❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

OrbĂĄn thotĂ« se BE dhe Ukraina i kanĂ« “shpallur luftĂ«â€ HungarisĂ«



Kryeministri hungarez Viktor Orbån ka pohuar se Brukseli dhe Kievi i kanë "shpallur luftë" Hungarisë, pasi Politico postoi një artikull që përshkruante planet për "pranimin paraprak" të Ukrainës në BE, përpara se të përfundonin të gjitha hapat zyrtarë të procesit standard të pranimit, dhe për masat për të kapërcyer veton e Hungarisë.

Orbån e përshkroi Politico-n si "botimin zyrtar të elitës brukseliane" dhe idetë e përshkruara në artikull si "planin më të fundit të luftës".

"Ky plan i ri është një deklaratë e hapur lufte kundër Hungarisë. Ata shpërfillin vendimin e popullit hungarez dhe janë të vendosur të largojnë qeverinë hungareze me çdo mjet të nevojshëm. Ata duan që Partia Tisza të vijë në pushtet, sepse atëherë nuk do të ketë më veto, asnjë rezistencë dhe asnjë qëndrim jashtë konfliktit të tyre", shtoi ai.

Orbån theksoi se hungarezët "duhet t'i ndalojnë ata në kutitë e votimit" në prill, transmeton Telegrafi.

"Fidesz është e vetmja forcë që qëndron midis Hungarisë dhe sundimit brukselian dhe e vetmja garanci e sovranitetit hungarez", tha ai.

Artikulli i Politico diskuton një ide të paprecedentë: "pranimin paraprak" të Ukrainës në BE paraprakisht, me anëtarësim të pjesshëm në BE që në vitin 2027, por pa zbutur kërkesat mbi parimet themelore.

Ai gjithashtu përshkruan "planet A, B dhe C" brenda BE-së për t'iu përgjigjur refuzimit kategorik të Hungarisë për të mbështetur vendimet procedurale mbi integrimin e mëtejshëm evropian të Ukrainës; plani parësor supozon se Orbån do të humbiste zgjedhjet e prillit.

Ndërkohë, udhëheqësi i opozitës Tisza, Péter Magyar, tha se ekipi i Orbån po përgatitej ta shantazhonte atë duke bërë publike video intime të tij të regjistruara me anë të kamerës së fshehtë dhe këmbënguli se ai nuk sheh asnjë "material kompromentues" në to.

Partia Tisza e Hungarisë kryesoi një sondazh të janarit me 8 pikë përqindjeje mbi partinë Fidesz të kryeministrit Viktor Orbån dhe një tjetër me 10 pikë. /Telegrafi/

The Brusselian elite's official publication, Politico, has published Brussels’ and Kyiv’s latest war plan, the five-point Zelenskyy plan. They have decided that Ukraine will be admitted to the Union as early as 2027.

This new plan is an open declaration of war against Hungary.

— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) February 11, 2026

Protesta e PD para Kryeministrisë, reagon Rama: E vetmja parti në botën demokratike që ushtron dhunë



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike të martën e 10 shkurtit.

NĂ« njĂ« reagim nĂ« “X”, Rama kĂ«rkon qĂ« tĂ« vihet drejtĂ«si pĂ«r policĂ«t e plagosur dhe tĂ« ndĂ«shkohen ata qĂ« hodhĂ«n sende piroteknike, tĂ« cilat i quan si “armĂ« me kapacitet vdekjeprurĂ«s.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!

Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!

Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon
 pic.twitter.com/GUceunmNl1
— Edi Rama (@ediramaal) February 11, 2026

Mishetiq: Selimi ka spekuluar se Thaçi ka pasur lidhje me komunikatĂ«n 59, trupi gjykues s’duhet ta pĂ«rdorĂ« si provĂ«



Avokati Luka Mishetiq tha se pĂ«r klientin e tij, Hashim Thaçin, nuk ka pasur prova qĂ« e lidhin atĂ« me komunikatat apo deklaratat publike tĂ« UÇK-sĂ«.

MegjithatĂ«, ai tha se janĂ« dy prova qĂ« e bĂ«jnĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« e qĂ« njĂ«ra Ă«shtĂ« njĂ« deklaratĂ« e Rexhep Selimit pĂ«r ProkurorinĂ« lidhur me komunikatĂ«n 59, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”.

“ZPS-ja arrin tĂ« citojĂ« vetĂ«m dy prova pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur pretendimin e tyre se Hashim Thaçi ka pasur rol nĂ« pĂ«rgatitjen e komunikatave. E para; Ă«shtĂ« njĂ« intervistĂ« qĂ« ka dhĂ«nĂ« Rexhep Selimi pĂ«r ZPS-nĂ« ku ai pretendon se Hashim Thaçi ka pasur njĂ«farĂ« lidhje me komunikatĂ«n 59. Pretendimet e Selimit nuk mund tĂ« merren parasysh pĂ«r shumĂ« arsye”, tha Mishetiq.

Madje, Mishetiq tha se pĂ«r ProkurorinĂ«, Selimi ka thĂ«nĂ« qĂ« nuk ka pasur dijeni se kush i hartonte komunikatat e UÇK-sĂ«.

“Thjesht ka hamendĂ«suar. Dhe mbi tĂ« gjitha pretendimet e tij pĂ«r komunikatĂ«n 59 janĂ« tĂ« pakonfirmuara dhe Thaçi nuk ka pasur asnjĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« kontestojĂ« dĂ«shminĂ« e zotit Selimi kur janĂ« bĂ«rĂ« kundĂ«rpyetjet nĂ« lidhje me kĂ«tĂ«â€, tha ai.

Rrjedhimisht, Mishetiq tha se sipas rregullave, trupi gjykues nuk duhet ta përdorë këtë provë kundër Thaçit.

Në dosjen e tij përfundimtare, Selimi sipas Mishetiqit, ka pranuar se nuk ka pasur dijeni se kush i ka hartuar komunikatat dhe thjesht ka spekuluar në intervistën për ZPS-në.

Ndërsa, prova e dytë, sipas Mishetiq, që lidhet me këtë pjesë është një pjesë e librit të shkruar nga Nuhi Bytyqi.

Mishetiq: Thaçi s’i kontrollonte deklaratat publike tĂ« UÇK-sĂ«

(PĂ«rditĂ«suar, ora 12:20)- Luka Mishetiq, avokati i cili pĂ«rfaqĂ«son Hashim Thaçin tha se gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« luftĂ«s, i mbrojturi i tij nuk i kontrollonte deklaratat publike tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK).

“Thaçi nuk kontrollonte deklaratat publike tĂ« UÇK-sĂ«â€, tha ai, duke pĂ«rmendur njĂ« dĂ«shmi tĂ« njĂ« dĂ«shmitari i cili kishte thĂ«nĂ« se ndonĂ«se Thaçi i kishte thĂ«nĂ« tĂ« mos fliste me medie, ai e kishte bĂ«rĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«.

“Kjo tregon se Thaçi nuk mund ta kontrollonte se çfarĂ« bĂ«nin ushtarĂ«t e UÇK-sĂ« nĂ« terren”, tha tutje avokati, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“.

Ai shtoi se s’ka asnjĂ« informacion qĂ« Thaçi tĂ« ketĂ« mbikĂ«qyrur shpĂ«rndarjen e informacioneve publike.

“NĂ« veçanti ZPS nuk ka vĂ«rtetuar mĂ« tej pĂ«rtej dyshimit tĂ« arsyeshĂ«m se Hashim Thaçi ka pasur ndonjĂ« pĂ«rfshirje nĂ« pĂ«rgatitjen e komunikatave, deklaratave publike. AsnjĂ« dĂ«shmitarĂ« nuk ka dhĂ«nĂ« dĂ«shmi nĂ« lidhje me kĂ«tĂ«. AsnjĂ« prej librave tĂ« shumtĂ«, dorĂ«shkrimeve, shĂ«nimeve artikujve nĂ« gazeta apo dokumente tĂ« tjera nuk pĂ«rmbajnĂ« qoftĂ« prova dytĂ«sore lidhur me faktin qĂ« Hashim Thaçi tĂ« ketĂ« hartuar komunikatat ose deklaratat politike”, tha Luka Mishetiq gjatĂ« deklaratĂ«s sĂ« tij pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« kĂ«tĂ« rast gjyqĂ«sor.

Megjithatë, ai shtoi se janë vetëm dy prova që e implikojnë Thaçin në këtë çështje.

Përpara kësaj, Mishetiq tha se Prokuroria nuk ka vërtetuar se Thaçi ka qenë drejtues i Drejtorisë Politike përpara nëntorit të 1998-ës.

“ZPS-ja nuk ka vĂ«rtetuar se pĂ«rtej dyshimit tĂ« arsyeshĂ«m se Thaçi ka qenĂ« drejtues i DrejtorisĂ« Politike apo tĂ« informimit pĂ«rpara nĂ«ntorit 1998 kur u bĂ« edhe kreu i DrejtorisĂ« Politike. Ka prova qĂ« Thaçi ka qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«nie me publikun dhe media pĂ«rpara nĂ«ntorit tĂ« ’98-Ă«s por Prokuroria nuk e jep asnjĂ« provĂ« tĂ« besueshme qĂ« ai ka qenĂ« drejtuesi apo kreu i ndonjĂ« drejtorie tĂ« caktuar nĂ« UÇK qoftĂ« politike apo e informimit, dhe nuk ka asnjĂ« provĂ« qĂ« Thaçi tĂ« ketĂ« kontrolluar apo tĂ« ketĂ« mbikĂ«qyrur se çfarĂ« thonin apo publikonin tĂ« tjerĂ«t nĂ« UÇK”, tha Mishetiq.

Ndonëse Prokuroria e kishte qujatur Qeverinë e Përkohshme të Kosovës si mekanizëm për ta zgjeruar ndikimin në Kosovë. Mishetiq argumentoi se ky institucion është krijuar gjatë bisedimeve dhe dakordimeve mes delegacionit shqiptar, ndërkohë sa Thaçi ishin në Rambuje. Ndërsa, në atë, ka qenë e paraparë edhe pjesëmarrja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, të cilët u tërhoqën nga pjesëmarrja. /Betimi për Drejtësi/

Interi e bën prioritet transferimin e Vicarios, por problem mbetet çmimi



Interi po planifikon tashmë sezonin 2026-27 dhe objektivi kryesor për portën është Guglielmo Vicario, i kombëtares italiane.

37-vjeçari Yann Sommer pritet tĂ« largohet pas skadimit tĂ« kontratĂ«s nĂ« qershor, dhe Interi nuk do t’i ofrojĂ« rinovim, duke lĂ«nĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r njĂ« pasardhĂ«s me eksperiencĂ« nĂ« Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi ka ndjekur Vicarion pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ« dhe e konsideron prioritet pĂ«r verĂ«n e ardhshme.

Portieri italian, aktualisht te Tottenham, do të kishte interes për një rikthim në Gadishull nëse do të vinte një ofertë nga një klub i madh italian, megjithëse deri tani ndihet ende i kënaqur në Angli.

MegjithatĂ«, garĂ« mund tĂ« krijojĂ« Juventusi, qĂ« gjithashtu e ka vĂ«zhguar portierin. Çështja kryesore pĂ«r Interin mbetet çmimi: Tottenham pritet tĂ« kĂ«rkojĂ« tĂ« paktĂ«n 25 milionĂ« euro pĂ«r Vicarion, shifĂ«r qĂ« mund tĂ« komplikojĂ« negociatat.

Derby i ardhshĂ«m i D’Italia nĂ« San Siro mes Interit dhe Juventusit tĂ« shtunĂ«n do tĂ« jetĂ« jo vetĂ«m njĂ« sfidĂ« nĂ« fushĂ«, por edhe njĂ« shenjĂ« pĂ«r rivalitetin qĂ« mund tĂ« vijĂ« nĂ« merkato. /Telegrafi/

Dosjet e fshehta të Epsteinit - kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të ndjerë?



Identiteti i gjashtë personave që në dosjet për Jeffrey Epsteinin ishin përmendur si bashkëpunëtorë potencialë, por me emra të fshehur, tani janë zbuluar.

Informacionin e ka publikuar kongresisti Ro Khanna, demokrat nga Kalifornia, duke treguar se bëhet fjalë për Salvatore Nuarin, Zurab Mikeladze, Leonicu Leonov, Nicola Caputo, Sultan Ahmed bin Sulayem dhe miliarderin dhe sipërmarrësin Leslie Wexner.

Khanna dhe kongresisti republikan Thomas Massie nga Kentucky akuzuan Departamentin Amerikan të Drejtësisë (DOJ) se ka fshehur në mënyrë të papërshtatshme këto informacione nga publiku, raporton Newsweek.

“Pyetja ime Ă«shtĂ« pse Thomas Massie dhe unĂ« duhej tĂ« shkonim personalisht nĂ« Departamentin e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« emrat e kĂ«tyre gjashtĂ« personave tĂ« bĂ«heshin publikĂ«â€, tha Khanna gjatĂ« njĂ« diskutimi nĂ« DhomĂ«n e PĂ«rfaqĂ«suesve dhe shtoi se “nĂ«se ne zbuluam gjashtĂ« emra qĂ« ata i fshehnin nĂ« dy orĂ«, imagjinoni sa persona tĂ« tjerĂ« mund tĂ« fshehin nĂ« tre milionĂ« dokumente”.

Departamenti i Drejtësisë së fundmi ka publikuar më shumë se tre milion faqe dokumentesh, si dhe mijëra fotografi dhe video nga hetimet lidhur me Jeffrey Epsteinin, financierin dhe të dënuarin për krime seksuale që në vitin 2019 kreu vetëvrasje në burg ndërsa priste gjykimin për trafikim njerëzish për qëllime seksuale.

Megjithëse autoritetet thonë se me këtë kanë përmbushur detyrimet sipas Ligjit për transparencën e dosjeve të Epsteinit, diskutimi vazhdon për atë se cilat të dhëna janë të censuruara, për cilat arsye dhe nëse do të jetë e nevojshme publikimi i mëtejshëm i dokumenteve.

ÇfarĂ« dihet deri tani

Khanna dhe Massie kanë kërkuar nga DOJ publikimin e plotë të të gjitha dokumenteve që lidhen me Epsteinin, duke pretenduar se departamenti shkel Ligjin për transparencën. Sipas tyre, gjashtë emrat e publikuar konsiderohen bashkëpunëtorë potencialë.

Emri mĂ« i njohur nĂ« listĂ« Ă«shtĂ« Leslie Wexner, miliarderi dhe themeluesi i kompanisĂ« L Brands, qĂ« pĂ«rfshin markat e njohura globalisht si Victoria’s Secret dhe Bath & Body Works.

“UnĂ« nuk shoh asnjĂ« dispozitĂ« nĂ« ligj qĂ« lejon qĂ« emrat e kĂ«tyre burrave tĂ« censurohen”, tha Massie pĂ«r gazetarĂ«t dhe shtoi se “bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« listĂ« prej njĂ«zet personash. Maxwell dhe Epstein janĂ« pĂ«rmendur, ndoshta edhe njĂ« ose dy persona tĂ« tjerĂ«, dhe tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t janĂ« tĂ« fshehur”.

Massie shtoi se kĂ«ta emra “ndoshta janĂ« tĂ« implikuar”, duke pĂ«rmendur se njĂ« person thuhet tĂ« ketĂ« njĂ« pozicion tĂ« lartĂ« nĂ« njĂ« qeveri tĂ« huaj.

“NjĂ«ri tjetĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« person shumĂ« i shquar”, shtoi Khanna.

Sipas tij, shqetĂ«sim shtesĂ« paraqet fakti qĂ« shumĂ« pjesĂ« tĂ« dosjeve janĂ« ende tĂ« censuruara. Ai gjithashtu deklaroi se DOJ duket se ka “censuruar masivisht” tĂ« gjitha emrat e grave, çka ka hapur pyetje tĂ« reja pĂ«r pjesĂ«marrĂ«sit e mundshĂ«m nĂ« rrjetin e Epsteinit.

Sfonde politike dhe roli i Trumpit

Para miratimit të Ligjit për transparencën e dosjeve të Epsteinit në nëntor, presidenti amerikan, Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës së tij shfaqnin skepticizëm për publikimin e plotë të dokumenteve. Shtëpia e Bardhë dhe DOJ ishin të rezervuar në fillim, por më vonë Trump ndryshoi qëndrim dhe nënshkroi ligjin.

Zëvendës-prokurori amerikan, Todd Blanche deklaroi muajin e kaluar se DOJ nuk po përpiqet të mbrojë Trumpin gjatë publikimit të dokumenteve. Trump ka mohuar disa herë çdo lidhje me veprimet penale të Epsteinit dhe kurrë nuk është akuzuar në këtë rast.

Analiza e New York Times tregoi se në dokumentet e publikuara, Trump, Melania Trump, klubi Mar-a-Lago i Trumpit dhe temat e lidhura përmenden më shumë se 38 mijë herë. Këto referenca nuk implikojnë përgjegjësi penale dhe përfshijnë artikuj gazetaresk, diskutime të brendshme të DOJ, ditarë fluturimesh, email-e dhe informacione të pa verifikuara.

Duket gjithnjë e më shumë se Departamenti i Drejtësisë mund të detyrohet të publikojë informacion shtesë, përfshirë emra të mëparshëm të fshehur të bashkëpunëtorëve potencialë. Ende nuk është e qartë se cilat të dhëna mbrohen dhe për cilat arsye, gjë që ka shtuar presionin publik dhe politik për transparencë të plotë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rashiq kërkon nga Lista Serbe të deklarohet për integrimin e institucioneve serbe, Bislimi paralajmëron javë kyç



Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit i ka bërë thirrje Listës Serbe që të deklarohet dhe të tregojë se çfarë është pajtuar konkretisht lidhur me integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë, të cilat funksionojnë në sistemin e Serbisë, si dhe kush ka zhvilluar negociatat dhe në emër të kujt.

“NĂ«se nuk ka marrĂ«veshje, atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e papĂ«rgjegjshme, madje edhe mashtruese, tĂ« paraqitesh si mbrojtĂ«s politik i popullit serb, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nuk ofrohet asnjĂ« zgjidhje konkrete”, thuhet nĂ« reagim, ku vlerĂ«sohet se heshtja e ListĂ«s Serbe “nuk Ă«shtĂ« e rastĂ«sishme”, shkruan Evropa e LirĂ«.

“Kjo sjellje e tillĂ« e thellon pasigurinĂ«, frikĂ«n dhe ndjenjĂ«n e braktisjes institucionale”, thuhet nĂ« reagimin e partisĂ« sĂ« Rashiqit.

Ndryshe, Rashiq në zgjedhjet e fundit, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ka fituar një mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Serbe ka siguruar nëntë mandate.

Ai ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi Lista Serbe i braktisi institucionet në vitin 2022, ndërsa pritet që të jetë pjesë edhe e Qeverisë së re që do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, më 10 shkurt ka deklaruar se pesë deri në gjashtë javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për integrimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, duke theksuar se të gjithë duhet të jenë konstruktivë lidhur me këtë çështje.

Bislimi, në një intervistë për transmetuesin publik të Kosovës në gjuhën serbe, RTK2, tha se ekzekutivi kosovar i ka ftuar kryetarët aktualë të komunave me shumicë serbe në një takim të premten, ndërsa deri më tani pjesëmarrjen e ka konfirmuar vetëm njëri.

“Do tĂ« ishte mirĂ« qĂ« kryetarĂ«t e komunave nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« tregojnĂ« sa mĂ« shumĂ« pĂ«rgjegjĂ«si, sepse mirĂ«qenia e qytetarĂ«ve tĂ« tyre varet nĂ« masĂ« tĂ« madhe nga qasja qĂ« do tĂ« kenĂ« nĂ« javĂ«t e ardhshme”, Ă«shtĂ« shprehur Bislimi.

DhjetĂ« komunat me shumicĂ« serbe nĂ« KosovĂ« – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Graçanica, ShtĂ«rpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe NovobĂ«rda – udhĂ«hiqen nga kryetarĂ« tĂ« ListĂ«s Serbe, partisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, e cila gĂ«zon mbĂ«shtetjen e Beogradit.

Radio Evropa e LirĂ« i Ă«shtĂ« drejtuar kĂ«saj partie me pyetjen nĂ«se kryetarĂ«t e komunave me shumicĂ« serbe do t’i pĂ«rgjigjen ftesĂ«s sĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ« pĂ«r takim lidhur me integrimin e shĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe arsimit.

NdĂ«rkohĂ«, mĂ« 10 shkurt, rektori Nebojsha Arsiq ka deklaruar se Universitetit nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut – i cili funksionon sipas sistemit tĂ« SerbisĂ« – i Ă«shtĂ« dorĂ«zuar njĂ« shkresĂ« nga Universiteti i PrishtinĂ«s, sipas sĂ« cilĂ«s Fakulteti i Shkencave Teknike po e shfrytĂ«zon objektin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme dhe se brenda 30 ditĂ«sh duhet ta lirojĂ« atĂ« ose tĂ« fillojĂ« rregullimin e pĂ«rdorimit.

Arsiq ka thĂ«nĂ« pĂ«r portalin Kossev se Fakulteti i Shkencave Teknike nuk funksionon brenda sistemit juridik tĂ« KosovĂ«s dhe se nuk ka mundĂ«si t’i pĂ«rgjigjet kĂ«tij kĂ«rkese nĂ« mĂ«nyrĂ« institucionale, por se lidhur me hapat e mĂ«tejmĂ« po “pres udhĂ«zime”.

Radio Evropa e Lirë u është drejtuar rektorateve të universiteteve në Mitrovicë të Veriut dhe në Prishtinë me kërkesë që të ofrojnë më shumë detaje lidhur me këto pretendime, por nga këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.

Njoftimi për fillimin e integrimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore përkon me fillimin e zbatimit të fazës së parë të aplikimit të plotë të Ligjit për të huajt, e cila do të zgjasë deri më 15 mars dhe parasheh një periudhë informimi.

Zbatimi i plotë i këtij ligji mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve serbe shëndetësore dhe arsimore, pasi të gjithë ata që nuk kanë dokumente kosovare duhet të posedojnë leje pune ose licencë për punë, për të cilën kërkesa parashtrohet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.

Po ashtu, punonjësit e Universitetit në Mitrovicë të Veriut që vijnë nga Serbia ose nga vende të tjera të rajonit do të duhej të kenë leje të përkohshme qëndrimi dhe të përmbushin kushte të tjera të përcaktuara me ligj, varësisht nga qëllimi i qëndrimit.

Në praktikë, marrja e lejes së punës ose për shkollim mund të jetë problematike, pasi Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, të cilat i konsideron paralele dhe ilegale.

Bislimi ka theksuar se problemi nuk qĂ«ndron te zbatimi i ligjit, por se institucionet serbe duhet tĂ« “legalizohen” brenda sistemit juridik tĂ« KosovĂ«s.

PĂ«r kĂ«tĂ« çështje ka reaguar edhe Zyra pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ«, duke vlerĂ«suar se institucionet serbe tĂ« arsimit dhe shĂ«ndetĂ«sisĂ« janĂ« “vetĂ« thelbi” i Asociacionit tĂ« komunave me shumicĂ« serbe, pĂ«r tĂ« cilin Kosova dhe Serbia janĂ« pajtuar qĂ« ta formojĂ« gjatĂ« negociatave nĂ« Bruksel.

“Beogradi mbetet i hapur pĂ«r bisedime dhe pret angazhim tĂ« shtuar tĂ« Bashkimit Evropian dhe tĂ« Brukselit nĂ« gjetjen e zgjidhjeve tĂ« qĂ«ndrueshme qĂ« do tĂ« respektonin marrĂ«veshjet ekzistuese dhe tĂ« drejtat e popullit serb nĂ« KosovĂ« dhe Metohi”, tha Zyra pĂ«r KosovĂ«n.

Palët u pajtuan për Asociacionin më 2013 dhe ai përmendet edhe në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë pranuar në vitin 2023. Sipas një draft-statuti që hartoi Bashkimi Evropian, Asociacioni do të duhej ta rregullonte edhe çështjen e të hyrave, përkatësisht financimin nga buxheti i Serbisë. /REL/

Prezantohet Mercedes-AMG GLC 53 i ri, rikthehet motori me gjashtë cilindra



Mercedes po i rregullon gjërat (pjesërisht) në botën e AMG duke futur më shumë cilindra nën kapakun e disa modeleve.

Ndërsa presim që C53 me gjashtë cilindra të shpallur së fundmi të dalë në shitje, homologu i tij crossover po merr të njëjtin motor 3.0 litra me turbo, transmeton Telegrafi.

GLC 53 i ri bën korrigjime pas modeleve kontroverse me katër cilindra 43 dhe 63, ndërsa ofron një surprizë të këndshme në krahasim me CLE 53 nga i cili trashëgon motorin.

Për këtë aplikim të ri, AMG ka përditësuar motorin "M256M" për të nxjerrë 600 njuton-metra çift rrotullues. Kjo është një rritje prej 41 Nm krahasuar me CLE 53, por bëhet edhe më mirë.

Një funksion overboost e rrit çift rrotulluesin në 640 Nm, megjithëse zgjat vetëm 10 sekonda. Versioni më i fundit i Affalterbach-ut me motor gjashtë cilindrash në linjë përmban gjithashtu një kokë cilindrike dhe bosht kame hyrës të ndryshëm, së bashku me një intercooler të ri dhe një sistem hyrës me vëllim më të madh.

GLC 53 do të shitet gjithashtu si "Coupe", me një vijë çatie shumë të pjerrët për ata që duan më shumë stil në kurriz të praktikës. Të dy versionet përshpejtojnë nga 0 në 96 km/orë në 4.1 sekonda dhe arrijnë shpejtësinë maksimale prej 270 km/orë, me kusht që të porositet Paketa AMG Dynamic Plus.

Për të festuar siç duhet kthimin e gjashtë cilindrave, ekziston një sistem i ri shkarkimi me "rezonatorë specialë" të projektuar për të ofruar një tingull më të thellë.

NjĂ« ndĂ«rrues automatik me nĂ«ntĂ« shpejtĂ«si e drejton fuqinĂ« nĂ« tĂ« katĂ«r rrotat, me njĂ« diferencial opsional elektronikisht tĂ« kufizuar. ËshtĂ« interesante se GLC 53 Ă«shtĂ« crossover-i i parĂ« i kompanisĂ« qĂ« ofron njĂ« modalitet drift pĂ«r dredhi tĂ« lumtura me bishtin, megjithĂ«se kushton shtesĂ«.

Mercedes nuk do të kërkojë më shumë para për drejtimin e rrotave të pasme, pasi ai vjen standard. Me shpejtësi deri në 96 km/orë, rrotat e pasme drejtohen deri në 2.5 gradë në drejtim të kundërt me ato të përparmet. Në shpejtësi më të larta, ato kthehen deri në 0.7 gradë në të njëjtin drejtim.

GLC 53 teknikisht nuk është versioni i parë i kësaj gjenerate që ka gjashtë cilindra. Mercedes-AMG e ka shitur GLC 450d në Evropë për vite me radhë me një motor nafte me gjashtë cilindra në linjë.

Motori me benzinë nuk është ofruar ende për C-Class, gjë që duhet ta bëjë C53 të ardhshëm modelin e parë të C-Class të epokës W206 me një motor me gjashtë cilindra.

Çmimi nuk pĂ«rmendet, por duhet tĂ« kushtojĂ« diku midis GLC 43 prej 68,900 dollarĂ«sh dhe GLC 63 prej 88,100 dollarĂ«sh. /Telegrafi/

Ndalohet një person në Gostivar, sulmoi fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar



Gjatë ditës së djeshme, policia e Gostivarit ka privuar nga liria 48-vjeçarin nga Gostivari, pasi e ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar.

“MĂ« 10.02.2026 nĂ« orĂ«n 21:30, zyrtarĂ« policorĂ« nga DPB Gostivar kanĂ« arrestuar personin N.Z.(48) nga njĂ« fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orĂ«s 20:00, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« zĂ«nke familjare, ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar nga i njĂ«jti fshat".

"Po ndĂ«rmerren masa pĂ«r zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet Ă« njoftimin e policisĂ«.

Yjet në shitje, Leipzig ka nevojë për 200 milionë euro



Verën e kaluar, Leipzig u detyrua të lëshonte disa nga lojtarët e tij kryesorë.

Falë shitjes së futbollistëve si Benjamin Sesko, Xavi Simons, Mohamed Simakan dhe Ilaix Moriba, klubi arkëtoi rreth 200 milionë euro, duke arritur të stabilizojë bilancin e tij financiar.

Për të ardhmen, stabiliteti ekonomik i klubit varet nga kualifikimi për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Aktualisht, zënë vendin e katërt në tabelë, por pozita e tyre kërcënohet nga Stuttgart, i cili ka po aq pikë (39), dhe Bayer Leverkusen, vetëm tre pikë prapa.

Nëse nuk arrin këtë objektiv, drejtuesit do të jenë të detyruar sërish të shesin lojtarë.

Sipas Sport Bild, pa të ardhurat që siguron pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, klubi duhet të gjenerojë të paktën 100 milionë euro, ndërsa idealja do të ishte të arrinte përsëri 200 milionë euro.

Në këtë skenar, katër lojtarë kanë më shumë gjasa të largohen: Castello Lukeba (23 vjeç), mbrojtës me një klauzolë prej 80 milionë eurosh, Yan Diomande (19), sulmues i cili ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Arsenal, Manchester United dhe Bayern Munchen, David Raum (27), mbrojtës i majtë me një vlerësim prej 40 milionë eurosh dhe Antonio Nusa (20), sulmues i cili mund të ndryshojë ambient për një shumë shumë të lartë. /Telegrafi/

Rrjedhja e çmimeve të iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max sjell disa lajme të mira



iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max do të kushtojnë saktësisht njësoj si paraardhësit e tyre, sipas një shënimi të ri kërkimor nga analisti i GF Securities, Jeff Pu, një furnizues i vazhdueshëm i informacionit të zinxhirit të furnizimit në lidhje me Apple.

Ky është padyshim një lajm shumë i mirë, nëse vërtetohet, pasi stabiliteti i çmimeve të telefonave inteligjentë është gjithçka tjetër përveçse i garantuar këtë vit, duke pasur parasysh se prodhimi i memories duket se shkon kryesisht në qendrat e të dhënave të AI-së.

Pu thotë se Apple është përqendruar në menaxhimin e kostove, bazuar në kërkimin e tij të zinxhirit të furnizimit, në mënyrë që të mbajë çmimet e njëjta si vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Pu mendon se Apple ka negociuar me Samsung dhe SK Hynix për të marrë marrëveshje relativisht të favorshme për çipat e memories, dhe ai pret që Apple të jetë në gjendje të ulë kostot e disa komponentëve të tjerë kryesorë të iPhone, duke përfshirë ekranin dhe kamerat, në mënyrë që të kompensojë çdo rritje të kostos së RAM-it. /Telegrafi/

Burri mban karrigen në mjekër për 1 orë e 20 minuta



Një rekordthyes serik i rekordeve botërore Guinness balancoi një karrige mbi mjekër për 1 orë e 20 minuta, për të rimarrë një nga titujt e tij të mbajtur më parë.

David Rush, i cili kohët e fundit riktheu një rekord të ngjashëm duke balancuar një shkallë mbi mjekër për 19 minuta e 11 sekonda, fillimisht fitoi titullin për kohëzgjatjen më të gjatë të balancimit të një karrige mbi mjekër në 1 orë e 8 minuta.

Ai e humbi rekordin ndaj një eksperti tjetër të ekuilibrit i cili arriti një kohë prej 1 orë e 19 minutash, transmeton Telegrafi.

"Gjatë muajve të fundit, unë jam stërvitur posaçërisht për të rindërtuar forcën dhe qëndrueshmërinë në qafën time", shkroi Rush në internet.

Rush tha se ndihej sikur fizikisht mund të kishte vazhduar përtej rekordit, por dhimbja nga mbajtja e pozicionit bëri që ai të përfundonte përpjekjen e tij në dhjetor 2024 në 1 orë, 20 minuta dhe 30 sekonda.

Libri i Rekordeve Botërore Guinness tani ka konfirmuar se kjo ishte e mjaftueshme për të rimarrë titullin. /Telegrafi/

Ia kërkova IA-së emrin e gruas sime - u kërkoj falje personave krejtësisht të gabuar që ajo citoi



Një autore, një prezantuese lajmesh, një avokate dhe një kolege e nderuar: të gjitha ato janë të mira - por, nuk jam i martuar me asnjërën prej tyre. A mund të mbështetemi vërtet te kjo teknologji?

Nga: Martin Rowson, karikaturist dhe autor / The Guardin (titulli: I asked AI to name my wife. To the hopelessly incorrect people it cited, my deepest apologies)
Përkthimi: Telegrafi.com
SĂ« fundmi, familja Rowson shpiki rastĂ«sisht njĂ« lojĂ« tĂ« re tĂ« cilĂ«n kushdo mund ta luajĂ« nĂ« shtĂ«pi. Ende nuk e kam gjetur njĂ« emĂ«r qĂ« do ta pushtonte botĂ«n nĂ« emĂ«r tĂ« saj, ndaj pĂ«r momentin le ta quajmĂ« thjesht “Sa budallaqe Ă«shtĂ« inteligjenca artificiale [IA]”? Loja ndryshon nga njĂ« lojtar te tjetri, nĂ« varĂ«si tĂ« rrethanave - por, nĂ« thelb rregullat mbeten tĂ« njĂ«jta. Shtroja IA-sĂ« njĂ« pyetje tĂ« thjeshtĂ« pĂ«r veten dhe shih sa shumĂ« keqkupton.

NĂ« rastin tim, mjafton tĂ« dini se teksa unĂ« - pĂ«r shkak tĂ« natyrĂ«s sĂ« punĂ«s sime - kam njĂ« prani mjaft tĂ« madhe nĂ« internet, partnerja ime (u martuam nĂ« vitin 1987) ka shmangur me zell praninĂ« e tillĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ«se kĂ«rkoni nĂ« Google “Gruaja e Martin Rowsonit”, tek imazhet, mund tĂ« dalĂ« njĂ« fotografi e imja pranĂ« vajzĂ«s sonĂ« atĂ«herĂ« 14-vjeçare ose unĂ« me shoqen dhe kolegen karikaturiste Steven Appleby, e cila Ă«shtĂ« transgjinore, por ka mbajtur emrin e lindjes.

Ndoshta Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e pamatur nga ana ime ta them kĂ«tĂ«, por mua mĂ« duket shumĂ« qesharake. Si satirist, gjithmonĂ« kam qenĂ« i dhĂ«nĂ« pas çdo gjĂ«je qĂ« nxjerr nĂ« pah marrĂ«zinĂ« edhe mĂ« tĂ« madhe tĂ« udhĂ«heqĂ«sve tanĂ«, mjetet e padronĂ«ve tĂ« tyre teknologĂ« ose aftĂ«sitĂ« e vĂ«rteta tĂ« sundimtarĂ«ve tanĂ« tĂ« rinj robotikĂ«. Gjithsesi, po ia shpjegoja tĂ« gjitha kĂ«to nuses sonĂ« tĂ« ardhshme, gjatĂ« Krishtlindjes, kur fĂ«mijĂ«t tanĂ« (nĂ« tĂ« 30-at e tyre dhe, pĂ«r rrjedhojĂ«, shumĂ« mĂ« tĂ« aftĂ« nĂ« teknologji se unĂ«) shpjeguan se ishte shumĂ« mĂ« argĂ«tuese se kaq dhe se duhej tĂ« pyesja: “Kush Ă«shtĂ« gruaja e Martin Rowsonit”?

Imagjinoni kĂ«naqĂ«sinĂ« time kur pĂ«rgjigjja e parĂ« nga pĂ«rmbledhja e IA-sĂ« nĂ« kĂ«rkimin e Google-it ishte “Jeanette Winterson”. (PĂ«r tĂ« qenĂ« i qartĂ«, betohem me jetĂ«n e tĂ« gjithĂ« popullsisĂ« sĂ« LuginĂ«s sĂ« Silikonit se autorja e famshme lezbike assesi nuk Ă«shtĂ« gruaja ime.) Por, u bĂ« edhe mĂ« mirĂ« - dhe kĂ«tu vjen bukuria sublime e idiotĂ«sisĂ« magjepsĂ«se tĂ« Mjetit qĂ« do ta transformojĂ« botĂ«n. Sa herĂ« qĂ« e pĂ«rsĂ«ritnim pyetjen, pĂ«rgjigjja ndryshonte, dhe pastaj ndryshonte sĂ«rish. Kjo dukej se varej nga mĂ«nyra se si formulohej ose pikĂ«zohej pyetja, por kush e di? Ja lista e grave tĂ« mia tĂ« pretenduara qĂ« pĂ«rpilova para se mĂ« nĂ« fund tĂ« mĂ«rzitesha:

Dizajnerja e tekstileve, Fiona Scott-Wilson.

Poetja Bridget Rose.

Aktorja Fiona Marr, ajo e [serialit] Bridgerton.

Ekonomistja Ann Pettifor.

Julia Mills (edhe pse është e paqartë nëse bëhet fjalë për autoren e librave të fantazisë, ilustratoren, peshëngritësen e ndjerë apo një tjetër Julia Mills).

Shkrimtarja dhe gazetarja Emily Rees.

Avokatja dhe studiuesja Siva Thambisetty, e cila është e martuar me mjeshtrin e madh të shahut, Jonathan Rowson. IA-ja gjithashtu pretendon se Jonathani dhe unë jemi vëllezër. Nuk jemi.

Shkrimtarja dhe gazetarja Carrie McLaren.

Prezantuesja e Channel 4 News, Cathy Newman.

Korrespondentja e CNN-it, Clarissa Ward.

Gazetarja dhe moderatorja Rachel Johnson.

Vajza ime.

Pastaj u bĂ« vĂ«rtet e çuditshme. Gruaja Rowson, tha IA-ja, Ă«shtĂ« nĂ« fakt “gazetarja dhe autorja Kate Clements Rowson”. E kĂ«rkova atĂ« emĂ«r nĂ« Google: asgjĂ« me kuptim.

Pastaj sugjeroi se jam i martuar me “shkrimtaren/ilustratoren Helen Grant”. Kjo i bie qĂ« djali ynĂ«, Leo, Ă«shtĂ« muzikant xhazi. SĂ«rish, kush Ă«shtĂ« ajo? AsgjĂ« nĂ« Google. Po Leo, kush Ă«shtĂ« ai? A luan vĂ«rtet xhaz? A ekziston?

Ishte “ish-redaktorja politike e Guardian-it dhe CEO-ja aktuale e Fondacionit ‘Joseph Rowntree’, Liz Kerr”. ÇfarĂ«? Nuk ka asnjĂ« redaktore politike tĂ« Guardian-it, tĂ« kaluar apo tĂ« tashme, me atĂ« emĂ«r. Liz Kerri nuk shfaqet askund nĂ« listĂ«n e figurave tĂ« shquara tĂ« Fondacionit “Joseph Rowntree”. Edhe njĂ« herĂ«, gjithçka gabim. Dramaturgu Lee Hall u pĂ«rmend. Ai Ă«shtĂ« mashkull, kĂ«shtu qĂ« nuk mund tĂ« ishte assesi gruaja ime.

Sa pĂ«r “historianen dhe shkrimtaren, Jeanette Winterbottom”. Ne me sa duket kemi punuar sĂ« bashku nĂ« Librin e satirĂ«s tĂ« Gardianit dhe nĂ« Ditarit e qenit, thuhet kĂ«tu. Ndoshta IA-ja e ngatĂ«rroi me Jeanette Wintersonit, por atĂ«herĂ« ajo dhe unĂ« nuk kemi bashkĂ«punuar nĂ« ato projekte, nuk ekziston Libri i satirĂ«s i Gardianit dhe unĂ« nuk kam botuar kurrĂ« njĂ« Ditar tĂ« qenit (edhe pse nĂ«se dikush dĂ«shiron tĂ« mĂ« dĂ«rgojĂ« honorare pĂ«r kĂ«tĂ«, do t’i merrja).

NjĂ« kĂ«rkim tjetĂ«r, njĂ« tjetĂ«r grumbull pallavrash. “Ai ka qenĂ« i martuar me shkrimtaren dhe gazetaren Ann Widdecombe (ish-gruaja e tij), me Cathy Caldwellit, dhe partnerja/gruaja e tij afatgjatĂ«, gazetarja dhe autorja Polly Toynbee Ă«shtĂ« njĂ« figurĂ« e shpeshtĂ« pranĂ« tij nĂ« media, duke sugjeruar se ata janĂ« njĂ« çift i spikatur nĂ« rrethet letrare/gazetareske tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar”.

QĂ« ta dini, kam takuar Rachel Johnsonin dhe vetĂ« vajzĂ«n time, por nuk jam i martuar me asnjĂ«rĂ«n prej tyre. HerĂ« pas here roboti dĂ«shtoi tĂ« identifikojĂ« gruan time tĂ« vĂ«rtetĂ«, pĂ«r kĂ«naqĂ«sinĂ« e tĂ« gjithĂ«ve, megjithĂ«se sĂ« fundmi ka filluar tĂ« thotĂ«: “Emri i saj nuk pĂ«rmendet publikisht nĂ« rezultatet e ofruara pĂ«r kĂ«rkim”.

Supozova se kjo sugjeron njĂ« kapacitet pĂ«r tĂ« mĂ«suar, por ndoshta jo. E pyeta “kush Ă«shtĂ« gruaja ime”? - edhe njĂ« herĂ« pĂ«r qĂ«llimet e kĂ«tij artikulli - dhe IA-ja e Google-it tha se jam i martuar me “Debora Rowsonit (mbiemri i vajzĂ«risĂ« Ffrench)”, njĂ« nĂ«punĂ«se civile nĂ« pension, dhe ia atribuoi bashkimit tonĂ« krejtĂ«sisht fiktiv vajzĂ«n time shtesĂ«, Clementine - edhe njĂ« tjetĂ«r shkrimtare/gazetare. Me sa duket, unĂ« shkruaj pĂ«r trazirat tona zbavitĂ«se shtĂ«piake nĂ« rubrikĂ«n time imagjinare nĂ« Guardian.

Ndërsa martesa ime mitike me motrën e Boris Johnsonit është ashiqare një thesar prej komedie (paramendojeni atë Krishtlindje familjare!), që kjo marrëzi si fryt i një mjeti kërkimi të përmbledhur, universal, të përdorur nga miliarda njerëz - dhe që vazhdimisht është, në çdo rast, duke gabuar - është më shumë sesa shqetësuese.

Duhet ta kemi kuptuar tashmĂ« se IA-ja Ă«shtĂ« po aq e ndjeshme sa njĂ« abakus dhe pasqyron vĂ«rtet mendjen njerĂ«zore vetĂ«m nĂ« aftĂ«sinĂ« e saj pĂ«r tĂ« gĂ«njyer njerĂ«zit, duke u thĂ«nĂ« atyre atĂ« qĂ« “mendon” se ata duan tĂ« dĂ«gjojnĂ«. ËshtĂ« gjithashtu njĂ« e vĂ«rtetĂ« universale qĂ« njerĂ«zit mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m nĂ« botĂ« janĂ« idiotĂ«t qĂ« mendojnĂ« se janĂ« vĂ«rtet, vĂ«rtet tĂ« zgjuar (thjesht shikoni pĂ«rreth dhe do ta kuptoni). Shtoni kĂ«to dy fakte sĂ« bashku dhe ku dreqin mendoni se do tĂ« pĂ«rfundojmĂ«?

UnĂ« nuk do ta pyesja IA-nĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«, se ndoshta do tĂ« thoshte “bukĂ« bananeje” e pastaj do tĂ« ndryshonte mendje nĂ«: “Shfarosini tĂ« gjithĂ«â€! /Telegrafi/

SPERTK me kërkesa ndaj Kuvendit: Pagën e 13-të, rritje buxheti dhe emërim urgjent të Bordit



Në ditën kur pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) ka kërkuar që çështjet kyçe të RTK-së të trajtohen me prioritet të lartë institucional.

Përmes një reagimi publik, sindikata ka kërkuar realizimin e pagës së 13-të për punëtorët e RTK-së përmes rritjes së buxhetit të institucionit, në përputhje me vendimin e marrë për sektorin publik. Sipas SPERTK-së, RTK funksionon mbi bazën e një ligji të veçantë dhe nuk duhet të trajtohet si institucion dytësor.

Me miratimin e buxhetit për vitin 2026, sindikata kërkon rritje reale të buxhetit të transmetuesit publik, duke vlerësuar se buxheti aktual është i pamjaftueshëm për funksionimin normal dhe përmbushjen e obligimeve ndaj punëtorëve.

SPERTK ka ngritur shqetësim edhe për situatën institucionale në RTK, duke theksuar se të gjitha pozitat drejtuese aktualisht mbahen nga ushtrues detyre, gjë që sipas tyre ka paralizuar vendimmarrjen dhe ka krijuar pasiguri menaxheriale. Sindikata i ka bërë thirrje Kuvendit që të emërojë pa vonesë Bordin e ri të RTK-së, duke paralajmëruar se zvarritja e këtij procesi po i shkakton dëm të drejtpërdrejtë institucionit dhe misionit të tij publik.

Po ashtu, sindikata ka kërkuar që pas themelimit të Komisionit për Media, të rritet vëmendja institucionale ndaj RTK-së si shërbim publik me rëndësi strategjike për informimin e qytetarëve.

Një tjetër problem i theksuar është mungesa e stafit në disa sektorë për shkak të pensionimeve, duke bërë që disa njësi të funksionojnë nën minimumin e nevojshëm të punëtorëve. Sipas SPERTK-së, kjo situatë rrezikon cilësinë e programit dhe cenon interesin publik.

Në fund, sindikata ka paralajmëruar se nëse kërkesat nuk adresohen me hapa konkretë, do të ndërmarrë masa sindikale në përputhje me ligjin, përfshirë edhe organizimin e grevës. /Telegrafi/

Aeroporti El Paso në Teksas mbyllet për shkak të shqetësimeve për sigurinë



Aeroporti Ndërkombëtar i El Pasos në Teksas është urdhëruar të ndalojë të gjitha fluturimet për 10 ditët e ardhshme.

Kufizimi është vendosur për "arsye të veçanta sigurie" sipas një NOTAM (Njoftim për Pilotët) në faqen e internetit të Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), transmeton Telegrafi.

Njoftimi përcakton qiellin përreth aeroportit si një "hapësirë ajrore mbrojtëse NTL" dhe thotë se pilotët që nuk i përmbahen "mund të interceptohen, ndalohen dhe intervistohen nga forcat e rendit".

Ai paralajmëron më tej se qeveria amerikane mund të përdorë "forcë vdekjeprurëse" kundër aeroplanëve që konsiderohen se paraqesin një "kërcënim të menjëhershëm për sigurinë".

Kufizimi mbulon të gjitha fluturimet për në dhe nga aeroporti, zbatohet deri në një lartësi prej mijëra metrash lartësi dhe mbetet në fuqi deri më 21 shkurt në orën 6:30 të mëngjesit.

Zona e ndalim-fluturimit, e cila është e përqendruar rreth aeroportit, ka një rreze prej 10 miljesh detare dhe gjithashtu mbulon Aeroportin Biggs aty pranë.

ËshtĂ« hera e parĂ« qĂ« nga sulmet e 11 shtatorit qĂ« hapĂ«sira ajrore mbi njĂ« qytet tĂ« madh amerikan Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« zgjatur kohore pĂ«r arsye sigurie, sipas njĂ« personi tĂ« njohur me njoftimet.

Duke folur në mënyrë anonime për median lokale, El Paso Matters, burimi tha: "Asnjë aeroplan nuk hyn ose del, pavarësisht se çfarë janë, qofshin transportues ajrorë, ushtarakë, helikopterë mjekësorë, zbatues të ligjit. Askush nuk mund të fluturojë pasi kjo gjë është shkruar".

Vincent Perez, i cili përfaqëson El Pason në Dhomën e Përfaqësuesve të Teksasit, i tha New York Times se kjo ishte e paprecedentë.

"Nuk kam dëgjuar kurrë që një hapësirë ajrore amerikane të mbyllet për 10 ditë, në mungesë të një emergjence të madhe", shtoi ai.

Njoftimi i FAA-s paralajmëron: "Asnjë pilot nuk mund të operojë një avion në zonat e mbuluara nga kjo NOTAM".

El Paso International është afërsisht katër milje larg kufirit meksikan, kështu që urdhri përjashton hapësirën ajrore meksikane.

Në vitin 2024, më shumë se katër milionë pasagjerë përdorën aeroportin. Pavarësisht emrit të tij, qendra duket se ofron kryesisht fluturime të brendshme për të ofruar destinacione në SHBA. /Telegrafi/

Saliba: Kemi këtë uri, duam të fitojmë Ligën Premier



QendĂ«rmbrojtĂ«si i Arsenalit, William Saliba, ka folur pĂ«r mentalitetin dhe ambicien e “Topçinjve” teksa ata vazhdojnĂ« ndjekjen e trofeve tĂ« mĂ«dhenj kĂ«tĂ« sezon.

Duke folur me besim, Saliba theksoi urinë e ekipit për të fituar tituj, me Arsenalin aktualisht gjashtë pikë përpara në krye të tabelës së Ligës Premier përpara Manchester Cityt.

“QĂ« nga sezoni im i parĂ« kĂ«tu, ne gjithmonĂ« kemi qenĂ« kĂ«tu pĂ«r tĂ« garuar pĂ«r vendin e parĂ«. Ne jemi gjithmonĂ« shumĂ« afĂ«r fitimit tĂ« ligĂ«s. Ne kemi kĂ«tĂ« uri, duam ta fitojmĂ« kĂ«tĂ« ligĂ«â€, ka thĂ«nĂ« fillimisht Saliba.

“E dimĂ« qĂ« mund tĂ« fitojmĂ« gjithashtu, kemi ekipin pĂ«r kĂ«tĂ«, do tĂ« luftojmĂ« pĂ«r ta arritur kĂ«tĂ«. Atmosfera Ă«shtĂ« e mirĂ«â€.

“Ne ishim tĂ« parĂ«t nĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve, jemi tĂ« parĂ«t nĂ« LigĂ«n Premier dhe do tĂ« shkojmĂ« nĂ« Wembley pas njĂ« muaji, kĂ«shtu qĂ« po, atmosfera Ă«shtĂ« e mirĂ«â€, pĂ«rfundoi mbrojtĂ«si i Arsenalit. /Telegrafi/

Inicohet procedura për trajtimin e qenve agresivë në qytetin e Mitrovicës



Prezenca e qenve agresivë në qytetin e Mitrovicës, është kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për qytetarët.

Kështu ka bërë të ditur kryetari Faton Peci, i cili njoftoi se tashmë është iniciuar procedura për trajtimin e këtij problemi.

NĂ« njĂ« reagim publik, Peci tha se angazhimi institucional Ă«shtĂ« maksimal pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« zgjidhje njĂ« çështjeje qĂ«, sipas tij, ka vite qĂ« mbetet problem pĂ«r sigurinĂ« publike.

“NjĂ« prej shqetĂ«simeve dhe problemeve mĂ« akute nĂ« qytet ka tĂ« bĂ«jĂ« me prezencĂ«n e theksuar tĂ« qenve agresivĂ«. Angazhimi ynĂ« Ă«shtĂ« maksimal qĂ« kĂ«tij problemi tĂ« kahmotshĂ«m t’i gjendet zgjidhja. Sot, u bĂ« inicimi i procedurĂ«s pĂ«r trajtimin e qenve agresivĂ«. Siguria e qytetarĂ«ve nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«â€, ka deklaruar ai.

Detaje të mëtejshme lidhur me mënyrën e trajtimit, afatet kohore dhe institucionet që do të përfshihen në proces pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. /Telegrafi/

30 vite më vonë - një hetim i ri thotë se vdekja e Kurt Cobain mund të mos ketë qenë vetëvrasje



Vdekja e Kurt Cobain, këngëtarit kryesor të "Nirvana"-s, më 5 prill 1994 në moshën 27-vjeçare, ka rikthyer dyshimet për rrethanat e saj, dekada më vonë.

Zyrtarisht, mjeku ligjor i King County e kishte përcaktuar vdekjen si vetëvrasje me një plumb, por një ekip privat i shkencëtarëve forenzikë ka rishikuar autopsinë dhe provat nga vendi i ngjarjes.

Ekipi përfshinte ekspertë të njohur, përfshirë Brian Burnett, i cili kishte punuar më parë në raste të ndërlikuara kriminale.

Kurt Cobain

Pas një analize të detajuar, ata kanë dalë në përfundimin se disa prova mund të sugjerojnë se Cobain mund të jetë vrarë: sipas tyre, ai mund të ketë qenë i detyruar me mbidozë heroinë për ta paralizuar, para se të goditej në kokë dhe të falsifikohej letra e vetëvrasjes.

Shenja të vdekjes, si dëmtimi i trurit dhe i mëlçisë, tregojnë shenja të mungesës së oksigjenit, që zakonisht lidhen me mbidozë dhe jo me një plumb.

Autopsia e vitit 1994 përshkruante se si trupi i Cobain u gjet në një serë mbi garazhin e tij dhe përmendte dokumente të llojit të armës dhe fishekëve në xhepin e tij, gjë që sipas studiuesve mund të ketë qenë një tentativë për të paraqitur si vetëvrasje.

Megjithatë, Zyra e Mjekësisë Ligjore dhe Policia e Seattle-it kanë konfirmuar se nuk ka arsye për të rihapur hetimin dhe qëndrimi zyrtar mbetet se Cobain ka ndërruar jetë nga vetëvrasja.

Studiuesit privatë e shohin këtë si një rishikim të provave dhe nuk ka vendim ligjor që ndryshon historinë zyrtare. /Telegrafi/

Ministrja e Punëve të Brenshme të Shqipërisë: E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme



Ministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se e drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme.

Sipas saj, kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike

“DeklaratĂ« e Ministres sĂ« Brendshme, Albana Koçiu – E drejta pĂ«r tĂ« protestuar Ă«shtĂ« e paprekshme, por dhuna Ă«shtĂ« e pafalshme. Kush sulmon uniformĂ«n e PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe tenton tĂ« destabilizojĂ« rendin kushtetues, do tĂ« pĂ«rballet me ligjin pĂ«rtej çdo alibie politike. Jemi nĂ« krah tĂ« çdo punonjĂ«si policie qĂ« shĂ«rben me profesionalizĂ«m dhe vetĂ«pĂ«rmbajtje edhe pĂ«rballĂ« njĂ« proteste tĂ« dhunshme, si dhe nĂ« mbrojtje tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r tĂ« protestuar tĂ« çdo qytetari qĂ« zgjedh demokracinĂ«, jo dhunĂ«n”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Deklaratën e saj e ka publikuar në rrjetin social në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Telegrafi/


Zyrtare: Valon Berisha bëhet me skuadër të re, nënshkruan me gjigantin zviceran



Valon Berisha është bërë me skuadër të re pas largimit nga austriakët e LASK Linz.

Mesfushori kosovar karrierën do ta vazhdoj në Zvicër, ku ka nënshkruar me FC Zurich.

33-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Zurichun, me mundësi vazhdimin edhe për një vit tjetër.

"FC Zurich njofton me kënaqësi transferimin e mesfushorit 33-vjeçar të kombëtares së Kosovës, Valon Berisha".


"52 herë reprezentuesi kosovar vjen në Zurich nga LASK i Austrisë dhe ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër".

"Klubi i uron mirëseardhje të ngrohtë Berishës dhe shumë suksese në sfidat që e presin me fanellën e FC Zurich", thuhet në njoftimin e klubit zviceran. /Telegrafi/

AUV-Maqedoni nuk do të veprojë rreth parashtresave të dërguara në mënyrë anonime



Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i informon personat fizikë dhe juridikë se konform nenit 62, paragrafi 3 nga Ligji i ri për mbikëqyrje inspektuese, i cili është në fuqi nga 1 janari i vitit 2026, shërbimet inspektuese të AUV nuk do të veprojnë rreth nismave të parashtruara në mënyrë anonime për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese për çështje nga fushëveprimi i punës së institucionit.

“Veprimet e ndĂ«rmarra mbi iniciativat e paraqitura nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt do tĂ« kryhen nĂ« pĂ«rputhje me ProcedurĂ«n pĂ«r veprim mbi iniciativat pĂ«r mbikĂ«qyrjen inspektuese tĂ« AUV-sĂ«. Iniciativa mund tĂ« dorĂ«zohet drejtpĂ«rdrejt te AUV pĂ«rmes formularit tĂ« kontaktit DORËZO ANKESË tĂ« publikuar nĂ« ueb faqen e AgjencisĂ« (https://fva.gov.mk/mk/contact/podnesete_predstavka), nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike nĂ« info@fva.gov.mk, pretstavki@fva.gov.mk, si dhe personalisht nĂ« secilĂ«n njĂ«si rajonale tĂ« AUV-sĂ«, nĂ« njĂ« formular tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r dorĂ«zimin e iniciativave”, thuhet nĂ« njoftimin pĂ«r shtyp.

Nisma detyrimisht duhet të përmbajë emër të inspektoratit deri ku dorëzohet, emër, mbiemër dhe adresë së parashtruesit, gjegjësisht emër dhe adresë të parashtruesit, përfaqësues ligjor ose autorizues nëse ka, përshkrim të shkurtër të shkeljes dhe emërimit të subjektit ndaj të cilit kërkohet kryerje e mbikëqyrjes inspektuese.

NĂ«se iniciativa e paraqitur Ă«shtĂ« e paplotĂ« ose e paqartĂ«, ajo do t’i kthehet paraqitĂ«sit, i cili duhet ta specifikojĂ«/plotĂ«sojĂ« atĂ« brenda njĂ« periudhe jo mĂ« tĂ« gjatĂ« se 7 ditĂ«. NĂ«se paraqitĂ«si nuk e plotĂ«son iniciativĂ«n brenda periudhĂ«s sĂ« caktuar, ajo do tĂ« konsiderohet e tĂ«rhequr.

❌