❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pastrim i vijës bregdetare në Velipojë nga mbetjet e ardhura nga vërshimi i lumenjve

TIRANË, 15 janar /ATSH/ PunonjĂ«s tĂ« shĂ«rbimeve publike janĂ« angazhuar pĂ«r largimin e mbetjeve nĂ« plazhin e VelipojĂ«s.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau foto nga ky aksion në bregdetin e Velipojës, ndërsa tha se fundjava do e gjejë këtë plazh gati për pushuesit edhe në dimër.

Për shkak të motit të keq të ditëve të fundit dhe si pasojë e vërshimit të lumenjve, në bregdetin e Velipojës kanë dalë mbetje të ndryshme. Ndaj, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të bashkisë Shkodër, janë angazhuar për pastrimin e këtij bregdeti dhe rikthimin në gjendjen e duhur.

Aksionet për pastrimin dhe mbajtjen pastër të vijës bregdetare do të intensifikohen gjatë muajve në vijim, në prag të sezonit veror, për të garantuar një vijë bregdetare të pastër dhe mikpritëse për qytetarët vendas dhe turistët e huaj.


/e.i/

The post Pastrim i vijës bregdetare në Velipojë nga mbetjet e ardhura nga vërshimi i lumenjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlera më e lartë e investimeve sllovene, 48 milionë euro në shtator 2025

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Investimet sllovene nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« shĂ«nuar njĂ« trend tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m rritjeje gjatĂ« viteve tĂ« fundit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, referuar statistikave zyrtare, bëri të ditur se gjatë vitit 2024, stoku i investimeve sllovene arriti vlerën më të lartë prej 44 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 7,3% krahasuar me vitin 2023.

Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit, shtatori 2025 shĂ«noi njĂ« stok prej 48 milionĂ« eurosh, ndĂ«rsa fluksi i investimeve pĂ«r periudhĂ«n janar–shtator 2025 ishte 4 milionĂ« euro. “Ky trend rritĂ«s tregon besimin e investitorĂ«ve sllovenĂ« dhe potencialin pĂ«r zhvillimin e partneriteteve tĂ« reja biznesi me ShqipĂ«rinĂ«â€, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja tha se, nĂ« kuadĂ«r tĂ« forcimit tĂ« bashkĂ«punimit ekonomik dhe krijimit tĂ« mundĂ«sive tĂ« reja, Agjencia pĂ«r Investime dhe Zhvillim (AIDA) organizon Forumin e Biznesit ShqipĂ«ri–Slloveni, i cili do tĂ« zhvillohet mĂ« 5 shkurt 2026 nĂ« Tirana Innovation Hub.

Forumi synon të lidhë kompani dhe institucione nga të dy vendet në sektorë të ndryshëm: Ndërtim; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK); Agro-ushqim; Inovacione në bujqësi dhe Turizëm.

Sipas saj, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zgjerojnë rrjetin e kontakteve, të identifikojnë partnerë strategjikë dhe të krijojnë bashkëpunime ndërkombëtare.

“Ky forum pĂ«rfaqĂ«son njĂ« mundĂ«si tĂ« shkĂ«lqyer pĂ«r tĂ« nxitur bashkĂ«punimin ekonomik dhe pĂ«r tĂ« fuqizuar lidhjet mes biznesit dhe institucioneve tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe SllovenisĂ«â€, u shpreh Ibrahimaj. e.xh/j.p/

The post Vlera më e lartë e investimeve sllovene, 48 milionë euro në shtator 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Katari mirĂ«pret fazĂ«n e dytĂ« tĂ« planit tĂ« paqes nĂ« Gaza

KATAR, 15 janar /ATSH-DPA/- Katari, i cili po ndihmon në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje midis Izraelit dhe Hamasit, ka mirëpritur dje njoftimin e SHBA-së për fillimin e fazës tjetër të planit të paqes në Gaza.

“Shteti i Gjirit shpreson qĂ« fillimi i fazĂ«s sĂ« dytĂ« do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e situatĂ«s humanitare”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme, Majid al-Ansari.

“TĂ« gjitha palĂ«t duhet ta zbatojnĂ« marrĂ«veshjen plotĂ«sisht”, tha ai, duke shtuar se ndihma humanitare duhej tĂ« lejohej pa kufizime nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mundĂ«sohej njĂ« jetĂ« dinjitoze.

Ai gjithashtu bëri thirrje për rindërtim të shpejtë të territorit palestinez, i cili u shkatërrua kryesisht nga dy vjet luftë.

Dje në mbrëmje, al-Ansari i bëri thirrje unionit ndërkombëtar të vazhdojë të mbështesë armëpushimin e përhershëm.

“Faza e dytĂ« e planit tĂ« paqes do tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« çarmatosjen e Hamasit – tĂ« cilĂ«n deri mĂ« tani ka refuzuar ta bĂ«jĂ« – krijimin e njĂ« qeverie kalimtare teknokratike dhe fillimin e rindĂ«rtimit tĂ« Rripit tĂ« GazĂ«s”, njoftoi dje i dĂ«rguari special i SHBA-sĂ« Steve Witkoff.

Burime egjiptiane të sigurisë thanë se Hamasi kishte rënë dakord për emërimet për qeverinë kalimtare teknokratike të planifikuar. Asnjë anëtar i Hamasit nuk lejohet në grup. //a.i/

The post FOKUS – Katari mirĂ«pret fazĂ«n e dytĂ« tĂ« planit tĂ« paqes nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbĂ«rritur nĂ« Kiev ku po zhvillon njĂ« vizitĂ« zyrtare, pĂ«r tĂ« rikonfirmuar mbĂ«shtetjen e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r UkrainĂ«n pĂ«rballĂ« sulmeve masive qĂ« kanĂ« targetuar popullsinĂ« civile dhe infrastrukturĂ«n kritike.

Në nisje të vizitës, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas, Andrii Sybiha, me një ceremoni nderimi pranë Murit të Kujtesës për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës.

“Kievi vijon tĂ« pĂ«rballet me sulme masive, qĂ« targetojnĂ« popullsinĂ« civile dhe infrastrukturĂ«n kritike. NĂ« kĂ«tĂ« mot dimri ekstrem, ukrainasit po pĂ«rjetojnĂ« pasojat e mungesĂ«s sĂ« energjisĂ«, ngrohjes dhe ujit”, deklaroi Spiropali nga kryeqyteti i UkrainĂ«s.

Spiropali theksoi se “ShqipĂ«ria do tĂ« qĂ«ndrojĂ« pranĂ« UkrainĂ«s pĂ«r aq kohĂ« sa do tĂ« jetĂ« e nevojshme, nĂ« rrugĂ«n drejt njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« e tĂ« qĂ«ndrueshme dhe pĂ«r tĂ« ardhmen e pĂ«rbashkĂ«t europiane.”

Ministri Sybiha falënderoi Spiropalin për qëndrimet e saj dhe të qeverisë shqiptare në krah të sakrificës së Ukrainës, duke theksuar se mbështetja e vendeve mike si Shqipëria për të drejtën e Ukrainës, do të thotë shumë në këto kohë sfiduese.

MĂ« tej, Spiropali dhe homologu ukrainas zhvilluan njĂ« takim qĂ«, sipas ministres, pasqyron “jo vetĂ«m angazhimet tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, por edhe vlerat tona, respektin pĂ«r tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, tĂ« drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”.

Spiropali dhe Sybiha nënshkruan një deklaratë të përbashkët që dënon agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës si një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe normave të së drejtës ndërkombëtare. Deklarata nënvijëzon rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të Federatës Ruse për krimet kundër Ukrainës.

Dy ministrat diskutuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët, përfshirë mundësitë për të forcuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, promovimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe identifikimin e iniciativave konkrete të bashkëpunimit.

Në vijim të vizitës së saj në Ukrainë, Ministrja Spiropali do të pritet edhe nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

/gj.m/j.p/

The post Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ermal Meta me kĂ«ngĂ«n “Stella stellina” nĂ« Sanremo 2026

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Kantautori shqiptar Ermal Meta do tĂ« jetĂ« njĂ« nga pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« festivalin e sivjetshĂ«m tĂ« Sanremo-s.

NĂ« njĂ« videomesazh tĂ« publikuar nga organizatorĂ«t e festivalit, Ermali tregon se kĂ«nga qĂ« do tĂ« kĂ«ndojĂ« titullohet “Stella stellina”.

“ËshtĂ« njĂ« kĂ«ngĂ« qĂ« flet pĂ«r qĂ«ndresĂ« dhe shpresĂ« dhe flet pĂ«r njĂ« vogĂ«lushe. PĂ«r tĂ« menduar se Ă«shtĂ« kĂ«nga e duhur, me nxiti mĂ«nyra se si u ndjeva kur e shkrova, sepse nĂ« fund tĂ« fundit, ajo skenĂ« shpĂ«rfaq tĂ« gjitha emocionet qĂ« lidhen me kĂ«ngĂ«n, veçanĂ«risht kur janĂ« te vĂ«rteta, madje edhe kur djegin”, rrĂ«fen kantautori.

Ermal Meta ka konkurruar disa herĂ« nĂ« Festivalin e Sanremo-s, duke marrĂ« vlerĂ«sime nga kritika dhe publiku. Ai fitoi nĂ« vitin 2018, sĂ« bashku me Fabrizio Moro me kĂ«ngĂ«n “Non mi avete fatto niente”, u rendit i treti nĂ« vitin 2017 me “Vietato morire” dhe i treti nĂ« vitin 2021 me “Un milione di cose da dirti”. Ermal Meta gjithashtu konkurroi nĂ« KategorinĂ« e tĂ« Rinjve nĂ« vitin 2016, me “Odio le favole”.

Ermal Meta përfaqësoi Italinë së bashku me Fabrizio Moro-n edhe në Eurovizionin e vitit 2018, në Lisbonë, ku u klasifikuan të pestët. /j.p/

The post Ermal Meta me kĂ«ngĂ«n “Stella stellina” nĂ« Sanremo 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PORTUGALI – Mbyllet pĂ«rkohĂ«sisht ambasada nĂ« Teheran, pas tensioneve nga protestat antiqeveritare

LISBONË, 15 janar /ATSH-AFP/- Portugalia njoftoi sot mbylljen e pĂ«rkohshme tĂ« ambasadĂ«s sĂ« saj nĂ« Teheran dhe i kĂ«shilloi shtetasit e saj tĂ« mos udhĂ«tonin nĂ« Iran.

Ministria e Jashtme e Portugalisë tha në një deklaratë se tetë shtetas portugezë ishin larguar tashmë nga Irani dhe të tjerë po përgatiteshin të bënin të njëjtën gjë.

Vendimi per mbylljen e ambasadĂ«s u mor dje, njĂ« ditĂ« pasi qeveria thirri ambasadorin e Iranit pĂ«r tĂ« shprehur kundĂ«rshtimin ndaj shtypjes sĂ« dhunshme tĂ« demonstratave kundĂ«r regjimit dhe pĂ«r t’i kĂ«rkuar Teheranit tĂ« respektonte tĂ« drejtat e qytetarĂ«ve iranianĂ«.

Në një deklaratë të postuar në X, ministri i Jashtëm, Paulo Rangel tha se Portugalia ishte gati të bashkohej me çdo masë shtrënguese të përbashkët të sanksioneve kundër Iranit nga Bashkimi Evropian. //a.i/

The post PORTUGALI – Mbyllet pĂ«rkohĂ«sisht ambasada nĂ« Teheran, pas tensioneve nga protestat antiqeveritare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali, homazhe pranĂ« “Murit tĂ« KujtesĂ«s” nĂ« Kiev

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme e ShqipĂ«risĂ«, Elisa Spiropali, po zhvillon sot njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« Kiev, ku u prit nga homologu i saj ukrainas, Andrii Sybiha.

GjatĂ« vizitĂ«s, ministrja Spiropali dhe ministri Sybiha zhvilluan homazhe pranĂ« “Murit tĂ« KujtesĂ«s”, nĂ« nderim tĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r pavarĂ«sinĂ« dhe sovranitetin e UkrainĂ«s. Spiropali u shpreh se kujtimi i sakrificĂ«s sĂ« tyre pĂ«rbĂ«n njĂ« burim frymĂ«zimi pĂ«r qĂ«ndresĂ«n e popullit ukrainas pĂ«rballĂ« agresionit rus.

Vizita e ministres Spiropali në Kiev synon rikonfirmimin e mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, në një kohë kur vendi po përballet me sulme të vazhdueshme dhe masive ndaj infrastrukturës kritike dhe popullatës civile, veçanërisht gjatë kushteve të vështira të dimrit.

Vizita konfirmon angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar krah Ukrainës, si dhe mbështetjen për sovranitetin, integritetin territorial dhe aspiratat euroatlantike të saj.

/gj.m/

The post Spiropali, homazhe pranĂ« “Murit tĂ« KujtesĂ«s” nĂ« Kiev appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,13 lekë

TIRANË, 15 janar /ATSh/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, tĂ« enjten euroja nuk ka ndryshuar vlerĂ« nĂ« raport me lekun, duke u kĂ«mbyer nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kuotĂ« sa njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, me 96,53 lekĂ«.

Ndërkohë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,13 lekë dhe këmbehet me 82,94 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, paundi britanik humbi terren me 0,11 lekë dhe këmbehet me 111,31 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 103,65 lekë ose 0,22 lekë më shumë se një ditë më parë.
Banka e Shqipërisë e vlerëson këmbimin valutor të qëndrueshëm brenda pritshmërive të saj. Sipas BSH-së, luhatjet reflektojnë ecurinë e kërkesë ofertës, por edhe trendin në bursat ndërkombëtare. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.94 +0.13
Euro EUR 96.53 0.00
Poundi Britanik GBP 111.31 -0.11
Franga Zvicerane CHF 103.65 +0.22
Jeni Japonez (100) JPY 52.35 +0.15
Dollari Australian AUD 55.56 +0.18
Dollari Kanadez CAD 59.67 +0.03
Korona Suedeze SEK 9.03 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.24 +0.01
Korona Daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 113.20 +0.11
Ari(OZ 1) XAU 383091.57 -843.75
Argjend(OZ 1) XAG 7558.50 +60.31
Juani Kinez (onshore) CNY 11.90 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.91 +0.03
Lira Turke TRY 1.92 0.00

The post Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,13 lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« vend tĂ« pasigurt “si pasojĂ« e vjedhjes sistematike, korrupsionit tĂ« shfrenuar, kapjes sĂ« shtetit, mungesĂ«s sĂ« lirisĂ« dhe, mbi tĂ« gjitha, bashkĂ«punimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« qeverisĂ« me kartelet e drogĂ«s”.

Balliu tha se “Bashkimi Evropian ka pezulluar fondet pĂ«r dixhitalizimin pas skandalit nĂ« AKSHI”.

“PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, komuniteti europian vendosi tĂ« pezullojĂ« fondet pĂ«r dixhitalizimin”, deklaroi Balliu.

Ai shtoi se, sipas tij, fondet janë bllokuar sepse BE e ka të qartë se ato vidhen nga qeveria dhe përdoren për interesa të ngushta të pushtetit.

Balliu tha se qeveria po mashtron qytetarĂ«t me premtime pĂ«r integrimin evropian, ndĂ«rkohĂ« qĂ« realiteti Ă«shtĂ« krejt i kundĂ«rt, pasi “Bashkimi Europian po pezullon fondet pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r shkak tĂ« vjedhjeve dhe bashkĂ«punimit me bandat kriminale”.

Sipas deputetit të PD-së, Shqipëria po negocion interesat kombëtare për përfitime personale të pushtetit, ndërsa institucionet shtetërore janë nën kontrollin e grupeve kriminale.

“NĂ«n qeverisjen e PartisĂ« Demokratike, ShqipĂ«ria vizitohej nga Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara; sot, shqiptarĂ«t nuk mund tĂ« udhĂ«tojnĂ« lirshĂ«m drejt SHBA-sĂ«, sepse udhĂ«hiqen nga njĂ« qeveri e karteleve. NĂ«n qeverisjen e PartisĂ« Demokratike, Bashkimi Evropian sillte fonde pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, si nĂ« bujqĂ«si ashtu edhe nĂ« dixhitalizim; sot kĂ«to fonde janĂ« bllokuar, sepse BE deklaron qartĂ« se ato vidhen nga qeveria. /m.q/ j.p/

The post Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – Kina lĂ«shon satelit pĂ«r zbulim nĂ« distancĂ«

PEKIN, 15 janar /ATSH-AA/ – Kina tĂ« enjten lĂ«shoi me sukses nĂ« hapĂ«sirĂ« njĂ« satelit pĂ«r zbulim nĂ« distancĂ« pĂ«rmes njĂ« rakete bartĂ«se “Long March-2C”.

Sipas China Science, e drejtuar nga gazeta People’s Daily, raketa u lĂ«shua nga Qendra e LĂ«shimit tĂ« SatelitĂ«ve Jiuquan nĂ« veriperĂ«ndim tĂ« KinĂ«s.

Ky lĂ«shim shĂ«noi misionin e 626-tĂ« tĂ« fluturimit tĂ« serisĂ« sĂ« raketave bartĂ«se “Long March”.  /os/

The post HAPËSIRË – Kina lĂ«shon satelit pĂ«r zbulim nĂ« distancĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: I kĂ«naqur me marrĂ«dhĂ«niet me udhĂ«heqjen aktuale tĂ« VenezuelĂ«s

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se ishte i kënaqur me marrëdhëniet e tij me udhëheqjen aktuale të Venezuelës, pas një bisede telefonike të gjatë me presidenten e përkohshme, Delcy Rodríguez.

“Mendoj se po shkojmĂ« shumĂ« mirĂ« me VenezuelĂ«n”, tha ai nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, duke e pĂ«rshkruar RodrĂ­guez si njĂ« “person tĂ« mrekullueshĂ«m”. Ai nuk specifikoi se nĂ« çfarĂ« bazohej vlerĂ«simi i tij.

Trump tha nĂ« platformĂ«n e tij “Truth Social” se diskutimi mbuloi disa tema, duke pĂ«rfshirĂ« naftĂ«n, mineralet, tregtinĂ« dhe sigurinĂ« kombĂ«tare.

“Ky partneritet midis Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe VenezuelĂ«s do tĂ« jetĂ« spektakolar pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Venezuela sĂ« shpejti do tĂ« jetĂ« sĂ«rish e shkĂ«lqyer dhe e begatĂ«â€, shkroi ai.

Këtë muaj, SHBA-ja largoi dhe arrestoi udhëheqësin autoritar Nicolås Maduro në një operacion ushtarak në Karakas.

Uashingtoni akuzon Maduro për trafikimin e lëndëve narkotike në SHBA, një akuzë që ai e ka mohuar. Maduro aktualisht mbahet në një burg amerikan. //a.i/

The post SHBA – Trump: I kĂ«naqur me marrĂ«dhĂ«niet me udhĂ«heqjen aktuale tĂ« VenezuelĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Isa Boletini, Hero i Popullit dhe udhëheqës legjendar në luftën për çlirim kombëtar

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Isa Boletini, udhĂ«heqĂ«si i luftĂ«s pĂ«r çlirim kombĂ«tar e Hero i Popullit, lindi mĂ« 15 janar tĂ« vitit 1864, nĂ« fshatin Boletin tĂ« KosovĂ«s.

Isa Boletini rrjedh nga një familje e njohur për patriotizëm si në Mitrovicë ashtu edhe në tërë vilajetin e Kosovës. Isa ishte një nga luftëtarët e paepur të periudhës së Pavarësisë, legjendë historike për shqiptarët. Së bashku me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën e Bajram Currin, udhëhoqi qëndresën e suksesshme antiosmane e cila shtrëngoi Portën e Lartë të ulej në bisedime dhe të plotësonte kushtet e palës shqiptare, me prioritet shpalljen e pavarësisë më 1912-ën.

NdĂ«r breza kujtohet shprehja e tij “UnĂ« jam mirĂ« kur asht mirĂ« Shqypnia”.

Që në moshën 17-vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Ai mori pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës.

Isa Boletini mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.

Në 1913-ën, si anëtar i delegacionit shqiptar, Boletini u nis drejt Londrës ku kundërshtoi vendimin e Fuqive të Mëdha, për copëtimin territorial të vendit.

U vra nga forcat malazeze pranë Podgoricës, më 23 janar 1916.

The post Isa Boletini, Hero i Popullit dhe udhëheqës legjendar në luftën për çlirim kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Genoa, interesim për Kristjan Asllanin  

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Klubi italian i Serie A, Genoa, ka nisur lĂ«vizjet e para nĂ« prag tĂ« merkatos sĂ« janarit, me fokus tĂ« veçantĂ« pĂ«rforcimin e repartit tĂ« mesfushĂ«s.

Sipas medieve italiane, trajneri Daniele De Rossi ka kërkuar më shumë alternativa në këtë repart, çka ka shtyrë drejtuesit e klubit ligur të bëjnë hapa konkretë në treg. Në këtë kuadër, Genoa ka paraqitur oferta për Tommaso Baldanzi dhe Matteo Dagasso.

Megjithatë, lista e objektivave nuk përfundon këtu.

Sipas ekspertit italian të merkatos, Gianluca Di Marzio, klubi i Genoas ka shfaqur interes edhe për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

PĂ«r momentin, bĂ«het fjalĂ« vetĂ«m pĂ«r njĂ« sondazh mes klubeve, pa kontakte zyrtare me pĂ«rfaqĂ«suesit e lojtarit. Situata mbetet pĂ«r t’u ndjekur, ndĂ«rsa merkatoja e janarit pritet tĂ« sjellĂ« zhvillime tĂ« reja nĂ« kampin e Genoas.

/gj.m/j.p/

The post Genoa, interesim për Kristjan Asllanin   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit arrin 26.000 MWh

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Reshjet gjatĂ« tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« rritur nivelet e liqeneve, duke pĂ«rmirĂ«suar kapacitetin prodhues tĂ« HEC-eve.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi sot në mesditë se prodhimi ditor i energjisë elektrike nga të tre hidrocentralet në kaskadën e Drinit: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, ka arritur 26.000 MWh.

Sipas KESH, nivelet aktuale të kaskadës në lumin Drin janë: HEC Fierzë 292,4 metra mbi nivelin e detit (mmnd), HEC Koman 170,7 mmnd dhe HEC Vau i Dejës 73,4 mmnd.

Ndërsa prurjet natyrore në kaskadë janë: HEC Fierzë 400m3/s; HEC Koman 230m3/s dhe  HEC Vau i Dejës 30m3/s. e.xh/j.p/

 

The post Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit arrin 26.000 MWh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – Ministri i JashtĂ«m mohon planet pĂ«r ekzekutimin e protestuesve

TEHERAN, 15 janar /ATSH/- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha dje në mbrëmje se nuk kishte plane për të ekzekutuar protestuesit pas demonstratave mbarëkombëtare, duke i bërë jehonë deklaratave të mëparshme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Fox News”, Araghchi tha se nuk kishte plan ndĂ«shkonte askĂ«nd dhe pĂ«rsĂ«riti akuzat se pas pĂ«rshkallĂ«zimeve tĂ« protestave fshiheshin “elementĂ« terroristĂ«â€ tĂ« huaj.

Ai gjithashtu pretendoi se disa vdekje kishin për qëllim të tërhiqnin SHBA-në në konflikt, duke iu referuar një plani të supozuar izraelit pa dhënë prova.

Më herët, Trump tha se kishte marrë informacione se nuk kishte plane për ekzekutime në Iran.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai citoi burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër dhe tha se shpresonte që informacioni të ishte i saktë. Ai nuk dha më shumë detaje.

Në Iran, dënimet me vdekje zakonisht kryhen me varje.

Trump paralajmëroi Iranin, këtë javë për rrezikun e ekzekutimit të protestuesve, duke theksuar se SHBA-ja do të reagonte ashpër nëse demonstruesit vriteshin.

Ai nuk dha detaje mbi natyrën e një përgjigjeje të mundshme, por ka paralajmëruar vazhdimisht Iranin për rrezikun e shtypjes brutale të protestave. Trump nuk i përjashtoi veprimet ushtarake.

Protestat shpërthyen mes një krize të thellë ekonomike, inflacionit të lartë dhe pakënaqësive ndaj udhëheqjes së Teheranit.

Forcat e sigurisë së Iranit janë përgjigjur me forcë ekstreme.

Araghchi tha se kishin ndodhur qindra vdekje dhe se numri i saktë do të publikohej së shpejti, një pretendim që nuk përputhej me informacionin e aktivistëve.

Sipas organizatës së të drejtave të njeriut Iran Human Rights (IHRNGO) me qendër në Oslo, të paktën 3 428 demonstrues janë vrarë që nga fundi i dhjetorit, me numrin aktual që ka të ngjarë të jetë më i lartë. Mijëra protestues thuhet se janë arrestuar.

Protestat shënojnë një nga sfidat më të rëndësishme për udhëheqjen e Republikës Islamike ndër vite. //a.i/

The post IRAN – Ministri i JashtĂ«m mohon planet pĂ«r ekzekutimin e protestuesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Shitjet globale tĂ« automjeteve elektrike arritĂ«n nivel rekord nĂ« 2025-Ă«n

LONDËR, 15 janar /ATSH-AA/ – Shitjet globale tĂ« automjeteve elektrike (EV) arritĂ«n nĂ« 20.7 milionĂ« vitin e kaluar duke shĂ«nuar nivel rekord me rritje prej 20 pĂ«r qind, njoftoi sot kompania kĂ«rkimore Benchmark me seli nĂ« LondĂ«r.

Shitjet e automjeteve elektrike arritën në 12.9 milionë njësi në Kinë, duke u rritur me 17 për qind, 4.3 milionë në Evropë, duke u rritur me 33 për qind, 1.8 milionë në Amerikën e Veriut, duke rënë me 4 për qind dhe 1.7 milionë në pjesën tjetër të botës, duke u rritur me 48 për qind.

Në njoftimin për mediat të kompanisë Benchmark thuhet se 20.7 milionë njësi u shitën në nivel global në segmentin e makinave të pasagjerëve dhe automjeteve të lehta. Në Evropë, tregu i automjeteve elektrike u rrit me 33 për qind, me një rritje prej 31 për qind që erdhi nga automjetet elektrike me bateri (BEV) dhe 38 për qind nga automjetet elektrike hibride me prizë (PHEV) gjatë së njëjtës periudhë.

Tregu evropian i automjeteve elektrike u shënua nga një vit ndryshimesh legjislative, pasi objektivat e BE-së për emetimet e gazrave u zbutën gjatë gjithë vitit. Gjatë vitit 2025, shitjet e automjeteve elektrike u përshpejtuan në disa tregje të mëdha. Vendet me vëllim të madh si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar u rritën me 48 për qind, gjegjësisht 27 për qind.

“Viti 2025 ishte vit i trazuar pĂ«r tregun e automjeteve elektrike nĂ« AmerikĂ«n e Veriut. NĂ« SHBA, eliminimi i kredive federale tatimore mĂ« 30 shtator 2025, sĂ« bashku me uljen nĂ« zero tĂ« gjobave tĂ« standardeve CAFE dhe futjen e politikave proteksioniste qĂ« synojnĂ« vendosjen nĂ« treg tĂ« prodhimit dhe zinxhirĂ«ve tĂ« furnizimit tĂ« automjeteve, e dobĂ«suan ndjeshĂ«m momentumin e tregut”, thuhet mĂ« tej.

“Si rezultat, shitjet e automjeteve elektrike nĂ« SHBA u rritĂ«n vetĂ«m me 1 pĂ«r qind nĂ« vitin 2025. Mes kĂ«tyre ndryshimeve, tregu kanadez performoi dobĂ«t pas heqjes sĂ« subvencioneve nĂ« fillim tĂ« vitit 2025, duke bĂ«rĂ« qĂ« shitjet e automjeteve elektrike tĂ« bien me 41 pĂ«r qind gjatĂ« vitit”, tha kompania nĂ« njoftim.

Shitjet e automjeteve elektrike në Meksikë u rritën me 29 për qind, me pjesën më të madhe të kësaj rritjeje të nxitur nga importet e automjeteve elektrike kineze. Në Kinë, tregu i automjeteve elektrike u rrit me 17 për qind në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, me automjetet elektrike me energji elektrike që u rritën me 26 për qind dhe automjetet elektrike me energji elektrike me 6 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Rritja nga viti në vit u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e fundit të vitit 2025, duke arritur vetëm 4 për qind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024. Shitjet e automjeteve elektrike në gjysmën e parë të vitit 2025 u rritën me 33 për qind nga viti në vit.

Në pjesën tjetër të botës, një numër i konsiderueshëm rajonesh shënuan prani të fortë të importeve kineze të automjeteve elektrike, përfshirë Azinë Juglindore që pothuajse u dyfishua nga viti në vit dhe në tre muajt e fundit të mesatares së vitit 2025 u shitën mbi 55 mijë automjete elektrike në muaj krahasuar me mesataren prej 32 mijë automjetesh elektrike në muaj në tre muajt e fundit të vitit 2024.   /os/

The post FOKUS – Shitjet globale tĂ« automjeteve elektrike arritĂ«n nivel rekord nĂ« 2025-Ă«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

9% raste pozitive me COVID 19 nga 20 mijë testime të shpejta gjatë 2025-ës

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Virusi i Covid 19 vijon tĂ« qarkullojĂ« nĂ« vend, vite pas pĂ«rfundimit tĂ« pandemisĂ« qĂ« solli emergjencĂ« shĂ«ndetĂ«sore nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n dhe ndryshoi mĂ«nyrĂ«n e jetesĂ«s.

Kështu, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor informoi se gjatë vitit 2025 për periudhën janar-dhjetor, janë kryer 20,048 testime të shpejta (RT) për COVID-19, nga të cilat rreth 1,793 kanë rezultuar pozitive, që përbëjnë rreth 9% të totalit.

Testet e shpejta për Covid 19 vijojnë të mbeten një nga mjetet kryesore për identifikimin e hershëm të infeksionit me SARS-CoV-2.

Ndërsa në vend qarkullojnë virozat stinore, ka ende të prekur nga Covid 19.

Testimi i hershëm mbetet një nga mënyrat më të rëndësishme për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Testet e shpejta pĂ«r Covid 19 dallohen pĂ«r lehtĂ«sinĂ« e pĂ«rdorimit dhe pĂ«rgjigjen e shpejtĂ«, zakonisht brenda 15–20 minutash. Ato janĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r pĂ«rdorim nĂ« kushte shtĂ«pie, qendra shĂ«ndetĂ«sore apo institucione, duke ofruar njĂ« orientim tĂ« shpejtĂ« mbi gjendjen shĂ«ndetĂ«sore tĂ« personit tĂ« testuar.

/e.i/j.p/

The post 9% raste pozitive me COVID 19 nga 20 mijë testime të shpejta gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“The Guardian”: Sa larg do tĂ« shkojĂ« Evropa pĂ«r tĂ« mbrojtur GroenlandĂ«n nga Trump?

LONDËR, 15 janar /ATSH/- UdhĂ«heqĂ«sit e kanĂ« ashpĂ«rsuar gjuhĂ«n e tyre nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« DanimarkĂ«s, por çmimi i pĂ«rballjes Ă«shtĂ« i lartĂ«, sipas “The Guardian”.

Paralajmërimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës në një mënyrë ose në tjetrën, e ka lënë territorin dhe fuqinë e saj sovrane, Danimarkën, të tronditur dhe pjesën tjetër të Evropës duke kërkuar mënyra për ta ndaluar atë.

Pas tronditjes nga sulmi ushtarak i SHBA-së ndaj Venezuelës, ambicia e Trump për të aneksuar Groenlandën, nuk shihet më në Evropë si mburrje apo fantazi, por si një qëllim serioz, i nxitur nga ideologjia, ekspansionizmi neo-imperial dhe interesi i SHBA-së për minerale të rëndësishme.

Mospërfillja e vetërrëfyer e Trump për të drejtën ndërkombëtare po ekspozon sërish dilemën e dhimbshme të shkaktuar nga varësia paralizuese e Evropës ndaj SHBA-së për sigurinë ushtarake: a duhet të përballet me SHBA-në apo ta qetësojë atë?

MenjĂ«herĂ« pas bastisjes nĂ« VenezuelĂ« – e cila u prit me heshtje nga Evropa – ndihmĂ«si i Trump, Stephen Miller, tha nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r CNN se askush nuk do tĂ« luftonte Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s pĂ«r GroenlandĂ«n.

A ka të drejtë Miller? Në ditët e fundit ka pasur një ndryshim tonesh.

UdhĂ«heqĂ«sit e gjashtĂ« fuqive evropiane – Franca, Gjermania, Spanja, Italia, Polonia dhe Britania e Madhe lĂ«shuan njĂ« deklaratĂ« tĂ« rrallĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, duke rikonfirmuar mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r sovranitetin danez dhe, nĂ« fakt, duke paralajmĂ«ruar Trump tĂ« mos prekĂ« GroenlandĂ«n.

“Groenlanda i pĂ«rket popullit tĂ« saj. ËshtĂ« detyrĂ« e DanimarkĂ«s dhe GroenlandĂ«s dhe vetĂ«m ata mund tĂ« vendosin pĂ«r çështjet qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n”, tha BE-ja.

Por se çfarĂ« lloj “lufte” janĂ« tĂ« gatshme tĂ« bĂ«jnĂ« kĂ«to fuqi evropiane pĂ«r GroenlandĂ«n nĂ«se diplomacia dĂ«shton, mbetet e paqartĂ«!

Në një takim dje në Uashington,  Danimarka kërkoi të ulte tensionet e krizës me premtime sigurie, ndërsa këmbënguli se Groenlanda nuk ishte në shitje.

Shumë banorë të Groenlandës janë të pavendosur për Danimarkën për shkak të trashëgimisë së saj koloniale, por të dy qeveritë, për momentin, janë në një linjë të drejtë.

ZĂ«vendĂ«spresidenti amerikan, JD Vance, pritej tĂ« risillte mĂ« shumĂ« ide tĂ« shekullit XIX, siç Ă«shtĂ« “blerja” e shkĂ«putjes sĂ« territorit.

“Justifikimi i Trump pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur armĂ« kundĂ«r njĂ« aleati besnik tĂ« NATO-s, pĂ«r tĂ« mbrojtur GroenlandĂ«n nga agresioni i supozuar i ardhshĂ«m nga Rusia ose Kina, nuk qĂ«ndron”, thanĂ« analistĂ«t.

Shqetësimet e sigurisë së SHBA-së mund të përmbushen pa aneksuar Groenlandën.

Groenlanda ka qenë një territor gjysmëautonom që nga viti 1979, por si pjesë e Danimarkës, ajo mbrohet nga NATO.

Trump mund të kërkojë që aleatët e SHBA-së në NATO të forcojnë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të territorit, të vendit strategjik.

Traktatet ekzistuese tĂ« epokĂ«s sĂ« luftĂ«s sĂ« ftohtĂ« midis DanimarkĂ«s dhe SHBA-sĂ« pĂ«r mbrojtjen e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« GroenlandĂ«s – i japin Uashingtonit dorĂ« tĂ« lirĂ« pĂ«r tĂ« dislokuar mĂ« shumĂ« trupa.

Gjithashtu, mund të rihapë 16 nga 17 bazat ushtarake amerikane që operonin më parë, por më pas i mbylli.

NdĂ«rsa alarmi rritet nĂ« DanimarkĂ« dhe nĂ« vetĂ« GroenlandĂ«n – Britania e Madhe mund tĂ« luajĂ« njĂ« rol mĂ« aktiv pĂ«r tĂ« çaktivizuar kĂ«tĂ« krizĂ«.

Qeveria e Keir Starmer shpreson tĂ« ndĂ«rmjetĂ«sojĂ« njĂ« “modus vivendi” me Uashingtonin.

Duke mbajtur njĂ« profil tĂ« ulĂ«t nĂ« VenezuelĂ«, Starmer shpreson qĂ« shqetĂ«simet amerikane pĂ«r sigurinĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin e Arktikut, mund tĂ« adresohen sipas traktateve ekzistuese, duke zbutur frikĂ«n e DanimarkĂ«s nĂ« lidhje me “pronĂ«sinĂ«â€.

Starmer dhe Trump kanĂ« zhvilluar biseda telefonike dy herĂ« javĂ«n e fundit, pĂ«r tĂ« mbrojtur “veriun e lartĂ«â€ nga njĂ« pushtim i mundshĂ«m rus.

Sipas pikëpamjes britanike ekziston një marrëveshje për Groenlandën.

VĂ«shtirĂ«sia me administratĂ«n amerikane, Ă«shtĂ« identifikimi i saktĂ« i motiveve tĂ« presidentit Trump kur ai flet pĂ«r ‘pronĂ«sinë’.”

Greonlanda duket se ka një cilësi mistike për Trump, por a do të thotë kjo që ai dëshiron të jetë në gjendje të tregojë hartën e SHBA-së dhe të tregojë se territori i saj është zgjeruar duke përfshirë Grenlandën? Kjo është ajo që mbetet e paqartë.

Starmer ka dërguar sekretaren e tij të jashtme, Yvette Cooper, në Finlandë dhe Norvegji.

Përpara vizitës së saj, ajo nuk përmendi drejtpërdrejt Groenlandën apo nevojën për të zmbrapsur kërcënimet e Trump, por i bëri thirrje NATO-s të rriste përpjekjet në Arktik për të mbrojtur interesat euroatlantike në rajon.

“NdĂ«rsa ndryshimi i klimĂ«s hap Arktikun, rajoni do tĂ« bĂ«het njĂ« kufi gjithnjĂ« e mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r NATO-n”, tha Cooper.

“Duke iu referuar ndryshimit tĂ« klimĂ«s, shkrirjes sĂ« akullit tĂ« Arktikut dhe thellimit pasues tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve qĂ« paraqet Rusia – Britania e Madhe po pranon vlefshmĂ«rinĂ« e shqetĂ«simeve tĂ« Trump, por sigurisht jo zgjidhjen e tij pĂ«rmes pushtimit amerikan.

Megjithatë, ndërsa Trump duket se është gati të shkatërrojë NATO-n për hir të kontrollit të Groenlandës, cilado qofshin motivet e tij, opsionet e Evropës duken se paraqesin rrezik.

Por, ka karta strategjike qĂ« Evropa mund tĂ« luajĂ«. Robert Habeck, ish-zĂ«vendĂ«skancelari i GjermanisĂ«, tha tĂ« hĂ«nĂ«n se Evropa duhej t’i ofronte GroenlandĂ«s njĂ« kthim nĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE, sĂ« bashku me njĂ« paketĂ« masive investimesh, pĂ«r tĂ« shmangur kĂ«rcĂ«nimet e SHBA-sĂ«.

Groenlanda u largua nga Komunitetet e atëhershme Evropiane në vitin 1985, për të rifituar kontrollin e peshkimit të saj.

Fabian Zuleeg, drejtori ekzekutiv i QendrĂ«s sĂ« Politikave Evropiane nĂ« Bruksel, tha se nĂ«se BE-ja qĂ«ndronte e bashkuar, mund t’i tregonte Trump se masa e tij e ashpĂ«r do tĂ« kishte pasoja.

Ai tha se Evropa duhet të shmangte gjestet simbolike dhe të merrte masa që jehonin brenda SHBA-së dhe dëmtonin Trump dhe zgjedhjet e tij politike aty ku ka më shumë rëndësi, me bazën e tij politike.

“Tregtia, qasja nĂ« treg, bashkĂ«punimi rregullator dhe partneritetet industriale kanĂ« tĂ« gjitha ndikim”, shtoi ai. //a.i/

 

The post “The Guardian”: Sa larg do tĂ« shkojĂ« Evropa pĂ«r tĂ« mbrojtur GroenlandĂ«n nga Trump? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA: Pezullohen vizat emigruese, vijojnë procedurat për viza turistike

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do tĂ« pezullojĂ« lĂ«shimin e tĂ« gjitha vizave emigruese pĂ«r aplikantĂ«t qĂ« janĂ« shtetas tĂ« disa vendeve tĂ« caktuara.

Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë disa përditësime mbi përpunimin e vizave emigruese për shtetësitë me rrezik të lartë të përdorimit të përfitimeve publike.

Ambasada e SHBA sqaron se, Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetëmjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët.

Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

Lidhur me takimet për intervista e vizave emigruese, ambasada sqaron se, aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për këta shtetas gjatë kësaj periudhe pezullimi.

Sa i përket përjashtimeve, ambasada bën të ditur se, shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

Ambasada sqaron se asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi.

Gjithashtu ambasada bën të ditur se ky pezullim nuk zbatohet për vizat turistike.

Ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese, thekson ambasada.

/gj.m/j.p/

The post Ambasada e SHBA: Pezullohen vizat emigruese, vijojnë procedurat për viza turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali rrëzon spekulimet për vizat amerikane: SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme Elisa Spiropali deklaroi sot se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lĂ«vizjen dhe udhĂ«timin e qytetarĂ«ve shqiptarĂ« drejt SHBA-ve.

NĂ« reagimin e saj, ministrja Spiropali theksoi se ka ndjekur me vĂ«mendje gjatĂ« gjithĂ« mbrĂ«mjes sĂ« djeshme atĂ« qĂ« e cilĂ«soi “rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA”.

Ministrja deklaroi se ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët.

“Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnĂ« se partnerĂ«t tanĂ« historikĂ« dhe strategjikĂ«, e kanĂ« futur ShqipĂ«rinĂ« nĂ« listĂ«n e zezĂ«. E paimagjinueshme!”, tha ajo.

Në fakt, sipas Spiropalit, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike.

“E vĂ«rteta Ă«shtĂ« se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lĂ«vizjen dhe udhĂ«timin e qytetarĂ«ve shqiptarĂ« drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janĂ« bllokuar as vizat pĂ«r qĂ«llime turistike, studentĂ«t, biznesi, vizita te familjarĂ«t apo evente tĂ« lidhura me punĂ«n”, deklaroi kryediplomatja shqiptare.

“Askush nuk ndalohet tĂ« udhĂ«tojĂ« dhe tĂ« vizitojĂ« si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e QĂ«ndrimit nĂ« SHBA do tĂ« ndryshojnĂ« nĂ« linjĂ« me politikĂ«n e tyre tĂ« imigracionit”, sqaroi ministrja Spiropali.

Pra, vijoi ajo, nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

“Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do tĂ« pezullohet pĂ«rpunimi i vizave tĂ« imigracionit deri nĂ« rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesĂ« e masave tĂ« administratĂ«s amerikane pĂ«r tĂ« kufizuar abuzimet me avantazhet qĂ« ofron sistemi amerikan i migracionit”, sqaroi mĂ« tej ministrja Spiropali.

“Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« asgjĂ«kundi me fabrikime nga mĂ« tĂ« çuditshmet pĂ«r nongrata imagjinare mbi ShqipĂ«rinĂ« dhe shqiptarĂ«t”, theksoi ajo.

“PĂ«rtej gjithĂ« kĂ«saj tymnaje, njĂ« e vĂ«rtetĂ« e madhe Ă«shtĂ« e qartĂ« si drita e diellit: ShqipĂ«ria ka qenĂ« dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, vend mik me tĂ« cilin na bashkon njĂ« rrugĂ« e gjatĂ« dhe e pandashme vlerash dhe qĂ«llimesh”, pĂ«rfundoi reagimin Spiropali.

Reagimi i ministres vjen ndërsa ajo ndodhet në një udhëtim drejt Kievit, për vizitë zyrtare e ku do të rikonfirmojë mbështetjen e Shqipërisë në krah të Ukrainës, në kushtet e sulmeve masive që targetojnë infrastrukturën kritike dhe popullatën civile në mes të një dimri të egër.

 

The post Spiropali rrëzon spekulimet për vizat amerikane: SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌