Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Blloqet e betonit në Vlorë rrezik serioz për qytetarët/ Gruaja pengohet dhe dëmton kokën

Një incident është regjistruar ditën e sotme përgjatë bulevardit Ismail Qemali, ku një grua rreth 35 vjeçe është rrëzuar pasi është penguar në një prej blloqeve të betonit të vendosura në zonë. Si pasojë e rrëzimit, ajo ka pësuar dëmtime në kokë. Nuk është hera e parë që qytetarët hasin vështirësi dhe pengohen në këto […]

The post Blloqet e betonit në Vlorë rrezik serioz për qytetarët/ Gruaja pengohet dhe dëmton kokën appeared first on BoldNews.al.

Detaje të reja, çfarë ndodhi me aeroplanin e nisur nga Prishtina në Stamboll?



Një avion pasagjerësh i kompanisë AJet, i cili operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.

Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, ka devijuar nga aksi i taksimit dhe ka përfunduar në një terren të butë pak çaste pas prekjes së tokës.

Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit ka lëshuar një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L mbetet e mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, raporton portali airporthaber2.com.

Mbyllja e njërës prej pistave kryesore gjatë orëve të ngarkuara të operimit ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, ndërsa disa avionë janë detyruar të kryejnë pasim ose të përsërisin procedurat e uljes.

Ekipet emergjente dhe ato teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje.

Aktualisht po zhvillohen punimet për nxjerrjen e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar.

Sipas informacionit të deritanishëm, nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet turke kanë njoftuar se pista do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit dhe untilizimit të avionit.

Paralelisht, SHGM (Drejtoria e Aviacionit Civil e Turqisë) dhe administrata e aeroportit kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit./Telegrafi/

Policia mohon raportimet e mediave serbe për incident në kufi, jep detaje për arrestimin e katër shtetasve serbë



Policia e Kosovës ka mohuar informacionet e publikuara nga disa media në Serbi, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’”.

Në një njoftim për opinionin publik, Policia theksoi se këto pretendime janë dezinformata dhe nuk korrespondojnë me asnjë ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Kosovës.

"Në bazë të të gjitha të dhënave operative, raportimeve nga njësite policore në terren dhe koordinimit me institucionet tjera kompetente, nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar. Publikimi i informacioneve të tilla të pasakta kontribuon në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare," tha Policia e Kosovës.

Ajo siguroi qytetarët se situata në zonën kufitare ka qenë dhe vazhdon të mbetet e qetë dhe nën kontroll të autoriteteve.

Gjithashtu, gjatë realizimit të detyrave të rregullta operacionale gjatë ditës së djeshme, katër shtetas serbë janë arrestuar për kallim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje.

Policia bëri të ditur se armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje sipas vendimeve të organeve të drejtësisë.

"Policia e Republikës së Kosovës u bën thirrje mediave që të referohen vetëm në burime të verifikuara dhe të shmangin publikimin e informacionit të pa konfirmuar, i cili mund të ndikojë negativisht në rendin dhe sigurinë publike. Ne mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët," thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Aktorja e “Wicked” flet pas sulmit ndaj Ariana Grandes: Jeni fansa dhe humbës!

Marissa Bode, aktorja 25-vjeçare që luan rolin e Nessarose Thropp në dy filmat e “Wicked”, ka folur hapur për fansat që kalojnë kufijtë e figurave publike pas incidentit që ndodhi gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor. Një burrë u përpoq të sulmonte Ariana Granden, 32-vjeçare, në tapetin e kuq, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim.

Bode ndau disa video në TikTok ku kritikonte idenë se sulmuesi mund të konsiderohej një “fan” i filmit ose i Grande. “Po, janë fansa? Po, atëherë janë fansa dhe humbës,” tha aktorja në një reagim ndaj mbrojtësve të burrit në rrjetet sociale. Sulmuesi, i njohur online si “Pyjama Man” (Johnson Wen), ka ndërmarrë më parë sulme të ngjashme ndaj personazheve të njohur dhe u akuzua nga një gjykatë në Singapor për sjellje publike të papërshtatshme. Bode theksoi se rrjetet sociale shpesh nxjerrin më të keqen tek njerëzit dhe se veprimet e tilla e bëjnë personazhet publike të ndihen të pasigurt. “Shumicën e kohës, gratë në publik reagojnë me mirësjellje sepse e dinë çfarë ndodh nëse nuk e bëjnë,” shtoi ajo.

Grande ende nuk ka komentuar publikisht incidentin, por ka postuar foto nga premierë me një mbishkrim të thjeshtë: “Faleminderit, Singapor ♡ ne ju duam 🫧.”

Ky incident rikthen në fokus sfidat dhe rreziqet që hasin figurat publike përballë fansave agresivë dhe rëndësinë e respektimit të kufijve personalë.

The post Aktorja e “Wicked” flet pas sulmit ndaj Ariana Grandes: Jeni fansa dhe humbës! appeared first on iconstyle.al.

Avokati i Zemajt: Klienti im ishte viktimë e një sulmi të paprovokuar në sheshin e Prishtinës



Avokati Besnik Berisha ka dalë me një sqarim publik lidhur me incidentin e ndodhur sot në sheshin e Prishtinës, ku u përfshi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj.

Berisha ka deklaruar se klienti dhe miku i tij, Zemaj, nuk ka qenë nxitës apo agresor i situatës, por viktimë e një provokimi dhe sulmi fizik të paprovokuar.

“Z. Zemaj nuk ka qenë në asnjë rrethanë nxitës apo agresor i situatës. Përkundrazi, ai ka qenë viktimë e një provokimi dhe fyerjeje të rëndë, pasuar nga një sulm fizik i paprovokuar, për të cilin është dhënë deklaratë dhe zhvilluar intervistë zyrtare në Polici,” ka bërë të ditur Berisha.

Sipas tij, ngjarja është sqaruar plotësisht në bashkëpunim me organet e hetuesisë, dhe faktet tashmë janë të dokumentuara në dosjen e Prokurorisë.

“Personi që në raportimet e para është paraqitur si viktimë, në realitet ka qenë sulmuesi dhe agresori i vetëm në këtë rast,” ka theksuar avokati.

Berisha ka shtuar se pavarësisht se nuk ka pasur asnjë faj në incident, deputeti Zemaj ka shprehur keqardhje për situatën, duke manifestuar “dinjitet dhe përgjegjësi publike”.

Në fund, ai ka kërkuar nga mediat që të raportojnë me saktësi dhe të korrigjojnë titujt që, sipas tij, “deformojnë të vërtetën” duke e paraqitur deputetin si sulmues.

“Raportimi me tituj që aludojnë se z. Zemaj ka sulmuar një qytetar duhet të korrigjohet dhe titujt të reflektojnë faktet reale, pa deformime të së vërtetës,” ka përfunduar Berisha.


Tifozi godet gjyqtarin me gotë, ndërpritet ndeshja e kampionatit në Belgjikë

✇Albeu
By: V K

Të premten në mbrëmje, një ngjarje e rëndë tronditi futbollin belg kur ndeshja mes Standard Liège dhe Royal Antwerp në Stade Maurice Dufrasne u ndërpre në minutën e 87-të, pasi gjyqtari Lothar D’Hondt u godit nga një gotë e hedhur nga tribuna.

Standard Liège, kaloi në epërsi që në minutën e parë me golin e Rafik Said, por situata u vështirësua për vendasit kur Adnane Abid u ndëshkua me të kuq para përfundimit të pjesës së parë, duke i lënë me 10 lojtarë.

Teksa Antwerp shtonte presionin për të barazuar, në minutën e 87-të, gjatë një situate loje të ndërprerë, gjyqtari Lothar D’Hondt (31-vjeç) qëndronte pranë vijës anësore kur një gotë u hodh nga tribuna, duke e goditur atë në shpinë dhe më pas duke u përplasur në krahun e mesfushorit të Standardit, Tobias Mohr.

Pa hezitim, D’Hondt ndaloi menjëherë ndeshjen dhe u drejtua nga tuneli, duke sinjalizuar për përfundimin e takimit.

Ngjarja shkaktoi zemërim dhe zhgënjim në të dy kampet: Lojtarët e Antwerp, të cilët po kërkonin me ngulm golin e barazimit, reaguan me protesta të ashpra.

Futbollistët e Standard, të cilët kishin mbrojtur rezultatin me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë loje, u shfaqën të shkatërruar.

Mbrojtësi Ibe Hautekiet u ul në gjunjë me duart në kokë, ndërsa portieri Matthieu Epolo dhe Mohr u kthyen të zemëruar nga tifozët e tyre, të revoltuar ndaj atij që shkaktoi incidentin.

Sipas rregullores së vendosur nga liga belge në vitin 2022, ndeshja do të rinisë të hënën në orën 15:00, pa praninë e tifozëve, duke vijuar nga minuta e 87-të dhe me rezultatin ekzistues në favor të Standard.

Klubi i Standard, konfirmoi përmes një deklarate të shkurtër se autori i veprimit të papërgjegjshëm është identifikuar: “Tifozi që hodhi gotën ndaj gjyqtarit është identifikuar dhe ndaj tij do të ndërmerren procedura ligjore për ndalim hyrjeje në stadium, si dhe veprime për kompensim të dëmit”.

The post Tifozi godet gjyqtarin me gotë, ndërpritet ndeshja e kampionatit në Belgjikë appeared first on Albeu.com.

Regjistrohet incidenti i parë në zgjedhjet për komunat në Kosovë, të shtëna me armë zjarri pranë qendrës së votimit

✇Albeu
By: M C

Është regjistruar incidenti i parë në Kosovë pranë shkollës fillore ‘Xhelatin Gashi’ në Komoran të Drenasit, shkollë e cila sot shërben si qendër votimi për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në vend. Një përleshje fizike mes disa personave ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Zogaj ka deklaruar për mediat se forcat e policisë kanë reaguar menjëherë duke mos lejuar përshkallëzimin e situatës ndërsa vendi i ngjarjes momentalisht është rrethuar për shkak të hetimeve që po kryhen.

Deri më tani raportohet se konflikti mes dy personave nuk ka pasur lidhje me procesin zgjedhor, por ka ardhur si rezultat i një konflikti të mëparshëm midis tyre.

The post Regjistrohet incidenti i parë në zgjedhjet për komunat në Kosovë, të shtëna me armë zjarri pranë qendrës së votimit appeared first on Albeu.com.

Ish-ylli i NFL, Mark Sanchez, plagoset dhe arrestohet pas incidentit me thikë

Ish-ylli i NFL, Mark Sanchez, është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në Indianapolis, ku ai vetë ka mbetur i plagosur me thikë. Sipas njoftimit të Policisë Metropolitane të Indianapolis (IMPD), të shtunën, më 4 tetor, 38-vjeçari u arrestua në një spital lokal dhe akuzohet për tre kundërvajtje: dhunë me dëmtim, hyrje të paligjshme në një automjet dhe dehje në publik. Ai ndodhet ende në spital dhe nuk është transferuar në burg.

Në deklaratën e saj, IMPD theksoi se “të gjitha palët e përfshira janë identifikuar dhe nuk po kërkohen individë të tjerë. Zyra e Prokurorit të Qarkut Marion do të marrë vendimin përfundimtar për akuzat. Një arrestim është vetëm një akuzë dhe Sanchez duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia të vërtetohet nga gjykata”.

Incidenti ndodhi rreth orës 00:00 të së shtunës dhe përfshinte dy burra të rritur, ku njëri pësoi plagë prerjeje dhe tjetri dëmtime të ngjashme me plagë me thikë. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një konflikt të izoluar dhe jo për një akt dhune të rastësishëm.

Sanchez ndodhej në Indianapolis për një paraqitje të planifikuar si komentator i FOX Sports për ndeshjen Indianapolis Colts–Las Vegas Raiders, që do të luhej më 5 tetor në “Lucas Oil Stadium”. FOX Sports konfirmoi lajmin për plagosjen e tij dhe tha se po monitoron gjendjen shëndetësore të ish-lojtarit. Ai mbetet në spital në gjendje stabile.

The post Ish-ylli i NFL, Mark Sanchez, plagoset dhe arrestohet pas incidentit me thikë appeared first on iconstyle.al.

Kosova nis hetime paraprake për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi

PRISHTINË, 30 shtator/ATSH/ Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë i Kosovës, Përparim Kryeziu i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se autoritetet i kanë nisur hetimet paraprake për identifikim të autorëve të mundshëm për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, për çka autoritetet malazeze i kanë dërguar notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë.

Mali i Zi ka thënë se të shtënat me armë zjarri dyshohet se janë nisur nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirit mes dy shteteve.

Incidenti i parë ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, kur janë vërejtur dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit, ndërsa, incidenti i dytë ka ndodhur më 24 gusht të këtij viti, kur janë regjistruar të shtëna në drejtim të një objekti të qendrës së skijimit. Autoritetet malazeze kanë hapur lëndë dhe po kryejnë hetime për rastet.

Kryeziu ka thënë se shteti i Kosovës është njoftuar përmes kanaleve diplomatike nga shteti malazez për incidentet dhe që Policia Kufitare e Kosovës ka nisur të patrullojë menjëherë në zonën e Shtedimit, por që aty nuk janë gjetur dëshmi materiale që konfirmojnë vendin apo rrethanat e incidentit.

“Megjithatë, me udhëzim të Prokurorisë Themelore në Pejë, kanë nisur hetimet paraprake për identifikimin e autorëve të mundshëm, duke u mbështetur edhe në informacione nga burime lokale”, ka bërë të ditur Kryeziu.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës, ka shprehur gatishmëri për organizimin e një takimi me autoritetet kufitare malazeze me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e informacionit operativ dhe parandalimin e dukurive negative përgjatë vijës kufitare, dhe që vetëm këtë vit, dy vendet i kanë kryer 30 patrullime të përbashkëta në zona kufitare.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, dhe që policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

Mali i Zi dhe Kosova e kanë nënshkruar Marrëveshjen për demarkacionin në vitin 2015. Mali i Zi e ka ratifikuar atë në të njëjtin vit, ndërsa Kuvendi i Kosovës tre vjet më vonë. /rel/

The post Kosova nis hetime paraprake për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Incident në skenë/ Rrëzohet sopranoja Eva Golemi, dërgohet me urgjencë në spital, anulon shfaqjen e në TKOB të operas “Traviatta”

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e premierës së Operas Traviatta në Teatrin e Operas, një incident ka ndodhur në skenën ku sopranoja e njohur Eva Golemi, kur interpreton vdekjen e Violetës.

Vetë skena parashikonte rënien e saj në duart tenorit që interpreton Alfredon. Rënia e parakohshme e Violetës dhe mosreagimi në kohë i Alfredos, ka sjellë dyshime për gjendjen e sopranos.

Për shkak të rënies, Teatri i Operas, ka thirrur ambulancën që të shmangë dëmtime fizike të mëtejshme të mundshme të Golemit, e cila është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.

Pas vizitave, sopranoja rezulton të mos ketë dëme serioze. Mjekët i kanë rekomanduar Eva Golemit 10 ditë shkëputje nga skena, për të mos krijuarë sforcim.

Për këtë arsye Golemi, nuk do jetë në skenë për rolin në vijim të netëve rë shfaqjes së premierës.

The post Incident në skenë/ Rrëzohet sopranoja Eva Golemi, dërgohet me urgjencë në spital, anulon shfaqjen e në TKOB të operas “Traviatta” appeared first on Albeu.com.

Momente paniku në Teatrin e Operas: një incident i frikshëm trondit premierën e “Traviata”

Një ngjarje e papritur dhe e frikshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Teatrin e Operas dhe Baletit, gjatë premierës së operas së famshme “Traviata”. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi pa pasoja serioze në jetë njerëzish, megjithatë momenti krijoi panik te publiku i pranishëm.

Opera, e cila kishte si protagoniste sopranon shqiptare Eva Golemi dhe tenorin italian Alfredo, nisi në mënyrë madhështore. Interpretimi brilant i artistëve magjepsi sallën dhe ngjalli entuziazëm të jashtëzakonshëm, deri në momentin kur ndodhi incidenti.

Sipas asaj që raporton Newsbomb.al, gjithçka ndodhi gjatë skenës dramatike kur personazhi i Violetës mbyll jetën në krahët e të dashurit të saj Alfredo. Në atë moment delikat, tenori italian, i zhytur krejtësisht në emocionet e rolit, humbi koordinimin dhe harroi të mbante kolegen e tij në skenë. Pasojë e këtij çasti ishte një rrëzim i papritur dhe i dhunshëm, që i trembi si publikun ashtu edhe trupën artistike.

Të pranishmit tregojnë se rënia e tenorit ishte aq e fortë, saqë stafi u detyrua të thërrasë menjëherë ambulancën. Për disa minuta situata u bë e tensionuar dhe publiku u frikësua se mund të kishte pasoja serioze. Fatmirësisht, pas kontrolleve mjekësore rezultoi se artisti nuk pësoi dëmtime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Megjithë këtë incident, shfaqja nuk u ndërpre. Me profesionalizëm të lartë, artistët dhe trupa e Operas arritën ta vijojnë premierën në mënyrë spektakolare, duke e rikthyer vëmendjen e publikut te emocionet e veprës dhe interpretimet e shkëlqyera të protagonistëve.

Ky episod tregon edhe një herë sa e paparashikueshme është skena dhe sa shumë sakrifica bëjnë artistët për t’u dhënë publikut momente të paharrueshme. Përtej frikës, publiku e duartrokiti fort interpretimin dhe përkushtimin e artistëve, duke e kthyer premierën e “Traviata”-s në një ngjarje që do të mbahet mend jo vetëm për artin, por edhe për incidentin e pazakontë që e shoqëroi.

The post Momente paniku në Teatrin e Operas: një incident i frikshëm trondit premierën e “Traviata” appeared first on iconstyle.al.

UTAH – Qëllohet aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk, mbështetës i madh i Trump

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Aktivisti me ndikim i krahut të djathtë amerikan Charlie Kirk, një mbështetës i shquar i presidentit Donald Trump, u qëllua në një aktivitet të mbajtur në një kampus kolegji në shtetin perëndimor të Utah-ut të mërkurën, thanë autoritetet.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se agjencia po “monitoronte nga afër” të shtënat.

“Agjentët do të jenë në vendngjarje shpejt dhe FBI mbështet plotësisht reagimin dhe hetimin në vazhdim”, postoi ai në X.

Videoja që qarkullonte në mediat sociale tregonte Kirkun të ulur në një skenë të jashtme duke folur para një turme të madhe në Universitetin e Luginës së Utahut, kur u qëllua me një të shtënë.

Kirk u tërhoq ndërsa gjaku doli nga qafa e tij, dhe publiku iku në panik.

“Ne të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar”, shkroi Trump në llogarinë e tij Truth Social.

“Një djalë i shkëlqyer. Zoti e bekoftë!”, shtoi ai.

“Lutuni për Charlie Kirk, një djalë vërtet i mirë dhe një baba i ri”, tha zëvendëspresidenti JD Vance në X.

31-vjeçari nuk mban poste të zgjedhura, por është një forcë e fuqishme në politikën konservatore në bazë, duke udhëhequr organizatën rinore ”Turning Point USA”, duke prezantuar një podcast të njohur dhe duke tërhequr miliona ndjekës në mediat sociale.

Ai foli në tubimet e fushatës së Trump në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe iu drejtua Konventës Kombëtare Republikane./  a.jor.

The post UTAH – Qëllohet aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk, mbështetës i madh i Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Delta Air Lines shkel rregullat dhe paguan çmimin, çfarë ndodhi në qiellin e Kalifornisë?

Delta Air Lines ka rënë dakord të paguajë pothuajse 80 milionë dollarë për të mbyllur një padi kolektive që daton nga janari 2020, pas një incidenti ku një nga avionët e saj derdhi rreth 15,000 gallonë karburant mbi zona të banuara në Kaliforninë Jugore.

Ngjarja ndodhi gjatë Fluturimit 89, i cili për shkak të një emergjence teknike, zgjodhi të shkarkonte karburant mbi qytete në Los Angeles dhe Orange County, në vend që ta bënte këtë mbi zona të pabanuara siç është procedura standarde.

Piloti nuk e njoftoi paraprakisht kontrollin e trafikut ajror dhe fluturoi në një lartësi prej vetëm 2,000 metrash, shumë më poshtë se kufiri prej 5,000 metrash ku karburanti mund të avullojë pa shkaktuar dëm në tokë. Kjo shkaktoi ndotje të ajrit dhe shumë dëme në prona, duke prekur dhjetëra mijëra banorë të këtyre zonave.

Nëse të gjithë të prekurit do të paraqesin kërkesë për kompensim, secili pronar prone do të përfitonte rreth 889 dollarë dhe çdo banor rreth 104 dollarë, sipas dokumenteve të gjykatës.

Delta Air Lines nuk ka pranuar fajin, por ka gjetur një tjetër zgjidhje: kompania ka pranuar të paguajë për të shmangur një proces të gjatë gjyqësor.Kjo marrëveshje shihet si një përpjekje për të mbyllur kapitullin pa zhurmë publike dhe për të ruajtur imazhin e saj.

The post Delta Air Lines shkel rregullat dhe paguan çmimin, çfarë ndodhi në qiellin e Kalifornisë? appeared first on iconstyle.al.

Incidenti në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në Madrid, pas përplasjes me një zog

Një avion pasagjerësh u detyrua të kthehej dhe të ulej në aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pas një përplasjeje të fuqishme me zogj gjatë ngritjes. Fluturimi IB579 i Iberia-s, që kishte nisje të planifikuar nga Madridi drejt Parisit këtë pasdite, përjetoi dëmtime të konsiderueshme në hundën e aeroplanit, ku një pjesë e materialit të pjesës së […]

The post Incidenti në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në Madrid, pas përplasjes me një zog appeared first on BoldNews.al.

Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mbajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Ambasadori shqiptar thekson në një postim në rrjetet sociale se “gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri”.

“Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo”, deklaron Meidani.

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup nënvizon se “po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dënuar gjuhën e përdorur në Kumanovë duke theksuar se ajo që po u bëhet shqiptarëve është përbuzja, përndjekja, deri te rrezikimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të drejtë.

“E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga fushata e përditshme sistematike kundër barazisë dhe çdo gjë që arritëm bashkë me shumë mund ndër vite. Tetori miq, në tetor vjen dita juaj për t’i thënë njëzëri dhe masivisht mjaft më, përbuzjes, ofendimeve, nënçmimit, vazalitetit, përkuljes, shumëzimit me zero, përndjekjeve, anulimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Badinterit dhe Balanserit, largimit nga Bashkimi Europian dhe afrimit me Rusinë e Serbinë. Më 19 tetor populli do të flas shurdhueshëm zëshëm kundër eksperimenteve të vazalitetit”, deklaron Ahmeti në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë ndeshjes u dëgjuan thirrjet “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve.

The post Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar

Ricky Martin ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Billy Bush gjatë një interviste në fillim të viteve 2000, pasi ky i fundit e pyeti nëse ishte homoseksual — një moment që Bush e kujtoi së fundmi në podcast-in “Literally! With Rob Lowe”.

Në atë kohë, Bush punonte për emisionin “Access Hollywood” dhe kishte udhëtuar në Miami për të intervistuar këngëtarin latin. Sipas rrëfimit të tij, gjatë intervistës i kishte thënë Martin-it:

“Tetë persona në barin e hotelit mbrëmë donin të dinin nëse je homoseksual.”

Reagimi i Ricky Martin ka qenë i menjëhershëm dhe i fortë: Ai u shtang, më pa drejt në sy dhe tha: ‘Çfarë?!’ Pastaj më tha: ‘Ti m*t!’, hoqi mikrofonin dhe iku,” kujtoi Bush.

“Ti do titullin tënd… Ti je një copë pleh!” – thuhet se ishte fjalia që këngëtari i tha në atë moment.

Pas incidentit, Bush është rikthyer menjëherë në dhomën e intervistës për të kërkuar falje.

“I thashë: Ricky, më vjen shumë keq për atë pyetje. Nuk e di ç’më erdhi. Ishte pyetje pa vend. Të premtoj se kjo nuk do të publikohet kurrë.”

Martin, i prekur, i tha:
“Unë po përballem me këtë çështje gjithë jetën time. Do të vijë një moment dhe një vend për ta thënë. Por nuk do të jetë ky program, ndërkohë që po promovoj albumin tim. Është diçka shumë personale.”

Ai gjithashtu kishte falënderuar Bush për ndjesën dhe i kishte thënë: “Të fal.”

Pas shumë vitesh thashetheme dhe presioni nga media, Ricky Martin doli hapur si homoseksual në vitin 2010, përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare.
Ai shkroi:
“Jam një burrë homoseksual me fat. Vitet e heshtjes dhe reflektimit më forcuan dhe më kujtuan se pranimi duhet të vijë nga vetja.”

Në intervista të mëvonshme, Martin ka rrëfyer se ishte thellësisht i traumatizuar nga përpjekjet e gazetarëve për ta “nxjerrë” publikisht, përfshirë edhe një intervistë famëkeqe me Barbara Walters në vitin 2000, të cilën e përshkroi si “shkelje” të privatësisë së tij.

Bush, sot 53 vjeç, tha në podcast-in me Rob Lowe se më pas është pajtuar me Ricky dy vite pas incidentit:
“Më përqafoi fort. E kaluam bashkë. Dhe unë mësova një mësim shumë të rëndësishëm atë ditë.”

 

The post Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi në plazhin italian: 17-vjeçari nga Roma humb jetën pasi u bllokua në një gropë rëre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro në Itali, ku një 17-vjeçar nga Roma humbi jetën pasi u bllokua në një gropë rreth 1.5 metra të thellë që kishte hapur vetë në rërë.

I riu po argëtohej me vëllezërit dhe motrat më të vegjël kur ata u larguan, duke e lënë vetëm. Babai i tij ndodhej pranë, por nuk e kuptoi menjëherë çfarë kishte ndodhur. Kur u vu re mungesa e tij, familjarët nisën kërkimet dhe, falë ndihmës së fëmijëve të tjerë, gjetën vendin ku ai ishte bllokuar por ishte tepër vonë.

Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por 17-vjeçari nuk mundi të shpëtohej. Ende nuk dihet nëse në momentin e incidentit ka pasur një roje plazhi në detyrë. Hetimet vazhdojnë.

The post Tragjedi në plazhin italian: 17-vjeçari nga Roma humb jetën pasi u bllokua në një gropë rëre appeared first on iconstyle.al.

Frikë në mes të koncertit! Beyoncé ndërpret performancën, ekipi tregon ç’ndodhi

Një incident i frikshëm ndodhi gjatë koncertit të Beyoncé në Houston, kur makina kabriolet me të cilën ajo performonte pezull mbi publik, nisi të anohej në mënyrë të rrezikshme.

Këngëtarja ndërpreu performancën dhe kërkoi ndihmën e stafit duke thirrur “Ndaloni!”, ndërsa publiku reagoi me shqetësim e më pas duartrokitje. Fatmirësisht, pajisja u ul në mënyrë të sigurt dhe askush nuk u lëndua.

Beyoncé u largua për pak çaste, por u rikthye në skenë, e qetë dhe falënderuese: “Nëse ndonjëherë rrëzohem, e di që do të më kapni.”

Ekipi i saj konfirmoi se shkak ishte një defekt teknik. Pavarësisht gjithçkaje, shfaqja vazhdoi pa ndërprerje.

The post Frikë në mes të koncertit! Beyoncé ndërpret performancën, ekipi tregon ç’ndodhi appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Incident i rëndë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores, rrëzohet në pishinë

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij.

Phuket ishte mikpritës i edicionit të katërt të VVEED Boxing, i organizuar nga Weed Boxing Championship, një promovim që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Në këtë mbrëmje u zhvilluan gjithsej tetë duele, por njëri prej tyre u bë viral për arsye që askush nuk do t’i kishte imagjinuar.

Protagonist i momentit ishte Ivan Parshikov, një luftëtar rus me përvojë në disa nga organizatat më të njohura si ONE Championship, RCC dhe ACA. Parshikov hyri në ring me një rekord prej 21 ndeshjesh profesionale, 16 fitore dhe 5 humbje, teksa e mbylli duelin me një fitore bindëse me nokaut.

Drama nisi pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë festimit të fitores, Parshikov u ngjit mbi litarët e ringut për të entuziazmuar publikun, por kur preku një pjesë të strukturës metalike për të ruajtur ekuilibrin, u godit papritur nga energjia elektrike.

Momenti ishte tronditës, aq sa Parshikov u shtang dhe u rrëzua jashtë ringut. Për fat të mirë, ai u ngrit menjëherë në këmbë, duke treguar se nuk kishte pësuar lëndime serioze. Në një kthesë edhe më të çuditshme, ai u drejtua menjëherë nga pishina pranë ringut dhe u hodh në të, duke notuar në drejtim të kundërt, një mënyrë krejt e pazakontë për të përmbyllur një mbrëmje sportive.

So much to unpack in this video, ex ONE Championship fighter Ivan Parshikov was fighting at a weed fighting event in Thailand.

He electrocuted himself then jumped in a pool like nothing happens.. wtf😂pic.twitter.com/4sCeKT963w

— esr0128 (@esr0128) June 27, 2025

The post VIDEO/ Incident i rëndë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores, rrëzohet në pishinë appeared first on Sot News | Lajme.

Papa Leo XIV goditet nga një lodër pelushi gjatë takimit në ‘San Damas’

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga turmat në stadiumin e San Damas për Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Drogës. Ngjarja, që bashkoi shoqata të shumta dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota, u shënua me një moment të papritur kur një lodër pelushi fluturoi nga turma dhe goditi Papën në kokë, gjatë një interaksioni me besimtarët.

Pas ngjarjes, Papa iu afrua turmës për t’u shtrënguar duar me ata që ishin pranë barrierave. Megjithatë, turma e entuziazmuar shkaktoi një shtypje të vogël, dhe disa individë u afruan shumë, duke shkaktuar frikën e një aksidenti.

The post Papa Leo XIV goditet nga një lodër pelushi gjatë takimit në ‘San Damas’ appeared first on iconstyle.al.

❌