❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Toshkovski: Ka hyrë në fuqi rregullorja e re në "Safe City", me të cilën rritet pragu i tolerancës për shoferët



Nga dita e nesĂ«rme fillon zbatimi i projektit “Qytet i Sigurt”. Nuk do tĂ« ketĂ« mĂ« paralajmĂ«rime pĂ«r ata qĂ« kryejnĂ« shkelje, por do tĂ« shqiptohen gjoba nĂ« pĂ«rputhje me sistemin qĂ« po e implementojmĂ«.

Ky sistem nuk është për ndëshkim, por ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe shpëtimin e sa më shumë jetëve njerëzore, sepse jeta e njeriut nuk ka çmim, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në një paraqitje në RTVM, ai informoi se që nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi një Rregullore e re, me të cilën rritet pragu i tolerancës për shoferët.

"Në periudhën e kaluar kishte një numër të madh vërejtjesh, sepse në fazën fillestare nuk kishte tolerancë në kuadër të paralajmërimeve për qytetarët. Prandaj, ne vendosëm një tolerancë që ishte e vlefshme sipas legjislacionit ekzistues: 6 km/orë për shpejtësi deri në 100 km/orë, dhe 8 km/orë për shpejtësi mbi 100 km/orë. Rregullorja, që është në kompetencë të Ministrisë së Energjetikës, u ndryshua në konsultim me ekspertë, profesorë dhe përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe hyri në fuqi ditën e djeshme.

Sipas rregullores sĂ« re, pĂ«r shpejtĂ«si deri nĂ« 50 km/orĂ« mbetet e njĂ«jta tolerancĂ« si mĂ« parĂ« – 6 km/orĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ«se vozitni nĂ« njĂ« zonĂ« ku kufiri Ă«shtĂ« 30 km/orĂ«, kamera nuk do t’ju regjistrojĂ« pĂ«r shkelje nĂ«se vozitni me 36 km/orĂ«, por do t’ju regjistrojĂ« nga 37 km/orĂ«.

PĂ«r shpejtĂ«si nga 50 deri nĂ« 100 km/orĂ«, toleranca ligjore sipas rregullores sĂ« re Ă«shtĂ« 9 km/orĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ«se kufiri Ă«shtĂ« 50 km/orĂ« dhe vozitni me 51 km/orĂ«, kamera do t’ju regjistrojĂ« dhe do t’ju dĂ«rgojĂ« njoftim, ndĂ«rsa sistemi do t’ju ndĂ«shkojĂ« nĂ«se vozitni me 60 km/orĂ«.

Në zonat ku kufiri është 100 km/orë, toleranca është 12 km/orë. Pra, do të sanksionoheni nëse kufiri është 100 km/orë dhe ju vozitni, për shembull, me 113 km/orë. Këto toleranca janë të përcaktuara në kuadër të rregullores së Ministrisë së Energjetikës dhe konsiderohen plotësisht të pranueshme, me qëllim funksionalizimin e sistemit dhe shpëtimin e sa më shumë jetëve njerëzore. Qëllimi nuk është ndëshkimi, por më pak të lënduar, më pak aksidente dhe më pak humbje jetësh, theksoi ministri Toshkovski.
Në kontekst të sigurisë në komunikacion, ministri paralajmëroi edhe një projekt tjetër që do të zbatohet në ditët në vijim me mbështetjen e Telekomit të Maqedonisë.

"PĂ«r tĂ« gjitha shkeljet qĂ« bĂ«hen brenda kufijve tĂ« tolerancĂ«s, pra nga 30 deri nĂ« 36 km/orĂ« nĂ« zonat me kufi 30 km/orĂ«, dhe nga 50 deri nĂ« 59 km/orĂ« nĂ« zonat me kufi 50 km/orĂ«, Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme do tĂ« dĂ«rgojĂ« mesazhe informuese pĂ«r çdo qytetar qĂ« e ka tejkaluar shpejtĂ«sinĂ«. Me kĂ«to mesazhe do t’u tĂ«rhiqet vĂ«mendja qytetarĂ«ve se, edhe pse vozitin brenda tolerancĂ«s ligjore dhe nuk do tĂ« ketĂ« gjobĂ« apo shkelje, ata ende e tejkalojnĂ« shpejtĂ«sinĂ« e lejuar me ligj. NĂ«se, mos e dhĂ«ntĂ« Zoti, njĂ« qytetar vozit me 55 km/orĂ« nĂ« njĂ« zonĂ« ku lejohet maksimumi 50 km/orĂ« dhe shkakton lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda trupore ndaj njĂ« kĂ«mbĂ«sori, ai do tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si penale, porositi ministri i PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Pançe Toshkovski.

Komuna e Gostivarit njofton se është arritur marrëveshje për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit



Komuna e Gostivarit njofton se është arritur marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Gostivar, për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit.

Sipas komunës, pagesa do të realizohet sipas një dinamike të dakorduar deri në fund të muajit prill.

“NĂ« periudhĂ«n kur nga Qeveria janĂ« lĂ«shuar dotacionet dhe kur, sipas afatit ligjor, pagesa e K-15 Ă«shtĂ« dashur tĂ« realizohet deri mĂ« 31.12.2025, me komunĂ«n e Gostivarit ka udhĂ«hequr njĂ« i besuar i QeverisĂ«. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, dotacionet e lĂ«shuara kanĂ« qenĂ« tĂ« destinuara vetĂ«m pĂ«r shkollat fillore, duke mos pĂ«rfshirĂ« institucionet e tjera arsimore, çka ka ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« mosrealizimin e pagesĂ«s brenda afatit ligjor. Pas marrjes sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« nga udhĂ«heqja aktuale e KomunĂ«s sĂ« Gostivarit, Ă«shtĂ« zhvilluar dialog konstruktiv me SindikatĂ«n e Pavarur pĂ«r Arsim, ShkencĂ« dhe KulturĂ« – Gostivar dhe Ă«shtĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje xhentĂ«llmene, sipas sĂ« cilĂ«s pagesa e K-15 pĂ«r tĂ« gjithĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«sit, pĂ«rfshirĂ« edhe ata tĂ« institucioneve qĂ« nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« mbuluara me dotacione, do tĂ« realizohet sipas njĂ« dinamike tĂ« dakorduar deri nĂ« fund tĂ« muajit prill tĂ« kĂ«tij viti”, thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s.

Deklarohet Hoxha pasi u emërua nënkryetar i BDI-së: Forca jonë është bashkimi



Arjanit Hoxha është emëruar sot nënkryetar i Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në një reagim publik pas emërimit, Hoxha ka theksuar se ky vendim shënon përmbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një etape të re në angazhimin e tij politik.

Hoxha shkruan se aktiviteti i tij politik vazhdon me misionin për mbrojtjen e kauzës kombëtare.

“Sot u pĂ«rmbyll njĂ« kapitull qĂ« nuk ka qenĂ« as i lehtĂ« e as i shkurtĂ«r, pĂ«r t’i hapur rrugĂ« njĂ« kapitulli tĂ« ri. MĂ« Ă«shtĂ« besuar pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r tĂ« ushtruar detyrĂ«n e nĂ«nkryetarit tĂ« BDI-sĂ«, njĂ« proces qĂ« shĂ«non nisjen e njĂ« rruge tĂ« re me vazhdimĂ«si tĂ« kauzĂ«s sime kombĂ«tare: pĂ«rfaqĂ«simin e denjĂ«, Ky hap nuk Ă«shtĂ« pĂ«r pushtet personal. ËshtĂ« pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si mĂ« tĂ« madhe, pĂ«r angazhim mĂ« tĂ« fortĂ« dhe pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme ku zĂ«ri ynĂ« dĂ«gjohet dhe respektohet. Forca jonĂ« Ă«shtĂ« bashkimi", shkruan Hoxha.


Raporti për Ohrin dorëzohet në UNESCO, Lutkov: Vendimi në qershor



Raporti mbi masat e marra për mbrojtjen e Ohrit dhe Liqenit të Ohrit është dorëzuar zyrtarisht në UNESCO, bëri të ditur sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.

Vendimi nëse rajoni i Ohrit do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik pritet të merret në qershor, gjatë sesionit të ardhshëm të UNESCO-s, që do të mbahet në Korenë e Jugut. Ministri theksoi se institucionet duhet të jenë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm.

“I morĂ«m tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat e nevojshme nga tĂ« gjitha institucionet dhe nĂ« bazĂ« tĂ« atyre tĂ« dhĂ«nave, por edhe nĂ« bazĂ« tĂ« komunikimit me ShqipĂ«rinĂ«, u bĂ« raporti. NĂ« ndĂ«rkohĂ«, formuam edhe shtab tĂ« krizĂ«s pĂ«r ta ngritur gjithĂ« situatĂ«n nĂ« njĂ« nivel shumĂ« mĂ« tĂ« lartĂ«. Shtabi i krizĂ«s kishte dy takime, kemi mendim nga ai. JavĂ«n e kaluar tĂ« hĂ«nĂ«n, pata takim me Komisionin kombĂ«tar pĂ«r UNESCO-n, kemi bĂ«rĂ« mendim, e kaluam raportin dhe tĂ« martĂ«n raporti kaloi edhe nĂ« Qeveri. MenjĂ«herĂ« i krahasuam dy raportet, si nga ana e MaqedonisĂ«, ashtu edhe nga ShqipĂ«ria, dhe tani janĂ« dĂ«rguar nĂ« UNESCO. Tani, nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« nuk na mbetet asgjĂ« tjetĂ«r, pĂ«rveç ta justifikojmĂ« atĂ« qĂ« kemi bĂ«rĂ« deri nĂ« shkurt.”, – deklaroi ministri i KulturĂ«s dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
Preskar: Besojmë në potencialin e komuniteteve rurale

Këto informacione, ministri i Kulturës i dha gjatë pjesëmarrjes në panairin e turizmit, ku mori pjesë edhe ambasadori slloven, Gregor Presker, i cili theksoi se panairi është një iniciativë e veçantë që promovon agroturizmin.

“Ky projekt ka njĂ« qĂ«llim tĂ« qartĂ« dhe human: ruajtjen e natyrĂ«s dhe pĂ«rmirĂ«simin e jetĂ«s sĂ« njerĂ«zve nĂ« zonat rurale, veçanĂ«risht tĂ« tĂ« rinjve dhe grave, duke forcuar pavarĂ«sinĂ« e tyre ekonomike dhe rolin nĂ« komunitet. Kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« çështje ekonomike, por edhe çështje dinjiteti, pĂ«rfaqĂ«simi tĂ« drejtĂ« dhe e ardhmja. Ne besojmĂ« fuqishĂ«m nĂ« potencialin e komuniteteve rurale dhe nĂ« forcĂ«n e njerĂ«zve lokalĂ«. Ky Ă«shtĂ« njĂ« investim nĂ« njerĂ«zit, nĂ« mjedisin jetĂ«sor dhe nĂ« perspektivĂ«n evropiane.”, – theksoi ambasadori i SllovenisĂ«, Gregor Preskar.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Zvicrës, Mihal Harari, theksoi se ndërtimi i një destinacioni turistik aktiv dhe të qëndrueshëm nuk është rezultat vetëm i përpjekjeve individuale. Ai nënvizoi se nevojitet bashkëpunim mes ofruesve të shërbimeve, lidhje të forta me komunitetin lokal dhe përgjegjësi e përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm.

Arjanit Hoxha zgjidhet nënkryetar i BDI-së



Arjanit Hoxha, kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, do të jetë nënkryetari i gjashtë i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Sot, Këshilli i përgjithshëm e ka niratuar propozimin e kryetarit Ali Ahmeti që Hoxha të jetë nënkryetar i BDI-së, ndërkohë që edhe 8 anëtarë rë PDE-së, janë emëruar anëtarë në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së.

Njoftimi i plotë nga BDI:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot ka konvokuar mbledhjen e tretë të Këshillit të Përgjithshëm , në të cilën në rend dite u shqyrtuan çështje që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm partiak, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend.Sa i përket organizimit të brendshëm partiak, njoftojmë opinionin publik se sot, me unanimitet të plotë, Partia Demokratike Evropiane iu bashkangjit Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me propozim tĂ« kryetarit Ali Ahmeti, KĂ«shilli i PĂ«rgjithshĂ«m miratoi kĂ«tĂ« iniciativĂ«, me ç’rast Arjanit Hoxha dhe Vedat Osmani, Dritan Ramadani, Bastri Bajrami, Arben Fejzullahu, Femi Iseni, Liridon Useini dhe Veli Veliu u bĂ«nĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« KĂ«shillit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« BDI-sĂ«. Po ashtu, me propozim tĂ« kryetarit Ali Ahmeti dhe me mbĂ«shtetje unanime tĂ« KĂ«shillit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, Arjanit Hoxha u zgjodh nĂ«nkryetar i Bashkimit Demokratik pĂ«r Integrim.NĂ« pjesĂ«n qĂ« kishte tĂ« bĂ«jĂ« me zhvillimet aktuale politike, KĂ«shilli i PĂ«rgjithshĂ«m diskutoi gjerĂ«sisht pĂ«r çështjet thelbĂ«sore qĂ« prekin shtetin dhe shoqĂ«rinĂ«, tĂ« cilat e karakterizojnĂ« aktualitetin politik nĂ« vend.

VĂ«mendje e veçantĂ« iu kushtua zhvillimeve shqetĂ«suese nĂ« kuadĂ«r tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, pĂ«rfshirĂ« ndarjen e gjyqtarĂ«ve nĂ« linja etnike nĂ« trajtimin e çështjeve me sensitivitet tĂ« lartĂ«, tĂ« cilat prekin drejtpĂ«rdrejt MarrĂ«veshjen e Ohrit.U theksuan shqetĂ«simet lidhur me tentativat pĂ«r minimin e MarrĂ«veshjes sĂ« Ohrit, duke filluar nga vendimi pĂ«r shfuqizimin e mekanizmit tĂ« balancuesit, tentativat pĂ«r shfuqizimin e Ligjit pĂ«r pĂ«rdorimin e gjuhĂ«ve, si dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r cenimin e dygjuhĂ«sisĂ« nĂ« Ligjin pĂ«r mbrojtjen e konsumatorĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rdorimin e gjuhĂ«ve nĂ« ambalazhe dhe etiketimin e produkteve, si dhe procesuimin e Rasteve tĂ« HagĂ«s nga kjo GjykatĂ«, çështje e cila ishte e mbyllur mĂ« vitin 2001 me Ligjin pĂ«r Amnisti.Gjithashtu, u diskutua pĂ«r rastet qĂ« janĂ« nĂ« procedurĂ« para GjykatĂ«s Kushtetuese, pĂ«rfshirĂ« iniciativat pĂ«r ndryshimin e emrave nĂ« KomunĂ«n e TetovĂ«s, konkretisht pĂ«rpjekjet pĂ«r ndryshimin e emrave “DĂ«shmorĂ«t e kombit”, “Dervish Cara” dhe “Kongresi i Manastirit”, tĂ« cilat po procedohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tendencioze dhe me ndarje etnike brenda GjykatĂ«s Kushtetuese.

Në këtë kontekst, u shprehën shqetësime edhe për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve, si dhe për përjashtimin e diasporës nga përgjegjësia dhe përfaqësimi, si pasojë e vendimeve dhe qasjeve të Gjykatës Kushtetuese.Në fund, u hapën edhe çështje të tjera të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet aktuale politike në vend, për të cilat Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të mbajë qëndrim të qartë dhe konsekuent në mbrojtje të barazisë, Marrëveshjes së Ohrit dhe stabilitetit demokratik të shtetit.

Në ndërkohë, BDI një muaj më parë, në Kongresin e partisë, për nënkryetarë zgjodhi Bujar Osmanin, Faton Ahmetin, Arbana Pashollin, Erkan Arifin dhe Artan Bilalli Zendedin. Me emërimin e sotëm të Arjanit Hoxhës, BDI për herë të parë bëhet ne gjashtë nënkryetarë.

385 studentë të juridikut nënshkruan peticion që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe



385 studentë shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një peticion me një kërkesë të qartë dhe legjitime: Provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Parlamentit Studentor, Mevlan Ademi, teksa sqaron se kërkesa e studentëve është dërguar edhe tek Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjera.

"QĂ« nga koha kur isha kryetar i Parlamentit Studentor, kam nisur kĂ«tĂ« iniciativĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ« tĂ« mundur zhvillimin e kĂ«tij provimi — mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmit pĂ«r juristĂ«t — edhe nĂ« gjuhĂ«n tonĂ« amtare. PavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« vazhdueshme ndĂ«r vite, deri mĂ« sot kemi hasur vetĂ«m nĂ« vesh tĂ« shurdhĂ«r.Por sot nuk jam mĂ« vetĂ«m. Sot, 385 juristĂ« tĂ« sĂ« ardhmes janĂ« bashkuar pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar njĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« garantuar me KushtetutĂ«.KĂ«rkesa Ă«shtĂ« dorĂ«zuar zyrtarisht nĂ« MinistrinĂ« e DrejtĂ«sisĂ«, Inspektoratin pĂ«r PĂ«rdorimin e GjuhĂ«ve, AgjencinĂ« pĂ«r Zbatimin e GjuhĂ«ve, Kuvendin e RMV-sĂ« dhe QeverinĂ« e RMV-sĂ«", shkruan Ademi nĂ« Facebook.

Mickoski: Për rritjen e pagës minimale, sindikatat dhe punëdhënësit vetë të arrijnë marrëveshje



Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka komentuar kërkesën e sindikalistëve për rritjen e pagës minimale.

Ai tha se nuk e ka parë propozim ligjin e LSDM-së opozitare për rrogën minimale por shtoi se sindikatat dhe punëdhënësit duhet të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

“Nuk e kam parĂ« propozimin e ligjit tĂ« LSDM-sĂ« pĂ«r rrogĂ« minimale, por qĂ«ndrimi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«: tĂ« punĂ«suarit dhe punĂ«dhĂ«nĂ«sit janĂ« ata qĂ« me njĂ« takim mbi partiak duhet tĂ« gjejnĂ« njĂ« zgjidhje pĂ«r rrogĂ«n minimale. Ne si punĂ«dhĂ«nĂ«s mĂ« tĂ« mĂ«dhenj, do tĂ« pĂ«rsĂ«ris pĂ«r tĂ« disatĂ«n herĂ«, raportet tona me tĂ« punĂ«suarit janĂ« rregulluar. KanĂ« mbetur edhe njĂ« pjesĂ« e vogĂ«l, rreth shtatĂ«- tetĂ« mijĂ« tĂ« punĂ«suar nĂ« administratĂ«; nĂ«se pajtohen dy sindikatat mĂ« tĂ« mĂ«dha, apo pĂ«rfaqĂ«suesit e sindikatĂ«s pajtohen, nesĂ«r jemi nĂ« gjendje qĂ« ta pranojmĂ«. Me fjalĂ« tĂ« tjera, mĂ« shkurt, pĂ«r dy vite e dy muaj nga sot, tĂ« punĂ«suarit nĂ« administratĂ« do tĂ« kenĂ« minimum 40 % tĂ« ardhura mĂ« tĂ« larta”, deklaroi Mickoski.

Kujtojmë se LSM kërkon pagë minimale prej 600 eurove, ndërsa gjithë pagat e tjera të rriten për 6.000 denarë.

“Fitim pĂ«r ta, sĂ«mundje pĂ«r ne", nĂ« Shkup u protestua pĂ«r mbylljen e fabrikĂ«s sĂ« çimentos



Protestuesit në qytetin e Shkupit kërkuan mbylljen e fabrikës së çimentos "Usje", duke theksuar se fitimi ekonomik nuk duhet të jetë mbi shëndetin e njerëzve.

Protesta filloi para Qeverisë, pas së cilës protestuesit u drejtuan drejt Parlamentit dhe vazhduan para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pjesëmarrësit thanë se institucionet kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe se kërkesat për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit duhet të marrin një përgjigje specifike dhe urgjente institucionale.

Disa nga mesazhet e dërguara përmes pankartave iu referuan edhe çështjes së matjes së ndotjes, me kritika se situata reale nuk po paraqitet në mënyrë adekuate dhe se qytetarët janë ekspozuar ndaj emetimeve të dëmshme për vite me radhë.

Protestuesit theksuan se nuk mund tĂ« pranojnĂ« njĂ« situatĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n, siç thanĂ« ata, “nuk mund tĂ« marrim frymĂ« nga fitimi”, duke theksuar se e drejta pĂ«r ajĂ«r tĂ« pastĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« e drejtĂ« themelore njerĂ«zore, jo njĂ« privilegj.

Filipçe: Patriotizmi i rremë i qeverisë po e mban vendin të bllokuar në procesin eurointegrues



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nga Zagrebi ku iu drejtua Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Kroacisë, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në fjalimin e tij, kritikoi qeverinë e Maqedonisë së Veriut duke thënë se në vend ka tendenca gjithnjë e më autoritare, ndikim në rritje të oligarkisë ekonomike dhe financiare, politika që dëmtojnë punëtorët, presione ndaj sindikatave dhe diskreditim të organizatave qytetare dhe intelektualëve kritikë.

Ai tha se patriotizmi i rremë i qeverisë përdoret për të mbrojtur rrjete kriminale dhe klienteliste dhe se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është bllokuar, pasi sipas tij, qeveria e ka braktisur konsensusin e gjerë politik dhe shoqëror duke argumentuar se rrezikohet identiteti kombëtar.

“Edhe nĂ« vendin tim pĂ«rballemi me tendenca gjithnjĂ« e mĂ« autoritare, ndikim nĂ« rritje tĂ« oligarkisĂ« ekonomike dhe financiare, politika ekonomike qĂ« dĂ«mtojnĂ« drejtpĂ«rdrejt punĂ«torĂ«t, presione ndaj sindikatave, diskreditim tĂ« organizatave qytetare dhe intelektualĂ«ve progresivĂ« kritikĂ«. Patriotizmi i rremĂ« i kryeministrit dhe qeverisĂ« sonĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« maskĂ« pas sĂ« cilĂ«s fshihet mbrojtja e rrjeteve kriminale dhe klienteliste, e shoqĂ«ruar me presion intensiv mbi sistemin gjyqĂ«sor. Maqedonia e Veriut Ă«shtĂ« bllokuar nĂ« procesin e integrimit nĂ« Bashkimin Evropian, ndĂ«rsa qeveria e ka lĂ«nĂ« konsensusin e gjerĂ« politik dhe shoqĂ«ror pĂ«r kĂ«tĂ« çështje me arsyetimin se rrezikohet identiteti kombĂ«tar”, theksoi Filipçe.

VLEN: Sistemi shëndetësor 2024-2028 përfshinë përkrahje për mjekët e rinj dhe gjithë personelin mjekësor



Koalicioni VLEN vlerĂ«son se pĂ«rmes pjesĂ«marrjes nĂ« Qeveri po e vendos sistemin shĂ«ndetĂ«sor nĂ« binarĂ« tĂ« qartĂ«, me planifikim, standarde dhe partneritete reale. Kjo u theksua nĂ« konferencĂ«n “Partneritet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si”, e kryesuar nga ministri i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Azir Aliu.

Sipas VLEN-it, konferenca ka vendosur një kornizë më të qartë për mbështetjen e projekteve në shëndetësi, duke orientuar partneritetet me sektorin privat dhe aktorët ndërkombëtarë drejt nevojave reale dhe rezultateve të matshme.

"Prioritetet pĂ«r periudhĂ«n 2024–2028 pĂ«rfshijnĂ« optimizimin dhe riorganizimin funksional tĂ« sistemit shĂ«ndetĂ«sor, qasje tĂ« balancuar rajonalisht pĂ«r pacientĂ«t, standardizim tĂ« procedurave spitalore dhe rregullim tĂ« sistemit tĂ« referimit pĂ«r tĂ« ulur dĂ«rgimet e panevojshme. VLEN thekson se vĂ«mendje e veçantĂ« i kushtohet personelit mjekĂ«sor, pĂ«rmes trajnimit tĂ« vazhdueshĂ«m, mbĂ«shtetjes pĂ«r mjekĂ«t e rinj dhe masave pĂ«r tĂ« parandaluar largimin e tyre nga vendi", thuhet nĂ« njoftimin e VLEN-it.

Sipas tyre, përmes kësaj force politike, synimi është një sistem më i rregullt dhe efikas, ku pacientët marrin shërbime më të shpejta dhe cilësore, urgjenca reagon në kohë dhe mjekët e rinj kanë kushte dinjitoze pune.

Privohen nga liria dy shtetas turq në Gjevgjeli, dyshohen për kontrabanim të emigrantëve



Policia ndaloi sot dy shtetas turq, S.A.O. (35 vjeç) dhe K.H. (32 vjeç), të dy të dyshuar për kontrabandim emigrantësh.

"Rreth orĂ«s 02:30, nĂ« autostradĂ«n Gjevgjeli–Shkup, policia ndaloi njĂ« “Shkoda Octavia” me targa tĂ« Shkupit, tĂ« drejtuar nga S.A.O., ku udhĂ«tonte edhe K.H. GjatĂ« kontrollit u gjetĂ«n katĂ«r emigrantĂ« ilegalĂ« nga Egjipti, tĂ« moshĂ«s 15–35 vjeç. Dy tĂ« dyshuarit u mbajtĂ«n nĂ« Stacionin Policor tĂ« GjevgjelisĂ«, ndĂ«rsa emigrantĂ«t u dĂ«rguan nĂ« QendrĂ«n e Pranimit dhe Transitit “Vinojug”, thuhet nĂ« njoftimin e MPB-sĂ«.

Pas hetimeve, policia do të përgatisë parashtresën përkatëse ndaj tyre.

ASHMAA: Vendimi kundër gazetares Liridona Vejseli, krijon presion mbi mediat dhe kufizon të drejtën për informim



Agjencia pĂ«r ShĂ«rbime Audio dhe Audiovizuale ka shprehur shqetĂ«sim pĂ«r vendimin e shkallĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« gjykatĂ«s, mĂ« 12 janar tĂ« kĂ«tij viti, kundĂ«r gazetares Liridona Vejseli, pĂ«r “keqpĂ«rdorim tĂ« tĂ« dhĂ«nave personale”, nĂ« lidhje me publikimin e emrit dhe mbiemrit tĂ« njĂ« gjyqtari nĂ« rrjetet sociale Instagram dhe TikTok.

Sipas këtij institucioni, ky vendim dërgon një mesazh shqetësues lidhur me lirinë e shprehjes dhe liritë mediatike.

"Ndjekja penale e gazetarëve për publikimin e të dhënave për funksionarë publikë në kontekstin e detyrës së tyre profesionale krijon presion mbi mediat dhe kufizon të drejtën e publikut për informim. Të gjithë aktorët e përgjegjshëm duhet të kontribuojnë në mënyrë aktive për krijimin e kushteve që mundësojnë ushtrimin e pandërprerë të lirisë së shprehjes dhe informimit, si dhe për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirive mediatike", thuhet në reagim.

Gazetarja Vejsliu u gjobit me 700 euro dënim për shkak se në një rast të ndjeshëm gjyqësor, ka përmendur emrin e një gjykatësi që e ka trajtuar atë rast.

Mickoski: Qeverisja e kaluar e komplikoi procesin eurointegrues, ne po punojmë që ta realizojmë këtë qëllim



Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski komentoi paralajmĂ«rimet pĂ«r “non paper” nga eurokomisionerja Mart Kos, nĂ« lidhje me statusin e vendeve kandidate pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE, ku parashihet edhe anĂ«tarĂ«sim pa tĂ« drejtĂ« vote.

Ai tha se qëndrimi i qeverisë është që duhet të punojmë dhe të bëjmë gjithçka që duhet, që ta realizojmë qëllimin tonë të dytë strategjik , anëtarësimin e plotë në BE.

"Nuk do të jetë lehtë, sepse qeveria e kaluar bëri komplikim të atillë me procesin eurintegrues, duke i dorëzuar të gjitha pozitat që ishin arritur paraprakisht në dekadat e fundit", tha Mickoski.

Ai tha se njëherë do ta shikojë non paperin.

“Ta shohim njĂ«herĂ« atĂ« non paper. Ka liderĂ« nga rajoni qĂ« kĂ«tĂ« e kĂ«rkojnĂ«, tĂ« jemi tĂ« sinqertë nga ana e BE-sĂ«. Ta shohim atĂ« no paper. ShumĂ« herĂ« kemi dĂ«gjuar deri tani pĂ«r “gradual integration”, respektivisht integrim nĂ« etapa, dhe “safe guards”, tĂ« tipit mekanizma mbrojtĂ«s, ja tĂ« themi Polonia 20 vjet nuk mundi tĂ« shfrytĂ«zojĂ« fonde strukturore pĂ«r bujqĂ«sinĂ«, pĂ«r herĂ«t Ă« parĂ« filloi t’i shfrytĂ«zojĂ« nĂ« vitin 2024. Fillimisht ta shohim konceptin, pastaj to ta themi qĂ«ndrimin tonĂ«â€, deklaroi Mickoski.

LSDM: Qeveria ka fonde për tenderë ndërsa nuk paska për rritjen e pagës minimale në 600 euro



LSDM paraqiti Ligjin për Rritjen e Pagës Minimale në 600 Euro, duke vlerësuar se është një masë realiste dhe e nevojshme për të mbrojtur standardin e jetesës së punëtorëve, në përputhje me kërkesat e qarta të sindikatave dhe kushtet aktuale ekonomike në vend.

Partia thekson se ligji është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj përkeqësimit dramatik të standardit të jetesës në një vit e gjysmë të kaluar, një periudhë në të cilën inflacioni, rritja e çmimeve të ushqimit, energjisë elektrike, ngrohjes dhe shërbimeve bazë kanë ulur seriozisht fuqinë blerëse, veçanërisht tek qytetarët që jetojnë me pagën minimale.

Sipas LSDM, për mijëra familje paga minimale është burimi i vetëm ose dominues i të ardhurave, prandaj shteti është i detyruar të sigurojë fonde për rritjen e saj në 600 Euro.

"Nuk mund të ketë para për tendera kriminalë, dhe mund të pretendohet se nuk ka fonde për punëtorët", reagon LSDM, duke përmendur një sërë shembujsh të prokurimeve dhe kontratave publike që, sipas tyre, ngrenë dyshime serioze për abuzim.

NĂ« deklaratĂ« thuhet se qytetarĂ«t dĂ«gjojnĂ« çdo ditĂ« pĂ«r qindra tenderĂ« tĂ« dhĂ«nĂ« kompanive individuale, miliona dollarĂ« pĂ«r kompani me njĂ« numĂ«r minimal punonjĂ«sish, si dhe kontrata tĂ« lidhura me kompani tĂ« afĂ«rta me koalicionin qeverisĂ«s OBRM-PDUKM – ZNAM.

“Kjo Ă«shtĂ« zgjedhja e qeverisĂ« – skema tenderĂ«sh nĂ« vend tĂ« punĂ«torĂ«ve”, thotĂ« LSDM, duke shtuar se tĂ« rinjtĂ« po largohen masivisht nga vendi, ndĂ«rsa Qeveria njĂ«kohĂ«sisht po importon fuqi punĂ«tore tĂ« huaj me pretekstin e mungesĂ«s sĂ« personelit.

Nikolloski: BE reagojë shpejtë ndaj bllokadës së transportuesve, problemi do të zgjidhet



Aleksandar Nikolloski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, trajtoi temën e bllokadave nga transportuesit që kanë qenë aktuale ditët e fundit, për të cilat theksoi se është i kënaqur që BE-ja përshpejtoi procedurën dhe publikoi dokumentin më herët se sa ishte planifikuar.

Ai shtoi se pas takimit në Bruksel, do të pasojë një takim i përbashkët për të shqyrtuar propozimet, dhe qëllimi është të ofrohen zgjidhjet më të mira për transportuesit, të cilët janë një motor kyç i ekonomisë maqedonase.

"ËshtĂ« njĂ« dokument prej 19 faqesh, i cili mbulon plotĂ«sisht rregullat e reja tĂ« zonĂ«s Shengen dhe aty ka njĂ« fjalĂ« kyçe, pikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« pjesĂ« qĂ« e theksova nĂ« njoftimin tim, ku shoferĂ«t e kamionĂ«ve, ose transportuesit, pranohen si profesionistĂ«, me kategoritĂ« e tjera qĂ« janĂ« tĂ« listuara kĂ«tu, si sportistĂ«t, artistĂ«t, etj., qĂ« Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« BE-ja e ka zgjidhur problemin nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«. NĂ« thelb, kjo ishte njĂ« nga mĂ«nyrat pĂ«r tĂ« dalĂ« nga problemi, sepse kur transportuesit filluan protestat, ata kĂ«rkuan tĂ« fillonte njĂ« dialog qĂ« do ta zgjidhte problemin, u ofruan 3 zgjidhje dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga tre zgjidhjet", tha Nikolloski.

Ai shtoi se të martën do të mbahet një takim, i cili, siç thotë ai, nuk ishte planifikuar për një vit, dhe fillimisht ishte rënë dakord për 6 shkurt, por dje data u zhvendos për të martën.

“Dua tĂ« pĂ«rgĂ«zoj tĂ« gjithĂ« ata njerĂ«z tĂ« guximshĂ«m qĂ« dolĂ«n nĂ« protesta kĂ«to ditĂ«, tĂ« cilĂ«t treguan se problemi Ă«shtĂ« vĂ«rtet serioz. PĂ«r t'i pĂ«rgĂ«zuar pĂ«r vendosmĂ«rinĂ«, guximin e tyre, pata nderin t'i vizitoja dhe t'i mbĂ«shtesja. Dola me ta, dhe mendoj se ata treguan se problemi Ă«shtĂ« vĂ«rtet i madh dhe se duhet tĂ« trajtohet seriozisht, dhe fakti qĂ« ishin tĂ« bashkuar dhe kĂ«mbĂ«ngulĂ«s, askush nuk arriti t'i thyente, dha rezultate”, tha Nikolloski.

Ai theksoi se ai vetë dha mbështetje të plotë, por edhe Kryeministri dhe Qeveria, për të zgjidhur problemin. Nikolloski theksoi se procesi po zhvillohet në koordinim të plotë me transportuesit.

"Dua të ofroj zgjidhjet më të mira të mundshme që do t'u përshtaten transportuesve tanë. Ata janë një nga nxitësit kryesorë të ekonomisë maqedonase, qytete të tëra në Maqedoni jetojnë nga transporti. Ne duhet t'i japim mbështetje të plotë këtij sektori. Në takimin e së martës me BE-në, do të ofroj zgjidhjet më të mira të mundshme për të cilat do të biem dakord së bashku me transportuesit. Këmbëngulja dhe uniteti i transportuesve nga Maqedonia dhe i gjithë rajoni ishte thelbësor që Bashkimi Evropian të reagonte dhe të miratonte një dokument që do t'i kualifikonte transportuesit si "profesionistë. Kjo është ajo që ne po kërkonim dhe kjo është ajo që transportuesit po kërkonin. Një takim është planifikuar për të martën në të cilin do të përcaktohen të gjitha çështjet dhe unë, në koordinim me transportuesit, do të ofroj zgjidhjet më të mira", deklaroi Nikolloski.

Prej nesër fillon zbatimi i sistemit "Safe City"



Nga nesĂ«r, mĂ« 1 shkurt, zyrtarisht nis zbatimi i sistemit “Safe City” me ç'rast shkelĂ«sit e rregullave nĂ« trafik do tĂ« gjobiten.

Kamerat e trafikut të vendosura në pika kyçe në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Korridoret 8 dhe 10, do të regjistrojnë automatikisht shkeljet, ndërsa gjobat do të dërgohen pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Policisë.

Gjobat varijojnë nga 10 euro deri në 500 euro, varësisht nga lloji i shkeljes.

Safe City do të evidentojë shkeljet më të rënda në trafik, si tejkalim i shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq, drejtim i automjeteve të paregjistruara, si dhe parkim ose ndalim i gabuar.

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në disa akse rrugore ka dukshmëri të ulët shkaku i mjegullës



Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Dukshmëri e reduktuar për shkak të mjegullës deri në 100 m është në rrugën Shën Nikollë, Saramzalino dhe Veles, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët që hyjnë dhe dalin nga vendi.

Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjaleve të vendosura të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut



Sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët me reshje të lehta lokale të shiut, dhe në male dhe vendet më të larta borë e lehtë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 7 deri në 11 gradë.

Në Shkup, pjesërisht i vranët me reshje të lehta të shiut. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë në 10 gradë.

Vazhdon periudha e motit pjesërisht i vranët me reshje të shiut të kohëpaskohshëm, dhe në male borë.

Reshjet më të dendura do të ketë të dielën kur do të shndërrohen në borë në disa nga vendet më të ulëta.

Prodhimi industrial në RMV, në vitin e kaluar me rritje prej 1,9 për qind



Prodhimi industrial në dhjetor të vitit 2025 është rritur për 2.3 për qind në krahasim me dhjetorin 2024, ndërsa në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024 për 1,9 për qind, kumtoi sot Enti shtetëror i statistikave.

Ndikim më të madh ndaj rritjes së prodhimit industrial në dhjetor 2025, në krahasim me dhjetorin 2024, ka rritje të prodhimit nëpër sektorët: Prodhim i prodhimeve ushqimore me 3,5 për qind, Prodhim i pijeve me 34.2 për qind dhe Prodhim i automjeteve motorizuese, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove me 3.5 për qind.

Në sektorin Xehtari dhe nxjerrje të gurëve në dhjetor 2025, në krahasim me dhjetorin 2024, prodhimi industrial shënon rënie prej 6.6 për qind, në Industrinë përpunuese rritje prej 4.5 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 3.9 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në dhjetor 2025, në krahasim me dhjetorin 2024, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 9.8 për qind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 2.4 për qind, përderisa rënie shënon tek Energjia për 3.9 për qind, Prodhimet kapitale për 0.8 për qind dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.8 për qind.

Vetura përplas këmbësorin e mitur në Shkup



Një këmbësor i mitur është plagosur rëndë pasditen e sotme në një aksident trafiku që ka ndodhur në Vizbeg të Shkupit, njoftojnë nga policia.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur sot (30.01.2026) rreth orĂ«s 17:03, nĂ« kryqĂ«zimin e bulevardit “Sllovenia” me rrugĂ«n “J. Magistrala”, ku njĂ« automjet i tipit “Opel” me targa tĂ« Shkupit, i drejtuar nga F.Ç. (44) nga Shkupi, ka goditur njĂ« kĂ«mbĂ«sor tĂ« mitur, gjithashtu nga Shkupi.

I mituri Ă«shtĂ« transportuar me automjet tĂ« NdihmĂ«s sĂ« ShpejtĂ« nĂ« QendrĂ«n Emergjente “NĂ«nĂ« Tereza”, ku mjekĂ«t kanĂ« konstatuar lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda trupore, pas çka ai Ă«shtĂ« mbajtur pĂ«r trajtim nĂ« KlinikĂ«n e KirurgjisĂ« Pediatrike.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për sqarimin e plotë të rastit.

❌