❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump publikon të dhënat, 41.3% e familjeve shqiptare me ndihmë sociale në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin e tij social Truth Social një tabelë me të dhëna mbi përqindjen e familjeve emigrante që përfitojnë ndihmë sociale në SHBA, të ndara sipas vendeve të origjinës.

Në listë bien në sy edhe familjet shqiptare, ku sipas tabelës së publikuar, 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale. Po ashtu, në renditje përfshihet edhe Kosova, e cila rezulton me një përqindje edhe më të lartë, ku 46% e familjeve kosovare marrin asistencë nga shteti amerikan.

Tabelat e shpërndara nga Trump paraqesin një panoramë të përgjithshme të përfitimit të ndihmës sociale nga familjet emigrante dhe janë përdorur nga presidenti amerikan në kuadër të debatit mbi politikat e emigracionit dhe sistemin e asistencës sociale në SHBA.

Publikimi ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht në komunitetet emigrante, përfshirë edhe ato shqiptare, lidhur me integrimin ekonomik dhe rolin e ndihmës shtetërore në jetën e familjeve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën këmbësori 68-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit paraprak tĂ« PolicisĂ«, rreth orĂ«s 18:44, nĂ« rrugĂ«n e re tĂ« Portit, nĂ« vendin e quajtur “Marfish”, njĂ« automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar njĂ« kĂ«mbĂ«sor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori R. M., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ndërkohë po vijon hetimet.

Nicolas Maduro burgoset në New York, Trump: SHBA-të do të drejtojnë Venezuelën! Festime dhe protesta në të gjithë botën

Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Cilia Flores, po mbahen në një qendër paraburgimi në New York pas kapjes së tyre në sulmet ajrore amerikane ndaj Venezuelës të shtunën.

Ata u dĂ«rguan nga kryeqyteti Karakas nĂ« QendrĂ«n e Paraburgimit Metropolitan nĂ« Brooklyn pĂ«r t’u pĂ«rballur me akuza tĂ« lidhura me trafikimin e drogĂ«s. Maduro ka mohuar tĂ« jetĂ« udhĂ«heqĂ«si i njĂ« karteli droge.

Venezuela ndĂ«rkohĂ« ka shpallur gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme kombĂ«tare dhe denoncon atĂ« qĂ« e quan “agresionin ushtarak”.

Presidenti Donald Trump thotĂ« se SHBA-tĂ« do ta “drejtojnĂ«â€ VenezuelĂ«n “deri nĂ« kohĂ«n kur tĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« tranzicion tĂ« sigurt, tĂ« duhur dhe tĂ« mençur”. KompanitĂ« amerikane tĂ« naftĂ«s do tĂ« riparojnĂ« gjithashtu “infrastrukturĂ«n e prishur” tĂ« VenezuelĂ«s, thotĂ« Trump.

Venezuelianët në mbarë botën kanë festuar pasi qeveria amerikane kapi dhe rrëzoi presidentin autoritar, Nicolås Maduro . Gjatë viteve të fundit, miliona venezuelianë janë larguar nga vendi, të dëbuar nga një përzierje e mungesave të përhapura dhe represionit të fortë politik.

Pasi dëgjuan lajmin e sulmit amerikan, turma njerëzish u mblodhën në vende si Argjentina, Kili dhe Kolumbia, për të valëvitur flamuj, për të kënduar këngë dhe për të kërcyer në shenjë gëzimi, ndërsa të tjerë u mblodhën për të dënuar sulmet e qeverisë amerikane ndaj Venezuelës dhe shprehën kundërshtimin ndaj veprimeve ushtarake.

 

Papa Leone XIV: Të garantohet sovraniteti i Venezuelës dhe të sigurohet forca e ligjit

Papa Leone XIV ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën aktuale në Venezuelë, gjatë lutjes së Angelus në Sheshin Shën Pjetri.

Ai theksoi nevojën që populli venezuelan të vendoset në qendër të çdo zgjidhjeje dhe të merren masa për të siguruar paqen dhe drejtësinë.

Papa bëri thirrje që të respektohet sovraniteti i Venezuelës, si dhe sundimi i ligjit, sipas Kushtetutës së vendit.

Ai kërkoi gjithashtu që të ruhen të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Një tjetër theks i rëndësishëm ishte kujdesi për të varfrit dhe ata që vuajnë nga kriza ekonomike, duke sugjeruar se çdo zgjidhje politike duhet të përqendrohet mbi mirëqenien e popullit.

Papa gjithashtu bëri thirrje përpjekje për për pajtimin dhe bashkëpunimin brenda vendit, duke shmangur dhunën dhe konfliktet.
Fjala e Papës vjen pas një operacioni ndërkombëtar në Venezuelë, ku Presidenti Nicolås Maduro u kap nga forcat amerikane dhe u dërgua jashtë vendit për akuza të rënda. Pas kësaj, Zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez u shpall presidente në detyrë nga autoritetet vendase

Në përfundim, Papa Leone XIV bëri apel që çdo vendim politik të marrë parasysh interesin e popullit, të respektojë sovranitetin dhe të drejtat e qytetarëve, dhe të punojë për një të ardhme paqësore dhe të drejtë për Venezuelën.

Vrasja në Shkodër, detaje të reja nga hetimet/ Zbardhen rolet e të dyshuarve

Teksa katër personat e arrestuar në Shkodër si autor të dyshuar për vrasjen me tritol të 67-vjeçarit Hysni Ymeri, pritet të dalin të hënën në gjykatë për caktim mase sigurie.

Njëri prej të arrestuarve, Gerti Bushati dyshohet të jetë paguar 1 mijë euro për të vendosur lëndën plasëse në paketën elektrike të pallatit ku banonte Ymeri, më datë 27 dhjetor, dy ditë para se të bëhej shpërthimi i telekomanduar.

Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij. Nuk dihet nëse të riut i ishin premtuar para të tjera ose jo. Burime nga grupi hetimor konfimojnë se Bushati u tradhtua nga kamerat e sigurisë teksa është fiksuar duke kaluar në zonë, por edhe gjatë kohës që ka ndërruar rrobat pasi vendosi lëndën plasëse.

27-vjeçari Bushati shfaqet i veshur me kominoshe të cilat i kishte veshur sipër rrobave të tjera dhe pasi largohet nga zona, heq kominoshet dhe i hedh në anë të lumit. E gjithë skena është fiksuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë, ndërsa rrobat e përdorura prej tij tashmë janë sekuestruar nga hetuesit.

NĂ« sajĂ« tĂ« hetimeve tĂ« kryera, hetuesit zbuluan se ditĂ«n e ngjarjes, nĂ« lagjen “Manush Alimani”, ndodheshin edhe dy tĂ« arrestuarit Ergys Ibrahimi dhe Edison Hasaj. Grupi hetimor ka dyshime tĂ« forta se shpĂ«rthimi i telekomanduar tĂ« jetĂ« bĂ«rĂ« nga Ergys Ibrahimi, sapo 67-vjeçari Hysni Ymeri ishte duke u ngjitur pĂ«r nĂ« banesĂ«.

Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, deklaratë që më pas u kundërshtua nga OSHEE.

Pas ngjarjes, të dyshuarit u shoqëruan në polici dhe u mbajtën në përgjim ambiental nga policia. Por pa e ditur këtë detaj, të dyshuarit kishin nisur të komunikonin me njëri-tjetrin.

Të arrestuarit nuk kanë konflikte direkte me viktimën, ndërsa hetuesit nuk kanë ende të qartë se kush është porositësi i vërtetë i krimit, apo edhe motivi i vrasjes së 67-vjeçarit.

TĂ« arrestuarit do tĂ« pĂ«rballen nĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« gjykatĂ« pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« veprash penale, si “Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim; “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s me eksploziv”; armĂ«mbajtje pa leje, “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim; dhe “Prishja e qetĂ«sisĂ« publike”.

Moti i keq shkakton probleme ne Britaninë e Madhe

Paralajmërimet e verdha për dëborë dhe akull mbeten në fuqi për disa pjesë të Britanisë së Madhe ndërsa veriu i Skocisë po përgatitet për ndërprerje të mëtejshme të udhëtimeve për shkak të motit të keq.

Reshje të dendura dëbore pritet të shkaktojnë vonesa në rrugë dhe në transportin publik gjatë ditës së sotme dhe deri të hënën. Edhe pse paralajmërimet më serioze të nivelit portokalli për veriun e Skocisë skaduan të dje në mbrëmje, paralajmërimi i verdhë mbetet në fuqi deri të hënën në mesditë.
Paralajmërime të veçanta për dëborë dhe ngrica janë në fuqi për Uellsin, Greater Manchester dhe Anglinë Jugperëndimore, ndërsa një pjesë e madhe e bregdetit lindor të Anglisë mbulohet nga një paralajmërim i verdhë për akull.
Moti i keq bĂ«ri qĂ« “ScotRail” tĂ« njoftonte disa anulime trenash nĂ« veri tĂ« SkocisĂ«.

Rrugë në verilindje të Skocisë u mbyllën gjithashtu, duke shkakuar vonesa në lëvizje, të raportuara në autostradën A90 midis Brechin dhe Stonehaven për shkak të grumbullimit të dëborës nga era.

Policia u këshilloi  banorëve banorëve të Orkney të shmangnin udhëtimet për shkak të kushteve të rrezikshme në rrugë.

Zonar përreth Badenoch dhe Strathspey në rajonin Highland u prekën më rëndë, me policinë që këshilloi të shmangej çdo udhëtim përveç atyre me të rëndëshishme

Zyra Meteorologjike britanike (Met Office) paralajmëroi se reshjet e dendura të dëborës mund të izolojnë disa komunitete rurale, si edhe të rrisin rrezikun për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Ajri arktik e ka zhytur një pjesë të madhe të Britanisë së Madhe në temperatura nën zero në ditët e para të janarit, me pothuajse minus 6 gradë Celsius të regjistruara dje në mëngjes në Loch Ness, ndërsa reshjet e dëborës pritet të fillojnë të pakësohen gradualisht gjatë të hënës.

Tragjedia në resortin e skive në Zvicër, identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

Tragjedia në Zvicër. Janë identifikuar trupat e 16 viktimave të tjerë pas një zjarri që ra në një club në resortin zviceran të skive Crans-Montana.

Sipas BBC, viktima më e re është një vajzë zvicerane 14 vjeç, ndërsa nëntë të tjerë ishin nën 18 vjeç. Grupi përfshin persona me kombësi zvicerane, italiane, rumune, turke dhe franceze, tha policia.

Numri i personave të identifikuar që janë vrarë si pasojë e zjarrit ka shkuar në 24, thanë autoritetet në një deklaratë. Ndërkohë tetë shtetas zviceranë u identifikuan dy ditë më parë.

Moti i keq në Vlorë/ Pezullohet lundrimi i peshkarexhave dhe trageteve drejt Barit

Qyteti i Vlorës është prekur nga moti i përkeqësuar. Era e fortë bregdetare vazhdon edhe këtë të dielë me shpejtësi rreth 15 metër për sekondë. Era bregdetare ka bërë që deti të jetë me dallgë të larta që shkojnë deri në 1.5 metra.

Kjo bën që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin dot në det për këtë arsye lundrimi i tyre vazhdon i pezulluar. Ndërkohë trageti i linjës me Brindisin edhe ai nuk do të lundrojë pasi forca e detit është në rritje çka ka bërë që të pezullohet edhe lundrimi i tij.

Ky traget po qëndron në radë, në det të hapur për të shmangur përplasjet që mund të shkaktohen me kalatat e portit detar.

Moti i keq, reshje me intensitet të lartë në veri dhe jug të vendit

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka publikuar parashikimin më të fundit mbi rrezikun nga përmbytjet dhe kushtet hidrometeorologjike, duke paralajmëruar reshje intensive dhe situata potencialisht problematike në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, sot pasdite dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe jug të Shqipërisë. Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër paraqiten si më të rrezikuarat, ku mund të shfaqen vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë si dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane të këtyre qarqeve, përmbytjet e lokalizuara mbeten të mundshme, veçanërisht në rast të mbingarkesës së rrjeteve të kanalizimeve.

IGJEO thekson se pĂ«r periudhĂ«n 4–8 janar 2026 priten reshje intensive tĂ« vazhdueshme, tĂ« cilat mund tĂ« sjellin rritje tĂ« ndjeshme dhe tĂ« rrezikshme tĂ« prurjeve dhe niveleve ujore nĂ« lumenjtĂ« Drin-Buna, Liqeni i ShkodrĂ«s, Mat, Shkumbin dhe VjosĂ«.

Parashikimi meteorologjik parashikon reshje shumë intensive në qarkun Shkodër, reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në Lezhë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

Në qarqet e tjera të vendit priten reshje me intensitet mesatar, të shoqëruara me shtrëngata.

Temperaturat pĂ«r ditĂ«n e hĂ«nĂ« pritet tĂ« luhaten nga 12 deri nĂ« 16°C nĂ« bregdet, 12–15°C nĂ« zonat e ulĂ«ta dhe 5–10°C nĂ« zonat malore. Era do tĂ« fryjĂ« mesatare deri e fortĂ«, kryesisht nĂ« bregdet dhe nĂ« veri tĂ« vendit.

Autoritetet u bëjnë thirrje institucioneve vendore dhe qytetarëve të ndjekin me vëmendje informacionet zyrtare, të tregojnë kujdes të shtuar në zonat pranë lumenjve dhe përrenjve, si dhe të marrin masa parandaluese për minimizimin e pasojave të mundshme nga përmbytjet.

IGJEO bën të ditur se, përditësime të mëtejshme do të publikohen në varësi të zhvillimit të situatës.

“ImperializĂ«m i zhveshur”, si ndĂ«rhyrja e Trump nĂ« VenezuelĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kthim nĂ« formĂ« pĂ«r SHBA-nĂ«

Bombardimi amerikan i Venezuelës dhe kapja e presidentit Nicolås Maduro shënojnë një moment të paprecedentë në historinë moderne të Amerikës Latine, duke qenë sulmi i parë i drejtpërdrejtë ushtarak i Shteteve të Bashkuara ndaj një vendi të Amerikës së Jugut.

Presidenti Donald Trump nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp pas operacionit, deklaroi se “dominimi amerikan nĂ« hemisferĂ«n perĂ«ndimore nuk do tĂ« vihet kurrĂ« mĂ« nĂ« dyshim”, duke e paraqitur ndĂ«rhyrjen si njĂ« demonstrim force dhe rikthim tĂ« ndikimit amerikan nĂ« rajon.

Veprimi vjen pas një historie dy shekullore ndërhyrjesh amerikane në Amerikën Qendrore, Jugore dhe Karaibe, që kanë përfshirë presion ekonomik, operacione të fshehta dhe pushtime ushtarake. Megjithatë, ndryshe nga e kaluara, operacionet e hapura ushtarake amerikane kanë qenë tradicionalisht të kufizuara në Karaibe dhe Amerikën Qendrore.

Sipas ekspertĂ«ve tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare, sulmi ndaj VenezuelĂ«s sinjalizon njĂ« ndryshim tĂ« madh nĂ« politikĂ«n e jashtme dhe tĂ« mbrojtjes sĂ« SHBA-sĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me strategjinĂ« e re tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare tĂ« administratĂ«s Trump, e cila parashikon zgjerimin e pranisĂ« ushtarake amerikane nĂ« rajon. Kjo qasje shihet si njĂ« version modern i doktrinĂ«s Monroe tĂ« vitit 1823, e njohur pĂ«r parimin “Amerika pĂ«r amerikanĂ«t”.

Në të kaluarën, veprimet e fshehta të SHBA-së kanë ndihmuar në rrëzimin e qeverive të zgjedhura demokratikisht dhe në vendosjen e diktaturave ushtarake në vende si Brazili, Kili dhe Argjentina. Ndërhyrja më e ngjashme me situatën aktuale mbetet pushtimi i Panamasë në vitin 1989, kur trupat amerikane kapën diktatorin Manuel Noriega.

AnalistĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se ndĂ«rhyrjet amerikane nĂ« rajon rrallĂ« sjellin paqe dhe stabilitet afatgjatĂ«. “NdĂ«rhyrjet pothuajse gjithmonĂ« krijojnĂ« probleme tĂ« trashĂ«gimisĂ« politike dhe shoqĂ«rore qĂ« zgjasin pĂ«r dekada”, theksojnĂ« ekspertĂ«t.

PĂ«r VenezuelĂ«n, mbetet ende e paqartĂ« se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« pas largimit tĂ« Maduros. Presidenti Trump ka deklaruar se SHBA do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« vendin deri nĂ« realizimin e njĂ« “tranzicioni tĂ« duhur”, njĂ« proces qĂ« pritet tĂ« ketĂ« ndikim tĂ« thellĂ« jo vetĂ«m pĂ«r VenezuelĂ«n, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« rajonin.

 

“TĂ« shqetĂ«suar pĂ«r armatimin e KosovĂ«s dhe bashkĂ«punimin ShqipĂ«ri-Kroaci”- Vuçiç: E drejta ndĂ«rkombĂ«tare nuk ekziston mĂ«

Në Beograd u mbajt mbledhja e Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Serbisë, e kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Mbledhja u zhvillua në ndërtesën e Presidencës dhe morën pjesë kryeministri i vendit, disa ministra, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, si dhe drejtori i BIA-s, Vladimir Orliç.

Pas mbledhjes, Vuçiç iu drejtua publikut, duke deklaruar se temat kryesore të diskutimit ishin siguria ushtarake dhe politike në rajon dhe në botë, siguria energjetike e Serbisë dhe veprimi amerikan në Venezuelë.

Presidenti serb theksoi se rendi i vjetër botëror po shpërbëhet dhe se rregullat ndërkombëtare nuk respektohen më.

“E drejta ndĂ«rkombĂ«tare publike nuk ekziston mĂ«. Rendi i OKB-sĂ« ekziston vetĂ«m nĂ« letĂ«r. Pas asaj qĂ« ndodhi nĂ« VenezuelĂ«, Ă«shtĂ« e qartĂ« se Karta e OKB-sĂ« nuk funksionon,” deklaroi Vuçiç.

Sipas tij, nĂ« botĂ« sot sundon “ligji i forcĂ«s”, ndĂ«rsa reagimet evropiane ndaj zhvillimeve nĂ« VenezuelĂ« i cilĂ«soi hipokrite dhe tĂ« udhĂ«hequra nga interesa tĂ« ngushta.

Shqetësim për armatosjen e Kosovës

Vuçiç shprehu shqetësim të veçantë për, siç tha, armatosjen e vazhdueshme të Prishtinës dhe bashkëpunimin e saj me Kroacinë dhe Shqipërinë.

“Ne jo vetĂ«m qĂ« i ndjekim kĂ«to zhvillime, por po pĂ«rgatitemi seriozisht pĂ«r mbrojtjen e vendit,” tha ai, duke theksuar se prioriteti i SerbisĂ« mbetet ruajtja e paqes.

Dyfishim i kapaciteteve ushtarake

Presidenti paralajmëroi forcim të ndjeshëm të kapaciteteve ushtarake të Serbisë në periudhën e ardhshme.

“NĂ« njĂ« vit e gjysmĂ« do ta dyfishojmĂ« fuqinĂ« ushtarake, jo nĂ« numra, por nĂ« fuqi zjarri dhe teknologji,” deklaroi Vuçiç, duke shtuar se Serbia duhet tĂ« mbĂ«shtetet vetĂ«m tek vetja pĂ«r sigurinĂ« e saj.

Energjia dhe roli i SHBA-së

Vuçiç foli edhe për ndryshimet globale në sektorin e energjisë, duke akuzuar SHBA-në për përpjekje për dominim energjetik botëror. Ai theksoi se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Uashingtonin, por nuk mund të injorojë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare.

Në fund, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk ka ndërmend të ikë nga sfidat dhe se askush nuk do ta mbrojë vendin përveç vetë qytetarëve të saj.

“Askush nuk do tĂ« luftojĂ« pĂ«r SerbinĂ«, pĂ«rveç nesh. Paqe do tĂ« ruajmĂ«, por vetĂ«m duke qenĂ« tĂ« fortĂ«,” pĂ«rfundoi ai.

 

Protesta para Kryeministrisë, Lapaj: Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë

LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het” ka zhvilluar sot njĂ« tjetĂ«r protestĂ« pĂ«rpara KryeministrisĂ«, duke vijuar qĂ«ndresĂ«n e saj prej 27 netĂ«sh radhazi.

Protesta drejtohet nga kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Gjatë fjalës së tij, para mbështetësve, Lapaj deklaroi se protesta ka për qëllim kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Sipas tij, mazhoranca aktuale ka humbur legjitimitetin moral për të qeverisur, pavarësisht numrit të mandateve të fituara në zgjedhje.

“Jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar dorĂ«heqjen e njĂ« qeverie qĂ« ka tradhtuar besimin e qytetarĂ«ve. Mandatet nuk kanĂ« vlerĂ« kur pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« vjedhur dhe jo pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer”, u shpreh Lapaj, duke shtuar se protestuesit janĂ« qytetarĂ« tĂ« lirĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« dinjitet dhe drejtĂ«si.

Ai akuzoi qeverinë për shpërfillje ndaj protestës, duke theksuar se gjatë 27 netëve të qëndrimit në shesh nuk ka pasur asnjë reagim institucional apo mbështetje minimale, përfshirë edhe shërbimet shëndetësore.

Lapaj solli gjithashtu shembuj që, sipas tij, dëshmojnë keqmenaxhimin e fondeve publike, duke përmendur shpenzime të mëdha për luks, ndërkohë që sektorë jetikë si shëndetësia dhe arsimi përballen me mungesa serioze.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe nën praninë e forcave të rendit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

Protesta para Kryeministrisë, Lapaj: Një diktator përtej oqeanit ka rënë, ne kemi përballë një autokrat! Rama të dorëhiqet

Kreu i PartisĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Adriatik Lapaj, mbajti sot njĂ« fjalim para KryeministrisĂ« gjatĂ« protestĂ«s kundĂ«r qeverisĂ«, ku theksoi se kjo shĂ«non ditĂ«n e 28-tĂ« tĂ« qĂ«ndresĂ«s qytetare kundĂ«r korrupsionit dhe vjedhjes.

Lapaj u shpreh se edhe qëndrimi i vetëm një qytetari përballë padrejtësisë përbën një rrugë të drejtë, ndërsa akuzoi qeverinë për dështim në realizimin e premtimeve kryesore me të cilat erdhi në pushtet.

“Sot jemi nĂ« ditĂ«n e 28-tĂ« tĂ« qĂ«ndresĂ«s qytetare kundĂ«r hajdutĂ«risĂ«. Sot bota Ă«shtĂ« mĂ« e lirĂ«, sepse njĂ« diktator pĂ«rtej oqeanit ka rĂ«nĂ«, ndĂ«rsa ne kemi pĂ«rballĂ« njĂ« autokrat. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rballje me hajdutĂ«t dhe edhe nĂ«se qĂ«ndron vetĂ«m njĂ« njeri, ajo Ă«shtĂ« njĂ« rrugĂ« e drejtĂ«. Jemi pĂ«rballĂ« atij qĂ« erdhi nĂ« pushtet pĂ«r tĂ« sjellĂ« ujĂ«, pĂ«r tĂ« vendosur rend dhe ligj. A kemi sot rend dhe ligj? Jemi pĂ«rballĂ« atij qĂ« premtoi luftĂ« kundĂ«r krimit dhe drogĂ«s. A kemi sot krim dhe drogĂ«? Erdhi nĂ« pushtet pĂ«r tĂ« luftuar korrupsionin. A jemi sot vendi mĂ« i korruptuar apo jo? Jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar dorĂ«heqjen e njeriut mĂ« tĂ« korruptuar nĂ« EvropĂ«â€, deklaroi Lapaj.

Shembet rruga në Prekal nga moti i keq, mungesë energjie në disa fshatra në Vaun e Dejës

Në qarkun e Shkodrës po punohet për pastrimin e rrugëve kombëtare dhe rurale pas motit të keq me reshje dëbore që përfshiu veriun e vendit.

Sipas PrefekturĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s si pasojĂ« e reshjeve, Ă«shtĂ« evidentuar shembje e rrugĂ«s nĂ« aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, nĂ« vendin e quajtur “ShkallĂ« Logje”. ËshtĂ« vendosur sinjalistikĂ« dhe aksi Ă«shtĂ« bllokuar pĂ«r tĂ« shmangur çdo rrezik.

Po ashtu po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit.

NdĂ«rkohĂ« borĂ«pastrueset kanĂ« qenĂ« gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s nĂ« punĂ« pĂ«r mbajtjen e hapur tĂ« aksit QafĂ« Thore–Theth.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe kanë pushuar reshjet dhe tre borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin.

Në bashkinë Vau i Dejës reshjet e shiut kanë pushuar. Në disa njësi ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, ndaj grupet e punës janë në terren për zgjidhjen e situatës.

Në bashkinë Fushë-Arrëz po vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë. Ka rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale, por akset janë të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në bashkinë Pukë vijojnë reshjet shiut dhe fryn erë e fortë, por momentalisht nuk raportohen problematika.

Ndërsa në Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 85 mm reshje shiu.

Prefektura e Shkodrës raporton se nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura, dhe digën e Rezervuarit të Shkodrës.

“Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, GjadĂ«r dhe tĂ« Rezervuarit tĂ« ShkodrĂ«s janĂ« nĂ«n kuotat e rrezikut pĂ«r pĂ«rmbytje. Hidrovoret e VelipojĂ«s (Vilun dhe Ças) janĂ« nĂ« funksion tĂ« plotĂ« dhe nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« punuar me kapacitet tĂ« plotĂ« nĂ«se nevojitet”, thuhet nĂ« njoftimin pĂ«r shtyp.

Kaos në aeroportet e Greqisë, mbyllet hapësira ajrore! Ja arsyeja

Një problem serioz me radio-frekuencat po ndikon në të gjithë hapësirën ajrore të Greqisë, ndërsa Shërbimi i Aviacionit Civil ka lëshuar një udhëzim zyrtar për fluturimet.

Sipas njoftimeve tĂ« publikuar nga ShĂ«rbimi i Aviacionit Civil, pezullimi i fluturimeve pĂ«r shkak tĂ« problemeve teknike nĂ« frekuencat e komunikimit do tĂ« vazhdojĂ« “deri nĂ« njoftim tĂ« mĂ«tejshĂ«m”.

Si rezultat, kapaciteti i fluturimeve është reduktuar ndjeshëm. Ndërsa fillimisht vazhdonin fluturimet që tashmë ishin në ajër, tani janë bërë pothuajse të pamundura nisjet, kryesisht nga aeroporti më i madh i vendit, El. Venizelos, i cili ndikohet më shumë për shkak të volumit të lartë të fluturimeve, veçanërisht në këto ditë të ngarkuara.

Po ashtu, problemet po ndikojnë edhe në aeroportet rajonale, ndërsa disa fluturime që ishin në ajër po devijohen drejt aeroporteve të tjera.

 

Sherr me thika në Gjirokastër, plagoset një 24-vjeçar

Një 19-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 24 vjeçar në Gjirokastër.

I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu u procedua penalisht edhe një 18-vjeçar, banues në Gjirokastër.

Ai akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “MoskallĂ«zimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenĂ« i pranishĂ«m gjatĂ« konfliktit, por nuk ka kallĂ«zuar ngjarjen nĂ« Polici.

Ndërron jetë 57-vjeçari në Tiranë, këmbësori u aksidentua nga autobusi

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një autobus në zonën e Mulletit.

Ngjarja ka ndodhur nĂ« vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa kĂ«mbĂ«sori me iniciale Z. I., Ă«shtĂ« pĂ«rplasur nga autobusi.

“-N. H., 56 vjeç, pasi mbrĂ«mjen e djeshme, nĂ« afĂ«rsi tĂ« vendit tĂ« quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi qĂ« drejtonte ka aksidentuar kĂ«mbĂ«sorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili pĂ«r pasojĂ« ka humbur jetĂ«n”, njofton policia.

Protesta e “Shqiperia BĂ«het” para kryeministrisĂ«/ Policia publikon planin e masave: Ja ku do tĂ« bllokohet qarkullimi i automjeteve


NĂ« bazĂ« dhe nĂ« zbatim tĂ« ligjit “PĂ«r tubimet”, Policia e TiranĂ«s ka ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat e nevojshme pĂ«r garantimin e rendit publik dhe mbarĂ«vajtjen e tubimit qĂ« do tĂ« zhvillohet ditĂ«n e sotme, nĂ« orĂ«n 12:00.

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes;

-nga ora 11:00 deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokime tĂ« pjesshme tĂ« qarkullimit nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nĂ« segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqĂ«zimi me rrugĂ«n “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim.

 

Franca dhe Britania e Madhe sulmojnë bazën e ISIS në Siri

Avionët luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore i janë bashkuar avionëve francezë në një sulm të përbashkët ndaj një depoje nëntokësore armësh në Siri, të përdorur nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

Objekti, i identifikuar nga inteligjenca, besohet se ruante armë dhe eksplozivë dhe ndodhej në malet në veri të Palmirës, një vend i lashtë në Sirinë qendrore.

“AvionĂ«t tanĂ« pĂ«rdorĂ«n bomba tĂ« drejtuara Paveway IV pĂ«r tĂ« synuar njĂ« numĂ«r tunelesh hyrĂ«se deri nĂ« objekt
 treguesit fillestarĂ« janĂ« se objektivi u qĂ«llua me sukses”, tha Ministria e Mbrojtjes e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar.

“Ky veprim tregon lidershipin tonĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe vendosmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar krah pĂ«r krah me aleatĂ«t tanĂ«, pĂ«r tĂ« shuar çdo ringjallje tĂ« ISIS-it dhe ideologjive tĂ« tyre tĂ« rrezikshme dhe tĂ« dhunshme nĂ« Lindjen e Mesme”, tha Sekretari i Mbrojtjes i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, John Healey.

“Dua tĂ« falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e forcave tona tĂ« armatosura tĂ« pĂ«rfshira nĂ« kĂ«tĂ« operacion pĂ«r profesionalizmin dhe guximin e tyre”, shtoi ai.

NĂ« dhjetor, ushtria amerikane kreu atĂ« qĂ« e quajti njĂ« “sulm masiv” kundĂ«r objektivave tĂ« ISIS-it nĂ« Siri , pasi njĂ« pritĂ« vrau dy ushtarĂ« amerikanĂ« dhe njĂ« pĂ«rkthyes civil nĂ« Palmyra.

Kombet e Bashkuara thonë se ISIS-i ka ende midis 5,000 dhe 7,000 luftëtarë në Siri dhe Irak.

Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

❌