka sekuestruar një shumë prej rreth 59,055 eurosh në automjetin e një mashkulli kosovar, i cili dyshohet për shpërlarje parash.

Paratë janë sekuestruar me vendim të prokurorit deri sa të provohet origjina e tyre. Rasti ka ndodhur të hënën në Leposaviq rreth orës 20:00.

Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë marrë edhe certifikata e biznesit nga ARBK dhe ATK, si dhe raporti ditor fiskal, të cilat do të shërbejnë si prova në hetime.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe është liruar, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë sipas procedurave të rregullta. /Telegrafi/

Policia konfiskon drogë dhe armë në Prishtinë, dy të arrestuar



Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, tek një i dyshuar mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike.

Kontrolli në tri lokacione të ndryshme ka rezultuar me konfiskimin e 516.86 gram marihuanë, 1,095 euro para në dorë, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy telefona dhe dy peshore digjitale.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/

Evakuohen banorët në Malishevë për shkak të reshjeve të shiut



Banorët e Turjakës në komunën e Malishevës kanë filluar të evakuohen nga zonat e rrezikuara pas reshjeve të dendura të shiut që kanë rritur nivelin e ujit në digën e lumit Mirusha.

Largimi i banorëve po bëhet për shkaqe sigruie, ndërkaq autoritetet komunale po vazhdojnë të monitorojnë situatën nga afër.

Rritja e nivelit të ujit ka ngritur shqetësime për stabilitetin e digës, prandaj banorët e zonave përreth po dërgohen në vende më të sigurta.

Autoritetet bëjnë apel për qetësi dhe bashkëpunim me ekipet e shpëtimit.

Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa IHMK ka paralajmërojuar për mundësi përmbytjesh në disa zona. /Telegrafi/

Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë rënie gurësh në aksin Tepelenë-Gjirokastër



Reshjet e shiut tĂ« shoqĂ«ruara me erĂ«ra tĂ« fuqishme, kanĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e qarkut GjirokastĂ«r. NĂ« bashkinĂ« TepelenĂ«, nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« datĂ«s 6 janar 2026, janĂ« evidentuar problematika nĂ« aksin rrugor Tepelenë–GjirokastĂ«r, nĂ« vendin e quajtur “Shkalla e ZezĂ«â€, si pasojĂ« e rĂ«nies sĂ« inerteve nga shpatet malore. Aktualisht, rruga Ă«shtĂ« e qarkullueshme vetĂ«m me njĂ« kalim.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, si dhe firma kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, të cilat po punojnë për normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.

Sipas të dhënave zyrtare, lumenjtë Vjosa dhe Drino paraqiten në nivele normale dhe nuk ka rrezik për përmbytje.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vijon normalisht në të gjithë qarkun Gjirokastër, ndërsa nga bashkitë e tjera nuk raportohen situata emergjente.

Autoritetet mbeten në monitorim të vazhdueshëm të situatës. /rtsh.al/

“Misioni ka emĂ«r”, Vengu vlerĂ«son pjesĂ«tarĂ«t e Forcave tĂ« Armatosura



Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka vlerësuar rolin dhe përkushtimin e efektivëve të Forcave të Armatosura, duke theksuar se zhvillimi dhe aftësimi i personelit mbetet prioritet kyç i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Vengu ka theksuar se misioni i Forcave të Armatosura avancon çdo ditë falë punës dhe përkushtimit të ushtarakëve, si nëntoger Ersi Mollaj dhe ushtare IV Erato Buzalli.

“Misioni ka emĂ«r. Forca avancon çdo ditĂ« pĂ«rmes zhvillimit dhe aftĂ«simit tĂ« çdo efektivi tĂ« pĂ«rkushtuar”, ka shkruar Vengu.

Sipas tij, efektivët e Forcave të Armatosura shërbejnë në zona të ndryshme të vendit, nga Burrel në Poshnje, e nga Vau i Dejës në Bunavi, duke u angazhuar në përballimin e emergjencave civile, stërvitje ushtarake, detyra operacionale, si dhe në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në misione ndërkombëtare.

Ministri ka theksuar se kapitali njerëzor i Mbrojtjes mbetet aseti më i rëndësishëm dhe baza për ringritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. /Telegrafi/

Të shtëna në Prizren, plagosen dy persona - policia në këkrim të tre të dyshuarve



Dy persona kanĂ« mbetur tĂ« plagosur si pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave me armĂ« zjarri qĂ« kanĂ« ndodhur mbrĂ«mjen e sĂ« hĂ«nĂ«s nĂ« rrugĂ«n “Ali Hadri” nĂ« Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se rreth orës 22:50 policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë.

“Sipas informatave fillestare, si pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave dy persona kanĂ« mbetur tĂ« plagosur dhe janĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor nĂ« EmergjencĂ«n e Spitalit Rajonal tĂ« Prizrenit. Sipas ekipit mjekĂ«sor, viktimat ( F.T. dhe V.H. nga Prizreni) janĂ« jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ« dhe vazhdojnĂ« trajtimin e mĂ«tejmĂ« mjekĂ«sor,” ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, hetuesit kujdestarë, si dhe prokurori kujdestar, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Po ashtu, sipas Policisë, janë identifikuar tre persona të dyshuar, janë bastisur tre lokacione, ndërsa një armë zjarri është gjetur dhe sekuestruar.

Të dyshuarit aktualisht ndodhen në kërkim.

“Rasti Ă«shtĂ« duke u hetuar intensivisht nga njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se policore,” ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Bytyqi. /Telegrafi/

Kolona deri në 600 metra në dalje të Merdarës



Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet se pika kufitare e Merdarës paraqet fluksin më të madh në dalje nga Kosova.

Sipas përditësimit të fundit (ora 08:05), në Merdar pritjet në dalje arrijnë deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve në dalje shkon deri në 600 metra, duke e bërë këtë pikë kalimi më të ngarkuarën aktualisht.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, si Bërnjaku, Dheu i Bardhë, Glloboçica, Hani i Elezit, Jarinja, Kulla, Muçibaba, Mutivoda, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmica, fluksi në dalje mbetet i ulët.

Në këto pika, pritjet për dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara automjetesh.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, nuk raportohet për pritje apo kolona të konsiderueshme në dalje në asnjë pikë kufitare. /Telegrafi/

Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në të gjithë vendin



Ditën e Martë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet do të jenë kryesisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonën e veriperëndimit, veçanërisht në qarkun Shkodër, priten reshje me intensitet mesatar deri lokalisht të lartë, të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore të verilindjes, në lartësitë mbi 1500 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar./tch/

KPK në vitin 2025, arenë akuzash mes figurave të sistemit të drejtësisë



Këshilli Prokurorial i Kosovës, që rëndom kthen vëmendjen kryesisht për çështje procedural dhe teknike, muajin e fundit të vitit 2025 u shndërrua në shkas për akuza e kundër akuza mes figurave të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, duke nxitur reagime të niveleve të shumta.

Hapin e parë e shënoi, vendimi i anëtarëve të Këshillit Prokurorial më 20 nëntor me shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, një ditë pas paraqitjes së tij në Prokurorinë Speciale, si dëshmitar lidhur me punën e tij në gjykatë, gjatë periudhës së Masakrës së Reçakut në vitin 1999.

Pavarësisht se Kelmendi e dërgoi rastin për shqyrtim në gjyq, me pretendimet se vendimi ishte i jashtëligjshëm, kryesuesi i KPK-së Ardian Hajdaraj, publikisht tha se vendimi është në përputhje me ligjin, raporton RTK.

ShumĂ« organizata qĂ« monitorojnĂ« sistemi e drejtĂ«sisĂ«, u deklaruan se vendimi ndaj Kelmendit ishte i paligjshĂ«m, arbitrar dhe abuziv, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nuk u anashkaluan as vlerĂ«simet pĂ«r “pĂ«rbĂ«rje korporatiste” dhe njĂ« “grup i stĂ«rvjetĂ«r i interesit” brenda KPK-sĂ«, tendenca qĂ« kanĂ« zĂ«nĂ« vend edhe nĂ« disa vlerĂ«sime tĂ« Komisionit tĂ« Venecias, duke ngritur alarmin pĂ«r ndryshime dhe reforma brenda institucionit.

E zbatim të plotë të reformave ka kërkuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, pas një takimi me anëtarët e Këshillit Prokurorial.

Nga ky kĂ«ndvĂ«shtrim, reformat pritet tĂ« fuqizohen nĂ« janar, kur edhe ju skadon mandate pesĂ« anĂ«tarĂ«ve aktual, pa mundĂ«si pĂ«r t’u rizgjedhur.

“Duhet tĂ« ketĂ« drejtĂ«si brenda atij institucioni Ă«shtĂ« degĂ« e ndarĂ« e pushtetit Ă«shtĂ« degĂ« nĂ« kushtetutĂ« e pavarur dhe kĂ«sisoj duhet tĂ« funksionoj degĂ«, mĂ«nyra se si Ă«shtĂ« ndarĂ« 5/5 e dĂ«mton funksionimin kushtetues tĂ« kĂ«tij organi”, tha Blerim Sallahu, ud ministĂ«r I drejtĂ«sisĂ«.

Por pĂ«r çfarĂ« reformash bĂ«het fjalĂ« konkretisht?. Ndryshimet nĂ« Ligjin pĂ«r KĂ«shillit Prokurorial tĂ« KosovĂ«s , qĂ« janĂ« nĂ« fuqi nga qershori vitit 2025, parashohin qĂ« institucioni t’i ketĂ« 7 anĂ«tarĂ«, pĂ«r dallim nga 13 sa janĂ« aktualisht, dhe tĂ« ketĂ« edhe anĂ«tarĂ« joprokurorĂ«, tĂ« cilĂ«t do tĂ« zgjidhen nga Kuvendi i KosovĂ«s.

“NĂ«se i krahasojmĂ« veprimet e dy grupeve, grupi qĂ« po rrin nĂ« mbledhje dhe grupit qĂ« dilte nga takimi haptas tregon tendencat pĂ«r mirĂ«mbajtjen e koorporatizimit edhe nĂ« janar tĂ« vitit 2026 ku reforma nĂ« KPK pritĂ«t qĂ« tĂ« jap efektet e para”, tha Gzim Shala nga IKD.

E reforma pritet tĂ« fuqizohet plotĂ«sisht nĂ« janar, kur edhe u pĂ«rfundon mandati pesĂ« anĂ«tarĂ«ve aktualĂ«, tĂ« cilĂ«t nuk kanĂ« mundĂ«si pĂ«r t’u rizgjedhur. Me ndryshimet e reja tĂ« parapara, kuorumi pĂ«r tĂ« mundĂ«suar vendimmarrjen arrihet nĂ« formatin pesĂ« plus njĂ« anĂ«tar.

VV kryeson edhe në votat me kusht, mbi 31% e vendvotimeve të numëruara



Numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta ka nisur të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Kjo fazë është pjesë e përpunimit të fundit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të KQZ-së, deri në momentin e përditësimit janë numëruar 18 nga 57 vendvotime, apo 31.58% e totalit të votave me kusht.

Deri tani Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson bindshëm me 49.81% (1,313 vota). Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.45% (539 vota).

E treta Ă«shtĂ« Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) me 11.65% (307 vota) dhe Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK) – 8.95% (236 vota).

Sipas KQZ-së, në total janë rreth 9,900 votues të regjistruar për votim me kusht nga 57 vendvotime në 38 komuna, si dhe 2,860 votues të regjistruar për votim për persona me nevoja të veçanta, të cilat janë sjellë për verifikim dhe do të numërohen gjatë këtij procesi. /Telegrafi/

E martë me shi dhe vranësira



Të martën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Vranësirat, do të shoqërohen në disa vende edhe me riga shiu e fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. /Telegrafi/

KQZ: Rezultatet përfundimtare para 19 janarit, numërimi i votave me kusht mund të nis sot



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se aktivitetet e numërimit të votave po përfundojnë më herët sesa ishte planifikuar, duke lënë të hapur mundësinë që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shpallen para afatit të paraparë, më 19 janar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se përfundimi i aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit ishte planifikuar deri më 7 janar, mirëpo dinamika e punës ka bërë që ky proces të përmbyllet që në mesditën e 3 janarit.

Po ashtu ai ka theksuar se numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe votimi me postë, i planifikuar të fillonte më 7 janar, ka përfunduar po ashtu më 3 janar dhe pjesa e më e madhe e votave me postë është kryer.

KQZ ka bërë të ditur se edhe numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, i planifikuar të fillonte më 16 janar, pritet të nisë gjatë ditës së sotme.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave preliminare tĂ« KQZ-sĂ«, nga 57 vendvotime me kusht nĂ« 38 komuna tĂ« vendit, janĂ« evidentuar mbi 9,900 votues tĂ« regjistruar pĂ«r votim me kusht. NdĂ«rkaq, numri i votuesve tĂ« regjistruar nĂ« programin e votimit pĂ«r personat me nevoja tĂ« veçanta Ă«shtĂ« 2,860”, ka thĂ«nĂ« Elezi.

Si rezultat i këtyre zhvillimeve, KQZ vlerëson se rezultatet përfundimtare mund të shpallen shumë më herët sesa afati maksimal i paraparë.

Ndërkohë, në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës. Deri më tani janë numëruar fletëvotime nga mbi 28 mijë pako, të cilat janë tërhequr para Vitit të Ri nga kutitë postare të KQZ-së në Berlin dhe Bern.

Gjithashtu, më 2 janar janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera me fletëvotime nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, të cilat pritet të arrijnë në Kosovë gjatë ditës. Procesi i tërheqjes së pakove nga jashtë vendit përmbyllet sot.

TĂ« gjitha fletĂ«votimet, pasi tĂ« mbĂ«rrijnĂ« nĂ« KosovĂ«, do t’i nĂ«nshtrohen procesit tĂ« vlerĂ«simit dhe verifikimit, ndĂ«rsa ato qĂ« miratohen do tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« numĂ«rim. /Telegrafi/

“Parlamenti i SerbisĂ«, ambient toksik”, Kamberi: Vuçiq do ta humbĂ« pushtetin



Serbia ndodhet nĂ« njĂ« krizĂ« tĂ« thellĂ« politike ndĂ«rsa presidenti AleksandĂ«r Vuçiq, po mbijeton nĂ« pushtet “me frymĂ«marrje artificiale”, thotĂ« deputeti shqiptar nĂ« Parlamentin e SerbisĂ«, Shaip Kamberi.

Ai paralajmëron se 2026-ta do të jetë vit i zgjedhjeve në Serbi, dhe se të njëjtat mund të shënojnë fundin e pushtetit të Vuçiqit, derisa ka kërkuar mbështetje më konkrete nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, si dhe shpalljen e Luginës së Preshevës si çështje me rëndësi kombëtare për Kosovën.

Kreu i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi në intervistën për KosovaPress flet edhe për diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe rrezikun që brenda pak vitesh, të tri komunat të mbesin pa përfaqësim shqiptar në polici dhe institucione të tjera.

Ai thotĂ« se diskriminimi shtetĂ«ror i SerbisĂ« ndaj shqiptarĂ«ve nĂ« PreshevĂ«, Bujanoc e MedvegjĂ« po vazhdon dhe se “vĂ«mendja e qeverisĂ« qendrore Ă«shtĂ« e orientuar kryesisht nĂ« mbijetesĂ«n nĂ« pushtet”.

“ShumĂ«kush ka pritur qĂ« me njĂ« vit protestash, pushteti i AleksandĂ«r Vuçiqit do tĂ« bie. Por, thjesht ai po mbahet, po mbijeton. Po mbijeton me njĂ« frymĂ«marrje artificiale, me atĂ« qĂ« ka fut SerbinĂ« me njĂ« krizĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« thellat politike prej vitit 2003 kur Ă«shtĂ« vrarĂ« kryeministri i atĂ«hershĂ«m. ËshtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« delegjitimim total i pushtetit tĂ« Vuçiqit, se kĂ«to qĂ« po ndodhin ditĂ«ve tĂ« fundit po dĂ«shmojnĂ« qĂ« politika e jashtme e Vuçiqit, e balancimit, e ekuilibrimit, e bazuar nĂ« katĂ«r shtylla, nĂ« KinĂ«, nĂ« MoskĂ«, nĂ« Uashigton e Bruksel, po pĂ«son degradim total sepse tashmĂ« mund tĂ« thuhet shumĂ« konkret pas aprovimit tĂ« Raportit tĂ« Progresit pĂ«r SerbinĂ« pĂ«r vitin 2025, Bashkimi Evropian ka dhĂ«nĂ« vĂ«rejtjet mĂ« seriozet deri mĂ« tani, nĂ« raport me ngecjen e SerbisĂ«â€, tha Kamberi.

Kamberi shtoi se ligji që aprovuan së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që ka nënshkruar presidenti Trump flet qartë për ngecjet në demokraci në Serbi, dhe Serbia etiketohet si i vetmi vend në Ballkan me emër që ka ngecje të demokracisë.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi konsideron se viti 2026 do të jetë vit zgjedhor në Serbi dhe se Vuçiqi do ta humbë pushtetin.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« duke qenĂ« i pĂ«rballur me krizĂ«n e brendshme, Vuçiq aktualisht po pĂ«rballet edhe me krizĂ«n e jashtme. Dhe me shumĂ« gjasĂ« viti 2026 do tĂ« jetĂ« vit i zgjedhjeve nĂ« Serbi. Zgjedhje qĂ« siç paralajmĂ«ron ai do tĂ« jenĂ« udhĂ«kryq, por me shumĂ« gjasĂ« Vuçiq nĂ« kĂ«to zgjedhje do humb pushtetin. PĂ«r tĂ« bile, sipas vlerĂ«simit tim do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« e vĂ«shtirĂ« nĂ«se arrin t’i fitojĂ« zgjedhjet me manipulimet e zakonshme qĂ« i ka bĂ«rĂ« deri mĂ« tani dhe kjo do tĂ« na sjellĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« ku askush, as opozita, as LĂ«vizja Studentore, as segmentet tjera tĂ« shoqĂ«risĂ« nuk do tĂ« ja njohin ato zgjedhje. Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap qĂ« SerbinĂ« do ta fut edhe nĂ« njĂ« krizĂ« edhe me tĂ« thellĂ«. Nuk mund tĂ« themi se do tĂ« ketĂ« njĂ« stabilitet as nĂ« vitin 2026 dhe kjo natyrisht flet qartĂ« se Serbia nuk do tĂ« ketĂ« edhe kohĂ« edhe mundĂ«si tĂ« merret me procesin e integrimeve”, shton ai.

Kamberi thotë se nevojitet organizim i partive politike në Luginë që shqiptarët të kenë përfaqësim më të mirë në Parlamentin e Serbisë.

Ai pret që në këto zgjedhje të ketë dalje të madhe të qytetarëve në votime, për shkak të tri poleve që garojnë në Serbi.

“Koordinimi i politikave dhe pĂ«rkrahja apo mbĂ«shtetja qĂ« duhet dhĂ«nĂ« pĂ«r njĂ« vijĂ« tĂ« caktuar politike nĂ« LuginĂ« tĂ« PreshevĂ«s apo pĂ«r njĂ« orientim tĂ« caktuar nĂ« LuginĂ« tĂ« PreshevĂ«s do tĂ« duhet tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« konkrete edhe nga Prishtina edhe nga Tirana, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« arrijmĂ« tĂ« mobilizohemi sepse fragmentizimi i skenĂ«s politike Ă«shtĂ« i skajshĂ«m kĂ«tu, ai fragmentizim sjell dobĂ«simin e pozitĂ«s tonĂ« politike por njĂ«kohĂ«sisht dobĂ«simin edhe tĂ« pozitĂ«s tonĂ« nĂ« vota. NĂ«se dalim me dy lista, e dimĂ« nĂ« zgjedhjet e kaluara kemi arritur tĂ« kemi me njĂ« deputet, njĂ« listĂ« ka dĂ«shtuar total. Prandaj mund tĂ« na pret njĂ« situatĂ« e ngjashme apo mund ta pĂ«rsĂ«risim suksesin e vitit 2020 qĂ« tĂ« kemi sĂ« paku tre deputetĂ«â€, thotĂ« Kamberi.

Ai paralajmëron se për shkak të mosrekrutimit të shqiptarëve në polici që nga viti 2016, Lugina e Preshevës rrezikon të mbetet pa policë shqiptarë në dekadën e ardhshme.

“Ne kemi njĂ« situatĂ« ku Kosova si shteti mĂ« i ri, si demokracia mĂ« e re nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor pĂ«r pakicat atje ofron standarde qĂ« nuk i ka asnjĂ« shtet, jo vetĂ«m i Ballkanit, por mund tĂ« them lirisht edhe shumĂ« shtete nĂ« EvropĂ« nuk i kanĂ« kĂ«to standarde. NdĂ«rkohĂ«, qĂ« duke kĂ«rkuar pĂ«r serbĂ«t diçka qĂ« nuk Ă«shtĂ« e gatshme t’i jap pakicave brenda territorit tĂ« vet, Serbia luan sa i pĂ«rket sferĂ«s sĂ« tĂ« drejtave tĂ« pakicave, me standarde tĂ« dyfishta dhe kjo duhet tĂ« ndĂ«rkrehet”, shprehet deputeti shqiptar.

Kamberi thekson se nuk mund të pajtohemi me Beogradin, vetëm të financojë ndonjë projekt infrastrukturor, ndërkohë që të heshtim sa i përket përfaqësimit tonë në gjykatë, në polici, sepse ne e dimë çfarë solli situata kur në Polici kishte pak ose aspak shqiptarë.

“Me trendin aktual, duke marrĂ« parasysh qĂ« Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme nuk rekruton shqiptarĂ« nĂ« policinĂ« lokale prej vitit 2016, ne pĂ«r dhjetĂ« vitet e ardhshme do tĂ« mbesim pa policĂ« shqiptar kĂ«tu. Dhe kjo na kthen me automatizĂ«m nĂ« situatĂ«n 1999-2000, ku nuk kishte policĂ« shqiptarĂ«â€, deklaron ai.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi kërkon nga Qeveria e ardhshme e Kosovës të shpall Luginën e Preshevës si çështje me rëndësi kombëtare.

“Serbia Ă«shtĂ« e interesuar qĂ« tĂ« prolongojĂ« marrĂ«veshjen finale me KosovĂ«n. Dhe kĂ«tu sipas meje ka vetĂ«m njĂ« zgjidhje. Zgjidhja Ă«shtĂ« qĂ« Kosova tĂ« pranohet dhe tĂ« anĂ«tarĂ«sohet nĂ« NATO. Kjo do ta pĂ«rmbyll pĂ«rdundimisht cĂ«shtjen e kufijve, çështjen e statusit tĂ« KosovĂ«s nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe do tĂ« ndikojĂ« qĂ« Kosova tĂ« ketĂ« fuqinĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« luftojĂ« pĂ«r pakicat e veta nĂ« rajon. KĂ«shtu qĂ« ajo qĂ« pritet, ndĂ«rtimi i njĂ« qeverie efikase nĂ« PrishtinĂ«, kush do ta bĂ«jĂ« varet nga populli i KosovĂ«s, sepse ata janĂ« qĂ« janĂ« tĂ« zotit e vullnetit dhe natyrisht pĂ«r neve Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si qĂ« Kosova ta ketĂ« njĂ« qeveri stabile, njĂ« qeveri e cila LuginĂ«n e PreshevĂ«s nuk e ka diku prioritet diku tĂ« shtatĂ«, tetĂ« apo dhjetĂ«. Por ta ketĂ« ndĂ«r prioritet e para”, thotĂ« ai nĂ« intervistĂ«n pĂ«r KosovaPress.

Kamberi shprehet se ajo që për ne është me rëndësi, është që qeveria, parlamenti i ardhshëm të Kosovës, ta shpall Luginën e Preshevës si çështje me rëndësi kombëtare dhe konform asaj të ndërtojë edhe politikat edhe ndaj nesh.

“Por, kjo do tĂ« ishte e mangĂ«t nĂ«se nuk pĂ«rfshihet edhe qeveria nĂ« TiranĂ«â€, tha ai.

Gjatë vitit të kaluar, Kamberi thotë se ka bërë disa propozime për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Këtu, ai përmend kërkesën që Presheva e Bujanoci të kenë një prokurori, sepse aktualisht është në Vranjë, por gjithashtu edhe Gjykatën e Apelit. Të gjitha këto, ai thotë se nuk po përfillen nga institucionet në Serbi.

“Parlamenti pĂ«r vite me radhĂ«, sidomos nĂ« kĂ«to pesĂ« vitet e fundit Ă«shtĂ« njĂ« ambient toksik. NjĂ« ambient nĂ« tĂ« cilin shumicĂ«n absolute e kanĂ«, e ka Vuçiqi me partitĂ« e tij satelite, duke mos pĂ«rjashtuar SPS-in dhe disa parti tĂ« vogla tĂ« tjera, ka arritur t'i bindĂ« edhe disa pakica siç janĂ« hungarezĂ«t dhe njĂ« pjesĂ« e boshnjakĂ«ve qĂ« ta mbajnĂ« nĂ« anĂ«n e tij. Dhe nĂ« kuadĂ«r tĂ« asaj mundĂ«sie, bashkĂ« me deputetĂ«t e SDA-sĂ« ose, ose vetĂ« si deputet, kam nisur disa iniciativa qĂ« janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por qĂ« mjerisht nuk po hasin nĂ« mirĂ«kuptim nĂ« Beogradin zyrtar. NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r t'i krijuar shqiptarĂ«ve hapĂ«sirĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« veprimit, tĂ« drejtave, por edhe pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar procesin e integrimit tĂ« SerbisĂ« nĂ« Bashkimin Evropian. Por duket se Serbia nuk Ă«shtĂ« akoma e gatshme tĂ« marrĂ« hapat gjigant drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE, sepse ajo vetĂ« po i prolongon”, thotĂ« ai.

Megjithatë, ai thekson se në shumë takime Bruksel, Strasburg, Berlin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koncepti politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka mbështetje absolute.

Kamberi thekson se gjendje më e rënduar e diskriminimit është në Medvegjë, ku përmes pasivizimit të adresave, Serbia po tenton të bëjë spastrim etnik.

“Po nĂ« MedvegjĂ« tĂ« jesh shqiptar Ă«shtĂ« vĂ«rtetĂ« vĂ«shtirĂ«. Nuk Ă«shtĂ« lehtĂ« as nĂ« Bujanoc, as nĂ« PreshevĂ«, sepse je, i pĂ«rjashtuar nga vendimmarrja nĂ« organet e institucioneve tĂ« shtetit. Por nĂ« MedvegjĂ«, ku pĂ«rmes pasivizimit, mosnjohjes sĂ« diplomave dhe shumĂ« proceseve tĂ« tjera, gati se e kanĂ« kryer spastrimin etnik, tĂ« jesh shqiptar Ă«shtĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ«. Natyrisht, çështja e parĂ« qĂ«, nĂ« njĂ« proces tĂ« ardhshĂ«m ku do tĂ« diskutohet tema e shqiptarĂ«ve, Ă«shtĂ« Medvegja me procesin e pasivizimit dhe rikthimit tĂ« adresave tĂ« gjithĂ« njerĂ«zve qĂ« pa arsye u janĂ« marrĂ«â€, tha ai.

Ai u shpreh se kjo është dokumentuar disa herë, jo vetëm nga politika jonë, por edhe nga raportet e shoqërisë civile të Serbisë, nga bashkësia ndërkombëtare, nga rezolutat që Parlamenti Evropian i ka aprovuar, se procesi i pasivizimit të Serbisë ka qenë selektiv, me target të veçantë ndaj popullatës shqiptare.

“Medvegja, si njĂ« komunĂ« me mĂ« pak shqiptarĂ«, ishte target i veçantĂ« dhe atje siç e thashĂ« Ă«shtĂ« arritur qĂ« pĂ«rmes kĂ«tij procesi tĂ« legjitimohet njĂ« spastrim etnik qĂ« e ka krijuar Millosheviqi”, pĂ«rfundon ai.

Kamberi thotë se problemi ekonomik në tri komunat e Luginës së Preshevës shkaktohet nga politika, meqë nuk ka ndarje të barabartë të kapaciteteve që ofrojnë organet shtetërore.

NĂ« PreshevĂ«, Bujanoc e MedvegjĂ« gjatĂ« vitit 2024 janĂ« organizuar tri protesta gjithĂ«popullore me thirrjet “Kthema adresĂ«n” dhe kundĂ«r veprimeve diskriminuese tĂ« autoriteteve tĂ« SerbisĂ« ndaj shqiptarĂ«ve.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, janë mbi 60 mijë shqiptarë të cilët jetojnë në Serbi. /KP/

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, lihet në burg



GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani duke folur për mediat tha se klienti i tij nuk mund të mbahet në paraburgim.

Ai theksoi se çështja e Metës po zvarritet nga prokuroria ose gjykata. Cakrani shtoi se Meta nuk mund të lërë dot garanci pasurore për të dalë nga qelia sepse sipas tij ai nuk disponon pasuri.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe Monika Kryemadhi dyshohen se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private.

Ata akuzohen gjithashtu pĂ«r veprimtari tĂ« tjera me lobime nĂ« SHBA dhe shitblerje banesash nĂ« kĂ«mbim tĂ« pĂ«rfitimit tĂ« shumave tĂ« konsiderueshme parash, tĂ« cilat janĂ« pĂ«rpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar nĂ« ILDKPI dhe KQZ./euronews/

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje



Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili shihet në një fotografi të publikuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, personi i dyshuar kĂ«rkohet pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« veprĂ«n penale “Vjedhje”.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë autoritetet.

Të gjitha informatat mund të raportohen në numrin emergjent 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Policia garanton konfidencialitet për qytetarët që ofrojnë informata./Telegrafi/

Presidenti dhe zgjedhjet e reja në pranverë? Analistët tregojnë çfarë fshihet pas paralajmërimeve të Kurtit



Paralajmërimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për zgjedhje të reja në pranverë, në rast të bllokimit të zgjedhjes së presidentit, po interpretohen nga analistët politikë si një strategji presioni ndaj opozitës dhe jo si një synim real për ta çuar vendin sërish në zgjedhje.

Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, në një deklaratë për Telegrafin, thotë se deklaratat e Kurtit duhet interpretuar në funksion të balancave parlamentare dhe interesave politike aktuale.

“ParalajmĂ«rimet e Kurtit pĂ«r zgjedhje tĂ« tjera nĂ« pranverĂ«, nĂ« rast se bllokohet zgjedhja e presidentit, duhet interpretuar mĂ« shumĂ« si njĂ« strategji politike dhe njĂ« formĂ« presioni ndaj opozitĂ«s, sesa si njĂ« synim real pĂ«r ta çuar vendin sĂ«rish nĂ« zgjedhje,” shprehet Emini.

Ajo thekson se Kurti është i vetëdijshëm për kufizimet numerike në Kuvend.

“Ai e di se, edhe pse ka njĂ« shumicĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r formimin e qeverisĂ«, nuk mund tĂ« garantojĂ« kuorumin prej 80 deputetĂ«sh pĂ«r zgjedhjen e presidentit pa bashkĂ«punimin e opozitĂ«s,” thekson ajo.

Sipas Eminit, mënyra se si Kurti e ka adresuar këtë çështje tregon qartë natyrën pragmatike të qasjes së tij.

“NĂ« fjalimin e tij tĂ« fitores, Kurti e adresoi kĂ«tĂ« çështje me maturi, duke mos kĂ«rkuar bashkĂ«punim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m politik, por duke e lidhur çdo koordinim vetĂ«m me rastet kur Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m kuorumi dhe vota e opozitĂ«s. Kjo nuk ishte thirrje pĂ«r bashkĂ«punim, por njĂ« qasje numerike dhe pragmatike,” vlerĂ«son Emini.

Ajo rikujton se paralajmërime të tilla nuk janë të reja dhe janë përdorur edhe më herët si mjet politik.

“Kurti ka pĂ«rmendur edhe mĂ« herĂ«t zgjedhje nĂ« dhjetor ose nĂ« pranverĂ«, duke i dĂ«rguar opozitĂ«s mesazhin se mosvotimi pĂ«r presidentin nuk Ă«shtĂ« njĂ« strategji efektive,” shprehet ajo.

Emini sjell si shembull edhe situatën pas zgjedhjeve të shkurtit 2025.

“NjĂ« situatĂ« e ngjashme u pa gjatĂ« bllokadĂ«s pas zgjedhjeve tĂ« shkurtit 2025, e cila nĂ« fund i kushtoi mĂ« shumĂ« opozitĂ«s sesa qeverisĂ«. ParalajmĂ«rimi i Kurtit sinjalizon se njĂ« skenar i tillĂ« mund tĂ« pĂ«rsĂ«ritet,” thekson ajo.

Sipas saj, edhe konteksti rajonal tregon se zgjedhjet e shpeshta shpesh përdoren si instrument për dobësimin e opozitës.

“NĂ« rajon, liderĂ« me pozitĂ« tĂ« fortĂ« politike shpesh kanĂ« organizuar zgjedhje tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme pĂ«r tĂ« dobĂ«suar opozitĂ«n. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, paralajmĂ«rimi i Kurtit nuk Ă«shtĂ« i rastĂ«sishĂ«m,” deklaroi Emini pĂ«r Telegrafin.

Ajo shton se opozita aktualisht ndodhet në një pozicion të pafavorshëm.

“PDK Ă«shtĂ« ende nĂ« fazĂ« tranzicioni me udhĂ«heqje tĂ« re, ndĂ«rsa LDK po pĂ«rjeton ndryshime tĂ« brendshme dhe ka pak kohĂ« pĂ«r rikalibrim politik. Zgjedhje tĂ« reja nĂ« kĂ«tĂ« moment do tĂ« ishin shumĂ« mĂ« tĂ« dĂ«mshme pĂ«r opozitĂ«n sesa pĂ«r qeverinĂ«,” vlerĂ«son ajo.

Emini paralajmëron se vazhdimi i bllokimit institucional do të kishte kosto politike.

“Vazhdimi i bllokimit tĂ« zgjedhjes sĂ« presidentit do tĂ« zemĂ«ronte elektoratin dhe Kurti e di se pakĂ«naqĂ«sia e publikut do tĂ« kanalizohej kryesisht kundĂ«r opozitĂ«s,” thotĂ« ajo.

Ajo përmend edhe sinjale për një koordinim institucional mes Kurtit dhe presidentes Osmani.

“EkzistojnĂ« sinjale pĂ«r njĂ« afrim pragmatik mes Kurtit dhe presidentes Osmani. TĂ« dy kanĂ« treguar se, pavarĂ«sisht dallimeve politike, kanĂ« njĂ« interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r funksionimin institucional tĂ« KosovĂ«s,” shprehet Emini, duke shtuar se kjo e vĂ«shtirĂ«son mĂ« tej justifikimin e njĂ« bllokade tĂ« re nga opozita.

Në fund, Emini thekson se paralajmërimi i Kurtit është i kalkuluar politikisht.

“MĂ« shumĂ« sesa paralajmĂ«rim pĂ«r zgjedhje tĂ« shpeshta, kjo Ă«shtĂ« njĂ« lĂ«vizje e kalkuluar politike. Kurti e di se zgjedhjet e shpeshta mund tĂ« krijonin pakĂ«naqĂ«si edhe ndaj tij, por nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« opozita ka shumĂ« mĂ« tepĂ«r pĂ«r tĂ« humbur. PĂ«r pasojĂ«, bllokimi i procesit tĂ« zgjedhjes sĂ« presidentit nuk do tĂ« ishte njĂ« strategji efektive dhe ka shumĂ« gjasa tĂ« dĂ«shtojĂ« dhe krijoje kriza te panevojshme politike.,” pĂ«rfundon ajo.

Ndërkohë, njohësi i qështjeve politike Dritëro Arifi, në një deklaratë për Telegrafin, gjithashtu e sheh paralajmërimin e Kurtit si një mesazh të qartë politik, të ndërtuar mbi disa qëllime.

“Me kĂ«tĂ« paralajmĂ«rim, Kurti po e paketon idenĂ« e njĂ« presidenti apo presidenteje qĂ« duhet tĂ« jetĂ« nĂ«n komandĂ«n e tij 100 pĂ«r qind, pavarĂ«sisht se kush do tĂ« jetĂ« kandidati,” thotĂ« Arifi.

Sipas tij, mesazhi drejtuar opozitës është i drejtpërdrejtë.

“KĂ«do qĂ« Kurti e propozon pĂ«r president, opozita duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« sallĂ« dhe tĂ« sigurojĂ« kuorumin, pĂ«rndryshe shkohet nĂ« zgjedhje, ku fitorja mund tĂ« jetĂ« edhe mĂ« e madhe pĂ«r VetĂ«vendosjen,” shprehet Arifi.

Ai nuk përjashton as mundësinë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të përdoren si instrument për shmangie të obligimeve ndërkombëtare.

“Si probabilitet mĂ« i vogĂ«l, zgjedhjet mund tĂ« jenĂ« tĂ« qĂ«llimshme pĂ«r t’ju ikur obligimeve tĂ« marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare, duke e shtyrĂ« procesin deri nĂ« shtator,” thekson Arifi, duke shtuar se kjo varet nga rrethanat e brendshme dhe tĂ« jashtme politike.

Të dy analistët vlerësojnë se paralajmërimet për zgjedhje nuk janë rastësore, por pjesë e një kalkulimi politik, ku opozita aktualisht ka më shumë për të humbur sesa qeveria.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se ekziston mundësia jo vetëm teorike, por edhe praktike që Kosova të shkojë prapë në zgjedhje, në rast se nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin e ri.

“NĂ«se nuk arrijmĂ« ta zgjedhim presidentin, ose ta rizgjedhim presidenten, e afati i fundit pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« 4 marsi, nĂ«se nuk e kemi tĂ« kaluar paraprakisht buxhetin pĂ«r vitin 2026, ne as nuk mund tĂ« mbajmĂ« zgjedhje tĂ« reja. Se natyrisht ekziston mundĂ«sia, jo vetĂ«m teorike, por edhe praktike, qĂ« ne tĂ« shkojmĂ« prapĂ« nĂ« zgjedhje, nĂ« rast se nuk arrijmĂ« ta rizgjedhim presidenten. Por nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« tillĂ« duhet tĂ« jemi tĂ« gatshĂ«m, pikĂ«risht duke e pasur buxhetin e votuar. Prandaj unĂ« po them, nuk Ă«shtĂ« e shĂ«ndetshme tĂ« flasim pĂ«r hapin e katĂ«rt pa i trajtuar mirĂ« dhe kaluar kĂ«ta tre tĂ« parĂ«t”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Ramosaj nis vitin me vendime sociale: 500 euro për pacientët me sëmundje malinje dhe 300 euro për nënat lehona



Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se në ditën e parë të punës për këtë vit ka marrë dy vendime me rëndësi të veçantë për qytetarët, duke vënë në zbatim premtime të dhëna për mandatin e ri.

Sipas Ramosajt, komuna do të subvencionojë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje, si formë mbështetjeje morale dhe financiare gjatë periudhave të vështira.

Po ashtu, është marrë vendim që çdo nënë lehonë të përfitojë subvencion prej 300 eurosh për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për rolin dhe sakrificën e tyre në familje dhe shoqëri.

“KĂ«to vendime janĂ« dĂ«shmi e fjalĂ«s sĂ« mbajtur dhe e pĂ«rkushtimit tonĂ« pĂ«r politika sociale nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve”, ka deklaruar Ramosaj.

Ai ka shtuar se komuna do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve përmes politikave sociale që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe përkrahjen e kategorive në nevojë. /Telegrafi/

❌