Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi 'Futbollisti i Vitit'

Po përmbyllet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në futbollin kosovar, me shumë të arritura, si nga Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe nga klubet tona në arenën ndërkombëtare.
Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimet për 'Laureatët e Vitit', derisa Arb Manaj mori çmimin kryesor si futbollisti i vitit në Kosovë.
Por ajo që ka bërë temë diskutimi në 48 orët e fundit në vendin tonë është çmimi që ka marrë Manaj, i cili është viti i tretë radhazi që i ndahet futbollistit më të mirë në Superligë.
Më herët këtë çmim e ka marrë Lumbardh Dellova, ndërsa vitin e kaluar i takoi Lindon Emërllahut.
Vepra nuk mban titullin 'Topi i Artë'. Telegrafi ka kontaktuar FFK-në, të cilët kanë treguar se këtë vepër dhe çmimet tjera i ka realizuar artisti Sali Shkupolli.
Telegrafi gjithashtu ka kontaktuar artistin, i cili ka dhënë detaje mbi çmimet e punuara.
"Kjo vepĂ«r nuk Ă«shtĂ« njĂ« âlakerâ dekorativ apo objekt ornamental i zakonshĂ«m, por njĂ« studim i thelluar mbi materialin dhe procesin. Ajo Ă«shtĂ« punuar me poliester tĂ« pĂ«rforcuar dhe pluhur mermeri pĂ«r tĂ« krijuar masivitet dhe teksturĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, ndĂ«rsa shtresat e bakrit kontribuojnĂ« nĂ« formimin e njĂ« patine qĂ« ndĂ«rvepron nĂ« mĂ«nyrĂ« dinamike me sipĂ«rfaqen dhe dritĂ«n".
"Ky kombinim materialesh gjeneron një dialog të vazhdueshëm ndërmjet ngrohtësisë metalike dhe masës së ngurtë, duke synuar jo vetëm efektin vizual, por edhe reflektimin mbi materialitetin, kohën dhe procesin krijues. Sipërfaqja e punuar ruan dhe ekspozon gjurmët e dorës së artistit, një zgjedhje e vetëdijshme konceptuale dhe teknike, që thekson autenticitetin e veprës".
"Vepra nuk mban titullin âTopi i ArtĂ«â, pasi nuk synon tĂ« imitojĂ« apo tĂ« referojĂ« drejtpĂ«rdrejt çmime ndĂ«rkombĂ«tare ekzistuese. Ajo Ă«shtĂ« konceptuar si çmimi pĂ«r Futbollistin e Vitit, me identitet tĂ« pavarur artistik dhe simbolik. E punuar nĂ« mĂ«nyrĂ« autentike nĂ« KosovĂ«, kjo vepĂ«r pĂ«rmban motive dhe ndjeshmĂ«ri qĂ« lidhen drejtpĂ«rdrejt me kontekstin kulturor dhe sportiv tĂ« vendit tonĂ«".
"Ajo nuk është një kopje e importuar apo objekt i blerë nga jashtë, por një krijim origjinal që përfaqëson vlerësimin e arritjeve sportive përmes gjuhës së artit bashkëkohor vendor. Ky top tashmë është tradicional, duke u shndërruar në një simbol të veçantë të nderimit për futbollistin më të mirë të vitit", ka thënë autori i çmimeve, Sali Shkupolli. /Telegrafi/




































