Egnatia âkampione dimriâ, Dinamo triumfon nĂ« derbin ndaj Partizanit
TIRANĂ, 24 dhjetor /ATSH/ Egnatia arriti njĂ« fitore tĂ« vuajtur, por jashtĂ«zakonisht tĂ« çmuar nĂ« transfertĂ«, duke mposhtur TeutĂ«n me rezultatin minimal 1-0 nĂ« stadiumin âNiko Dovanaâ.
Goli vendimtar u shënua nga Kastriot Selmani në pjesën e dytë, duke i dhënë rrogozhinasve tre pikë të arta dhe duke i konsoliduar ata të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.
Me kĂ«tĂ« sukses, Egnatia mbyll vitin 2025 si lidere absolute me 37 pikĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« kampionatit, duke u shpallur edhe âkampione dimriâ.
Sfida ishte e fortë dhe e luftuar. Teuta zhvilloi një pjesë të parë më të mirë, duke vënë disa herë në vështirësi mbrojtjen e Egnatias, por pa arritur të konkretizojë.
Në pjesën e dytë, durrsakët gjetën rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua pas rishikimit nga VAR-i.
Reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm dhe Selmani përfitoi për të shënuar golin e vetëm të takimit. Në fund, të dyja skuadrat patën episode të tjera me VAR-in, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Teuta ndalet pas gjashtë rezultateve pozitive radhazi dhe mbetet në kuotën e 25 pikëve.
NdĂ«rkohĂ«, Dinamo regjistroi njĂ« fitore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme 3-1 ndaj Partizanit nĂ« derbin e javĂ«s sĂ« 18-tĂ«, tĂ« luajtur nĂ« âArena e Demaveâ.
Partizani e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të Tomës në fund të fraksionit të parë, ndërsa më herët Kontreras kishte humbur një rast të pastër shënimi.
Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi fuqishëm. Bregu barazoi shifrat me një goditje dënimi mjaft të bukur, ndërsa Guindo firmosi përmbysjen pas një asistimi të Berishës. Fitorja u vulos nga autogoli i Bytyçit, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja tre pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe barazon Elbasanin në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Partizani mbetet në vendin e gjashtë me 23 pikë.
NdĂ«rkohĂ«, tĂ« mĂ«rkurĂ«n do tĂ« zhvillohen tre pĂ«rballjet e tjera. FK Vora â Bylis do tĂ« luhet nĂ« ora 13:30. Dy ndeshjet e tjera do tĂ« zhvillohen nĂ« ora 18:30. Sfida Vllaznia â Flamurtari do tĂ« zhvillohet nĂ« âLoro Boriçiâ ndĂ«rsa Tirana do tĂ« luajĂ« nĂ« transfertĂ« kundĂ«r Elbasanit nĂ« âElbasan Arenaâ.
Java 18
Teuta â Egnatia 0-1
Partizani â Dinamo City 1-3
FK Vora â Bylis, 24.12.2025, ora 13:30
AF Elbasani â Tirana, 24.12.2025, ora 16:30
Vllaznia â Flamurtari, 24.12.2025, ora 16:30
/gj.m/a.f/
The post Egnatia âkampione dimriâ, Dinamo triumfon nĂ« derbin ndaj Partizanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.