Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

DASHI Dita fillon me energji pozitive: mund të përballeni me çdo sfidë me vendosmëri. Marrëdhëniet ndërpersonale do të favorizohen. Është koha e duhur për të sqaruar keqkuptimet dhe për të forcuar lidhjet e rëndësishme. DEMI Demi mund të përballet me vendime të rëndësishme. Këshillohet që ta dëgjoni me kujdes intuitën tuaj. Mund të lindin mundësi […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026 appeared first on BoldNews.al.

KLGJ: Trysnia ndaj gjyqtarëve minon pavarësinë e pushtetit gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për trysninë ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka ardhur në rritje. Përmes një deklarate, KLGJ thotë se mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe […]

The post KLGJ: Trysnia ndaj gjyqtarëve minon pavarësinë e pushtetit gjyqësor appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi, Bardhi: Kuvendi të miratojë arrestimin

Pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila la në fuqi masën e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama, ka reaguar Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partia Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se “alibitë tashmë kanë rënë”, duke deklaruar se përpjekjet […]

The post Pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi, Bardhi: Kuvendi të miratojë arrestimin appeared first on BoldNews.al.

Kush janë gjyqtarët që votuan pro dhe kundër Ramës dhe Ballukut në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas një mbledhjeje maratonë që zgjati mbi 10 orë. Vendimmarrja u mbyll me votim 4 me 4, çka sipas Kushtetutës do të thotë mungesë e shumicës së nevojshme dhe rrjedhimisht rrëzim automatik i ankimit […]

The post Kush janë gjyqtarët që votuan pro dhe kundër Ramës dhe Ballukut në Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Avokati: Gjykata Kushtetuese vendos standardin, Edi Rama drejt pezullimit nga SPAK

Avokati Arben Llangozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u rrëzua kërkesa e Kryeministrit Rama për shfuqizimin e masës së pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut. Vendimin ai e ka cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm në praktikën kushtetuese dhe penale të vendit. Llangozi thekson se ky precedent i jep SPAK- ut bazën […]

The post Avokati: Gjykata Kushtetuese vendos standardin, Edi Rama drejt pezullimit nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Argumentet e Gjykatës Kushtetuese, ja pse u rrëzua Rama dhe Balluku

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku. Vendimi i Kushtetueses është miratuar mbrëmjen e së Premtes (6 shkurt 2026), pas një mbledhjeje maratonë mbi 10 orë. Me votat barazim 4 me 4, kërkesa e Ramës nuk arriti të sigurojë pragun e nevojshëm, duke u konsideruar […]

The post Argumentet e Gjykatës Kushtetuese, ja pse u rrëzua Rama dhe Balluku appeared first on BoldNews.al.

Lapaj/ Edi Rama ka penguar drejtësinë në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut. Në një shkrim në rrjetet sociale ai thotë se u provua qartë se Këshilli i Ministrave dhe kryeministri Edi Rama kanë penguar drejtësinë me veprimet e tyre. Lapaj thekson se pas këtij vendimi, drejtësia duhet të shkojë drejtpërdrejt te […]

The post Lapaj/ Edi Rama ka penguar drejtësinë në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi/ Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë!

Deputeti i Partia Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga funksionet publike të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të vendosur më herët nga GJKKO. Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi e cilëson vendimin si një zhvillim të rëndësishëm, edhe pse ka ardhur pas një […]

The post Këlliçi/ Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë! appeared first on BoldNews.al.

Shehaj/ Nga sot Belinda Balluku nuk na vjedh dot më

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e konsideroi historik vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut. Shehaj theksoi se ky vendim shënon fundin e pandëshkueshmërisë vetëm për Ballukun, ndërsa për kryeministrin Edi Rama është rradha të përgjigjet para drejtësisë, duke shtuar se ai është “në krye të korrupsionit në Shqipëri”. Reagimi i Shehajt: […]

The post Shehaj/ Nga sot Belinda Balluku nuk na vjedh dot më appeared first on BoldNews.al.

106 vjeç e harruar nga shteti, e moshuara në Thumanë mes lagështirës e varfërisë

Në Thumanë, 106-vjeçarja Hava Janguzi jeton në kushte të vështira, pa përfituar ndihma nga institucionet. Ajo nuk ka pasur fëmijë dhe bashkëshorti i ka ndërruar jetë prej vitesh. Prej më shumë se 40 vitesh, për të kujdeset Skënder Janguzi, i cili shprehet, se e moshuara është nusja e xhaxhait të babait të tij. Hava Janguzi […]

The post 106 vjeç e harruar nga shteti, e moshuara në Thumanë mes lagështirës e varfërisë appeared first on BoldNews.al.

“Ngërçi i Ballukut është politik”/ Lubonja: Nuk ka pse gjyqtarët të rrinë 10 orë brenda për një vendim

Analisti Fatos Lubonja, duke folur sonte në emisionin “Kjo Javë”, ka deklaruar se bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut është politik dhe jo ligjor. Sipas Lubonjës, nuk ka asnjë arsye që gjyqtarët e Kushtetueses të qëndrojnë 10 orë në shqyrtim për një vendim, pasi çështja ka më shumë se tre […]

The post “Ngërçi i Ballukut është politik”/ Lubonja: Nuk ka pse gjyqtarët të rrinë 10 orë brenda për një vendim appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të kalojnë të paktën 29 vjet pas hekurave për një grabitje grabitjeje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç. Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga Jorku, plagosën rëndë një grua në apartamentin […]

The post Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët appeared first on BoldNews.al.

E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti. Drama e qytetares në Durrës që humbi shtëpinë nga përmbytjet

Përmbytjet e muajit janar në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës, nuk lanë pas vetëm dëme materiale, por edhe drama njerëzore të rënda. Një prej tyre është historia e Fatmira Mehmetit, 55 vjeçe, e verbër dhe invalide e grupit të parë, e cila u përball me tmerrin e ujit që pushtoi banesën e saj brenda […]

The post E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti. Drama e qytetares në Durrës që humbi shtëpinë nga përmbytjet appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Epstein” edhe në Hollywood: Mesazhe që përmendin Jay-Z, DiCaprio dhe Clooney

Publikimi i dokumenteve të reja mbi Jeffrey Epstein, nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në politikë, por edhe në botën e artit dhe argëtimit. Në materialet e bëra publike, përfshihen email-e, mesazhe dhe dokumente ku përmenden emra të njohur të muzikës dhe kinemasë botërore. Dokumentet nuk përmbajnë akuza penale […]

The post Dosja “Epstein” edhe në Hollywood: Mesazhe që përmendin Jay-Z, DiCaprio dhe Clooney appeared first on BoldNews.al.

Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 1 mln euro mall i vjedhur dhe armë

Gjashtë oficerë të Policisë në Itali u plagosën gjatë ekzekutimit të urdhrit të arrestit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Santa Maria Capua Vetere në Caserta, kundër 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, që besohet se janë anëtarë të një bande që dyshohet se kreu disa vjedhje në Kampania dhe Lazio-n jugore, midis nëntorit dhe janarit. […]

The post Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 1 mln euro mall i vjedhur dhe armë appeared first on BoldNews.al.

A po përgjon Olsi Komici kolegun?

Deputeti socialist Olsi Komici duket se mbetet i interesuar për atë se me çfarë merren kolegët e tij, edhe jashtë kuadrit formal të punës. Siç shihet në foton e publikuar, Komici shfaqet duke hedhur një vështrim me kureshtje drejt telefonit të kolegut të tij nga radhët e PS, Onid Bejleri i cili qëndron i ulur […]

The post A po përgjon Olsi Komici kolegun? appeared first on BoldNews.al.

Imuniteti i Ballukut, Rama thirret me urgjencë në Bruksel nga Antonio Costa

Teksa Gjykata Kushtetuese po përpëlitet pa dinjitet për të zvarritur çështjen Balluku, duket se presioni ndërkombëtar mbi Edi Ramën po rritet në progresion asfiksues. Të hënën, kryeministri i Shqipërisë do të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Takimi i beftë dhe i palajmëruar vjen në kontekstin e […]

The post Imuniteti i Ballukut, Rama thirret me urgjencë në Bruksel nga Antonio Costa appeared first on BoldNews.al.

Gjyqtarët e Kushtetueses 9 orë mbledhje për Ballukun, kur pritet të dalë vendimi

Prej rreth nëntë orësh, anëtarët e Gjykata Kushtetuese janë të mbledhur për të marrë një vendim lidhur me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas raportimeve të mediave, vendimi pritet të shpallet mbrëmjen e sotme. Kjo është mbledhja e tretë e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, pasi dy seancat e mëparshme janë shtyrë për […]

The post Gjyqtarët e Kushtetueses 9 orë mbledhje për Ballukun, kur pritet të dalë vendimi appeared first on BoldNews.al.

Gazetari denoncon mungesën e medikamenteve jetike në Onkologjik: Është vrasje!

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar mungesën e disa medikamenteve jetike në Spitalin Onkologjik, duke e cilësuar situatën si dramatike për pacientët me kancer. Sipas tij bëhet fjalë për ilaçe që nuk mund të zëvendësohen dhe janë thelbësore për vijimin e protokolleve mjekësore të trajtimit. Stafa rendit katër medikamente që aktualisht mungojnë: Phesgo, i domosdoshëm për […]

The post Gazetari denoncon mungesën e medikamenteve jetike në Onkologjik: Është vrasje! appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu mohon lidhjet e Epstein me Izraelin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Jeffrey Epstein nuk ka qenë kurrë spiun apo agjent i Izraelit, duke hedhur poshtë teoritë e konspiracionit që kanë qarkulluar prej vitesh në internet. Në një postim në platformën X, Netanyahu u shpreh se marrëdhënia e ngushtë mes Epstein dhe ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak dëshmon, sipas tij, pikërisht […]

The post Netanyahu mohon lidhjet e Epstein me Izraelin appeared first on BoldNews.al.

❌