Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

✇Albeu
By: V K

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja.

Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit Eri Velecia

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42-vjeç, banues në Kavajë. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë)”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

The post EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë

✇Albeu
By: V K

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri boshnjak kishte punuar me Hoxhën te Dinamo e Zagrebit, ndërsa transferimi nuk u realizua për shkak se merkato e Hull Sitit u bllokua nga FIFA.

Tashmë që Hoxha është kthyer në titullar të rëndësishëm te Dinamo Zagreb, Jakiroviç ka folur sërish. Këtë herë duke treguar për besimin te anësori, që të çojë Shqipërinë në Botëror.

“Nuk është sekret që e kam dashur Arbërin dhe se nga ana e tij kishte interes të madh për të ardhur në Angli. Megjithatë, te Dinamo ai nuk ishte opsioni i parë gjatë verës dhe përmendeshin edhe disa klube të tjera. Pastaj na goditi ai pezullimi i merkatos, Arbëri luftoi për vendin e tij dhe gjithçka po shkon shumë mirë për të gjithë.

Përndryshe, ai është një karakter i madh dhe një djalë i ri fisnik. Pikërisht për këtë arsye, përveç cilësive të tij futbollistike që po dalin gjithnjë e më shumë në pah, kam këmbëngulur aq shumë në transferimin e tij. Ai mund të luajë në liga të mëdha dhe është shtyllë e përfaqësueses së tij. Sinqerisht, nuk do të më habiste aspak nëse ai e çon Shqipërinë në Botërorin e Amerikës, pasi në play-off kanë një short të favorshëm për një arritje të tillë”, u shpreh trajneri boshnjak që synon të ngjitet në Premier Ligë me Hull Sitin.

The post Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

✇Albeu
By: V K

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.

Krahas fotove, Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje në 11 procedura tenderuese, të cilat kapin vlerën e 1.1 mld eurosh, shkruan se ka kremtuar festën mes familjeve lushnjare

“Gëzimi i festave është akoma më i madh kur ndahet me njerëzit që duam. Zërat e gëzuar të fëmijëve, aroma e ëmbël e gatimeve dhe bisedat e zhurmshme të miqve, krijojnë një atmosferë magjike.
E kalova ditën sot mes ngrohtësisë së familjeve lushnjare, miq të mirë, me zemër të bardhë e mikpritës të rrallë. Gëzuar këtë ditë të bekuar! Paqja, shëndeti e lumturia të ulen këmbëkryq në vatrat tuaja!”, shkruan Balluku.

Kujtojmë se opozita ka kërkuar sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut, c`ka i hap rrugë procedurës së arrestimit të saj.

 

The post SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar appeared first on Albeu.com.

Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

✇Albeu
By: V K

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200 milionë euro sipas Transfermarkt.

Atij i bashkohen Kilië Mbape dhe Erlind Haaland, si lojtarët më të vlefshëm në botë.

Xhud Bellingam (160 milionë euro) dhe Vinicius Zhunior (150 milionë euro), janë përkatësisht të katërtit dhe të pestit, përpara Pedrit (140 milionë euro).

Pavarësisht një rënieje në vlerën e tij në treg, anglezi mbetet përpara brazilianit, i cili padyshim po vuan nga mungesa e golave.

Sa i përket Federiko Valverde, ai tani është i dhjeti, gjithashtu më pak në vlerë, megjithëse mbetet në 120 milionë euro.

Lojtarët më të shtrenjtë në treg sipas Transfermarkt:

Lamine Jamal (Barcelona): 200 milionë euro

Kilië Mbape (Real Madrid): 200 milionë euro

Erling Haland (Mançester Siti): 200 milionë euro

Xhud Bellingam (Real Madrid): 160 milionë euro

Vinicius Zhunior (Real Madrid): 150 milionë euro

Pedri (Barcelona): 140 milionë euro

Jamal Musiala (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Majkëll Olize (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Bukaoj Saka (Arsenal): 130 milionë

Federiko Valverde (Real Madrid), Kol Palmer (Çelsi), Deklan Rajs (Arsenal), A. Isak (Liverpul): 120 milionë

The post Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri appeared first on Albeu.com.

Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës

✇Albeu
By: V K

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit.

Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres.

KOMUNIKIMET:

Në vijim të hetimit, nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Ëhatsapp”, ku në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk me pak fjalë, me një virozë”.

Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.

Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k.

 

 

Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.
Nga hetimi rezulton se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin, Ram Geci.

The post Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës appeared first on Albeu.com.

Hetimi i SPAK për Belinda Ballukun/ Zbardhën përgjimet e reja: Isha dje me Bashkimin, mund të bëhet shumë ushtar, po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar…

✇Albeu
By: V K

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila është nën hetim nga SPAK.

Kështu përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, ajo po hetohet edhe për segmentin Thumanë-Kashar.

Nga bisedat e zbërthyera nga celulari “BlackBerry” i vartësit të saj Evis Berberi, janë publikuar edhe komunikime që ministrja bënte përmes aplikacionit Signal.

Në këto mesazhe, Belinda Balluku, i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”.

Në vijim, në komunikim përmendet se “vinci për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”, ndërsa Evis Berberi përgjigjet se kishte shkuar drejt urës dhe po kthehej.

Në një tjetër mesazh, Balluku shprehet se po i bënte “nderin e jetës me Thumanë-Kashar”, duke shtuar se do të flisnin më pas dhe se personi në fjalë “mund të bëhet shumë ushtar”, duke e përshkruar si “të izoluar dhe të pashpresë”.

Sipas SPAK, komunikimi i mësipërm i referohet shtetasit Bashkim Ulaj, ortak i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese në procedurën koncesionare “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”. Vlera e parashikuar e projektit është 245,750,755 euro.

Po sipas të dhënave hetimore, në datën 09.05.2022 është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. (koncesionari) dhe “G2 Infra” sh.p.k. (shoqëria koncesionare), me objekt “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”.

Pjese nga dosja

KOMUNIKIMET

Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.

Evis Berberi: Si shkoi?

Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.

Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.

Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis

Evis  Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.

Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.

Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.

Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.

The post Hetimi i SPAK për Belinda Ballukun/ Zbardhën përgjimet e reja: Isha dje me Bashkimin, mund të bëhet shumë ushtar, po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar… appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit luksoz

✇Albeu
By: V K

Nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion (SPAK), për Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI),  rezulton se biznesmenit Ermal Beqiri ka blerë një jaht luksoz Predator 50 Skyfall në emër të Xhenila Tamizit.

Sipas verifikimeve të kryera nga prokuroria e Posaccme SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjtra në muaj.

Po kush është Xhenila Tamizi?

Nga dosja hetimore rezulton se, Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi.

Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi.

Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht).

Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje.

The post Dosja e AKSHI-t/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit luksoz appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte rreth orës 11:40, një ngjarje e rëndë është regjistrua në Koplik të Shkodrës, ku sipas informacioneve policore, një 27-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, e për pasojë ka humbur jetën.

Sipas uniformave blu, i riu dyshohet se ka qenë duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27-vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë në Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari appeared first on Albeu.com.

PD thirri Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi u mbyll derën deputetëve, Bylykbashi: Kryetari ka bllokuar mbledhjen, po pengon drejtësinë

✇Albeu
By: V K

Deputetët e Partisë Demokratike, kanë denoncuar se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke penguar zhvillimin e mbledhjes së thirrur nga opozita për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Pesë anëtarët e opozitës në këtë Këshill janë paraqitur në ambientet e Kuvendit, por janë përballur me dyert e mbyllura të sallës, duke u pamundësuar mbajtjen e mbledhjes.

Sipas deputetit Oerd Bylykbashi, pesë anëtarët e Këshillit përbëjnë gjysmën e anëtarëve dhe, sipas ligjit, kanë të drejtën e plotë për të thirrur dhe zhvilluar mbledhjen.

Po ashtu, si theksoi se urdhri për mbylljen e sallës është dhënë drejtpërdrejt nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

“Me praninë e 5 anëtarëve mbledhja është e vlefshme, por kryetari refuzon të thërras pjesën tjetër, të bëj veprimet e tij të domosdoshme të kërkuara nga ligi, duke bllokuar një proces shumë të rëndësishme kushtetues për heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtësisë në hetimin e kësaj afere skandalozi korruptive”, tha ai.

Ai shtoi se deputetët e opozitës po qëndrojnë në pritje që Kuvendi të vërë në dispozicion sallën për zhvillimin normal të mbledhjes, ndërsa mediat nuk janë lejuar të futen as në ambientet e sallës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Bylykbashi: 5 anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin kanë bërë kërkesë për të thirrur mbledhjen me rend dite shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres, ministres dhe deputetet Belinda Balluku në kuadër të hetimeve që ata po bëjnë për shkeljet skandaloze që janë konstatuar.

Ne kemi bërë këtë kërkesë si gjysma e antarëve të cilët kanë të drejtë ta thërrasin. Me praninë e 5 anëtarëve mbledhja është e vlefshme, por kryetari refuzon të thërras pjesën tjetër, të bëj veprimet e tij të domosdoshme të kërkuara nga ligi, duke bllokuar një proces shumë të rëndësishme kushtetues për heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtësisë në hetimin e kësaj afere skandalozi korruptive.

Ne presim këtu, jemi në pritje që Kuvendi të na vërë në dispozicion që kjo mbledhje të jetë funksionale. Por ja ku jemi Kryetari i kuvendit e ka bllokuar, dera është e mbyllur.

The post PD thirri Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi u mbyll derën deputetëve, Bylykbashi: Kryetari ka bllokuar mbledhjen, po pengon drejtësinë appeared first on Albeu.com.

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa, në janar nisim betejën tonë

✇Albeu
By: V K

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu i PD thotë se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë.

Ai fton të gjithë demokratët, që në janar të caktojnë datën dhe të dalin në shesh çdo natë.

Në 2026 – tha Berisha- futemi si misionarë për të përmbushur diktaturën e dytë në Shqipëri.

“Të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe ti rikthemi sheshit cdo nate derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë sheshi është i yni dhe Rama ikën si mi, nuk mund të qëndrojë aty. Pra hyjmë në vitin 2026 si misionarë. Si fatmëdhenj që kemi mundësinë të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha Berisha.

The post Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa, në janar nisim betejën tonë appeared first on Albeu.com.

Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë

✇Albeu
By: V K

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe personave të tjerë të bashkëpandehur me të.

Burime për News24, konfirmojnë se kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK, dhe pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe biznesmen, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar. Deri tani nuk konfirmohet për masa sigurie.

Balluku akuzohet për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, por edhe për dosjen e Unazës së Madhe.

Ajo është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion më 3 nëntor.

Balluku u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me procedurën e prokurimit të Tunelit të Llogarasë, një projekt që i ka kushtuar qytetarëve 22 miliardë lekë, ose rreth 220 milionë euro.

Në fillim nuk pati masë sigurie ndaj Ballukut por në ditët në vijim, zëvendëskryeministrja u mor e pandehur jo vetëm për Tunelin e Llogarasë, por edhe për disa procedura te tjera prokurimi për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Gjykata e Posaçme urdhëroi pezullimin e saj nga detyra, masë të cilën Rama e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi shfuqizimin e përkohshëm të masës dhe njoftoi shqyrtimin e çështjes në themel në 22 janar.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar autorizim nga Kuvendit për heqjen e mandatit, për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

Por kjo procedurë po zvarritet nga mazhoranca, e cila thotë se nuk do ta shqyrtojnë derisa Gjykata Kushtetuese ta trajtojë çështjen në themel.

The post Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë appeared first on Albeu.com.

E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët të revoltuar shpërthejnë keq ndaj Belinda Ballukut: Hajdute që del e bën moral, të është ngushtuar laku (MESAZHET)

✇Albeu
By: V K

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që pas marrjes zyrtarisht si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Balluku ishte shfaqur vetëm duke hyrë në zyrën e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që SPAK avancoi me akuzat ndaj saj, duke i kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes në Parlament dhe hapjen kështu të rrugës për ta arrestuar.

Edhe pse publikimi i akuzave zyrtare të SPAK për vjedhje të 50 milionë eurove me tunelin e Llogarisë, apo abuzimi me të gjitha tenderat e loteve të Unazës së Madhe, ka trazuar opinionin publik dhe të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e saj, por zv.kryeministrja vazhdon të qëndrojë në zyrë.

Një ditë më parë Balluku ka postuar një mesazh dhe disa foto në Facebook, teksa thekson se ka festuar Krishtlindjen, duke bërë vizita në shtëpinë e disa familjeve në Lushnje.

Por ajo që bie në sy janë mesazhet e revoltës së komentuesve të Ballukut. Me herët në rrjetet e saj, “patronazhistët” e ministrisë nuk lejonin asnjë koment negativ ndaj numrit dy të qeverisë, por me gjasa tani situata u ka dalë jashtë kontrollit.

Revolta duket se është më e madhe dhe nuk menaxhohet dot as fshirja e komenteve që kërkojnë largimin e Belinda Ballukut. Në një vëzhgim të profilin e saj zyrtar, qytetarët kërkojnë largimin e saj duke i shkruar: “Dhurata më e bukur që do ti bëjë të gjithë Shqiptarëve do të kishte qenë të kishe dorëzuar mandatin e deputetit”

Një tjetër i shkruan “shfrytëzoji edhe këto festa se të është ngushtuar laku”.

“Pse mos të jesh e lumtur ti mi hajdute gjithë ato lekë që ke vjedhur ti, ah mos i honksh o femër me fjalor rrugaçe apo ashtu je rrugaçe. Ik mos zhargavinë se na e ke shpifur me atë fjalor rruge, palloshin ku e ke o tip”, shkruan një tjetër komentues.

“Gëzimi më i madh është kur grabit lekët e shqiptarëve, ke surrat ti ordinere del e bën mora”, shkruan i irrituar një tjetër komentues.

“Je fiks si Ali Baba me 40 hajdutët, shpresoj që të kënaqen rojet e burgut të grave Ali Demi kur te vesh”.

“Dhurata më e bukur që do ti bëjë të gjithë Shqiptarëve do të kishte qenë të kishe dorëzuar mandatin e deputetit, të ishe në dispozicion të drejtësisë, atëherë do të besonim, po jeni soji i Enver Dullës, vetëm vazhdoni me e rrepur atë popull servil se gjithmonë do t’ju brohorasin parti Enver jemi gati kurdoherë”, shkruan komentuesi tjetër.

“Sikur ta kishe fjalorin korrekt edhe kur flet me bashkëpunëtorët në telefon do ishte një mrekulli”, i shkruan një ndjekës./Panorama

 

The post E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët të revoltuar shpërthejnë keq ndaj Belinda Ballukut: Hajdute që del e bën moral, të është ngushtuar laku (MESAZHET) appeared first on Albeu.com.

Apeli i Erion Braçes për prindërit: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët… (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist, Erion Braçe, ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme.

Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth.

Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth, edhe pse është 3-vjeç, i është ndërprerë vaksinimi. që në muajin e gjashtë.

Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar por më i gjerë dhe vjen nga hipotezat që shpesh artikulohen nëpër ekrane nga personazhe të caktuar që nuk janë të fushës.

Deputeti argumenton se prindërit duhet të dëgjojnë mjekët dhe të vaksinojnë fëmijët, sepse duke mos e bërë këtë gjë, në fakt po dëmtojnë fëmijët e tyre.

“Po ndodh diçka me fëmijët që më duket shumë e rëndë. Po ndjek dy raste në pediatri. Të vështira prej 10 ditësh temperaturë e lartë dhe shqetësime shëndetësore të tjera. E dini çfarë mësova që njëri prej fëmijve ishte me fruth. Për këtë ka vaksinë. Ashtu edhe tjetri. Ndërkohë që mjeket që po i ndjekin thonë se edhe se janë vetëm 3 vjeç, një prej fëmijëve e ka mbyllur kalendarin e vaksinimit në 6 muajt e parë të jetës. Prindërit s’i kanë çuar më të ndjekur kalendarin e vaksinimit që 6 muajsh, fruthi luftohet përmes vaksinës.

Mungesa e saj ka shkaktua këtë gjendje dhe pasoja. Kafshët që dalin nëpër media online e TV dhe flasin pa pikën e përgjegjësisë dhe dijes e njohurisë për vaksinat e vaksinimin po ju vrasin fëmijët, po ju dëmtojnë fëmijët. Po ua lënë me pasoja të rënda. Kalendari i vaksinimit ka shpëtuar jetë pafund e ka mbrojtur fëmijë e breza të tërë. Mos dëgjoni idiotët, por mjekët. Idiotët po iu bëjnë dëm fëmijët tuaj. Zbatoni kalendarin e vaksinimit. Në fund fare a e kuptoni sesa po shpenzoni tani. Një vaksinë falas për fëmijët tuaj”, tha deputeti.

 

The post Apeli i Erion Braçes për prindërit: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motoçikleta përplaset me makinën, 30-vjeçari në gjendje kritike (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet që po dilte nga një biznes.

Përplasja ishte shumë e fortë, dhe Marjus Doksani, rreth të 30-ave, u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e tjera ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Unaza e qytetit të Lushnjes njihet për incidentet e shpeshta, pasi përgjatë saj ndodhen shumë biznese dhe lëvizja e mjeteve është intensive.

 

The post VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motoçikleta përplaset me makinën, 30-vjeçari në gjendje kritike (EMRI) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.

Nnga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42-vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak”, sqaron policia.

The post E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

Kush është gardiani i burgut që shënoi në Kupën e Kombeve të Afrikës

✇Albeu
By: V K

Denis Omedi, është një nga historitë më interesante të Kupës së Kombeve të Afrikës deri më tani, e cila po mbahet në Marok.

Ai është një lojtar i Ugandës, i cili shënoi golin e vetëm për ekipin në raundin e parë dhe në duelin kundër Tunizisë.

Tunizia e justifikoi rolin e saj si favorite në atë rast dhe mundi Ugandën 3-1, me golin e vetëm të shënuar nga Denis Omedi.

Asgjë nuk do të ishte e çuditshme në lidhje me këtë, nëse nuk do të ishte për djaloshin që punon si gardian burgu.

Sipas mediave afrikane, nuk bëhet fjalë vetëm për një futbollist ndërkombëtar, por edhe për një roje aktive burgu që balancon me sukses jetën në uniformë me kërkesat e të luajturit futboll.

Edhe kur ai filloi punë në Shërbimin e Burgjeve të Ugandës, ai nuk hoqi dorë nga futbolli. Pastaj pati një pikë kthese të madhe, sepse karriera e tij filloi në një trajektore në rritje.

The post Kush është gardiani i burgut që shënoi në Kupën e Kombeve të Afrikës appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve

✇Albeu
By: V K

Pesë anëtarë të Partisë Demokratike të Këshillit të Mandateve, iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot të Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit. Socialistët kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës se Prokurorisë së Posaçme, nuk do bëhet para se të shprehet Gjykata Kushtetuese për çështjen e pezullimit të anëtarit të qeverisë.

Demokratët vene theksin te kërkesa e SPAK që çështja të shqyrtohet brenda 5 ditëve, për shkak të rrezikshmërisë së zëvendës kryeministres për të prishur prova apo intimiduar dëshmitarë.

“Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që çështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve”, thuhet në kërkesën e demokratëve, duke kërkuar që mbledhja të mbahet më 26 dhjetor.

Mbledhja e kaluar Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Diskutimet u rrotulluan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve appeared first on Albeu.com.

Bleona Qereti rrëfen detaje nga karriera e saj: Si u bëra e famshme

✇Albeu
By: V K

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Bleona Qerreti, teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Story”, ka rrëfyer detaje nga karriera e saj muzikore, duke u ndalur edhe në disa momente specifike.

Ajo ka treguar momentin kur performoi për herë të parë në Festivalin e Këngës kur ishte vetëm 15-vjeç dhe ‘përplasja’ që kishte me Vera Grabockën për veshjen e saj pak të ekspozuar, e cila bëri bujë asokohe.

Ajo ka treguar disa nga emrat e artistëve me të cilët ka punuar, ndërsa e veçon artin e ditëve të sotme me atë të viteve të hershme.

Sipas saj, ajo çfarë e ka bërë të famshme është pikërisht stili i saj dhe rebelizmi.

“Do të doja të veçoja, sot më ra në mend, unë isha 15-vjeç kur këndova në Festival dhe veshjen e pashë në Miss Europa 1995. Pa ditur njeri unë u pranova në Festival. Në atë kohë ishin vetëm pesë emra që të pranonin në Festival. Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Vera Gabrocka, Zhani Ciko, Alqi Boshnjaku.

Veshja u përfol për përmasat dhe përmasat janë pjesë e maratonës. Unë dua të zgjas. Artisti që i reziston kohërave është vërtete artist. Ajo që unë kam qenë vërtete e vetëdijshme, është që di t’i rezistoj kohës.

Unë nuk do fokusohesha te elementi fizik, por te rezistenca në kohë, të dalësh me të njëjtin kostum pas 30 vitesh. Atëherë kishte vetëm një televizion. Sot është shumë e lehtë të bëhesh i famshëm.

Nëse këta emra të thonin që nuk pranoheshe në Festival, nuk kishe më një shans të dytë. Unë me atë rebelizmin tim, shkova te gardëroba dhe përgjegjësja më tha: ‘Nëse të sheh Vera Grabocka këtu, na mbyti të dyjave’. Unë shkoj, marr veshjen dhe ndërkohë që po mbyllja zinxhirin, aty hyn Vera Gabrocka dhe më tha: ‘Ku shkon ti gjysmë e zhveshur?’. Unë ngela, ndërkohë që Vera mbylli derën.

E kuptova që të dilja me këtë veshje në Festivalin ku Vera Grabocka ishte regjisore, përgjigja do ishte jo. Unë në mes të performancës, hoqa pelerinën dhe Vera Gabrocka e mbajti kamerën te unë dhe të nesërmen kur u zgjova, isha Bleona Qereti”, është shprehur Bleona.

Ajo ka treguar edhe si arriti të futet në coverin e revistës prestigjioze të modës, “Vogue Latina”, të cilën nuk e quan sukses personal apo çështje fati por një dëshmi që ‘ëndrrat duhet të kapen prej flokësh’.

“Unë jam mësuar që jam gjykuar dhe jam parë gjithmonë me lupë për vendimet dhe veprimet që kam bërë. Njerëzit këtu gjykonin me një tjetër kënd pa e dikur se me çfarë ideja mbrapa janë marrë vendimet. Jam gjykuar edhe për limitet e trurit të njerëzve që flisnin për mua. Limitet e tyre nuk janë perceptimi im. Arritjen në kopertinën e Vogue nuk do ta klasifikoja suksese personal, por një dëshmi që ëndrrat duhet të kapen prej flokësh, nuk është çështje fati. Suksesi është si ajsberg. Kjo është fryt i një pune shumëvjeçare e imja dhe një vet-sakrifikim, gjërat që shqiptarët nuk e dinë. Kam nisur një brend dikur në 2013 dhe kam bërë një fotoshoot me një fotograf të Vogue, sepse për brendin që unë doja ti paraqisja Amerikës, ishte ai që kishte fotografuar Monica Belluccin më shumë se çdo njeri tjetër.

Amerika nuk do një kopje të shëmtuar të emrave që kanë. Bëra një analize se çfarë do i ofrojë unë Amerikës dhe për çfarë mund të më dojë. Me llogarinë time më doli që Amerika nuk ka një Pop Singer, Një Monica Bellucci në një formë pop-singer me një personalitet të Gagës dhe Madonës. Asnjëherë nuk ka pasur një persona klasik me personalitet të çmendur. Bashkova look-un dhe personalitetin. Unë për Amerikën nuk do jem asnjëherë një artiste amerikane por një e huaj që është e famshme në Amerikë sepse është e famshme diku tjetër. Është kollaj të thuash unë shkoi dhe di, por e mira e njerëzve të suksesshëm është që ata e kuptojnë që ata nuk din. Profesionistëve u kam lënë të marrin vendimet e duhura për gjërat që unë nuk i dija”, u shpreh Bleona.

The post Bleona Qereti rrëfen detaje nga karriera e saj: Si u bëra e famshme appeared first on Albeu.com.

900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit

✇Albeu
By: V K

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit.

Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatë kontrolleve për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 dhjetor.

Hetuesit e BKH-së, vlerësuan gjithsesi se koleksioni i verës nuk bënte pjesë në kompetencën lëndore të Strukturës së Posaçme dhe njoftuan Drejtorinë e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që të kryente procedurat përkatëse për mallrat e futura kontrabandë.

“Kemi ndjekur praktikën e rasteve të ngjashme, pasi kur konstatohet një vepër penale e dyshuar që nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme, njoftohen institucionet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, tha një burim i SPAK në kushtet e anonimatit.

Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore.

Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal për katër vepra penale ndaj Eno Agasit, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë. Ai po hetohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, zhdukja e verës ka qenë e mirëorganizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar që autorët të jenë kujdesur të zhdukin edhe gjurmët.

Autorët kanë zhdukur gjithashtu të gjitha kamerat e sigurisë që gjendeshin në “Equos Resort”, si dhe ato që e lidhnin resortin me autostradën Tiranë-Elbasan.

Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit, konsiderohet prej hetuesve një investim.

“Nuk është zotëruar për konsum, por ka qenë një koleksion i krijuar për investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund të jetë përdorur në vend të shkëmbimeve valutore”, tha një burim në afërsi të hetimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme./BIRN

The post 900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit appeared first on Albeu.com.

Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet

✇Albeu
By: V K

Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dalë jashtë funksionit vetëm pak ditë pas operacionit të SPAK për arrestimin e drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe personave të tjerë të akuzuar për skandalin e tenderave në këtë sektor.

Çdo qytetar që tenton të lgoohet në e-albania, merr një mesazh gabimi nga platforma dhe nuk arrin ta përdorë atë.

“e premte, 26 dhjetor 2025
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
2025-12-26 07:12:21Z
Telemetry operation ID: 430a95f8890a8a7b-44cf533d4814fd56”, eshte mesazhi qe shfaqet.

Platforma të fton që të mbyllësh programin për ta hapur sërish, por edhe nëse e bën, serish shfaqet i njëjti mesazh dhe përsëritet i njëjti cikël me një përfundim: pamundësi për aksesimin e platformës.

Pas një përfolje të gjatë mediatike dhe me denoncime për fondet e shumta të dhëna nga buxheti i shtetit në këtë sektor, pas sulmeve kibernetike të përsëritura që dëshmuan mungesën totale të sigurisë së platformave qeveritare, ky është një tjetër rast i papërgjegjshmërisë në këtë sektor.

Hetimi i SPAK, konfirmoi denoncimet për rrjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit në xhepat e zyrtarëve dhe biznesmenëve abuzues në një kohë që qytetarët shqiptarë nuk marrin shërbimin minimal nga platforma në fjalë.

The post Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet appeared first on Albeu.com.

❌