❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbytet turistja ukrainase në Vlorë, në gjendje të rëndë vajza e saj

Një turiste ukrainase ka humbur jetën në Vlorë ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendeje të rëndë. Gruaja dhe vajza e saj ishin futur në det për tu larë ku rrezikonin mbytjen, por ishin qytetarët aty që i nxorrën nga uji.

Fatkeqësisht 43 vjeçarja humbi jetën. Ajo u dërgua pa shenja jete në spitalin e Vlorës. Ndërkohë vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas rrëfimeve të qytetarit që u fut në det për të shpëtuar turistët, si dhe pushuesve të tjerë, ambulanca erdhi të paktën gjysmë orë me vonesë për shkak të trafikut të rënduar në zonën e Lungomares. Raportohet se plazhi privat ku po pushonin dy tyristet nuk kishte roje bregdetare.

The post Mbytet turistja ukrainase në Vlorë, në gjendje të rëndë vajza e saj appeared first on Lapsi.al.

Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet

Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit, kur është siguruar për një mandat të katërt, ai po shpërfill edhe ruajtjen sipërfaqësore të fasadës së një vendi kur respektohet shteti ligjor dhe pushtetet janë të ndara. 

Në pak javë shembujt nuk janë të mungojnë. Ato janë shfaqur me shpërfilljen ulëritëse ndaj pavarësisë së bashkive, që në letër prezumohen të jenë të pavarura nga qeverisja qëndrore. Pa i hyrë në thelb debatit se kush ka të drejtë, se a po tregohet hipokrit kryeministri në raport me qëndrimet që ka mbajtur më parë, fakti se qytetarët e Vlorës, Tiranës apo Durrësit, kanë zgjedhur dikë tjetër për ti drejtuar punët e komunave të tyre, por është shefi i qeverisë që shkarkon e emëron stafet lokale, vendos për prioritetet, jep urdhëra dhe i vë bashkitë nën hyqmin e deputetëve apo ministrave, është shenjë flagrante shkatërrimit të parimit të decentralizimit, në emër të vullnetiti të një njeriu të vetëm.

I njĂ«jti injorim pĂ«r votĂ«n e qytetarĂ«ve, madje pĂ«r tĂ« qenĂ« me precizĂ«, pĂ«r atĂ« tĂ« socialistĂ«ve, u pa edhe pas procesit tĂ« rinumĂ«rimit. NdonĂ«se kllounia me fustan, Zeqineja, rezultoi se nuk i gajaste aq shumĂ« militantĂ«t sa pĂ«r ta shpĂ«nĂ« nĂ« parlament, me urdhĂ«r tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« shefit, ajo qĂ« renditej para saj u detyrua tĂ« jepte dorĂ«heqjen. Ç’vlerĂ« ka kĂ«tu vota e qytetarĂ«ve, respekti kushtetues pĂ«r listat e hapura, apo gara brenda partisĂ«? TĂ« gjitha kĂ«to zhbĂ«hen pĂ«rpara modelit spiropalizues, qĂ« ka pĂ«rqafuar vajza nga Roskoveci, dhe qĂ« kĂ«rkon ta promovojĂ« me çdo kusht Edi Rama.

E njëjta shpërfillje për shtetin ligjor dhe ndarjen e pushteteve u vu re edhe ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila, mirë apo keq, kishte një logjikë të sajën për të mos ndjekur penalisht pronarin që kishte ndërtuar në Theth, dhe që nuk priste në këtë pikë leksione nga një mësues vizatimi. Fakti se nuk i shkoi kryeministrit pas avazit, jo vetëm e shndërroi atë në pre të sulmeve politike, por ministri i drejtësisë filloi procesin e masave disiplinore kundër saj. 

ÇuditĂ«risht, kryeministri qĂ« e bĂ«ri gjuhĂ«n çorap ndaj prokurores Gjeli, i ka vĂ«nĂ« gojĂ«s shtupĂ« pĂ«r prokurorĂ«t dhe gjyqtarĂ«t qĂ« po mbajnĂ« nĂ« burg Veliajn. VetĂ«m kjo kontradiktĂ« Ă«shtĂ« e mjaftueshme pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar se heshtja pĂ«r Lalin nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me ndonjĂ« parim tĂ« mbajtjes sĂ« njĂ« distance higjenike ndaj vendimeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«, por me dĂ«shirĂ«n e shefit, pĂ«r tĂ« zhdukur nga skena politike ish delfinin e tij, pa bĂ«rĂ« vetĂ« duart pis, por duke pĂ«rdorur pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, mashĂ«n SPAK.

Nuk është e rastësishme që rëndimi i pozitave juridike të kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, po shkon paralelisht me shkuljen e spaletave të tij politike nga PS. Sot Rama po e trajton Veliajn si një lebroz mes socialistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që një sistem i kapur vazhdon ta mbajë atë në qelitë e Durrësit.

Pra, vetĂ«m nĂ« pak kohĂ« pas 11 majit, kryeministri po dĂ«shmon se e ka suprimuar autonominĂ« e pushtetit lokal, se as do ti’a dijĂ« pĂ«r votĂ«n e shprehur pĂ«rmes listave tĂ« hapura, se di ti masakrojĂ« prokurorĂ«t qĂ« nuk i binden dhe tĂ« sinkronizohet lĂ« SPAK-un, qĂ« e pĂ«rdor pĂ«r tĂ« larĂ« hesapet e veta tĂ« pista.

Se ku mund tĂ« ndeshen fenomene dhe shtrembĂ«rime tĂ« tilla, nĂ« njĂ« sistem qĂ« klasifikohet si demokratik, kĂ«tĂ« edhe “naivĂ«t” qĂ« kundĂ«rshtojnĂ« idenĂ« se ShqipĂ«ria nuk Ă«shtĂ« njĂ« autokraci, e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« ta gjejnĂ«.

Por, me sa duket, edhe për ta misioni po bëhet gjithnjë e më i pamundur. Nëse Rama ka demostruar simptoma të tilla edhe më parë, pas fitores së mandatit të katërt, bashkë me shkallmimin e opozitës, ndoshta ka flakur edhe skrupujt për tu dukur së paku në sipërfaqe si demokrat.

ÂźLapsi.al

The post Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet appeared first on Lapsi.al.

Surpriza e radhës/ Kompleks gjigant dhe disa kulla në Vlorë

Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të një rezidence banesash dhe kullash në Vlorë me gati 90 mijë metra ndërtim, në një tokë plot 20 mijë e 500 metra katrorë, në vijën bregdetare të Vlorës. Kjo sipërfaqe, në një nga zonat më të rëndësishme turistike dhe urbane të vendit, duket se po shkon drejt zbatimit pa u bërë asnjë konsultim publik dhe pa u bërë transparente planet për qytetin.

Projekti është zbuluar për herë të parë më 9 korrik nga vetë studioja ndërkombëtare Oppenheim Architecture, që ka publikuar planet arkitekturore në faqen e saj zyrtare.

“NdĂ«rsa Vlora, ShqipĂ«ri, vazhdon tĂ« zhvillohet pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s sĂ« saj bregdetare nĂ« Adriatik, Oppenheim Architecture prezanton njĂ« shtresĂ« tĂ« re nĂ« strukturĂ«n urbane tĂ« qytetit me njĂ« zhvillim nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«. E vendosur nĂ« njĂ« kryqĂ«zim mes qytetit tĂ« vjetĂ«r, Pyllit tĂ« SodĂ«s dhe njĂ« marine tĂ« sapondĂ«rtuar, Zhvillimi Urban i Plazhit tĂ« VlorĂ«s shtrihet nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe prej 20,465 metrash katrorĂ« dhe shton 89,320 metra katrorĂ« ndĂ«rtim tĂ« ri. NĂ« zemĂ«r tĂ« tij ndodhet njĂ« promenadĂ« qendrore pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«, qĂ« shtrihet nga bulevardi deri nĂ« plazh, e menduar si njĂ« shtyllĂ« publike qĂ« lidh arkitekturĂ«n me peizazhin dhe jetĂ«n e pĂ«rditshme me ritmet mĂ« tĂ« gjera tĂ« qytetit.” – sqaron studio Oppenheim.

Sipas përshkrimit të studios, projekti mbështetet mbi një model që frymëzohet nga fshatrat tradicionale shqiptare dhe synon të krijojë një jetë urbane aktive dhe të ngjashme me komunitetet e dikurshme.

Sipas studios Oppenheim, në qendër të kompleksit nuk janë vetëm ndërtesat e ulëta. Tre kulla do të ngrihen mbi strukturën ekzistuese urbane, duke dominuar zonën e re.

“Tre kulla, tĂ« vendosura brenda strukturĂ«s sĂ« blloqeve, ngrihen mbi pĂ«rmasĂ«n modeste tĂ« lagjes. Pozicionimi i tyre ruan korridoret pamore dhe hapĂ«sirat e hapura, ndĂ«rsa fasadat e tyre ndjekin tĂ« njĂ«jtin gjuhĂ« dizajni pĂ«r tĂ« mbajtur koherencĂ«n arkitekturore.” – njofton Oppenheim Architecture, ndĂ«rsa zbulon se klienti pĂ«r kĂ«tĂ« projekt tĂ« pĂ«rmasave gjigante Ă«shtĂ« kompania Feniks Konstruksion Sh.P.K.

Kjo kompani, nĂ« pronĂ«si tĂ« Ilir Shytit dhe Jaho Shtytit, ka nĂ« zotĂ«rim shoqĂ«rinĂ« “Agrocon Albania”, dhe ka fituar nĂ« 20 nĂ«ntor 2017 statusin e “investitorit strategjik” pĂ«r projektin “Agrocon”, ndĂ«rtim ferme bujqĂ«sore nĂ« Krutje tĂ« Lushnjes.

Përshkrimi i kompanisë tregon se ajo merret me disa biznese.

Ky projekt është një tjetër shembull i një politike të njëanshme të zhvillimit urban nga qeveria Rama. Asnjë transparencë, asnjë plan publik, asnjë konsultim me qytetarët për mënyrën si transformohet një hapësirë kaq e rëndësishme në një zonë me kulla dhe beton. Lapsi.al sjell këtë informacion që qeveria nuk e ka bërë publik, por që i rrjedh përmes firmave ndërkombëtare të arkitekturës.

Vlora në veçanti është kthyer në objektin e veprimeve më arbitrare të qeverisë. Mjafton të kujtojmë projektin për faljen e ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvernecit për Jared Kushnerin, që shqiptarët e mësuan nga New York Times. Njësoj si sot, vendimet merren në errësirë, ndërsa publiku informohet nga jashtë vendit.

©Lapsi.al 

The post Surpriza e radhës/ Kompleks gjigant dhe disa kulla në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

SPAK regjistron procedim penal për Aeroportin e Vlorës

Prokuroria e Posaçme ka nisur një procedim penal për Aeroportin e Vlorës. Mësohet se organi hetues e ka publikuar këtë në faqen zyrtare të saj, pasi janë pyetur në lidhje me Aeroportin.

Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale është regjistruar procedimi penal. Ndërkohë që sipas informacioneve të ndara nga SPAK, ndodhen në fazën e hetimit paraprak.

Ndërkohë që po verifikohen procedurat koncesionare dhe të dhënies së kontratës, si dhe kritere të tjera ligjore e proceduriale nëse kanë qenë në përputhje me ligjin.

The post SPAK regjistron procedim penal për Aeroportin e Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Zjarri i rënë në Dukat të Vlorës, flakët përhapen gjatë natës në një sipërfaqe pyjore

Zjarri i rënë në malin Vastak në fshatin Dukat të Vlorës ka dalë jashtë kontrollit gjatë natës.

Flakët që nisën mbrëmjen e djeshme në malin Vastak vijoi të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë pyjore.

The post Zjarri i rënë në Dukat të Vlorës, flakët përhapen gjatë natës në një sipërfaqe pyjore appeared first on Lapsi.al.

Rama ultimatum bareve e restoranteve në Vlorë: Keni 48 orë të lironi trotuaret

Siç ndodh shpesh pas marrjes së pushtetit, kreu i qeverisë kërkon të shtiret sikur po vendos rregull. Kryeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum pronarëve të bareve dhe restoranteve në Vlorë për lirimin e trotuareve në zonën e Lungomares në Vlorë.

Ai thekson se toka nuk ka pronar ndërtuesin e pallatit, por ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta.

Postimi i plotë:

Ky lloj zaptimi nĂ« Lungomaren e bukur tĂ« VlorĂ«s, i pĂ«rket njĂ« kategorie tĂ« re tĂ« quajtur “PergolatĂ«â€, e cila i paraprin kĂ«rkesĂ«s pĂ«r legalizim me teorinĂ« skandaloze qĂ« toka ka pronar ndĂ«rtuesin e pallatit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« jo, toka rreth pallatit ka pronarĂ« tĂ« gjithĂ« banorĂ«t, njĂ«soj si tĂ« gjitha mjediset e pĂ«rbashkĂ«ta!

Halli me kĂ«to “pergolatat” vlonjate Ă«shtĂ« se janĂ« shtrirĂ« edhe matanĂ« zonĂ«s sĂ« paraparĂ« nga projekti pĂ«r vendosje çadrash e karrigesh pĂ«r shĂ«rbimet dhe si nĂ« rastin e shenjuar nĂ« foto, janĂ« hapur edhe anash pallateve duke rrĂ«mbyer trotuaret, nĂ«n sytĂ« e mbyllur tĂ« inspektorĂ«ve e tĂ« drejtuesve tĂ« bashkisĂ« nĂ« vite!

Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë
kohĂ« pĂ«r t’u kthyer qytetarĂ«ve dhe turistĂ«ve trotuarĂ«t e tyre dhe pĂ«r t’i larguar tĂ« gjitha llojet e hekurishteve, betonĂ«ve, duke i tĂ«rhequr “pergolatat” nĂ« vijĂ«n e parashikuar nga projekti i Lungomares!

Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!

The post Rama ultimatum bareve e restoranteve në Vlorë: Keni 48 orë të lironi trotuaret appeared first on Lapsi.al.

Kuzhinieri shqiptar zbulon prapaskenat e vizitĂ«s sĂ« çiftit Trump – Kushner nĂ« VlorĂ«

Kuzhinieri shqiptar Aldo Mehmeti i cili përgatiti ushqimin për biznesmenin Jared Kushner dhe Ivanka Trump ka rrëfyer për gazetarin e Top Channel, Mikel Marsi prapaskenat e vizitës së tyre në Shqipëri.

Aldo Mehmeti, kuzhinieri i njohur shqiptar, tregon detaje interesante nga ajo ditë, megjithëse asnjë foto nuk u lejua dhe çdo kontakt me median iu ndalua rreptësisht.

Sipas rrëfimit të tij, disa ditë përpara ardhjes së çiftit, restoranti ku ai punon ishte vizituar nga grupe të dyshimta turistësh, të cilët konsumonin diçka të vogël dhe qëndronin aty për pak kohë. Më vonë ai kuptoi se ata ishin pjesë e shërbimeve sekrete, të cilët kontrollonin ambientin dhe masat e sigurisë.

LEXO EDHE: FOTO/ Ivanka Trump thotĂ« “mirupafshim” nga Vlora dhe Venecia

Çifti Kushner-Trump mbĂ«rriti nĂ« restorant pa paralajmĂ«rim tĂ« hĂ«nĂ«n rreth orĂ«s 13:00, duke u ulur nĂ« verandĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ambienti kishte edhe klientĂ« tĂ« tjerĂ«. Ata kĂ«rkuan tĂ« konsumonin peshk tĂ« freskĂ«t dhe zgjodhĂ«n SinagridhĂ«n, njĂ« nga peshqit mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« nĂ« treg, i cili u gatua sipas njĂ« recete tradicionale, i mbuluar tĂ«rĂ«sisht me kripĂ«.

Sipas kuzhinierit, Jared Kushner mbeti shumë i kënaqur me ushqimin, ndërsa shoqëruan vaktin me verë.

Çifti qĂ«ndroi aty deri nĂ« perĂ«ndimin e diellit, ku me lejen e tyre u realizuan disa foto. MegjithatĂ«, Ivanka Trump kĂ«rkoi qĂ« tĂ« gjitha fotot tĂ« fshiheshin, pĂ«rveç asaj qĂ« u publikua nĂ« rrjetet sociale, e cila sipas Aldos, u lejua vetĂ«m tre ditĂ« mĂ« vonĂ«.

Siguria ishte maksimale gjatë gjithë kohës. Rojet ishin të pranishëm në çdo cep, ndërsa fëmijët e çiftit shoqëroheshin nga truproja sa herë që lëviznin brenda restorantit.

“PĂ«rveç shĂ«rbimit, nuk na u lejua tĂ« flisnim me gazetarĂ« apo tĂ« jepnim intervista”, pĂ«rfundon Aldo Mehmeti. /MarrĂ« nga Top Channel

The post Kuzhinieri shqiptar zbulon prapaskenat e vizitĂ«s sĂ« çiftit Trump – Kushner nĂ« VlorĂ« appeared first on Lapsi.al.

Dritan Leli 2.0/ TĂ« pathĂ«nat e ‘gjyqit politik’ me dyer tĂ« mbyllura VlorĂ«

ÇfarĂ« ndodhi sot nĂ« VlorĂ« me vizitĂ«n e beftĂ« tĂ« Edi RamĂ«s nĂ« zyrat e bashkisĂ« sĂ« kĂ«tij qyteti Ă«shtĂ« akti i radhĂ«s i njĂ« pĂ«rplasje pa kthim qĂ« mund ta çojĂ« edhe kĂ«tĂ« bashki nĂ« zgjedhje tĂ« parakohshme. Lapsi.al ka mĂ«suar nga burime brenda atij takimi, detaje qĂ« tĂ« kujtojnĂ« njĂ« tjetĂ«r pĂ«rplasje tĂ« ngjashme tĂ« kryeminstrit me kryebashkiakun e atĂ«hershĂ«m, Dritan Leli.

KĂ«saj radhe protagonisti Ă«shtĂ« Ermal Dredha, diplomati i cili mbĂ«rriti nga Dubai dy vite mĂ« parĂ« pĂ«r t’u zgjedhur nĂ« krye tĂ« VlorĂ«s. Por ndryshe nga lavdet e fushatĂ«s kur e solli nĂ« VlorĂ« si sponosorizim tĂ« lidhjeve familjare nĂ« kupolĂ«n e PS-sĂ«, tani Edi Rama ka veç helm dhe zhgĂ«njim pĂ«r Ermal DredhĂ«n.

Nuk ia kurseu telendisjen publikisht në oborrin e PS-së për festën e 34 vjetorit të partisë, e telendisi edhe ca më shumë sot brenda zyrave të bashkisë.

Siç na tregoi burimi ynë brenda takimit, Edi Rama ka dëgjuar pak nga Dredha dhe e ka fshikulluar shumë në sy të deputetëve e drejtuesve kryesorë të bashkisë. Dredha kërkoi të merrte fjalën i pari edhe pse nuk ishte ai në fakt që e kishte thirrur takimin.

Rama ndĂ«rkohĂ« ia preu shkurt duke iu drejtuar me fjalĂ«t “mĂ« mirĂ« ti fli gjumĂ«â€Šâ€. Dredha ia ktheu me fjalĂ«t “jam me 3 orĂ« gjumĂ«â€, duke dashur t’i tregonte shefit tĂ« tij se po pĂ«rkushtohej shumĂ« nĂ« detyrĂ«n e tĂ« parit tĂ« VlorĂ«s. Por Rama e vijoi ironinĂ« pĂ«r gjumin duke i thĂ«nĂ« “aq mĂ« keq akoma qĂ« je dhe pa gjumĂ«â€ duke lĂ«nĂ« tĂ« nĂ«kuptohej se kryebashkiakut i mungonte qartĂ«sia.

Si nxënësin e keq të klasës, Rama e vuri Ermal Dredhën edhe përballë shokëve e shoqeve të tij të partisë. Njërës prej deputeteve të reja të dala nga lista e mbyllur e qarkut Vlorë, Erjona Ismailit, ai i kërkoi të thoshte aty në takim gjithë të zezat që i kishte shkruar me sms për Ermal Dredhën dhe për mënyrën se si ai drejton Vlorën.

Natyrisht qĂ« deputetja rishtare e socialistĂ«ve nĂ« VlorĂ« dhe e patestuar aspak pĂ«r peshĂ«n elektorale, nuk ia pĂ«rtoi fare logorinĂ« e kritikave kryebashkiakut Dredha. NdonĂ«se ky i fundit po pĂ«rpiqej tĂ« jepte ndonjĂ« argument pĂ«r çdo kritikĂ« apo problem qĂ« i faturohej, siç na tregon burimi i Lapsi.al brenda atij takimi, RamĂ«n nuk kishte asgjĂ« qĂ« e qetĂ«sonte. “Ti zotĂ«ri nuk na nxjerr dot nga gropa ku na ke zhytur, por tĂ« paktĂ«n mos na zhyt mĂ« shumĂ«â€, i ka thĂ«nĂ« Rama-DredhĂ«s.

Dëmtimi i disa investimeve në Vlorë, mungesa e ujit të pijshëm apo zjarri i përsëritur në fushën e plehrave ishin disa nga çështjet që e kanë xhindosur keq Ramën. Dhe kjo nuk është një situatë e krijuar rishtaz, por e akumuluar për një kohë të gjatë.

NĂ« po atĂ« takim, Edi Rama e krahasoi Ermal DredhĂ«n edhe me ish-kryebashkiakun Dritan Leli, me tĂ« cilin pati gjithashtu njĂ« pĂ«rplasje tĂ« ngjashme derisa nuk e pĂ«rfilli fare dhe e pĂ«rjashtoi nga partia dy vitet e fundit tĂ« mandatit tĂ« tij. “Ti zotĂ«ri je Dritan Leli 2.0, e di apo jo?!”, iu drejtua Rama-DredhĂ«s njĂ« moment, tregon burimi i Lapsi.al nga brenda atij takimi.

Aq i indinjuar ishte Edi Rama me VlorĂ«n dhe vlonjatĂ«t sa iu pĂ«rmendi aty nĂ« takim edhe rrezikun qĂ« ai mund tĂ« sĂ«murej me kancer tĂ« mĂ«lçisĂ« prej stresit. PĂ«r disa nĂ« takim kjo tingĂ«lloi ironike e pĂ«r tĂ« tjerĂ« qĂ« e shohin si idhull Edi RamĂ«n, filluan tĂ« shqetĂ«sohen vĂ«rtet dhe rrahĂ«n gjoksin pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« zgjidhje problemeve, jo mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar VlorĂ«n sesa pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar shĂ«ndetin e liderit tĂ« tyre.

Edi Rama nuk ka keq vetĂ«m punĂ«t nĂ« bashki, por edhe nĂ« PS-nĂ« e VlorĂ«s. Ai komandoi nĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« deputeten e sapozgjedhur, Erjona Ismaili dhe kandidatin pĂ«r deputet Klevis Kaso. E veç kĂ«saj kĂ«rkoi dorĂ«heqje tĂ« detyruar tĂ« tĂ« gjithĂ« drejtorĂ«ve tĂ« BashkisĂ« VlorĂ«, pĂ«rfshi kĂ«tu edhe drejtuesit rajonalĂ« tĂ« institucioneve qĂ«ndrore. Ngriti ndĂ«rkohĂ« njĂ« biçim komisioni partiak pĂ«r emĂ«rimet e reja nĂ« bashki e drejtoritĂ« e reja dhe monitorimin e problemeve pĂ«r t’u zgjidhur.

Aq shumĂ« e zhvlerĂ«soi Ermal DredhĂ«n sa e ka detyruar qĂ« tĂ« japĂ« llogari pĂ«rballĂ« kĂ«tij komisioni me deputetĂ« e eksponentĂ« tĂ« PS-sĂ« dhe tĂ« drejtojnĂ« sĂ« bashku VlorĂ«n. Edi Rama Ă«shtĂ« i xhindosur me kryebashkiakun e tij qĂ« u katapultua si njĂ« figurĂ« e re nĂ« PS e qĂ« premtonte shumĂ«, por tani nĂ« fund tĂ« dy viteve nĂ« sytĂ« e tij ai Ă«shtĂ« njĂ« shalqi i papjekur qĂ« s’ka mĂ« nevojĂ« tĂ« provohet pasi dihet çfarĂ« ka brenda.

Revanshi i RamĂ«s ndaj DredhĂ«s duket i ekzagjeruar sĂ« paku kur Ă«shtĂ« fjala te problemi i furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m. NdĂ«rmarrja e UjĂ«sjellĂ«sit VlorĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« varĂ«si tĂ« bashkisĂ« as nĂ« kontrollin e saj. Ligjin aty e bĂ«n Ministria e InfrastrukturĂ«s, e cila Ă«shtĂ« aksionerja kryesore nĂ« ndĂ«rmarrjet e reja rajonale tĂ« ujĂ«sjellĂ«save. Por edhe te çështja e plehrave, Ermal Dredha i kishte duart e lidhura kur Ă«shtĂ« fjala te vĂ«nia nĂ« funksion e landfillit tĂ« SherishĂ«s, projekt i cili i ishte besuar kompanisĂ« sĂ« Klodian Zotos “Integrated Technology Services”, e cila ka gjithashtu inceneratorin fantazmĂ« tĂ« TiranĂ«s.

Por fakt tani është që kreu i Rilindjes ka hapur një front të ri lufte brenda radhëve të tij. Nuk dihet se deri ku do të shkojë pakënaqësia dhe përplasja me kryebashkiakun e Vlorës, i cili si shumë socialistë të tjerë nuk guxon të ngrejë krye përballë Ramës. Pranon edhe të poshtërohet prej tij në mexhelis e në takime të mbyllura si ky i sotmi.

Deri më tani duket se kemi një tjetër déjà vu si ajo e 4 viteve më parë me Dritan Lelin. Ky mund të jetë fillimi i fundit të diplomatit që u bë qytetari i parë i Vlorës njësoj si babai i tij që drejtoi Vlorën në vitet 1998-2000. ©LAPSI.al

The post Dritan Leli 2.0/ TĂ« pathĂ«nat e ‘gjyqit politik’ me dyer tĂ« mbyllura VlorĂ« appeared first on Lapsi.al.

Vlorë/ Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtorëve

Zbadhen detaje nga vizita që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Bashkinë e Vlorës. Mediat raportojnë se në takim ka pasur debate dhe tensione të forta.

Kryesocialisti ka kërkuar dorëheqjen e nënkryetarëve të Bashkisë Vlorë, shkarkimin e drejtorëve dhe gjysmën e administratës së Bashkisë.

Po ashtu kritika të forta ka patur dhe për deputetët aktualë të qarkut të Vlorës, të cilët i ka kritikuar për punën e deritanishme.

Po ashtu ka patur ndryshime edhe në Partinë Socialiste në Vlorë. Ai ka ndryshuar kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste, dega Vlorë.

Nga Admir Malaj dhe Vilma Bello si bashkëkryetare Rama ka komanduar në krye të Partisë Socialiste Vlorë, Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismailin.

Shkëndijat e para të pakënaqësisë që kishte Rama me drejtuesit e Bashkisë së Vlorës u panë në 34-vjetorin e Partisë Socialiste, që u mbajt në oborrin e selisë.

Mediat kapën momente kur Rama debatonte me Kryebashkiakun Ermal Dredha, ndërsa gjuha e trupit linte hapësirë për të interpretuar se mes tyre kishte pakënaqësi.

The post Vlorë/ Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtorëve appeared first on Lapsi.al.

Bypass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

Dy vite pas inaugurimeve dhe me 13 milionë euro shtesë, rruga që qeveria e reklamon të mbaruar vazhdon të ketë punime në terren dhe elementë të papërfunduar sigurie. Pas disa afateve të shkelura, Autoriteti Rrugor thotë se përfundimi i plotë i veprës pritet në fund të këtij muaji.

Nëse këtë verë keni kaluar nga Bypass-i i Vlorës dhe jeni përballur ende me punime, mos u çudisni. Vepra që qeveria ka inauguruar dy herë, ende nuk ka përfunduar. Dy vite pas ceremonive inauguruese të rrugës dhe dhjetëra miliona eurove shtesë, aksi 29 kilometra i gjatë, vazhdon të ketë mangësi në elementët e sigurisë rrugore.

Pavarësisht kësaj, një muaj para zgjedhjeve, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke raportuar arritjet dhe sfidat në sektorin e infrastrukturës, nuk ngurroi ta shpallte Bypass-in e Vlorës si një investim të përfunduar.

Burimi: Ministria e Infrastrukturës

Edhe kryeministri Edi Rama sĂ« fundmi ka publikuar nĂ« rrjete sociale njĂ« video tĂ« Bypass-it tĂ« VlorĂ«s, duke e reklamuar investimin me mbishkrimin: “bukur dhe pastĂ«r”. MirĂ«po, mes qindra komenteve kish nga ata qytetarĂ« qĂ« vinin nĂ« pah mos pĂ«rfundimin e veprĂ«s.

“Ka ngel e çik fare aty ku lidhet fshati Kanin me bajpasin!! Aty ku protestohej nga banorĂ«t ka ngel e pak fare edhe pastaj mbaron,” shkruante njĂ« komentues.

Fakt

Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmon se punimet në këtë vepër ende nuk kanë përfunduar.

“Punimet e rrugĂ«s kryesore kanĂ« pĂ«rfunduar dhe segmenti Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r qarkullimin e mjeteve”, deklaron ARRSH nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje zyrtare pĂ«r Faktoje, duke shtuar se rehabilitimi i skarpatave, mbrojtja nga rĂ«nia e gurĂ«ve dhe rehabilitimi mjedisor janĂ« “drejt pĂ«rfundimit”.

Sipas të njëjtit institucion, punimet e mbetura do të mbyllen më 31 korrik 2025, përpara se rruga të merret përfundimisht në dorëzim pas një periudhe njëvjeçare garancie. Ky afat i ri përfundimi bie ndesh me deklaratat e mëparshme të ARRSH-së, sipas të cilave punimet do të mbylleshin në mars të 2024.

Vonesat e punimeve sipas ARRSH lidhen më një sërë arsyesh. Terreni i vështirë dhe problematikat gjeoteknike në ndërtimin e urave dhe stabilitetin e skarpatave, të cilat kanë pësuar rrëshqitje në disa zona, kanë ndikuar ndjeshëm ritmin e punimeve. Po ashtu, kërkesat e vazhdueshme të Bashkisë Vlorë, të komunave Babicë dhe Kaninë, si edhe të komunitetit përgjatë gjithë gjurmës së projektit, kanë sjellë ndryshime dhe devijime të planifikimeve.

ARRSH shton se situata është komplikuar më tej nga punime të paparashikuara, zhvendosja e rrjeteve inxhinierike si OST, OSHEE dhe UKT, si dhe problematikat e vazhdueshme me shpronësimet, përfshirë devijimin e gjurmës në zonën e varrezave të Babicës. Të gjithë këta faktorë, thotë Autoriteti Rrugor kanë prodhuar një zinxhir vonesash që e kanë lënë projektin të papërfunduar, pavarësisht premtimeve dhe inaugurimeve të njëpasnjëshme.

13 milionë euro shtesë

Krahas kohës, vepra ka marrë edhe më shumë para nga sa ishte planifikuar. Nga 56 milionë euro vlerë investimi e raportuar fillimisht, ARRSH deklaron tani se kostoja e projektit ka arritur 69,2 milionë euro. Fatura e këtij investimi është rritur me 13 milionë euro por ARRSH nuk jep një analizë të detajuar për arsyet që kanë diktuar këtë shtesë financimi.

Segmenti 29-kilometërsh është një vepër e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare.

Në total, fondet e dhëna nga Bashkimi Europian për këtë projekt llogariten në vlerën e 56 milionë eurove, nga të cilat 20 milionë janë grant dhe pjesa tjetër kredi nga Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH. 13 milionë euro janë investim i qeverisë shqiptare.

Me këtë faturë, 1 kilometër i kësaj rruge ka kushtuar 2.4 milionë euro.

Përfundim

Me kosto të rritura, afate të shkelura dhe një kantier që ende nuk përmbush kriteret bazë të sigurisë, projekti ilustron modelin shqiptar të përurimeve që nuk përkojnë me të vërtetën në terren. Nisur nga të dhënat zyrtare dhe verifikimet në terren, deklaratën e ministres së infrastrukturës Belinda Balluku në prag zgjedhjesh se Bypassi i Vlorës ka përfunduar, e kategorizojmë gjysmë të vërtetë. Rruga ka qënë e hapur për qarkullim por sikurse ARRSH pranon, aksi ka ende punë për tu vlerësuar i përfunduar dhe i marrë në dorëzim. /Nga Esmeralda Topi Faktoje.al

The post Bypass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh appeared first on Lapsi.al.

I dĂ«nuar pĂ«r ĂŁrmĂ« dhe vrǎsje/ Kapet nĂ« VlorĂ« 45-vjeçari, pritet ekstradimi

NjĂ« 45-vjeçar i dĂ«nuar nga autoritetet italiane pĂ«r veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armĂ«ve” Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« VlorĂ«. Pritet ekstradimi i tij nĂ« Itali.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Sektorit pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda, nĂ« bashkĂ«punim me Seksionin Operacional nĂ« DVP VlorĂ«, nĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r lokalizimin dhe kapjen e shtetasve tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, bazuar nĂ« informacionet e siguruara si dhe nĂ« bashkĂ«punim me zyrat homologe tĂ« Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor tĂ« koduar “Il Obiettivo”.

Si rezultat, ditĂ«n e djeshme, nĂ« lagjen “Rilindja”, u bĂ« kapja dhe arrestimi provizor, me qĂ«llim ekstradimi drejt ItalisĂ«, i shtetasit:

Renald Gjini, 45 – vjeç, banues nĂ« VlorĂ«. Ky shtetas ishte i shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e Apelit Bolonja, Itali, e ka dĂ«nuar kĂ«tĂ« shtetas me 12 vjet e 10 muaj burg, pĂ«r veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armĂ«ve”, sipas legjislacionit penal italian.

The post I dĂ«nuar pĂ«r ĂŁrmĂ« dhe vrǎsje/ Kapet nĂ« VlorĂ« 45-vjeçari, pritet ekstradimi appeared first on Lapsi.al.

Zjarrvënie e përsëritur në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi dyshohet se ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, duke rrezikuar banesat përreth.

Uniformat blu bĂ«jnĂ« me dije se shtetasi me iniciale E.I., nĂ« dy raste tĂ« ndryshme, konkretisht nĂ« datĂ« 30.06.2025, rreth orĂ«s 20:50, dhe sĂ«rish nĂ« datĂ« 01.07.2025, rreth orĂ«s 12:00, ka ndezur zjarr nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur nĂ« njĂ« grumbull mbetjesh urbane, nĂ« vendin e quajtur “Pika e grumbullimit tĂ« inerteve, Jalli, NartĂ«â€, duke shkaktuar ndotje tĂ« ajrit dhe tĂ« mjedisit, si dhe duke rrezikuar me pĂ«rhapjen e flakĂ«ve qendrĂ«n e banuar pĂ«rreth dhe pyllin e SodĂ«s, njĂ« zonĂ« kjo e mbrojtur.

Njoftimi i policisë:

Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, në një grumbull mbetjesh urbane, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth si dhe zonën e mbrojtur të pyllit të Sodës, arrestohet 38-vjeçari.

Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo dhe atyre nga pakujdesia, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:

‱E. I., 38 vjeç, banues nĂ« lagjen “24 Maji”, VlorĂ«.

Ky shtetas, nĂ« dy raste tĂ« ndryshme, konkretisht nĂ« datĂ« 30.06.2025, rreth orĂ«s 20:50, dhe sĂ«rish nĂ« datĂ« 01.07.2025, rreth orĂ«s 12:00, ka ndezur zjarr nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur nĂ« njĂ« grumbull mbetjesh urbane, nĂ« vendin e quajtur “Pika e grumbullimit tĂ« inerteve, Jalli, NartĂ«â€, duke shkaktuar ndotje tĂ« ajrit dhe tĂ« mjedisit, si dhe duke rrezikuar me pĂ«rhapjen e flakĂ«ve qendrĂ«n e banuar pĂ«rreth dhe pyllin e SodĂ«s, njĂ« zonĂ« kjo e mbrojtur.

Materialet procedurale i kaluan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m VlorĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Ndotja e ajrit”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën e qytetarëve apo pronën publike dhe private, pasi do të përballen me ligjin si dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm. 

The post Zjarrvënie e përsëritur në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët sërish fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme.

Zjarri është konstatuar në orët e mbrëmjes nga qytetarët, ndërkohë që një re e zezë tymi shihet që ka mbuluar zonën. Kjo është hera e disatë që zjarri përfshin fushën e mbetjeve brenda pak ditësh.

The post Përfshihet nga flakët sërish fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën appeared first on Lapsi.al.

Plagoset me thikë i riu në Vlorë, autori arratiset

Një 30-vjeçar në Vlorë është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti, dyshohet se ka plagosur me thikë një 21-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se fatmirësisht 21-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, duke marrë ndihmë në Spitalin e Vlorës.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:

shpallën në kërkim shtetasin Xh. Q., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Xh. S., 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

The post Plagoset me thikë i riu në Vlorë, autori arratiset appeared first on Lapsi.al.

Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë/ Blushi: Shkak korrupsioni, SPAK hesht!

Partia e Lirisë ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë dhe për këtë ka bërë përgjegjëse Bashkinë e Vlorës, e drejtuar nga Ermal Dredha.

Në një deklaratë për mediat nga qyteti bregdetar, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi thotë se shkak për mungesën e furnzimit me ujë të pijshëm në banesat e qytetarëve vlonjatë, është korrupsioni në institucionin vendor, ndërsa fajësoi SPAK për heshtjen.

Së bashku me anëtarën e Këshillit Bashkiak, Anxhela Shenaj, Blushi tha se PL kërkon interpelancë urgjente në Këshill me kryebashkiakun Ermal Dredha.

Deklarata

Përshëndetje nga qyteti i Vlorës, ku së bashku me kryetaren e grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Vlorës, jemi sot këtu për të denoncuar skandalin e mungesës së ujit të pijshëm në kulmin e sezonit turistik, çka dëshmon edhe njëherë dështimin dhe kapitullimin e këtij sektori jetik në këtë qytet, simbol të turizmit shqiptar.

Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë nuk është çështje thjesht papërgjegjshmërie, por një çështje abuzimi flagrant me taksat e qytetarëve të Vlorës.

Brenda 2-3 viteve tĂ« fundit, nĂ« kĂ«tĂ« bashki janĂ« shpenzuar rreth 9 milionĂ« euro pĂ«r projektin e ujĂ«sjellĂ«sit tĂ« UnazĂ«s nĂ« Lungomare, 12 milionĂ« euro pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sin e fshatrave tĂ« NovoselĂ«s, 2 milion euro pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sin qĂ« mbulon zonĂ«n e “Kuzum- Baba” dhe lagjes “Partizani”, sot e kthyer ne simbolin e mungesĂ«s sĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m dhe rreth 20 milionĂ« euro pritet tĂ« hidhen pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sin e qytetit tĂ« VlorĂ«s, nĂ« total pra rreth 43 milionĂ« euro tĂ« avulluara, sepse sot Vlora nuk ka ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, madje nuk ka as ujĂ« pĂ«r tu larĂ«.

DĂ«shtimi i thellĂ« i ujĂ«sjellĂ«sit tĂ« bashkisĂ« sĂ« VlorĂ«s nĂ« fakt Ă«shtĂ« dĂ«shtim i “Rilindjes”, e cila nĂ« kĂ«to 3 mandate nuk ka garantuar dot as ujĂ« tĂ« pijshĂ«m pĂ«r vlonjatĂ«t e jo mĂ« pĂ«r turistĂ«t e shumtĂ« qĂ« janĂ« sot nĂ« kĂ«tĂ« qytet nĂ« kulmin e sezonit turistik.

43 milionĂ« euro janĂ« mĂ« pak se sa ryshfeti i paguar pĂ«r tunelin e LlogarasĂ«, qĂ« mund tĂ« zgjidhte njĂ«herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« çështjen e ujit tĂ« pijshĂ«m nĂ« BashkinĂ« e VlorĂ«s ose 43 milionĂ« euro tĂ« shpenzuara dhe tĂ« avulluara deri tani janĂ« tĂ« barabarta me fundin total qĂ« “Rilindja” ka pĂ«rcaktuar pĂ«r vitin 2025 pĂ«r gjithĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ«.

Në fakt mungesa e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës lidhet vetëm me korrupsionin dhe me faktin se Institucioni, ujësjellësi i kësaj bashkie nuk është gjë tjetër veçse një strofull patronazhistësh që vetëm shpenzon në mënyrë barbare taksat e qytetarëve të Vlorës, të cilët sot vuajnë dhe për ujë të pijshëm.

Ku përfunduan miliona euro është pyetja të cilën ne sot ngrejmë nga ky qytet dhe për të cilën ftojmë edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të përgjigjet.

Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« krim “intelektual”, ky Ă«shtĂ« njĂ« krim kundĂ«r njerĂ«zimit, sepse ti mohosh VlorĂ«s njĂ« nga elementĂ«t mĂ« bazike si ujin e pijshĂ«m Ă«shtĂ« vĂ«rtet njĂ« dramĂ« e madhe.

Gjithashtu dua t’ju informoj se grupi i kĂ«shilltarĂ«ve nĂ« BashkinĂ« e VlorĂ«s, shumĂ« shpejt do tĂ« depozitojnĂ« nĂ« KĂ«shill kĂ«rkesĂ«n pĂ«r njĂ« interpelancĂ« tĂ« menjĂ«hershme me kryetarin e papĂ«rgjegjshĂ«m tĂ« kĂ«saj bashkie, i cili jo vetĂ«m Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r mungesĂ«n e ujit tĂ« pijshĂ«m nĂ« BashkinĂ« e VlorĂ«s, por sigurisht edhe pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r ndotjen alarmante tĂ« kĂ«saj bashkie, landfilli i sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« bombĂ« ekologjike qĂ« ende vijon tĂ« ndoti kĂ«tĂ« qytet.

Gjithashtu dua t’ju informoj me konkluzionet mĂ« tĂ« fundit tĂ« bĂ«ra publike nga Agjensia Europiane e Mjedisit, qĂ« ka renditur sĂ« fundmi ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« tjetĂ«r rekord tĂ« zi, sipas tĂ« cilĂ«s vetĂ«m 16% e ujrave tĂ« notueshme nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin mund tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rdorshme, ndĂ«rkohĂ« 84% e deteve, lumenjve dhe liqeneve tĂ« mrekullueshme tĂ« kĂ«tij vendi kanĂ« sot higjienĂ«n personale tĂ« Edi RamĂ«s ose kundĂ«rmojnĂ« erĂ« njĂ«soj siç kundĂ«rmon kjo qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar.

Tani ja kaloj fjalën Kryetares së grupit të këshilltarëve tanë në Bashkinë e Vlorës për të dhënë qëndrimin e saj.

Anxhela Shenaj: Unë së bashku me grupin e këshilltarëve të Partisë së Lirisë, shumë shpejt do ti drejtojmë një kërkesë kryetarit të bashkisë ku do ti kërkojmë sqarim në lidhje me situatën e shkaktuar për mungesën e ujit, rrugët e shkatërruara, për plehrat që digjen pa kriter gjë e cila përsëritet çdo vit dhe ndërkohë kalohet në buxhetin e bashkisë po çdo vit një buxhet, i cili kalohet për landfillin e Sheristës dhe nuk ka funksionuar as edhe një ditë.

The post Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë/ Blushi: Shkak korrupsioni, SPAK hesht! appeared first on Lapsi.al.

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së, certifikon zgjedhjet në qarkun e Vlorës

Kolegji Zgjedhor ka rrĂ«zuar kĂ«rkesĂ«n e koalicionit “PD-ASHM” pĂ«r zgjedhjet nĂ« qarkun VlorĂ«.

Koalicioni opozitar iu drejtua Kolegjit duke ankimuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, që i mohoi kërkesën për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në këtë qark.

Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor PD ka ngritur shqetësimet për pasaktësi dhe shkelje sidomos te vota e diasporës, si dhe ka argumentuar akuza për manipulim të zgjedhjeve politike. Megjithatë Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzoi kërkesat ankimore të PD si të pabazuara në prova. Ndërkohë dy ditë më parë, Kolegji ka rrëzuar kërkesat ankimore të PD-së edhe për qarqet Berat, Dibër dhe Shkodër.

The post Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së, certifikon zgjedhjet në qarkun e Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Shpërthimi me lëndë plasëse në Vlorë, pronari: Nuk kam konflikte

Detaje tĂ« reja janĂ« zbuluar nga shpĂ«rthimi me lĂ«ndĂ« plasĂ«se nĂ« dritaren e njĂ« servisi motorĂ«sh nĂ« lagjen “Bashkimi”, VlorĂ«. Raportohet se nga kamerat e sigurisĂ« Ă«shtĂ« filmuar njĂ« person i cili i afrohet biznesit, ndĂ«rsa po punohet pĂ«r identifikimin e tij.

Ndërkohë pronari i servisit të motorëve ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

“Kam 30 vite qĂ« u shĂ«rbej banorĂ«ve tĂ« VlorĂ«s, qĂ« nga biçikletave deri te motorĂ«t dhe nuk kam pas asnjĂ« konflikt. Nuk e di pse ma kane bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« dĂ«m”, ka thĂ«nĂ« ai.

Policia ka sekuestruar kamerat e biznesit, ndërsa janë shoqëruar në polici 5 persona. Nga shpërthimi i ndodhur pak para mesnate së djeshme ka pasur vetëm dëme materiale.

The post Shpërthimi me lëndë plasëse në Vlorë, pronari: Nuk kam konflikte appeared first on Lapsi.al.

Tronditet Vlora/ Shpërthim tritoli në një dyqan motorësh

NjĂ« shpĂ«rthim tritoli ndodhi nĂ« njĂ« dyqan motorĂ«sh nĂ« qytetin e VlorĂ«s mbrĂ«mjen e sĂ« martĂ«s nĂ« lagjen “Bashkimi”. Mediat raportojnĂ« se lĂ«nda plasĂ«se ishte vendosur nĂ« godinĂ«n e biznesit nĂ« pronĂ«si tĂ« V. B., nĂ« rrugĂ«n Transballkanike, qĂ« funksionon si dyqan pĂ«r shitje dhe servis motomjetesh.

Në momentin që ndodhi shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Zona ku ka ndodhur shpërthimi është ka kamera sigurie dhe policia është duke i administruar me qëllim identifikimin e autorëve.

‘VlorĂ«/Informacion paraprak. Rreth orĂ«s 23:00, nĂ« lagjen “Bashkimi”, nĂ« dritaren e njĂ« servisi motorĂ«sh, nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetasit V. B., ka shpĂ«rthyer njĂ« sasi lĂ«nde e dyshuar plasĂ«se, ku si pasojĂ« janĂ« shkaktuar vetĂ«m dĂ«me tĂ« vogla materiale.

NĂ« vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punĂ«n pĂ«r zbardhjen e rrethanave tĂ« ngjarjes dhe identifikimin e autorit/Ă«ve tĂ« dyshuar, – thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«. /LAPSI.al

The post Tronditet Vlora/ Shpërthim tritoli në një dyqan motorësh appeared first on Lapsi.al.

Shoferët konfliktohen në Vlorë, njëri prej tyre përplas me makinë automjetin tjetër

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë dhe më pas shoferët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Mësohet se një prej personave të përfshirë në konflikt, ka goditur disa herë me mjetin e tij Benz një tjetër automjet dhe si pasojë e ka nxjerrë nga rruga.

MĂ« pas policia ka mbĂ«rritur nĂ« vendin e ngjarjes dhe ka shoqĂ«ruar shoferin e “Benzi-t”. NdĂ«rsa shoferi i automjetit tjetĂ«r ka arritur tĂ« dalĂ« nĂ« kohĂ« nga makina dhe nuk ka pĂ«suar lĂ«ndime.

The post Shoferët konfliktohen në Vlorë, njëri prej tyre përplas me makinë automjetin tjetër appeared first on Lapsi.al.

Shiste kànabis me doza në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari

NjĂ« 21-vjeçar qĂ« shpĂ«rndante kanabis tĂ« ndarĂ« nĂ« doza nĂ« qytetin e VlorĂ«s Ă«shtĂ« arrestuar. I riu u kap nĂ« flagrancĂ« nĂ« lagjen “28 NĂ«ntori”. GjatĂ« kontrollit fizik uniformat blu seksuestruan 60 doza kanabis sativa, gati pĂ«r shitje.

Njoftimi i policisë:

Forca e Posaçme “Shqiponja”, nĂ« vijim tĂ« kontrolleve intensive pĂ«r evidentimin dhe goditjen e paligjshmĂ«rive, garantimin e rendit dhe sigurisĂ«, si dhe parandalimin e shpĂ«rndarjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike, veçanĂ«risht nĂ« zonat urbane dhe turistike, ka vijuar tĂ« ushtrojĂ« kontrolle nĂ« lagje tĂ« ndryshme tĂ« qytetit, ku si rezultat:

NĂ« lagjen “28 NĂ«ntori”, VlorĂ«, u kap nĂ« flagrancĂ« shtetasi R. K., 21 vjeç, banues nĂ« lagjen “Kushtrimi”, i cili dyshohet se e ndante lĂ«ndĂ«n narkotike nĂ« doza dhe e shiste atĂ« nĂ« zona tĂ« ndryshme tĂ« qytetit. GjatĂ« kontrollit fizik, kĂ«tij shtetasi iu gjetĂ«n dhe sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale 60 doza lĂ«nde narkotike tĂ« llojit cannabis sativa.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale, nga specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve tĂ« DVP VlorĂ«, u bĂ« arrestimi i kĂ«tij shtetasi, pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”. Materialet iu referuan ProkurorisĂ«, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme.

The post Shiste kànabis me doza në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

❌