❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

​“Mos heshtni ndaj asnjĂ« forme tĂ« dhunĂ«s”, thirrja e nĂ«nkryetares sĂ« Kuvendit



“Mos heshtni ndaj asnjĂ« forme tĂ« dhunĂ«s”. Kjo ishte thirrja qĂ« nĂ«nkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe ministrja nĂ« detyrĂ«, ArbĂ«rie Nagavci ia adresuan nxĂ«nĂ«sve tĂ« shkollave tĂ« mesme tĂ« PrishtinĂ«s.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« fushatĂ«s globale, “16 DitĂ«t e Aktivizmit KundĂ«r DhunĂ«s me BazĂ« Gjinore”, tĂ« njĂ«jtat pritĂ«n nxĂ«nĂ«sit nĂ« sallĂ«n plenare tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Ato theksuan se dhuna ndaj grave dhe vajzave është më e shpërfaqura edhe në Kosovë, raporton

Megjithatë, Haxhiu tha se ndryshimi fillon me të rinjtë ku dhuna nuk mund të pranohet.

“Ndryshimi fillon me ju. Ju keni fuqinĂ« tĂ« formoni kulturĂ«n e brezit tuaj ku dhuna nuk pranohet. Mos lejoni asnjĂ«herĂ« ndaj çfarĂ«do dhune. Mos keni frikĂ«â€, tha ajo. /Kp/

Finalizimi i listave për deputetët, çfarë thonë nga partitë politike?



Një ditë para përfundimit të afatit për finalizimin e listave të kandidatëve për deputetë, partitë politike thonë se po përpiqen të krijojnë një listë konkurruese dhe gjithëpërfshirëse që reflekton diversitetin dhe përvojën brenda strukturave të tyre.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, deklarojnë se janë afër finalizimit të listave, siç shtojnë duke kombinuar edhe emra të rinj me figurat e njohura politike.

Të njëjtit bëjnë të ditur se në listat e kandidatëve për deputetë do të jenë edhe deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë, e cila për shkak të krizës politike nuk mori asnjë vendim.

Në anën tjetër, analistët politikë u bëjnë thirrje partive politike që në listat e tyre të kenë njerëz profesionistë dhe energji të reja.

PartitĂ« politike deri tani veç kanĂ« bĂ«rĂ« publike disa nga emrat qĂ« do tĂ« jenĂ« kandidatĂ« pĂ«r deputetĂ«, por kanĂ« kohĂ« deri mĂ« datĂ«n 7 dhjetor pĂ«r t’i dorĂ«zuar listat e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« pĂ«r zgjedhjet parlamentare tĂ« 12 dhjetorit.

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, thotë për KosovaPress, se 50 për qind e listës do të përbëhet nga propozimet që vijnë nga qendrat e partisë, kurse 50 për qind tjetër, do të caktohen nga kryesia dhe kryetari, Albin Kurti.

Ajo nuk tregon se si do të ndahet lista edhe me partnerët e koalicionit, Guxo, Alternativa dhe PShDK.

“Ne jemi nĂ« pĂ«rgatitjet e fundit sa i pĂ«rket listĂ«s zgjedhore. Data 7 Ă«shtĂ« afati i fundit kur ne do tĂ« dorĂ«zojmĂ« listĂ«n. Natyrisht, ne si LVV kemi pasur thirrjet te tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e LVV-sĂ« qĂ« kanĂ« interes tĂ« kandidojnĂ« dhe adresojnĂ« tĂ« gjitha procedurat nĂ« raport me kĂ«tĂ«. 50 pĂ«r qind e listĂ«s pĂ«rbĂ«het nga propozimet qĂ« vijnĂ« nga qendrat dhe 50 pĂ«r qind nga kryesia dhe kryetari Albin Kurti. Ende nuk kemi vendosur dhe janĂ« diskutime qĂ« po zhvillohen mes Kurtit, GĂ«rvallĂ«s dhe Kusari-LilĂ«s. Jemi duke punuar nĂ« kĂ«tĂ« drejtim. Besoj se tĂ« dielĂ«n do tĂ« jenĂ« tĂ« gjitha informacionet sa i pĂ«rket LĂ«vizjes VetĂ«vendosje”, thekson ajo.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Artan Behrami, thotë se do të kenë edhe emra të rinj në listën zgjedhore, krahas figurave eminente të partisë.

“Partia Demokratike e KosovĂ«s do tĂ« vazhdojĂ« me traditĂ«n qĂ« lista e saj tĂ« ketĂ« emra tĂ« rinj. Do tĂ« ketĂ« shumĂ« freskime dhe prurje tĂ« reja pĂ«rmes tĂ« cilave ne besojmĂ« dhe shpresojmĂ« qĂ« do tĂ« kemi njĂ« votĂ« tĂ« re. Ne e kemi kandidatin pĂ«r kryeministĂ«r, Bedri HamzĂ«n, i cili ka treguar se Ă«shtĂ« figurĂ« pĂ«rbashkuese dhe nuk Ă«shtĂ« figurĂ« pĂ«rçarĂ«se.

Me kĂ«tĂ« energji tĂ« mirĂ« dhe me kĂ«tĂ« energji tĂ« pĂ«rbashkimit do tĂ« hyjmĂ« nĂ« fushatĂ« me shpresĂ«n qĂ« ata qĂ« dikur e kanĂ« votuar LVV-nĂ« tĂ« kthehen rreth vizionit tĂ« Bedri HamzĂ«s
 Ka qenĂ« praktikĂ« e etabluar nĂ« PDK qĂ« ata qĂ« kanĂ« qenĂ« deputetĂ« mund tĂ« garojnĂ« sĂ«rish pĂ«r deputetĂ«. UnĂ« besoj se ky mandat shtatĂ«-tetĂ« mujor nuk ka qenĂ« mandat fare. PĂ«r neve qĂ« kemi qenĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« deputetĂ«, fushata zgjedhore e 9 shkurtit nuk ka pĂ«rfunduar dhe Ă«shtĂ« vazhdimĂ«si e asaj fushate”, thotĂ« Behrami.

Kurse, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, thotë për KosovaPress, se janë duke kompletuar listën, e cila sipas saj, është rifreskuar, për dallim nga zgjedhjet e fundit. Ajo konfirmon se në listë do të jenë edhe ish-deputetët e legjislaturës së kaluar.

“LDK-ja Ă«shtĂ« duke kompletuar listĂ«n pĂ«r kandidatĂ« pĂ«r deputetĂ«, por edhe kandidatĂ«t tanĂ« qĂ« janĂ« pĂ«r ekzekutiv dhe udhĂ«heqĂ«sin e listĂ«s, kryetarin Abdixhiku, qĂ« Ă«shtĂ« i nominuar pĂ«r kryeministĂ«r tĂ« KosovĂ«s. Mendoj se kĂ«saj here do t’ia dalim shumĂ« mĂ« mirĂ« sepse kemi njĂ« listĂ« tĂ« rifreskuar, njĂ« vizion tĂ« qartĂ«. Jemi duke bartur njĂ« peshĂ« historike pĂ«r t’ua zgjidhur problemet qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. Duke marrĂ« parasysh tĂ« gjitha kĂ«to komponentĂ«, besoj se LDK-ja do tĂ« dalĂ« mĂ« mirĂ« se kurrë  (ish-deputetĂ«t e legjislaturĂ«s sĂ« nĂ«ntĂ«) patjetĂ«r qĂ« do tĂ« jenĂ«, secili prej tyre qĂ« ka ambicie do tĂ« jetĂ« nĂ« kĂ«tĂ« listĂ« pasi kanĂ« fituar sĂ« voni edhe ata vota”, deklaron Lushaku.

KosovaPress ka kontaktuar edhe me zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nisma-s, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur pyetjeve rreth listave të tyre zgjedhore.

Ndërsa analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për KP, se partitë politike duhet të sjellin energji të reja në listat e tyre të kandidatëve për deputetë. Sipas tij, nëse në lista do të jenë të njëjtit njerëz, është e vështirë që skena politike të reformohet.

“Ajo qĂ« partitĂ« duhet obligativisht tĂ« bĂ«jnĂ« Ă«shtĂ« tĂ« sjellin resurse tĂ« reja njerĂ«zore, profesionale. ProfesionistĂ« tĂ« rinj, djem dhe vajza tĂ« reja dhe tĂ« rifreskojnĂ« edhe skenĂ«n politike. NĂ«se do tĂ« jenĂ« tĂ« njĂ«jtit njerĂ«z qĂ« kanĂ« qenĂ« deri tani, s’ka shumĂ« shpresĂ« qĂ« skena politike mund tĂ« reformohet dhe tĂ« mund tĂ« ketĂ« ndonjĂ« ndryshim pozitiv. Prandaj, shpresa e vetme pĂ«r njĂ« rezultat pozitiv edhe pas 28 dhjetorit Ă«shtĂ« qĂ« partitĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« maksimumin nĂ« ndryshimin e imazhit tĂ« tyre. Po ashtu edhe fuqizimin e aspektit profesional sepse me kĂ«tĂ« populizĂ«m ekstrem nuk mund tĂ« ketĂ« asnjĂ« perspektivĂ« pozitive”, thekson Muhaxhiri. /kp/

Haxhiu: Lista Serbe s’duhej tĂ« certifikohej nga PZAP-i, kryetar formal e ka kryeterroristin Radoiçiq



Bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë mirëkuptim ndaj qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, në raport me Listën Serbe, thotë Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Disa ditë pasi Ambasada e SHBA-së në Kosovë reagoi karshi LVV-së për shkak të mos certifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja, Haxhiu deklaron se në asnjë vend demokratik nuk do të ishte normale që një subjekt i tillë si Lista Serbe, që kryetar formal e ka kryeterroristin Milan Radoiçiq, të garonte në zgjedhje parlamentare.

Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e certifikoi Listën Serbe, ajo thotë se e njëjta nuk duhet të kishte presione, raporton KosovaPress.

KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Mirëpo pas ankesës së Listës Serbe, PZAP vendosi të premten në favor duke certifikuar të njëjtën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.,

Edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, KQZ nuk ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, por më pas PZAP e ka certifikuar të njëjtën.

Haxhiu në një intervistë për KosovaPress i kundërpërgjigjet edhe komenteve që ajo i quan fyese të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, karshi grave të Vetëvendosjes.

Haxhiu tregon se a do të shkarkojë VV-ja anëtarin e saj në KQZ, Sami Kurteshin, për shkak të gjuhës dhe komenteve ofenduese ndaj gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

“Edhe partnerĂ«t tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« me tĂ« cilĂ«t kemi komunikime edhe ata e dinĂ« se kush Ă«shtĂ« Lista Serbe. Mendoj se pikĂ«risht duke u pĂ«rpjekur me çdo kusht qĂ« Lista Serbe tĂ« konsiderohet si njĂ« subjekt demokratik dhe normal nĂ« KosovĂ« mendoj se po e mbysin pluralizimin brenda vet subjekteve tĂ« tjera qĂ« e pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« komunitetin serb...

PartnerĂ«t tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« e dinĂ« shumĂ« mirĂ« se cilat janĂ« arsyet dhe ata kanĂ« dokumente tĂ« mjaftueshme qĂ« ndĂ«rlidhen me ListĂ«n Serbe. Ata e dinĂ« se kryetari formal i ListĂ«s Serbe Ă«shtĂ« kryeterroristi Milan Radoiçiq... Ne kemi pritur qĂ« qĂ«ndrimet tona tĂ« kenĂ« mirĂ«kuptim, por megjithatĂ« kjo nuk nĂ«nkupton qĂ« ne nuk duam tĂ« mbrojmĂ« pozicionin tonĂ«... Nuk e shoh se ka ndonjĂ« kosto. Ne mundohemi t’i fuqizojmĂ« raportet tona. QĂ«ndrimet ndryshe janĂ« normale nĂ« njĂ« vend si Kosova, pasi asnjĂ« veprim nuk e kemi bĂ«rĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tinĂ«zare”, thekson ajo.

Sipas saj, Lista Serbe i përfaqëson interesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe de-fakto e ka për kryetar kryeterroristin Milan Radoiçiq, i cili është përgjegjës për sulmin terrorist serb në Banjskë.

“Nuk Ă«shtĂ« njĂ« subjekt politik, i cili pĂ«rfaqĂ«son interesat e qytetarĂ«ve serb qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ«. VetĂ«vendosje nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r serbĂ«ve dhe partive serbe qĂ« e njohin KosovĂ«n dhe nuk e luftojnĂ« sovranitetin dhe integritetin territorial, por kundĂ«r ListĂ«s Serbe e cila e ka pasur nĂ«nkryetar dhe kryetar formal kryeterroristin Milan Radoiçiq qĂ« ka bĂ«rĂ« sulm terrorist. NĂ« asnjĂ« vend demokratik nuk do tĂ« ishte normale qĂ« njĂ« subjekt i tillĂ« tĂ« garonte nĂ« zgjedhje... Kam pĂ«rshtypjen se institucionet qĂ« e kanĂ« mandatin tĂ« merren me kĂ«tĂ« çështje nuk po e kryejnĂ« punĂ«n e tyre. Do tĂ« duhej tĂ« kishte vendim tĂ« GjykatĂ«s qĂ« Lista Serbe mos tĂ« jetĂ« subjekt politik, por fatkeqĂ«sisht nuk e kemi njĂ« tĂ« tillĂ«... PZAP Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« ka marrĂ« vendim tjetĂ«r dhe kam pĂ«rshtypjen se po ka presione nĂ« kĂ«tĂ« institucion dhe jo vetĂ«m, por edhe nĂ« GjykatĂ«n Supreme. Ju e dini se kĂ«to dy institucione nuk do tĂ« duhej tĂ« kishin presion nga askush”, thekson ajo.

Haxhiu për KosovaPress, flet edhe për vendimin e PZAP për të shfuqizuar vendimin e KQZ-së që zgjedhjet e dhjetorit në diasporë të zhvillohen edhe në objekte jashtë përfaqësive diplomatike. Sipas saj ky është një interpretim i ngushtë i PZAP-së dhe shpreson që Gjykata Supreme ta rrëzojë të njëjtin.

Përkitazi me këtë ajo thotë se Ligji për zgjedhje nuk e ndalon që mërgata të votojë edhe jashtë përfaqësive diplomatike.

“UnĂ« e kam parĂ« si interpretim tepĂ«r tĂ« ngushtĂ« tĂ« PZAP-it. Uroj qĂ« Gjykata Supreme ta korrigjojĂ« kĂ«tĂ« vendim. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Kosova tĂ« angazhohet qĂ« sa mĂ« shumĂ« qytetarĂ« brenda dhe jashtĂ« vendit tĂ« ushtrojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre kushtetuese. NĂ« kĂ«tĂ« rast asnjĂ« tĂ« drejtĂ« mĂ« pak nuk e ka mĂ«rgata jonĂ«... Edhe ligji pĂ«r zgjedhjet nuk e ndalon njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«. As nuk Ă«shtĂ« e ndaluar dhe as nuk Ă«shtĂ« e theksuar”, tha Haxhiu.

Krahas kësaj, Haxhiu thotë se nuk do ta tërheqin Sami Kurteshin nga KQZ-ja pavarësisht kërkesës së AGK-së pas komenteve fyese dhe ofenduese të Kurteshit karshi mediave.

“Gjithçka kishte lindur te hapĂ«sira qĂ« Ă«shtĂ« e rezervuar qĂ« mediat tĂ« qĂ«ndrojnĂ« dhe ajo mos tĂ« shkelet. Mendoj se me njĂ« komunikim tĂ« thjeshtĂ« do tĂ« mund tĂ« anashkalohej situata e tillĂ« nga tĂ« dy palĂ«t... Kurteshi ka pasur njĂ« deklarim tĂ« tillĂ« edhe para disa kohĂ«sh dhe pĂ«r kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« ftuar nga prokuroria qĂ« tĂ« jep dĂ«shminĂ« e tij. Me sa kam unĂ« informacione, ai e ka dhĂ«nĂ« dĂ«shminĂ« e tij dhe presim qĂ« prokuroria tĂ« thotĂ« fjalĂ«n e saj. Nuk ka asnjĂ« arsye qĂ« LĂ«vizja VetĂ«vendosje tĂ« tĂ«rheqĂ« Kurteshin nga KQZ-ja. ËshtĂ« tepĂ«r e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« mos tĂ« ketĂ« situata tĂ« tilla pasi Ă«shtĂ« e panevojshme”, tha Haxhiu.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Haxhiu kritikon ashpĂ«r kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, pĂ«r komentet e tij karshi grave tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje. Madje ajo thotĂ« se i njĂ«jti â€œĂ«shtĂ« bĂ«rĂ« milioner duke qenĂ« politikan”.

“ËshtĂ« e ditur qĂ« zoti Lushtaku vetĂ«m duke qenĂ« politikan Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« milioner. Ne e kuptojmĂ« plotĂ«sisht qĂ« njĂ« biznesmen mund tĂ« pasurohet dhe s’kemi asgjĂ« kundĂ«r pasurimit tĂ« ligjshĂ«m. Por, kur politikani bĂ«het milioner vetĂ«m duke qenĂ« politikan kjo Ă«shtĂ« problem serioz. Rasti i tillĂ« Ă«shtĂ« Sami Lushtaku.

Gjuha e tij Ă«shtĂ« gjuhĂ« e papranueshme. Sami Lushtaku i sheh gratĂ«, jo vetĂ«m gratĂ« e LVV-sĂ«, pasi mĂ«nyra sesi Sami Lushtaku flet kundrejt grave tĂ« LVV-sĂ« tregon sesi i sheh ai edhe gratĂ« e PDK-sĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« gjuhĂ« nuk do tĂ« duhej tĂ« kishte heshtje totale nga gratĂ« e PDK-sĂ«. NĂ«se ai neve na sheh, pasi Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ« gjuha qĂ« ka pĂ«rdorur ndaj grave dhe tepĂ«r fyese. NĂ«se ai i sheh gratĂ« si objekte qĂ« mund t’i kontrollojĂ«, qĂ« i lidh dhe zgjidh kurdo ai. Por, e ka gabim Sami Lushtaku nĂ«se mendon se gratĂ« e VetĂ«vendosjes ia kanĂ« frikĂ«n”, pĂ«rfundon ajo. /kp/

Lushtaku: I them Albinit “lidhi...”, reagon Haxhiu: Jo Sami jo, as frika, as presioni nuk funksionojnĂ« te gratĂ« e LVV-sĂ«



Po vazhdon përplasja verbale ndërmjet kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lushtaku pas deklaratës për ish-deputeten e LVV-së, Adriana Matoshi ka folur sërish në një lidhje direkte në Debat Plus.

NĂ« deklaratĂ«n e tij, duke thĂ«nĂ« se njĂ« gjuhĂ« tĂ« tillĂ« e ka nxitur vetĂ« LVV, tha ndĂ«r tĂ« tjera “I them Albinit lidhi kĂ«to kudra...".



E pas deklaratës së tij, ka reaguar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.


“Jo, Sami, jo. As frika, as presioni nuk funksionojnĂ« te gratĂ« e LĂ«vizjes. Ti flet me banalitet. PDK: çele guri gojĂ«n çele. AsnjĂ« nuk guxon me kundĂ«rshtu dhe kjo e bĂ«n problemin politik, jo personal. Ne nuk i nĂ«nshtrohemi kĂ«saj gjuhe. Nuk lejojmĂ« qĂ« ofendimi ndaj grave tĂ« kthehet nĂ« praktikĂ« politike. Por kjo mendĂ«si po bie. E dini ju krejt se nuk ia dilni me neve”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Haxhiu kritikon reagimin e Avokatit të Popullit për moscertifikimin e Listës Serbe



Ish-ministrja e DrejtĂ«sisĂ«, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratĂ«s sĂ« Avokatit tĂ« Popullit lidhur me moscertifikimin e ListĂ«s Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ajo e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« reagim si “çuditshĂ«m dhe tĂ« padrejtĂ«â€.

“Avokati i Popullit duhet ta pĂ«rfaqĂ«sojĂ« mĂ« drejt emrin qĂ« mban. KĂ«saj radhe ky institucion paska reaguar pĂ«r moscertifikimin e ListĂ«s Serbe. Reagim i çuditshĂ«m pĂ«rveçse i padrejtĂ«,” ka thĂ«nĂ« Haxhiu.

Haxhiu ka kritikuar faktin se si njĂ« subjekt si Lista Serbe, “qĂ« lufton rendin kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nuk e njeh KosovĂ«n, e ka pasur nĂ«nkryetar kryekriminelin Radojçiq dhe nuk Ă«shtĂ« distancuar nga akti terrorist nĂ« BanjskĂ«,” mund tĂ« mbrohet me kaq lehtĂ«si nga Avokati i Popullit. “Jo vetĂ«m qĂ« nuk Ă«shtĂ« distancuar, por ka mbajtur tre ditĂ« zie pĂ«r terroristĂ«t e vrarĂ« aty,” ka theksuar ajo.

Ish-ministrja ka shtuar se Avokati i Popullit nuk ka shprehur shqetësim për vështirësitë që, sipas saj, po u shkaktohen votuesve të mërgatës.

“Avokati i Popullit nuk ka shfaqur asnjĂ« shqetĂ«sim pĂ«r tendencat e vazhdueshme dhe vendimet qĂ« po vĂ«shtirĂ«sojnĂ« votimin e mĂ«rgatĂ«s sonĂ«,” ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj, vendimi i KQZ-sĂ« “nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r subjekteve serbe dhe as qytetarĂ«ve serb”, duke theksuar se “KQZ tashmĂ« ka certifikuar disa subjekte serbe” dhe se arsyet pĂ«r moscertifikimin e ListĂ«s Serbe “janĂ« tĂ« njohura dhe tĂ« justifikuara”.

Mes tjerash, Haxhiu ka akuzuar Avokatin e Popullit për selektivitet.

“IAP nuk duhet tĂ« funksionojĂ« me standarde tĂ« dyfishta. Ky lloj selektiviteti bie ndesh me parimet e transparencĂ«s dhe paanshmĂ«risĂ« qĂ« IAP duhet t’i mbrojĂ«,” ka pĂ«rfunduar ajo.

Haxhiu: Sot të gjithë po e shohin atë të cilën e kemi paralajmëruar ndër vite, KPK prej kohësh është e kapur nga grupe interesi



Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot lidhur me zhvillimet në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku ditë më parë është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se KPK prej kohësh është e kapur nga grupe interesi që nuk e kanë prioritet përmirësimin e sistemit prokurorial, por mbrojtjen e interesave të tyre dhe të individëve jashtë Këshillit.


Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:

Sot të gjithë po e shohin qartë atë për të cilën kemi paralajmëruar ndër vite. KPK prej kohësh është e kapur nga grupe interesi që nuk e kanë prioritet përmirësimin e sistemit prokurorial, por mbrojtjen e interesave të tyre dhe të individëve jashtë Këshillit.

Ky është një realitet i hidhur, por i pamohueshëm.

Reforma në KPK pritet të jetësohet në janar 2026, dhe ky është një hap i domosdoshëm për rikthimin e integritetit në institucion.

Që nga viti 2021, kur kemi nisur reformat në drejtësi, synimi ka qenë i qartë, heqja e kontrollit të një rrethi të ngushtë njerëzish, rritja e transparencës dhe llogaridhënies, eliminimi i ndikimit të grupeve të interesit që e kanë përdorur institucionin për interesa personale e grupore, forcimi i meritokracisë mbi lidhjet apo klanet, dhe krijimi i një institucioni që funksionon në shërbim të publikut, jo të individëve të privilegjuar.

ShumicĂ«s sĂ« anĂ«tarĂ«ve aktualĂ« tĂ« KPK-sĂ« kjo reformĂ« u ka penguar qĂ« nga dita e parĂ«. Ata kanĂ« pĂ«rdorur çdo mjet tĂ« mundshĂ«m pĂ«r ta bllokuar, por nuk ia dolĂ«n dhe nuk do t’ia dalin, sepse drejtĂ«sia dhe interesi publik nuk mund tĂ« ndalen nga grupe tĂ« izoluara interesi. /Telegrafi/

Haxhiu: Pasi dëgjuam deklaratat e LDK-së e Nismës nuk bëmë përpjekje me Konjufcën



Më 19 nëntor, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë përbërjen e Qeverisë së re të propozuar nga Vetëvendosje dhe e udhëhequr nga Glauk Konjufca.

Nga 113 deputetë të pranishëm, vetëm 56 votuan për, 53 kundër dhe 4 abstenuan. Para kësaj, më 26 tetor kishte dështuar edhe përpjekja e parë e mandatarit Albin Kurti për të formuar Qeverinë.

Kjo situatë çoi në lëvizjen e Presidentes Vjosa Osmani, e cila më 20 nëntor shpërndau Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për datën 28 dhjetor, duke konstatuar se Kuvendi nuk kishte arritur të krijonte shumicë qeverisëse pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë kontekst, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosja nuk ka pasur asnjë mundësi reale për të krijuar koalicion, pasi disa prej partive politike e kishin bërë të qartë publikisht se nuk do të bashkëpunonin.

“S’kemi pas pĂ«rpjekje pĂ«r koalicion, po. Sepse ne i kemi dĂ«gjuar deklaratat publike edhe tĂ« LDK-sĂ« edhe tĂ« NismĂ«s. Edhe pas mandatimit tĂ« tij, menjĂ«herĂ« kanĂ« dal nĂ« deklarata. Madje disa prej tyre kanĂ« thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« shkelje kushtetuese, se kanĂ« thĂ«nĂ« duhen 61 nĂ«nshkrime, kanĂ« thĂ«nĂ« qĂ« vendi duhet tĂ« shkoj tĂ« zgjedhje menjĂ«herĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Haxhiu.

- YouTube youtu.be

Haxhiu: Nuk jemi kundër koalicioneve, por se duam varësinë nga subjektet tjera



Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme të shpallura nga Presidentja Vjosa Osmani për më 28 dhjetor.

Sipas saj, qytetarët duhet ta votojnë LVV-në, që ajo të ketë pavarësinë që të qeverisë pa shantazhe nga subjektet tjera politike.

“UnĂ« besoj qĂ« tashmĂ« qytetarĂ«t e kanĂ« parĂ« qĂ« nga muaji prill deri dje, se sa Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« LVV tĂ« mos varet prej subjekteve tjera politike tĂ« cilat kanĂ« kĂ«rkesa nĂ« mospĂ«rputhje me fuqinĂ« politike. KanĂ« fuqi politike aq sa qytetarĂ«t iu kanĂ« dhĂ«nĂ« nĂ« zgjedhje, por kĂ«rkesat i kanĂ« shumĂ« tĂ« mĂ«dha", tha ajo nĂ« TV Dukagjini.

"Prandaj në mënyrë që LVV-ja të mos shantazhohet në të ardhmen nga asnjë subjekt politik, jo se ne duam të qeverisim vetëm, sepse e kemi dëshmuar edhe kemi qenë në koalicion më herët në koalicion me LDK-në edhe kemi pasur vullnet para seancës konstituive të 15 prillit që të takohemi me LDK për një koalicion të mundshëm".

"Mendoj qĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« mos varemi nga kĂ«to subjekte politike, tĂ« cilat vetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« inateve qĂ« kanĂ« me LVV-nĂ« dhe me Albin Kurtin e lanĂ« edhe vendin pa buxhet, edhe e lanĂ« vendin pa marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare, i lanĂ« punĂ«torĂ«t RTK-sĂ« pa paga. VetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« kapriçove tĂ« tyre politike. Ata nuk udhĂ«hiqen nga parimet
”, ka thĂ«nĂ« Haxhiu.

- YouTube youtu.be

“NĂ« harmoni tĂ« plotĂ«â€ - PDK i reagon ashpĂ«r Albulena Haxhiut pas krahasimit me ListĂ«n Serbe



Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar për herë të dytë të formojë Qeverinë. Pas seancës, në të cilën i mandatuari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk i mori votat e nevojshme për t`u bërë kryeministër, ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Haxhiu publikoi një fotografi në Facebook, ku shiheshin deputetët e PDK-së duke votuar kundër formimit të Qeverisë.

MirĂ«po Haxhiu e shoqĂ«roi kĂ«tĂ« fotografi me njĂ« mbishkrim “nĂ« harmoni tĂ« plotĂ«â€, duke aluduar tek deputetĂ«t e PDK-sĂ« dhe ListĂ«s Serbe, tĂ« cilĂ«ve u takojnĂ« ulĂ«set nĂ« Kuvend pikĂ«risht mbrapa deputetĂ«ve tĂ« PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s.



E ky krahasim ka nxitur reagimet e deputetĂ«ve tĂ« PDK-sĂ«. Altin Krasniqi djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi reagoi duke shkruar se ish-ministrja ka barazuar deputetĂ«t shqiptarĂ« me ata serb me qĂ«llim qĂ« t’i njollosĂ« tĂ« gjithĂ«.

“NĂ« rreshtin tim, pranĂ« meje Ă«shtĂ« deputeti Fadil Demaku, tĂ« cilit gjatĂ« luftĂ«s kundĂ«r ushtrisĂ« serbe iu vranĂ« vĂ«llai dhe motra. ËshtĂ« PĂ«rparim Gruda, tĂ« cilit iu vra babai. Po ashtu janĂ« deputetĂ« qĂ« janĂ« bashkĂ«luftĂ«tarĂ« tĂ« Adem Jasharit. NdĂ«r ta jam edhe unĂ«, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut qĂ« gjithĂ« jetĂ«n e tij Ă«shtĂ« pĂ«rndjekur nga regjimi fashist i SerbisĂ« dhe qĂ« tash e pesĂ« vite qĂ«ndron ballĂ«lartĂ« nĂ« bankĂ«n e tĂ« akuzuarve, pikĂ«risht pĂ«rballĂ« akuzave tĂ« fabrikuara nga Serbia”, ka shkruar Krasniqi.



Ai ka shtuar se me bindje të plotë, them se veprimet e juaja publike e tinëzare janë shumëfish më të koordinuara me politikat fashiste të Serbisë sesa çfarëdo vote kundër kësaj qeverie.

Reagim pati edhe nga Sekretarja e PĂ«rgjithshme e PDK-sĂ« dhe deputetja, Vlora Çitaku. Çitaku ka shkruar se pĂ«r nevojat e “njĂ« narracioni tĂ« ultĂ« politik” nĂ«nkryetarja e Kuvendit deri dje ministre e DrejtĂ«sisĂ«, i tha mbesĂ«s sĂ« Adem Jasharit se Ă«shtĂ« “nĂ« koordinim me ListĂ«n Serbe”.

“Jo vetĂ«m Sala, por secila deputete dhe secili deputet i PDK-sĂ« ka mĂ« shumĂ« atribut dhe kontribut pĂ«r shtetin e KosovĂ«s sesa kjo nĂ«nkryetare. Diku kemi gabuar, nĂ« fakt, qĂ« njĂ« profil i tillĂ« ka arritur tĂ« mbajĂ« pozita tĂ« larta shtetĂ«rore, kjo Ă«shtĂ« e dukshme. Por uroj qĂ« sot tĂ« jetĂ« fillimi i fundit tĂ« kĂ«tij mentaliteti. E turpshme, pĂ«r besĂ«â€, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/


"A menojshe që Albini e Glauku, si ti me Saminë a?" - Haxhiu përplaset me Uran Ismailin në hollin e Kuvendit



Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të votoj formimin e Qeverisë në krye me Glauk Konjufcën. E pas përfundimit të seancës një përplasje verbale ka ndodhur në hollin e Kuvendit mes nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe deputetit të PDK-së, Uran Ismaili.

E gjithë kjo ndodhi për shkak se Ismaili bëri një krahasim politik duke thënë se Kurti dhe Konjufca janë të njëjtë.

Nënkryetarja Haxhiu iu drejtua Ismailit me tone të ashpra, duke e pyetur:

“A menojshe qĂ« Albini e Glauku, si ti me SaminĂ« a? Ani kryetar komune, po çfarĂ« kryetar komune, ti pash Zotin?” dĂ«gjohet Haxhiu teksa i drejtohej Ismailit.

Ismaili dĂ«gjohet teksa i pĂ«rigjigjet duke i thĂ«nĂ« se “ani shyqyr ju u bonĂ«t”.

Reagimi i Haxhiut po vazhdon të qarkullojë gjerësisht në platforma online. /Telegrafi/


Kurti: Mbi 12 mijë gra të punësuara drejtpërdrejt nga programet e punësimit



Agjencia pĂ«r Barazi Gjinore, nĂ« kuadĂ«r tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Kryeministrit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, ka shĂ«nuar 20-vjetorin e AgjendĂ«s pĂ«r Barazi Gjinore me konferencĂ«n ndĂ«r–rajonale “30 vjet pas Pekinit”.

Në këtë ngjarje ka marr pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se barazia gjinore nuk është vetëm premtim apo fjalë në letër, por betim dhe veprim i përditshëm.

Ajo u bëri thirrje institucioneve dhe shoqërisë që të mbështesin vajzat dhe gratë, të thyejnë heshtjen dhe të jenë solidarë kundër padrejtësisë.

"Barazia gjinore asnjë herë nuk është fjalë në letër, nuk është premtim zgjedhor, barazia është një betim dhe veprim i përditshëm. Ne duhet të jemi zëri që thyen heshtjen duart që ngrisin njëra tjetrën, zemrat që nuk dorëzohen kurrë përball padrejtësisë.

Vetëm kështu mund të ecim përpara. Le të qëndrojmë të palëkundur në këtë mision, ku as një vajzë e grua nuk jeton nën hijen e frikës ku asnjë prej tyre nuk mbetet jashtë mundësive dhe ku çdo derë e jetës publike hapet pa dallim pa paragjykim pa asnjë barrierë. Le të ecim bashkë me besim, vendosmëri dhe me guxim sepse kjo është rruga drejt një shteti që i ngjanë idealeve tona të përbashkëta", tha Osmani, raporton KP.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa konkrete për të thyer ciklin e varfërisë tek gratë, duke bërë të ditur se mbi 12 mijë gra janë punësuar drejtpërdrejt përmes programeve të punësimit.

“Sot teksa shĂ«nojmĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rvjetor riafirmojmĂ« angazhimin e KosovĂ«s si aleat i palĂ«kundur i tĂ« drejtave tĂ« grave dhe barazisĂ« gjinore. Edhe pse shumĂ« mĂ« e re si RepublikĂ« Kosova i ka pĂ«rkthyer angazhimet e platformĂ«s sĂ« Pekinit nĂ« politika konkrete. NjĂ« nga shtyllat e kĂ«saj platformĂ« Ă«shtĂ« eliminimi i varfĂ«risĂ« sĂ« grave.

Si qeveri kemi marr masa qĂ« e thyejnĂ« kĂ«tĂ« cikĂ«l, mbi 12 mijĂ« gra tĂ« punĂ«suara drejtpĂ«rdrejtĂ« nga programet e punĂ«simit. Barazia tĂ« jetĂ« praktikĂ« nĂ« çdo vend pune pĂ«r çdo vajzĂ« e grua. Çdo institucion secila ndĂ«rmarrje dhe çdo komunitet duhet tĂ« jetĂ« aleat pĂ«r barazinĂ« gjinore pĂ«r njĂ« shoqĂ«ri ku potenciali i grave shihet, mbĂ«shtetet dhe vlerĂ«sohet", tha Kurti.

NdĂ«rkaq, nĂ«nkryetarja e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Albulena Haxhiu tha se janĂ« vendosur themelet e Programit kombĂ«tar pĂ«r trajtimin e kryerĂ«sve tĂ« dhunĂ«s ndaj grave, janĂ« hartuar kurrikula profesionale, janĂ« forcuar mekanizmat lokal dhe Ă«shtĂ« hapur rruga e punĂ«simit institucional pĂ«r gratĂ« e mbijetuara nga dhuna – pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« Ballkan.

“KĂ«tĂ« vit shĂ«nojmĂ« dy momente qĂ« kanĂ« shĂ«nuar politikĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, Pra siç u pĂ«rmend 30 vjetorin e deklaratĂ«s sĂ« veprimit tĂ« Pekinit dhe 25 vjetorin e rezolutĂ«s 1235 tĂ« KS tĂ« OKB pĂ«r gratĂ« paqen dhe sigurinĂ«. Dy dokumente qĂ« nuk dhanĂ« vetĂ«m udhĂ«rrĂ«fyes, por po ashtu hapĂ«n rrugĂ« tĂ« reja duke i bĂ«rĂ« shtetet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r veprimet tĂ« matshme dhe jo vetĂ«m premtime tĂ« mira.

Deklarata e Pekinit ishte njĂ« pikĂ« kthese historike njĂ« kontratĂ« politike globale qĂ« detyroi botĂ«n tĂ« shihte realitetin me sy tĂ« hapur se pa gra tĂ« mbrojtura tĂ« arsimuara tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara dhe tĂ« fuqizuara ekonomikisht shoqĂ«ritĂ« thjesht nuk ecin pĂ«rpara...”, tha ajo, gjersa tregoi pĂ«r ligjet dhe strategjitĂ« qĂ« janĂ« miratuar.

Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj ministres Rozeta Hajdari, reagimi i saj dhe deklaratat nga partitë tjera



Prokuroria Speciale e KosovĂ«s tĂ« martĂ«n ka dorĂ«zuar aktakuzĂ« nĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ« ndaj katĂ«r personave nĂ«n dyshimin pĂ«r kryerjen e veprave penale “KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtĂ«sisĂ« zyrtare” dhe “Ndihma nĂ« kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« keqpĂ«rdorimit tĂ« pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”.

TĂ« pandehurit Rozeta Hajdari, I.L. dhe H.G. akuzohen se gjatĂ« muajve shkurt – mars 2022, kanĂ« keqpĂ«rdorur detyrat zyrtare me qĂ«llim pĂ«rfitimi pasuror pĂ«r persona tĂ« tjerĂ«, duke shkaktuar dĂ«m ndaj buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s prej 2,912,134.78 euro.

Sipas aktakuzës, ata gjithashtu kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare të vendndodhjes së rezervave shtetërore, duke ia vënë këtë informacion në dispozicion të pandehurit R.M.

R.M. akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale, duke ndërmjetësuar, negociuar dhe rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Prokuroria thekson se ky proces është pjesë e hetimeve për veprime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për buxhetin e shtetit dhe përbëjnë shkelje të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave.

E lidhur me këtë ka shkruar në Facebook, ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.

Ajo përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se është njoftuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Çdo gjĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« procesi tepĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne. Sapo tĂ« kem pranuar dokumentin e plotĂ« tĂ« aktakuzĂ«s do tĂ« deklarohem mĂ« gjerĂ«sisht pĂ«r media”, ka shkruar Hajdari.

Ajo gjithashtu theksoi se ndihet krenare për punën e saj si ministre në sigurimin e rezervave shtetërore me produkte esenciale gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, në kohën më të vështirë për vendin.

Pas lajmit për aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari ka reaguar ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deputetja Haxhiu ka deklaruar se hetimet ndaj Hajdarit janĂ« “tĂ« ndikuara”, ndĂ«rsa aktakuza, sipas saj, Ă«shtĂ« “e motivuar politikisht dhe pa bazĂ« reale”.

“Kjo aktakuzĂ« Ă«shtĂ« e motivuar politikisht, pa asnjĂ« bazĂ« reale dhe dukshĂ«m e qĂ«llimshme. Ministrja ka bĂ«rĂ« gjithçka qĂ« ka qenĂ« nĂ« dorĂ«n e saj pĂ«r tĂ« mbrojtur interesin e vendit dhe pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« Kosova tĂ« ketĂ« rezerva shtetĂ«rore, ndryshe nga qeveritĂ« e kaluara qĂ« kishin lĂ«nĂ« vendin pa rezerva. ËshtĂ« e qartĂ« se ekziston njĂ« tendencĂ« pĂ«r tĂ« njollosur figurĂ«n e saj”, ka shkruar Haxhiu nĂ« njĂ« reagim publik, pĂ«rcjell Telegrafi.

Po ashtu, reagime ka pasur edhe nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sekretarja e pĂ«rgjithshme e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin social Facebook ka theksuar se tĂ« gjitha vendimet janĂ« marrĂ« me aprovimin e kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, pĂ«rcjell Telegrafi.

“NĂ« fakt, Rozeta, sikurse edhe tĂ« gjithĂ« kolegĂ«t e saj nĂ« kabinetin Kurti 2, nuk ka bĂ«rĂ« as edhe njĂ« hap pa dijeninĂ« dhe aprovimin e A.K. Ka qenĂ« e qartĂ« pĂ«r kĂ«do qĂ« A.K. nuk ka pasur ministra me mandat tĂ« plotĂ« e me autoritet vendimmarrĂ«s. Ka pasur ndihmĂ«s, zbatues tĂ« urdhrave tĂ« tij”, ka shkruar Çitaku.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me kontraktimin e rezervave shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se është befasuar që kryeministri Albin Kurti nuk është përfshirë në aktakuzë, duke e akuzuar atë për lejimin e blerjeve dhe tenderëve sekret me vlera të larta.

“Albini ka marrĂ« vendim me ba blerje sekrete tĂ« miellit e vajit. Albini ka leju me u nĂ«nshkru mbi 2,400 tenderĂ« sekret, nĂ« vlerĂ« prej 270 milionĂ« euro. Albini ka leju ‘mafinĂ« energjetike’ dhe rreth 800 milionĂ« euro import tĂ« rrymĂ«s. Andaj edhe unĂ« dhe gjithĂ« ata qĂ« e duan kĂ«tĂ« RepublikĂ« kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesĂ« e aktakuzĂ«s!”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

Haxhiu: Aktakuza ndaj Hajdarit është e motivuar politikisht



Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me menaxhimin e rezervave shtetërore.

Haxhiu ka deklaruar se hetimet ndaj Hajdarit janĂ« “tĂ« ndikuara”, ndĂ«rsa aktakuza, sipas saj, Ă«shtĂ« “e motivuar politikisht dhe pa bazĂ« reale”.

“Kjo aktakuzĂ« Ă«shtĂ« e motivuar politikisht, pa asnjĂ« bazĂ« reale dhe dukshĂ«m e qĂ«llimshme. Ministrja ka bĂ«rĂ« gjithçka qĂ« ka qenĂ« nĂ« dorĂ«n e saj pĂ«r tĂ« mbrojtur interesin e vendit dhe pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« Kosova tĂ« ketĂ« rezerva shtetĂ«rore, ndryshe nga qeveritĂ« e kaluara qĂ« kishin lĂ«nĂ« vendin pa rezerva. ËshtĂ« e qartĂ« se ekziston njĂ« tendencĂ« pĂ«r tĂ« njollosur figurĂ«n e saj”, ka shkruar Haxhiu nĂ« njĂ« reagim publik, pĂ«rcjell Telegrafi.

Aktakuza ndaj ministres Hajdari është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në lidhje me çështjen e furnizimit dhe menaxhimit të rezervave shtetërore, e cila tashmë është në procedurë gjyqësore. /Telegrafi/


Vazhdon përplasja për Mitrovicën, Haxhiu thotë se PDK po dëshiron ta merr rezultatin në tavolinë



Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka bërë një reagim sa i përket rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve në Mitrovicën jugore.

Ajo ka fajësuar PDK-në, duke thënë se po tentohet ta marrin rezultatin në tavolinë, transmeton Telegrafi.

"VetĂ« e ngritĂ«n vorbullĂ«n nĂ« MitrovicĂ« duke dashur tĂ« sulmojnĂ« njĂ«kohĂ«sisht edhe MitrovicĂ«n edhe Albin Kurtin pĂ«r t’i akuzuar mĂ« pas se Mitrovica nuk i vlerĂ«son dhe se nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« asgjĂ« pĂ«r tĂ«. Por vorbulla u kthye nĂ« bumerang. Rezultati u dĂ«shmua qartĂ« dy herĂ«, mĂ« 12 tetor dhe mĂ« 9 nĂ«ntor", thotĂ« Haxhiu.

Tutje, ajo shkroi "Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë".

"Tani, meqĂ« nuk arritĂ«n tĂ« fitojnĂ« as nĂ« terren e as pĂ«rmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin nĂ« tavolinĂ«. Por Mitrovica ka folur qartĂ« dhe pastĂ«r, aq shumĂ«, sa asnjĂ« insinuatĂ« nuk mund t’u bĂ«jĂ« mĂ« punĂ«".

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Faton Peci ka marrë shumicën e votave në Mitrovicë. /Telegrafi


Krahu i djathtë i Kurtit, Haxhiu: Konjufca e bën qeverinë

Albulena Haxhiu njĂ« prej zĂ«rave mĂ« tĂ« afĂ«rt tĂ« Albin Kurtit, konfirmon se mandati pĂ«r krijimin e qeverisĂ« i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« Glauk KonjufcĂ«s, ndĂ«rsa ka hedhur akuza tĂ« forta ndaj opozitĂ«s pĂ«r bllokimin e institucioneve dhe pĂ«r urrejtje ndaj VetĂ«vendosjes e Kurtit personalisht. “Konjufca Ă«shtĂ« person unifikues, i dytĂ« mĂ« i votuari nĂ« vend, dhe propozimi ynĂ« ka ardhur pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« krizĂ« tĂ« re


Source

Haxhiu fajëson klasën e vjetër politike: Së bashku me Listën Serbe penguan formimin e Qeverisë



Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga LVV, Albulena Haxhiu ka komentuar sot situatën politike pas dështimit për formimin e Qeverisë së re. Ajo bëri krahasime me vitin 2020, kur sipas saj, të njëjtët aktorë politikë kishin rrëzuar Qeverinë Kurti 1.

“Fytyra tĂ« para, qeshje tĂ« njohura. Dita e sotme mĂ« kujtoi 25 marsin 2020. AtĂ«herĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«ta bashkĂ« po na rrĂ«zonin, sot pamundĂ«suan ngritjen e QeverisĂ« sĂ« re. Asokohe rrĂ«zonin Kurtin 1, sot pamundĂ«suan Kurtin 3,” tha Haxhiu.

Ajo kritikoi “Klubin e StĂ«rvjetĂ«ruar Politik” dhe ListĂ«n Serbe pĂ«r pengimin e votimit tĂ« kryeministrit tĂ« zgjedhur mĂ« sĂ« shumti nga qytetarĂ«t.

“NĂ« Kuvend, Klubi i StĂ«rvjetĂ«ruar Politik pamundĂ«soi votimin e njeriut qĂ« populli e ka votuar mĂ« sĂ« shumti nĂ« historinĂ« e KosovĂ«s. Lista Serbe, si gjithnjĂ«, pranĂ« tyre,” theksoi ajo.

Megjithatë, Haxhiu u shpreh optimiste për të ardhmen e Vetëvendosjes dhe theksoi se pengesat janë të përkohshme.

“Shpesh, tĂ« njĂ«jtit kanĂ« menduar se e kanĂ« mposhtur pĂ«rfundimisht VV-nĂ« e Albin Kurtin, por dihet ku jemi ne e ku janĂ« ata. Do tĂ« kthehemi sĂ«rish, me popullin nĂ« krah dhe me parimet e pathyeshme,” tha deputetja.

Ajo shtoi se as presioni i grupeve të interesit, as manipulimet e mundshme nuk do të mund të ndalin partinë e saj.

“Ata qĂ« nuk marrin mbĂ«shtetje nga populli, nuk mund tĂ« na shantazhojnĂ« me numra. MĂ« nuk ka terminale, ambasada apo tenderĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« votĂ«s. As populli i KosovĂ«s, e as ne, nuk ua kemi borxh karrigen. Dhe pĂ«r kĂ«tĂ«, VV-nĂ« e Albin Kurtin nuk do ta thyeni asnjĂ«herĂ«,” deklaroi Haxhiu.

Deputetja gjithashtu theksoi misionin e Vetëvendosjes për një qeverisje të ndershme dhe transparente.

“Matematikat e tyre nuk do tĂ« mund ta mposhtin vullnetin tonĂ« politik. Republika nuk do tĂ« punojĂ« pĂ«r grupet e interesit, por pĂ«r qytetarĂ«t pa dallim. Beteja jonĂ« pĂ«r njĂ« KosovĂ« me dinjitet, pa krim e pa korrupsion, vazhdon. Edhe mĂ« fuqishĂ«m,” pĂ«rfundoi ajo. /Telegrafi/

Basha i rezervuar, Haxhiu thotë se Kuvendi është konstituuar dhe pritet votimi i qeverisë



Kuvendi i Kosovës është i konstituuar, tha nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Ajo pasi u pyet nga KosovaPress në lidhje me ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për seancën konstituive, tha se LVV-ja po pret votimin e qeverisë së re, derisa kanë mbetur edhe gjashtë ditë kohë mandatarit Kurti për ta formuar ekzekutivin e ri.

Më i rezervuar për të komentuar u shfaq kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i cili nuk ktheu përgjigjje për këtë çështje.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës me datë 10 tetor zgjodhi nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

Me 71 vota pro, Nenad Rashiq u emërua nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas nominimit të fundit pasi përfunduan kandidaturat e Listës Serbe. /Kp/

Haxhiu reagon pĂ«r rastin “AlbKings”: “Legalizim institucional i mosndĂ«shkimit tĂ« dhunuesve”



NĂ«nkryetarja e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpĂ«r ndaj marrĂ«veshjes nĂ« rastin e grupit famĂ«keq “AlbKings”, duke e quajtur atĂ« njĂ« shembull tĂ« qartĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ« patriarkale dhe tĂ« pandjeshme ndaj krimeve me bazĂ« gjinore.

Haxhiu tha se kjo marrĂ«veshje pĂ«rbĂ«n njĂ« “legalizim institucional tĂ« mosndĂ«shkimit tĂ« dhunuesve”, duke theksuar se Prokuroria, nĂ« vend se tĂ« mbrojĂ« viktimat, ka zgjedhur kompromisin me dhunuesit dhe poshtĂ«rimin e tyre.

“Grupi famĂ«keq ‘AlbKings’ ishte njĂ« mekanizĂ«m i organizuar i dhunĂ«s digjitale dhe seksuale, i cili pĂ«r vite ka shkatĂ«rruar jetĂ«n e shumĂ« vajzave e grave nĂ« KosovĂ«. Me qindra imazhe tĂ« publikuara pa pĂ«lqim, pĂ«rndjekje, kĂ«rcĂ«nime dhe shantazhe kanĂ« lĂ«nĂ« trauma tĂ« thella e pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r viktimat”, shkroi Haxhiu.

Ajo iu bashkua thirrjeve të organizatave të shoqërisë civile që kjo marrëveshje të refuzohet dhe që gjykatat të shqiptojnë dënime të rënda, në përputhje me ligjet në fuqi.

Reagon Oda e Përmbaruesve privat të Kosovës ndaj deklaratave të Haxhiut



Oda e PĂ«rmbaruesve Privat tĂ« KosovĂ«s ka reaguar ndaj njĂ« deklarate tĂ« dhĂ«nĂ« nga ish ministrja e DrejtĂ«sisĂ« Albulena Haxhiu, gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin “Debat Plus” nĂ« TV .

Sipas reagimit thuhet se Haxhiu ka thĂ«nĂ«: “UnĂ« vet si Ministre e DrejtĂ«sisĂ«, dy pĂ«rmbarues i kam shkarkuar pĂ«r shkak se i kanĂ« marr para mĂ« shumĂ« Telekomit se sa kanĂ« pasur pĂ«r obligim, ndonĂ«se edhe arbitrazhi edhe procedurat qĂ« janĂ« zhvilluar me prokurori e gjykata kanĂ« qenĂ« nĂ« favor tĂ« kĂ«tyre oligarkĂ«ve....”

Ndërkaq, Oda e Përmbaruesve Privat thekson se kjo deklaratë është tërësisht e pavërtetë dhe tendencioze, ngase arsyet e shkarkimit të dy përmbaruesve nuk janë për lëndën e Telekomit, por për lëndë krejt tjera, përkatësisht për kreditor dhe debitor tjerë, ku për këtë janë vendimet e komisionit disiplinor për shkarkimin e tyre, e më pastaj është prurë vendimi nga Ministrja për lirimin nga detyra.

“Po ashtu e informojmĂ« opinionin, se pĂ«rmbaruesit inkasimin e shumĂ«s nĂ« emĂ«r tĂ« borxhit, nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« se e kanĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tepĂ«r, por nĂ« bazĂ« tĂ« dokumentit pĂ«rmbarues, si dhe nĂ« bazĂ« tĂ« vendimeve tĂ« gjykatave, tĂ« cilat kanĂ« vendosur sipas mjeteve juridike tĂ« cilat palĂ«t i kanĂ« shfrytĂ«zuar nĂ« procedurĂ«n pĂ«rmbarimore. Sa i pĂ«rket lĂ«ndĂ«s sĂ« Telekomit, Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« se ka pasur suspendime tĂ« pĂ«rmbaruesve, mirĂ«po tĂ« njĂ«jtit nga Komisioni Disiplinor kompetent janĂ« shpallur jo pĂ«rgjegjĂ«s, çka ka rezultuar se nĂ« tĂ« gjitha rastet e tilla, suspendimet kanĂ« qenĂ« tĂ« gabuara, ngase janĂ« suspenduar nga njĂ« dispozitĂ« ligjore, pĂ«r tĂ« cilĂ«n mund tĂ« thuhet lirisht se Ă«shtĂ« plotĂ«sisht arbitrare dhe se duhet tĂ« hiqet sa mĂ« parĂ«, sepse mundĂ«son ndĂ«rhyrjen e politikĂ«s nĂ« drejtĂ«si dhe pamundĂ«son trajtimin e mirĂ«filltĂ« profesional tĂ« çështjeve disiplinore”, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

Haxhiu për aktakuzën ndaj Mujkës: Rasti do të trajtohet nga komisioni disiplinor



Nënkryetarja e Kuvendit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka folur lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj dy ish-zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Prokuroria ka ngritur aktakuzĂ« ndaj Faruk MujkĂ«s, ish-nĂ«nkryetar i KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Jugut dhe aktualisht kryeshef ekzekutiv i Bordit tĂ« “IbĂ«r-Lepencit”, si dhe ndaj Hysen Muzliukajt, ish-drejtor pĂ«r KadastĂ«r, Gjeodezi dhe PronĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n komunĂ«, pĂ«r korrupsion.

Haxhiu është pyetur pse në konferencën e mbajtur gjatë ditës kishte thënë se nuk kishte informacione për këtë rast.

“Jo, nuk jam marrĂ« me kĂ«tĂ« çështje. Ajo çfarĂ« unĂ« duhet tĂ« theksoj kĂ«tu pak a shumĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« e kam thĂ«nĂ« nĂ« konferencĂ«,” deklaroi Haxhiu nĂ« Debat Plus.

Ajo është pyetur nëse e sheh këtë aktakuzë si të rëndësishme.

“Jo, jo, jo, s’jam marrĂ« me tĂ«. UnĂ« mendoj qĂ« VetĂ«vendosja do ta trajtojĂ« kĂ«tĂ« çështje nĂ« komisionin disiplinor tĂ« VetĂ«vendosjes. Nuk jam anĂ«tare e komisionit disiplinor, nuk ndĂ«rhyj nĂ« pozicionin e komisionit
 do ta trajtojĂ« rastin. UnĂ« nuk kam informacione pĂ«r kĂ«tĂ« dhe mĂ« vjen keq qĂ« nuk kam pasur mundĂ«si tĂ« marr informacione.”

Kur u pyet nëse, sikur të ishte në komision, do të rekomandonte përjashtimin e menjëhershëm të Mujkës, Haxhiu tha:
“ NĂ« secilin rast qĂ« e kemi, derisa tĂ« marrim informacione, unĂ« mendoj se duhet suspenduar. Do tĂ« thotĂ«, duhet suspenduar. NĂ« vazhdimĂ«si e kam thĂ«nĂ« kĂ«tĂ«.”

❌