Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Nuk ke fituar asgjë këtu, mbylle gojën dhe puno”, Thierry Henry zbulon si e qortoi Xavi Hernandezi



Legjenda e Arsenalit Xavi Hernandez ka zbuluar se dikur u qortua keq nga ish mesfushori Xavi Hernandez, pasi ai fillojë të qeshte me pjesën ku lexonte “Më shumë se një klub” në “Camp Nou”.

Henry kaloi te Barcelona nga Arsenali, aty ku edhe u bë një legjendë e skuadrës katalunase si dhe e ndihmoi klubin të fitonte disa trofe.

Megjithatë, duke biseduar në podcastin “Overlap”, Henry ka zbuluar se në fillim ishte kritikuar nga Xavi për deklaratat e tij të para si lojtar i Barcelonës.

“Më kujtohet një ditë kur po ngjitesha në shkallët e Camp Nou dhe e pashë “Më shumë se një klub”. I Thashë Samuel Eto’o: “Çfarë është kjo dhe fillova të qeshja”. Xavi Hernandez ishte prapa meje dhe më dëgjoi”.

“Ai më thotë “Çfarë the?”. Kurrë mos guxo të flasësh ashtu për klubin tim, nuk ke fituar ende asgjë këtu. Thjesht mbylle gojën dhe puno. Nëse fiton diçka atëherë të lë të flasësh”.

“E shikova dhe në atë moment kishte të drejtë sepse nuk ai e dinte çfarë nënkupton klubi dhe unë jo. Pastaj fitova dhe humba atje, e mësova çfarë nënkupton klubi. Por, në atë moment ai më bëri të kuptoja se për çka ka të bëjë klubi dhe pse është ku është tani”.

“Nuk thashë asgjë në atë moment. E shikova dhe i thashë “Më fal”, kujton Henry.

Ndërkohë, Henry shumicën e kohës është kthyer në një analist ndërsa Xavi është i papunë që kur u shkarkua nga Barcelona./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Kongresi i LSDM-së ishte një dështim



Partia në pushtet OBRM-PDUKM e cilëson si dështim kongresin e LSDM-së.

Ata e pyesin Filipçen pse në kongres nuk dha llogari për atë se pse partia është bërë partia e tretë në Maqedoni dhe e pesta në Shkup.

"Pyesim Filipçen pse nuk u distancua nga krimet e klanit DUBAI ku pjesë përbërëse është edhe vet ai. Pyesim Filipçen pse LSDM i shërbente Bullgarisë dhe Greqisë dhe e imponoi marrëveshjen franceze. Pyesim dhe pse u bënë çirak të BDI-së në krim dhe nuk u distancuan nga Artan Grubi dhe krimet e tij në Lotari. Pyesim pse nuk u distancuan as nga Vasko Kovaçevski i cili ndodhet në arrati pasi dëmtoi buxhetin për 6,5 milion euro në rastin “Aditivi”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM thonë se për ta nuk ka zgjidhje më të mirë se Filipçe në krye të LSDM-së .

Pas Zveçanit, Policia gjen sërish armë, municion dhe eksploziv në Zubin Potok



Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë të komunës së Zubin Potokut, në kuadër të detyrave të rregullta policore në rajonin e veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, më 24.01.2026 Policia ka pranuar informacione se në një objekt të braktisur dyshohej se ndodheshin armë dhe mjete shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar:

  • 1 pushkë të tipit M48
  • 244 fishekë të kalibrave të ndryshëm
  • 2 karikatorë të zbrazët
  • një sasi eksplozivi

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Eksplozivit (EOD), e cila ka larguar eksplozivin në mënyrë të sigurt. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar llojin e saktë të eksplozivit të gjetur.

Të gjitha veprimet policore janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit me veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet mbeten në vazhdim.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë në numrin 192.

Brooklyn Beckham: Prindërit po përpiqen të shkatërrojnë martesën time, nuk dua pajtim me familjen



Brooklyn Beckham ka deklaruar se nuk ka interes të pajtohet me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, duke i akuzuar se po përpiqen të shkatërrojnë marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.

Në një seri postimesh në Instagram, ai tha se ka heshtur për vite me radhë, por tani po flet për të mbrojtur veten.

“Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk po kontrollohem, po mbroj veten për herë të parë në jetën time”, shkroi Brooklyn, duke shtuar se prindërit dhe ekipi i tyre kanë vazhduar të flasin me median dhe të kontrollojnë narrativën publike, shkruan Rolling Stone.

Screenshot/Rolling Stone

Sipas tij, përçarja nisi rreth dasmës së tij në prill 2022. Brooklyn pretendon se u ushtrua presion ndaj tij për të nënshkruar të drejtat e emrit përpara ceremonisë dhe se refuzimi i tij ndryshoi sjelljen e prindërve.

Ai akuzoi Victorian se anuloi në minutën e fundit fustanin e nuses dhe se ndërhyri në momentet kryesore të dasmës.

Ai ka kritikuar edhe marrëdhënien me të atin, duke thënë se David Beckham refuzoi takime private dhe vendosi kushte, përfshirë përjashtimin e Nicolës.

Brooklyn theksoi se gruaja e tij është trajtuar me mungesë respekti dhe se në familjen e tij prioritet ka imazhi publik, jo lidhjet personale. Sipas tij, largimi nga familja i ka sjellë qetësi dhe i ka larguar ankthin. /Telegrafi/

Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet bashkëpunimi



Një delegacion i Grupit të Bashkuar të Mbështetjes Logjistike të KFOR-it (Joint Logistic Support Group – JLSG) ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Portin e Durrësit, ku është pritur në takim nga Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu.

Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare dhe forcave aleate të NATO-s, me qëllim njohjen nga afër të kapaciteteve dhe infrastrukturës që Porti i Durrësit ofron për mbështetjen e operacioneve logjistike dhe ushtarake, njofton Autoriteti Portual Durrës.

Bëhet e ditur se delegacioni i KFOR-it, i përbërë nga përfaqësues të niveleve të ndryshme drejtuese dhe operative, u informua mbi potencialin operacional të portit, zonat e shërbimit, si dhe mbi mundësitë që Shqipëria mund të ofrojë si vend pritës në kuadër të operacioneve të zhvilluara apo të mbështetura nga KFOR-i.

Takimi shërbeu gjithashtu për të forcuar bashkëpunimin institucional, si dhe për shkëmbimin e informacioneve lidhur me nevojat logjistike, planifikimin operacional dhe rolin strategjik të Portit të Durrësit në rajon.


Fantastike: Jon Kuka ia fiton Kosovës medaljen e bronztë midis Marokut



Kosova ka lënë gjurmë të forta në Marok, në turneun ndërkombëtar “Casablanca Cadet African Cup 2026”, duke konfirmuar edhe një herë potencialin e madh të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.

Xhudisti kosovar Jon Kuka, nën drejtimin e kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, ka arritur një sukses të rëndësishëm duke fituar medaljen e bronztë në këtë garë prestigjioze. Paraqitja e tij ishte bindëse dhe plot siguri, duke treguar rritje të vazhdueshme në nivelin garues.

Në duelin vendimtar për vendin e tretë, Kuka triumfoi me Ippon ndaj xhudistit nga Luksemburgu, Ugo Marchiori, duke e mbyllur ndeshjen në mënyrë autoritare. Rruga drejt medaljes nuk ishte e lehtë, pasi në repasazh ai mposhti po ashtu me IPPON xhudistin nikoqir El Mehdi Boudarham, duke eliminuar një rival të fortë përpara publikut maroken.

Përveç Jon Kuka, Kosova po përfaqësohet edhe nga xhudistja Arba Hasanaj, e cila gjithashtu është në garë për medaljen e bronztë dhe pritet të zhvillojë ndeshjen e saj vendimtare.

Këto rezultate dëshmojnë edhe një herë nivelin e lartë të përgatitjes dhe punës së shkollës kosovare të xhudos në arenën ndërkombëtare./Telegrafi

Një pjesë e qytetit e disa fshatra të Obiliqit pa ujë, shkak dëmtimi i gypit



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të një gypi nga disa kontraktorë privatë të cilët, thonë se, për dëmin e shkaktuar nuk kanë raportuar, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për një pjesë të qytetit të Obiliqit dhe disa fshatra.

“Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø200 ACC nga kontraktorë privatë, të cilët kanë shkaktuar dëmin dhe nuk e kanë raportuar atë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur: një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B ), fshati Plemetin, fshatrat Prelluzhë dhe Hamidi”, thotë KRU “Prishtina”.

Ata kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijshëm do të rikthehet pas sanimit të plotë të dëmit derisa u kanë bërë thirrje konsumatorëve të këtyre zonave që ujin të mos e përdorin për pije deri të jetë i kthjellët plotësisht.


Stuhia shkatërruese godet Italinë, shkakton rreth 2 miliardë euro dëme



Cikloni Harry ka shkaktuar dëme të shumta në rajonet e Sicilisë, Sardenjës dhe Kalabrisë të Italisë, me vlerësimet fillestare që e çojnë koston totale në rreth 2 miliardë euro.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, tha se Kabineti do të mbajë një takim javën e ardhshme për të vlerësuar shkallën e plotë të shkatërrimit dhe për të miratuar masat emergjente.

Guvernatorët e rajoneve të prekura pritet të emërohen si komisionerë emergjencash për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës dhe rindërtimit.

Pavarësisht intensitetit të stuhisë, nuk pati viktima, thanë zyrtarët, duke ia atribuar rezultatin parashikimit efektiv dhe masave parandaluese.

Dëmet e mëdha përfshijnë rrugë bregdetare të shkatërruara, vendpushime plazhi dhe prona private.

Qeveritë rajonale kanë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshme, me Kalabrinë që kërkon 300 milionë euro nga qeveria kombëtare dhe Sicilinë që ndan 70 milionë euro në fonde rajonale.

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësitë e ndihmës së BE-së për të mbështetur rimëkëmbjen. /Telegrafi/

“Ende s’e dini çfarë mund të bëjë Edon Zhegrova”, Jonathan David i del në mbështetje yllit të Kosovës



Sulmuesi i Juventusit Jonathan David ka mbështetur yllin Edon Zhegrova, duke thënë se tifozët e skuadrës italiane ende s’e kanë parë çfarë mund të bëjë.

Zhegrova ka filluar të kritikohet te “Zonja e Vjetër”, ndërsa trajneri Luciano Spalletti nuk po i jep shumë minuta, ku zakonisht po luan vetëm si inkuadrues ose qëndron në stol gjatë tërë ndeshjes.

Sidoqoftë, David, i cili e ka pasur Zhegrovën bashkëlojtar edhe te Lille, i ka dalë në mbrojtje.

“Edon Zhegrova ka pasur shumë probleme fizike, ende nuk e keni parë se çfarë mund të bëjë”, tha francezi për “Repubblica”.

Ndërkohë, David ka kërkuar durim nga tifozët edhe për paraqitjet e tij duke deklaruar se i nevojitet më shumë kohë.

“Nuk jam penduar që zgjodha Juventusin, më jepni edhe pak kohë. Po përshtatem, futbolli italian është shumë më ndryshe nga ai francez, edhe tek Lille vuajta në fillim. Pastaj shënova çdo sezon nga 20 gola”, nënvizoi ai.

Përndryshe, David po luan si titullar te Juventusi edhe shkaku që sulmuesi Dusan Vlahovic mungon shkaku i lëndimit./Telegrafi/

“Support Koçani” ka mbledhur mbi 22 milionë denarë ndihma për familjarët e viktimave nga zjarri në "Pulse"



Iniciativa qytetare “Support Koçani” ka mbledhur 22.742.997 denarë nga donacionet, për të cilat shteti ka arkëtuar tatim personal në vlerë totale prej 2.274.285 denarë.

Nga iniciativa njoftuan se kanë realizuar shpërndarjen e tretë dhe të fundit të donacioneve për të prekurit nga zjarri në të ashtuquajturin kabare “Puls” në Koçan.

Shpërndarja e tretë përfshin donacione nga Eparkia e Kishës Ortodokse Maqedonase për Evropë, e cila ka dhuruar 3.153.204 denarë.

“Me qëllim që të kontribuohet kudo, por të ndihmohet aty ku është më së shumti e nevojshme, ata vendosën që 123 persona të marrin nga 15.968 denarë, ndërsa 19 persona të marrin nga 45.992 denarë. Me këtë rast duhet të falënderojmë Bankën NLB, e cila pati mirësinë të na lirojë nga provizioni, ndërsa duhet të theksojmë se tatimi për këtë donacion arrin në 315.292 denarë. Tatimi i përgjithshëm i marrë nga shteti për të tri shpërndarjet nga llogaria e përbashkët arrin në 2.274.285 denarë. Ju falënderojmë të gjithëve për humanizmin dhe për të gjitha donacionet”, njoftuan nga iniciativa.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.

Arbeloa merr vendimin e madh te Real Madridi, Arda Guler shpallet “truri” i ri i mesfushës



Mesfushori i Real Madridit, Arda Guler po rikthen gradualisht formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit, një periudhë që ka përkuar edhe me ardhjen e Alvaro Arbeloas si trajneri i ri i ekipit të parë.

Talenti turk ka qenë ndër lojtarët më në formë së fundmi dhe paraqitja e tij ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve u vlerësua si një nga më të mirat e sezonit.

Guler spikati jo vetëm për cilësinë në ndërtimin e lojës nga thellësia, por edhe për punën e madhe pa top dhe kontributin në aspektin defensiv, duke treguar një pjekuri gjithnjë e më të madhe në rolin e tij në mesfushë.

Sipas asaj që raporton “Marca”, Arbeloa e ka identifikuar Gulerin si organizatorin kryesor të lojës së Real Madridit për të ardhmen. Plani i trajnerit është që 20-vjeçari të shndërrohet në boshtin e mesfushës, lojtarin rreth të cilit do të ndërtohet loja dhe ritmi i ekipit.

Forma e shkëlqyer e Gulerit reflektohet edhe në statistika. Ai ka regjistruar asist në katër ndeshjet e fundit radhazi, duke e çuar bilancin e tij sezonal në tri gola dhe 11 asistime në të gjitha garat.

Këto shifra konfirmojnë rritjen e ndikimit të tij në lojën e “Los Blancos” dhe besimin gjithnjë e më të madh që stafi teknik po i jep një prej talenteve më premtuese të futbollit evropian./Telegrafi

Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi Teheranin se Izraeli po kërkon një mundësi për ta sulmuar Iranin



Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, paralajmëroi të premten se ekzistojnë shenja që Izraeli po kërkon një mundësi për të sulmuar Iranin, dhe tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Teheran i ka shprehur udhëheqësve iranianë shqetësimin e Ankarasë për një sulm të mundshëm dhe destabilizim të përgjithshëm të rajonit.

Fidan, në një intervistë për televizionin turk NTV, theksoi se ka tregues që Izraeli “veçanërisht po kërkon një mundësi për të goditur Iranin”.

Në pyetjen shtesë nëse kjo vlerësim i referohet edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai nënvizoi se veçanërisht Izraeli shihet si aktor që kërkon një mundësi të tillë.

- YouTube www.youtube.com

Shefi i diplomacisë turke tha se shqetësimi për një sulm të mundshëm iu është shprehur drejtpërdrejt zyrtarëve iranianë gjatë vizitës së tij të fundit në Teheran.

“Kur shkova këto ditë në Teheran, si mik i tyre u thashë gjithçka për këtë proces. Dhe e dini, miku thotë të vërtetat e hidhura”, tha kryediplomati turk.

Paralajmërimet e Fidanit erdhën pas bisedës telefonike të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologun iranian, Masoud Pezeshkian, gjatë së cilës Erdogan theksoi se Turqia është kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në Iran dhe se vlerëson paqen dhe stabilitetin e fqinjit të saj.

Nga ana tjetër, të premten një zyrtar i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se Teherani çdo sulm nga armiqtë e tij do ta konsiderojë “si luftë totale kundër nesh”. Kjo ka ashpërsuar më tej retorikën në një luftë fjalësh gjithnjë e më të tensionuar mes Uashingtonit dhe udhëheqësve iranianë. /Telegrafi/

Aksident me fatalitet në dalje të Gjakovës, vdes shoferi 81 vjeçar



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në dalje të qytetit të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vlera Krasniqi, zyrtare për informimin në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën ‘Dah Polloshka’ në drejtim Gjakovë–Prizren.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha ajo.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast "Hetim i vdekjes" dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjorë. /Telegrafi/

Klopp po negocion me Real Madridin, ka vendosur një kusht të qartë për kalimin e tij në ‘Bernabeu’



Shumë burime pohuan se trajneri gjerman Jurgen Klopp nuk është aspak i interesuar të marrë përsipër stolin e Real Madridi, por tani janë publikuar informacione kontradiktore.

Sipas faqes angleze të futbollit The Touchline, e ndjekur nga mbi 1.5 milion njerëz në platformën X, Klopp dhe Real Madrid janë në negociata.

Klopp thuhet se vendosi një kusht të qartë për kalimin e tij, që është se ai dëshiron të ketë autoritet të plotë mbi çdo sektor të ekipit të parë, përfshirë politikën e transferimeve.

Deri më tani, asnjë trajner te Real Madridi nuk e ka pasur këtë, dhe i njëjti burim pohon se në atë rast ra zilja për Dani Carvajal dhe Ferlando Mendy, të cilët Klopp nuk i dëshiron fare.

🚨 𝐄𝐗𝐂𝐋𝐔𝐒𝐈𝐕𝐄: Jürgen Klopp demands full control over departures and signings if he were to take over the managerial job at Real Madrid in the summer.

Dani Carvajal and Ferland Mendy would not be in his plans. pic.twitter.com/TDRyK0SQNp
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) January 23, 2026

Spekulimet vijnë si një surprizë e madhe sepse Klopp, i cili aktualisht është i punësuar te Red Bull si kreu i të gjitha operacioneve të futbollit, ka thënë vazhdimisht se nuk është i interesuar të marrë drejtimin e Realit.

Gjermani së fundmi i dërgoi një mesazh drejtuesve të klubit madrilen në lidhje me planifikimin sportiv dhe në atë kohë mohoi çdo interes për të marrë përsipër stolin e Real Madridit.

Ju kujtojmë se Real Madridi ka kaluar një periudhë të trazuar që kulmoi me shkarkimin krejtësisht të papritur të legjendës së klubit, Xabi Alonso, i cili mori drejtimin e ekipit gjatë verës. /Telegrafi/

Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i parë për të cilët u kërkua paraburgimi?



Në Gjykatën Themelore në Prizren është duke u zhvilluar seanca për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre personave të dyshuar lidhur me rezultatet zgjedhore për kandidatët për deputet në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prizren, në seancën e parë të grupit prej 30 personash nga gjithsej 109 të ndaluar, ka kërkuar paraburgim vetëm për tre prej tyre, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kërkesa është parashtruar ndaj kryesuesit me inicialet A.K. nga Lëvizja Vetëvendosje, O.Sh. nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe V.B. nga subjekti politik BD/AKK.

Sipas informacioneve të “Betimi për Drejtësi”, A.K., në cilësinë e anëtarit të ekipit të numërimit në disa vendvotime, dyshohet se ka shtuar, hequr apo fshirë vota apo nënshkrime, duke regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve.

Si rrjedhojë, A.K. dyshohet se ka falsifikuar rezultatet zgjedhore në gjithsej 378 vota.

Ndërkaq, O.Sh. nga AAK dyshohet se, në cilësinë e kryesueses së komisionit, ka falsifikuar votat dhe rezultatet zgjedhore.

“Duke regjistruar në mënyrë të pasaktë votat apo rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, në cilësinë e kryesueses së komisionit në vendvotimin 2041/02, ka hequr 69 vota dhe ka shtuar 25 vota, në diferencë prej 94 votash; ndërsa në vendvotimin 2049/02 ka hequr 21 vota dhe ka shtuar 45 vota, në diferencë prej 66 votash…”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e prokurorisë.

Po ashtu, i dyshuari V.B. nga subjekti politik BD/AKK dyshohet se, në cilësinë e kryesuesit të komisionit, ka regjistruar në mënyrë të pasaktë votat apo rezultatet zgjedhore në dokumentet përkatëse.

“…në vendvotimin 2012/02 ka hequr 242 vota dhe ka shtuar 204 vota, në diferencë prej 466 votash; ndërsa në vendvotimin 2017/01 ka hequr 529 vota dhe ka shtuar 260 vota, në diferencë prej 789 votash…”, thuhet në shpjegimet e prokurorisë.

Në anën tjetër, prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës edhe me kërkesën për caktimin e masës së ndalimit edhe për 20 kryesues të tjerë, në tri seanca të ndara.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar më herët se të ndaluarit janë nga të gjitha partitë politike: pesë nga Lëvizja Vetëvendosje, shtatë nga Partia Demokratike e Kosovës, katër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, katër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një nga BD/AKK dhe një nga KDTP.

Ndërkaq, 86 komisionerët e tjerë pritet të lirohen pas përfundimit të masës së ndalimit policor prej 48 orësh.

A e dini cili është funksioni i këtij sinjali rrugor?



Në rrugët tona ky sinjal nuk gjendet, dhe nuk përdoret as në pjesën tjetër të Evropës.

Ai mund të gjendet vetëm në Amerikën e Jugut, më saktë në Argjentinë. Por cili është funksioni i tij?

Ky është një nga sinjalet paralajmëruese që përdoren për t’i informuar drejtuesit e automjeteve për një situatë të veçantë në rrugë që kërkon vëmendje të shtuar.

Forma e tij karakteristike, me dy shigjeta të kundërta dhe një trekëndësh (formë plumbi) midis tyre, ka një qëllim të qartë: të paralajmërojë shoferët për një pengesë që ndan dy korsitë e trafikut.

Kjo pengesë mund të jetë, për shembull, një ndarje fizike midis korsive, një barrierë ose një pjesë e rrugës ku dy korsitë nuk janë të njëjta.

Qëllimi kryesor i këtij sinjali është të stimulojë shoferët që të vozisin me kujdes të shtuar dhe të adaptojnë shpejtësinë sipas situatës në rrugë.

Ai u sugjeron drejtuesve të automjeteve të shmangin çdo manovër të rrezikshme, si kalimi i papritur në korsinë tjetër apo përpjekjet për të anashkaluar pengesën pa kontroll të duhur.

Në këtë mënyrë, sinjali ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe përmirëson sigurinë në rrugë, duke kujtuar se çdo ndryshim në rrugë duhet të trajtohet me shumë vëmendje.

Pra, edhe pse ky sinjal mund të duket i panjohur për shoferët në Evropë, funksioni i tij është i qartë: paralajmëron për një pengesë në rrugë, kërkon kujdes dhe sjell drejtim të sigurt të automjeteve në situata të rrezikshme. /Telegrafi/

Jennifer Lopez shfaqet me stil të guximshëm, gjatë një daljeje luksoze në Los Angeles



Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen këtë javë gjatë një daljeje për pazar në Los Angeles, ku u shfaq me një pamje të guximshme.

Artistja 56-vjeçare u pa në Beverly Hills e veshur me një fustan të zi me dekolte të thellë, të kombinuar me një xhaketë lëkure po ashtu të zezë.

Me flokët ngjyrë mjalti të kapura pas dhe syze dielli, Lopez ruajti stilin e saj karakteristik prej superylli, shkruan DailyMail.

Ajo e kompletoi pamjen me vathë të varur, çizme të zeza lëkure dhe një çantë luksoze Hermès, ndërsa zbriste nga një Cadillac SUV.

Në aspektin profesional, Jennifer Lopez ka dy projekte të reja që pritet të publikohen këtë vit: komedinë romantike “Office Romance” me Brett Goldstein dhe adaptimin e Netflix të trillerit “The Last Mrs. Parrish”.

Së fundmi, këngëtarja ka folur hapur edhe për jetën e saj sentimentale, duke theksuar se partneri i ardhshëm duhet ta pranojë dhe respektojë për gjithçka që është.

Pas divorcit nga Ben Affleck, i finalizuar në shkurt 2025, Lopez është shprehur se sot e sheh dashurinë me më shumë pjekuri dhe forcë. /Telegrafi/


Projektligji për mbrojtje nga duhani, Aliu: Është për ndërgjegjësim publik, jo për ndëshkim



Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se projektligji i ri për mbrojtje nga duhani parasheh masa për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe mbështetje për ndërprerjen e varësisë. Sipas tij, mesazhi që po e dërgojmë është se sistemi u ndihmon duhanpirësve të heqin dorë nga duhani, pa u stigmatizuar.

Ai sqaroi se parashihen obligime ligjore për zbatimin e programeve parandaluese për lënien e duhanit, këshillime dhe edukime, si dhe mbështetje e gjithanshme gjatë procesit të largimit nga kjo varësi.

“Varësia nga nikotina paraqet problem mjekësor dhe të shëndetit publik. Është e dëshmuar se parandalimi është më efektiv dhe më pak i kushtueshëm se trajtimi, prandaj qëllimi kryesor i këtij ligji nuk është ndëshkimi, por parandalimi i pasojave të dëmshme nga duhanpirja”, deklaroi Aliu.

Njëkohësisht, në kuadër të dispozitave ligjore janë përcaktuar qartë inspektoratet përgjegjëse, sanksionet për mosrespektim, si dhe roli i autoriteteve lokale në zbatimin e ligjit.

Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të siguruar transferimin e lojtarit të Barcelonës



Paris Saint-Germain thuhet se është i vendosur të sigurojë nënshkrimin e mesfushorit të Barcelonës, Dro Fernandez, sa më shpejt të jetë e mundur, me një marrëveshje verbale që është në fuqi prej ditësh.

Parisienët janë të etur të zmbrapsin pretendentë si Manchester City dhe Borussia Dortmund për lojtarin e ri.

Sipas gazetës Sport, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka hyrë drejtpërdrejt në negociata me presidentin e Blaugranave për të finalizuar nënshkrimin e 18-vjeçarit.

🚨 Le président du club, Nasser Al-Khelaïfi, a directement contacté Joan Laporta afin de négocier un transfert de Dro, sans passer par le paiement de sa clause libératoire.

(@sport) pic.twitter.com/Zu3upPO4yA
— Barça News (@BarcaNewsFRA) January 24, 2026

Pavarësisht klauzolës së lirimit prej gjashtë milionësh, Barcelona po negocion një tarifë pak më të lartë me parisienët për largimin e spanjollit.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, luajti një rol kyç në bindjen e Dros, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë me kryeqytetin francez deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Përfundojnë bisedimet e para trepalëshe SHBA-Ukrainë dhe Rusi



Bisedimet Ukrainë-Rusi përfunduan sot, thanë burime për Reuters.

Përfaqësuesit e të dyja vendeve po takoheshin me ndërmjetësit amerikanë në Abu Dhabit.

Ashtu si dje, shumë pak detaje janë bërë publike për bisedimet që u zhvilluan sot mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë.

Ata u fokusuan tek “elementet e pazgjidhura” të kuadrit të paqes të propozuar nga SHBA-ja, tha një zëdhënës i qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, duke iu referuar planit të hartuar fillimisht nga SHBA dhe Rusia, dhe më pas i modifikuar nga SHBA-ja dhe Evropa.

Bisedimet përfshinin “angazhim të drejtpërdrejtë” mes zyrtarëve të të dy vendeve dhe u zhvilluan në një “atmosferë konstruktive dhe pozitive”, shkruan skynews.

Kjo mund të sugjerojë se përfaqësuesit rusë dhe ukrainas ishin në të njëjtën dhomë, në vend që SHBA-ja të bënte ndërmjetësimin mes tyre, por deklarata nuk është përfundimtare.

Ndryshe, nuk dihet nëse dihet nëse do të ketë bisedime të reja mes palëve në ditët në vazhdim. /Telegrafi/

❌