❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Inteligjenca artificiale krijon fe? Paralajmërojnë ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

Shumë shqetësim ka ngjallur një zhvillim i fundit i Inteligjencës Artificiale dhe që ndodhi gjatë krijimit të një rrjeti social të quajtur Moltbook, i konceptuar për agjentët AI.

Platforma u mundëson atyre të publikojnë, të ndërveprojnë, ndërsa përdoruesit njerëzorë kanë rol vëzhgues. Sipas raportimit, deri më 2 shkurt platforma numëronte mbi 1.5 milionë agjentë të inteligjencës artificiale. Edhe pse njerëzit mund të krijojnë llogari, pjesëmarrja e tyre kufizohet në monitorim dhe jo në ndërhyrje aktive. Zhvillimi i Moltbook lidhet drejtpërdrejt me krijimin e një agjenti AI me burim të hapur i projektuar për të kryer detyra praktike si leximi dhe përmbledhja e email-eve, menaxhimi i kalendarit apo kryerja e rezervimeve. Më vonë, Moltbot u riemërua OpenClaw, duke evoluar në një asistent personal më të avancuar, i njohur për aftësinë për të ekzekutuar komanda në mënyrë gjysmë-autonome. Kjo teknologji shërbeu si bazë për krijimin e një ekosistemi ku agjentët mund të bashkëveprojnë pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

Shumë shqetësim ka ngjallur një zhvillim i fundit i Inteligjencës Artificiale dhe që ndodhi gjatë krijimit të një rrjeti social të quajtur Moltbook, i konceptuar për agjentët AI.

Platforma u mundëson atyre të publikojnë, të ndërveprojnë, ndërsa përdoruesit njerëzorë kanë rol vëzhgues. Sipas raportimit, deri më 2 shkurt platforma numëronte mbi 1.5 milionë agjentë të inteligjencës artificiale. Edhe pse njerëzit mund të krijojnë llogari, pjesëmarrja e tyre kufizohet në monitorim dhe jo në ndërhyrje aktive. Zhvillimi i Moltbook lidhet drejtpërdrejt me krijimin e një agjenti AI me burim të hapur i projektuar për të kryer detyra praktike si leximi dhe përmbledhja e email-eve, menaxhimi i kalendarit apo kryerja e rezervimeve. Më vonë, Moltbot u riemërua OpenClaw, duke evoluar në një asistent personal më të avancuar, i njohur për aftësinë për të ekzekutuar komanda në mënyrë gjysmë-autonome. Kjo teknologji shërbeu si bazë për krijimin e një ekosistemi ku agjentët mund të bashkëveprojnë pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

NjerĂ«zit e pushtuan botĂ«n pĂ«rmes gjuhĂ«s. Ne pĂ«rdorĂ«m fjalĂ«t pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar sisteme ligji, feje, financash dhe politike thotĂ« ai ndĂ«rsa paralajmĂ«ron se tani inteligjenca artificiale po hyn pikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« territor. “Inteligjnenca artificiale nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me fitimin e vetĂ«dijes, por me zotĂ«rimin e gjuhĂ«s. SĂ« shpejti, gjithçka e ndĂ«rtuar mbi fjalĂ«t mund tĂ« merret nĂ«n kontroll nga kjo inteligjence. EkspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se nĂ«se makinat arrijnĂ« tĂ« prodhojnĂ« dhe menaxhojnĂ« informacion nĂ« shkallĂ« masive, ato mund tĂ« ndryshojnĂ« rrĂ«njĂ«sisht ekonominĂ«, politikĂ«n dhe komunikimin publik.

Bojkoti për reformat/ Leka: Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Ka frikë se do mbetet jashtë tryezës

Analisti politik Martin Leka, i ftuar nĂ« emisionin “Tirana Live” nĂ« ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke kritikuar ashpĂ«r qĂ«ndrimin e opozitĂ«s.

Sipas Lekës, opozita ka treguar mungesë serioziteti dhe çorientim në veprimet e saj, ndërsa bojkoti, sipas tij, nuk i shërben interesave të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se Reforma Territoriale nuk është thjesht një ndarje kufijsh, por një proces i thellë që kërkon angazhim dhe përgjegjësi nga të dyja palët, duke nënvizuar se opozita duhet të jetë pjesë aktive, transparente dhe të shfrytëzojë alternativa politike përtej protestave, të cilat, sipas tij, nuk përbëjnë më shqetësim real për sistemin.

“Opozita ka treguar mungesĂ« serioziteti. Bojkoti nuk i i intereson PD dhe nga fakti qĂ« PS duroi gjithĂ« kĂ«to kohĂ« pĂ«r patur nĂ« komision opozitĂ«n, atĂ«herĂ« jo vetĂ«m kryetari i PD, por edhe shumĂ« tĂ« tjerĂ« e ndjenĂ« faktin qĂ« mund tĂ« mbeteshin jashtĂ« kĂ«saj tryeze dhe Ă«shtĂ« diçka e mirĂ«. Reforma Territoriale nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« ndarje kufijsh, Ă«shtĂ« shumĂ« e thellĂ« se sa kaq. Ka njĂ« sĂ«rĂ« problemesh qĂ« duhet tĂ« merren seriozisht nga tĂ« dyja palĂ«t.

OpozitĂ«s i intereson dhe duhet tĂ« jetĂ« ajo qĂ« tĂ« kĂ«mbĂ«ngulĂ« dhe tĂ« marrĂ« pjesĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« lojĂ« ku Ă«shtĂ« futur opozita, Ă«shtĂ« shumĂ« e çorientuar, Ă«shtĂ« njĂ« mungesĂ« e thellĂ« serioziteti. ËshtĂ« njĂ« lojĂ« dhe mungesĂ« efekti qĂ« u bĂ«het qytetarĂ«ve demokratĂ«.

Opozita duhet tĂ« jetĂ« transparente. Opozita ka 1001 opsione, pĂ«rveç rrugĂ«s, nuk Ă«shtĂ« metoda efikase, pĂ«r shkak se rrugĂ«n Berisha e ka provuar disa herĂ«. Ka pasur raste qĂ« PD bĂ«nte protesta çdo ditĂ«, edhe tani janĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« protesta, por deri atje e ka pikĂ«n e vlimit PD. Nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« shqetĂ«sim pĂ«r sistemin. Edhe vetĂ« Berisha e di qĂ« me protesta nuk rrĂ«zohet qeveria”, tha Leka.

“Pendimi” i Jeffrey Epstein/ FBI: Abuzuesi seksual po negocionte tĂ« bashkĂ«punonte

Disa dokumente të sapo publikuara nga FBI-ja Amerikane kanë treguar se Jeffry Epstain, financier i njohur për skandalet e trafikimit seksual të të miturve kishte qenë në bisedime për të bashkëpunuar me prokurorët federalë vetëm dy javë përpara se të vetëvritej në qelinë e tij në Manhatan .

Regjistrat e FBI-së tregojnë se në 29 korrik të vitit 2019, prokurorët federalë ishin takuar me avokatët e Epstain ku kishin diskutuar në terma të përgjithshëm mundësinë e zgjidhjes së çështjes nëpmjet bashkëpunimin e të akuzuarve me drejtësinë.

Epstein, 66 vjeç, i cili kishte marrĂ«dhĂ«nie tĂ« ngushta me liderĂ« botĂ«rorĂ«, miliarderĂ« dhe yje tĂ« HollyĂ«ood-it, vrau veten dy javĂ« mĂ« vonĂ« ndĂ«rsa priste gjykimin pĂ«r kĂ«tĂ« çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme penale. TĂ« tjera Dokumente tĂ« FBI-sĂ« tregojnĂ« se nĂ« takimin mes AvokatĂ«ve tĂ« Epstain dhe ProkurorĂ«ve Federal nuk pati ndonjĂ« propozim nga ekipi ligjor i 66-vjeçarit se çfarĂ« bashkĂ«punimi mund t’i ofronin ata autoriteteve apo tĂ« garantonin se njĂ« bashkĂ«punim i tillĂ« mund tĂ« arrihej.

Dokumentet tregojnë se Avokatët e Mbrojtjes se Epstain ishin njoftuar se nëse do të kërkonin bashkëpunim me autoritetet duhet të kontaktonin Prokurorinë e Distriktit Jugor të Nju Jorkut ku autoritetet prisnin që Epstain të pranonte fajësinë e tij dhe të zbulonte emrat me të cilët kishte pasur bashkëpunim në trafikimin seksual të vajzave të mitura.

Dokumentet e FBI-së kanë treguar se katër ish punonjës të Epstain kishin arritur një marrëveshje për të bashkëpunuar me Prokurorët Federal dhe në këmbim do të përfitonin shmangie nga ndjekja penale, por dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan I Drejtësisë nuk solli identifikim të tyre apo nëse ishin akuzuar ndonjëherë.

Departamenti Amerikan i DrejtĂ«sisĂ« publikoi tĂ« premten e shkuar 3.5 milionĂ« dokumente hetimore duke pĂ«rfshirĂ« edhe pamje foto – video ku u tregohej rrjeti i trafikikimit seksual tĂ« Epstain qĂ« pĂ«rfshinte vajza dhe gra tĂ« mitura si dhe pĂ«rmendeshim emrat e dhjetera zyrtareve tĂ« lartĂ« pĂ«rfshirĂ« Krere Shtetesh, Diplomate, yje te Hollywood-it apo qofte edhe Figura nga familje mbretĂ«rore.

‘Mbetjet Kurum’, aksioni shtrihet edhe nĂ« Elbasan/ Ekzekutohen 8 masa, mes tyre drejtorĂ« dhe administratorĂ« kompanish

Sipas burimeve zyrtare sa i takon Elbasanit bëhet me dije se janë ekzekutuar 8 masa .

Konkretisht 6 masa pĂ«r persona qĂ« kanĂ« mbajtur detyrĂ«n e Drejtues sektori dhe 2 masa pĂ«r dy administratorĂ« pĂ«r dy kompani ‘bijĂ«

Vijojnë kontrollet për të lokalizuara disa persona të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake njoftohemi se në total janë rreth 64 masa që pritet të ekzekutohen.

“Kurti t’i thĂ«rras mendjes”/ Zogjani: Duhet tĂ« jetĂ« korrekt nĂ« krijimin e institucioneve

Gazetari Jeton Zogjani ka deklaruar se në kushte normale, Vetëvendosje dhe çdo subjekt politik duhet të tregojnë maturi dhe bashkëpunim, duke theksuar se Lista Serbska është kategori kushtetuese dhe legjitime.

Sipas Zogjanit, vonesat në krijimin e institucioneve rrezikojnë pasoja serioze, përfshirë mungesën e pagave dhe funksionimit normal të shtetit në prag të muajit mars ku do te zgjidhet presidenti i ri.

“NĂ« kushte normale, VV dhe secili subjekt politik duhet t’i thĂ«rrasĂ« mendjes dhe tĂ« bĂ«het bashkĂ«punues, sepse Lista Serbska Ă«shtĂ« kategori kushtetuese. Ky Ă«shtĂ« fakt, sepse ata janĂ« legjitimĂ«. Mjaft mĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« lojĂ« pĂ«r tĂ« ngritur atĂ« ndjenjĂ« qytetare se ne jemi kundĂ«r ListĂ«s Serbska.

Kanë përfunduar disa cikle zgjedhore: ai i shkurtit të vitit të kaluar, balotazhet që kaluam dhe tani do të shkojmë në një cikël të rregullt zgjedhor. E dimë që secila gjë që vonohet krijon pasoja, edhe në aspektin financiar.

E gjithë ajo që ka kërkuar VV e ka arritur: ka arritur të ketë 51.10 për qind të votave të shumicës dhe ne duhet të kalojmë në një cikël të rregullt dhe të mos bëhet më fushatë për të arkëtuar vota.

Duhet tĂ« sillet me maturi nĂ« krijimin e institucioneve. Ne jemi afĂ«r muajit mars, ku na gjen pa institucione dhe pa paga.”

Takimi për mbrojtjen/ Shqipëria, Kosova dhe Kroacia çojnë para bashkëpunimin

Në kuadër të deklaratës së përbashkët të nënshkruar më 2025, delegacionet e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë takuar këtë të martë për të diskutuar lidhur me mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

TĂ« tre vendet u pĂ«rfaqĂ«suan nĂ« kĂ«tĂ« takim me drejtorĂ«t e tyre tĂ« politikave tĂ« mbrojtjes dhe armatimeve, ndĂ«rsa gjatĂ« takimit “u shkĂ«mbyen mendime lidhur me mundĂ«sitĂ« pĂ«r avancimin e bashkĂ«punimit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« fushĂ«n e aftĂ«sive mbrojtĂ«se si dhe hapat e tjerĂ« pĂ«r zbatimin e deklaratĂ«s.

Takimi trepalësh u mbajt në kuadër të zbatimit të fushave të bashkëpunimit që parasheh deklarata e nënshkruar në Tiranë.

Sipas deklaratës, janë katër fusha kryesore të bashkëpunimit, që përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

Ky pakt i mbrojtjes thotë se të tri shtetet do të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

Deklarata pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes, e nĂ«nshkruar nĂ« mars tĂ« vitit tĂ« kaluar u cilĂ«sua si “aleancĂ« ushtarake dhe sulmuese kundĂ«r serbĂ«ve” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i është përgjigjur kritikave duke thënë se e ka ftuar Serbinë që të bëhet pjesë e këtij pakti, por Beogradi nuk i është përgjigjur kësaj ftese.  / abcnews.al /

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Shtëpinë e Bardhë, Spiropali u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump që njëkohësisht mban detyrën e Drejtorit të Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Takimi u fokusua nĂ« potencialin e thellimit tĂ« partneritetit strategjik ShqipĂ«ri–SHBA dhe veçanĂ«risht te roli i ri i ShqipĂ«risĂ« si AnĂ«tare-Themeluese e Bordit tĂ« Paqes.

Spiropali shkruan nĂ« faqet zyrtare se “pĂ«rfaqĂ«simi nga Kryeministri Rama nĂ« kĂ«tĂ« iniciativĂ« fisnike tĂ« Presidentit Trump, pĂ«rveçse e ripozicionon ShqipĂ«rinĂ« si kontributore aktive nĂ« çështjet e sigurisĂ« dhe paqes, i jep njĂ« tjetĂ«r pĂ«rmasĂ« bashkĂ«-koordinimit me aleatin tonĂ« historik, SHBA”.

Ministrja theksoi se “bashkĂ« me Drejtorin McLaughlin ndamĂ« bindjen se Bordi i Paqes do tĂ« jetĂ« nĂ« thelb Bordi i Veprimit, njĂ« iniciativĂ« e orientuar nga parimet pĂ«r zgjidhjen e qĂ«ndrueshme tĂ« konflikteve.”

Spiropali njoftoi gjithashtu se “ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« e nderuar tĂ« jetĂ« nĂ« krah tĂ« SHBA si anĂ«tare inauguruese e ForcĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Stabilizimit, ISF, nĂ« linjĂ« me planin 20 pikĂ«sh tĂ« Presidentit Trump pĂ«r GazĂ«n, si njĂ« vend qĂ« eksporton stabilitet e siguri.”

Gjatë takimit, Ministrja e Jashtme konfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, i cili do të thellojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

Postimi i plotë:

ShtĂ«pia e BardhĂ« – Washington, Me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i LartĂ« pĂ«r EvropĂ«n dhe RusinĂ«, KĂ«shilli i SigurisĂ« KombĂ«tare (NSC).

U ndalĂ«m nĂ« potencialin e thellimit tĂ« partneritetit strategjik ShqipĂ«ri–SHBA dhe veçanĂ«risht te roli i ri i ShqipĂ«risĂ« si AnĂ«tare-Themeluese e Bordit tĂ« Paqes. PĂ«rfaqĂ«simi nga Kryeministri Rama nĂ« kĂ«tĂ« iniciativĂ« fisnike tĂ« Presidentit Trump, pĂ«rveçse e ripozicionon ShqipĂ«rinĂ« si kontributore aktive nĂ« çështjet e sigurisĂ« dhe paqes, i jep njĂ« tjetĂ«r pĂ«rmasĂ« bashkĂ«-koordinimit me aleatin tonĂ« historik.

Ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.

Shqipëria është e nderuar të jetë gjithashtu në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri.

Gjatë takimit konfirmova gatishmërinë tonë për  mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, për të thelluar dhe më tej marrëdhëniet tona në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

26 vite nga masakra e Mitrovicës/ Osmani: Krim i hapur kundër njerëzimit

Këtë të martë shënohen 26 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mirovicës, ku u vranë 10 shqiptarë, mees tyre fëmijë, gra e të moshuar.

Shumë të tjerë u plagosën, ndërsa rreth 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhe  u detyruan të kalojnë në jug, duke lënë pas shtëpitë e tyre që digjeshin.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përkujtoi masakrën me një postim në rrjetet sociale. Ajo tha se bandat kriminale serbe vranë civilë të pafajshëm dhe e cilësoi një krim të hapur kundër njerëzimit.

Sipas dëshmitarëve, operacioni i vrasjeve kishte në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviq me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Këshilli i Mbrojtjes i Lirive dhe i Drejtave të Njeriut ka denoncuar se vrasjet janë kryer në prani të ushtarëve francezë të KFOR dhe të policisë ndërkombëtare, duke ngritur dyshime mbi mungesën e reagimit ndaj këtij akti brutal.

Rusët sulmojnë me dronë iranian Kharkivin, digjet një pallat banimi

Rusët ndërmorën një sulm ndaj qytetit të Kharkivit duke përdorur dronë të tipit Shahed.

Sipas raportimeve paraprake, një nga këta dronë goditi drejtpërdrejt një ndërtesë banimi shumëkatëshe, çka çoi në shpërthimin e një zjarri të madh.

Flakët përfshinë disa kate të godinës, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ekipet e emergjencës ndërhynë për të shuar zjarrin dhe për të evakuuar banorët, ndërsa autoritetet po vlerësojnë pasojat e sulmit.

Ndërkohë, sulmi vjen në një kohë kur pritet të vazhdojnë bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë drejt armëpushimit. Ndryshe, Rusia gjatë fundjavës së kaluar kishte pranuar një armëpushim disa ditor duke u zotuar se nuk do të sulmojë vetëm infrastrukturën energjetike.

Pas disa muajsh përplasje, Petro i Kolumbisë takohet sot me Trump

Presidenti kolumbian Gustavo Petro po shkon drejt Washington-it pĂ«r njĂ« vizitĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« lartĂ« pĂ«r t’u takuar me homologun amerikan Donald Trump. Ky do tĂ« jetĂ« takimi i parĂ« ballĂ« pĂ«r ballĂ« mes tyre pas muajsh tensione dhe retorike tĂ« ashpĂ«r.

Venezuela, trafiku i drogës, nafta, siguria dhe sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë do të jenë në krye të agjendës kur ata të takohen në Shtëpinë e Bardhë këtë të martë.

NdĂ«rsa tĂ« dy liderĂ«t ishin miqĂ«sorĂ« nĂ« njĂ« telefonatĂ« pas operacionit ushtarak amerikan mĂ« 3 janar pĂ«r tĂ« kapur presidentin venezuelian NicolĂĄs Maduro, Petro mĂ« pas tha se beson se ekziston njĂ« “kĂ«rcĂ«nim real” pĂ«r veprim ushtarak kundĂ«r KolumbisĂ«.

Trump, nga ana e tij, mĂ« parĂ« ka thĂ«nĂ« se njĂ« operacion ushtarak nĂ« Kolumbi “tingĂ«llon mirĂ«â€.

Takimi i sotëm vjen pas muajsh përplasjeje mes dy liderëve, me Petro-n që ka kritikuar në mënyrë të përsëritur sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe dhe Paqësor, si dhe politikat e emigracionit të Shtëpisë së Bardhë.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r BBC muajin e kaluar, Petro shkoi aq larg sa tĂ« krahasonte agjentĂ«t e ICE-sĂ« me “brigada naziste” dhe akuzoi SHBA-tĂ« se trajton vendet e tjera si pjesĂ« tĂ« “perandorisĂ«â€ sĂ« saj.

Ndërsa Trump e ka akuzuar qeverinë e Petro-s se nuk po bën mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e kokainës drejt veriut dhe ka premtuar të zgjerojë sulmet edhe ndaj objektivave tokësore në rajon.

Por pĂ«rplasjet duket se u zbutĂ«n pas njĂ« telefonate “miqĂ«sore” mes dy liderĂ«ve, tĂ« cilĂ«n njĂ« zyrtar kolumbian e pĂ«rshkroi si njĂ« kthesĂ« 180 gradĂ« “nga tĂ« dyja palĂ«t”.

Senatori amerikan Rand Paul nga Kentucky pĂ«rflitet se luajti rol kyç nĂ« organizimin e bisedĂ«s mes dy presidentĂ«ve. “UnĂ« besoj nĂ« diplomaci dhe mendova se marrĂ«dhĂ«niet tona po shkonin nĂ« drejtim tĂ« gabuar,” tha senatori pĂ«r BBC-nĂ«. “Dhe do tĂ« doja tĂ« shihja marrĂ«dhĂ«niet tona tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen.”

Para vizitës së të martës, ministrja e Jashtme e Kolumbisë Rosa Yolanda Villavicencio tha se pjesa më e madhe e bisedës do të fokusohet tek shqetësimet e përbashkëta të SHBA-ve dhe Kolumbisë mbi sigurinë në Venezuelë, me të cilën Kolumbia ndan një kufi prej 2 mijë e 200 km.

BTS rikthehet fuqishëm, koncert live dhe dokumentar ekskluziv në Netflix

Supergrupi i K-Pop-it, BTS, do të mbajë performancën e tyre të parë pas rikthimit më 21 mars në Sheshin Gwanghwamun në Seoul, e transmetuar drejtpërdrejt në Netflix. Koncerti vjen një ditë pas publikimit të albumit të tyre të pestë, ARIRANG, i shumëpritur nga fansat.

Pas performancës, më 27 mars, Netflix do të publikojë dokumentarin BTS: The Return, që sjell pamje të rralla pas skenave dhe rrëfen rikthimin e anëtarëve pas përfundimit të shërbimit ushtarak.

Grupi, i nominuar për Grammy, nuk ka performuar jashtë SHBA-së dhe Koresë së Jugut që nga viti 2019. Anëtarët RM, Jin, Suga, J-Hope, Jimin, V dhe Jung Kook rikthehen në skenën globale pas projekteve solo dhe turneve individuale.

Turneu botëror i BTS do të përfshijë 34 qytete dhe 82 data, duke përfshirë dy netë në Londër më 6 dhe 7 korrik. Dokumentari premton të tregojë momentet e dyshimit, risjelljes dhe krijimit të muzikës së re nga grupi, duke kulmuar me albumin e tyre të ri.

Greqia i bashkohet ‘trendit’/ Drafti pĂ«r ndalimin e rrjeteve sociale nĂ« tryezĂ«n e qeverisĂ«

Disa orĂ« mĂ« parĂ«, Spanja, pas AustralisĂ«, FrancĂ«s dhe PortugalisĂ«, njoftoi se planifikon tĂ« ndalojĂ« pĂ«rdorimin e rrjeteve sociale nga personat nĂ«n 16 vjeç, duke miratuar njĂ« ligj qĂ« do t’i bĂ«jĂ« drejtuesit e mediave personalisht pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r gjuhĂ«n e urrejtjes nĂ« platformat e tyre.

ÇfarĂ« ka thĂ«nĂ« Mitsotakis pĂ«r ndalimin e rrjeteve sociale?

Në vitin 2025, kryeministri Kyriakos Mitsotakis kishte deklaruar se ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç ishte vendosur në tryezën e opsioneve të qeverisë.

Konkretisht, nĂ« njĂ« aktivitet me titull “Mbrojtja e FĂ«mijĂ«ve nĂ« EpokĂ«n Digjitale”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« JavĂ«s sĂ« Nivelit tĂ« LartĂ« tĂ« AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« OKB-sĂ« (sesioni i 80-tĂ«), z. Mitsotakis theksoi se Greqia ështĂ« e gatshme tĂ« shqyrtojĂ« edhe “ndalimin e pĂ«rdorimit tĂ« rrjeteve sociale duke vendosur njĂ« prag pĂ«r moshĂ«n e pjekurisĂ« digjitale”, nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. “Nuk mund t’i pĂ«rdorim vĂ«shtirĂ«sitĂ« e zbatimit tĂ« kĂ«tyre politikave si justifikim pĂ«r tĂ« mos bĂ«rĂ« asgjĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« problem”, theksoi ai.

MĂ« pas, z. Mitsotakis vuri nĂ« dukje se sfida nuk kufizohet vetĂ«m te rrjetet sociale, por shtrihet edhe te marrĂ«dhĂ«nia e fĂ«mijĂ«ve me mjetet e inteligjencĂ«s artificiale. “A duam vĂ«rtet qĂ« fĂ«mijĂ«t tanĂ« tĂ« kenĂ« miq digjitalĂ« qĂ« mund t’i çojnĂ« drejt sjelljeve jo vetĂ«m tĂ« papranueshme, por edhe shkatĂ«rruese?”, pyeti ai, duke theksuar se “kompanitĂ« e teknologjisĂ« duhet tĂ« kuptojnĂ« kush i vendos rregullat. Ato nuk duhet tĂ« fitojnĂ« para nga cenueshmĂ«ria e fĂ«mijĂ«ve tanĂ«.”  / abcnews.al /

Spanja do të ndalojë platformat e mediave sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç

Spanja do të ndalojë platformat e mediave sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe platformat do të detyrohen të zbatojnë sisteme verifikimi të moshës, tha kryeministri Pedro Sanchez të martën në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai.

“Mediat sociale janĂ« bĂ«rĂ« njĂ« shtet i dĂ«shtuar, ku ligjet injorohen dhe krimet tolerohen”, tha ai.

“Ne do t’i mbrojmĂ« ato nga PerĂ«ndimi i EgĂ«r dixhital”.

Ai shtoi se qeveria e tij do të paraqesë gjithashtu një projektligj të ri javën e ardhshme për të mbajtur përgjegjës drejtuesit e mediave sociale për përmbajtje të paligjshme dhe të urrejtjes.

Njoftimi vjen pas ndalimit të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç në Australi, i pari në botë, në dhjetor.

Vende të tjera evropiane po shqyrtojnë gjithashtu masa të ngjashme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit

Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij do të padisë Universitetin e Harvardit duke kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim, ndërsa përplasja mes Shtëpisë së Bardhë dhe universitetit prestigjioz amerikan po thellohet.

Prej muajsh kanë qenë në zhvillim bisedime mes palëve ku vetë Trump kishte thënë në shtator të vitit të kaluar se një marrëveshje ishte afër dhe se Harvardi do të paguante 500 milionë dollarë për ta zgjidhur çështjen. Megjithatë, presidenti amerikan tani ka rritur ndjeshëm kërkesën financiare.

Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar të ndalojë fondet federale për disa universitete amerikane, duke i akuzuar ato për qëndrime problematike mbi çështje si diversiteti, të drejtat transgjinore dhe për lejimin e antisemitizmit në kampuse, veçanërisht gjatë protestave pro-palestineze kundër luftës së Izraelit në Gaza.

Disa universitete të Ivy League, përfshirë Columbia dhe Brown, kanë arritur marrëveshje me administratën dhe kanë pranuar disa nga kërkesat e saj. Harvardi, në anën tjetër, ka zgjedhur rrugën ligjore, duke paditur qeverinë për ngrirjen e fondeve federale.

Administrata Trump ka anuluar qindra grante për studiuesit e Harvardit, duke pretenduar se universiteti nuk ka vepruar mjaftueshëm për të mbrojtur studentët hebrenj nga ngacmimet. Kjo ka shtyrë institucionin të ndërmarrë veprime ligjore kundër qeverisë.

Pas raportimeve të New York Times se Shtëpia e Bardhë kishte hequr dorë nga kërkesa për pagesë, Trump reagoi ashpër, duke shkruar në rrjetin e tij social Truth Social:

“Tani po kĂ«rkojmĂ« NJË MILIARD DOLLARË dĂ«mshpĂ«rblim dhe nuk duam tĂ« kemi asnjĂ« lidhje me Universitetin e Harvardit nĂ« tĂ« ardhmen.”

Ai akuzoi universitetin me seli nĂ« Cambridge, Massachusetts, se i ka dhĂ«nĂ« gazetĂ«s “informacione tĂ« pavĂ«rteta” dhe se ka propozuar njĂ« skemĂ« “tĂ« ndĂ«rlikuar dhe plotĂ«sisht tĂ« pamjaftueshme” pĂ«r tĂ« shmangur pagesĂ«n.

Sipas Trump, propozimi i Harvardit ishte thjesht njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i shpĂ«tuar njĂ« marrĂ«veshjeje financiare prej mĂ« shumĂ« se 500 milionĂ« dollarĂ«sh, njĂ« shumĂ« qĂ« ai thotĂ« se duhet tĂ« jetĂ« “shumĂ« mĂ« e lartĂ« pĂ«r shkeljet serioze dhe tĂ« rĂ«nda ligjore” qĂ«, sipas tij, universiteti ka kryer.  / abcnews.al /

EMRAT/ Mbetjet e rrezikshme të KURUM në Durrës. Firmosen 33 urdhër arreste

Prokuroria e DurrĂ«sit, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimeve, ka firmosur 33 urdhĂ«r-arreste, nga te cilat 26 janĂ« masa sigurie “arrest nĂ« burg” dhe 7 tĂ« tjerĂ«t janĂ« nĂ« “arrest shtĂ«pie”sa i takon mbetjeve tĂ« Kurum.

Gazetari Leonidha Musaj tha se Prokuroria e Durrësit ka punuar me intensitet të lartë për këtë çështje sensitive që lidhet me mbetjet e kthyera nga Azia në vendin tonë.

Pasi mbetjet u kthyen në Portin e Durrësit, ato u transportuan nën masa të rrepta sigurie drejt një zone të izoluar në Durrës, në pjesën veriore, ku monitorohen me kamera sigurie dhe patrulla fizike.

Disa javë më parë janë marrë mostra nga të gjithë kontenierët, të cilat po analizohen në një laborator në shtetin italian, por ende nuk ka përgjigje të konfirmuara.

Arrest nĂ« burg–

Erdal Demir Administratori i “Kurum International”

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurĂ« i “Kurum”

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisĂ« “Sokolaj”

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisĂ« “Sokolaj”

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit nĂ« kompaninĂ« “Kurum”

Rami Bunga Specialist pranĂ« zyrĂ«s sĂ« mjedisit nĂ« “Kurum”

Harun Sarica Drejtori i prodhimit tĂ« çelikut nĂ« “Kurum”

Arif Shkalla Drejtues nĂ« kompaninĂ« “Kurum”

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve nĂ« “Kurum”

Mikail Hila Aksioner i agjencisĂ« doganore “Joti Spedition”

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisĂ« “Alliance Resource”

Nazif Bajrami Pronar i kompanisĂ« “Bajrami N”

Andon Prifti Administrator i kompanisĂ« “Bajrami N”

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës

Florian Çimo Administrator i kompanisĂ« koncesionare EMS APO

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës

Arrest nĂ« shtĂ«pi–

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisĂ« “Sokolaj”

/ abcnews.al/ 

Artemis, HĂ«na duhet tĂ« “presĂ«â€/ Vonohet misioni, rrjedhje hidrogjeni nĂ« raketĂ«n gjigande

Momenti i shumëpritur është shtyrë sërish! Misioni Artemis II, i pari që do të cojë njerëz në një udhëtim rreth Hënës pas shumë dekadash nuk do të mbahet më herët se muaji mars.

NASA tha se arsyeja për vonesën janë problemet që u vunë re gjatë një prove kritike të raketës së saj gjigante.

Prova gjenerale në ujë e mbajtur në Florida, zbuloi rrjedhje hidrogjeni në bazën e raketës së Sistemit të Nisjes Hapësinore. NASA u detyrua ta përfundonte testin pak pas mesnatës sipas kohës lokale, me rreth 5 minuta e 15 sekonda të mbetura në numërimin mbrapsht të simuluar të nisjes.

Misioni u shty me qëllim rishikimin e të dhënave deri në një provë tjetër gjenerale dhe muaji mars është mundësia më e hershme e nisjes. Agjencia hapësinore ka thënë se ka mundësi nisjeje të disponueshme nga 6 marsi deri më 9 mars, dhe më 11 mars, me data shtesë në prill, nëse është e nevojshme.

Prova që zgjati disa orë përfshinte mbushjen e raketës së Sistemit të Lëshimit Hapësinor simulimin e çdo hapi të numërimit mbrapsht të lëshimit siç do të ndodhte në ditën aktuale.

Gjatë procesit të furnizimit me karburant, menaxherët e misionit ndaluan dy herë procedurat për të shqyrtuar rrjedhjen e karburantit të hidrogjenit në fundin e pasmë të raketës.

KatĂ«r astronautĂ«t qĂ« ishin gati tĂ« fluturonin nĂ« fluturimin Artemis II – astronautĂ«t e NASA-s Reid Wiseman, Christina Koch dhe Victor Glover dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen – ishin gati tĂ« mbĂ«rrinin nĂ« QendrĂ«n HapĂ«sinore Kennedy tĂ« martĂ«n pasdite. Ata kishin qenĂ« nĂ« karantinĂ« nĂ« Hjuston qĂ« nga 21 janari pĂ«r t’u mbrojtur nga ekspozimi ndaj mikrobeve.

Por NASA tha se astronautĂ«t tani do tĂ« lirohen nga karantina dhe nuk do tĂ« udhĂ«tojnĂ« pĂ«r nĂ« Florida siç ishte planifikuar. Ekuipazhi do tĂ« hyjĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ« karantinĂ« afĂ«rsisht dy javĂ« para mundĂ«sisĂ« sĂ« ardhshme per t’u nisur. /abcnews.al

Të përjetshmit e Flakës Olimpike/ Italianët Bruno Colli e Dario Pivirotto mbajnë sërish pishtarin

Kanë kaluar plot 70 vjet, dhe ata janë plakur. Gjithsesi, janë ende gjallë, sërish të fortë, dhe mund ta përsërisin për herë të tretë atë që bënë në motin e largët 1956.

Po flasim pĂ«r dy sportistĂ« tĂ« veçantĂ« italianĂ« tĂ« skive nordike, qĂ« quhen Bruno Koli e Dario Piviroto, qĂ« janĂ« zgjedhur pĂ«r tĂ« mbajtur flakĂ«n olimpike nĂ« njĂ« copĂ« tĂ« rrugĂ«s sĂ« saj nga Athina nĂ« Milano dhe Kortina d’Ampeco.

Lojrat Olimpike Dimërore nisin në 6 shkurt, dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si dhe ai italian nuk mund të kishin gjetur përfaqësues më të shkëlqyer e më të veçantë.

Bruno Koli dhe Dario Piviroto, sot pĂ«rkatĂ«sisht 93 e 88 vjeç, e kanĂ« mbajtur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pishtarin nĂ« 1956, nĂ« Lojrat Olimpike qĂ« u mbajtĂ«n nĂ« Itali, nĂ« Kortina d’Ampeco.

Më pas, ata patën nderin dhe privilegjin ta përsërisnin këtë emocion në Lojrat Olimpike në Torino në 2006, pra pesëdhjetë vjet më vonë.

Fati e deshi që ata të gëzojnë shëndet të plotë edhe në moshë të shtyrë dhe të jenë sërish në ceremoni, pra kanë qenë protagonistë në të treja olimpiadat e organizuara në Itali.

Bruno Ă«shtĂ« 93 vjeç dhe Davide 88, ndĂ«rsa dhe dy nipa tĂ« Kolit, Xhakomo dhe Alberto do tĂ« jetĂ« pjesĂ«marrĂ«s nĂ« Lojrat Olimpike nĂ« Milano dhe Kortina d’Ampeco. NjĂ« histori vĂ«rtet special.

Ministria e Jashtme e Katarit: Përpjekjet diplomatike me Iranin vazhdojnë intensivisht

Katari deklaroi se përpjekjet diplomatike mes Iranit dhe SHBA po vazhdojnë intensivisht.

“PĂ«rpjekjet po vazhdojnĂ« shumë intensivisht”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme tĂ« Katarit, Majed al-Ansari, nĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi nĂ« Doha.

Ai nĂ«nvizoi se po punojnĂ« dhe bashkĂ«punojnĂ« edhe me shtetet fqinje. “Ne po punojmĂ« sĂ« bashku me tĂ« gjithĂ« fqinjĂ«t tanĂ« dhe vendet mike me tĂ« cilat po bashkĂ«punojmĂ« sot”, tha ai, duke pĂ«rmendur TurqinĂ«, Egjiptin, Omanin dhe ArabinĂ« Saudite.

Më herët kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, u takua me zyrtarin më të lartë të sigurisë së Iranit, Ali Larijani, në Teheran dhe shqyrtoi përpjekjet për të ulur tensionet në rajon.

❌