Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vodhi nën kërcënimin e thikës një market në Tiranë, arrestohet “skifteri” 40-vjeçar

✇Albeu
By: M C

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ditën e djeshme grabiti një market në zonën e Yzberishtit, duke kërcënuar me thikë punonjësen dhe duke marrë një shumë parash.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Elkjer Tafçiu, 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në Rrugën e Qelqit.

Uniformat blu bëjnë me dije se 40-vjeçari është person me precedent penal për vjedhje me dhunë. Gjatë tentativës për ta ndaluar autorin, punonjësja e marketit ka pësuar dëmtime në dorë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervent”.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.

I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Vodhi nën kërcënimin e thikës një market në Tiranë, arrestohet “skifteri” 40-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Shpërndanin drogë, arrestohen 2 të rinj në Lezhë (EMRAT)

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në lezhë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, Pjetër Dukaj dhe Kristjan Marku, janë arrestuar në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati pasi janë kapur me kanabis gati për ta shitur. “U konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim […]

The post Shpërndanin drogë, arrestohen 2 të rinj në Lezhë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Goditi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se plagosi me mjet prerës një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të […]

The post Goditi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Do shitej si operacion policor/ Zbulohet plani i rrëmbimit të Arben Ahmetajt në Zvicër

Elton Qyno Në muajin Tetor 2025, persona ende ta paidentifikuar, por që ka dyshime të forta se kanë prapavijë me botën e erët të krimit, kanë dashur të venë në zbatim një plan për rrëmbimin në Zvicër të ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë. Një skenar sekret por kriminal, që nëse do ishte realizuar me sukses do shitej […]

The post Do shitej si operacion policor/ Zbulohet plani i rrëmbimit të Arben Ahmetajt në Zvicër appeared first on BoldNews.al.

Dy shtetas të Shqipërisë ia kërkuan 40 mijë euro, Policia heton rastin e detyrimit në Prishtinë



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të detyrimit në Prishtinë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 4 janar në ora 18:30.

“Më 08.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të dyshuar shtetas të Shqipërisë me datën e cekur kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor (deri me 11.01.2026) t’i dërgoj 40.000 € para të gatshme në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore. /Telegrafi/

Shtetasi i Kolumbisë sulmoi dy gra në Prishtinë me mjet të mprehtë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Kolumbisë, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 05:25.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Kolumbisë, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare. Njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Aksioni i Prokurorisë së Prizrenit, detaje nga operacioni i gjerë



Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka nisur një operacion i gjerë policor që përfshin të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas raportimeve, nga ky operacion pritet që rreth 40 persona të trajtohen si të dyshuar, ka njoftuar televizioni Dukagjini.

Objekt i bastisjeve janë pronat e ish-zyrtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), ku aksioni policor ka filluar që në orët e para të mëngjesit.

Deri më tani, është arrestuar ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, ndërsa Policia e Kosovës është në kërkim të ish-shefit të financave të kësaj ndërmarrjeje, Valon Berisha.

Sipas Kallxo.com, dyshimet që kanë çuar në këtë operacion lidhen me manipulime të mundshme në procesin e kompensimit të dëmeve.

Sipas një raporti të bërë publik, ekzistojnë dyshimet se në mënyrë të kundërligjshme Byroja, me përfshirjen e personave Sami Mazreku dhe Venhar Hana, kanë kompensuar palët M.L dhe N.M. Palët e përfshira në aksident, kishin parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Pejë- dega në Istog ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimit, pas një aksidenti që kishte ndodhur në vitin 2011.

Sipas raportit, gjykata ua kishte aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë për kompensim të dëmit material dhe jomaterial. Byroja kishte bërë ankesë. Rasti kishte shkuar në Gjykatën e Apelit, e cila e kishte refuzuar pjesërisht si të bazuar ankesën e Byrosë dhe kishte vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë– dega në Istog për kompensim dëmi.

Më datën 05.03.2019 pala paditëse ka ushtruar revizion në Gjykatën Supreme, duke atakuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Me datën e njëjtë kur është dërguar lënda në Gjykatën Supreme, Byroja ka bërë pagesën e kompensimit në vlerë prej 65 mijë e 240 eurove, e cila ishte vendosur në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës më 14.01.2019.

Byroja më 15.03.2019 përgatit përgjigje në revizionin e ushtruar nga paditësit kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Me datën 08.04.2019 Gjykata Supreme e Kosovës, nxjerrë aktgjykim ku refuzohet si i pabazuar revizioni i paditësve i paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Aktgjykimi i Supremes e kishte bërë të plotfuqishëm vendimin Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se hetimet e Prokurorisë së Prizrenit kanë nisur pas raportimeve për zhdukjen e një shume prej mbi një milion eurosh nga xhirollogaritë e BKS-së, gjatë periudhës kur Mazreku ishte në krye të institucionit. Sipas këtyre burimeve, Prokuroria ka gjetur tashmë elemente të mjaftueshme për ta zgjeruar hetimin edhe më tej.

Në këtë operacion janë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë nga njësitë për hetimin e krimeve ekonomike dhe financiare. Aksioni po zhvillohet në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Drenasit, Pejës dhe Obiliqit.

Kujtojmë se më 19 shtator, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar një Urdhër Ndalues Përfundimtar, përmes të cilit u bllokuan dhjetëra parcela në lagjen Veternik të Prishtinës.

Në mesin e pronarëve të përfshirë ishte edhe Sami Mazreku, ish-drejtor i BKS-së, të cilit i është bllokuar një pronë prej rreth 1,600 metrash katrorë. Në këtë rast, një pronë i është bllokuar edhe Venhar Hanës, ish-avokat i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Emrat e këtyre dyve, Mazrekut e Hanës, por jo vetëm të tyre, janë në një dokument që ka përpiluar Gjykata në Prishtinë, e një kopje të të cilit e ka Gazeta Insajderi.

Bëhet fjalë për një pronë të vlefshme me miliona, që është nën hetim kohë të gjatë, por u desht shumë përpjekje që më në fund Gjyqi të e vendos nën masë bllokimi. Aty tashmë ka banesa, disa të blera nga qytetarë që mund edhe të mos e kenë ditur fare që e njëjta mund të jetë me telashe.

Kështu, sipas aktvendimit të siguruar nga Insajderi, parcela kadastrale 1743-5, e regjistruar në emër të Mazrekut, është përfshirë në listën e pronave që gjykata ka urdhëruar të ndalohen nga shitja, bartja apo çfarëdo transaksioni tjetër. Një pjesë prej 500 m² të kësaj parcele Mazreku e kishte shitur më herët tek Venhar Hana, ndërsa 1100 m² mbeten drejtpërdrejt në emër të tij, tashmë të bllokuara nga Gjykata.

Sipas Insajderit, në këtë çështje përmendet edhe emri i Dren Pacës, Prokuror Special, për të cilin dyshohet se ka lidhje me individë të përfshirë në afera milionëshe që aktualisht janë nën hetim, i cili shihet në fotografinë e mësipërme.

Po ashtu kujtojmë se para se të emërohej prokuror, Dren Paca, kishte qenë i punësuar në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) në vitin 2012.

Mazreku dhe Berisha dyshohen se iu lëshuan qytetarëve para në emër të sigurimeve e një pjesë të tyre e morën vetë



Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku bashkë me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve në vlera mijëra euro.

Betimi për Drejtësi” merr vesh se nga këto para, qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në ‘cash’.

Ky aksion po zhvillohet në disa qytete të Kosovës dhe deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.


Në mesin e të arrestuarve në aksionin e së enjtes që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha.

Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku bashkë me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve në vlera mijëra euro.

I dënuar me burg për drogë/ Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Nj 48-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga Policia në Tiranë. Sipas Policisë, shtetasi K. K., 48 vjeç ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023 kishte kultivuar një sasi të madhe bimësh dhe fidanësh narkotikë në një ambient të mbyllur, konkretisht në një magazinë në fshatin Marikaj. 48-vjeçari […]

The post I dënuar me burg për drogë/ Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i shpallur në kërkim appeared first on BoldNews.al.

2 janari amerikan dhe pesë mësime për Evropën!

Nga Jorgji Kote Operacioni i madh ushtarak amerikan i filluar natën e 2 Janarit dhe që u mbyll me sukses të plotë brenda tri orësh me kapjen e presidentit venezuelian Maduro dhe nxjerrjen e tij përpara gjykatës në Nju-Jork, ishte ngjarja e parë madhore e vitit që sapo hyri dhe që tronditi botën; me shumë […]

The post 2 janari amerikan dhe pesë mësime për Evropën! appeared first on BoldNews.al.

Armë dhe granata në lokal/ DETAJE nga operaconi në Fier, arrestohet pronari (EMRI)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i ushtruar pasditen e kësaj të marte në Fier, në zonën e Roskovecit. Burime për mediat bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në biznesin e shtetasit, Abiol Hada, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta, 2 granata, si dhe sasi lënde […]

The post Armë dhe granata në lokal/ DETAJE nga operaconi në Fier, arrestohet pronari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

CNN: Arrestimi i Maduros u organizua nga Rubio! Roli kyç që mori në Venezuelë

Forcat speciale amerikane kryen një operacion të befasishëm për të arrestuar presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe Donald Trump pa operacionin të zhvillohej nga pasuria e tij në Mar-a-Lago. Pranë tij ishte Marco Rubio, ministri i fuqishëm i jashtëm dhe njëkohësisht këshilltari i sigurisë kombëtare, në një fotografi që përmbledh një rrjedhë vitesh për njeriun që […]

The post CNN: Arrestimi i Maduros u organizua nga Rubio! Roli kyç që mori në Venezuelë appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku vijon t’i bëjë karshillëk drejtësisë

Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera vijon ti bëjë karshillëk drejtësisë. Në një kohë kur SPAK kërkon ti hiqet imuniteti dhe ta arrestojë, Balluku vijon me postimet në rrjete sociale, duke sfiduar hapur gjyqësorin dhe duke injoruar faktin se është një zyrtare e pandehur. Përmes një postimi […]

The post SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku vijon t’i bëjë karshillëk drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Policia konfiskon drogë dhe armë në Prishtinë, dy të arrestuar



Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, tek një i dyshuar mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike.

Kontrolli në tri lokacione të ndryshme ka rezultuar me konfiskimin e 516.86 gram marihuanë, 1,095 euro para në dorë, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy telefona dhe dy peshore digjitale.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/

Rënia e Maduros, njoftohet rihapja e ambasadës amerikane në Karakas

Arrestimi i Maduros dhe dalja në gjyq në New York, kanë qenë zhvillimet e fundit që kanë marrë vëmendjen dhe reagime nga liderë europianë dhe jo vetëm. Maduro u arrestua pas sulmeve në Karakas nga SHBA. Ndërkohë, pas këtyre zhvillimeve pritet që në Karakas të rihapet ambasada amerikane. Sipas BBC zyrtarë amerikanë kanë njoftuar se […]

The post Rënia e Maduros, njoftohet rihapja e ambasadës amerikane në Karakas appeared first on BoldNews.al.

“Më rrëmbyen, jam i pafajshëm”/ Ç’ndodhi në gjyqin 30 minutësh ndaj Maduros? Zbardhen debatet

Nicolas Maduro tha se është i pafajshëm dhe se forcat e SHBA-së e kanë rrëmbyer pa të drejtë, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në New York, që zgjati rreth 30 minuta, shkruan BBC. Ai u dërgua në një gjykatë të Nju Jorkut të hënën pasdite, së bashku me gruan e tij me të cilën akuzohen […]

The post “Më rrëmbyen, jam i pafajshëm”/ Ç’ndodhi në gjyqin 30 minutësh ndaj Maduros? Zbardhen debatet appeared first on BoldNews.al.

Grabiti vilën natën e Vitit të Ri/ Arrestohet hajduti shqiptar në Itali

Një shtetas shqiptar, rreth 19-vjeç është arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohet për grabitje të banesave. Sipas mediave të huaja, shqiptari me predentet të mëparshëm penal, akuzohet se ka kryer një grabitje në Via Marco Emilio Lepido, në kufirin me Anzolën, natën midis 30 dhe 31 dhjetorit 2024. Në banesë ai ka gjetur një […]

The post Grabiti vilën natën e Vitit të Ri/ Arrestohet hajduti shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Drogë, rrëmbime dhe vrasje/ Maduro del para gjykatës amerikane, rëndohen akuzat ndaj tij

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është shfaqur për herë të parë në gjykatën amerikane, pasi u arrestua nga SHBA. Ai u paraqit rreth mesditës para gjykatësit për një procedurë të detyrueshme, që ka të ngjarë të nisë një betejë të zgjatur ligjore nëse ai mund të gjykohet në SHBA, shkruajnë mediat e huaja. Sipas Prokurores […]

The post Drogë, rrëmbime dhe vrasje/ Maduro del para gjykatës amerikane, rëndohen akuzat ndaj tij appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Maduros/ Mblidhet me urgjencë Këshilli i OKB-së, çfarë pritet

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, është mbledhur pasditen e kësaj të hëne për të diskutuar zhvillimet më të fundit në Venezuelë, ku u arrestua nga forcat amerikane, presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit pritet të vijojë me diskutime mes anëtarëve të cilët e kanë cilësuar arrestimin e Maduros si […]

The post Arrestimi i Maduros/ Mblidhet me urgjencë Këshilli i OKB-së, çfarë pritet appeared first on BoldNews.al.

Shpërndante kokainë, arrestohet 26-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që i riu drejtonte, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 81 gramë  kokainë. I arrestuari është shtetasi Y. E., 26 vjeç, banues në Fier. Gjatë ndërhyrjes, ai ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga […]

The post Shpërndante kokainë, arrestohet 26-vjeçari në Fier appeared first on BoldNews.al.

❌