Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rudyard Kipling, ky endacak i jetës, ky shpirt i mbrujtur me lëndën e ëndërrimtarit dhe tragjikut

Nga Albert Vataj “Nëse mund të ëndërrosh dhe të mos e braktisësh veten pas ëndrrave; nëse mund të mendosh dhe të mos humbasësh në mendime… Nëse arrin të pushtosh minutën e paepur duke i dhënë vlerë çdo momenti që kalon, e jotja është toka dhe gjithçka që ndodhet në të”. Laurat i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1907, Joseph Rudyard Kipling, përfaqëson në mënyrë krejtësisht unike atë moment…

Source

At’ Gjergj Fishta gurëthemeli më i rëndë në altarin e vetëdijes sonë kombëtare, thirrja më e zëshme e krenarisë dhe përfaqësimit

Nga Albert Vataj Ai ishte tempull. Ai ishte dhe mbeti kreshta më e lartë e vetëdijes dhe krenarisë kombëtare. Ai nuk jetoi si një qenie, por si një fenomen, një erë e ngulmimeve të hovshme të mendimit dhe veprimit. Ai erdhi për të mbetur një yjësi e shqiptarizmës. Ai, ishte ai, ai që ende nuk ka zënë vendin e merituar, por akti i tij ka shënjuar historinë e shqiptarëve në gjithëkohësi.

Source

Më në fund mund t’u themi lamtumirë "pasqyrave të lagura"



Një kompani japoneze, Car Mate, do të prezantojë në SHBA një “foli” për pasqyrat anësore të makinave, gjatë panairit CES në janar.

Produkti, i quajtur Zero Wiper Film-Type Side Mirror, u shfaq fillimisht në Japan Mobility Show 2023 dhe premton dukshmëri më të mirë në kushte shiu.

Ai ngjitet direkt mbi pasqyrë dhe bën që pika­t e ujit të rrëshqasin pa u kapur në sipërfaqe.

Ai është i përshtatshëm për shumicën e pasqyrave moderne, edhe pse nuk mbulon skajet e jashtme, duke lënë një brez të vogël të dukshëm.

- YouTube www.youtube.com

Car Mate pretendon se produkti mund të zgjasë deri në gjashtë muaj para se të kërkojë zëvendësim.

Çmimi dhe disponueshmëria në SHBA pritet të konfirmohen së shpejti. /Telegrafi/

Vlora në katastrofë higjenike, tubi apo keqmenaxhimi “unik”?

Sebi Alla Unik e quajtën një copë tub, por po aq unike është qëndrimi i institucioneve përgjegjëse që vështirë të gjendet një “rast i dytë”, për justifikimin e prag katasrofës higjenike në qytetin e Vlorës. “Pajisjet janë duke ardhur nga Stambolli”, thanë ekspertët, “kjo është një fatkeqësi natyrore, 15 bote po furnizojnë institucionet”, tha kryebashkiakja, “ujin e boteve mos e pini”, deklaroi UKV, “as unë nuk jam larë”, u “ankua” drejtori i AKUK.

Ndërsa numri një i qytetit të Vlorës flet për “fatkeqësi natyrore”, vendi po kalon prej dy javësh një mot të kthjellët, pa reshje, pa ngrica e rrëshqitje… Megjithatë “rrëshqitjet institucionale” janë të dukshme në qëndrimet që mbajnë për këtë rast të paprecedent, ku në mesin e dimrit uji i pijshëm mungon prej pesë ditësh në të gjithë Vlorën.

Defekti në tubacionin kryesor të shpërndarjes së ujit ndodhi mesnatën e 24 dhjetorit, ndërsa tentativat për ta riparuar në kohë dështuan, duke ia faturuar problemin “tubit që vetëm Vlora e ka”. 

E ka kush e ka

Dita e pestë e mungesës së ujit solli “revoltën e vonë” të pak qytetarëve që protestuan në mbrëmjen e së dielës ku zyrtarë të bashkisë ishin mbledhur në një “shfaqje artistike”, për të festuar me muzike e shfaqje të përzgjedhura fundin e vitit. Po ashtu mëngjesin e sotëm qindra banorë kërkuan mbajtjen e përgjegjësive dhe dorëheqje të drejtuesve të bashkisë, ndërsa lëshuan akuza për vjedhje të fondeve publike dhe në shenjë revolte hodhën letra higjenike dhe vezë.

“Në këtë situatë, ajo që bie më shumë në sy nuk është vetëm mungesa e ujit, por mungesa e qartësisë institucionale mbi përgjegjësinë”, thotë për Faktoje.al, eksperti i çështjeve të pushtetit lokal, Agron Haxhimali. Kryebashkiakja e Vlorës Brunilda Mersini hoqi përgjegjësinë nga institucioni që drejton duke ia faturuar Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.

“Bashkia nuk ka varësi ndaj ujësjellësit, ujësjellësi i ka kaluar prej dy vitesh AKUK-së, por është momenti të menaxhojmë këtë fatkeqësi natyrore”, tha Mersini.

“Fakti që Bashkia Vlorë, së bashku me bashkitë e tjera të qarkut, zotërojnë 49% të aksioneve, nuk i përjashton nga përgjegjësia. Pjesëmarrja në pronësi do të thotë edhe detyrim për të reaguar, për të informuar qytetarët dhe për të ushtruar presion institucional mbi aksionarin shumicë, edhe pse përgjegjësia e bashkisë mbetet aty edhe me mungesën e shumicës vendimmarrëse”, sugjeron eksperti Haxhimali.

Premtim i ricikluar

Ndërkohë Faktoje ishte në muajin Gusht në Vlorë dhe u përball me të njëjtin problem të përsëritur.

Të paktën në dekadën e fundit, kryetarët e bashkive në Vlorë kanë kërkuar votën e qytetarëve duke përfshire si prioritet të programit furnizmin me ujë të pijshëm.

Në mesin e gushtit, nga verifikimi në terren i Faktoje.al rezultoi se Vlora vijonte të kishte probleme me furnizimin normal me ujë të pijshëm.

Situata e ditëve të fundit vetëm sa ka rënduar mungesën e një premtimi të pambajtur prej vitesh në këtë qytet për ujë 24 orë.       

Botet me ujë që s’pihet

Në këtë çoroditje qëndrimesh dhe mungese të theksuar të reagimit në kohë, në Vlorë është shfaqur një tjetër problem, sa higjenik, aq edhe shëndetësor.

Pas tre ditësh që një pjesë e banorëve janë furnizuar me autobotë erdhi qëndrimi i Ujesjellës Kanalizimeve Vlorë. “Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral”, thuhet në njoftim.

Për të qetësuar revoltën qytetare tentoi të komunikonte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Flauers Shoshi. “E di shqetësimin tuaj, ju kuptoj. Kemi tentuar tre herë ta rregullojmë defektin por nuk kemi mundur ta rregullojmë. Pajisjet janë duke ardhur. Sonte në mesnatë nis furnizimi me ujë. Kjo është fjala jonë”, tha ai, ndërsa deklaratave të qytetarëve se nuk mund të shkojnë në tualet e as të lahen për shkak të mungesës së ujit, ai iu përgjigj: “As unë nuk jam larë dot”.

Shumë institucione, pak ujë

Më shumë se zgjidhje konkrete për furnizimin me ujë, në vitet e fundit janë trumbetuar “strategji kombëtare”, duke e copëtuar përgjegjësinë në disa institucione, sa qëndrore aq edhe lokale.

“Sipas modelit aktual të riorganizimit të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është aksionari kryesor, duke kontrolluar 51% të aksioneve me të drejtë vote, përmes strukturave të saj dhe AKUM”, thotë eksperti Haxhimali.

Sipas tij, politikat kryesore dhe përgjegjësia e parë për funksionimin e shërbimit janë qendrore. “Problemi real është modeli i ndërtuar: një shërbim i centralizuar në vendimmarrje, por i decentralizuar në faj. Bashkitë mbeten adresa e parë e zemërimit qytetar, ndërsa pushteti real qëndron larg kamerave dhe përgjegjësisë publike”, thekson Haxhimali.

Rama: Fajin e ka Saliu

Pas katër ditësh reagoi edhe kryeministri Edi Rama me historinë e vjetër të reagimit se fajin e ka Saliu (Berisha).

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, shkruan Rama.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Vlora në katastrofë higjenike, tubi apo keqmenaxhimi “unik”? appeared first on Faktoje.al.

Si të hiqni në mënyrë efikase ushqimin e mbetur dhe yndyrën e djegur nga enët tuaja



Mbetjet e ushqimit dhe yndyra e djegur janë shpesh problem në shumë familje, dhe pastruesja profesionale Lindsay Turford ka zbuluar një përbërës të thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të pastroni.

Konkretisht, ajo këshillon që të derdhni ujë të vluar, pak detergjent për larjen e enëve dhe gjysmë filxhani uthull alkoolike në një tigan të djegur.

"Lëreni enën të qëndrojë në ujë për 10 minuta, duke u siguruar që uji të qëndrojë i ngrohtë. Kur ta derdhni me kujdes, do të mahniteni nga rezultatet. Ky kombinim i heq të gjitha pa e fërkuar, me përpjekje minimale nga ana juaj", tha ajo.

Falë nivelit të ulët të pH-it, uthulla thyen në mënyrë efektive edhe njollat më kokëforta të krijuara gjatë gatimit. Gjithashtu, një nga avantazhet e uthullës me alkool është se mund të dezinfektojë sipërfaqe të caktuara dhe të vrasë disa lloje bakteresh. Rekomandohet të përzieni uthullën dhe ujin në përmasa të barabarta, ta hidhni në një shishe dhe ta spërkatni pjesën e brendshme të lavamanit për dezinfektim dhe pastrim nga yndyrat.

Në të njëjtën mënyrë që uthulla mund të pastrojë tiganët me yndyrë, ajo mund të përdoret edhe për të pastruar një sobë me yndyrë. Është e dobishme të spërkatni një përzierje uthulle dhe uji në sobë dhe ta lini të qëndrojë për 10 minuta, pastaj ta fërkoni me ujë të freskët.

Përveç kësaj, kur pastroni mikrovalën tuaj, rekomandohet që të përzieni pjesë të barabarta uji dhe uthull në një tas të madh dhe ta ndizni furrën për rreth pesë minuta. Kjo duhet të funksionojë për çdo papastërti brenda pajisjes suaj. Mund ta përdorni këtë përzierje edhe për të pastruar ujin nga gëlqerja e çajnikut tuaj. Hidhni një përzierje me gjysmë uthull dhe gjysmë ujë në çajnik dhe lëreni të vlojë. Pastaj shpëlajeni mirë me ujë të freskët.

Nëse vini re se uji i fortë i turbullon gotat e sapolara, duhet të shtoni një filxhan uthull në ujë dhe t’i zhytni gotat në të për disa minuta para se t’i lini të thahen.

Presidenti Begaj uron efektivët e rinj: Forcat e Armatosura janë shpresa dhe forca e mbrojtjes së vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i uroi sot suksese efektivë të rinj të Forcave të Armatosura në këtë rrugëtim fisnik, siç e quajti ai, për të qenë ushtarakë të denjë të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë së betimit të studentëve në Akademinë e Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj deklaroi, ndër të tjera, se efektivët e rinj përfaqësojnë shpresën, vazhdimësinë dhe forcën morale të institucionit të mbrojtjes.

Dukë sjellë në vëmendje strategun e ushtrisë amerikane, ish-Sekretarin e Shtetit, Colin Pawell, Presidenti Begaj i këshilloi të rinjtë se suksesi arrihet gradualisht dhe për këtë u shpreh se ata duhet të studiojnë dhe punojnë fort, të bëjnë më të mirën e mundshme dhe të mos reshtin se punuari, duke u treguar të tjerëve që e bëjnë mirë punën e tyre.

“Uniforma që vishni sot është simbol nderi, përgjegjësie dhe dinjiteti. Ajo qëndron denjësisht përkrah uniformave të tjera të vendeve aleate në NATO dhe përfaqëson Shqipërinë në çdo mision, brenda dhe jashtë vendit. Shpreh bindjen se kjo uniformë do të shërbejë si busulla juaj morale dhe profesionale, në shërbim të paqes, sigurisë dhe lirisë”, – deklaroi Presidenti i Republikës.

Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj theksoi gjatë fjalës përshëndetëse të efektivëve të rinj se misioni i tyre shkon përtej profesionit, pasi është nder,  krenari dhe shërbim ndaj mbrojtjes së atdheut, garantimit të paqes dhe sigurisë.

Duke iu referuar situatave të ndërlikuara të sigurisë, Presidenti Begaj theksoi se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqena dhe se ato janë vlera që duhen mbrojtur çdo ditë dhe kërkojnë përkushtim, vigjilencë e sakrificë.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vlerësoi se Forcat të Armatosura kanë dëshmuar profesionalizëm, besueshmëri dhe përkushtim ndaj NATO-s dhe paqes ndërkombëtare dhe Shqipëria ka kontribut aktiv në misione dhe operacione të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria do të vijojë rritjen e buxhetit të mbrojtjes jo vetëm për të përmbushur angazhimet ndaj Aleancës, por për të garantuar rritjen cilësore dhe të qëndrueshme të Forcave të Armatosura, sepse fuqia e një ushtrie nuk matet vetëm me pajisje apo numra, por, mbi të gjitha, me njerëzit që e përbëjnë, me brezat e rinj që i bashkohen asaj. Matet me ju.” – deklaroi Presidenti Begaj gjatë kësaj ceremonie. Ai theksoi se  “Akademia e Forcave të Armatosura ka një rol dhe përgjegjësi të madhe: përgatitjen e liderëve të rinj ushtarakë, të aftë për të përballuar mjedisin bashkëkohor të sigurisë dhe standardet e ndërveprueshmërisë me NATO-n”.

“Sistemi ynë arsimor ushtarak ka shënuar rritje të dukshme cilësore me rikthimin e Akademisë së mirëfilltë Ushtarake”, – theksoi Presidenti i Republikës, i cili, në fund të fjalës së tij, shprehu mirënjohje të veçantë për familjarët e ushtarakëve për sakrificën dhe dashurinë me të cilën i kanë brumosur të rinjtë dhe të rejat që bëjnë krenarë çdo shqiptar.

Exit pollet e para, VV nuk formon e vetme qeverinë/ Nura: Kosova ka nevojë për stabilitet, ndërkombëtarët të shqetësuar

Analisti Artur Nura thotë se Kosova ka necojë për stabilitet politik dhe ekzkutiv, teksa exit pollet e para pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, tregojnë se LVV e Albin Kurtit sërish nuk e formon dot e vetme qeverinë.

Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Nura u shpreh se ndërkombëtarët janë të shqetësuar dhe se do fillojnë të lëvizin.

“Konfirmohet i njëjti konfiguracion parlamentar. Të shohim sa do të marrë LDK. Nuk kam të dhënat përfundimtare, por më rezulton se PDK ka 27 deputetë dhe LVV ka 49 deputetë. Për LDK nuk dihet akoma. Skenari më afatgjatë për stabilitetin do ishte koalicioni me PDK. Ne nuk kemi politikanë racionalë në Kosovë. Duhet të kishte stabilitet, duhet të kishin fillua negociatat me Serbinë. Këto janë kostot të humbura, kosto që duhen paguar. Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe ekzekutiv. Këtë gjë mund ta bëjnë politikanët racionalë siç është zonja Osmani. Opozita, për fat të keq, nuk është në situatë optimale. Në momente historike që është Kosova sot, duhen pranuar edhe kosto. Nuk i shoh të mundshme, por faktori ndërkombëtar është shqetësuar.

Brigitte Bardot – Një ikonë ndërroi jetë

Në kulmin e karrierës Brigitte Bardot ishte personi më i fotografuar i kohës së saj. Tani aktorja e famshme franceze ndërroi jetë moshën 91 vjeçare. Brigitte Bardot simboli i kinemasë franceze në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, simbol i sensualitetit femëror, por edhe i thyerjes së tabuve ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare në Saint Tropez, ku jetonte prejt vitesh e tërhequr nga publiku.

Source

Shkodra ndriçon në fundvit! Koncerte, patinazh dhe aktivitete për të gjithë

Festat e fundvitit kanë kthyer Shkodrën në një nga destinacionet më të vizituara në vend gjatë këtij dhjetori. Qyteti ndriçon nga dritat e dekorit shumëngjyrësh, ndërsa koncertet dhe muzika krijojnë një atmosferë të gjallë që tërheq të gjitha grup-moshat. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Shkodra, duke treguar rrugët e mbushura me qytetarë vendas dhe turistë të huaj që…

Source

Mbrëmje magjike në Gjirokastër, Aurela Gaçe elektrizon publikun

Gjirokastra përjetoi një nga netët më të bukura të kësaj vere, teksa Aurela Gaçe u ngjit në skenën e sheshit “Çerçiz Topulli”, duke sjellë një atmosferë të paharrueshme feste dhe emocionesh. Qindra qytetarë vendës, por edhe turistë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga jashtë vendit, u mblodhën që në orët e para të mbrëmjes për të qenë pjesë e koncertit madhështor të artistes së…

Source

“Nuk e prisja”/ Xhodi reagon pas largimit nga Big Brother VIP

Eliminimi i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania ka sjellë reagime dhe diskutime të shumta, pasi gara u mbyll shumë shpejt për Xhodin. Pas një nominimi të fortë përballë Angelos, Senos dhe Lornës, ajo nuk arriti të sigurojë votat e publikut, duke u bërë banorja e parë që la shtëpinë.

Pas daljes, Xhodi ishte e ftuar në Fan Club, ku ndau për herë të parë emocionet dhe ndjesitë e saj pas eliminimit. Ajo pranoi se nuk e kishte pritur një përfundim kaq të shpejtë të rrugëtimit dhe se momenti i largimit e kishte mërzitur.

“Nuk e prisja si eliminim, por mbesa më ktheu tek emocionet, sepse në fund të ditës është familja”, u shpreh ajo, duke treguar se lidhja me të afërmit ishte ajo që e preku më shumë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E pyetur nga Kiara Tito se si e kishte përjetuar gjyshja eliminimin e saj duke qenë se kishte qenë shumë e entuziazmuar për hyrjen e mbesës në “Big Brother VIP”, Xhodi tregoi se edhe ajo e kishte pritur në shtëpi, por ishte mërzitur nga mënyra se si ndodhi eliminimi.

“Edhe ajo po më priste në shtëpi. U mërzit shumë. Më erdhi nga një person që e njihte, është rritur te ne, nga Laçi. Por gjithsesi, është lojë. Një lojë e dobët dhe e papritur,” tha Xhodi, duke iu referuar nominimit të bërë nga Lorna, e cila e futi në televotim së bashku me veten, Senon dhe Angelon.

Ish-banorja tregoi gjithashtu se familjarët e saj e kishin parë paksa të tërhequr gjatë qëndrimit në shtëpi dhe ishin shqetësuar se mos ajo po përjetonte ndonjë problem.

“Isha koshiente se ku isha, nuk isha e përhumbur,” theksoi Xhodi.

The post “Nuk e prisja”/ Xhodi reagon pas largimit nga Big Brother VIP appeared first on iconstyle.al.

Big Brother VIP Albania me eliminim ndryshe këtë javë: 17 banorë në televotim



Mbrëmja e radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një tjetër kthesë të rëndësishme në lojë, duke ndryshuar mënyrën e eliminimit.

Këtë herë, të gjithë 17 banorët e mbetur janë futur njëkohësisht në televotim, duke e lënë vendimin plotësisht në duart e publikut.

Ndryshe nga javët e kaluara, ku nominimet bëheshin mes një numri të kufizuar banorësh, këtë herë shikuesit do të votojnë për të preferuarin e tyre nga i gjithë grupi.

BBVA/YouTube

Banori që do të marrë më pak vota për të qëndruar në shtëpi, do të detyrohet ta lërë garën në spektaklin e së martës.

Ky format i ri pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë e lojës, duke rritur tensionin mes banorëve dhe duke i bërë ata më të kujdesshëm në sjelljet dhe marrëdhëniet e tyre brenda shtëpisë.

Çdo veprim, debat apo aleancë mund të ndikojë drejtpërdrejt në mbështetjen e publikut.

Ndërkohë, spektakli i mbrëmshëm solli edhe një largim nga shtëpia: banorja që u eliminua dhe i dha fund rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania ishte Xhodi. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Në nominim katër banorë/ Ja kush u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Xhodi Skura, ishte banorja e cila u eleminua mbrëmjen e kaluar, nga gara e Big Brother VIP. Xhodi ishte në nominim me Angelon, Senon dhe Lornës, dhe ishte banorja me më pak vota nga publiku. Pas kësaj ajo hapi edhe biletën e fatit në studio, por nuk ishte pozitive për të. Ajo u shpreh se […]

The post Në nominim katër banorë/ Ja kush u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” appeared first on BoldNews.al.

Masa ajrore të thata dhe të ftohta, moti në Shqipëri



Shqipëria sot do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak bëhet e ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare.

“Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe në lugina era pritet të arrijë shpejtësi deri 17m/s. Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


3 frizura për 3 ditë që ju shpëtojnë në sezonin festiv - pa floktar dhe pa stres



Nga valëzimet romantike te topuzi elegant – tre stile nga një larje e vetme flokësh

Në vrullin e ditëve festive, shpesh nuk kemi shumë kohë për t’ia kushtuar flokëve dhe stilimit të tyre. Pothuajse gjithmonë ndodh të ndihemi të pakënaqura për mungesë frymëzimi. Këtë sezon dimëror 2026, guxuam të provojmë diçka ndryshe, pa caktuar termin te parukieri.

Ju prezantojmë tri frizura për tri ditë, të cilat mund të realizohen pas vetëm një larjeje dhe tharjeje të flokëve.

Flokët në valëzime romantike

Para se të nisë euforia festive, ndani rreth një orë për t’i larë dhe stiluar flokët në valëzime romantike, gati për tapetin e kuq. Thajini flokët me tharëse, më pas ndajini në tufa dhe përdorni figaron për t’i valëzuar. Mbajeni çdo tufë me dorë derisa të ftohet, në mënyrë që valëzimet të formohen më mirë. Në fund, aplikoni një llak të lehtë për flokë dhe krehini butësisht me një furçë të butë për të krijuar valëzime të çliruara dhe natyrale, transmeton Telegrafi.

Topuz i thjeshtë

Ditën pasuese, mund t’i shfrytëzoni valëzimet që tashmë janë zbutur, duke i stiluar flokët në një topuz të lirshëm. Sërish, aplikoni pak llak të lehtë për t’i dhënë teksturë flokëve. Më pas, mblidhini në bisht dhe rrotullojini në një spiralë të butë, duke i fiksuar me karfica. Nëse keni flokë të gjatë ose të dendur, mund të përdorni një kapëse më të madhe dhe t’i lini majat të lira. Shtoni edhe pak llak për ta siguruar frizurën.

Top Knot

Ka zgjidhje edhe për ditën e tretë. Nëse gjatë ditëve festive nuk keni kohë të merreni me flokët, ekziston një mënyrë e thjeshtë që ato të duken sërish të kuruara. Bëhet fjalë për topuzin elegant, ose top knot. Krihini mirë flokët dhe aplikoni një krem nga rrënja deri te majat për t’i zbutur fijet dhe për ta lehtësuar stilimin.

Mblidhini flokët në një bisht të lartë, duke ndjekur vijën e mollëzave për të krijuar efekt ngritjeje. Ndajini flokët në dy pjesë dhe rrotullojini në formë nyje; përsëriteni edhe një herë, më pas fshihini majat dhe fiksuarini me karfica. /Telegrafi/

Xhodi eliminohet nga Big Brother VIP Albania



Një vendim surprizues ka ndodhur gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania.

Pas hapjes së televotimit për banorët Lorna, Angelo, Seno dhe Xhodi, publiku ka vendosur që banori që do të largohet nga shtëpia është Xhodi.

Megjithatë, Xhodi ka biletë fati, që i mundëson të ketë një mundësi tjetër për t’u rikthyer në shtëpi, nëse kushtet e biletës plotësohen.

Ky eliminim pritet të ndikojë në dinamikat brenda shtëpisë, duke sjellë emocione dhe reagime të ndryshme nga banorët e tjerë.

Tani loja do të vazhdojë me tensione të reja, ndërsa Lorna, Angelo dhe Seno mbeten të fokusuar në sfidat dhe strategjitë e ardhshme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Lorna dhe Seno vendosin nominimet e reja, çojnë edhe Xhodin e Angelon në televotim



Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, televotimi nga publiku nxori më pak të votuarit Lornën dhe Senon.

Si rezultat, ata u detyruan të zgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.

Lorna shpjegoi zgjedhjen e saj: “Është pak e vështirë, se s’e dija që do të nominoja. Unë zgjedh Xhodin, është më pak aktive. Kam më pak raporte me të”.

BBVA/YouTube

Seno vendosi të nominojë Angelon, duke thënë se ai është shumë antipatik.

Ky zhvillim krijon një tension të ri në shtëpi dhe pritet që loja të bëhet më e ashpër në episodet e ardhshme, ndërsa publiku do të vendosë për fatin e banorëve përmes televotimit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë,  e autoveturave, kamionët, kamionçinat dhe furgonët. Çmimet e referencës përdoren për zhdoganimin e automjeteve të përdorura me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve që përdorin Doganat si: “Quattroroute”, […]

The post Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25% appeared first on BoldNews.al.

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference. Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve. […]

The post Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja appeared first on BoldNews.al.

❌