❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomën e rrëfimit: E kisha vëlla të vogël, vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr



Një debat i rëndë mes dy banorëve të Big Brother VIP, Gimbos dhe Rogertit, ka eskaluar sot në tension të lartë brenda shtëpisë, duke prekur një temë jashtëzakonisht të ndjeshme.

Shkak për përplasjen u bë momenti kur Rogerti i kujtoi Gimbos tragjedinë e vdekjes së vëllait të Gjestit. Gazetari e pyeti DJ-në se si kishte ndodhur ngjarja, një veprim që e revoltoi Gimbos, i cili reagoi menjëherë duke theksuar se një tragjedi e tillë, sidomos ajo e një adoleshenti, nuk duhet të përdoret apo të përmendet në kuadër të lojës.

I prekur emocionalisht, Gimbo shpërtheu në lot dhe foli në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se kjo ngjarje i ka lënë pasoja të rënda shpirtërore. Ai theksoi se për të, ky rast ka qenë jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe se përmendja e tij në këtë mënyrë e ka lënduar thellë.

“Gjithçka mund tĂ« jetĂ« lojĂ«, vetĂ«m kjo jo. Mua mĂ« ka mbytur ky rast, mĂ« ka mbytur, mĂ« ka futur nĂ« dhe, mĂ« ka dĂ«rrmuar se e kam pasur vĂ«lla tĂ« vogĂ«l. E ky ma pĂ«rmend mua kĂ«tu. VetĂ«m zemra ime e di çfarĂ« ka hequr”, u shpreh Gimbo mes emocionesh tĂ« forta nĂ« rrĂ«fim.

Situata ka shkaktuar reagime të shumta edhe te banorët e tjerë, ndërsa publiku po e konsideron këtë debat si një nga momentet më të rënda emocionalisht të këtij edicioni. Mbetet të shihet nëse produksioni do të marrë masa pas kësaj përplasjeje, e cila ka kaluar kufijtë e lojës. /Telegrafi/

Kur qielli thotĂ« “jo”: UdhĂ«timi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nĂ«nshkrimit me Besiktasin



Kristjan Asllani ka përjetuar një situatë të pazakontë teksa ishte në rrugë drejt Turqisë për të finalizuar transferimin e tij te Bestiktasi.

Mesfushori shqiptar kishte arritur marrëveshje të plotë me klubin nga Stambolli, i cili gjithashtu kishte gjetur dakordësinë me Interin për huazimin e lojtarit, me opsion blerjeje përfundimtare.

Sipas planit fillestar, Asllani do tĂ« udhĂ«tonte mbrĂ«mjen e sĂ« enjtes drejt Stambollit, ndĂ«rsa tĂ« premten ishte paraparĂ« t’i nĂ«nshtrohej vizitave mjekĂ«sore pĂ«rpara nĂ«nshkrimit zyrtar tĂ« kontratĂ«s. MegjithatĂ«, njĂ« ngjarje e papritur nĂ« orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes ka ndryshuar axhendĂ«n e planifikuar.

Klubi i Besiktasit ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se fluturimi TK1876 nga Milano Malpensa për në Stamboll, në të cilin ndodhej Asllani, është anuluar për shkak të një problemi teknik.

Për pasojë, udhëtimi i mesfushorit shqiptar është shtyrë përkohësisht.

Nga klubi turk është bërë e ditur se informacionet shtesë lidhur me fluturimin alternativ dhe orarin e ri të mbërritjes së lojtarit në Stamboll do të publikohen sapo të finalizohen detajet.

Pavarësisht këtij incidenti teknik, marrëveshja mes palëve mbetet e pandryshuar dhe pritet që transferimi i Asllanit te Besiktasi të zyrtarizohet sapo të tejkalohen problemet logjistike./Telegrafi/

Gashi: Shpresoj se do tĂ« arrijmĂ« te njĂ« Kod Zgjedhor qĂ« do t’i pĂ«rmbushĂ« kriteret e tĂ« gjitha partive politike



Partitë politike kanë propozuar emrat për anëtarë të grupit të punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe të njëjtat i janë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i këtij dikasteri, Igor Filkov, ka premtuar së shpejti formimin e këtij trupi negociues.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, bisedimet do të zhvillohen në Kuvend me një dinamikë të shtuar.

“Shpresoj se shumĂ« shpejt do tĂ« formohet grupi punues, i cili besoj se do tĂ« punojĂ« me njĂ« dinamikĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar, do tĂ« punojĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« parimit tĂ« konsensualitetit, tĂ« gjithĂ« pĂ«rfshirjes, inkluzivitetit dhe duke qenĂ« kĂ«tu nĂ« Kuvend, duke u zhvilluar ky dialog, jam i bindur se do tĂ« arrijmĂ« te njĂ« Kod Zgjedhor, qĂ« do t’i pĂ«rmbushĂ« kriteret edhe tĂ« partive politike dhe tĂ« gjitha subjekteve tĂ« tjera tĂ« pĂ«rfshira nĂ« procesin zgjedhor", tha Gashi.

Kryeministrit Hristijan Mickoski mbetet që modeli zgjedhor nga gjashtë njësi të shkrihet në një njësi zgjedhore. VLEN-i në pushtet dhe BDI-ja kërkojnë lista të hapura, por ende nuk e kanë të kristalizuar qëndrimin për modelin zgjedhor.

Vjen reagimi i Zelenskyt pasi Trump tha se Putini pranoi ndaljen e sulmeve mbi qytetet ukrainase ‘pĂ«r njĂ« javë’



Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë Kievin dhe qytete të tjera nga sulmet ruse gjatë të ftohtit të dimrit.

Presidenti ukrainas shkroi për këtë në platformën e mediave sociale X, përcjell Telegrafi.

"Një deklaratë e rëndësishme nga presidenti Trump në lidhje me mundësinë e ofrimit të sigurisë për Kievin dhe qytete të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe ekstreme dimri", vuri në dukje Zelensky.

Presidenti theksoi rëndësinë e energjisë për jetën e ukrainasve dhe falënderoi partnerët për mbështetjen e tyre.

"Furnizimi me energji elektrike është një themel i jetës. Ne i vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të na ndihmuar të mbrojmë jetët. Faleminderit, President Trump!", theksoi Zelensky.

An important statement by @POTUS about the possibility of providing security for Kyiv and other Ukrainian cities during this extreme winter period. Power supply is a foundation of life. We value the efforts of our partners to help us protect lives. Thank you, President Trump! Our

— Volodymyr Zelenskyy / Đ’ĐŸĐ»ĐŸĐŽĐžĐŒĐžŃ€ Đ—Đ”Đ»Đ”ĐœŃŃŒĐșĐžĐč (@ZelenskyyUa) January 29, 2026

Ai shtoi se diskutimet mbi këto çështje u zhvilluan gjatë takimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

"Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ne presim që marrëveshjet të zbatohen", ka shtuar Zelensky.

Zelensky gjithashtu nënvizoi rëndësinë e hapave të deeskalimit për t'i dhënë fund luftës.

"Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës", theksoi ai.

Kujtojmë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte rënë dakord të mos bombardonte qytetet ukrainase për një javë gjatë periudhave të të ftohtit ekstrem. /Telegrafi/

Real Madridi ofron 100 milionë euro për yllin e Ligës Premier pas humbjes ndaj Benficës



Real Madridi ka vënë në shënjestër një yll të Ligës Premier pas humbjes ndaj Benficës, sipas raportimeve.

Skuadra madrilene humbi mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’u kualifikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« fazĂ«n e 1/8-ave tĂ« finales sĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve, pasi pĂ«soi njĂ« humbje befasuese nĂ« transfertĂ« ndaj ekipit tĂ« drejtuar nga Jose Mourinho.

Kjo humbje e detyron Real Madridin të zhvillojë dy ndeshje shtesë për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ku në raundin e ardhshëm do të përballet ose me Bodo/Glimt, ose sërish me Benficën.

Sipas raportimeve, disfata ka nxitur Real Madridin të reagojë edhe në afatin kalimtar, me përforcimet në mbrojtje që besohet se janë prioritet i presidentit të klubit, Florentino Perez.

Raportohet se madrilenĂ«t janĂ« “tĂ« dĂ«shpĂ«ruar” pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar lidershipin nĂ« repartin defensiv, gjĂ« qĂ« i ka shtyrĂ« tĂ« paraqesin njĂ« ofertĂ« prej 100 milionĂ« eurosh pĂ«r mbrojtĂ«sin e Tottenhamit, Cristian Romero, sipas Fichajes.

Argjentinasi shihet si pĂ«rforcimi ideal pĂ«r skuadrĂ«n e Real Madridit, megjithatĂ« mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se Tottenham do tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m tĂ« heqĂ« dorĂ« nga njĂ« lojtar kyç, me vetĂ«m pak ditĂ« tĂ« mbetura nga merkatoja dimĂ«rore.

MegjithatĂ«, raporti thekson se Real Madridi Ă«shtĂ« i bindur se dĂ«shira e Romeros pĂ«r t’u transferuar nĂ« “Santiago Bernabeu” mund tĂ« jetĂ« vendimtare pĂ«r Florentino Perez nĂ« arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje me klubin londinez.

Romero ia ka përkushtuar të ardhmen afatgjatë Tottenhamit në muajin gusht, duke nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2029, çka do të thotë se trajneri Thomas Frank nuk është nën presion për të larguar lojtarin që e ka emëruar kapiten.

Ai ishte lidhur fort me një transferim te Atletico Madridi, por kishte vendosur të qëndrojë në Londër./Telegrafi/

Deputetja britanike kërkon të takojë paqeruajtësit që shpëtuan dy vajza shqiptare në Kosovë më 1999



Katër paqeruajtës britanikë u shndërruan në simbol humanizmi dhe guximi në ditët e para të pasluftës në Kosovë, menjëherë pas nënshkrimit të dorëzimit të forcave serbe në qershor të vitit 1999.

Bëhet fjalë për Lain Laidlaw, Martin Calder, John Potts dhe Gary Robertson, të cilët vetëm një ditë pas mbërritjes në Kosovë, më 16 qershor 1999, shpëtuan dy vajza të reja shqiptare që ishin kapur nga paramilitarë serbë dhe po përgatiteshin të dhunoheshin seksualisht para familjarëve të tyre.

PĂ«r kĂ«tĂ« akt heroik, gazeta britanike The Mirror i kishte cilĂ«suar ata si “heronj”, duke e bĂ«rĂ« publik rastin vetĂ«m njĂ« ditĂ« pas ndĂ«rhyrjes sĂ« tyre vendimtare.

Pas më shumë se dy dekadash, kjo ngjarje është rikthyer sërish në vëmendje.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bĂ«rĂ« thirrje publike pĂ«r t’i gjetur dhe pĂ«r t’u takuar personalisht kĂ«ta katĂ«r ish-paqeruajtĂ«s.

“Ju lutem ndani: A keni shĂ«rbyer nĂ« KosovĂ« nĂ« vitin 1999? Po pĂ«rpiqem tĂ« gjej zotĂ«rinjtĂ« e mĂ«poshtĂ«m qĂ« shpĂ«tuan dy gra tĂ« reja nĂ« KosovĂ«â€, ka shkruar Kearns nĂ« thirrjen e saj.

GjatĂ« luftĂ«s sĂ« viteve 1998–1999, mbi 13 mijĂ« civilĂ« shqiptarĂ« u vranĂ«, rreth 20 mijĂ« gra dhe burra u dhunuan seksualisht, ndĂ«rsa mbi 1,600 persona vazhdojnĂ« tĂ« figurojnĂ« ende tĂ« zhdukur.

Rasti i shpëtimit të dy vajzave shqiptare nga paqeruajtësit britanikë mbetet një nga shembujt më të fuqishëm të ndërhyrjes humanitare dhe të rolit që forcat ndërkombëtare luajtën në mbrojtjen e civilëve në ditët më të errëta të historisë së Kosovës./Telegrafi.

Please share: Did you serve in Kosovo in 1999? I’m trying to find the following gentlemen who saved a pair of young women in Kosovo.

Sergeant Iain "Spike" Laidlaw

Corporal Martin "Jock" Calder

Lance Corporal John "Potts" Potts

Private Gary "Robbo" Robertson

Thank you for
 pic.twitter.com/x5BzSXcC4N
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 29, 2026

Mucunski: Këshilli i Evropës mori vendim për mbylljen e dialogut pas-monitorues me Maqedoninë



Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, njoftoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim për mbylljen e dialogut pas-monitorues me shtetin tonë, një proces që ishte hapur në vitin 2000.

Siç theksoi Mucunski, ky vendim përbën një njohje të rëndësishme institucionale për përparimin dhe përkushtimin e shtetit ndaj parimeve dhe standardeve të Këshillit të Evropës, si dhe një konfirmim të qartë të progresit të arritur në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve me vendet fqinje.

Ministri theksoi se meritë e veçantë për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi afatgjatë ka delegacioni maqedonas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i udhëhequr nga deputetet Marija Petrushevska dhe Ivanka Vasilevska, si dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Këshillit të Evropës.

Mucunski tha se ky vendim përfaqëson një sukses të rëndësishëm dhe një konfirmim të qartë të përkushtimit, profesionalizmit dhe efektivitetit të diplomacisë maqedonase në avancimin dhe mbrojtjen e vlerave themelore evropiane.

Dikur u pagua klauzola e tij prej 53 milionë euro - Werner tani befason me klubin e ri



San Jose Earthquakes kanë konfirmuar të enjten nënshkrimin e sulmuesit gjerman Timo Werner, në një kontratë shumëvjeçare.

Werner, i cili ka shënuar 115 gola në karrierën e tij, kishte rënë të largohej nga RB Leipzig, por tashmë do të jetë një pjesë kyçe e skuadrës së Konferencës Perëndimore në MLS.

Ai do të jetë te Earthquakes, të cilët po kalojnë një periudhë rindërtimi nën drejtimin e trajnerit dhe drejtorit sportiv Bruce Arena.

TIMO TIME đŸ—Łïž TIMO TIME đŸ—Łïž TIMO TIME đŸ—Łïž pic.twitter.com/Y5C7iJhmE3
— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) January 29, 2026


Përtej pritshmërive

Werner konsiderohet padyshim nënshkrimi më prestigjioz në historinë e klubit. Ndërsa Josef Martínez kishte ardhur në janar 2025 me një karrierë të pasur, Werner ka 57 paraqitje për Kombëtaren Gjermane dhe ka fituar Ligën e Kampionëve me Chelsea në vitin 2021.

Chelsea e kishte blerĂ« Timo Werner nga RB Leipzig pĂ«r rreth 53 milionĂ« euro nĂ« verĂ«n e vitit 2020, duke aktivizuar klauzolĂ«n e tij tĂ« lirimit pĂ«r t’ua siguruar shĂ«rbimet e sulmuesit gjerman.

Timo Werner is ⚫&đŸ””

A legend arrives. đŸ€© Welcome to @MLS, Timo. đŸ”„âŒšïž pic.twitter.com/ekeGKyRML3
— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) January 29, 2026


Mbyllet kapitulli te RB Leipzig

Werner është lidhur me një largim nga RB Leipzig prej kohësh, pas rënies në hirarki te klubi gjerman. Sulmuesi 29-vjeçar ishte rikthyer te Leipzig në 2022 me një kontratë katërvjeçare, por një huazim i dështuar te Tottenham vitin e kaluar dhe minuta të pakta lojë e bënë të pranojë largimin.

Kontrata e tij ishte parashikuar të skadonte në qershor, por Leipzig e ndërpreu atë më herët për të lehtësuar transferimin.

đŸ—Łïž A message from the player who chose San Jose. And believes in what’s next. âš«ïžđŸ”” pic.twitter.com/eFG2pTKLj8
— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) January 29, 2026


Arritja e Werner është një fitore e madhe për San Jose, që kishte nevojë për një lojtar të profilit të lartë për të rritur skuadrën. /Telegrafi/

Shefi i Pentagonit i thotë Trumpit se ushtria amerikane është e përgatitur për Iranin



Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, tha të enjten se ushtria amerikane do të jetë e përgatitur të zbatojë çfarëdo që presidenti Donald Trump vendos për Iranin, për të siguruar që Teherani të mos ndjekë zhvillimin e armëve bërthamore.

Me një forcë të madhe ushtarake amerikane të mbledhur në rajon, Hegseth u pyet nga Trump në një mbledhje të kabinetit për të komentuar mbi situatën.

"Ata nuk duhet të ndjekin zhvillimet bërthamore. Ne do të jemi të përgatitur të ofrojmë çfarëdo që ky president pret nga Departamenti i Luftës", ka thënë Hegseth, duke iu referuar riemërimit jozyrtar të Departamentit të Mbrojtjes nga administrata Trump.

Zyrtarët amerikanë thonë se Trump po shqyrton opsionet e tij, por nuk ka vendosur nëse do ta godasë Iranin.

Tensionet SHBA-Iran u rritën pas një shtypjeje të përgjakshme të protestave në të gjithë Iranin nga autoritetet e tij klerike në javët e fundit.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhyjë nëse Irani do të vazhdojë të vrasë protestues, por demonstratat në të gjithë vendin për privimet ekonomike dhe shtypjen politike janë zbutur që atëherë.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë nëse Teherani do të rifillojë programin e tij bërthamor pas sulmeve ajrore të qershorit nga forcat izraelite dhe amerikane në instalimet kryesore bërthamore.

Në anën tjetër, Irani të enjten u zotua për një "përgjigje shkatërruese" ndaj çdo sulmi.

NdĂ«rkohĂ«, presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump paralajmĂ«roi tĂ« mĂ«rkurĂ«n se njĂ« “armadĂ« masive” po shkon drejt Iranit dhe se “sulmi i ardhshĂ«m” i Uashingtonit do tĂ« ishte “shumĂ« mĂ« i keq” sesa bombardimi i AmerikĂ«s ndaj objekteve bĂ«rthamore dhe ushtarake tĂ« Iranit qershorin e kaluar.

“Ashtu si me VenezuelĂ«n”, SHBA-tĂ« “janĂ« tĂ« gatshme dhe tĂ« afta tĂ« pĂ«rmbushin me shpejtĂ«si misionin e tyre, me shpejtĂ«si dhe dhunĂ«, nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme”, shkroi Trump nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social.

CNN raportoi gjithashtu herĂ«t tĂ« enjten nĂ« mĂ«ngjes se Trump po shqyrton “njĂ« sulm tĂ« ri tĂ« madh” ndaj udhĂ«heqĂ«sve, institucioneve qeveritare dhe centraleve bĂ«rthamore tĂ« Iranit. /Telegrafi/

Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur



Një tjetër përplasje e ashpër është regjistruar mes Limit dhe Albës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke e tensionuar edhe më tej raportin mes tyre.

Këtë herë, sjellja e Limit ka qenë veçanërisht e rëndë, çka ka lënduar dukshëm Albën, raporton Klankosova.tv.

GjatĂ« njĂ« momenti debati, Limi iu drejtua AlbĂ«s me tone tĂ« ashpra, duke i kĂ«rkuar qĂ« tĂ« heshtte. “Mbylle atĂ« gojĂ« tĂ« qelbur, a kupton kur tĂ« them mbylle”, u shpreh ai, deklaratĂ« qĂ« shkaktoi reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nga Alba.

E prekur nga fjalĂ«t e tij, Alba iu pĂ«rgjigj duke thĂ«nĂ«: “Ngele duke mĂ« shajtĂ« nga tĂ« gjitha anĂ«t”, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« ajo ndihet e sulmuar verbalisht prej tij.

Situata mes dy banorëve duket se po përshkallëzohet dita-ditës, ndërsa përplasjet e vazhdueshme po ndikojnë edhe në klimën brenda shtëpisë.

Mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë pas kësaj sjelljeje, si dhe se çfarë pasojash mund të ketë ky debat për vijimësinë e tyre në lojë. /Telegrafi/

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë



Gazetari kroat, Domagoj Margetiq ka publikuar njĂ« dokument tĂ« ri qĂ« dĂ«shmon pjesĂ«marrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nĂ« “Sarajevo Safari” – vrasjen e civilĂ«ve tĂ« pafajshĂ«m nĂ« kryeqytetin e BosnjĂ« e HercegovinĂ«s.

Publikimi i dokumentit vjen pasi Vuçiq, disa ditĂ« mĂ« parĂ«, gjatĂ« njĂ« paraqitjeje nĂ« FTV, nĂ« lidhje me “Sarajevo Safari”, deklaroi se “e dini qĂ« po gĂ«njeni”.

“Nuk ka mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« dhe mĂ« profesionale gazetareske pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur fyerjeve tĂ« Vuçiqit sesa publikimi i edhe njĂ« dokumenti tjetĂ«r qĂ« dĂ«shmon pjesĂ«marrjen e tij nĂ« safari njerĂ«zore nĂ« SarajevĂ«n e kohĂ«s sĂ« luftĂ«s. Duke qenĂ« se nĂ« intervistĂ«n pĂ«r Federal TV mĂ« akuzoi edhe njĂ« herĂ« se po gĂ«njej, gjĂ« qĂ« u transmetua nga tĂ« gjitha mediat nĂ« rajon, asgjĂ« nuk e dĂ«shmon mĂ« mirĂ« se ky dokument se gĂ«njen pikĂ«risht Vuçiqi”, tha Margetiq.

Siç thekson ai, dokumenti i “NjĂ«sisĂ« çetnike tĂ« Novo SarajevĂ«s” me numĂ«r 72-08/92, i datĂ«s 23.08.1992, i nĂ«nshkruar nga komandanti i njĂ«sisĂ« Slavko Aleksiq, dĂ«shmon disa fakte tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe hap disa pyetje jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« rastin e safarive njerĂ«zore nĂ« SarajevĂ«n e kohĂ«s sĂ« luftĂ«s.

“Aleksandar Vuçiq edhe nĂ« intervistĂ«n e fundit propagandistike pĂ«r Federal TV ka pretenduar se kurrĂ« nuk ka mbajtur pushkĂ« mbi SarajevĂ« dhe se nuk ka qĂ«lluar. Ky dokument dĂ«shmon se Aleksandar Vuçiq po gĂ«njen. Me urdhrin nr. 72-08/92, komandanti Slavko Aleksiq i ka urdhĂ«ruar logjistikĂ«s sĂ« NjĂ«sisĂ« qĂ« Vuçiqit t’i vihet nĂ« pĂ«rdorim njĂ« pushkĂ«, konkretisht ‘Zastava M59/66’, e njohur gjerĂ«sisht si ‘papovka’. Kushdo qĂ« ka pasur ndonjĂ« lidhje me ushtrinĂ« ose ka shĂ«rbyer nĂ« UshtrinĂ« Popullore Jugosllave (JNA), Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i vetĂ«dijshĂ«m se nĂ« atĂ« incizim video mbi SarajevĂ«, Vuçiqi mban pikĂ«risht atĂ« model pushke”, deklaroi ai.

Ai shtoi se nĂ« atĂ« model “papovke” mund tĂ« montohet optikĂ« dhe se pushka Ă«shtĂ« shumĂ« precize, ndaj Ă«shtĂ« pĂ«rdorur gjerĂ«sisht edhe si pushkĂ« snajperi.

“PĂ«rveç kĂ«saj, edhe ky dokument, i cili qartazi Ă«shtĂ« hartuar pikĂ«risht nĂ« momentin e ardhjes sĂ« Aleksandar Vuçiqit nĂ« pozicionet pĂ«r gjueti tĂ« snajperit ndaj civilĂ«ve, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« pozicionet pĂ«r safari njerĂ«zore, nĂ« Varrezat Hebraike nĂ« SarajevĂ«, dĂ«shmon se pikĂ«risht Vuçiqi ishte i ngarkuar si udhĂ«rrĂ«fyes dhe shoqĂ«rues i mysafirĂ«ve tĂ« huaj qĂ« vinin pĂ«r safari njerĂ«zore. Krahas gjithĂ« sa u pĂ«rmend, ky dokument dĂ«shmon edhe njĂ« gjĂ« tjetĂ«r: lidhjen e Aleksandar Vuçiqit me Sigurimin ShtetĂ«ror tĂ« SerbisĂ«, i cili nĂ« atĂ« kohĂ« drejtohej nga Jovica Stanishiq, i dĂ«nuar pĂ«r krime lufte. KĂ«tĂ« e konfirmojnĂ« edhe informacione tĂ« tjera sipas tĂ« cilave Vuçiqi, nĂ« atĂ« periudhĂ«, gjatĂ« lĂ«vizjes si vullnetar nĂ«pĂ«r BosnjĂ« e HercegovinĂ« dhe gjatĂ« pjesĂ«marrjes aktive nĂ« rrethimin e SarajevĂ«s, pĂ«rdorte njĂ« letĂ«rnjoftim zyrtar tĂ« Sigurimit ShtetĂ«ror. Kjo, natyrisht, ngre pyetje tĂ« mĂ«tejshme se deri nĂ« çfarĂ« mase sigurimi ushtarak i SerbisĂ« e ka pĂ«rdorur Sheshelin, partinĂ« e tij SRS dhe kĂ«to njĂ«si si njĂ« degĂ« ilegale tĂ« DB-sĂ« pĂ«r punĂ« dhe detyra tĂ« pista?!”, pyeti Margetiq. /Telegrafi/

“Abstenuam kur Kosova kĂ«rkoi tĂ« pranohet nĂ« UEFA, kundĂ«rshtar i rrezikshĂ«m”, presidenti i FederatĂ«s Sllovake flet para pĂ«rballjes me “DardanĂ«t”



Presidenti i Federatës Sllovake të Futbollit Jan Kovacik thotë se Sllovakia ka abstenuar kur Kosova kishte kërkuar të bëhej pjesë e UEFA-s, ndërsa e ka vlerësuar përballjen si një sfidë mjaftë të rrezikshme.

“DardanĂ«t” do tĂ« jenĂ« mysafir i SllovakisĂ« nĂ« gjysmĂ«finalen e play-offit tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026, ndĂ«rsa kjo ndeshje ka filluar t’i frikĂ«sojĂ« sllovakĂ«t meqenĂ«se edhe janĂ« favorit.

Kovacik nĂ« njĂ« intervistĂ« sĂ« fundmi pĂ«r “sportnet” ka kujtuar kohĂ«n kur ishte i pranishĂ«m nĂ« kongresin, qĂ« Kosova u pranua nĂ« UEFA.

“Isha pjesĂ«marrĂ«s kur Kosova ishte pranuar si anĂ«tar i UEFA-s. E diskutuam sitautĂ«n me pĂ«rfaqĂ«suesit e shtetit sepse nuk dĂ«shironim tĂ« votonim ndryshe nga politikat tona. Komunikuam me MinistrinĂ« e Jashtme atĂ« kohĂ« dhe vendosĂ«m tĂ« abstenojmĂ«. Nuk votuam as pro as kundĂ«r”.

Ai ndër të tjera premtoi se do të parandalojë çdo problem që nuk lidhet me futbollin, me shpresën që Sllovakia ta eliminojë Kosovën.

“E shohim kĂ«tĂ« sfidĂ« si shumĂ« tĂ« rrezikshme. Nuk isha aspak i lumtur kur mĂ«sova se me cilin kundĂ«rshtar do tĂ« pĂ«rballemi nĂ« play-off. PĂ«rveç faktit qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kundĂ«rshtar i zgjuar nĂ« futboll, e kuptova qĂ« nĂ« momentin e parĂ« se çfarĂ« problemesh tĂ« tjera na presin dhe çfarĂ« mund tĂ« ndodhĂ«. Mendoj se nĂ« njĂ« masĂ« tĂ« madhe duhet ta marrim parasysh kĂ«tĂ«â€.

“Do tĂ« bĂ«jmĂ« çmos pĂ«r tĂ« parandaluar çdo problem jo-futbollistik qĂ« mund tĂ« lindĂ« nĂ« stadium. Gjithashtu po konsultohemi me njerĂ«z me pĂ«rvojĂ« nga Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme, me njerĂ«z qĂ« kanĂ« punuar nĂ« Ballkan. Shpresoj se do tĂ« kemi sukses”, deklaroi ai.

Kujtojmë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 mars prej orës 21:00./Telegrafi

Deputeti gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në 99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë



Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq, ka mbajtur një fjalim të fortë në Parlamentin gjerman, ku ka folur për ngjarjet në Kosovë në vitin 1999, duke theksuar se mijëra njerëz u bënë viktima të masakrave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Gjatë fjalimit, Ahmetoviq kritikoi ashpër përdorimin e vazhdueshëm të narrativit se bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 kanë krijuar një precedent, duke theksuar se ky diskurs po përdoret shpesh, madje edhe nga e djathta ekstreme, për të legjitimuar shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Ai theksoi se ky narrativ përdoret edhe në debatet aktuale në Bundestag, përfshirë diskutimet mbi politikën e jashtme të kancelarit federal, dhe paralajmëroi se një qasje e tillë rrezikon të relativizojë luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës.

“Sa herĂ« qĂ« e pĂ«rdorni kĂ«tĂ« narrativ, harroni viktimat e SrebrenicĂ«s tĂ« vitit 1995, sepse atĂ«herĂ« nuk pati ndĂ«rhyrje humanitare. Sa herĂ« qĂ« e pĂ«rdorni kĂ«tĂ« narrativ, harroni mbi tĂ« gjitha edhe viktimat nĂ« KosovĂ«. ShumĂ« mijĂ«ra njerĂ«z u bĂ«nĂ« viktima tĂ« masakrave tĂ« Millosheviqit”, deklaroi Ahmetoviq.

Ahmetoviq shtoi se ndërhyrja humanitare e vitit 1999, e mbështetur edhe nga Bundestagu gjerman, ishte vendimtare për të parandaluar përsëritjen e një gjenocidi në Ballkanin Perëndimor.

Ai akuzoi disa deputetë për mbrojtje të narrativëve që, sipas tij, janë kundër demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe mbrojtjen e figurave si Millosheviqi.

Për këtë fjalim, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka falënderuar publikisht deputetin Ahmetoviq, duke e vlerësuar qëndrimin e tij të qartë.

“Faleminderit, i dashur Adis, pĂ«r qĂ«ndrimin tĂ«nd tĂ« qartĂ« dhe fjalĂ«t e tua tĂ« drejtpĂ«rdrejta”, ka shkruar Ajeti./Telegrafi.

Cilat janë pasojat e vendimit të Kushtetueses për nënkryetarin e Kuvendit sipas juristëve



Organizatat e shoqërisë civile të cilat e monitorojnë punën e Kuvendit dhe ato me ekspertizë juridike, vlerësojnë se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, rreth zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, është i qartë, i bazuar në Kushtetutë dhe duhet të zbatohet pa asnjë dilemë.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ishte kryetar Kuvendit kur Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb, e ka kundërshtuar kategorikisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se e gjithë procedura është bërë duke e shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.

Përpos procedurave, Basha e ka vënë në pikëpyetje edhe kompetencën e Kushtetueses që të bëj interpretim të rregullores së Kuvendit.

Me komplet konstatimin e Bashës nuk pajtohen nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Hulumtuesi Gëzim Shala thotë se përmbajtja fillestare e aktgjykimit nuk është befasi, sepse konstaton se shumica nuk mund të vendosë se me cilin emër dëshiron të përfaqësohet pakica, në këtë rast komuniteti serb.

“ËshtĂ« kryetari i Kuvendit ai qĂ« e interpreton rregulloren e Kuvendit brenda seancĂ«s plenare mirĂ«po jo jashtĂ« saj nuk do tĂ« kishte fare kuptim qĂ« mĂ« pastaj çdo vendim qĂ« del nga Kuvendit i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« ishte i pa-atakueshsĂ«m. Kushtetuta, institucioni qĂ« bĂ«n interpretimin pĂ«rfundimtarĂ« tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« rastin konkret Ă«shtĂ« Gjykata Kushtetuese dhe qĂ« nromalisht i interpreton edhe aktet tĂ« cilat e implementojnĂ« njĂ« nen tĂ« caktuar”, ka thĂ«nĂ« Shala.

Mendim të ngjashëm me të ndajnë edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Aktgjykimi unĂ« besoj qĂ« ka rikonfirmuar edhe njĂ« herĂ« çështjen e propozuesit tĂ« nĂ«nkryetarit tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e komunitetit serb, por pa i shfuqizuar mekanizmat e deblokimit qĂ« ishin pĂ«rcaktuar paraprakisht. Andaj unĂ« konsideroj qĂ« ky vendim Ă«shtĂ« hapi i fundit drejt qartĂ«simit tĂ« plotĂ« tĂ« tĂ« gjitha çështjeve qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me konstituimin e Kuvendit, duke hequr vlerĂ«soj çdo dilemĂ« sa i pĂ«rket rrugĂ«s qĂ« duhet ndjekur pĂ«r funksionalizimin e institucioneve
”, ka thĂ«nĂ« Eugen Cakolli.

Ish-shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se edhe pas aktgjykimit mendon se në grupin e tyre nuk ka deputet që kanë votë për deputet të Listës Serbe, ndërkaq thirret në një aktgjykim tjetër të Kushtetueses i cili sipas saj thotë se në situata të jashtëzakonshme kur nuk zgjidhet nënkryetari, nuk mund të bllokohet puna e Kryesisë së Kuvendit./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti



Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit.

Nga këto vota të prekura, afërsisht 40 mijë u takojnë kandidatëve të Partisë Demokratike, rreth 15 mijë Vetëvendosjes, rreth 11 mijë Lidhjes Demokratike dhe rreth 4 mijë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, me gjithë vjedhjet brenda partiake, mandatet e deputetëve brenda partive, janë të njëjta. Dallaveret që dolën në pah përmes vjedhjes së votave të kandidatëve brenda partive, deri tash nxorën nga parlamenti i Kosovës vetëm deputetin turk, Fikrim Damkën, vendin e të cilit e ka zënë bashkëpartiaku i tij, Ergul Mazrek.

Manipulimi me vota ka ndodhur në dy forma, përmes shtimit të votave drejtpërsëdrejti në sistem nga numëruesit në rastet kur qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë dhe në marrjen e votave nga një kandidat e duke ia numëruar tjetrit, brenda partisë. E gjithë kjo bëri të nisin hetimet në disa komuna, ku shumë komisionarë e vëzhgues përfunduan edhe në paraburgim, ndërkohë që në gjithë këtë zhurmë asnjë nga deputetët, emrat e të cilëve kanë spikatur me dallime të mëdha në vota, ende nuk janë ftuar nga prokuroria, ndonëse nuk është përjashtuar mundësia për që edhe ata të jenë pjesë e intervistimeve.

GjatĂ« rinumĂ«rimit sĂ« fundmi tĂ« votave tĂ« PodujevĂ«s, Ă«shtĂ« identifikuar njĂ« numĂ«r i madh i votave qĂ« s’pĂ«rputhen me rezultatin e numĂ«rimit nĂ« fillim.

Kandidatit të Vetëvendosjes, Ejup Maqedoncit i janë hequr -404 vota. Nga e njëjta parti, vota u hoqën edhe deputetëve, Vendenis Lahut -378 vota, Adelina Stubllës -226 vota, e Albin Kurtit -96 vota.

Në radhët e Partisë Demokratike, kandidates Ditjona Statovci, i janë hequr 187 vota. Situatë e ngjashme me kandidatët e VV-së është edhe në Obiliq. Aty Gazmend Krasniqit i janë hequr -362 vota, Adelina Graincës -295 vota, e Enver Dugollit -106 vota.

Rinumërimi shënon sot ditën e 17-të, ndërsa nesër pritet të përmbyllet i tërë procesi i rinumërimit, megjithatë nuk dihet ende se kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t'i shpallë rezultatet përfundimtare.

Pas përfundimit të rinumërimit do të fillojnë afatet për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe në Gjykatën Supreme. Afate për ankesa do të ketë edhe pas përfundimit të këtyre procedurave dhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare./RTK

Gashi-Pamer: Austria ka mbështetur gjithmonë zhvillimin e vendit tonë



Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.

Gashi falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.

"Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer.
Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike, si dhe për rrugën europiane të vendit tonë. Falënderova Ambasadorin për kontributin e tij të çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e vendit", thuhet në njoftimin për media lëshuar nga kabineti i Gashit.

Kim Kardashian pyetet nëse bën punë shtëpia: Shkova në pazar për të blerë furnizime gjashtë vjet më parë



Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian kanë zbuluar se cilat punë shtëpie i bëjnë vetë.

Konkretisht, ato folën në podkastin "Khloe In Wonderland", dhe në atë rast Khloe filloi me një seri pyetjesh të quajtura "Kur ishte hera e fundit".

Ajo e pyeti Kimin se kur i kishte bërë për herë të fundit disa nga punët e saj të përditshme.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

"Mbaj mend që shkova në dyqan gjashtë vjet më parë, dhe para kësaj ndoshta përsëri 12 vjet më parë. Dua të dal për një shëtitje, kështu që do të shkoj përsëri. Shkoj në qendrat tregtare gjatë gjithë kohës, më pëlqen shumë kjo", tha ajo.

Më pas, Khloe e pyeti Kim-in se kur kishte pastruar me fshesë me korrent për herë të fundit, dhe ajo tha se i pëlqeu, por nuk e kishte bërë prej kohësh.

"Nuk jemi të paaftë, por mendoj se njerëzit mendojnë se kemi shërbëtorë ose dikë që punon për ne", tha ajo. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“JanĂ« tĂ« shkĂ«lqyer”, trajneri i Polissyas me fjalĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r Krasniqin dhe EmĂ«rllahun



Trajneri i Polissya Zhytomyr, Ruslan Rotan, ka folur me fjalë shumë pozitive për dy futbollistët e Kosovës, Ilir Krasniqin dhe Lindon Emërllahun, gjatë një interviste të gjatë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit elitar të Ukrainës.

Ish-futbollisti i njohur ukrainas ka theksuar se është i impresionuar me cilësitë futbollistike dhe njerëzore të dy lojtarëve, të cilët së fundmi iu bashkuan skuadrës që po garon për titullin kampion në Ukrainë.

Mesfushori Lindon Emërllahu u prezantua te Polissya në muajin dhjetor, pasi u transferua nga ClujI. Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e ekipit.

Pas tij, në radhët e Polissyas u bashkua edhe mbrojtësi Ilir Krasniqi, i cili kaloi nga Kolos Kovalivka, duke firmosur kontratë për tre vjet e gjysmë.

Rotan zbuloi se Krasniqi ishte ndjekur për një periudhë të gjatë nga stafi i klubit dhe se profili i tij përputhet plotësisht me kërkesat e ekipit, jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë të karakterit dhe lidershipit.

Ndërkohë, Emërllahu është vlerësuar si një transferim i suksesshëm i departamentit të skautimit, duke përmbushur të gjitha pritshmëritë e raportuara.

“E kemi ndjekur Ilir Krasniqin pĂ«r gati gjysmĂ« viti. I dimĂ« shumĂ« mirĂ« aftĂ«sitĂ« e tij, besoj se ky lojtar Ă«shtĂ« inteligjent nĂ« fushĂ«n e futbollit. Ai tashmĂ« ka bĂ«rĂ« njĂ« hap tĂ« madh pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« ekipin tonĂ« nĂ« rol kyç”.

“Para sĂ« gjithash, mĂ«nyra se si sillet nĂ« ekip - ai ka cilĂ«si lidershipi dhe inteligjencĂ«. Kjo sugjeron se ai ka njĂ« shans shumĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« luajtur pĂ«r ne. Lindon EmĂ«rllahu Ă«shtĂ« lĂ«vizje e bĂ«rĂ« nga departamenti i pĂ«rzgjedhjes”.

“Jemi tĂ« impresionuar me Lyndonin, gjithçka pĂ«rkon me raportet e skautĂ«ve. GjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« se kemi kĂ«ta profesionistĂ« nĂ« ekip qĂ« garojnĂ«, punojnĂ« 100 %, qĂ« dĂ«gjojnĂ« dhe qĂ« janĂ« thjesht njerĂ«z tĂ« shkĂ«lqyer dhe pozitivĂ«. I vlerĂ«sojmĂ« shumĂ« edhe vlerat e njeriut”, ka thĂ«nĂ« Rotan.

Krasniqi dhe Emërllahu pritet të kenë rol kyç te Polissya Zhytomyr në vazhdim të sezonit, teksa klubi synon objektiva madhorë në kampionatin ukrainas./Telegrafi/

"Guinness World Records" i jep dy tituj një talenti dyvjeçar në bilardo



NĂ« vetĂ«m 2 vjeç e 302 ditĂ«, Jude Owens bĂ«ri histori duke u bĂ«rĂ« djali mĂ« i ri qĂ« realizon njĂ« “bank shot” nĂ« bilardo dhe djali mĂ« i ri qĂ« fut njĂ« “double” nĂ« “snooker”.

Babai i tij, Luke Owens, e pĂ«rshkroi Juden si njĂ« “talent natyral” qĂ« u pĂ«rshtat me sportet me shkop pothuajse menjĂ«herĂ«.

Videot e tij që shpërndahen online kanë tërhequr vëmendjen e platformave të mëdha të rrjeteve sociale.

Kryeredaktori i Guinness World Records, Craig Glenday, e quajti arritjen “jashtĂ«zakonisht tĂ« veçantĂ«â€, duke theksuar se rekordet mund t’i thyejnĂ« tĂ« gjithĂ«, pavarĂ«sisht moshĂ«s.

Ndryshe, “Bank shot” nĂ« bilardo (dhe snooker) Ă«shtĂ« njĂ« lĂ«vizje ku topi goditet nga shkopi dhe mĂ« pas pĂ«rplaset nĂ« muret e bilardos para se tĂ« futet nĂ« vrimĂ«.

Pra, nuk futet direkt në vrimë, por përdor murin për të ndryshuar drejtimin e topit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Zuckerberg tregon sa miliardë njerëz përdorin të paktën një herë në ditë Facebook, Instagram ose WhatsApp



Meta përfundon 2025 me rezultate të forta dhe paralajmëron vit të madh për inteligjencën personale artificiale në 2026.

Mark Zuckerberg, CEO i Meta, ka ndarë raportin e fitimeve tremujore të kompanisë, duke theksuar performancën e fuqishme të biznesit në vitin 2025 dhe planet ambicioze për vitin 2026.

“Ne mbyllĂ«m 2025-n fuqishĂ«m, me mĂ« shumĂ« se 3.5 miliardĂ« njerĂ«z qĂ« pĂ«rdorin tĂ« paktĂ«n njĂ« nga aplikacionet tona çdo ditĂ«. Kjo pĂ«rfshin mĂ« shumĂ« se 2 miliardĂ« pĂ«rdorues aktivĂ« ditorĂ« nĂ« Facebook dhe WhatsApp, dhe pothuajse aq nĂ« Instagram”, tha Zuckerberg. Ai shtoi se rritja e biznesit u ndihmua nga kĂ«rkesa rekord gjatĂ« pushimeve dhe pĂ«rfitimet nga performanca e pĂ«rmirĂ«suar nga inteligjenca artificiale (AI).

Zuckerberg paralajmĂ«roi njĂ« “shfrytĂ«zim tĂ« madh tĂ« AI-sĂ«â€ nĂ« vitin 2026, duke premtuar produkte tĂ« reja dhe transformim tĂ« mĂ«nyrĂ«s se si punojmĂ«. Ai theksoi zhvillimet nĂ« inteligjencĂ«n personale, qĂ« do tĂ« kuptojĂ« kontekstin unik tĂ« pĂ«rdoruesve — historinĂ«, interesat, pĂ«rmbajtjen dhe marrĂ«dhĂ«niet e tyre — duke krijuar pĂ«rvoja shumĂ« mĂ« personale dhe tĂ« personalizuara.

Meta po punon gjithashtu pĂ«r integrimin e modeleve tĂ« mĂ«dha gjuhĂ«sore me sistemet e rekomandimeve nĂ« Facebook, Instagram, Threads dhe reklamat, duke synuar tĂ« tregojĂ« pĂ«rmbajtje qĂ« ndihmon njerĂ«zit tĂ« arrijnĂ« qĂ«llimet e tyre personale. NĂ« fushĂ«n e tregtisĂ«, Zuckerberg tha se “mjetet e reja tĂ« blerjeve me ndihmĂ«n e AI-sĂ« do tĂ« lejojnĂ« pĂ«rdoruesit tĂ« gjejnĂ« produktet perfekte nĂ« katalogun e bizneseve”.

Zhvillimet e reja pĂ«rfshijnĂ« formate tĂ« reja pĂ«rmbajtjeje mĂ« tĂ« pasura dhe mĂ« interaktive, si dhe “syze inteligjente” qĂ« mund tĂ« shohin, dĂ«gjojnĂ«, flasin dhe ndihmojnĂ« pĂ«rdoruesit nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme. Shitjet e syzeve tĂ« Meta-s u trefishuan vitin e kaluar, duke i bĂ«rĂ« ato njĂ« nga pajisjet elektronike mĂ« tĂ« shpejta nĂ« rritje nĂ« histori.

Për Reality Labs, fokusi kryesor do të jetë tek syzet dhe pajisjet e veshshme, ndërsa Horizon synon të bëhet një sukses masiv në mobile dhe VR të jetë një ekosistem fitimprurës në vitet në vijim.

Zuckerberg gjithashtu njoftoi Meta Compute, një iniciativë për të përmirësuar infrastrukturën e kompanisë dhe për të siguruar inteligjencë personale për miliarda njerëz dhe biznese në mbarë botën.

Ai pĂ«rfundoi se “2026 do tĂ« jetĂ« viti kur AI do tĂ« ndryshojĂ« rrĂ«njĂ«sisht mĂ«nyrĂ«n se si punojmĂ«. Ne po investojmĂ« nĂ« mjetet AI pĂ«r individĂ«t nĂ« Meta, duke i ndihmuar ata tĂ« arrijnĂ« mĂ« shumĂ« dhe tĂ« japin ndikim tĂ« madh pĂ«r miliarda njerĂ«z nĂ« botĂ«. Ky vit do tĂ« jetĂ« i madh pĂ«r inteligjencĂ«n personale artificiale dhe zhvillimin e ardhshĂ«m tĂ« kompanisĂ« sonĂ«â€. /Telegrafi/

❌