Prokuroria e Tiranës i sekuestron rreth 210 mijë euro familjarëve të dënuarit me 22 vite burg në ShBA
TIRANĂ, 31 janar/ATSh/ Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, TiranĂ« kĂ«rkoi konfiskimin e pasurive tĂ« familjarĂ«ve tĂ« shtetasit S.A., i dĂ«nuar nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s me 22 vite burg, pĂ«r vepra penale nĂ« fushĂ«n e akteve terroriste.
Sipas njoftimit pĂ«r shtyp tĂ« ProkurorisĂ«, ky shtetas akuzohet se ka siguruar ose ka tentuar tĂ« sigurojĂ« mbĂ«shtetje materiale pĂ«r individĂ« apo grupe tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitet terrorist dhe ka bĂ«rĂ« deklarim tĂ« rreme pĂ«r tâu pajisur me pasaportĂ«.
Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., nĂ« ShqipĂ«ri po hetohet pĂ«r veprĂ«n penale âPastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminaleâ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndĂ«rsa hetimet mbi procedimin pasuror nr.8 tĂ« vitit 2025, nisĂ«n nga informacionet e DrejtorisĂ« pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.
Ky shtetas, është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike, të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite.
Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.
Përfundimisht bazuar në hetimin e kryer vlerat monetare të mësipërme nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij.
Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiran kërkon konfiskimin dhe kalimi në pronësi të shtetit të llogarive si më poshtë: Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93; Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.
/k.s/a.f/
The post Prokuroria e Tiranës i sekuestron rreth 210 mijë euro familjarëve të dënuarit me 22 vite burg në ShBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
