❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Raheem Sterling nuk largohet nga Liga Premier, dy rivalët e kërkojnë me ngulm



Sulmuesi Raheem Sterling po lufton për të shpëtuar karrierën në Ligën Premier, teksa Fulhami dhe Crystal Palace po shfaqen si dy rrugët e vetme realiste për rikthimin në elitën e futbollit anglez.

Në moshën 31-vjeçare, reprezentuesi anglez është gjetur në periferi të futbollit, ndërsa afati kalimtar i janarit paraqet një mundësi vendimtare për ta ringjallur sezonin dhe karrierën. Sterling nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca te Chelsea.

Situata e tij nĂ« “Stamford Bridge” Ă«shtĂ« edhe mĂ« domethĂ«nĂ«se, pasi ai nuk ka as faqe profili nĂ« ueb-faqen zyrtare tĂ« klubit. PjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« sezonit e ka kaluar duke u stĂ«rvitur i vetĂ«m, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar edhe nĂ« projekte personale jashtĂ« fushĂ«s.

Megjithatë, pavarësisht gjendjes së vështirë, Sterling nuk është i gatshëm të largohet nga Chelsea me çdo kusht. Me një pagë prej rreth 300 mijë funtesh në javë, ai kërkon stabilitet për familjen, çka do të thotë se çdo transferim i mundshëm duhet të ketë kuptim si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

đŸššđŸ”” Enzo Maresca: “There’s NO way back into our squad for Axel Disasi and Raheem Sterling”. pic.twitter.com/TNKENYGozD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 12, 2025

NjĂ« kalim te njĂ« tjetĂ«r klub londinez ka qenĂ« prej kohĂ«sh preferenca e tij, pasi kjo do t’i mundĂ«sonte tĂ« mos zhvendosĂ« familjen. NjĂ« transferim jashtĂ« AnglisĂ« do tĂ« merrej nĂ« konsideratĂ« vetĂ«m nĂ«se kontrata e ofruar do tĂ« ishte mjaftueshĂ«m afatgjatĂ« pĂ«r tĂ« justifikuar njĂ« ndryshim kaq tĂ« madh.

Transferimi i Sterlingut te Chelsea për 50 milionë funte nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Atij i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë, por mbetet i vendosur të dëshmojë se ende ka shumë për të dhënë në nivelin më të lartë të futbollit.

Fulhami dhe Crystal Palace janĂ« informuar tashmĂ« pĂ«r kushtet e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« mundshme, teksa tĂ« dy klubet po kĂ«rkojnĂ« tĂ« pĂ«rforcojnĂ« repartet e krahut nĂ« janar. Edhe pse prioriteti i tyre Ă«shtĂ« gjetja e lojtarĂ«ve mĂ« tĂ« rinj pĂ«r kĂ«to role, Sterling shpreson qĂ« tĂ« vijĂ« njĂ« hapje qĂ« t’i ofrojĂ« edhe njĂ« shans tĂ« fundit nĂ« LigĂ«n Premier./Telegrafi

“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertĂ«n 200 milionĂ«she pĂ«r Jude Bellingham



Manchester United po përgatit një ofensivë të madhe financiare për verën e ardhshme, me synimin për ta larguar Jude Bellingham nga Real Madridi.

Sipas raportimeve, klubi anglez Ă«shtĂ« gati tĂ« ofrojĂ« plot 200 milionĂ« euro pĂ«r mesfushorin anglez, megjithatĂ« nĂ« Madrid ai konsiderohet si lojtar i “pashitshĂ«m”.

Manchester United nuk po bën blof. Një nga klubet më të pasura në botë, pa llogaritur ato në pronësi shtetërore, e sheh Bellinghamin si figurën kryesore mbi të cilën dëshiron të ndërtojë projektin sportiv nga sezoni i ardhshëm, raporton "OK Diario".

“DjajtĂ« e Kuq” janĂ« tĂ« gatshĂ«m t’i ofrojnĂ« Real Madridit 200 milionĂ« euro, ndĂ«rsa lojtarit njĂ« kontratĂ« gjashtĂ«vjeçare me pagĂ« 15 milionĂ« euro neto nĂ« sezon, pothuajse dyfishin e asaj qĂ« pĂ«rfiton aktualisht nĂ« “Santiago Bernabeu”.

Jude Bellingham u transferua te Real Madridi në verën e vitit 2023, në një marrëveshje që, së bashku me bonuset e realizuara, i kushtoi klubit të Florentino Perez rreth 120 milionë euro.

Kur Bellingham firmosi me Real Madridin, ai nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2029. Klauzola e largimit të tij, ashtu si për yjet e tjerë të skuadrës, është 1 miliard euro.

Edhe pse Real Madridi mund të realizojë disa shitje të rëndësishme këtë verë, sidomos nëse sezoni përfundon sërish pa trofe, Bellingham konsiderohet një nga pesë lojtarët e paprekshëm të projektit sportiv.

Në këtë listë janë gjithashtu Thibaut Courtois, Eder Militao, Aurelien Tchouameni dhe Kylian Mbappe. Edhe nëse Manchester United e formalizon ofertën prej 200 milionë eurosh, përgjigjja e Real Madridit pritet të jetë negative./Telegrafi

Liverpooli e ‘harron’ Marc Guehin, Ă«ndĂ«rron yllin qĂ« kushton mbi 80 milionĂ« euro



Liverpooli ka nisur tashmë planifikimet për afatin kalimtar të janarit, por shqetësimet rreth repartit defensiv kanë filluar të shtohen gjithnjë e më shumë këtë sezon.

Trajneri Arne Slot nuk është plotësisht i bindur nga opsionet aktuale në mbrojtje. E ardhmja e Ibrahima Konates mbetet e paqartë, ndërsa në të njëjtën kohë Virgil van Dijk nuk ka arritur ende nivelin e tij të zakonshëm gjatë këtij sezoni.

Për këtë arsye, drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur të shikojnë me vëmendje alternativa për përforcim. Klubi po kërkon një mbrojtës që mund të ketë ndikim të menjëhershëm dhe që është i aftë të përballojë kërkesat e larta të Ligës Premier.

Sipas Mick Brown, Liverpooli po monitoron nga afër një mbrojtës qendror që po shkëlqen në Serie A. Brown, i cili më parë ka punuar si shef i skautimit te Manchester United dhe Blackburn Rovers, vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me rrethet e rekrutimit në futbollin anglez.

Ai ka deklaruar pĂ«r “Football Insider” se Liverpooli prej kohĂ«sh po ndjek Alessandro Bastonin e Interit, duke e parĂ« atĂ« si njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« mundshĂ«m krahasuar me opsionet aktuale nĂ« skuadĂ«r. MegjithatĂ«, realizimi i njĂ« marrĂ«veshjeje nuk pritet tĂ« jetĂ« i lehtĂ«.

Sipas raportimeve, çdo lëvizje për Bastonin në janar do të kushtonte mbi 80 milionë funte, shifër kjo që ka krijuar dyshime nëse një transferim në mes të sezonit është realisht i realizueshëm. Për më tepër, Liverpooli nuk është i vetëm në garë.

Barcelona po ashtu është lidhur fuqishëm me Alessandro Bastonin përpara hapjes së afatit të janarit, duke e bërë konkurrencën edhe më të fortë.

Brown ka ndjekur Bastonin prej vitesh dhe mĂ« herĂ«t ka zbuluar se edhe skautĂ«t e Tottenhamit e kanĂ« pasur nĂ«n vĂ«zhgim. Sipas tij, mbrojtĂ«si italian do t’i pĂ«rshtatej shumĂ« mirĂ« futbollit anglez.

Liverpooli e sheh Bastonin si një lojtar që mund ta përmirësojë menjëherë repartin defensiv. Me pikëpyetjet që rrethojnë Konaten dhe Van Dijkun, klubi dëshiron të jetë i përgatitur për çdo skenar të mundshëm./Telegrafi

Sylvinho i sigurt: Jemi gati për Botëror, lojtarët janë mësuar me sfida të vështira



PĂ«rzgjedhĂ«si i ShqipĂ«risĂ« Sylvinho beson se “Kuq e ZinjtĂ«â€ mund tĂ« sigurojnĂ« biletĂ«n pĂ«r nĂ« Kampionatin BotĂ«ror 2026, sidomos pasi sipas tij lojtarĂ«t janĂ« mĂ«suar me ndeshjet e vĂ«shtira.

NĂ« njĂ« intervistĂ« ekskluzive pĂ«r podcastin e “ESPN Brasil”, tekniku brazilian komentoi planet e ekipit dhe pĂ«r mundĂ«sinĂ« historike kanĂ« pĂ«r tĂ« siguruar pjesĂ«marrjen nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s sĂ« ardhshme.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« moment shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r ekipin dhe pĂ«r gjithĂ« vendin. QĂ« nga Kampionati Evropian kemi pasur shorte tĂ« forta, por sfidat janĂ« pjesĂ« e rrugĂ«s qĂ« duhet tĂ« ndjekim pĂ«r tĂ« arritur objektivat tona”.

“QĂ« nga janari do t’i monitorojmĂ« lojtarĂ«t tanĂ« mĂ« nga afĂ«r dhe do tĂ« jemi tĂ« pranishĂ«m nĂ« disa ndeshje pĂ«r tĂ« ndjekur performancat e tyre”.

ShqipĂ«ria do tĂ« pĂ«rballet me PoloninĂ« nĂ« gjysmĂ«finalen e ‘play-off’-it mĂ« 26 mars nĂ« VarshavĂ«, njĂ« hap kyç drejt Ă«ndrrĂ«s sĂ« madhe tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s. NĂ« rast fitoreje, kuqezinjtĂ« do tĂ« luajnĂ« finalen vendimtare mĂ« 31 mars ndaj fituesit tĂ« pĂ«rballjes Ukrainë–Suedi.

Ai theksoi se ndeshje të këtij niveli vendosen nga detajet më të vogla.

“E njohim mirĂ« PoloninĂ«, kemi luajtur kundĂ«r tyre kohĂ«t e fundit. Ata kanĂ« ndryshuar trajner, por lojtarĂ«t mbeten tĂ« njĂ«jtĂ« dhe janĂ« tĂ« njĂ« cilĂ«sie tĂ« lartĂ«. Ata janĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« rindĂ«rtimi, ndĂ«rsa ne po kalojmĂ« njĂ« periudhĂ« zhvillimi. Nuk ka avantazh tĂ« qartĂ«, gjithçka mund tĂ« ndryshojĂ« brenda 90 minutave”.

“LojtarĂ«t tanĂ« janĂ« mĂ«suar me sfida tĂ« vĂ«shtira. Do tĂ« mbĂ«shtetemi te cilĂ«sitĂ« tona dhe te puna qĂ« kemi bĂ«rĂ« deri tani.”

Kujtojmë, përballja mes Polonisë dhe Shqipërisë zhvillohet më 26 mars 2026./Telegrafi/

Befasojnë gazetarët italianë: E vlerësojnë yllin e AC Milanit si lojtari më i mirë në Serie A



Reprezentuesi i SHBA-së, Christian Pulisic është aktualisht futbollisti me vlerësimin mesatar më të lartë në Serie A, duke lënë pas edhe bashkëlojtarin e tij te Milani, Luka Modric.

Sipas vlerĂ«simeve mesatare tĂ« dhĂ«na nga gazetat sportive italiane, tĂ« pĂ«rmbledhura nga “Fantacalcio”, ylli i Milanit po konsiderohet lojtari mĂ« i mirĂ« i Serie A deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« sezonit.

Pulisic kryeson renditjen mes futbollistëve që kanë zhvilluar të paktën 50 për qind të ndeshjeve në kampionat, një fakt që nuk shihet aspak befasues duke pasur parasysh paraqitjet e tij.

Ish-lojtari i Chelseat ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime në vetëm 10 paraqitje në Serie A, duke qenë një nga faktorët kryesorë të kuqezinjve këtë sezon. Pas tij renditet Luka Modric, ndërsa vendin e tretë e mban talenti i Comos, Nico Paz.

Paz ka regjistruar gjithsej nëntë kontribute në gola, me pesë realizime dhe katër asistime, por i ka arritur këto shifra në 15 paraqitje, më shumë se Pulisic. Në mesin e dhjetë lojtarëve më të vlerësuar bëjnë pjesë edhe dy portierë: Mile Svilar i Romës dhe Wladimiro Falcone i Lecces.

Falcone ka një vlerësim mesatar 6.47, vetëm pak më të lartë se portieri i Milanit, Mike Maignan, i cili vlerësohet me 6.46. Nga Juventusi, vetëm Kenan Yildiz ka arritur të futet në top 10, ndërsa Napoli përfaqësohet nga Frank Andre Zambo Anguissa.

Interi ka dy përfaqësues në këtë listë, Marcus Thuram dhe Federico Dimarco, ndërsa Alexis Saelemaekers plotëson renditjen e dhjetë lojtarëve më të vlerësuar në Serie A deri tani.

Renditja e vlerësimeve mesatare:

Christian Pulisic – 6.7

Luka Modric – 6.6

Nico Paz – 6.57

Mile Svilar – 6.53

Marcus Thuram – 6.5

Kenan Yildiz – 6.5

Zambo Anguissa – 6.5

Federico Dimarco – 6.5

Alexis Saelemaekers – 6.5

Wladimiro Falcone – 6.47./Telegrafi

Allegri kërkon qendërmbrojtës, AC Milani synon yllin e Juventusit dhe ish lojtarin e Interit



Milani po shqyrton disa opsione për repartin defensiv përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit, teksa Massimiliano Allegri synon të shtojë përvojë dhe thellësi në mbrojtje.

Një nga emrat që po merret në konsideratë është Federico Gatti, profil që Allegri e njeh shumë mirë nga koha e tyre e përbashkët te Juventusi.

Mbrojtësi 27-vjeçar kishte refuzuar një transferim te Napoli verën e kaluar, por situata e tij aktuale në Torino është bërë më e ndërlikuar si pasojë e lëndimeve dhe mungesave të shumta në prapavijën e bardhezinjve.

Juventusi po operon në kushte emergjente në qendër të mbrojtjes, me Daniele Rugani jashtë fushave për disa javë, ndërsa klubi nuk dëshiron të dobësojë edhe më tej një repart që tashmë është i tejngarkuar. Për këtë arsye, një largim i Gattit në janar, veçanërisht drejt një rivali direkt në garën për top katërshen, shihet si shumë pak i mundshëm.

Si rrjedhojë, Milani po monitoron edhe alternativa më me përvojë për ta përforcuar mbrojtjen.

Sipas "Sky Sport Italia", njĂ« nga sugjerimet Ă«shtĂ« Milan Skriniar. Sllovaku ka kaluar shtatĂ« vite nĂ« Serie A me Sampdorian dhe Interin, pĂ«rpara se tĂ« largohej nga Italia nĂ« vitin 2023. MegjithatĂ«, ai aktualisht mban shiritin e kapitenit te Fenerbahçe, gjĂ« qĂ« e bĂ«n njĂ« marrĂ«veshje tĂ« mundshme shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u realizuar nĂ« mes tĂ« sezonit.

Një tjetër emër në radarët e kuqezinjve është Eric Dier, i cili u transferua te Monaco nga Bayern Munich verën e kaluar. Mbrojtësi anglez është rikthyer së fundmi nga një lëndim muskulor dhe Milani po vlerëson nëse ekziston hapësirë për manovrim në bisedimet me klubin e Ligue 1.

Me afrimin e muajit janar, Milani po përpiqet të gjejë ekuilibrin mes ambicies dhe realizmit, duke synuar ta përforcojë mbrojtjen e Allegrit pa shkaktuar tronditje në tregun e transferimeve./Telegrafi

Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I thashë Artetas se nuk mund ta vesh më këtë fanellë



Mesfushori Granit Xhaka është rikthyer të flet për kohën kur ishte te Arsenali, më saktësisht për incidentin në vitin 2019.

Ai u fishkëllye nga tërë tifozët vendas e pastaj zhveshi edhe fanellën duke e gjuajtur në tokë, ku ishte pranë largimit por Mikel Arteta ia ndryshoi mendjen, me këtë të fundit që u bë ndër të preferuarit pak vite më vonë.

Xhaka nĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« fundit konfirmoi se donte largimin, si dhe babai i tij, Ragipi – gjithashtu e kĂ«shilloi tĂ« pĂ«rshĂ«ndetet me “Emirates”.

“Valixhet ishin gati. Babai im, qĂ« gjithnjĂ« ka qenĂ« kritikues gjatĂ« karrierĂ«s dhe thoshte “Sapo tĂ« ikĂ«sh njĂ«herĂ«, do tĂ« ikĂ«sh gjithnjĂ«â€, por nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« mĂ« kĂ«shilloi: “Duhet tĂ« largohesh nga aty. Kur tifozĂ«t janĂ« kundĂ«r teje Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e keqe nĂ« futboll. Nuk ke asnjĂ« shans”.

“Pse qĂ«ndrove? Shkaku i trajnerit. E njihja Mikel Artetan vetĂ«m nga emri, jo si person. Kur mori drejtimin nĂ« Krishtlindje, menjĂ«herĂ« kĂ«rkonte ta dĂ«gjonte pjesĂ«n time tĂ« historisĂ«. Pastaj i thashĂ«: “Mikel me gjithĂ« respektin pĂ«r ty, nuk mund ta mbaj mĂ« kĂ«tĂ« fanellĂ«â€.

“Ai erdhi ditĂ«n tjetĂ«r sĂ«rish dhe mĂ« tha “Granit mĂ« nevojitesh. MĂ« jep gjashtĂ« muaj qĂ« tĂ« tĂ« bindi se je personi i duhur. Nuk mund tĂ« tĂ« bĂ«j mĂ« kapiten, por do ta ndĂ«rtojĂ« skuadrĂ«n pĂ«rreth teje. NĂ«se dĂ«shtojĂ«, atĂ«herĂ« do tĂ« jem i pari qĂ« tĂ« ndihmon tĂ« largohesh”.

“KurrĂ« nuk do ta harroj atĂ« bisedĂ«, ende mĂ« jep dridhje trupi kur e mendoj. FjalĂ«t e tij ishin shumĂ« tĂ« fuqishme. E shikova, e pĂ«rqafova dhe thashĂ« “NĂ« rregull, do tĂ« qĂ«ndroj”. Ishte vendimi i vetĂ«m qĂ« e mora pa familjen”.

I pyetur pastaj pse kaloi te Leverkuseni, Xhaka e pranoi se kishte të bënte me kontratën afatgjatë që ia kishte ofruar gjiganti gjerman.

“Bayer Leverkuseni mĂ« ofroi kontratĂ« tĂ« gjatĂ«, doja tĂ« rikthehesha nĂ« gjermani dhe u ndjeva se ishte koha perfekte pĂ«r t’u larguar. Doja gjithashtu tĂ« bĂ«ja hapĂ«sirĂ« pĂ«r lojtarĂ«t e rinj te Arsenali. Me Declan Rice, klubi kishte gjetur pasuesin adekuat”./Telegrafi

Granit Xhaka i jep mbĂ«shtetje Florian Wirtz: ËshtĂ« i pakrahasueshĂ«m



NĂ« verĂ«n e vitit 2025, Granit Xhaka u largua nga Bayer Leverkusen dhe u transferua te Sunderland, skuadĂ«r qĂ« sapo ishte ngjitur nĂ« LigĂ«n Premier. Mesfushori 33-vjeçar ka folur sĂ« fundmi pĂ«r “Suddeutsche Zeitung”, ku Ă«shtĂ« pyetur nĂ«se i mungon bashkĂ«punimi me yllin e madh tĂ« futbollit gjerman, Florian Wirtz.

Xhaka nuk ka hezituar ta vlerësojë ish-bashkëlojtarin e tij, duke pranuar se bëhet fjalë për një futbollist të veçantë, por njëkohësisht ka theksuar se sot prioritetet janë krejtësisht të tjera, të lidhura më shumë me rolin udhëheqës dhe ndikimin që dëshiron të ketë te brezi i ri i lojtarëve në Sunderland.

“Florian Wirtz Ă«shtĂ« i pakrahasueshĂ«m, kĂ«tĂ« duhet ta pranojmĂ«â€.

Megjithatë, kapiteni i kombëtares së Zvicrës ka sqaruar se nuk ndjen nostalgji për të kaluarën, duke nënvizuar se kënaqësia e tij aktuale buron nga zhvillimi i lojtarëve të rinj në ekipin e tij të ri.

“Aktualisht e gjej shumĂ« mĂ« pĂ«rmbushĂ«se nĂ«se pas disa vitesh del njĂ« lojtar i madh nga skuadra ime e Sunderlandit dhe unĂ« kam mundur tĂ« jap njĂ« kontribut tĂ« vogĂ«l nĂ« kĂ«tĂ« proces, sesa tĂ« shĂ«noj vetĂ« 50 gola ose tĂ« jem i rrethuar nga yje”.

Xhaka, i cili tashmë ndodhet në fazën e fundit të karrierës së tij si futbollist aktiv, ka theksuar se përvoja dhe mosha e kanë ndihmuar të shohë futbollin nga një këndvështrim tjetër, më i thjeshtë dhe më njerëzor.

“NĂ« kĂ«tĂ« moshĂ« bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tĂ« hequr dorĂ« nga çdo lloj arrogance dhe pĂ«r t’u rikthyer te kujtimet e kohĂ«s kur ishe vetĂ« i ri – kur kishe nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje nga tĂ« tjerĂ«t”./Telegrafi

Van Basten thotë se ylli i Barcelonës është i miri në botë: Nuk ka asnjë dyshim



Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten ka mbushur me lavde yllin e Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal duke e cilësuar adoleshentin si lojtarin më të mirë në botë në këtë moment.

Duke folur për ndikimin dhe nivelin e 18-vjeçarit, Van Basten ka qenë i prerë në vlerësimin e tij për statusin e Yamalit në futbollin botëror, pavarësisht moshës së re.

“Pa asnjĂ« dyshim, Lamine Yamal Ă«shtĂ« futbollisti mĂ« i mirĂ« nĂ« botĂ« aktualisht”.

Ish-sulmuesi legjendar ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të kujdesshëm të një talenti kaq të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ai të ketë një karrierë sa më të gjatë në nivelin më të lartë.

“Shpresoj vetĂ«m ta shijojmĂ« nĂ« fushĂ« pĂ«r sa mĂ« gjatĂ« tĂ« jetĂ« e mundur”.

Këto komente forcojnë edhe më shumë bindjen në rritje në botën e futbollit se Lamine Yamal është një talent i rrallë, i aftë të përcaktojë një epokë të re në futbollin ndërkombëtar.

Yamal përndryshe ishte afër edhe ta fitonte Topin e Artë për vitin 2025, duke u renditur vetëm pas Ousmane Dembele./Telegrafi

Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi shpallen më të mirët e vitit në hendbollin kosovar



NĂ« praninĂ« e Presidentes sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani Sadriu, Federata e Hendbollit e KosovĂ«s (FHK) tĂ« premten, nĂ« SallĂ«n e Kuqe tĂ« Pallatit tĂ« RinisĂ« nĂ« PrishtinĂ«, ka mbajtur ceremoninĂ« tradicionale “LaureatĂ«t 2025”.

Çmimet kryesore tĂ« mbrĂ«mjes u fituan nga Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi.

Gjuka u shpall për herë të pestë radhazi hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Ai udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit dhe u dallua gjithashtu me paraqitje të shkëlqyera edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Ndërkohë, Tina Hetemi u shpall hendbollistja më e mirë e vitit për herë të parë. Ajo pati paraqitje shumë të mira gjatë gjithë vitit me Samadrexhën, ndërsa kontribuoi me sukses edhe në ndeshjet e Kombëtares.

Ceremonia nisi me fjalimin përshëndetës të Presidentes Osmani, e cila foli për sfidat e sportit kosovar dhe sukseset e sportistëve, me theks të veçantë te hendbollistët. Më pas, Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, prezantoi të arriturat e federatës gjatë vitit 2025, si dhe jubile të rëndësishme institucionale.

Si zakonisht, u ndanë edhe çmime dhe shpërblime të shumta individuale e kolektive. Lojtarët më të mirë të Kombëtares u shpallën Leonard Gegaj dhe Mirjeta Bytyqi.

Në shtatëshen më të mirë te hendbollistët, përveç Egzon Gjukës, u përzgjodhën edhe: portieri Olt Kabashi (Besa Famgas), aloja e majtë Lulzim Shabani (Rahoveci), fundori i majtë Deniz Terziqi (Besa Famgas), lojtari i vijës Jeton Bislimi (Kastrioti), fundori i djathtë Arbios Mushkolaj (Rahoveci) dhe aloja e djathtë Enis Kuleta (Prishtina).

Ardit Tafilaj nga Rahoveci u shpall lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa Jon Vokshi i Besa Famgas fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë me plot 255 gola.

Te hendbollistet, shtatĂ«shja mĂ« e mirĂ« pĂ«rbĂ«het nga: Marisa Berisha (portiere – Shqiponja), Arjeta Imeraj (alo e majtĂ« – Tereza), Amanda Toledo Abreu (fundore e majtĂ« – Samadrexha), Tina Hetemi (qendĂ«r – Samadrexha), Suzana Ujkiq (lojtare e vijĂ«s – Istogu), Sevdanur Ozkan (fundore e djathtĂ« – Ferizaj) dhe Dijana Ujkiq (alo e djathtĂ« – Istogu).

Fetane Uzunlar e Ferizajt u shpall lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Alma Nivokazi e Shqiponjës fitoi çmimin e golashënueses më të mirë të vitit me 175 gola.

Klubet më të mira të vitit u shpallën Rahoveci në konkurrencën e meshkujve dhe Istogu te femrat. Ndërkohë, klube të tjera të vlerësuara ishin: Besa Famgas (juniorë, kadetë), Deçani (pionierë), Prizreni (fatosë); Samadrexha (kadete), Vushtrria (pioniere) dhe Besa (fatose).

Faruk Shala i Istogut u shpall trajneri më i mirë i vitit në konkurrencën e femrave. Genc dhe Getoar Bujupi u vlerësuan si dyshja më e mirë e vitit te gjyqtarët, ndërsa Fisnik Jashari i Kastriotit u shpall Punëtori Sportiv i Vitit 2025.

FHK-ja ndau gjithashtu mirënjohje për Shpresat e Vitit, si dhe mirënjohje Post Mortem për personalitete të shumta që kanë dhënë kontribut të çmuar në hendbollin kosovar, duke nderuar trashëgiminë dhe punën e tyre ndër vite./Telegrafi

Eurogoli i Dorgu bën dallimin, Man Utd fiton derbin ndaj Newcastle



Manchester United ka marrë një fitore të madhe në shtëpi në derbin ndaj Newcastle.

“DjajtĂ« e Kuq” zhvilluan njĂ« tjetĂ«r paraqitje solide pĂ«r tĂ« fituar me rezultat minimal 1-0.

Unitedi e nisi nga fillimi me disa aksione të shpejta, ku Sesko dhe Cunha kishin raste shënimi por që nuk i finalizuan.

MegjithatĂ«, ishte Patrick Dorgu qĂ« realizoi njĂ« eurogol vollej pĂ«r ta vulosur fitoren e Unitedit (24’).

A BIG WIN ON BOXING DAY! đŸ”„đŸ„Š
— Manchester United (@ManUtd) December 26, 2025

Unitedi lehtë mund të shënonte edhe një gol të dytë megjithatë Sesko ishte i pafat, për ta goditur traversën.

Newcastle ishte më kërkuese pas minutës së 60-të, ku rrezikuan me Lewis Hall dhe Fabian Schar mirëpo nuk i konkretizuan.

Pas kësaj fitore, Man Utd zë pozitën e pestë me 29 pikë ndërsa Newcastle qëndron në pozitën e 11-të me 23 sosh./Telegrafi

“Do tĂ« luftojmĂ« pĂ«r tĂ«â€, komenti prekĂ«s i Granit XhakĂ«s pĂ«r tifozin e Sunderlandit qĂ« humbi babanĂ« bĂ«het viral nĂ« rrjetet sociale



Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka bërë një koment që ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë anën e tij njerëzore jashtë fushës së blertë.

Mesfushori shqiptar i ka dhënë mbështetje morale një tifozi të Sunderlandit, të cilit i ka ndërruar jetë babai, duke lënë një mesazh që u shpërnda me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale.

Në muajin prill, Ross Appleby, një përkrahës ikonë i Sunderlandit, vdiq pas një sëmundjeje të rëndë. Djali i tij, Ray, kishte shprehur dhimbjen për humbjen e babait përmes një postimi në TikTok, duke përmendur edhe rikthimin e Sunderlandit në Liga Premier dhe paraqitjet e shkëlqyera të skuadrës këtë sezon.

Megjithatë, ai nuk e kishte pritur reagimin e kapitenit të ekipit. Në postimin e Rayt, Granit Xhaka la një koment të fuqishëm dhe emocionues:

“Ne do tĂ« luftojmĂ« pĂ«r tĂ« nĂ« çdo ndeshje”.

Ky mesazh u prit me shumë emocione nga djali i tifozit të ndjerë, i cili falënderoi publikisht Xhakën për gjestin e tij, duke vlerësuar mbështetjen dhe respektin e treguar.

NdĂ«rkohĂ«, Xhaka pritet t’u japĂ« njĂ« motivim tĂ« madh edhe bashkĂ«lojtarĂ«ve tĂ« tij pĂ«r ndeshjen e radhĂ«s ndaj Leedsit, e vlefshme pĂ«r xhiron e 18-tĂ« tĂ« Liga Premier.

Përndryshe, Xhaka është shndërruar në një nga transferimet më të suksesshme të verës në futbollin anglez, pasi iu bashkua Sunderlandit nga Bayer Leverkuseni. Më herët, ai kishte kaluar shtatë vite te Arsenali, ndërsa për katër sezone kishte veshur fanellën e Borussia Monchengladbachut./Telegrafi

Robert Lewandowski zbulon prapaskenat e çmendura: Pyesja vetën nëse bën të shënoja, Barcelona shikonte çdo euro



Sulmuesi i Barcelonës Robert Lewandowski ka zbuluar një prapaskenë të çmendur, duke mos i mohuar spekulime se klubi katalunas i ka kërkuar të mos shënojë gola shkaku i bonusit në marrëveshje me Bayern Munich.

Barcelona ishte në gjendje të rëndë financiare kur nënshkroi me polakun, ndërsa ishte i përfshirë në marrëveshje ku katalunasit duhet të paguajnë ekstra në rast që ky i fundit e arrin një numër të caktuar të golave.

Lewa në intervistën e fundit e konfirmoi se shpesh herë mendonte se nëse duhet të shënonte, pasi Barcelona i shihte secilën euro.

“Ka disa gjĂ«ra qĂ« nuk dua tĂ« flasĂ«. E respektoj BarcelonĂ«n dhe tĂ« gjithĂ« qĂ« punojnĂ« kĂ«tu”.

“Isha nĂ« dijeni tĂ« situatĂ«s sĂ« klubit. ShumĂ« gjĂ«ra duhet tĂ« rizgjidhen pĂ«r tĂ« mirĂ«n e klubit. NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, ishte bonusi”.

“NĂ« njĂ« moment, Barcelona po shikonte secilĂ«n euro. Nuk ishte gjĂ« e vogĂ«l. PĂ«r mua nuk kishte ndryshim, nuk e kisha problem por pyesja vetĂ«n nĂ«se duhet tĂ« shĂ«noja ose jo”, deklaroi ai.

NdĂ«rkohĂ«, thuhet se Barcelona dĂ«shiron tĂ« mos ia vazhdojĂ« kontratĂ«n Lewas, por ky i fundit Ă«shtĂ« i etur pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« “Camp Nou”./Telegrafi

“Pasion”, Juventusi s’i ndahet Edon ZhegrovĂ«s: Publikon videon e festĂ«s sĂ« madhe tĂ« kosovarit ndaj RomĂ«s



Juventusi ka publikuar pamje të sulmuesit Edon Zhegrova, kur ky i fundit festonte, kur kontribuoi në golin ndaj Romës.

Zhegrova kundër Romës zhvilloi një paraqitje solide pavarësisht që u kritikua nga Luciano Spalleti për punën në aspektin defansiv, ndërsa edhe harkoi te goli i fitores.

Juventusi ka publikuar një video në Facebook të Zhegrovës, kur ky i fundit nis festën pasi pa që topi hyri brenda rrjetës.

“Pasion”, ndĂ«r tĂ« tjera ishte e shkruar nĂ« mbishkrim tĂ« skuadrĂ«s italiane.

NdĂ«rkohĂ«, Zhegrova Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« stĂ«rvitje me ekipin tĂ« premten dhe Ă«shtĂ« nĂ« dispozicion tĂ« Spallettit, nĂ«se ky i fundit vendosĂ« t’i jep minutazhĂ« nĂ« vikend kundĂ«r Pisa./Telegrafi/

E konfirmon mediumi më i besueshëm: Real Madridi e ka informuar yllin e skuadrës se nuk e duan më në skuadër



Real Madridi po shqyrton opsionet nĂ« repartin defensiv dhe sipas gazetarit Mario Cortegana tĂ« “The Athletic”, klubi madrilen dĂ«shiron qĂ« Ferland Mendy tĂ« largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

Mbrojtësi i majtë nuk shihet më si pjesë e planeve afatgjata të klubit dhe është konsideruar si i tepërt në projektin e ardhshëm sportiv.

Megjithatë, qëndrimi i klubit nuk përputhet me dëshirën e lojtarit. Ferland Mendy ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe është i vendosur të qëndrojë te Real Madridi, duke synuar të provojë vlerën dhe të kontribuojë për skuadrën sa herë që të jetë në gjendje fizike të mirë.

Problemet e vazhdueshme me lëndimet kanë ndikuar ndjeshëm në aventurën e Mendyt në Madrid. Këtë sezon, mbrojtësi francez ka zhvilluar vetëm një paraqitje, ndërsa vështirësitë fizike i kanë pamundësuar krijimin e vazhdimësisë dhe rikthimin në formën më të mirë.

Situata aktuale nxjerr në pah një përplasje të mundshme mes strategjisë së klubit dhe synimeve personale të lojtarit. Real Madridi po mendon për riorganizimin e mbrojtjes për të ardhmen, ndërsa Mendy nuk dëshiron të largohet dhe kërkon kohë për të dëshmuar se ende mund të jetë i dobishëm.

Muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e Ferland Mendyt, me të dyja palët që do të duhet ta menaxhojnë me kujdes këtë situatë delikate./Telegrafi

Befason Unai Emery: Chelsea favorit për titull në Ligën Premier



Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, ka folur para udhĂ«timit tĂ« skuadrĂ«s nĂ« “Stamford Bridge”, duke e cilĂ«suar pĂ«rballjen ndaj Chelseat si njĂ« nga testet mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« sezonit nĂ« LigĂ«n Premier.

Tekniku spanjoll ka theksuar respektin maksimal për rivalin londinez, duke vlerësuar cilësinë e lojtarëve, stafin teknik dhe formën në rritje të skuadrës së Enzo Marescas.

“Ne e respektojmĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ«sinĂ« e LigĂ«s Premier dhe faktin se po luajmĂ« kundĂ«r Chelseat. Ata janĂ« favoritĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« top katĂ«r dhe favoritĂ« pĂ«r tĂ« luftuar pĂ«r titullin nĂ« LigĂ«n Premier, sepse kanĂ« lojtarĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ«, njĂ« trajner shumĂ« tĂ« mirĂ« dhe janĂ« duke u pĂ«rmirĂ«suar vazhdimisht”.

“Ata janĂ« kampionĂ«t e BotĂ«rorit tĂ« Klubeve dhe kjo do tĂ« thotĂ« shumĂ«. Tani janĂ« pas nesh nĂ« renditje, por ndihen shumĂ« tĂ« fortĂ« dhe po luajnĂ« me vetĂ«besim. Po konkurrojnĂ« shumĂ« mirĂ« ndaj skuadrave mĂ« tĂ« mira”.

“Ata e kanĂ« mposhtur Liverpoolin nĂ« shtĂ«pi, kanĂ« konkurruar nĂ« mĂ«nyrĂ« fantastike kundĂ«r Arsenalit duke barazuar, e kanĂ« mposhtur BarcelonĂ«n nĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve dhe fituan edhe ndeshjen e fundit nĂ« shtĂ«pi kundĂ«r Evertonit”.

“Ata ndihen shumĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« shtĂ«pi. Ajo qĂ« ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« se si ndihemi ne tani, me momentumin qĂ« kemi. NesĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« test shumĂ« i madh pĂ«r ne. NjĂ« test i madh nĂ« Chelsea, njĂ« test i madh si mysafir, njĂ« test i madh pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si do tĂ« reagojmĂ« jashtĂ« fushe kundĂ«r njĂ« skuadre si Chelsea”.

“Jemi shumĂ« tĂ« motivuar dhe tĂ« emocionuar pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si do t’i pĂ«rballim nesĂ«r. Jemi tĂ« fokusuar maksimalisht nĂ« kĂ«tĂ« ndeshje pĂ«r tĂ« provuar tĂ« japim mĂ« tĂ« mirĂ«n tonĂ«â€, deklaroi ai.

Përballja mes Chelseas dhe Villas do të zhvillohet të shtunën prej orës 18:30./Telegrafi

Kandidati për titull të Serie A e do me çdo kusht yllin e Bayern Munichut



Napoli është një nga klubet që po shfaq interes konkret për mesfushorin e Bayern Munich, Leon Goretzka, në afatin kalimtar të janarit. Gjigantët italianë po kërkojnë përforcime në mesfushë dhe gjermani është shndërruar në objektivin kryesor.

30-vjeçari iu bashkua Bayernit nga Schalke në verën e vitit 2018 dhe deri më tani ka regjistruar mbi 285 paraqitje me bavarezët, duke shënuar 46 gola në të gjitha garat. Kontrata e tij me Bayernin skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe klube të tjera, përfshirë Atletico Madridin.

Sipas raportimeve tĂ« “TuttomercatoWeb”, Napoli e ka vendosur Goretzkan nĂ« krye tĂ« listĂ«s sĂ« dĂ«shirave pĂ«r janarin. KampionĂ«t e Serie A aktualisht renditen nĂ« vendin e tretĂ« nĂ« tabelĂ« pas 15 xhirove, me 31 pikĂ«, njĂ« mĂ« pak se Milani i vendit tĂ« dytĂ« dhe dy mĂ« pak se lideri Inter.

Skuadra e Antonio Contes po vuan mungesat e disa lojtarëve kyç në mesfushë, si Kevin De Bruyne, Billy Gilmour dhe Frank Anguissa, kryesisht për shkak të lëndimeve, duke e lënë ekipin me pak alternativa në këtë repart. Për të mbajtur gjallë garën për Scudetton, Napoli ka nevojë për cilësi dhe eksperiencë në mesfushë, ndërsa Goretzka shihet si një profil ideal.

Te Bayerni, Goretzka ndodhet pas Joshua Kimmich dhe Aleksandar Pavlovic në hierarkinë e mesfushës, por ai vazhdon të konsiderohet një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Vincent Kompanyt. Këtë sezon, mesfushori ka zhvilluar 14 ndeshje në Bundesliga, 12 prej tyre si titullar, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka regjistruar vetëm pesë paraqitje si zëvendësues.

Bayern Munich nuk është i prirur ta humbasë Goretzkan në janar dhe vetëm një ofertë bindëse nga Napoli apo ndonjë klub tjetër mund ta ndryshojë këtë qëndrim. Në të kundërt, gjermani pritet të qëndrojë në Mynih deri në fund të sezonit dhe të largohet si lojtar i lirë në verë./Telegrafi

Rodri pranë rikthimit, Guardiola beson se Manchester City është gati të luftojë për disa trofe



Trajneri Pep Guardiola po sheh me optimizëm rikthimin e disa lojtarëve kyç nga lëndimet, teksa Manchester City synon të shtyjë fort drejt fitimit të disa trofeve madhorë këtë sezon, përfshirë edhe Ligën Premier.

Guardiola ka pranuar se do të preferonte që City të ishte në krye të tabelës në Ligën Premier, por është i kënaqur që skuadra ndodhet shumë pranë liderëve të Arsenalit. Kampionët në fuqi janë vetëm dy pikë prapa londinezëve, përpara ndeshjes së fundjavës ndaj Nottingham Forest.

Në Ligën e Kampionëve, Manchester City renditet në vendin e katërt dhe është pesë pikë prapa Arsenalit, por mbetet në pozicion të favorshëm për një kualifikim direkt në fazën e 1/8 së finales, nëse përfundon mes tetë skuadrave më të mira.

“Do tĂ« preferoja tĂ« ishim 10 pikĂ« para tĂ« gjithĂ«ve, por realiteti Ă«shtĂ« ky. Arsenali po bĂ«n shumĂ« mirĂ«, por ne jemi aty
 jemi ende nĂ« fund tĂ« dhjetorit”.

“NĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve jemi lart, nĂ« LigĂ«n Premier po ashtu. Jemi nĂ« gjysmĂ«finale tĂ« KupĂ«s sĂ« LigĂ«s dhe sĂ« shpejti nis edhe FA Cup”.

“Disa lojtarĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m po kthehen, kĂ«shtu qĂ« do ta shohim hap pas hapi, ndeshje pas ndeshjeje, çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ«â€.

Një nga lajmet më të mira për Guardiolën është gjendja e Rodrit. Mesfushori spanjoll nuk ka luajtur që nga fillimi i nëntorit për shkak të një lëndimi në kofshë, por tani është shumë pranë rikthimit dhe mund të jetë i gatshëm për përballjen me Nottingham Forest.

“Rodri Ă«shtĂ« shumĂ«, shumĂ« mĂ« mirĂ«. NĂ«se do tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m apo jo, do ta vendosim sot”.

“Jeremy Doku dhe John Stones ende nuk janĂ« gati, por shumĂ« shpejt do tĂ« kthehen”./Telegrafi

Ylli i Barcelonës i del kundër klubit, refuzon largimin



Robert Lewandowski nuk ka asnjĂ« plan pĂ«r t’u larguar nga Barcelona, pavarĂ«sisht pasigurisĂ« nĂ« rritje lidhur me rolin e tij nĂ« skuadĂ«r dhe situatĂ«n kontraktuale.

Sipas “Sport”, sulmuesi 37-vjeçar dĂ«shiron tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« ‘Camp Nou’ dhe tĂ« rikthejĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e tij nĂ« ekip, pasi ka humbur vendin e titullarit si numĂ«r 9, me Ferran Torres qĂ« ka fituar mĂ« shumĂ« hapĂ«sira.

Lewandowski po hyn nĂ« gjashtĂ«mujorin e fundit tĂ« kontratĂ«s, e cila skadon mĂ« 30 qershor dhe duhet tĂ« bindĂ« klubin qĂ« t’i ofrojĂ« njĂ« rinovim. Nga 1 janari, ai Ă«shtĂ« i lirĂ« tĂ« negociojĂ« me klube tĂ« tjera, me interes konkret qĂ« vjen nga MLS dhe Arabia Saudite.

Këtë sezon, polaku ka shënuar tetë gola në La Liga, por ka kaluar një muaj pa gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa problemet fizike janë bërë më të shpeshta. Kjo ka shtuar dilemat brenda klubit për vazhdimësinë e tij si lider i repartit ofensiv.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po e menaxhon me kujdes ngarkesën e tij, duke shpresuar që Lewandowski të jetë vendimtar në pjesën e dytë të sezonit. Strategjia është që përvoja dhe instinkti të shfrytëzohen maksimalisht në momentet kyçe.

Nëse Lewandowski nuk arrin të rikthejë ndikimin dhe të riafirmohet si titullar i padiskutueshëm, largimi do të bëhej një opsion realist, duke detyruar Barcelonën të rishikojë planet për pozicionin e sulmuesit qendror./Telegrafi

Spalletti merr lajmin e madh: Edon Zhegrova dhe disa bashkëlojtarë të gatshëm për përballjen ndaj Pisa



Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti ka marrë një lajm pozitiv pasi sulmuesi Edon Zhegrova, së bashku me disa bashkëlojtarë do të jenë gati për ndeshjen e të shtunës ndaj Pisa.

Anësori kosovar ka munguar në stërvitje në ditët e fundit shkaku se ka qenë i sëmurë, megjithatë në stërvitjen e të premtes ka qenë në fushë me bashkëlojtarët.

“Sportmediaset” raporton se Zhegrova, Weston McKennie dhe Gleison Bremer stĂ«rviten me grupin dhe do tĂ« jenĂ« gati edhe pĂ«r tĂ« nisur titullarĂ« nĂ«se Spalletti vendos t’iu jep hapĂ«sirĂ«.

Lajmi edhe më i mirë për yllin e Kosovës është se sulmuesi portugez Francesco Conceicao ka stërvitur i vetëm dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë me skuadrën të shtunën.

KĂ«sisoj, Spallettit do t’i duhet tĂ« vendosĂ« mes ZhegrovĂ«s, Fabio Miretti ose Vasilije Adzic pĂ«r vendin nĂ« formacionin bazĂ«.

Përballja mes Pisas dhe Juventusit do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45./Telegrafi

❌