Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Helm” pas Barcelona-Real Madrid, gjeste dhe ofendime mes rivalëve të përjetshëm

Tension pas “El Clasico”. Laporta dënon largimin e Mbappé,  ndërsa Fermin dhe Cubarsí bëshen çështje me gjestet dhe fyerjet ndaj tifozëve madrilenë.

Finalja e Superkupës së Spanjës u mbyll me fitoren 3-2 të Barcelonës. Kjo ndeshje do të mbahet mend jo vetëm për spektaklin që prodhuan dy skuadrat në fushë, por edhe për “helmin” e lojtarëve kundër kundërshtarëve pas vërshëllimës së trefishtë. Situata degjeneroi në sjellë antisportive nga të dy frontet.

Kur Barcelona po festonte me trofeun, telekamerat fiksuan anën e errët të euforisë katalanase, duke shkaktuar indinjatë të thellë te tifozët e Realit. Protagonist negativ ishte Fermin Lopez, që u pa të fyente rëndë sektorin e tifozëve madrilenë. I përqafuar me shokët Lamine Yamal e Casadó, ai lëshoi me zë të lartë frazat: “Merreni këtë! Thitheni…, shkoni në shtëpi!”.

Fermin nuk ishte i vetmi që humbi kontrollin te Barcelona. Sapo u mbyll ndeshja, në përqafimin kolektiv të skuadrës në fushë, kamerat kapën mbrojtësin Pau Cubarsí. Ai ishte i ndarë nga grupi dhe u pa të bënte disa herë “gjestin e ombrellës” drejt tribunës kundërshtare.

Në kampin e Realit ngjalli diskutime sjellja e Kylian Mbappé. Frustrimi i tij shpërtheu gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut. Sapo mori medaljen e argjentit, francezi u pa qartë që t’u kërkonte shokëve të skuadrës të largoheshin nga stadiumi për të mos marrë pjesë te festimet e rivalëve.

Ky episod nuk i shpëtoi presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i cili e dënoi veprimin e sulmuesit të Real Madrid. “Më ka befasuar ajo që ka bërë Mbappé. Në sport duhet të jesh korrekt në fitore dhe të kesh respekt në humbje. Ne, kur kemi fituar, e kemi respektuar kundërshtarin. Nuk e kuptoj atë sjellje. Reagimi i tyre lind nga frustrimi i pastër i të parit të realitetit”, – tha Laporta.

The post “Helm” pas Barcelona-Real Madrid, gjeste dhe ofendime mes rivalëve të përjetshëm appeared first on Albeu.com.

Topi i Champions-it 25 vjet histori! Versioni i 2026-ës prezantohet nga Zidane, Messi e Yamal

Rikthim në të kaluarën për të celebruar 25 vitet e topit më të famshëm në botë. Sfera e ëndrrave të Champions League, në fusha nga 2001-shi, do të hapë një kapitull të ri, me ridizenjimin modern të origjinalit Adidas FINALE 1.

Rikthim në të kaluarën me grafikën dhe ngjyrat që njihen tashmë prej një çerek shekulli, por edhe me një efekt modern, me sfumatura të zeza dhe vjollcë, që ndryshojnë.

Topi do të përdoret gjatë dy javëve të fundit të fazës së kampionatit 2025/26 të Champions League, që starton të martën e 20 janarit.

Yjet e futbollit janë gjithmonë në fokus. Në spotin zyrtar të Adidas marrin pjesë disa nga lojtarët që kanë lënë shenjë në rrugëtimin e kupës me veshë të mëdhenj gjatë 25 viteve të fundit: Zinedine Zidane, Lionel Messi, Toni Kroos, Mo Salah, Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal.

The post Topi i Champions-it 25 vjet histori! Versioni i 2026-ës prezantohet nga Zidane, Messi e Yamal appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Barcelona fiton Superkupën e Spanjës në një ndeshje spektakolare

Barcelona e ka fituar sërish Superkupën e Spanjës, duke mposhtur në finale rivalin e përbetuar, Real Madrid.

“El Clasico” si gjithnjë ishte tepër e zjarrtë, me të dy skuadrat që rrezikuan nga fillimi – ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 3-2.

Barcelona fillimisht dominoi në posedim për të krijuar rastet më të rrezikshme, mirëpo që dështonin t’i konkretizonin.

Ishte Raphinha që e zhbllokoi epërsinë me një supergol pas asistimit të Fermin Lopez (36’).

Sidoqoftë, Reali u kthye në lojë falë Vinicius Jr që shënoi një gol të bukur solo (45+2’).

Barcelona megjithatë riktheu shpejtë epërsinë përmes Robert Lewandowskit, që shënoi me një parabolë të bukur pas asistimit të Pedrit (45+4’).

Por, Reali arriti të shënojë prapë. Në aksionin e fundit, Gonzalo Garcia shënoi pas një topi të kthyer nga rivëndja këndore (45+6’).

Heroi i Barcelonës rezultoi të jetë Raphinha, i cili realizoi një tjetër supergol – ku këtë herë goditja e fuqishme iu devijua nga Asencio dhe përfundoi brenda rrjetës (73’).

Barcelona në kohë shtesë edhe mbeti me një lojtar më pak si pasojë e një ndërhyrje të rëndë të De Jong te Mbappe (90+1’).

Sidoqoftë, Reali nuk i shfrytëzoi dy raste të arta në kohën shtesë – ku si Asencio edhe Carreas dështuan nga afërsia.

Kësisoj, Hansi Flick e mban rekordin e mrekullueshëm si të pamposhtur në finale./Telegrafi/

GOLAT:

73’ GOOOL BARCELONA! Rafinja gjuan në hyrje të zonës, sfera devijohet pak nga Asencio, aq sa për të nxjerrë jashtë loje Kurtua i cili sheh sferën në rrjetë. (VIDEO)

45’+4’ GOOOL BARCELONA! Pedri gjen Levandovskin me një asist perfekt, sulmuesi mposht Kurtua me një prekje për të kaluar përsëri ekipin në avantazh. (VIDEO)

45’+2’ GOOOL REAL MADRID! Vinicius merr topin nga e majta, driblon këdo që i del para dhe pastaj mposht portierin e katalanasve me një diagonale. (VIDEO)

36’ GOOOL BARCELONA! Zbritje e shpejtë e katalanasve me Rafinjan nga e majta, gjuajtja e brazilianit mposht Kurtua. (VIDEO)

The post VIDEO/ Barcelona fiton Superkupën e Spanjës në një ndeshje spektakolare appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Gol dhe asist, Brajan Gruda eliminon Mançester Junajtid nga FA Cup

Në një përballje emocionuese të fazës së 1/32-ve të FA Cup, Brajton ka arritur të eliminojë Mançester Junajtid me rezultat 2-1, duke treguar një performancë të shkëlqyer falë lojtarit me origjinë shqiptare, Brajan Gruda.

Ylli i ndeshjes ishte padyshim Gruda, i cili luajti një rol vendimtar në të dy golat e Brajton. Ai hapi rezultatin në minutën e 12-të duke shfrytëzuar një konfuzion para portës së Junajtid dhe më pas asistoi për Dani Uellbek, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 64-të, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Për Junajtid, Benjamin Sheshko shënoi një gol me kokë në minutën e 85-të pas një krosimi nga këndi, por kjo nuk mjaftoi për të shpëtuar ekipin nga eliminimi.

Pas kësaj fitores, Brajton kalon në raundin tjetër të FA Cup, ndërsa Junajtid largohet nga kompeticioni.

Kjo ndeshje konfirmon edhe një herë se Gruda është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Brajton, dhe performanca e tij mund të jetë vendimtare për suksesin e skuadrës gjatë këtij sezoni.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

The post VIDEO/ Gol dhe asist, Brajan Gruda eliminon Mançester Junajtid nga FA Cup appeared first on Albeu.com.

Juxhini eliminohet nga Big Brother, Brikena: Shpresoj të ma bëjë hallall

Konkurrenti Juxhin Plovishti u eliminua nga gara e Big Brother, pas 17 ditësh qëndrimi.

Ai ishte ne televotim me Selin dhe Mirin, pasi thyen rregullat e Big Brother.

Pas largimit të tij, Brikena u shpreh: “Shpresoj që ma bon hallall. Jam shprehur siç jam ndjerë. Më vjen keq se nuk e ka merituar me dal në këtë pikë të lojës”.

“U kënaqa shumë”-tha Juxhini në studio pas largimit nga gara.

The post Juxhini eliminohet nga Big Brother, Brikena: Shpresoj të ma bëjë hallall appeared first on Albeu.com.

Dy persona nga Sllupçani nën hetim për përdhunim të një të miture, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në Sllupçan të komunës së Likovës.

“I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse nuk do t’i paguajë 20,000 euro. Vajza është detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazojë nga persona të tjerë, duke i dhënë shumën e parave disa herë të dyshuarit të parë. Prokurori, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës paraburgim për të dy të dyshuarit, të cilët janë të privuar nga liria. Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore. Në interes të hetimit dhe për nevojën e mbrojtjes së viktimës së mitur, prokuroria apelon për raportim të kujdesshëm dhe etik të ngjarjes, si dhe për përdorimin e burimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga MPB njoftojnë se personat e dyshuar janë N.A 31 vjeçar dhe Q.M 28 vjeç nga fshati Sllupçan.

The post Dy persona nga Sllupçani nën hetim për përdhunim të një të miture, kërkohet paraburgim appeared first on Albeu.com.

Superkupa e Spanjës 2026/ Hansi Flick: Luajmë kundër Real-it jo kundër Mbappé, me francezin në fushë na kanë mundur vetëm një herë!

“Luajmë kundër Real-it jo kundër Mbappé. Ai është një lojtar fantastik të kuptohemi drejtë, por ne nesër do të ndeshemi me një ekip të madh”.

Konferenca për shtyp e Hansi Flick u dominua nga një argument. Aktivzimi ose jo i sulmuesit francez të Real-it ishte tema kryesore e daljes së Flick përballë gazetarëve.

“Sa ndeshje kemi luajtur vjet kundër Real-it? mbase katë ose pesë. Kemi humbur një edhe pse në të pesta Mbappé ishte në fushë”, tha Flick.

The post Superkupa e Spanjës 2026/ Hansi Flick: Luajmë kundër Real-it jo kundër Mbappé, me francezin në fushë na kanë mundur vetëm një herë! appeared first on Albeu.com.

Pas zyrtarizimit si drejtor i Partizanit, reagon Ibraimi: Gati për sfidën e radhës!

Agim Ibraimi ka reaguar për herë të parë, pas zyrtarizimit të tij si Drejtori Sportiv i Partizanit.

“Me guxim. Gati për sfidën e radhës”, shkruan Ibraimi në rrjetet sociale.

37-vjeçari nga Tetova merr kështu vendin e Arbër Abilaliajt, i cili ndau rrugët me “Demat e Kuq”, disa muaj më parë.

The post Pas zyrtarizimit si drejtor i Partizanit, reagon Ibraimi: Gati për sfidën e radhës! appeared first on Albeu.com.

Leao shpëton Milanin nga humbja, Genoa shpërdoron një penallti në minutën e 99-të

Milani vazhdon të vuajë ndaj skuadrave të ashtuquajtura “të vogla”, duke lënë pikë të çmuara. Këtë herë ishte Genoa që ka marrë një pikë ndaj kuqezinjve, pas barazimit 1-1 në “San Siro”. Skuadra e Allegri mbetet 3 pikë pas Interit kryesues.

Colombo kaloi miqtë në avantazh në pjesën e parë, ku Milani iu afrua golit, sidomos me Fofana, i cili rrëshqiti në momentin e fundit. Pulisiç barazoi shifrat, por goli u anulua për një prekje të topit me dorë nga ana e amerikanit.

Përpjekjet e vazhdueshme të kuqezinjve u finalizuan në kohën shtesë me golin e portugezit Leao. Minutat e shtesë ishin dramatike, pasi Genoa pas një kundërsulmi arriti të fitonte penalltinë që do t’i kishte dhënë fitoren. Nga pika e bardhë Stanciu gjuajti keq, duke e çuar topin mbi traun e portës së Maignan.

Ka përfunduar kështu gjithçka në barazim, rezultat që kënaq skuadrën e drejtuar nga De Rossi, ndërsa Milani shpërdoron një tjetër shans për t’iu afruar Interit në kreun e tabelës së renditjes.

The post Leao shpëton Milanin nga humbja, Genoa shpërdoron një penallti në minutën e 99-të appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Manita” katalanase, Barcelona dhuron spektakël ndaj Atletiko Bilbaos

Dygolëshi i Rafinjës i dha Barcelonës një fitore bindëse 5-0 ndaj Atletiko Bilbaos, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, të zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sport City” në Arabinë Saudite. Fitorja e nëntë radhazi e katalanasve në të gjitha kompeticionet.

Këto momente zhgënjyese për Atletikon përmbledhin një mbrëmje me fat krejtësisht të kundërt për dy skuadrat.

Barcelona vazhdoi rekordin e saj duke shënuar gola në të gjitha 11 ndeshjet e Superkupës në formatin aktual, ndërsa për herë të nëntë në këtë seri realizoi të paktën dy gola.

Nga ana tjetër, Atletiko po kalon një periudhë të vështirë, pasi ka fituar vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet (2 barazime, 3 humbje).

GOLAT:

Goli i dytë i Rafinjës (VIDEO

Goli i Rafinjës (VIDEO

Goli i Bardghjit (VIDEO

Goli i Fermin (VIDEO)

Goli i Ferran Torres (VIDEO)

The post VIDEO/ “Manita” katalanase, Barcelona dhuron spektakël ndaj Atletiko Bilbaos appeared first on Albeu.com.

Joao Cancelo rikthehet në Barcelonë!

Barcelona është e sigurt për rikthimin e Joao Cancelo-s. Të gjitha palët kanë rënë dakord për këtë transferim dhe nga finalizimi mungon vetëm firma.

Skuadra saudite ka bërë një përjashtim dhe nuk ka kërkuar asnjë kompensim financiar në këmbim të huazimit deri në fund të këtij sezoni të lojtarit, i cili ka ngulur këmbë për t’u larguar nga Arabaia Saudite.

The post Joao Cancelo rikthehet në Barcelonë! appeared first on Albeu.com.

Fabregas: Nuk e shikoj kurrë renditjen

“Gjëja e rëndësishme është që skuadra të vazhdojë të rritet dhe të përmirësohet. Patëm disa momente të vështira dhe gjetëm një zgjidhje pas pjesës së parë. Ishim pak sipërfaqësorë, si penalltia që pësuam. Këto janë detaje që mund të bëjnë diferencën”.

“Tabela e ligës? Nuk e shoh kurrë, nuk më pëlqen dhe nuk është qëllimi ynë tani. Le të shpresojmë që të vijë koha dhe të mund të flasim për këtë një ditë. Por duhet të jemi të kujdesshëm për atë se kush jemi. Duam të arrijmë atje një ditë, por është një proces. Jemi një skuadër e re dhe pak nga pak do të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të rritemi”, tha trajneri i Comos, Cesc Fabregas, për Sky Sport pas fitores 3-0 në transfertë ndaj ndaj Pisa-s.

“Lojtarë italianë në skuadër? Është një plan dhe mendoj se është e drejtë që ata të mund të luajnë për Comon në të ardhmen. E kam thënë shumë herë se ky është një objektiv i klubit”.

The post Fabregas: Nuk e shikoj kurrë renditjen appeared first on Albeu.com.

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”- Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

Hafiz Ali Podgorica lindi në vitin 1855 në Podgoricë në një familje patriotësh shqiptarë. Prindërit e tij Abdullah dhe nëna Pashja e lanë jetim Aliun në moshën 6 vjeçare. Atë e tërhoqën xhaxhallarët e tij, që banonin në Shkodër, ku kreu filloren dhe gjimnazin osman. Ai mësoi edhe Kur’anin përmendësh, duke marrë titullin Hafiz. Më vonë shkoi në Stamboll, ku u njoh me patriotët e atjeshëm. Ishte shok i Ismail Qemalit, Jani Vretos, Koto Hoxhit e shumë të tjerëve. Bashkë me ta u pajis me ndjenjat dhe idetë kombëtare për lirinë e Shqipërisë dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe.

Mbasi u kthye në Shkodër punoi si avokat e ndihmës gjyqtar. Bashkëpunoi me patriotët dhe intelektualët shkodranë. Më pas e transferuan në Durrës, ku punoi si kadi (gjykatës) dhe pastaj u zgjodh myfti. Në Durrës u bashkua me patriotët: Nikollë Kaçorri, Abaz Celkupa, Seit Kertusha, Dr. Neki Libohova e shumë të tjerë.

Me formimin e klubeve “Vëllazëria” e “Bashkimi”, Hafiz Aliu ka qenë anëtar i këtyre klubeve (1905-1909). Ai ka dhënë kontributin e tij për çështje me rëndësi kombëtare dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në kushtet e asaj kohe.

Hafiz Aliu është dërguar gjithashtu si përfaqësues i Durrësit në “Kongresin e Dibrës” në korrik 1909. Këtu Hafiz Aliu e Dervish Hima fituan miratimin e të gjithë delegatëve për përkushtimin në çështjet kombëtare në planin arsimor, kulturor e politik.

Në vitin 1909, në zgjedhjet bashkiake, Klubi paraqiti kandidaturën e Hafiz Aliut. Ai ishte brumosur me idealet e Rilindësve tanë dhe kishte udhërrëfyes mësimet e Sami Frashërit nga ku kishte mësuar konceptet e qeverisjes së vendit. Ai ishte personi më i kompletuar për të përballuar detyrat e kryetarit të bashkisë.

Kështu u zgjodh kryetar i parë i Bashkisë së Durrësit në legjislaturën 1909-1912. Duke qenë gjithmonë konsekuent në lëvizjen patriotike, hidhte bazat e administratës shqiptare edhe në fushën e drejtësisë. Pas dështimit për ngritjen e flamurit në Durrës më 24 nëntor 1912, si kryetar Bashkie nënshkroi aktin e përfaqësimit për delegatët e Durrësit, që do të shkonin në Kuvendin e Vlorës.

Akt i rëndësishëm i qytetarisë durrsake, pas largimit të Ismail Qemalit për në Vlorë, qe ai i Hafiz Ali Podgoricës, Kryetar i parë i Bashkisë dhe personalitet i shquar, i cili më 26 nëntor 1912 ngriti me dorën e tij Flamurin Kombëtar në Pallatin qeveritar të Durrësit.

Menjëherë pas këtij akti madhor patriotët durrsakë nën drejtimin e Hafiz Aliut më 27 nëntor 1912, firmosën telegramin Nr.3300 dërguar të gjithë qyteteve me rëndësi të Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë në Durrës (shpallën independencën në emër të kombësisë tonë të shtrenjtë e të gjithë Shqipërisë).

Njëkohësisht iu dërguan memorandume konsujve të Austrisë, Francës dhe përfaqësuesit italian në Durrës. Në dokumentet historike që ndodhen në Arkivin e Shtetit (Fondi i pavarësisë) shkruhet:

“Hafiz Ali Podgorica (1855-1929) më 26 nëntor 1912, me cilësi si kryetar Bashkie, pati nderin e posaçëm me ngritë me dorën e vet Flamurin e Shqipërisë në pallatin qeveritar të Durrësit”.

Administrata që kryesoi Hafiz Ali Podgorica më 1909-1912, për meritat e saj përbën faqe historie në jetën e qytetit të Durrësit. Është e kohës së tij dhe vula e parë e Bashkisë së Durrësit. Kjo detyrë lidhej padyshim me momentin historik që kalonte qeveria e përkohshme e Vlorës.

Për veprimtarinë patriotike atdhetare Hafiz Aliu gjithë jetën e tij ia kushtoi veprimtarisë për të mirën e vendit në organizimin e administratës shtetërore, si dhe në planin arsimor, kulturor e politik. Për figurën intelektuale janë zhvilluar disa mbledhje ku janë dhënë disa kumtesa për veprimtarinë e tij.

Në atë kohë Esat Pashë Toptani, duke shfrytëzuar postin e tij si ministër i Brendshëm i Qeverisë së Vlorës, në vitin 1913, e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër Qeverisë Kombëtare. Hafiz Aliu e kuptoi qëllimin e tij politik pro-serb. Bashkë me patriotët e tjerë durrsakë u larguan me familjet e tyre nga Durrësi.

Për dënim u janë plaçkitur shtëpitë e tyre. Po e njëjta gjë ndodhi në vitin 1924, kur Esat Pasha erdhi për të dytën herë në Durrës. Hafiz Aliu ishte përkrahës i mendimeve demokratike të Fan Nolit. Gjatë regjimit të Zogut dëbohet në Kavajë në vitin 1926. Ka vdekur në vitin 1929, duke lënë familjen në gjendje të vështirë ekonomike.

Në vitin 1992, Hafiz Ali Podgoricës i jepet nga Presidenti i Republikës z. Sali Berisha titulli; “Urdhri i Klasit të I-rë” për veprimtari patriotike me motivacionin: “Si figurë intelektuale, i dalluar në organizimin e luftës për çlirim kombëtar, për ngritjen e Flamurit në Durrës (26 Nëntor 1912) dhe për organizimin e administratës shtetërore”.

Më 16.10.1996, Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit i jep Hafiz Ali Podgoricës (pas vdekjes) titullin: “Qytetar Nderi” i qytetit të Durrësit, me motivacionin: “Intelektual dhe patriot i shquar. Si delegat i Durrësit në Kongresin e Dibrës, ka luftuar me sukses synimet xhonturke. Bashkëpunëtor i Ismail Qemalit, me porositë e të cilit ngriti Flamurin Kombëtar në Durrës më 26 Nëntor 1912. Kryetari i Parë në Bashkinë e Durrësit në vitet 1909–1912”.

Më 16-17 gusht 2003, nga Bashkia e Durrësit e Shoqata “Durrësi”, i akordohet Hafiz Ali Podgoricës (pas vdekjes) titulli: “Simbol i Qytetit – Kryetarit të Parë të Bashkisë së Durrësit, intelektualit të shquar që organizoi administratën shtetërore, patriotit të flaktë që më 26 Nëntor 1912 ngriti Flamurin e Pavarësisë në Durrës”.

Më 26 nëntor 2005, nga Bashkia e Durrësit dhe Shoqata “Durrësi” i akordohet Hafiz Ali Podgoricës titulli: “Mirënjohje e qytetit të Durrësit” me motivacionin: “Për kontributin që ka dhënë për Pavarësinë e shtetit shqiptar dhe për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në qytetin e Durrësit më 26 Nëntor 1912”.

Më 26 nëntor 2008 u bë inaugurimi i përmendores së kryebashkiakut të parë të Durrësit, Hafiz Ali Podgorica 1909-1912./ Memorie.al

The post “Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”- Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën appeared first on Albeu.com.

“Çuna përshëndetje, shitet kali”/ Futet në shtëpi në mënyrë të pazakontë, njihuni me banorin e ri të Big Brother Vip

Është futur një tjetër banor në shtëpinë e BBV, ai është Flori.

Flori është një personazh i njohur në Tik Tok, sidomos për batutat e tij dhe reklamimin e makinave për shitje.

The post “Çuna përshëndetje, shitet kali”/ Futet në shtëpi në mënyrë të pazakontë, njihuni me banorin e ri të Big Brother Vip appeared first on Albeu.com.

Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

Gazeta prestigjioze Wall Street Journal ka zbuluar detaje të reja mbi ndërhyrjen e SHBA-ve në Venezuelë. Sipas burimeve, ka qenë pikërisht CIA ajo që i sugjeroi Presidentit Donald Trump të lejonte Delcy Rodriguez, zëvendëspresidenten, të merrte drejtimin e vendit pas kapjes së Nicolas Maduros.

Në një dokument konfidencial, CIA vlerësoi se për të ruajtur stabilitetin e menjëhershëm në Venezuelë, ishte e nevojshme që pushteti të mbetej në duart e njerëzve që ishin pjesë e sistemit aktual.

Arsyet kryesore të këtij sugjerimi ishin mbështetja e ushtrisë, rreziku i kaosit dhe rezistenca e armatosur.

Rodriguez dhe besnikët e tjerë të regjimit kanë kontroll mbi ushtrinë dhe elitat e vendit. Për këtë arsye, CIA paralajmëroi se udhëheqësit e opozitës, si Maria Machado dhe Edmundo Gonzalez, do ta kishin shumë të vështirë të kontrollonin vendin.

Sipas raportit, opozita do të përballej me rezistencë të fortë nga forcat e sigurisë dhe organizatat kriminale që mbështesin regjimin e vjetër.

Me pak fjalë, inteligjenca amerikane besonte se një kalim i menjëhershëm i pushtetit te opozita do të shkaktonte një luftë civile ose kaos të pakontrollueshëm, ndaj zgjodhi një “rrugë të mesme” me figura të njohura të regjimit.

The post Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin? appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Mitaj lë pa fjalë shokun e skuadrës, sfida ku mbrojtësi i Shqipërisë gjen… Ronaldinjon

Mario Mitaj dhe Ahmad Al-Ghamdi po bënin një sfidë ku duhet të gjesh lojtarin, pikërisht me anë të pyetjeve. Mbrojtësi i Kombëtares doli i fituar, pasi i mjaftuan vetëm tri pyetje për të shkuar te Ronaldinjo.

Mitaj ndoqi Al-Ghamdin, sa u përket dy pyetjeve të para. E radhës, nëse ka luajtur me Barcelonën, ishte çfarë e dërgoi mbrojtësin shqiptar te Ronaldinjo.

Pyetjet e Mitajt:

A luan në “Top 5” ligat?

A është tërhequr nga futbolli i luajtur?

A luan për Barcelonën?

A është Ronaldinjo?

Sfida ku Mitaj gjen Ronaldinjon: (VIDEO)

The post VIDEO/ Mitaj lë pa fjalë shokun e skuadrës, sfida ku mbrojtësi i Shqipërisë gjen… Ronaldinjon appeared first on Albeu.com.

The Guardian: Trump e ka shndërruar superfuqinë botërore në një shtet batakçi! Kërkon të shkatërrojë normat ndërkombëtare

Mes konfuzionit të jashtëzakonshëm që rrethon sulmet amerikane ndaj Venezuelës, kapjen e presidentit Nicolás Maduro dhe njoftimin e Donald Trump se SHBA do ta “drejtojë” vendin dhe do të “rimarrë naftën”, një gjë është e qartë: këto veprime vendosin një precedent vërtet tronditës. SHBA ka një histori të zymtë ndërhyrjesh, pushtimesh dhe okupimesh në rajon, por orët e para të së shtunës shënuan sulmin e parë të madh ushtarak amerikan në tokë të Amerikës së Jugut. “Dominimi amerikan në hemisferën perëndimore nuk do të vihet më kurrë në dyshim,” deklaroi zoti Trump. Vendimi për të sulmuar në mënyrë të njëanshme një shtet tjetër dhe për të rrëmbyer udhëheqësin e tij – vetëm pak ditë pasi ai kishte kërkuar publikisht një rrugë daljeje – ka pasoja edhe më të gjera. Duhet të na alarmojë të gjithëve.

Venezuelianët kanë duruar një regjim represiv, kleptokratik dhe jokompetent nën drejtimin e zotit Maduro, i cili besohet gjerësisht se ka vjedhur zgjedhjet e fundit. Tani ata përballen, në rastin më të mirë, me një pasiguri të thellë. Zoti Trump ka sugjeruar se zëvendësja e zotit Maduro, Delcy Rodríguez, do të ndjekë udhëzimet amerikane dhe ka përjashtuar lideren e opozitës së djathtë dhe fituesen e Çmimit Nobel, María Corina Machado, si një zëvendësim të besueshëm. Por zonja Rodríguez, tashmë presidente e përkohshme, deri tani ka mbajtur një qëndrim sfidues – dhe pjesë të tjera të regjimit të “prerë në kokë” janë edhe më radikale.

Një njeri që erdhi në pushtet duke premtuar se do t’u jepte fund luftërave të huaja, tani thotë se “nuk ka frikë nga trupat në terren”. Riemërtimi i Departamentit të Mbrojtjes si Departamenti i Luftës ishte më shumë sesa teatër politik. Ai nuk e sheh superfuqinë botërore si një polic; po e shndërron atë në një shtet rebel. Ai beson se fuqia e SHBA-së i lejon të bëjë çfarë të dojë me kosto minimale: mjafton të shihen sulmet ndaj Nigerisë, ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe gjetkë. Ai premton se nafta venezueliane do të thotë se ky episod i fundit “nuk do të na kushtojë asnjë qindarkë”.

George W Bush pushtoi Irakun mbi bazën e një gënjeshtre. Por ky sulm i paligjshëm ndodhi pa asnjë rezolutë të OKB-së dhe pa miratim të Kongresit; demokratët as nuk u informuan dhe thonë se u mashtruan aktivisht në informimet zyrtare. Zoti Trump nuk kërkon t’i përkulë normat ndërkombëtare, por t’i shkatërrojë ato. Lëreni mënjanë mesazhin që kjo u dërgon Vladimir Putinit, Xi Jinpingut dhe të tjerëve, dhe pyesni veten se ku po shkon vetë SHBA-ja. Ndërsa bastisja raportohet se vrau 40 venezuelianë, përfshirë civilë, asnjë personel amerikan nuk humbi jetën. Ndjenja në rritje e pathyeshmërisë së zotit Trump me siguri do të inkurajojë aventurizma të tjera. Ai nuk ka përjashtuar veprime ushtarake lidhur me Groenlandën dhe i tha Fox News: “Diçka do të duhet të bëhet me Meksikën.”

Askush nuk e beson justifikimin se kjo ka të bëjë me drogën. Venezuela është vetëm një korridor i vogël për kokainën; zoti Trump së fundmi fali ish-presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, për krime droge dhe armësh. Dhe vetë zoti Trump e bëri të qartë se shtyhet nga tundimi i naftës, po aq sa nga machismo-ja, ideologjia e disa anëtarëve të administratës së tij dhe dëshira për lavdi, ndërsa popullariteti i brendshëm bie.

Reagimi global, veçanërisht në Europë, ka qenë – me disa përjashtime të nderuara – i zbehtë. Kjo nuk lidhet me mëkatet e zotit Maduro, por me frikën nga zemërimi i zotit Trump. Reagimi i fortë i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, ishte i mirëpritur, por ky episod nënvizon rëndësinë gjithnjë e më të vogël të këtij institucioni. Baza e brendshme anti-ndërhyrje e zotit Trump mund ta shtyjë ende atë të kthejë vëmendjen nga brenda – por rritja e kostove të sigurimeve shëndetësore, pakënaqësia ekonomike dhe dosjet Epstein i shtojnë oreksin për shpërqendrim.

Nuk kanë kaluar ende 12 muaj nga mandati i tij katërvjeçar. Sir Keir Starmer dhe të tjerë mund të pendohen nëse heshtin tani, duke pasur parasysh se çfarë – dhe kush – mund të jetë i radhës.

The post The Guardian: Trump e ka shndërruar superfuqinë botërore në një shtet batakçi! Kërkon të shkatërrojë normat ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.

Pasuesi i Amorim te Manchester United, në skenë del edhe italiani Maresca

Pas shkarkimit të Ruben Amorim, drejtuesit e Manchester United po marrin kohë për të zgjedhur trajnerin që do t’i besojnë stolin në vazhdim të sezonit. E vetmja gjë e qartë për momentin është se përkohësisht skuadra do të drejtohet nga Darren Fletcher.

“Djajtë e kuq” po analizojnë me qetësi situatën për të kuptuar më mirë, nëse do t’i besojnë një trajneri deri në fund të këtij sezoni, apo do të firmosin me një emër të madh që në këtë moment.

Zërat e fundit flasin për disa kandidatura, të cilave u është shtuar ajo e italianit Enzo Maresca, i cili sapo është larguar nga Chelsea. Drejtori sportiv i Manchester United, Omar Berrada, ka një lidhje me trajnerin italian, pasi ishte pikërisht ai që e çoi te Manchester City.

The post Pasuesi i Amorim te Manchester United, në skenë del edhe italiani Maresca appeared first on Albeu.com.

Gjimshiti dhe Rrahmani përzgjidhen në formacionin e javës së 18-të në kampionatin italian

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 18-të në kampionatin italian nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.

Rrahmani ishte protagonist në fitoren e Napolit në transfertën kundër Lazios, duke shënuar gol në “Olimpico”, aty ku napolitanët fituan 2-0.

Ndërsa Gjimshiti u shpall “Lojtari i ndeshjes” në sfidën Atalanta-Roma, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në suksesin 1-0 të zikaltërve.

The post Gjimshiti dhe Rrahmani përzgjidhen në formacionin e javës së 18-të në kampionatin italian appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ndërhyrja ndaj Muçit alarmon stafin mjekësor, gjyqtari fal lojtarin e Gallatasarajt

Trabzonspori dhe Gallatasaraj kane zhviluar mbreme ndeshjen e gjysmëfinalens se Superkupës së Turqisë. Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të Gallatasarajt.

Ernest Muçi ka luajtur si titullar, ndërsa në minutën e 27-të alarmoi stafin mjekësor.

Një ndërhyrje e ashpër e Gabriel Sara bëri që Muçi të ndjente dhimbje.

Gjyqtari Cihan Ajdin u mjaftua me një karton të verdhë. Muçi vijoi më pas normalisht ndeshjen.

Ndërhyrja ndaj Muçit: (VIDEO)

The post VIDEO/ Ndërhyrja ndaj Muçit alarmon stafin mjekësor, gjyqtari fal lojtarin e Gallatasarajt appeared first on Albeu.com.

❌