❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SHBA – Dhoma e PĂ«rfaqĂ«suesve miraton sĂ«rish rezolutĂ«n pĂ«r ndalimin e veprimeve ushtarake ndaj Iranit

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH/- Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi sërish një rezolutë, që kërkon ndalimin e veprimeve ushtarake ndaj Iranit, ndërsa konflikti përshkallëzohet, sipas AP.

Projektligji u miratua sot me një diferencë të ngushtë votash (214 pro dhe 208 kundër), një rezolutë që kërkon ndalimin e veprimeve ushtarake të SHBA-së kundër Iranit, pa miratimin e Kongresit.

Me këtë votim, ligjvënësit i dërguan një tjetër sinjal presidentit Donald Trump se Kongresi duhet të ketë fjalën e fundit, për përfshirjen e vendit në luftë.

Përpara këtij votimi, Senati hodhi poshtë një rezolutë të ngjashme me rezultatin 49 vota kundër dhe 47 pro.

Edhe pse këto rezoluta nuk janë detyruese dhe nuk e ndalojnë automatikisht presidentin, të vazhdojë operacionet ushtarake, demokratët i paraqitën ato, për të treguar se mbështetja politike për luftën po dobësohet, ndërsa konflikti vazhdon dhe nuk ka ende një plan të qartë për përfundimin e tij.

Deputetja demokrate Pramila Jayapal deklaroi se lufta nuk ka një mision të qartë, nuk ka strategji dhe nuk ka një objektiv përfundimtar.

Rezoluta u miratua pasi disa republikanĂ« votuan sĂ« bashku me demokratĂ«t, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund pĂ«rfshirjes ushtarake.

Megjithatë, shumica e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat votuan në mbështetje të vazhdimit të operacioneve ushtarake dhe të drejtës së presidentit Trump, për të marrë vendime në këtë drejtim.

Lufta nisi në fund të shkurtit pas sulmeve të përbashkëta ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.

Në prill u arrit një armëpushim i brishtë, por Trump deklaroi këtë muaj se, armëpushimi kishte marrë fund.

Presidenti Trump ka këmbëngulur se sulmet e vazhdueshme amerikane ndaj Iranit, nuk nënkuptojnë rikthim në një luftë të plotë ose një angazhim ushtarak afatgjatë.

Shtëpia e Bardhë deklaroi sot se këto rezoluta nuk kanë fuqi ligjore, dhe nuk e detyrojnë presidentin të ndalojë operacionet ushtarake, dhe u bëri thirrje ligjvënësve të votonin kundër tyre. //a.i/

The post SHBA – Dhoma e PĂ«rfaqĂ«suesve miraton sĂ«rish rezolutĂ«n pĂ«r ndalimin e veprimeve ushtarake ndaj Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Egjipti i kĂ«rkon SHBA-sĂ« tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« vendosjen e forcĂ«s stabilizuese nĂ« Gaza

KAJRO, 23 korrik /ATSH -AA/ –  Egjipti i ka bĂ«rĂ« thirrje SHBA-sĂ« tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« vendosjen e ForcĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Stabilizimit (ISF) nĂ« Rripin e GazĂ«s, tĂ« sigurojĂ« dĂ«rgimin e plotĂ« tĂ« ndihmĂ«s humanitare dhe tĂ« pĂ«rmbushĂ« angazhimet e mbetura tĂ« fazĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« planit tĂ« GazĂ«s tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump.

Thirrja u bë gjatë një takimi mes ministrit egjiptian të Punëve të Jashtme, Badr Abdelatty dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në margjinat e Takimit të Ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manila të Filipineve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit njoftoi se Abdelatty theksoi nevojën për nisjen sa më të shpejtë të komitetit palestinez të ngarkuar me administrimin e Gazës dhe për ndalimin e shkeljeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, me qëllim uljen e tensioneve dhe rikthimin e stabilitetit rajonal.

Takimi u zhvillua në të njëjtën kohë kur transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se rreth 30 oficerë marokenë kishin zhvilluar një vizitë në terren në Gaza, në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen e Marokut në ISF.

Më 15 korrik, Maroku njoftoi se do të kontribuojë me oficerë, policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë, si dhe do të ngrejë një spital fushor në enklavën palestineze.

KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ« miratoi forcĂ«n e pĂ«rkohshme ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2025 pĂ«rmes RezolutĂ«s 2803, duke mbĂ«shtetur planin e Trumpit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s izraelite, e cila ka shkaktuar vdekjen e mĂ« shumĂ« se 73.000 personave, si dhe pĂ«r administrimin e periudhĂ«s kalimtare nĂ« Gaza.

Megjithatë, sipas KAN, Izraeli ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar për vendosjen e kësaj force.  /os/

The post FOKUS – Egjipti i kĂ«rkon SHBA-sĂ« tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« vendosjen e forcĂ«s stabilizuese nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: Relativizimi i dhunës, një nga format më të shëmtuara të nxitjes së saj

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministri i BrendshĂ«m, Besfort Lamallari u shpreh sot se relativizimi i dhunĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« nga format mĂ« tĂ« shĂ«mtuara tĂ« nxitjes sĂ« saj.

Lamallari replikoi pas njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale tĂ« gazetarit Mentor Kikia, i cili dĂ«non ndalimin e njĂ« aktivisti tĂ« protestĂ«s sipas tij, “nga dy civilĂ« tĂ« paidentifikuar”.

Ministri Lamallari e konsideroi këtë koment si minimizim i një akti flagrant dhune ndaj një punonjësi policie, dukshëm i gjakosur pas goditjes në kokë nga individë të dhunshëm të cilët nuk mund të justifikohen kurrsesi në emër të kostove të një proteste.

“Aq mĂ« keq pastaj, kur vĂ«mendja dhe pĂ«rgjegjĂ«sia spostohet aty pĂ«r aty tek mungesa e pajimeve mbrojtĂ«se apo pĂ«rgjegjĂ«sia e eprorĂ«ve. Kjo nuk Ă«shtĂ« as mĂ« shumĂ« dhe as mĂ« pak se fajĂ«simi i ‘viktimĂ«s’”, tha Lamallari.

Duke sqaruar opinionin publik lidhur me tymnajĂ«n e ‘terrorit’, Lamallari u shpreh se “personat qĂ« shoqĂ«rojnĂ« qytetarin e shfaqur nĂ« videon e publikuar janĂ« punonjĂ«s tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, me detyrĂ« agjentĂ« tĂ« PolicisĂ« Kriminale nĂ« njĂ« nga Komisariatet nĂ« varĂ«si tĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« TiranĂ«â€.

“Nga analizimi i pamjeve filmike tĂ« administruara, janĂ« identifikuar persona tĂ« cilĂ«t, gjatĂ« protestĂ«s, kanĂ« goditur me sende tĂ« forta punonjĂ«sit e PolicisĂ« sĂ« Shtetit, tĂ« cilĂ«t ishin nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s. Si pasojĂ« e kĂ«tyre sulmeve janĂ« dĂ«mtuar 6 punonjĂ«s policie, 3 prej tĂ« cilĂ«ve kanĂ« pĂ«suar dĂ«mtime mĂ« tĂ« rĂ«nda fizike”, tha Lamallari.

NĂ« pĂ«rmbushje tĂ« detyrave funksionale dhe nĂ« zbatim tĂ« ligjit, Lamallari theksoi se “punonjĂ«sit e PolicisĂ« Kriminale kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« mbajnĂ« nĂ« vĂ«zhgim persona tĂ« dyshuar pĂ«r pĂ«rfshirje apo mbĂ«shtetje tĂ« akteve tĂ« dhunshme gjatĂ« tubimeve, si dhe, nĂ« momentet e pĂ«rshtatshme operative, tĂ« kryejnĂ« shoqĂ«rimin e tyre pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme procedurale”.

Sipas tij, punonjësit e Policisë, në momentet e para të ndërhyrjes, i janë prezantuar personit të shoqëruar si agjentë të Policisë Kriminale.

“Policia e Shtetit Ă«shtĂ« e angazhuar nĂ« pĂ«rmbushjen e detyrimeve ligjore dhe ushtron veprimtarinĂ« e saj vetĂ«m brenda kuadrit tĂ« pĂ«rcaktuar nga ligji. Pretendimet pĂ«r ushtrim “terrori”, tĂ« paraqitura nĂ« videon e publikuar, nuk qĂ«ndrojnĂ«. PunonjĂ«sit e PolicisĂ« kanĂ« vepruar nĂ« pĂ«rputhje me procedurat standarde tĂ« punĂ«s dhe protokollet pĂ«r menaxhimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisĂ« gjatĂ« tubimeve”, tha Lamallari.

Gazetari Mentor Kikia paraqiti sot nĂ« rrjetet sociale njĂ« video nga ndalimi i njĂ« protestuesi, ndĂ«rsa e cilĂ«soi aktin e ndalimit “terror nĂ«pĂ«r rrugĂ«â€.

“Si mundet, qĂ« dy civilĂ« tĂ« pa identifikuar, tĂ« marrin me dhunĂ« njĂ« njeri nĂ« rrugĂ«, nĂ« mes tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« shastisen. Sepse ky ishte njĂ« aktivist proteste. Edhe pse tĂ« protestosh nuk Ă«shtĂ« vepĂ«r kriminale! PĂ«rplasja nĂ« protestĂ« Ă«shtĂ« tjetĂ«r gjĂ«. Ndalimi, edhe pa shkak madhor, nga policĂ« me uniformĂ« mund tĂ« quhet i pranueshĂ«m. Por, civilĂ« pa asnjĂ« shenjĂ« dalluese, qĂ« nuk prezantohen dhe marrin ‘peng’ njerĂ«z nĂ« rrugĂ« Ă«shtĂ« e frikshme”, shprehet ndĂ«r tĂ« tjera Kikia.

/m.m/a.f/

The post Lamallari: Relativizimi i dhunës, një nga format më të shëmtuara të nxitjes së saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Ukraina godet “Wildberries”, gjigantin e shitjeve online nĂ« Rusi

MOSKË, 23 korrik /ATSH/- Sulmet ukrainase me dronĂ« ndaj magazinave tĂ« mĂ«dha ruse tĂ« “Wildberries”, platforma mĂ« e madhe e shitjeve online nĂ« Rusi (e ngjashme me “Amazon”), kanĂ« shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme, sipas AP.

DronĂ«t ukrainas goditĂ«n fillimisht gjatĂ« fundjavĂ«s, magazinat e kompanisĂ« nĂ« “Elektrostal”, pranĂ« MoskĂ«s, dhe nĂ« rajonin e Tambovit.

Nga sulmet u vranë tetë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ditën e djeshme u sulmuan edhe dy magazina të tjera në rajonet jugore Krasnodar dhe Stavropol, ku një person humbi jetën dhe 14 të tjerë u plagosën.

Kievi tha se këto sulme janë pjesë e operacionit ajror brenda territorit rus, me synim dobësimin e ekonomisë së luftës së Moskës dhe rritjen e kostos së pushtimit për qytetarët rusë.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« “Wildberries”?

“Wildberries” u krijua nĂ« vitin 2004 nga Tatyana Kim, atĂ«herĂ« mĂ«suese dhe nĂ«nĂ« e re, fillimisht si njĂ« dyqan online pĂ«r veshje.

Me kalimin e viteve u shndërrua në platformën më të madhe të tregtisë elektronike në Rusi, ku shesin mijëra biznese të mëdha dhe të vogla.

Kompania merret me ruajtjen, transportin dhe shpërndarjen e produkteve te klientët në të gjithë vendin.

Sipas “Forbes Russia”, pasuria e themelueses Kim u vlerĂ«sua nĂ« rreth 8,1 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« prill.

Platforma shet një gamë të gjerë produktesh: veshje, libra, kozmetikë, lodra, pajisje shtëpiake, artikuj sportivë etj.

NĂ« vitin 2021, Kim bleu njĂ« bankĂ« tĂ« vogĂ«l dhe krijoi “Wildberries Bank”, e cila mĂ« pas u pĂ«rfshi nga sanksionet e BritanisĂ« sĂ« Madhe dhe Bashkimi Evropian.

Sulmet ndaj “Wildberries” shĂ«nojnĂ« njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« strategjisĂ« sĂ« UkrainĂ«s, pĂ«r tĂ« goditur objektiva ekonomike brenda RusisĂ«, duke synuar sektorĂ« qĂ« prekin drejtpĂ«rdrejt jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« qytetarĂ«ve. //a.i/

The post FOKUS – Ukraina godet “Wildberries”, gjigantin e shitjeve online nĂ« Rusi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njĂ«herĂ«sh kryetar i PartisĂ« Socialiste do tĂ« zhvillojĂ« nesĂ«r njĂ« mbledhje tĂ« zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinĂ«.

Kryeministri Rama ndau nĂ« rrjetet sociale momente nga pĂ«rgatitja e fjalĂ«s qĂ« do tĂ« mbajĂ« nĂ« kĂ«tĂ«mbledhje, ndĂ«rsa jashtĂ« zyrĂ«s sĂ« tij nĂ« kryeministri dĂ«gjohen thirrjet e protestuesve pĂ«r dorĂ«heqje, tĂ« cilĂ«n e cilĂ«soi si “kĂ«ngĂ«n e tij tĂ« perefruar”.

“Mirmroma ka Tirona e kontradiktave. Zhurm, zhurm, shum, shum zhurm. PĂ«rgatitje me audio live nga bulevardi. Kush ka interes nesĂ«r paradite do jem live”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri informoi se në këtë mbledhje do të ndajë të gjithë reflektimin e tij mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos.

“Jam duke shkruar fjalĂ«n pĂ«r nesĂ«r nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar edhe tĂ« qeverisĂ« dhe desha tĂ« ndaj me ju kĂ«tĂ« moment, sepse ky kor ‘Rama pjepe dorĂ«heqjen’, mĂ« ekzalton. Shihemi nesĂ«r paradite, nuk e di orĂ«n e saktĂ«. Mbledhja fillon nĂ« 9:30, por do ishte kĂ«naqĂ«si tĂ« ndaja me ju tĂ« gjithĂ« reflektimin tim mbi pasqyrĂ«n e bulevardit tĂ« flamingos. Ai qĂ« ishte se ky qĂ« ka mbetur Ă«shtĂ« i sorrave dhe i korbave”, tha Rama.

/m.m/a.f/

 

The post Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Ornella Muti dhe Naike Rivelli drejt shtetĂ«sisĂ« ruse

TORINO, 23 korrik /ATSH -AA/ – Aktorja e njohur italiane Ornella Muti dhe vajza e saj Naike Rivelli kanĂ« nisur procedurat pĂ«r tĂ« marrĂ« shtetĂ«sinĂ« ruse. Lajmin e bĂ«ri tĂ« ditur vetĂ« Naike, e cila tha se ky Ă«shtĂ« njĂ« vendim i lidhur me origjinĂ«n e tyre familjare.

Sipas saj, gjyshja e Ornella Mutit ishte nga Shën Petersburgu, ndërsa familja u shpërngul më pas në Estoni, ku lindi nëna e aktores.

“Kemi rrĂ«njĂ« ruse dhe nuk mund tĂ« mohojmĂ« origjinĂ«n, familjen dhe miqtĂ« tanĂ«â€, u shpreh Naike.

Ornella Muti kishte deklaruar edhe më parë se dëshironte të forconte lidhjet me Rusinë dhe kishte vizituar vendin për të hulumtuar historinë e familjes së saj.

Në të kaluarën, afërsia e saj me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin ka shkaktuar polemika në Itali.  /os/

The post ITALI – Ornella Muti dhe Naike Rivelli drejt shtetĂ«sisĂ« ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MANILA – Rubio: SHBA-ja e gatshme pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rfundimin e luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«

MANILA, 23 korrik /ATSH/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s mbeten tĂ« gatshme tĂ« luajnĂ« njĂ« rol konstruktiv, pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rfundimin e luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, pas takimit me ministrin e JashtĂ«m rus Sergey Lavrov nĂ« kuadĂ«r tĂ« takimit tĂ« ASEAN-it nĂ« Manila, sipas “Reuters”.

Pas bisedimeve, Rubio tha se presidenti amerikan, Donald Trump e ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se SHBA-ja Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« ndĂ«rmjetĂ«simin e njĂ« marrĂ«veshjeje, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund asaj qĂ« ai e quajti “njĂ« luftĂ« tĂ« pakuptimtĂ«â€, nĂ«se krijohet mundĂ«sia.

Ai tha se Uashingtoni ia ka përcjellë këtë mesazh Moskës, por nuk dha detaje mbi qëndrimin e Rusisë gjatë takimit.

Rubio e pĂ«rshkroi takimin me Lavrov si “tĂ« mirĂ« dhe tĂ« sinqertĂ«â€, por refuzoi tĂ« zbulojĂ« çfarĂ« u diskutua konkretisht.

Nga ana e tij, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se Lavrov rikonfirmoi gatishmërinë e Moskës për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit.

Sipas palës ruse, ai i tha Rubios se Rusia mbetet e angazhuar ndaj propozimeve të diskutuara nga Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit të tyre në Alaskë në gusht 2025.

Rubio theksoi se lufta ka shkaktuar pasoja të rënda, duke përmendur viktimat civile dhe sulmet ruse ndaj Kievit.

Ai tha se si Rusia, ashtu edhe Ukraina kanĂ« interes pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s, por sfida kryesore mbetet gjetja e njĂ« marrĂ«veshjeje, qĂ« tĂ« jetĂ« e pranueshme pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t. //a.i/

The post MANILA – Rubio: SHBA-ja e gatshme pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rfundimin e luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: 11 567 biznese të reja në 6 muaj, rritje me 7.5%

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ NĂ« ShqipĂ«ri janĂ« regjistruar 11 567 biznese tĂ« reja gjatĂ« gjashtĂ«mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2026, ose 806 mĂ« shumĂ« krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se kjo përfaqëson një rritje prej 7.5%, duke e cilësuar si një tregues të interesit në rritje për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në Shqipëri.

“SipĂ«rmarrja nĂ« ShqipĂ«ri vijon tĂ« rritet! NĂ« gjashtĂ«mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2026 janĂ« regjistruar 11,567 biznese tĂ« reja, ose 806 mĂ« shumĂ« se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar”, u shpreh ministrja.

Kjo, sipas saj, përfaqëson një rritje prej 7.5%, duke reflektuar një interes në rritje për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në Shqipëri.

“Pas çdo biznesi tĂ« ri qĂ«ndron njĂ« ide, njĂ« iniciativĂ« dhe njĂ« hap drejt zhvillimit ekonomik tĂ« vendit”, u shpreh ministrja.

Sipas Ibrahimajt, Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) mbetet partneri i çdo sipërmarrësi, duke ofruar shërbime të thjeshta, të shpejta dhe të aksesueshme për nisjen e një biznesi.

/m.m/a.f/

The post Ibrahimaj: 11 567 biznese të reja në 6 muaj, rritje me 7.5% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Programi “Dyfisho SipĂ«rmarrjen TĂ«nde”, mundĂ«si pĂ«r bizneset qĂ« synojnĂ« tĂ« rriten

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot njĂ« vizitĂ« nĂ« njĂ« biznes nĂ« njĂ«sinĂ« numĂ«r 2 nĂ« TiranĂ«, ku u ndal te pĂ«rfitimet e programit “Dyfisho SipĂ«rmarrjen tĂ«nde”.

Ibrahimaj theksoi se programi mundëson financim për biznese që mund të investojnë deri në 2 milionë euro, me afat maturiteti deri në 10 vjet.

“NĂ« biznesin “Europtik”, pata kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« bisedoj me JonidĂ«n pĂ«r rrugĂ«timin e saj si sipĂ«rmarrĂ«se, sfidat qĂ« ka kapĂ«rcyer ndĂ«r vite dhe planet pĂ«r zgjerimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« aktivitetit. Nga njĂ« dyqan i vogĂ«l i hapur nĂ« vitin 2012, Europtik Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« biznes tĂ« konsoliduar qĂ« pĂ«rfaqĂ«son disa nga markat mĂ« tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« syzeve dhe synon tĂ« zgjerohet edhe jashtĂ« TiranĂ«s”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se histori të tilla tregojnë se sipërmarrja shqiptare ka potencial të vazhdojë të rritet kur ka akses në financim dhe mbështetje për investime.

Sipas saj, “Dyfisho SipĂ«rmarrjen TĂ«nde” Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« financim me kosto tĂ« ulĂ«t, deri nĂ« 3% normĂ« interesi.

“Me programin ‘Dyfisho SipĂ«rmarrjen TĂ«nde’ synojmĂ« t’u japim bizneseve kĂ«tĂ« mundĂ«si, duke ofruar financim me normĂ« interesi preferenciale, Garanci Sovrane dhe mbĂ«shtetje pĂ«r hartimin e biznesplanit”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja siguroi se qeveria do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« pranĂ« bizneseve nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«, pĂ«r t’i informuar dhe mbĂ«shtetur nĂ« realizimin e investimeve tĂ« tyre.

/m.m/a.f/

The post Ibrahimaj: Programi “Dyfisho SipĂ«rmarrjen TĂ«nde”, mundĂ«si pĂ«r bizneset qĂ« synojnĂ« tĂ« rriten appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkeqësohen kushtet e motit, Policia e Shtetit apel për kujdes

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit apeloi sot pĂ«r kujdes tĂ« shtuar nga drejtuesit e mjeteve lundruese, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarĂ«t, pĂ«r shkak tĂ« parashikimeve pĂ«r pĂ«rkeqĂ«simin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike.

Sipas PolicisĂ« sĂ« Shtetit, duke filluar nga mesdita e datĂ«s 24 korrik 2026 deri nĂ« paraditen e datĂ«s 25 korrik 2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit qĂ« synojnĂ« tĂ« operojnĂ« jashtĂ« Gjirit tĂ« VlorĂ«s dhe Gjirit tĂ« SarandĂ«s, nĂ« det tĂ« hapur dhe pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare DhĂ«rmi–Himarë–SarandĂ«, duhet tĂ« shmangin daljet nĂ« det pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« pafavorshme hidrometeorologjike gjatĂ« kĂ«tij harku kohor.

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë përkeqësimin e kushteve të motit dhe të shmangin çdo dalje në det që mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të personave në bord.

Policia e Shtetit apelon gjithashtu për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, kufijtë e shpejtësisë dhe distancën e sigurisë, si dhe duke shmangur manovrat e rrezikshme.

Këmbësorët po ashtu këshillohen të tregojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në kushtet e reshjeve apo lagështirës në rrugë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve të vogla lundruese, mjeteve të peshkimit dhe të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal, jo vetëm gjatë këtij harku kohor, por në vijimësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës.

/m.m/a.f/

The post Përkeqësohen kushtet e motit, Policia e Shtetit apel për kujdes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët në ditën e 54-t të protestës kundër investimit në Zvërnec

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Protesta e 54-t kundĂ«r investimit nĂ« ZvĂ«rnec ka vijuar kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« TiranĂ«, ndĂ«rsa protestuesit kanĂ« nisur pasdite marshimin nga sheshi “SkĂ«nderbej” nĂ« drejtim tĂ« godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«.

AktivistĂ« tĂ« shoqĂ«risĂ« civile dhe qytetarĂ« janĂ« mbledhur fillimisht nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” nĂ« kryeqytet, ndĂ«rsa mbajnĂ« nĂ« duar pankarta dhe thirrje pĂ«r largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kastĂ«s sĂ« vjetĂ«r politike.

Kërkesat e tyre vijojnë të mbeten të njëjta, duke kërkuar ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e igjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit u mblodhën fillimisht sot rreth orën 08:30 para Kuvendit, ku situata u përshkallëzua teksa u shënuan përplasje të përsëritura me Policinë. Pas hedhjes së vezëve, domateve dhe sendeve të tjera në drejtim të efektivëve, policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës duke përdorur ujë me presion dhe spraj me piper.

(vijon)

/a.f/

The post Qytetarët në ditën e 54-t të protestës kundër investimit në Zvërnec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – BE ndĂ«rpret financimin Bienales sĂ« Venecias pas rikthimit tĂ« RusisĂ« nĂ« skenĂ«n e artit

ROMË, 23 korrik /ATSH/- Presidenti i Fondacionit tĂ« Bienales sĂ« Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, kritikoi vendimin e Bashkimit Evropian pĂ«r t’i hequr institucionit njĂ« financim prej 2 milionĂ« eurosh, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« veprim politik dhe jo kulturor apo ligjor, sipas “Reuters”.

Vendimi i BE-së erdhi pasi Rusia u rikthye këtë vit në ekspozitën e artit të Bienales së Venecias, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

Brukseli argumentoi se fondet e taksapaguesve evropianë, nuk duhet të mbështesin aktivitete që, sipas tij, nuk përputhen me vlerat e demokracisë dhe lirisë.

Bienalja e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se arti duhet të mbetet një hapësirë neutrale për dialog dhe shkëmbim idesh, pavarësisht konflikteve politike.

Buttafuoco deklaroi se nĂ«se Bienalja do t’u nĂ«nshtrohej presioneve politike pĂ«r tĂ« pĂ«rjashtuar RusinĂ«, kjo do tĂ« dĂ«mtonte pavarĂ«sinĂ«, lirinĂ« e shprehjes dhe rolin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« institucionit, i cili prej 131 vitesh promovon kĂ«rkimin dhe krijimtarinĂ« artistike.

Ai tha se BE-ja ishte një partner me të cilin është ndarë një pjesë të rrugëtimit, por që tani po largohet për arsye krejtësisht politike.

Bienalja njoftoi gjithashtu se do ta kundërshtojë vendimin e BE-së, megjithëse theksoi se humbja e këtij financimi nuk do të ketë ndikim të madh financiar mbi aktivitetet e saj. //a.i/

The post FOKUS – BE ndĂ«rpret financimin Bienales sĂ« Venecias pas rikthimit tĂ« RusisĂ« nĂ« skenĂ«n e artit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump kĂ«rcĂ«non Iranin pas sulmeve tĂ« HouthĂ«ve nĂ« Detin e Kuq

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH/- Presidenti amerikan Donald Trump kĂ«rcĂ«noi Iranin me “pĂ«rgjigje tĂ« ashpĂ«r ushtarake”, pasi rebelĂ«t Houthi nĂ« Jemen, sulmuan dy anije-cisternĂ« saudite nĂ« Detin e Kuq, duke zgjeruar konfliktin nĂ« Lindjen e Mesme drejt njĂ« prej rrugĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« transportit detar nĂ« botĂ«, sipas “Reuters”.

Sulmet rritën frikën se konflikti mund të përhapet edhe më tej dhe të prekë furnizimet globale me energji.

Çmimi i naftĂ«s “Brent” u rrit me mĂ« shumĂ« se 6% dhe kaloi kufirin prej 100 dollarĂ«sh pĂ«r njĂ« fuçi, gjĂ« qĂ« nuk kishte ndodhur qĂ« nga muaji maj.

Trump: “Irani nuk Ă«shtĂ« ndĂ«shkuar ende sa duhet”

Trump deklaroi se SHBA-ja do ta vendosë Iranin përballë përgjegjësisë, për çdo sulm të ardhshëm të rebelëve Houthi, duke argumentuar se grupi jemenas është aleat dhe mbështetet nga Teherani.

“NĂ«se e bĂ«jnĂ« sĂ«rish, SHBA-ja do ta konsiderojĂ« Iranin pĂ«rgjegjĂ«s dhe do tĂ« ketĂ« ndĂ«shkim tĂ« madh ushtarak ndaj Iranit dhe HouthĂ«ve”, shkroi Trump.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r median amerikane “Axios”, ai tha se po shqyrtonte mundĂ«sinĂ« e rifillimit tĂ« operacioneve tĂ« mĂ«dha ushtarake kundĂ«r Iranit, duke shtuar: “Ata nuk janĂ« ndĂ«shkuar ende sa duhet”.

Houthët sulmojnë anijet saudite

HouthĂ«t, qĂ« kontrollojnĂ« pjesĂ«n veriore dhe perĂ«ndimore tĂ« Jemenit, thanĂ« se kishin goditur dy anije cisternĂ« saudite – “Encelia” dhe “Layla” – si pjesĂ« e njĂ« bllokade detare kundĂ«r ArabisĂ« Saudite.

NjĂ« burim sigurie detare tha se anija “Encelia” kishte dĂ«rguar sinjal emergjence pasi ishte goditur nga njĂ« raketĂ« pranĂ« portit saudit Jizan nĂ« Detin e Kuq.

Sulmet kanë rritur kostot e transportit detar dhe sigurimit të mallrave, ndërsa disa kompani kanë ndryshuar rrugët e lundrimit për të shmangur ngushticën Bab el-Mandeb, një prej pikave më strategjike të tregtisë globale të energjisë.

Përse ka rëndësi Deti i Kuq?

Ngushtica Bab el-Mandeb lidh Detin e Kuq me Oqeanin Indian dhe është një nga rrugët kryesore për transportin e naftës dhe mallrave.

Bllokimi i saj do të detyronte anijet të kalonin rreth Afrikës, duke rritur ndjeshëm kohën dhe kostot e transportit.

Irani pretendon sulme ndaj bazave amerikane

Irani deklaroi se kishte sulmuar sisteme raketore, depo armësh dhe karburanti amerikane në Jordani, si dhe baza ushtarake amerikane në Kuvajt.

Jordania tha se kishte interceptuar shumicën e raketave dhe dronëve iranianë, ndërsa SHBA-ja dhe Kuvajti nuk raportuan viktima në bazat amerikane.

Presion politik ndaj Trump në SHBA

Rritja e çmimit të naftës ka shtuar shqetësimet për inflacion dhe ka rritur presionin ndaj republikanëve përpara zgjedhjeve të Kongresit në nëntor.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi një rezolutë që i kërkon Trump, të ndalojë veprimet ushtarake kundër Iranit, por Senati më pas e bllokoi një masë të ngjashme. //a.i/

The post SHBA – Trump kĂ«rcĂ«non Iranin pas sulmeve tĂ« HouthĂ«ve nĂ« Detin e Kuq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi kërkon informacion për përdorimin e forcës gjatë protestës

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Tedi Blushi, i Ă«shtĂ« drejtuar sot me njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r informacion Ministrit tĂ« BrendshĂ«m, Besfort Lamallari, dhe Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, SkĂ«nder Hita, lidhur me pĂ«rdorimin e forcĂ«s ndaj protestuesve gjatĂ« protestĂ«s sĂ« sotme para Kuvendit.

Në kërkesën e tij, Blushi ngre shqetësimin lidhur me mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Policia e Shtetit gjatë protestës.

Sipas tij, “pamjet e transmetuara gjerĂ«sisht nĂ« media dhe dĂ«shmitĂ« e shumta tĂ« qytetarĂ«ve pasqyrojnĂ« skena tĂ« njĂ« dhune krejtĂ«sisht tĂ« pajustifikuar ndaj protestuesve paqĂ«sorĂ«â€.

“Ndaj kĂ«rkoj qĂ« brenda afateve ligjore tĂ« mĂ« vihet nĂ« dispozicion informacioni mbi planin operacional tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit pĂ«r garantimin e mbarĂ«vajtjes sĂ« protestĂ«s sĂ« 23 korrikut dhe drejtuesin pĂ«rgjegjĂ«s tĂ« operacionit. Kush dha urdhrin pĂ«r pĂ«rdorimin e forcĂ«s fizike ndaj protestuesve dhe mbi çfarĂ« vlerĂ«simi operacional u mbĂ«shtet ky vendim?”, shpreht ndĂ«r tĂ« tjera Blushi.

Po ashtu, Blushi kërkon informacion mbi numrin e punonjësve të policisë që morën pjesë në operacion dhe strukturat e angazhuara, si dhe numrin e qytetarëve të shoqëruar, ndaluar ose arrestuar gjatë dhe pas protestës dhe bazën ligjore të ndalimit.

Blushi kĂ«rkoi specifikisht informacion mbi “llojin dhe emĂ«rtimin e secilit agjent kimik tĂ« pĂ«rdorur dhe bazĂ«n ligjore dhe procedurale mbi tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« autorizuar pĂ«rdorimi i tyre”.

“A Ă«shtĂ« urdhĂ«ruar nisja e njĂ« hetimi administrativ pĂ«r verifikimin e ligjshmĂ«risĂ« sĂ« veprimeve tĂ« punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe, nĂ«se po, cili organ po e zhvillon atĂ«?”, pyet ai.

NĂ« kĂ«rkesĂ«n drejtuar institucioneve, Blushi kĂ«rkon tĂ« bĂ«het e ditur nĂ«se “janĂ« sekuestruar dhe ruajtur tĂ« gjitha pamjet filmike tĂ« kamerave trupore, kamerave operative dhe sistemeve tĂ« monitorimit tĂ« pĂ«rdorura gjatĂ« operacionit dhe a do tĂ« bĂ«hen ato pjesĂ« e njĂ« verifikimi tĂ« pavarur institucional?”.

“Ngjarjet e sotme nuk mund tĂ« relativizohen dhe as tĂ« mbulohen me heshtje institucionale. PĂ«rdorimi i forcĂ«s nga Policia e Shtetit ndaj qytetarĂ«ve qĂ« ushtrojnĂ« tĂ« drejtĂ«n kushtetuese tĂ« protestĂ«s kĂ«rkon transparencĂ« tĂ« plotĂ«, pĂ«rgjegjĂ«si individuale dhe institucionale, si dhe njĂ« hetim tĂ« menjĂ«hershĂ«m e tĂ« paanshĂ«m mbi çdo akt tĂ« mundshĂ«m tĂ« tejkalimit tĂ« kompetencave apo pĂ«rdorimit arbitrar tĂ« forcĂ«s”, u shpreh Blushi.

Ai kërkoi që të merren menjëherë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e zinxhirit komandues që urdhëroi dhe drejtoi ndërhyrjen policore, evidentimin e çdo shkeljeje të ligjit dhe vënien përpara përgjegjësisë administrative, disiplinore dhe penale të çdo punonjësi apo drejtuesi të Policisë së Shtetit që ka tejkaluar kompetencat e tij.

/m.m/a.f/

The post Blushi kërkon informacion për përdorimin e forcës gjatë protestës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DUBLIN – Irlanda njofton paketĂ« tĂ« re me vlerĂ« 125 milionĂ« euro pĂ«r UkrainĂ«n

DUBLIN, 23 korrik /ATSH/- Irlanda do t’i ofrojĂ« UkrainĂ«s njĂ« paketĂ« tĂ« re mbĂ«shtetjeje me vlerĂ« 125 milionĂ« euro, gjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, njoftoi sot qeveria irlandeze.

Paketa përfshin, 100 milionë euro për pajisje ushtarake jo vdekjeprurëse (si pajisje mbrojtëse, mjete dhe materiale që nuk përdoren drejtpërdrejt për të vrarë); dhe 25 milionë euro për rindërtimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, e cila është goditur nga sulmet ruse.

Njoftimi u bë gjatë vizitës së kryeministrit irlandez Micheål Martin në Kiev, ku ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Martin e cilĂ«soi luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« si njĂ« “luftĂ« agresioni tĂ« paprovokuar” dhe tha se mbĂ«shtetja pĂ«r UkrainĂ«n Ă«shtĂ« njĂ« nga prioritetet kryesore tĂ« IrlandĂ«s, gjatĂ« presidencĂ«s sĂ« saj tĂ« KĂ«shillit tĂ« Bashkimit Evropian.

Me këtë paketë, ndihma totale e Irlandës për Ukrainën që nga pushtimi rus në vitin 2022, arrin në mbi 670 milionë euro.

Ministrja irlandeze për Punët e Jashtme dhe Tregtinë, Helen McEntee, tha se Rusia vazhdon të godasë qytetet dhe infrastrukturën e rëndësishme të Ukrainës.

Ajo theksoi se fondet e reja do të ndihmojnë Ukrainën të përballojë sulmet dhe të forcojë mbrojtjen e saj, ndërsa shtoi se Irlanda mbetet e angazhuar për të mbështetur rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. //a.i/

The post DUBLIN – Irlanda njofton paketĂ« tĂ« re me vlerĂ« 125 milionĂ« euro pĂ«r UkrainĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD dënon ndalimin e gazetares së Citizens Channel: Përpjekje politike për të ndikuar informimin e publikut

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Partia Demokratike dĂ«noi ndalimin e gazetares sĂ« Citizen Channel, Vjolanda Peca, nga policia gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme.

Në një deklaratë të zyrës së Shtypit në PD, thuhet se, ndalimi i gazetares është përpjekje politike për të ndikuar informimin e publikuar duke trembur reporterët në terren.

“PD dĂ«non ndalimin e gazetares sĂ« Citizens Channel, Vjolanda Peca, si mospĂ«rmbajtje dashakeqe dhe pĂ«rpjekje politike e policisĂ« sĂ« RamĂ«s pĂ«r tĂ« frikĂ«suar gazetarĂ«t dhe mediat e lira. NĂ« njĂ« rast tĂ« paprecedent nĂ« EuropĂ«, por familjar nĂ« BjellorusinĂ« e Lukashenkos, Policia e Shtetit pengon njĂ« gazetare tĂ« kryejĂ« detyrĂ«n dhe e ndalon atĂ« pa shkak, pa arsye, pa tĂ« drejtĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e PD-sĂ«.

PD thekson se ky nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m cĂ«nim i sĂ« drejtĂ«s pĂ«r raportim dhe informim publik, por edhe pĂ«rpjekja pĂ«r t’i mbajtur gazetarĂ«t larg vatrave tĂ« ngjarjeve, me qĂ«llimin e vetĂ«m qĂ« ato tĂ« manipulohen mĂ« lehtĂ«, siç ka bĂ«rĂ« kaq herĂ« Policia e Shtetit.

Partia Demokratike shprehu mbĂ«shtetjen pĂ«r gazetaren dhe median Citizens Channel, tĂ« cilĂ«n e cilĂ«soi si “njĂ« prej burimeve tĂ« informacionit ende tĂ« pandotur”.

/m.m/a.f/

The post PD dënon ndalimin e gazetares së Citizens Channel: Përpjekje politike për të ndikuar informimin e publikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – KE gjobit Google me 1,02 miliard dollarĂ« pĂ«r shkelje tĂ« Aktit pĂ«r Tregjet Digjitale

BRUKSEL, 23 korrik /ATSH – AA/ – Komisioni Evropian e gjobiti Google me 890 milionĂ« euro (1,02 miliard dollarĂ«) pĂ«r shkelje tĂ« Aktit tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r Tregjet Digjitale (DMA), pĂ«rmes favorizimit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« veta nĂ« rezultatet e kĂ«rkimit dhe kufizimeve tĂ« vendosura ndaj zhvilluesve tĂ« aplikacioneve.

Komisioni vendosi një gjobë prej 460 milionë eurosh (rreth 525 milionë dollarë), pasi konstatoi se Google favorizonte shërbimet e veta të blerjeve, hoteleve, transportit dhe sportit ndaj shërbimeve konkurruese në rezultatet e kërkimit.

Sipas Komisionit, Google i paraqiste shërbimet e veta në mënyrë më të dukshme, përfshirë në krye të faqeve të rezultateve dhe përmes elementeve vizuale të përmirësuara dhe filtrave, ndërsa shërbimeve të krahasueshme të palëve të treta nuk u jepej e njëjta dukshmëri.

NjĂ« gjobĂ« e veçantĂ« prej 430 milionĂ« eurosh (rreth 491 milionĂ« dollarĂ«) lidhej me praktikat e Google pĂ«r kufizimin e orientimit tĂ« pĂ«rdoruesve (“anti-steering”) nĂ« Play Store.

Komisioni tha se Google i pengonte zhvilluesit e aplikacioneve tĂ« informonin lirisht pĂ«rdoruesit pĂ«r oferta alternative dhe potencialisht mĂ« tĂ« lira ose t’i drejtonin ata tĂ« kryenin blerje pĂ«rmes faqeve tĂ« internetit dhe dyqaneve tĂ« aplikacioneve tĂ« palĂ«ve tĂ« treta.

Ai gjithashtu konstatoi se tarifat e lidhura me orientimin e përdoruesve dhe periudha gjatë së cilës ato zbatoheshin tejkalonin atë që lejohet sipas DMA-së.

Google u urdhĂ«rua t’i japĂ« fund tĂ« dyja shkeljeve dhe tĂ« respektojĂ« vendimet brenda 60 ditĂ«ve. NĂ«se nuk vepron kĂ«shtu, kompania mund tĂ« pĂ«rballet me gjoba periodike deri nĂ« 5 pĂ«r qind tĂ« xhiros sĂ« saj totale globale.

“Produktet mĂ« tĂ« mira duhet tĂ« kenĂ« sukses sepse janĂ« mĂ« tĂ« mira, jo sepse janĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« kompanisĂ« qĂ« administron motorin e kĂ«rkimit”, tha nĂ«nkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian, Teresa Ribera.

Komisioni tha se Google ka nisur testimin e ndryshimeve në rezultatet e kërkimit dhe rregullat për orientimin e përdoruesve. Ai po ashtu po vlerëson propozimet e kompanisë lidhur me AI Overviews dhe AI Mode.  /os/

The post FOKUS – KE gjobit Google me 1,02 miliard dollarĂ« pĂ«r shkelje tĂ« Aktit pĂ«r Tregjet Digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ KapiteneritĂ« e Porteve VlorĂ« dhe SarandĂ« njoftuan sot se, pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« kushteve hidrometeorologjike detare pĂ«rgjatĂ« bregdetit shqiptar, ndalohet lundrimi i mjeteve tĂ« vogla, anijeve turistike dhe anijeve tĂ« peshkimit nĂ« zonat lundrimore tĂ« VlorĂ«s dhe SarandĂ«s.

Sipas njoftimit, masat do të jenë në fuqi deri në orën 06:00 të datës 25 korrik 2026.

Drejtoria e PĂ«rgjithshme Detare informoi se parashikohet erĂ« nga drejtimi veri–veriperĂ«ndim, me forcĂ« 6–7 bft (15–25 m/s), si dhe lartĂ«si dallgĂ«sh nga 1.50 deri nĂ« 3.50 metra.

Pronarët, operatorët dhe kapitenët e mjeteve lundruese duhet të sigurojnë mjetet në port dhe të respektojnë udhëzimet e Kapitenerisë së Portit.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë operimin normalisht.

Sipas njoftimit, situata pritet të përmirësohet pas orës 06:00 të datës 25 korrik 2026.

/a.f/

The post Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Dyfisho SipĂ«rmarrjen TĂ«nde”, mundĂ«si tĂ« reja financimi pĂ«r NVM me normĂ« interesi preferenciale


TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Programi “Dyfisho SipĂ«rmarrjen TĂ«nde” Ă«shtĂ« njĂ« iniciativĂ« e qeverisĂ«, nĂ« partneritet me sistemin bankar, qĂ« u krijon ndĂ«rmarrjeve mikro, tĂ« vogla dhe tĂ« mesme, si edhe fermerĂ«ve, mundĂ«si tĂ« reja financimi pĂ«r tĂ« investuar, modernizuar dhe zgjeruar aktivitetin e tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau sot të dhëna mbi këtë program, i cili sipas tij krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane.

Programi ofron Garanci Sovrane deri nĂ« 70%, normĂ« interesi preferenciale 2–3%, financim deri nĂ« 200 milionĂ« lekĂ« pĂ«r çdo pĂ«rfitues, si dhe mbĂ«shtetje nga ekspertĂ« pĂ«r hartimin e planit tĂ« biznesit.

Kushdo që aplikon mund të investojë në teknologji, pajisje, prodhim, bujqësi, turizëm dhe të zhvillojë më tej biznesin.

Çdo biznes mund tĂ« financohet pĂ«r mĂ« shumĂ« pajisje, zgjerim tĂ« kapaciteteve, teknologji tĂ« reja apo automatizim.

Me normĂ« interesi preferenciale 2 deri nĂ« 3%, afat shlyerje deri nĂ« 10 vite, programi “Dyfisho SipĂ«rmarrjen TĂ«nde” Ă«shtĂ« i hapur deri mĂ« 20 nĂ«ntor 2027.

/m.m/a.f/

The post Rama: “Dyfisho SipĂ«rmarrjen TĂ«nde”, mundĂ«si tĂ« reja financimi pĂ«r NVM me normĂ« interesi preferenciale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Karaburun, 17-vjeçari përfundon në spital pasi u dëmtua nga helika e një mjeti lundrues

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ – NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka ndodhur pasditen e sotme nĂ« zonĂ«n e Karaburunit, nĂ« VlorĂ«, ku njĂ« 17-vjeçar ka mbetur i dĂ«mtuar nĂ« kĂ«mbĂ« nga helika e njĂ« mjeti lundrues.

Policia e Vlorës bëri të ditur se rreth orës 16:50, një mjet lundrues, që drejtohej nga shtetasi E. I., 32 vjeç, ishte duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.

Sipas tĂ« dhĂ«nave paraprake, gjatĂ« lundrimit njĂ«ri prej pasagjerĂ«ve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrĂ«shqitur dhe ka rĂ«nĂ« pranĂ« pjesĂ«s sĂ« motorit tĂ« mjetit lundrues, ku Ă«shtĂ« dĂ«mtuar nga helika, duke pĂ«suar plagĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«.

I dëmtuari u transportua me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Karaburun, 17-vjeçari përfundon në spital pasi u dëmtua nga helika e një mjeti lundrues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌