Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në vitet 1998-99, ndërsa gërmimet janë bërë të enjten rreth orës 10:00 në Skenderaj të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim.
âSkenderaj, MitrovicĂ« 1998/9. Me 29.01.2026 â 10:00. Nga njĂ«siti pĂ«r hetimin e personave tĂ« zhdukur gjatĂ« luftĂ«s nĂ« bashkĂ«punim me IML-nĂ« janĂ« bĂ«rĂ« gĂ«rmime nĂ« fshatin MarinĂ«, ku janĂ« hasur mbetje tĂ« eshtrave qĂ« dyshohet se i pĂ«rkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janĂ« marrĂ« nga njĂ«sia e IML-sĂ« pĂ«r ekzaminimâ, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/
Denis O., një burrë 45-vjeçar, u ndje papritmas i sëmurë ndërsa po qëndronte në një dyqan pranë shtëpisë së tij.
Ai u ekzaminua nga stafi mjekësor të cilët konstatuan se gjendja e tij ishte serioze, por Denis refuzoi të shtrihej në spital. Pas refuzimit, ai u përpoq të ngjitej shkallëve dhe, fatkeqësisht, vdiq vetëm 12 minuta më vonë.
Pak minuta më vonë, punonjësit e një shërbimi funeralesh mbërritën në vendngjarje për të marrë trupin e tij. Por, përpara se ta transportonin, ata filluan të kontrollonin xhepat e burrit dhe vodhën rreth 65 dollarë nga sendet e tij personale.
E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë në dyqan, dhe pamjet u shpërndanë shpejt, duke shkaktuar reagime të ashpra nga publiku.
Familjarët e Denisit kontaktuan menjëherë policinë, dhe autoritetet kanë njoftuar se njëri nga punonjësit e funeraleve është ndaluar dhe po hetohet për vjedhje dhe sjellje të papërshtatshme ndaj një të vdekuri.
Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha mbi etikën dhe profesionalizmin e shërbimeve funerale në vend, duke u bërë një shembull i tmerrshëm i mungesës së respektit për viktimat edhe pas vdekjes. /Telegrafi/
Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme në komunën e Istogut.
Një burrë dyshohet se ka dhunuar një të mitur rreth orës 14:10 në një motel.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Telegrafin se një person i rritur dyshohet se ka dhunuar një të mitur.
âPolicia i ka marrĂ« tĂ« gjitha veprimet, duke arritur qĂ« ta identifikojĂ« menjĂ«herĂ« rastin dhe ta arrestojĂ« tĂ« dyshuarinâ, tha Gashi
âRasti ka ndodhur nĂ« njĂ« lokacion tĂ« Istogut rreth orĂ«s 14:10, ndĂ«rsa e mitura Ă«shtĂ« intervistuar nĂ« prani tĂ« qendrĂ«s socialeâ.
Lila Moss ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj sportive në fushatën e re të markës së fitnesit Adanola, ku shfaq muskujt e barkut dhe linjat e tonifikuara.
Vajza e Kate Moss, 23 vjeç, modelon koleksionin pranverë 2026, duke pozuar në ambient palestër me kombinime moderne dhe minimaliste.
Në njërën nga pamjet, Lila shihet e relaksuar pranë një muri, e veshur me reçipeta sportive gri dhe leggings me bel të lartë në ngjyrë blu të errët, shkruan DailyMail.
Në fotografi të tjera, ajo shfaqet e shtrirë në divan me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, apo me reçipeta të zeza dhe pantallona kafe, duke theksuar barkun e tonifikuar.
Ajo prezanton gjithashtu disa prej pjesëve kryesore të koleksionit, përfshirë xhaketat dhe bluzat sportive të markës.
Së fundmi, Lila ndau edhe momente nga pushimet e saj në Ishujt Kajman, ku u shfaq me bikini të zeza dhe publikoi disa fotografi në Instagram, duke treguar stilin dhe vetëbesimin e saj.
Përveç suksesit në modeling, ajo po ndërton edhe një profil të fortë në biznes, me të ardhura të konsiderueshme përmes kompanisë së saj, duke dëshmuar se ka trashëguar jo vetëm pamjen, por edhe instinktin për sukses. /Telegrafi/
Kolagjeni është një nga suplementet më të përfolura viteve të fundit, i cili reklamohet fuqishëm në rrjete sociale si TikTok dhe Instagram.
Kështu tha gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, trajneri i fitnesit Arbër Peci, i cili po ashtu shtoi se marketingu shpesh e tejkalon realitetin shkencor.
Sipas tij, kolagjeni ka vlerën e vet, por nuk është suplement universal për të gjithë.
"Ai Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i dobishĂ«m pĂ«r personat qĂ« kanĂ« probleme me nyjet â qoftĂ« nĂ« gjunjĂ«, duar apo pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« trupit ku ka ngarkesĂ« tĂ« madhe fizike. Te kĂ«ta persona, ndikimi i kolagjenit vĂ«rehet dukshĂ«m dhe relativisht shpejtâ, shprehet Peci.
Siç tha Peci një tjetër fushë ku kolagjeni ka efekt është lëkura dhe flokët.
Ai theksoi se përdorimi i tij mund të ndihmojë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, në rigjenerim dhe në zvogëlimin e thatësisë, si dhe në përmirësimin e cilësisë së flokëve.
âKolagjeni nuk pĂ«rdoret pĂ«r rritje tĂ« masĂ«s muskulareâ, thekson trajneri i fitnesit.
Ai shpjegon se, në thelb, kolagjeni është proteinë, e ngjashme me proteinat e tjera si whey, por me funksion tjetër në organizëm.
Ideja se kolagjeni ndihmon drejtpërdrejt në ndërtimin e muskujve është më shumë psikologjike sesa reale.
Sa i përket mënyrës së përdorimit, Arbër Peci rekomandon që kolagjeni të merret *në mëngjes, rreth 30 minuta para ushqimit, për përthithje më të mirë.
Një person është sulmuar fizikisht në fshatin Arllat të Drenasit.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 13:10, ndërsa Policia ka arrestuar dy të dyshuarit.
âMĂ« 29.01.2026 janĂ« arrestuar dy tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ« pasi qĂ« tĂ« njĂ«jtit pas njĂ« mosmarrĂ«veshje me datĂ«n e lartcekur dyshohet se e kanĂ« sulmuar fizikisht viktimĂ«n mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekĂ«sorâ, thuhet nĂ« raport.
Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, Barcelona ka nisur tashmë planifikimet për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube 2029.
Aktualisht, klubi katalanas ndodhet në një pozitë shumë të favorshme për kualifikim, falë paraqitjeve të forta në garat evropiane.
Rezultatet në Ligën e Kampionëve nga sezonet 2024/25 deri në 2027/28 do të merren parasysh për renditjen kualifikuese të turneut.
Në ciklin e mëparshëm, Barcelona ishte penalizuar nga eliminimet e hershme në edicionet 2021/22 dhe 2022/23, situatë që përfitoi Atletico Madrid.
Barcelona aktualisht renditet e treta në klasifikimin e përgjithshëm me 63 pikë, pas Arsenalit (71 pikë) dhe Interit (66 pikë).
Katalanasit kanë krijuar tashmë një avantazh të konsiderueshëm ndaj rivalëve vendas, me Real Madridin që numëron 45 pikë dhe Atletico Madridin 43.
Ecuria pozitive e sezonit të kaluar, ku Barça arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe kualifikimi aktual në fazën e 1/16-ve, kanë forcuar ndjeshëm pozitat e klubit në këtë cikël katërvjeçar.
Ndërkohë, kampionët në fuqi të Kupës së Botës për Klube janë Chelsea, të cilët triumfuan ndaj Paris Saint-Germain verën e kaluar, duke fituar edicionin e parë të këtij formati të ri të turneut. /Telegrafi/
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në rrugën Tetovë - Gostivar deri në 70 metra.
Nga atje thonë se në rrugën R-1302 Berovë - Strumicë (pranë fshatit Ratevo) për shkak të një rrëshqitjeje të madhe dheu, trafiku po devijohet për 50 metra.
LAMM njofton se trafiku vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.
"Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM./Telegrafi/
Në lavanderi, Ludo Lee dhe Alba zhvilluan një bisedë lidhur me sjelljen e Elijonës, duke ngritur dyshime mbi reagimet e saj emocionale.
GjatĂ« diskutimit, Ludo iu drejtua AlbĂ«s me njĂ« pyetje direkte: âA mund tĂ« ma tregosh ti, meqĂ« je femĂ«r, si Ă«shtĂ« e mundur qĂ« njĂ« femĂ«r tĂ« qajĂ« pĂ«r njĂ« sekondĂ«? Ose e paskan mĂ«suar kĂ«ta shumĂ« mirĂ«â.
Nga ana e saj, Alba u shpreh se nuk dyshon te ndjenja e tĂ« qarĂ«s, por te mĂ«nyra se si ajo shfaqet: âJo, tĂ« qarĂ«n e ka se realisht e ndien veten, por unĂ« mendoj se dyshimi im Ă«shtĂ« te volumi i tĂ« qarĂ«sâ.
Foto: BBVK/FaceBook
Ludo vijoi mĂ« tej duke vĂ«nĂ« nĂ« dyshim ndjenjat e ElijonĂ«s ndaj Klodit, duke thĂ«nĂ«: âSi ndjenja, kjo sâka ndjenja pĂ«r Klodin fareâ.
NdĂ«rkohĂ«, Alba nuk ishte dakord me kĂ«tĂ« mendim dhe shprehu kĂ«ndvĂ«shtrimin e saj: âMendon qĂ« nuk ka ndjenja pĂ«r Klodin? UnĂ« mendoj qĂ« ka krijuar ndjenja pĂ«r Klodinâ.
NĂ« fund, Ludo shtoi edhe njĂ« arsye tjetĂ«r pĂ«r sjelljen e saj, duke theksuar se frika mund tĂ« ketĂ« luajtur rol kyç: âFrika mĂ« e madhe ka qenĂ« se kur Klodi ka treguar pĂ«lqim pĂ«r BenitĂ«n, kĂ«tyre iu ka hyrĂ« frika qĂ« po u del loja, atĂ«herĂ« kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« presionâ.
Biseda mes tyre ngre pikëpyetje mbi sinqeritetin e ndjenjave dhe strategjitë e lojës brenda shtëpisë. /Telegrafi/
Luis Enrique ka qenë një zbulim i vërtetë te Paris Saint-Germain dhe ish-trajneri i Barcelonës tashmë është pranë zgjatjes së qëndrimit të tij te kampionët aktualë të Europës.
55-vjeçari u emërua trajner i PSG-së në verën e vitit 2023 dhe, në më pak se dy vite, i siguroi klubit francez titullin e parë në histori të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse kĂ«tĂ« sezon nuk kanĂ« qenĂ« aq dominues, ai ende gĂ«zon njĂ« kredit tĂ« madh besimi, i cili pritet tâi shpĂ«rblehet sĂ« shpejti me njĂ« kontratĂ« tĂ« re.
SipasSport, Luis Enrique, i cili ishte një nga figurat kryesore pas përpjekjeve të PSG-së për të transferuar Dro Fernandez nga Barcelona, ndodhet në fazat përfundimtare të arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës me tre vite.
Kontrata aktuale e tij Ă«shtĂ« e vlefshmederinĂ«vitin 2027, ndĂ«rsamarrĂ«veshja e re do ta mbajĂ«atĂ«nĂ« âParc des Princesâ derinĂ« fund tĂ«sezonit 2029-2030.
Kohëzgjatja e kontratës së Luis Enrique do të përkojë me atë të drejtorit sportiv, Luis Campos, i cili gjithashtu është i lidhur me klubin deri në vitin 2030.
Dyshja ka bashkëpunuar me sukses gjatë 2.5 viteve të tyre në Paris dhe plani është që partneriteti të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Si pjesë e kontratës së re, Luis Enrique do të ketë një klauzolë largimi.
Kjo do tâi lejojĂ« atij tĂ« pĂ«rfundojĂ« aventurĂ«n e tij te PSG nĂ« momentin qĂ« ai e konsideron tĂ« nevojshĂ«m, qoftĂ« nĂ« vitin 2030 apo edhe mĂ« herĂ«t.
Duke marrë parasysh gjithçka që ka arritur në klub që nga ardhja e tij, çdo vendim mbi të ardhmen e tij do të jetë plotësisht në dorën e tij./Telegrafi/
Procesit të stërzgjatur të numërimit të votave nga Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare 2025 duket se po i vije fundi.
Ky proces fillimisht ishte pĂ«rfunduar pothuajse, por qĂ« Komisioni Qendror Zgjedhor hasi nĂ« disa parregullsi qĂ« ndodhĂ«n fillimisht nĂ« Prizren, ku kishte dallime tĂ« mĂ«dha nĂ« vota tek kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«, pĂ«r tĂ« kaluar mĂ« pas edhe tek komunat si Drenasi dhe Malisheva â andaj tĂ« gjitha komunat shkuan nĂ« rinumĂ«rim.
Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot (30 janar) pritet që ky proces të përfundojë.
âNga fillimi i kĂ«tij procesi (13 janar) dhe deri nĂ« pĂ«rfundimin e ditĂ«s sĂ« enjte (29 janar) janĂ« rinumĂ«ruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotimeâ, tha ai.
Elezi shtoi mĂ« tutje: âPra, kanĂ« mbetur pĂ«r tâu rinumĂ«ruar edhe 143 vendvotime qĂ« i takojnĂ« 4 komunave tĂ« fundit nga ky proces, si PrishtinĂ«, PodujevĂ«, SuharekĂ« dhe ShtĂ«rpcĂ«. Ky proces, planifikohet tĂ« pĂ«rmbyllet gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotmeâ.
Kjo është dita e 18-të e rinumërimit të votave, derisa pritet që Kosova të ketë Qeveri në muajin shkurt.
Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit me 51.10 për qind, që në total i bie që kanë siguruar 57 ulëse në Kuvend. /Telegrafi/
Gjatë javëve të fundit, një numër lojtarësh janë larguar nga Barcelona ose janë në proces largimi nga klubi katalanas.
Emra si Dro Fernandez, Andres Cuenca dhe Mamadou Mbacke bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kategori, dhe sĂ« shpejti atyre mund tâu bashkohet edhe Guille Fernandez.
Ky sezon ka qenë zhgënjyes për 17-vjeçarin, i cili nuk ka arritur të depërtojë në ekipin e parë.
Ai vlerësohet shumë brenda La Masias, por pavarësisht kësaj, ka qenë i angazhuar vetëm me Barça Atletic, si edhe me ekipin U19 në UEFA Youth League.
Thuhet se Guille është i pakënaqur me situatën e tij në Kataloni, gjë që ka tërhequr interes në afatin kalimtar.
Klubi më i interesuar për ta transferuar është Newcastle United, me Sport që raporton se skuadra e Ligës Premier ka bërë disa tentativa për tramsferimin e tij.
Bisedime kanë zhvilluar tashmë mes Newcastle dhe Barcelonës, dy skuadra që u përballën më herët gjatë sezonit në Ligën e Kampionëve.
Klubi anglez synon ta shtojë Guille në listën e tij të talenteve të rinj premtues, ku përfshihet edhe ish-ylli i Malagës, Antonio Cordero, aktualisht i huazuar te skuadra e kategorisë së dytë, Cadiz.
Barcelona kishte marrë oferta për Guille edhe verën e kaluar, por atëherë nuk u arrit asnjë marrëveshje.
E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë herë, pasi raporti thekson se katalanasit kanë bllokuar çdo qasje nga Neëcastle apo nga ndonjë klub tjetër.
Ata e shohin atë si një lojtar me potencial për ekipin e parë, edhe pse aktualisht nuk është në planet e menjëhershme./Telegrafi/
Për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, njerëzimi është duke u përgatitur për një udhëtim drejt Hënës.
Misioni i NASA-s, Artemis II, i cili është caktuar të niset më 6 shkurt 2026, do të dërgojë katër astronautë në një udhëtim dhjetëditor rreth Hënës, pas së cilës ata do të kthehen në atmosferë të Tokës me një shpejtësi rekord prej rreth 40 mijë kilometra në orë.
Edhe pse ky mision nuk përfshin ulje në sipërfaqen e Hënës, ai është një hap kyç në planin amerikan për të vendosur një prani afatgjatë njerëzore jashtë orbitës së ulët të Tokës.
Faza tjetër e programit Artemis
Artemis II është misioni i dytë i programit Artemis të NASA-s, i nisur në 2017 me qëllimin e rikthimit të njerëzve në Hënë dhe, më pas, edhe dërgimin e astronautëve në Mars. Misioni vjen pas fluturimit testues pa ekuipazh të Artemis I, i cili rrotulloi rreth Hënës në fund të vitit 2022, raporton euronews.
Astronautët do të fluturojnë në anijen kozmike të quajtur Orion, e cila do të niset nga raketa Space Launch System (SLS). Do të jetë hera e parë që njerëzit përdorin këto anije dhe do të jetë hera e parë që një ekuipazh i afrohet Hënës që nga misioni Apollo 17 në vitin 1972.
Fluturimi testues si përgatitje për uljen
Ndryshe nga misionet e ardhshme, Artemis II nuk është menduar për të ulur astronautët në sipërfaqen e Hënës. Në vend të kësaj, ekuipazhi do të rrotullohet rreth Hënës, do të kalojë pas anës së largët dhe pastaj do të kthehet në Tokë. Misioni shërben si një test gjithëpërfshirës i sistemeve që do të përdoren për misionet e ardhshme me ulje.
NASA dëshiron të tregojë se anija kozmike, raketa dhe teknologjitë për mbajtje të jetës janë të sigurta dhe të besueshme për udhëtimet njerëzore në hapësirë të thellë. Ky skenar i misionit është i ngjashëm me atë të Apollo 8 në vitin 1968, kur astronautët u rrotulluan rreth Hënës pa u ulur.
âArritje e jashtĂ«zakonshme teknologjikeâ
Edhe pse mund të duket modeste krahasuar me uljen në Hënë, misioni Artemis II ka rëndësi të madhe politike dhe strategjike. Dërgimi i njerëzve jashtë orbitës së ulët të Tokës kërkon angazhim afatgjatë financiar, teknologji të qëndrueshme dhe mbështetje politike të vazhdueshme. Misionet me ekuipazh dërgojnë një mesazh të fortë për seriozitetin e qëllimeve dhe nxisin partnerët ndërkombëtarë dhe kompanitë komerciale që të bashkërendojnë planet e tyre me ato të NASA-s.
Ekuipazhi ndërkombëtar
Ekuipazhi i misionit Artemis II përbëhet nga katër astronautë: tre amerikanë - Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch - dhe një astronaut nga Kanadaja, Jeremy Hansen. Pjesëmarrja e Kanadasë nënvizon karakterin ndërkombëtar të programit Artemis, të cilit deri më tani i janë bashkuar më shumë se 60 vende.
Gjatë udhëtimit dhjetëditor, ekuipazhi do të testojë sistemet kryesore të mbajtjes së jetës në Orion - përfshirë ajrin, ujin dhe pajisjet e sigurisë - dhe do të provojnë edhe sistemet e reja të WC-së për hapësirë, përmirësime të mëdha krahasuar me kohën e misioneve Apollo. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se qyteti do të bëhet me spital të ri, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Peci ka njoftuar se nĂ« kĂ«tĂ« takim Ă«shtĂ« diskutuar pĂ«r sektorin e shĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe projektet qĂ« Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« planifikon tâi realizojĂ« nĂ« MitrovicĂ«, me theks tĂ« veçantĂ« nĂ« ecurinĂ« dhe dinamikĂ«n e projektit pĂ«r ndĂ«rtimin e spitalit tĂ« ri.
âMitrovica do tĂ« bĂ«het me spital tĂ« ri. Sot mirĂ«prita nĂ« takim ministrin e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, z. Arben Vitia, me tĂ« cilin diskutuam pĂ«r projektet qĂ« do tĂ« realizohen nĂ« MitrovicĂ« dhe pĂ«r ecurinĂ« e ndĂ«rtimit tĂ« spitalitâ, ka shkruar Peci.
Sipas tij, spitali i ri do të ndërtohet me hapësira moderne dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme për qytetarët.
âSpitali i ri, me hapĂ«sira moderne dhe me tĂ« gjitha shĂ«rbimet shĂ«ndetĂ«sore, do tĂ« realizohet, ndĂ«rsa implementimi i tij do tĂ« fillojĂ« sapo tĂ« formohet Qeveria Kurti 3â, ka theksuar kryetari i MitrovicĂ«s.
Në kuadër të takimit është diskutuar edhe mundësia e zhvendosjes së ambulancave specialistike nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në hapësira më të përshtatshme dhe më moderne të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Peci ka garantuar se Komuna e Mitrovicës do të përmbushë të gjitha obligimet e saj për realizimin e këtij projekti madhor.
âKomuna e MitrovicĂ«s do tâi kryejĂ« tĂ« gjitha obligimet qĂ« i pĂ«rkasin, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ky projekt tĂ« jetĂ«sohet sa mĂ« parĂ«â, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani nĂ« njĂ« intervistĂ« ekskluzive pĂ«r âPĂ«rballje Podcastâ nĂ« Telegrafi.com ka folur pĂ«r pĂ«rfshirjen e KosovĂ«s nĂ« Bordin e Paqes tĂ« themeluar nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, cilat janĂ« obligimet, pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« dhe pĂ«rfitimet qĂ« mund t'i ketĂ«.
E para e shtetit në këtë podcast ka folur po ashtu për takimin e saj me Presidentin Donald Trump, raportet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mundësitë për një diplomaci të re, përfshirë edhe angazhimin me shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Osmani ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Presidentja ka bërë të ditur se ka pasur disa diskutime me Trump që nga zgjedhja e tij, të fokusuara kryesisht në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, duke theksuar rëndësinë e rolit amerikan në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës.
NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r âPĂ«rballje Podcastâ, Osmani tha se ka pasur disa diskutime me Trump qĂ« nga zgjedhja e tij, tĂ« fokusuara kryesisht nĂ« çështjet e sigurisĂ« dhe stabilitetit rajonal.
âKam pasur disa diskutime me Presidentin Trump nga momenti i zgjedhjes sĂ« tij. NjĂ« nga takimet kryesore Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« Paris, nĂ« Pallatin Elize. Diskutimet kanĂ« qenĂ« tĂ« fokusuara nĂ« situatĂ«n e sigurisĂ« dhe nĂ« nevojĂ«n qĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« kenĂ« rol lidershipi nĂ« mirĂ«mbajtjen e paqes dhe sigurisĂ« nĂ« rajonin tonĂ« si dhe biseda nĂ« kuadĂ«r tĂ« takimeve nĂ« Kombet e Bashkuara ku kemi pasur njĂ« diskutim pĂ«rmbajtjesor rreth rolit tĂ« Presidentit Trump pĂ«r paqen, nĂ« vendin tonĂ«, por edhe mĂ« gjerĂ«, sepse rajoni ynĂ« Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r administratĂ«n amerikaneâ, tha Presidentja.
Osmani theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara në Kosovë mbetet thelbësor dhe i pazëvendësueshëm, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
âRoli i AmerikĂ«s nĂ« mirĂ«mbajtjen e paqes dhe sigurisĂ« nĂ« KosovĂ«, nĂ« mbrojtjen e kufijve tanĂ« sĂ« bashku me institucionet tona tĂ« sigurisĂ« dhe nĂ« shtyrjen pĂ«rpara tĂ« KosovĂ«s me sovranitet tĂ« plotĂ« dhe integritet territorial tĂ« plotĂ«, Ă«shtĂ« rol i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m,â theksoi ajo.
Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pĂ«rzgjedhja e KosovĂ«s si shtet bashkĂ«themelues nĂ« âBordin e Paqesâ, njĂ« organizatĂ« kjo e rĂ«ndĂ«sishme ndĂ«rkombĂ«tare e udhĂ«hequr nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar jashtĂ«zakonisht pozitivisht nga liderĂ« tĂ« shumtĂ« botĂ«rorĂ« dhe ka dhĂ«nĂ« njĂ« mesazh tĂ« fuqishĂ«m pĂ«r shtetĂ«sinĂ« dhe sovranitetin e KosovĂ«s.
Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë simbolike dhe politike të përzgjedhjes së Kosovës si një nga 20 shtetet themeluese, krahas vendeve me popullsi dhe ekonomi shumë të mëdha.
âJu i keni parĂ« shumĂ« nga shtetet qĂ« ishin aty janĂ« shtete jashtĂ«zakonisht tĂ« mĂ«dha, shtete me treqind milionĂ« banorĂ«, shtete me dyqind milionĂ« banorĂ«, shtete me ekonomi tĂ« jashtĂ«zakonshme disa prej tyre dhe Kosova tĂ« pĂ«rzgjedhjet ndĂ«r njĂ«zet shtete themeluese, kjo tregon vlerĂ«sim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nga ana e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«sâ, deklaroi presidentja nĂ« âPĂ«rballje Podcastâ.
Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka deklaruar se marrĂ«veshja e nĂ«nshkruar nĂ« Davos pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« âBordin e Paqesâ do tĂ« procedohet pĂ«r ratifikim nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, menjĂ«herĂ« pas konstituimit tĂ« tij, duke theksuar se asnjĂ« obligim nuk do tĂ« merret pa miratimin e Kuvendit dhe se nuk Ă«shtĂ« kĂ«rkuar asnjĂ« kontribut financiar i detyrueshĂ«m nga Kosova.
Osmani tha se rreshtimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i padiskutueshëm dhe se Kosova nuk ka asnjë hezitim politik ndaj kësaj nisme, duke kujtuar rolin vendimtar të SHBA-ve në lirinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës. /Telegrafi/
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar një paralajmërim të fortë për udhëheqësit evropianë.
Ai ka theksuar se kontinentit i nevojitet një qasje më e mençur ndaj çështjeve të emigracionit dhe energjisë, të cilat, sipas tij, po e shkatërrojnë Evropën.
âEvropa duhet tĂ« bĂ«het mĂ« e zgjuar. NdĂ«rmjet emigracionit dhe energjisĂ«, ata po shkatĂ«rrohen - nuk po njihetâ, ka thĂ«nĂ« 79-vjeçari nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« fundit.
Lideri amerikan shtoi se udhëheqësit evropianë duhet të marrin masa urgjente për të shmangur pasojat negative, duke paralajmëruar se koha për veprim është e kufizuar.
Komentet e presidentit vijnë ndërsa shumë vende evropiane përballen me sfida të shumta ekonomike dhe sociale.
Kriza energjetike e shkaktuar nga tensionet gjeopolitike dhe varësia nga importet e gazit dhe naftës po rëndon buxhetet kombëtare, ndërsa flukset e migratëve po krijojnë presion shtesë mbi sistemet sociale dhe infrastrukturore të disa shteteve. /Telegrafi/
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, megjithatë nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.
Reshjet e shiut parashikohen në mënyrë të herëpashershme prezentë që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në qendër e perëndim reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme.
Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindja - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.
TikTok ka arritur një marrëveshje në një padi lidhur me varësinë nga rrjetet sociale, duke shmangur kështu me shumë pak mundësi një proces gjyqësor.
Termat e marrëveshjes nuk janë publikuar, dhe ky përfundim erdhi vetëm një javë pasi edhe Snap (pronari i aplikacionit Snapchat) arriti një zgjidhje të ngjashme në të njëjtin rast, raporton The New York Times.
Procesi gjyqësor tani pritet të vazhdojë në Los Angelos, dhe të vetmit të paditur që kanë mbetur janë Meta (Facebook/Instagram) dhe YouTube.
Mark Lanier, avokati i personit qĂ« ngriti padinĂ« ndaj rrjeteve sociale â i identifikuar nĂ« dokumentet gjyqĂ«sore vetĂ«m me inicialet âK.G.Mâ â tha se ata janĂ« âtĂ« kĂ«naqur me marrĂ«veshjen e arriturâ dhe se ajo Ă«shtĂ« ânjĂ« zgjidhje e mirĂ«â.
Gruaja nga Kalifornia që e ka ndjekur në gjyq këtë çështje ka paditur kompanitë Meta, Snap, TikTok dhe YouTube, duke pretenduar se platformat e tyre janë varësuese dhe se i kanë shkaktuar dëm gjatë fëmijërisë së saj.
Gjykatësi në këtë çështje më parë kishte urdhëruar që drejtuesit e këtyre kompanive të dëshmonin, përfshirë edhe Mark Zuckerberg dhe Adam Mosseri, dhe pritet të dëshmojë edhe drejtuesi ekzekutiv i YouTube.
Kjo padi është e para nga disa të tjera kundër kompanive që qëndrojnë pas rrjeteve sociale, të cilat pritet të shkojnë para gjyqit gjatë këtij viti. /Telegrafi/
Melania Trump foli për sfidat e të qenit prind, si pjesë e promovimit të dokumentarit "Melania".Ajo shpjegoi se është jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj djalit të saj 19-vjeçar, Barron.
âDuhet tĂ« jesh aty pĂ«r fĂ«mijĂ«n tĂ«nd gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s, veçanĂ«risht kur ai ka nevojĂ« pĂ«r ty, veçanĂ«risht nĂ« moshĂ«n e Barronitâ, tha Trump pĂ«r Fox Business.
Barroni është në vitin e dytë të studimeve në Shkollën e Biznesit Stren në Universitetin e Nju Jorkut, por ende nuk është bërë plotësisht i pavarur.
Në shtator, ai pushoi së jetuari në Manhattan dhe u kthye te prindërit e tij, ku filloi të ndiqte mësimet në qendrën e NYU-së në Uashington.
Gjithashtu, Melania deklaroi se djali i saj i vetëm u përfshi më shumë në aktivitetet politike të babait të tij gjatë mandatit të dytë të Trump. Në mandatin e tij të parë, i cili filloi kur Barron ishte 10 vjeç, ai ishte më pak i përfshirë.
"Barron e kupton politikën dhe shpesh e këshillon të atin. Bisedat tona rreth kësaj janë krejtësisht të ndryshme tani", tha ajo. /Telegrafi/