Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Paraqitja e Legjionarëve, Broja rikthehet te goli në Premier League

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zhvilluar një tjetër javë pozitive me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në kampionatet ku aktivizohen.

Pas një periudhe të gjatë, Armando Broja u rikthye te goli në kampionatin anglez. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Bournemouth në transfertë, ndërsa në minutat e fundit realizoi golin e barazimit me kokë, duke i siguruar një pikë të rëndësishme ekipit të tij, Burnley.

Në Itali, Torino regjistroi një tjetër fitore në kampionat, me dy futbollistë të Kombëtares shqiptare në formacionin titullar. Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani dhanë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës, e cila mori tri pikë shumë të vlefshme në transfertën ndaj Sassuolos.

Një paraqitje pozitive zhvilloi edhe Arbër Hoxha me Dinamo Zagreb. Pavarësisht se nuk arriti të shënonte, ai kontribuoi në fitoren e radhës në kampionat ndaj Lokomotiva Zagreb. Pas përfundimit të javës së 18-të, Dinamo Zagreb kryeson renditjen me 38 pikë.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi. Ndërkohë, nga stoli dhanë kontributin e tyre Adrion Pajaziti, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci.

/gj.m/a.f/

The post Paraqitja e Legjionarëve, Broja rikthehet te goli në Premier League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dhuratë perfekte”, Armando Broja thyen heshtjen pasi shënoi golin e parë pas afro dy viteve



Sulmuesi Armando Broja e ka falënderuar bashkëlojtarin për asistin perfekt, pasi i dha fund ecurisë negative pa gol.

Broja bëri heroin në barazimin 1-1 të Burnleyt ndaj Bournemouth, duke shënuar në “frymën e fundit” për t’ia fituar një pikë skuadrës së tij.

Për yllin shqiptar ky ishte goli i parë pas afro dy viteve, ndërsa falënderoi Marcus për asistin, kurse tani është i motivuar për të vazhduar me këtë formë.

“E pashë Marcus që të merrte topin dhe e pashë që e dërgoi topin në këmbën e majtë. E di që ai ka një “sy shumë të mprehtë” për të dhënë asist dhe ishte një dhuratë perfekte. Nuk kisha shumë punë për të bërë aty, duhej vetëm që të hapja pak hapësirë për veten time”.

“Ishte një asistim perfekt dhe isha shumë i lumtur kur e pashë topin që të hynte në rrjetë. Kjo do të thotë shumë për mua, tani duhet të vazhdoj dhe uroj që të shënoj akoma më shumë gola të tjerë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Burnley këtë edicion në Ligën Premier po lufton për mbijetesë, ku aktualisht është gjashtë pikë larg pozitës së 17-të, të cilin e zë Nottingham Forest./Telegrafi/

Goli i parë me fanellën e Burnleyt, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze

Armando Broja la shenjën e tij në Premier Ligë me golin e parë të tij që kur i është bashkuar skuadrës së Burnleyt. Një gol me peshë pasi ndali serinë prej 7 humbjesh radhazi të ekipit, duke siguruar barazimin 1-1. Dhe natyrshëm për Brojën kanë ardhur edhe vlerësimet në shtypin anglez. Portali pranë klubit, “Burnley […]

The post Goli i parë me fanellën e Burnleyt, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze appeared first on BoldNews.al.

Ky është Broja që duam/ Sulmuesi i Kombëtares realizon në elitën e futbollit anglez

Shpresohet shumë të jetë çliruar përfundimisht. Po ashtu, që të mos pengohet nga lëndimet e vazhdueshme.

Armando Broja u kthye te goli në Premier Ligën e Anglisë pas më shumë se dy viteve.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare shënoi në minutën e fundit në sfidën e elitës angleze duke I dhënë barazimin 1-1 skuadrës së tij, Bërnli në ndeshjen ndaj Bornmuthit.

Futbollisti kuqezi u aktivizua në minutën e 65-të, por kjo nuk e pengoi të ishte vendimtar dhe Bërnli shmangu humbjen e 7-të radhazi në kampionat, që do të kishte qenë një rekord.

Broja kishte shënuar në Premier Ligën angleze për herë të fundit në tetor të vitit 2023, ndërsa prej kohësh vuan për shkak të dëmtimeve.

Në janar 2024 realizoi në Kupën e Anglisë me Çelsin, ndërsa tek Fulhami dhe Evertoni nuk e pati këtë përvojë.

Shpresohet që ylli shqiptar të mos ketë probleme fizike, dhe që ky gol t’i japë më shumë besim për t’u kthyer në nivelet e dikurshme, kur cilësohej si një nga të rinjtë më të mirë në futbollin anglez.

Bërnli duket etapa e duhur për të ecur përpara dhe trajneri Skot Parker e ka vlerësuar se shqiptari është tani në formën më të mirë.

 

Armando Broja rikthehet te goli në Ligën Premier – futet nga banka dhe realizon ndaj Bournemouth



Burnley ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Bournemouth në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Skuadra e drejtuar nga Scott Parker po kalon në një krizë të madhe të rezultateve këtë sezon dhe ia dolën të evitojnë humbjen krejt në fundin e ndeshjes.

Autor i golit për mysafirët në këtë sfidë ishte Armando Broja, i cili pasi u fut në lojë në minutën e 65-të, ia doli të realizojë në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar 1-1.

Për Brojën, ky ishte goli i tij i parë këtë edicion në kampionatin anglez, teksa ka 11 ndeshje të luajtura deri më tani.

ARMANDO BROJA SCORES HIS FIRST GOAL IN THE PREMIER LEAGUE SINCE OCTOBER 2023!!!!

HOPEFULLY MORE TO COME!!! pic.twitter.com/YkTIxtkoEJ
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) December 20, 2025

Pavarësisht se për Brojën ky gol mund të jetë një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e kampionatit, për skuadrën e tij kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore.

Burnley aktualisht pozicionohet në pozitën e parafundit në tabelë (19) me 11 pikë të grumbulluara, teksa xhiron e ardhshme do të jenë nikoqir të Evertonit./Telegrafi/

VIDEO/ Jo vetëm goli në minutën e 90, Broja “ndezi motorin” dhe iu afrua të dytit në shtesë

Armando Broja mund të kishte festuar sot dyfish në ndeshjen mes Bornmuthit dhe Bërnlit. Sulmuesi shqiptar u fut në fushën e lojës si zëvendësues në minuat e fundit dhe në minutën e 90, shënoi golin e barazimit përfundimtar 1-1 (Goli i Brojës: VIDEO).

Por në shtesën e takimit, Broja kishte një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e dytë. Pas një topi të gjatë, ai kaloi në duel shpejtësie mbrojtësin që e mbulonte, teksa detyroi portierin Petroviç, i cili e njeh mirë nga vitet bashkë te Çelsi, që të dilte nga zona dhe për përplasej me sulmuesin.

Rasti i dyte prane golit: VIDEON

Është e pabesushme, por Broja nuk shënonte gol në Angli që nga 6 janari i vitit 2024. Asokohe Çelsi u përball me Preston në Kupën FA, ndërsa Broja realizoi në fitoren 4 me 0.

Goli në Premier Ligë ndërkohë mungonte nga 2 tetori i vitit 2023. Kjo kohë e gjatë prej dy vitesh është e kushtëzuar edhe nga dëmtimet që Broja ka kaluar.

Për Brojën duket se u thye një mallkim. Interesant është fakti se gëzoi pikën e parë me Bërnlin, që po shkon drejt rënies nga kategoria. Në dhjetë ndeshjet e mëparshme ku ka fituar minuta, Broja ishte larguar vetëm me humbje nga fusha e blertë.

The post VIDEO/ Jo vetëm goli në minutën e 90, Broja “ndezi motorin” dhe iu afrua të dytit në shtesë appeared first on Albeu.com.

Më në fund Armando Broja, sulmuesi i kombëtares titullar me Burnley ndaj Newcastle

✇Albeu
By: M C

Për Armando Brojën erdhi më në fund momenti që të jetë në formacionin bazë të Burnley në një ndeshje të Premier League angleze.

Këtë të shtunë skuadra e tij iu vu përballë Neëcastle dhe trajneri Scott parker vendosi t’i besojë sulmuesit kuqezi në repartin e sulmit duke e hedhur në fushën e lojës që nga minuta e parë

Kjo është hera e parë që Broja luan si titullar në kampionatin anglez në këtë sezon dhe kjo erdhi përballë një skuadre si Newcastle, ndërkohë që Burnley kishte pësuar një sërë humbjesh përpara kësaj ndeshjeje duke i komplikuar pozitat e tij në klasifikimin e kampionatit duke rrezikuar rënien nga kategoria.

The post Më në fund Armando Broja, sulmuesi i kombëtares titullar me Burnley ndaj Newcastle appeared first on Albeu.com.

Broja si “kokrra e mollës”/ Sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, luan në kampionatin anglez

Për fat, nuk pati asgjë serioze.

Trajneri I Bërnlit, Skot Parker, e tha, dhe fusha e vërtetoi se Armando Broja u bë shumë shpejt gati për të dalë në fushë pas lëndimit që pati në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Anglisë në eliminatoret e Kupës së Botës në “Air Albania” të Tiranës.

Sulmuesi kuqezi u stërvit dhe u aktivizua këtë fundjavë për Bërnlin, në kampionatin anglez, madje në sfidën ndaj ekipit që I zotëron kartonin, Çelsit.

Njëzetekatërvjeçari hyri në fushë në 72’, duke zëvendësuar shokun e skuadrës, Fleming, ndonëse e pati të pamundur që të kthente faqen e një ndeshjeje që Blutë e Londrës e dominuan dhe e fituan me shifrat 2-0, edhe pse u luajt në stadiumin “Tërf Mur” të Bërnlit.

Autorë të golave për kryeqytetasit ishin Pedro Njeto në 37’ dhe argjentinasi Enzo Fernandez në 88’.

Broja u përpoq, ndonëse u gjend përballë një mbrojtjeje shumë të organizuar të Çelsit.

Ai goditi ndonjëherë portën, dhe detyroi rivalët që të shkaktonin ndërhyrje të gabuara, duke treguar se çfarë klasi ka në këmbët e tij.

Natyrisht, Armando ende nuk është në formën e tij më të mirë, dhe kjo nuk mund të ndodhë me një sulmues që pati lëndim në mesjavë dhe që ka frikë nga dëmtimet sa herë që del në fushë.

Gjithsesi, rëndësi ka që frika u largua dhe që ylli kuqezi nuk ka probleme pasi doli me barrelë nga fusha në Tiranë.

Për më tepër, Broja e tregoi veten në “Arenën Air Albania” duke sfiduar bindshëm yllin e madh të Anglisë dhe të Realit, Xhud Belingham.

Armando Broja rikthehet në fushë, sulmuesi lë pas dëmtimin dhe futet në lojë kundër ish-skuadrës së tij

✇Albeu
By: V K

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, ka lënë pas dëmtimin që pësoi në ndeshjen me Anglinë 7 ditë më parë në Tiranë.

Ai u fut në fushë për Burnleyn kundër ish-skuadrës së tij Chelseat.

Broja u fut në fushë në minutën e 72’, duke zëvendësuar sulmuesin tjetër Flemming, ndërkohë që Chelsea ishte në avantazh me rezultatin 0-1.

The post Armando Broja rikthehet në fushë, sulmuesi lë pas dëmtimin dhe futet në lojë kundër ish-skuadrës së tij appeared first on Albeu.com.

FSHF zbulon pesë futbollistët më të shpejtë – Bajrami ‘vetëtima’ e Shqipërisë



Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar kalimin në fazën e ‘play-off’, ku pas hedhjes së shortit u mësua se kundërshtari i gjysmëfinales është Polonia, ndërsa në rast kalimi në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi.

Por, një ditë pas shortit, faqja zyrtare e FSHF-së është përkujdesur t’i zbulojë disa statistika nga ndeshjet kualifikuese të grupeve, ku ndër to janë edhe shpejtësia maksimale e arritur nga lojtarët e kombëtares.

Sipas faqes së FSHF-së, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18km/h.

Pas tij vjen Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h.

Lojtari i pestë më i shpejtë i kombëtares kuqezi në këto kualifikuese ishte Mario Mitaj me një shpejtësi të arritur prej 31.47 km/h. /Telegrafi/

“Top lojtar, shpresoj të jetë gati për vikend”, trajneri i Burnleyt jep detaje për lëndimin e Armando Brojës



Trajneri i Burnleyt Scott Parker ka konfirmuar se lëndimi i sulmuesit Armando Broja nuk është aq serioz dhe ka gjasa që lojtari të jetë gati për ndeshjet e vikendit kundër Chelseas.

Broja pësoi lëndim derisa po tentonte të bënte një driblim gjatë humbjes 0-2 të Shqipërisë në shtëpi nga Anglia.

Kishte frikë që lëndimi i Brojës është serioz, megjithatë Parker ka konfirmuar se lojtari ka stërvitur në dy ndeshjet e fundit.

“Shpresoj se Armando do të jetë gati për vikend. Gjithçka që ka ardhur duket se është shumë pozitive”.

Armando Broja

“Ka qenë në fushë dje dhe sot, të shohim si do të reagon nesër. Por, për momentin duket mirë. Jam i kënaqur që lëndimi nuk ka sjellë ndonjë rikujtim sepse është top lojtar”, deklaroi ai.

Burnley në vikend do ta presë Chelsean, skuadër në të cilën e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës Broja.

Mbetet të shihet nëse Broja do të ftohet ndaj Chelseas, sidoqoftë, në rast që jo – atëherë pritet të jetë gati për ndeshjen me Brentfordin./Telegrafi/

U dëmtua ndaj Anglisë, ja kur pritet të rikthehet në fushë Armando Broja

✇Albeu
By: V K

Të shihje Brojën duke dalë nga fusha me barelë dhe lot në sy, e më pas duke dalë nga “Air Albania” i shoqëruar nga stafi mjekësorë, të linte një shije trishtuese, të keqe, por për fat të mirë, ashtu siç flitej, situata nuk është aq e rëndë. “Bomberi” kuqezi u kthye në Angli, në klubin e tij Burnley ku iu nënshtrua testeve mjekësore.

Për fat, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rendë, por për një ndrydhje të lehtë në kavilje, një dëmtim që kërkon pak ditë rehabilitim.

Sipas mediave angleze, Broja pritet t’i nënshtrohet menjëherë fazës së rikuperimit, për t’u vendosur në dispozicion të ekipit.

Sipas të gjithë gjasave, Broja nuk pritet të jetë në fushë këtë fundjavë kundër ish ekipit të Chelsea, por sipas të gjithë gjasave do të jetë kundër Brentford më 29 nëntor.

Dëmtimi i Brojës ndaj Anglisë mori edhe vëmendjen e mediave në ishull, ku “The Sun” i kushtoi një artikull të plotë sagës së tij të dëmtimeve.

The post U dëmtua ndaj Anglisë, ja kur pritet të rikthehet në fushë Armando Broja appeared first on Albeu.com.

Zbulohet gjendja e Armando Brojës pas dëmtimit të rëndë në këmbë

Sulmuesi Armando Broja shkaktoi shqetësim të madh mbrëmjen e djeshme (e diel, 16 nëntor), pasi pësoi një dëmtim dhe u largua para kohe nga fusha në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë. Teksa ndeshja në “Air Albania” po shkonte drejt fundit, me miqtë që triumfonin 2-0, Broja, i cili kishte vetëm pak minuta që ishte futur […]

The post Zbulohet gjendja e Armando Brojës pas dëmtimit të rëndë në këmbë appeared first on BoldNews.al.

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

Sulmuesi i kombëtares Armando Borja ka pësuar një dëmtim të rëndë, i cili e ka detyruar atë të lërë fushën e lojës. Broja u fut në lojë në minutën e 75-të ku zëvëndësoi Bajramin. Teksa i dha shpresë skuadrës me dy shpërthime në sulm, fundi për të do të ishte i keq. Në minutën e […]

The post Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

Broja në stol kundër Anglisë edhe në Tiranë, një mesazh i qartë për sulmuesin

Trajnerët Sylvinho dhe Thomas Tuchel kanë zbardhur rreshtimet në fushë. Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës. Armando Broja ta nisë nga stoli ndeshjen e fundit të kualifikuesve të Botërorit përballë Anglisë.

Source

Tuchel: Shqipëria vështirë të thyhet, e kemi zgjidhjen për Armando Brojën



Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur para përballjes me Shqipërinë, duke e vlerësuar lart kundërshtarin dhe sfidën që e pret skuadrën e tij në ndeshjen e radhës të kualifikimeve.

Ai deklaroi se “Kuq e Zinjtë” e kanë merituar vendin e dytë para Serbisë, shkaku që kanë pranuar pak gola.

“Shqipëria është pak e vështirë të thyhet. Do të jetë e vështirë të krijojmë shanse, por le të shohim nesër. E kam kuptuar se Shqipëria dhe Serbia kanë njerëz të apasionuar pas futbollit. Të dyja kanë lojtarë që luajnë në liga të mira. Shqipëria e ka merituar të kualifikohet në play-off”.

Armando Broja

Tekniku gjerman theksoi se Anglia synon të dominojë ndeshjen, por duhet të jetë shumë e kujdesshme në tranzicion: “Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe emocionale. E dimë se mbajtja e portës së paprekur mund të mos mbahet”.

Tuchel foli edhe për Armando Brojën, të cilin e njeh nga afër prej kohës kur ishte trajner i Chelseas.

“Brojën e njoh shumë mirë; ai luan tek kombëtarja juaj në pozicionin e djathtë dhe ne jemi përgatitur për të. Besoj se e kemi zgjidhjen për këtë. Nëse mbrohemi mirë si ekip dhe kemi edhe pak fat, besoj se mund t’ia dalim”.

Kujtojmë, përballja mes Shqipërisë dhe Anglisë do të nis nga ora 18:00./Telegrafi/

Refuzoi të festonte, Armando Broja jep një fjalim pranë lojtarëve para përballjes me Anglinë



Tashmë është bërë virale momenti kur sulmuesi Armando Broja refuzoi të festonte me lojtarët pas arritjes në play-offin e Kupës së Botës, shkaku që ishte i emocionuar si dhe me lot në sy pas paraqitjes së zbehët.

Ishte Elseid Hysaj që e mori me “zor” yllin e Burnley, por duket se gjithçka tani ka mbetur në të kaluarën.

Armando Broja gjatë stërvitjes së të dielës në mëngjes ka mbajtur një fjalim para futbollistëve të tjerë, ku të gjithë e duartrokitën.

Gazetari Kristi Sejatllari ka publikuar momentin kur shihet i tërë ekipi shqiptar duke buzëqeshur pranë Brojës, gjë që dëshmon atmosferën fantastike që po kalon te “Kuq e Zinjtë”.


Armando #Broja delivered a speech in front of the team during yesterday’s training to clarify the situation. pic.twitter.com/Xxs3AxIlVH
— Kristi Sejatllari (@SejatllariK) November 16, 2025


Kujtojmë, Shqipëria sonte e zhvillon përballjen e vështirë ndaj Anglisë më fillim prej orës 18:00./Telegrafi/

Armando Brojën, pse nuk e provoni në qendër të sulmit? Sylvinho jep shpjegimin në konferencë: Do shikohet nëse..

TIRANË- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka komentuar para mediave situatën e Armando Brojës dhe rolin e tij në skuadër, duke theksuar se rëndësi kryesore ka balanca e ekipit.

“Armando Broja ka bërë mirë në disa ndeshje me Kombëtaren. Me Serbinë pati një performancë të mirë. Por fokusi duhet të jetë që i gjithë ekipi të krijojë balancë. Nuk mund të përqendrohemi te një lojtar i vetëm,” u shpreh tekniku brazilian.

Sylvinho la të  kuptohet se konkurrenca në skuadër është e hapur dhe se lojtarët mund të provohen në pozicione të ndryshme.


“Ai është një nga 25 lojtarët që kemi. Sigurisht që një lojtar mund të bëjë një pozicion të caktuar dhe do të provohet. Për shembull, Uzuni mund të luajë djathtas, si sulmues i dytë ose majtas. Do të shikohet” shtoi ai.

Trajneri nënvizoi se forma e lojtarëve ndryshon nga ndeshja në ndeshje, dhe për këtë arsye vendimet merren sipas nevojës së momentit.

“Mund të mos kesh një ndeshje të mirë, mund të largohesh nga loja dhe dikush tjetër mund të luajë më mirë. Kjo është e gjitha që kam për të thënë në këtë rast,” theksoi Sylvinho./abcnews.al

 

 

Përballja Shqipëri-Angli/ Sylvinho dhe Gjimshiti në konferencë, optimistë kundër “Tre Luanëve”

TIRANË- Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror.

Pas triumfit 0-1 në transfertën e Andorrës, kuqezinjtë do të zbresin të dielën në fushë për përballjen me Anglinë, një sfidë kjo, e cila luhet në orën 18:00 në “Arenën Kombëtare”.

Trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe kapiteni i ekipit Berat Gjimshiti dolën  në konferencë për shtyp për të folur për këtë sfidë prestigji. Ata e konsideruan sfidën të vështirë, por shtuan se do bëjnë maksimumin për të shënuar, dhe pse jo, për t’i ndëshkuar “Tre Luanët”.

Tekniku kuqezi theksoi se Anglia mbetet një prej ekipeve favorite për të fituar Botërorin, por megjithatë ai tha se ka besim te lojtarët se do bëjnë një paraqitje dinjitoze, të dielën në mbrëmje në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjatë konferencës, Sylvinho u pyet nga gazetarët edhe për çështjen e Armando Brojës, i cili u shfaq i mërzitur pas ndërrimit me Andorrën. Ai tha se ka biseduar vetë me lojtarin dhe “problemi” tashmë konsiderohet i tejkaluar.

/abcnews.al

 

❌