Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vetaksident trafiku në Klinë, Policia jep detajet

Nje vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Klinë.

Konkretisht raportohet të ketë ndodhur në fshatin Klinafc.

Nga vetaksidenti ka përfunduar një i lënduar dhe disa dëme materiale.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një person është lënduar dhe ka kërkuar tretman në QMF Klinë”, u shpreh Gashi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetaksident trafiku në Klinë, Policia jep detajet appeared first on Sinjali.

Stuhi e fuqishme në SHBA: Borë dhe shi nga Midwest deri në New York

Një stuhi e fortë dimërore do të sjellë borë dhe shi të ngrirë në pjesë të Midwest-it të sipërm sot, ndërsa sistemi do të lëvizë në verilindje të premten dhe do të dobësohet deri të shtunën në mëngjes, tha shërbimi meteorologjik.

Shi i ngrirë parashikohet për pjesët veriore të shteteve amerikane të Minesotës dhe Uiskonsinit, dhe gjatë së premtes reshjet do të prekin Michiganin dhe më pas Pensilvaninë perëndimore dhe qendrore, sipas ABC News.

Në New York City, reshjet e para të borës janë të mundshme të premten rreth mesditës sipas orës lokale, ndërsa reshjet kryesore të borës priten pas orës 16:00.

Bora mund të bjerë gjatë natës dhe të prekë veriun e shtetit të Nju Jorkut, Nju Xhersin, Pensilvaninë lindore, si dhe pjesë të Connecticut, Rhode Island dhe Massachusetts.

Në Pensilvaninë qendrore, akulli mund të arrijë më shumë se gjashtë milimetra, prandaj shoferëve u këshillohet të tregojnë kujdes shtesë, pasi ndërprerjet e energjisë elektrike janë të mundshme.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së paralajmëroi se një kombinim i shiut të ngrirë dhe breshërve do ta vështirësojë udhëtimin nga Michigani, nëpër pjesën më të madhe të Pensilvanisë dhe në rajonin e Atlantikut të Mesëm, duke përfshirë qytetet e Uashingtonit dhe Baltimorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhi e fuqishme në SHBA: Borë dhe shi nga Midwest deri në New York appeared first on Sinjali.

Shëndeti në QKUK pret, pavarësisht investimeve milionëshe

Në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, aktualisht, janë rreth 2 mijë pacientë në pritje për koronarografi dhe vendosjen e stentave.

Gjatë viteve të fundit, janë realizuar investime në QKUK, përfshirë rinovime, shtretër të rinj dhe aparatura të avancuara, por ato duket se nuk kanë ulur ndjeshëm listat e pritjes.

Problemet thuhet se nuk burojnë vetëm nga mungesa e resurseve, por kryesisht nga menaxhimi joefikas i kapaciteteve ekzistuese.

Dy ditë në javë, korridoret e Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mbushen me dhjetëra pacientë që presin një vendim mjekësor me rëndësi jetike për ta – nëse do t’u kryhet koronarografia apo do t’u vendoset stenti.

Përpara tyre është një komision i përbërë nga mjekë dhe infermierë, i cili shqyrton dokumentacionin mjekësor, analizat dhe, kur është e nevojshme, kërkon ekzaminime shtesë, para se pacientët të përfshihen në listat e pritjes.

Koronarografia shërben për të identifikuar ngushtimet ose bllokimet në arteriet që furnizojnë zemrën me gjak, ndërsa stenti është një tub i vogël metalik që vendoset për të mbajtur arteriet e hapura dhe për të rikthyer qarkullimin normal të gjakut.

Sipas stafit të Klinikës së Kardiologjisë, aktualisht janë rreth 2 mijë pacientë që presin për këto shërbime, përfshirë edhe raste të regjistruara në muajt e parë të vitit 2024.

Një nga arsyet kryesore të këtij grumbullimi, sipas mjekëve dhe infermierëve me të cilët bisedoi REL-i, është mosfunksionimi i disa aparaturave për së paku dy muaj gjatë këtij viti.

Ngarkesën e ka shtuar edhe fluksi i madh i pacientëve nga komunat e Kosovës, përfshirë ato ku më herët janë kryer ekzaminime të tilla, si dhe numri i madh i referimeve nga klinikat e tjera brenda QKUK-së.

Stafi, megjithatë, siguron se rastet urgjente trajtohen menjëherë dhe nuk mbeten në listat e pritjes.

Pacientët duke pritur në një nga korridoret e ndërtesës së klinikave interne në QKUK.

“Kam më shumë se një vit që pres”

R. Shala nga Mitrovica e Jugut ishte më 18 dhjetor në mesin e pacientëve që prisnin në korridoret e Kardiologjisë për një termin për vendosjen e stentit.

“I kam vendosur 12 stenta – njëherë katër, njëherë gjashtë dhe njëherë dy. Katër i kam vendosur në spital privat, të tjerat këtu, në QKUK. Terminin për koronarografi e kam bërë para më shumë se një viti dhe ende nuk më kanë thirrur. Erdha të interesohem, sepse kam probleme dhe nuk jam mirë”, tha Shala për Radion Evropa e Lirë, teksa mbante një grumbull dokumentesh në duar.

Edhe pacientë të tjerë thanë se nuk kishin marrë një datë të saktë për procedurën.

“Jo, nuk më caktuan datë. Vetëm më thanë se do të më thërrasin në telefon”, tha një burrë në të 40-at.

Në Klinikën e Kardiologjisë punojnë rreth 40 kardiologë, prej të cilëve afërsisht 12 janë kardiologë invazivë.

Ata kryejnë ekzaminime për identifikimin e ngushtimeve dhe bllokimeve në arteriet e zemrës, ndërhyrje për hapjen e arterieve të bllokuara, si dhe vendosjen e stentave.

Sipas të dhënave të klinikës, çdo ditë realizohen 10 deri në 13 koronarografi.

Këto procedura kryhen edhe në disa spitale private në Kosovë, por janë ndjeshëm më të kushtueshme krahasuar me sektorin publik.

Investime pa efekt në zvogëlimin e listave të pritjes

Gjatë viteve të fundit, në QKUK janë realizuar investime në disa klinika, përmes fondeve qeveritare dhe donacioneve.

Për shembull, në Klinikën e Kardiokirurgjisë, për renovim, shtretër dhe hapësira të reja janë investuar vitin e kaluar 750 mijë euro, ndërsa në Klinikën Emergjente rreth 800 mijë euro.

Janë siguruar edhe aparatura të reja, përfshirë skanerin PET/CT për herë të parë, për diagnostikimin dhe menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit dhe disa sëmundjeve të tjera.

Në Klinikën e Kardiologjisë, sipas mjekëve, investimet kanë qenë kryesisht infrastrukturore, pa blerje të pajisjeve të reja.

Megjithatë, ata thonë se materialet dhe barnat janë të mjaftueshme dhe se pacientët nuk kanë nevojë t’i sigurojnë vetë.

Pritje të gjata edhe në klinika të tjera

Problemi i listave të pritjes nuk kufizohet vetëm në Kardiologji.

Në Klinikën e Ortopedisë, pavarësisht ndërtimit të një objekti të ri dhe renovimeve, pritja për një protezë gjuri mund të zgjasë mbi tre vjet.

Pacientët, ndërkohë, detyrohen të blejnë shumicën e barnave dhe implanteve.

“Nuk kemi asnjë nga protezat e nevojshme, prandaj kemi numër të madh pacientësh. Aktualisht, ky numër shkon mbi një mijë”, tha një ortoped për REL-in, në kushte anonimiteti.

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pritja për trajtimin e problemeve me venat tejkalon dy vjet e gjysmë, për shkak të mungesës së anesteziologëve dhe vendeve për hospitalizim, ndonëse gjatë vitit janë kryer rreth 500 ndërhyrje.

Në maj të këtij viti është përuruar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, ku trajtohen pacientët me lloje të ndryshme të kancerit, por me vetëm 60 shtretër, edhe aty ka shpesh pritje të gjata, ose mjekim të pacientëve në salla të improvizuara.

Në Klinikën e Oftalmologjisë, pritja për ndërhyrje kirurgjikale mund të zgjasë deri në nëntë muaj, varësisht nga lloji i operacionit.

Haki Hoti nga Gjilani, që kreu një operacion për katarakt më 18 dhjetor, i tha REL-it se kishte pritur rreth pesë muaj për këtë intervenim.

Kritika dhe kërkesa për llogaridhënie

Në fillim të këtij muaji, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) kërkoi një raport të detajuar për listat e pritjes.

Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, tha se tashmë ekzistojnë kushte, aparatura dhe medikamente për trajtimin e rasteve dhe se është caktuar një zyrë e veçantë për përpilimin e këtij raporti.

Për Bujar Vitinë, kryeredaktor i gazetës “Shneta”, që mbulon shëndetësinë në Kosovë, situata mbetet shqetësuese.

“Investimet milionëshe nuk i kanë ulur listat e pritjes. Duhet identifikim i pengesave reale dhe shpërndarje më e mirë e stafit, përfshirë orët shtesë të anesteziologëve”, tha ai për REL-in.

Sipas raportit të Zyrës së Auditorit Kombëtar, vitin e kaluar, QKUK-ja ka qenë e mbingarkuar me rreth 10 mijë pacientë në lista pritjeje, ndërsa pritja mesatare e tyre ka arritur në gati tre vjet.

Auditorët kanë vlerësuar se situatës i ka kontribuar mungesa kritike e personelit mjekësor, sidomos e anesteziologëve, që ka çuar në shtyrjen e operacioneve.

Një problem kronik i sistemit shëndetësor

Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, mbi 100 mjekë largohen nga Kosova çdo vit, sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë, e pyetur nga Radio Evropa e Lirë për listat e pritjes në QKUK, tha se menaxhimi i tyre është në kompetencë të SHSKUK-së.

Ndërkohë, tollovitë në QKUK nuk shkaktohen vetëm nga pacientët, por edhe nga shoqëruesit e tyre, të cilët shpesh, në mungesë të infermierëve, kryejnë edhe punë që nuk u takojnë.

Në disa reparte, mungesa e furnizimeve bazike – si sapunët apo çarçafët – mbetet gjithashtu e dukshme, duke nxjerrë në pah boshllëqe elementare në organizimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve.

E, këto probleme nuk janë të reja. Ato e shoqërojnë sistemin shëndetësor të Kosovës që nga paslufta, pavarësisht investimeve të herëpashershme, ndërrimit të qeverive dhe premtimeve të vazhdueshme për reforma.

Në vlerësimin e shumë profesionistëve të shëndetësisë, kjo nuk buron vetëm nga mungesa e resurseve, por edhe nga menaxhimi joefikas i kapaciteteve ekzistuese dhe planifikimi i dobët i shërbimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shëndeti në QKUK pret, pavarësisht investimeve milionëshe appeared first on Sinjali.

I jepet lamtumira e fundit babait të Calit, varroset pa praninë e djalit

Ceremonia e varrimit të Jahja Mustafës, babait të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa – Cali, ka nisur sot në një atmosferë të mbushur me emocion dhe nderime.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë shumë qytetarë dhe ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët kanë ardhur për të nderuar jetën dhe kontributin e Jahja Mustafës.

Ndërsa, një detaj i veçantë mbetet mungesa e të birit, Cali, i cili aktualisht është i dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Cali, i cili nuk pati mundësinë të vizitonte babain e tij gjatë periudhës së sëmundjes dhe as në momentet e fundit të jetës së tij, është lënë jashtë mundësisë për të qenë i pranishëm në këtë ceremoni për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I jepet lamtumira e fundit babait të Calit, varroset pa praninë e djalit appeared first on Sinjali.

Rama: Nis të marrë formë Teatri i ri Kombëtar, hapësirë ikonike për artin dhe kulturën


TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Teatri i ri Kombëtar do të kthehet jo vetëm në një hapësirë moderne për artin skenik, por edhe në një simbol të identitetit kulturor të kryeqytetit dhe të gjithë vendit.

Punimet në këtë kantier kanë avancuar, ndërkohë që godina e re do të jetë jo vetëm një hapësirë për artistët, por edhe një pikë e rëndësishme e jetës urbane dhe sociale të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG.

Kryeministri theksoi se pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën.

Projekti parashikon salla bashkëkohore për shfaqje teatrore, ambiente multifunksionale për aktivitete kulturore, si dhe infrastrukturë teknologjike të standardeve europiane.

Teatri i ri do të ketë disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht, do të ketë një hapësirë prej 750 metrash katrorë auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metrash katrorë dhe dy salla Black Box prej 200 metrash katrorë secila.

Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metrash katrorë që do të përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha lehtësirat për publikun.

/m.m/r.e/a.f/

The post Rama: Nis të marrë formë Teatri i ri Kombëtar, hapësirë ikonike për artin dhe kulturën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar një fëmijë

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri. TCh raporton se fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar ndaj fruthit. Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar. Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për […]

The post Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar një fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në zyrën e Agasit shkonin ministra e gjykatës! Kanë grabitur toka me Dallëndyshe Bicin

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Ergys Agasi, njeriu më i afërt i Edi Ramës, “ka qenë kryeministri në hije” dhe deklaron më tej se në 15 shtator ai ka regjistruar ndërmarrjen e tij me 10 euro në qendrën e biznesit dhe kjo ndërmarrje më 15 dhjetor rezulton me 232 mln euro fitim. Nga ‘foltorja’ në […]

The post Berisha: Në zyrën e Agasit shkonin ministra e gjykatës! Kanë grabitur toka me Dallëndyshe Bicin appeared first on BoldNews.al.

Dosja e Ballukut/ “KM më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci”! Ja si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin në Durrës

Zbardhet në dosjen hetimore të zv.kryeministres Belinda Balluku një mesazh që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama. Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit. Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë […]

The post Dosja e Ballukut/ “KM më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci”! Ja si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Dy persona humbën jetën në një sulm të kombinuar me makinë dhe thikë në ver…

Dy persona humbën jetën në një sulm të kombinuar me makinë dhe thikë në veri të Izraelit, duke ngjallur shqetësim të madh për sigurinë në rajon. Policia izraelite njoftoi se sulmuesi është një palestinez nga Bregu Perëndimor dhe se tashmë janë ndërmarrë masa për të lokalizuar dhe ndaluar çdo kërcënim të mëtejshëm. Ngjarja ndodhi në dy pika të ndryshme: një këmbësor u godit nga një makinë në…

Source

Lamallari: Instituti për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve do të hapet brenda vitit 2026

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, vizitoi sot kantierin e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve në Mëzez, Tiranë, ku punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që brenda vitit 2026 instituti të vihet në funksionim. Ministri Lamallari e cilësoi këtë projekt si një investim madhor, që synon t’u japë të miturve në konflikt me ligjin një shans të dytë për t’u integruar në…

Source

Katër vende gati për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë



Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, thotë se Franca, Gjermania, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar janë të gatshme të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë pasi të përfundojë lufta.

Sipas tij, paqe e qëndrueshme është e pamundur pa partnerë ndërkombëtarë - dhe vetë lufta po detyron Evropën të bëjë një “reset” të fortë – Bashkimi Evropian do të duhet të heqë iluzionet dhe të bëhet më ushtarake nëse dëshiron të mbijetojë në realitetin e ri.

Turqia ka vendosur tashmë tre kushte për dërgimin e trupave të saj: një armëpushim i plotë, qëllime dhe kompetenca të qarta për misionin, dhe ndarje të përgjegjësive midis vendeve pjesëmarrëse.

Pa këto, nënvizon Ankara, asgjë nuk do të ndodhë, raportojnë mediat ukrainase.

Më parë, Ministria e Jashtme e Rusisë e hodhi poshtë planin e BE-së për paqeruajtës si “fantazi”, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi se çdo praninë e huaj ushtarake në Ukrainë do të bëhej një “objektiv i ligjshëm për shkatërrim”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Ngadhnjim Arrni kryetar i ri i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjyqtari Ngadhnjim Arrni ditën e sotme është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Arrni është zgjedhur kryetar i Gjykatës me tetë vota pro, një abstenim dhe një kundër, në një proces votimi që u zhvillua sot.

Deri më tani, Arrni ka udhëhequr me sukses Departamentin Special dhe është njohur për angazhimin e tij në sistemin gjyqësor.

Krahas tij, për pozitën e kryetarit të Gjykatës ishin propozuar edhe Kushtrim Shyti dhe Alban Ajvazi, të cilët plotësuan kushtet formale për kandidim.

Pozita e kryetarit të Gjykatës Themelore deri më tani është mbajtur nga gjykatësja Albina Shabani-Rama, e cila ka udhëhequr këtë institucion deri në fund të mandatit të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngadhnjim Arrni kryetar i ri i Gjykatës Themelore në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Akuzat për krime lufte: Sllagjan Trajkoviq dënohet me vetëm 10 vjet heqje lirie

Sllagjan Trajkoviq është dënuar me 10 vite burg për krime lufte.

Trakjoviq u akuzua nga Prokuroria Speciale e Kosovës akuzohet se në periudhën kohore 1998-1999, në fshatin Reznik dhe fshatrat përreth të komunës së Vushtrrisë, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestime, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe deportim të mijëra civilëve shqiptarë, raporton televizioni T7.

Gjatë fjalës së tij përmbyllëse, ne seancën ekaluar ai tha se i vjen keq për viktimat, duke mohuar se e ka bërë vetë.

“U shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave”, tha Trajkoviq para trupit gjykues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Akuzat për krime lufte: Sllagjan Trajkoviq dënohet me vetëm 10 vjet heqje lirie appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje me armë në orët e para të mëngjesit në Çagllavicë, i maskuari grabit 1.200 euro nga recepsioni i një vile

Një grabitje e armatosur është shënuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën Çagllavicë–Llapnasellë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, kur një person i maskuar, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, ka hyrë në recepsionin e objektit “Villa Premium”, ku ka kërcënuar me armë zjarri recepsionistin P. B.

Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, i dyshuari ka kërkuar para nën kërcënimin e armës, ndërsa viktima ka dorëzuar shumën prej 1.200 euro. Pas grabitjes, personi i dyshuar është larguar në këmbë në drejtim të arave, duke u zhdukur në një drejtim të panjohur, shkruan Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa në koordinim me prokurorin kompetent rasti është iniciuar si “Grabitje”.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje me armë në orët e para të mëngjesit në Çagllavicë, i maskuari grabit 1.200 euro nga recepsioni i një vile appeared first on Sinjali.

A ekziston mundësia për fund të luftës Rusi-Ukrainë: Zelensky jep sinjalin pozitiv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se së shpejti do të takohet me homologun e tij amerikan për të avancuar bisedimet për paqen dhe për të vënë fund luftës së vazhdueshme të Rusisë, që po afrohet në katër vjet.

Një takim me Presidentin amerikan Donald Trump do të ndodhë “në të ardhmen e afërt”, tha Zelenskyy të premten, si hapi tjetër në bisedimet për të përfunduar luftën pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

“Ne nuk po humbasim asnjë ditë. Ne kemi rënë dakord për një takim në nivelin më të lartë me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt,” shkroi Zelenskyy në X.

“Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri,” shtoi ai. “Lavdi Ukrainës.”

Njoftimi i Zelenskyy-t erdhi pasi ai tha të enjten se kishte pasur një “bisedë të mirë” me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner.

Uashingtoni ka nisur një përpjekje diplomatike të gjerë për të ndaluar luftën e plotë, por përpjekjet e tij janë përballur me kërkesa shumë të ndryshme nga Moska dhe Kievi.

Zelenskyy tha të martën se Ukraina mund të konsideronte të tërhiqte trupat nga zemra industriale lindore e vendit si pjesë e një plani paqeje, nëse edhe Moska të tërhiqej dhe zona bëhej një zonë e demilitarizuar e monitoruar nga forcat ndërkombëtare, shkruan Euronews.al.

Rusia nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të pranojë të tërhiqet nga territoret që ka pushtuar. Në fakt, Moska ka insistuar që Kievi të dorëzojë territorin që mban në Donbasin lindor, që përfshin Donetsk dhe Luhansk një ultimatum që Ukraina e ka refuzuar.

Çështja e menaxhimit të centralit bërthamor të Zaporizhzhyës, i pushtuar nga trupat ruse, mbetet e pazgjidhur, si dhe kërkesa e Kremlinit që Ukraina të mos bashkohet me NATO-n.

Pritshmëria ishte që Moska të përgjigjej ndaj planit të fundit 20-pikësh të mërkurën, por deri tani nuk ka dhënë përgjigje apo koment për përmbajtjen e tij, ndërsa zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov tha vetëm se Kremlini “po formon qëndrimin e tij”.

Në terren, sulmet me dron rusë mbi qytetin e Mykolaivit dhe periferi të tij gjatë natës deri të premten lanë një pjesë të qytetit pa energji elektrike.

Ndërkohë, Ukraina tha se të enjten goditi një rafineri të madhe nafte ruse duke përdorur raketat Storm Shadoë të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e tij goditën rafinerinë Novoshakhtinsk në rajonin Rostov të Rusisë.

“U regjistruan shpërthime të shumta. Objektivi u godit,” shkruhej në Telegram.

Sulmet me dron të Ukrainës mbi rafineritë ruse me distancë të gjatë synojnë të privojnë Moskën nga të ardhurat nga eksporti i naftës që i nevojiten për të ndjekur pushtimin e saj të plotë.

Duke vazhduar strategjinë e periudhave të mëparshme dimërore, Rusia synon të dëmtojë rrjetin energjetik të Ukrainës, duke u përpjekur t’u mohojë civilëve aksesin në ngrohje, dritë dhe ujë të rrjedhshëm një përpjekje që zyrtarët e Kievit e konsiderojnë si një mënyrë për të “arsyetuar dimrin” si armë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A ekziston mundësia për fund të luftës Rusi-Ukrainë: Zelensky jep sinjalin pozitiv appeared first on Sinjali.

Vlorë: U rrëzua gjatë lojës në “kalçeto”, ndërron jetë 42-vjeçari

Një 42-vjeçar nga Vlora ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke luajtur futboll.

Policia tha se ngjarja ndodhi të enjten në kalçeton e fshatit Novoselë, ku shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë, shkruan Euronews.al.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vlorë: U rrëzua gjatë lojës në “kalçeto”, ndërron jetë 42-vjeçari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kjo është e dyshuara që u paraqit rrejshëm si prokurore e shtetit dhe përfitoi mbi 30 mijë euro me mashtrim

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë ka arrestuar në flagrancë Orhidea Rama Gërxhaliu, 27 vjeçare, e dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Prezantim i rremë si person zyrtar”, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave hetimore, e dyshuara gjatë muajit dhjetor 2025 është paraqitur rrejshëm si Prokurore e Shtetit, duke vënë në lajthitje viktimën H.D, 42 vjeçar . Me pretendimin se do të “ndërhynte” në trajtimin e një ankese të lidhur me rrjetet sociale dhe se paratë do të shpërndaheshin te zyrtarë të tjerë, ajo ka arritur të përfitojë shuma të mëdha parash që kalojnë 30 mijë euro.

Burime të afërta me hetimin bëjnë me dije se ankesa për të cilën pretendohej ndërhyrja nuk ishte raportuar kurrë në Polici, ndërsa paratë janë marrë vetëm për përfitim personal, shkruan Sinjali.

Pas sigurimit të provave materiale dhe dëshmive, hetuesit e NJHP-së kanë organizuar një plan operativ, duke e arrestuar të dyshuarën në flagrancë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, asaj i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kjo është e dyshuara që u paraqit rrejshëm si prokurore e shtetit dhe përfitoi mbi 30 mijë euro me mashtrim appeared first on Sinjali.

Prezantohej rrejshëm si prokurore, mashtroi mbi 30 mijë euro – arrestohet në Prishtinë

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është paraqitur rrejshëm si prokurore e shtetit dhe ka përfituar mbi 30 mijë euro nga një qytetare.

Sipas informatave, rasti është raportuar më 23 dhjetor 2025 në NJHP–Prishtinë, ku viktima ka deklaruar se gjatë muajit dhjetor ka rënë pre e mashtrimit nga e dyshuara O.G. E njëjta dyshohet se ishte prezantuar si prokurore e shtetit dhe, duke shfrytëzuar këtë paraqitje të rreme, e kishte vënë viktimën në lajthitje.

Hetimet kanë zbuluar se e dyshuara, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, i kishte premtuar viktimës se do t’i “zgjidhte” një çështje që gjoja lidhej me ankesa në rrjete sociale, ndonëse ankesa të tilla nuk ishin raportuar asnjëherë në Polici. Nën këtë pretendim, ajo kishte kërkuar dhe marrë shuma të mëdha parash, duke pohuar se ato do t’u ndaheshin zyrtarëve të tjerë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe planifikimit taktik nga NJHP–Prishtinë, më 25 dhjetor 2025, e dyshuara është arrestuar në flagrancë. Pas intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj saj është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Prezantim i rremë si person zyrtar”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prezantohej rrejshëm si prokurore, mashtroi mbi 30 mijë euro – arrestohet në Prishtinë appeared first on Sinjali.

24 orët e fundit në Kosovë me mbi 100 aksidente trafiku e rreth 2500 gjoba

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe 67 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2492 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 10 persona, prej të cilëve 7 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 24 orët e fundit në Kosovë me mbi 100 aksidente trafiku e rreth 2500 gjoba appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet pas dy ditësh, Osmani organizon sot pritjen për mërgimtarët

Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare me shpresë “shkrirjen” e kësaj bllokade politike.

Ndërkohë, e para e vendit, Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovë.

Osmani vendosi që dy ditë para zgjedhjeve, t’i mirëpres ata e t’i gostisë me një pritje të organizuar nga ora 18:00 në Emerald.

Sipas njoftimit të Presidencës, kjo pritje organizohet ‘në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet pas dy ditësh, Osmani organizon sot pritjen për mërgimtarët appeared first on Sinjali.

❌