Reading view

Tronditet Kolumbia, kamioni-bombë shpërthen pranë stacionit policor

Një shpërthim i fuqishëm pranë një baze policore në qytetin Cucuta të Kolumbisë ka lënë të plagosur 11 efektivë policie, ndërsa autoritetet dyshojnë se pas sulmit qëndron grupi rebel Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN).

Sipas autoriteteve kolumbiane, shpërthimi u shkaktua nga një kamion i mbushur me eksploziv, i cili ishte lënë përpara selisë së policisë në provincën Santanderi Verior, pranë kufirit me Venezuelën.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtua rëndë çatia e ndërtesës, u thyen dritaret dhe humbi jetën edhe një qen policie.

Drejtori i Policisë së Kolumbisë, gjenerali William Rincón, e cilësoi ngjarjen si një “sulm terrorist”, duke theksuar se autorët do të ndiqen deri në kapjen e tyre.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez, fajësoi grupin rebel ELN për sulmin dhe njoftoi një shpërblim prej 60 mijë dollarësh për çdo informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Sulmi ndodhi në një periudhë të ndjeshme politike, teksa Kolumbia po përgatitet për inaugurimin e presidentit të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tronditet Kolumbia, kamioni-bombë shpërthen pranë stacionit policor appeared first on Sinjali.

  •  

Komenti i komandantit të KFOR-it për xhandarmërinë: Të shmanget dyfishimi i përpjekjeve

Krijimi i një force të xhandarmërisë në Kosovë është çështje e kësaj të fundit, por KFOR dhe NATO duket se me tepër preferojnë një “ruajtje të roleve dhe përgjegjësive të qarta të të gjithë ofruesve të sigurisë”, sesa një “dyfishim të përpjekjeve”.

“Ajo që është e rëndësishme për ne, në fund të fundit, është të sigurohet efikasiteti dhe të shmanget dyfishimi i përpjekjeve”, tha komandanti i KFOR-it, Ozgan Ulutash, kur u pyet për këtë çështje, në një intervistë për KosovaPress.

“Ruajtja e roleve dhe përgjegjësive të qarta është thelbësore për të garantuar që të gjithë ofruesit e sigurisë të kontribuojnë në mënyrë efektive për një mjedis të sigurt dhe të qetë, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

Sipas tij, formimi i xhandarmërisë nuk do të ketë ndonjë ndikim te përgjegjësitë e KFOR-it.

“Në çdo rast, zhvillime të tilla nuk ndikojnë në mandatin e KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Ulutash.

I pyetur nëse autoritetet kosovare që po duan ta themelojnë xhandarmërinë janë konsultuar me KFOR dhe NATO për këtë gjë, Ulutash u përgjigj: “U takon institucioneve të Kosovës të komentojnë më në detaje për këtë çështje’.

Ai tha se NATO vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili sipas rolit të vet si reagues të sigurisë, teksa në këtë radhitje te ofruesve të sigurisë nuk e përmendi xhandarmërinë.

“Ne presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, në dobi të të gjitha komuniteteve”, shtoi Ulutash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komenti i komandantit të KFOR-it për xhandarmërinë: Të shmanget dyfishimi i përpjekjeve appeared first on Sinjali.

  •  

Tronditet Kolumbia, kamioni bombë shpërthen pranë stacionit të policisë



Në një shpërthim jashtë një baze policore në Kolumbi, 11 oficerë policie u plagosën dhe qeveria e vendit fajësoi grupin më të madh rebel të mbetur për sulmin.

Sulmi ndodhi në Cucuta, një qytet në kufirin midis Kolumbisë dhe Venezuelës, ku bandat e drogës dhe grupet rebele kanë luftuar prej kohësh për kontrollin e rrugëve të kontrabandës.



Gjenerali William Rincón, drejtor i policisë kolumbiane, tha se shpërthimi u shkaktua nga një kamion i lënë përpara ndërtesës që shërben si seli e policisë për provincën e Santanderit Verior.

Shpërthimi dëmtoi pjesën më të madhe të çatisë së ndërtesës dhe theu dritaret, si dhe vrau një qen policie.

“Ky ishte një sulm i shëmtuar terrorist. Nuk do të pushojmë derisa të gjejmë përgjegjësit dhe t’i nxjerrim para drejtësisë “, tha Rincon.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes Pedro Sanchez fajësoi grupin rebel të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) për sulmin dhe ofroi një shpërblim prej 60,000 dollarësh për informacionin që çon në kapjen e autorëve të sulmit.

Sulmi ndodhi në një kohë kur Kolumbia po përgatitet për inaugurimin e një presidenti të ri. /Telegrafi/

  •  

Lot, gol dhe lamtumirë emocionuese – Mirlind Daku i jep fund aventurës te Rubin Kazani

Klubi rus Rubin Kazani ka publikuar një video rreth 20-minutëshe kushtuar Mirlind Dakut, duke sjellë pamje nga momentet para, gjatë dhe pas ndeshjes së fundit të sulmuesit shqiptar me fanellën e klubit.

Daku u përshëndet me Rubin Kazanin në mënyrën më të mirë, duke shënuar gol në fitoren ndaj Akronit, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit rus. Ky ishte goli i tij i dytë në po aq ndeshje këtë edicion.

Pas përfundimit të takimit, 28-vjeçari u ngrit në ajër nga bashkëlojtarët, ndërsa nuk arriti t’i mbante lotët. Emocionet vazhduan edhe në dhomat e zhveshjes, ku ai mbajti një fjalim lamtumirës para futbollistëve dhe stafit teknik.

“Faleminderit shumë për këto tri sezone që kemi kaluar së bashku. Është e vështirë për mua, por është pjesë e jetës dhe është e rëndësishme t’i ruajmë gjithmonë marrëdhëniet që kemi”, u shpreh Daku.

Sulmuesi kosovar ishte pjesë e Rubin Kazanit që nga viti 2023, duke realizuar 37 gola në kampionatin rus dhe duke u shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

Mediat ruse raportojnë se transferimi i tij te Spartak Moska është çështje e përfunduar, për një shumë që kap vlerën e rreth 11 milionë eurove.

Trajneri i Rubin Kazanit, Frank Artiga, e vlerësoi Dakun jo vetëm si futbollist, por edhe si një figurë të rëndësishme në zhveshtore.

“Daku është lojtar i madh dhe person shumë i dashur. Ai i jep skuadrës shpirtin e duhur dhe e ka dërguar Rubinin në një nivel tjetër”, deklaroi Artiga.

Edhe ish-trajneri Rashid Rakhimov dhe legjenda e futbollit rus Yuri Semin e kanë vlerësuar lart sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, me këtë të fundit që e cilësoi si “lojtarin më të mirë të kampionatit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lot, gol dhe lamtumirë emocionuese – Mirlind Daku i jep fund aventurës te Rubin Kazani appeared first on Sinjali.

  •  

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë



Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet.

Siç raporton Top Channel, protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve deklaruan se hapja e një konsullate serbe në Shkodër është e papranueshme.

Sipas tyre, qyteti nuk ka asnjë lidhje historike, ekonomike apo diplomatike që të justifikojë praninë e një konsullate serbe.

Ata argumentuan gjithashtu se kjo është e papranueshme edhe për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se mijëra shqiptarë u vranë dhe u masakruan gjatë konfliktit.

Protestuesit kërkuan që autoritetet të rishqyrtojnë këtë vendim dhe të mos lejojnë hapjen e konsullatës në Shkodër.

Gjatë protestës u hodhën gjithashtu thirrje kundër qeverisë, ndërsa manifestimi u zhvillua pa incidente.

- YouTube www.youtube.com

  •  

Zjarr në një banesë në Aktash, flakët nisën nga kondicioneri – nuk ka të lënduar

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një zjarr që përfshiu një banesë në katin e epërm në lagjen Aktash në Prishtinë.

Lidhur me rastin, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Sinjalin se bëhej fjalë për një zjarr fillestar në një kondicioner.

Sipas tij, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë arritur ta lokalizojnë situatën në kohë.

“Banesa ka qenë në katin e gjashtë. Ka qenë një zjarr fillestar në një kondicioner. Sapo jemi informuar, ekipet tona kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar”, ka deklaruar Shkodra.

Ai ka konfirmuar se nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve është parandaluar përhapja e flakëve dhe shkaktimi i dëmeve më të mëdha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr në një banesë në Aktash, flakët nisën nga kondicioneri – nuk ka të lënduar appeared first on Sinjali.

  •  

Pritje deri në 40 minuta te Dheu i Bardhë,

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolona arrin në 150 metra në të dy drejtimet.

Pritje ka edhe në Jarinjë, ku në hyrje në Kosovë pritjet zgjasin 20 deri në 30 minuta, me kolonë prej 300 metrash. Në Han të Elezit pritjet janë rreth 15 minuta në të dy drejtimet, me kolona prej 150 metrash.

Në Vërmicë, pritjet në hyrje janë 10 deri në 15 minuta, ndërsa kolona arrin në 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje prej 3 deri në 5 minuta, pa kolona të konsiderueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje deri në 40 minuta te Dheu i Bardhë, appeared first on Sinjali.

  •  

E rëndë: 49-vjeçari humb jetën në një plazh të Shqipërisë

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së dielës në plazhin e Pishporos, në Fier.

Viktima është identifikuar si Durim Dogani, nga Patosi. Sipas raportimeve, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak derisa ndodhej në kontakt me ujin.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: 49-vjeçari humb jetën në një plazh të Shqipërisë appeared first on Sinjali.

  •  

Nuk është Barcola - Liverpooli përgatit zgjidhjen befasuese për të zëvendësuar Salahun



Largimi i befasishëm i Mohamed Salah pas nëntë vitesh të jashtëzakonshme në “Anfield” ka lënë një boshllëk të madh në krahun e djathtë të sulmit të Liverpoolit.

Trajneri i ri i “Reds”, Andoni Iraola, po kërkon zgjidhjen më të mirë për të mbushur hapësirën e lënë nga ylli egjiptian, por duke parë vështirësitë në tregun e transferimeve, ai mund të vendosë t’i besojë një lojtari që tashmë është pjesë e skuadrës.

Salah u largua nga Liverpooli në fund të sezonit të kaluar pas një periudhe të artë në klub, ku fitoi të gjitha trofetë kryesorë dhe u shndërrua në një prej figurave më të mëdha në historinë e klubit. Zëvendësimi i tij konsiderohet një nga sfidat më të mëdha për Iraolën.

Fillimisht, Liverpooli kishte identifikuar sulmuesin e Paris Saint-Germain, Bradley Barcola, si një prej objektivave kryesorë për krahun e sulmit. Megjithatë, transferimi i francezit duket shumë i vështirë, pasi PSG kërkon një shumë rreth 145 milionë funte për ta lënë të lirë.

Për më tepër, Barcola preferon të luajë në krahun e majtë, aty ku Liverpooli tashmë ka alternativa si Cody Gakpo dhe talentin e ri Rio Ngumoha. Kjo e bën më të komplikuar përshtatjen e tij në rolin që kishte Salah.

Iraola mendon për një rol të ri për Frimpongun

Sipas raportimeve nga Anglia, Iraola po shqyrton mundësinë që ta avancojë në sulm Jeremie Frimpong, duke e shndërruar atë në një alternativë për krahun e djathtë.

Holandezi pati një sezon debutues të vështirë te Liverpooli, i ndikuar edhe nga problemet me dëmtimet, ndërsa nuk arriti të bindë plotësisht në rolin tradicional të mbrojtësit.

Megjithatë, klubi beson se cilësitë e tij më të mëdha janë në fazën ofensive. Shpejtësia, aftësia për të depërtuar në zonë dhe agresiviteti në sulm mund ta bëjnë Frimpongun një lojtar shumë të rrezikshëm në një pozicion më të avancuar.

Ideja e Iraolës është që t’i zvogëlojë përgjegjësitë mbrojtëse dhe të shfrytëzojë maksimalisht aftësitë e tij në sulm, duke e afruar me rolin që kishte Salah për vite me radhë në krahun e djathtë.

Përveç Frimpongut, Liverpooli ka edhe një tjetër alternativë në atë krah me afrimin e ri Víctor Muñoz, por klubi beson se holandezi mund të jetë zgjidhja më e afërt për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga largimi i Salahut. /Telegrafi/

  •  

Hilaria Baldwin u përgjigjet kritikëve: Nuk jam me Alec për para, shtatë fëmijë nuk i bën dikush për interes



Hilaria Baldwin ka reaguar ndaj komenteve dhe paragjykimeve që kanë shoqëruar prej vitesh marrëdhënien e saj me aktorin e njohur, Alec Baldwin, duke mohuar pretendimet se ajo është me të për përfitime financiare.

Në një intervistë për SiriusXM Radio, Hilaria tha se këto etiketime e kanë lënduar, pasi nuk e përfaqësojnë atë si person.

Ajo tregoi se në fillimet e lidhjes me Alec, ai shpesh përpiqej t’i blinte dhurata, por ajo i refuzonte, duke dashur të ishte e sigurt se ndjenjat e saj ishin të bazuara tek personi dhe jo tek pasuria apo fama.

Çifti u njoh në vitin 2011, kur Alec ishte tashmë një yll i njohur i Hollywood-it, ndërsa Hilaria punonte si instruktore yoga në New York.

Ajo kujtoi se në atë periudhë jetonte në mënyrë modeste dhe donte të sigurohej se lidhja e tyre ishte e vërtetë përpara se të pranonte ndonjë dhuratë të kushtueshme.

Hilaria dhe Alec u martuan në vitin 2012 dhe së bashku kanë shtatë fëmijë: Carmen, Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo, Maria dhe Ilaria.

Alec ka gjithashtu një vajzë të rritur, Ireland, nga martesa e mëparshme me aktoren Kim Basinger.

Duke folur për familjen e tyre të madhe, Hilaria iu përgjigj kritikëve me humor, duke thënë se një person që kërkon vetëm përfitime financiare nuk do të zgjidhte të kishte shtatë fëmijë, pasi rritja e tyre kërkon shumë përkushtim dhe shpenzime.

“Ky është ndoshta testi i vërtetë. Do të vazhdoni të më akuzoni se jam me të vetëm për paratë? Shtatë fëmijë nuk janë diçka që bën dikush për përfitim financiar”, tha ajo. /Telegrafi/

  •  

"Një thesar i çmuar" - Barcelona dëshiron të imitojë modelin e zgjuar të Real Madridit



Barcelona dëshiron të kopjojë strategjinë e rivalit të përhershëm Real Madrid në këtë afat kalimtar veror, duke përdorur talentet e akademisë për të përmirësuar financat e klubit.

Sipas raportimeve në Spanjë, drejtuesit katalanas kanë vendosur të aplikojnë një model të ngjashëm me atë të Real Madridit, i cili në vitet e fundit ka arritur të gjenerojë të ardhura të mëdha nga shitja e lojtarëve të rinj, duke ruajtur një pjesë të të drejtave të tyre ekonomike.

Real Madridi këtë verë ka arritur të sigurojë të ardhura afër 200 milionë eurove përmes shitjeve të futbollistëve dhe transferimeve të lojtarëve mbi të cilët ende mban 50 për qind të të drejtave. Ky model u ka lejuar madrilenëve të krijojnë një burim të rëndësishëm financiar, pa humbur plotësisht kontrollin mbi talentet që mund të shpërthejnë në të ardhmen.

Barcelona tani synon të ndjekë të njëjtën rrugë me produktet e akademisë së famshme La Masia. Klubi katalanas beson se ka shumë lojtarë me potencial dhe dëshiron të përfitojë ekonomikisht nga largimet e tyre, duke ruajtur një pjesë të vlerës së tyre në të ardhmen.

Sipas raportimeve të “Cadena SER”, Barcelona do të përfshijë një klauzolë të tillë në marrëveshjet e ardhshme me lojtarët e dalë nga akademia, duke mbajtur 50 për qind të të drejtave ekonomike.

Shembulli i parë pritet të jetë mbrojtësi i majtë Jofre Torrents, i cili është afër transferimit te AFC Ajax. Marrëveshja parashikon një huazim me opsion blerjeje prej 5 milionë eurosh.

Nëse Ajax vendos ta aktivizojë këtë opsion, Barcelona do të ruajë 50 për qind të të drejtave të lojtarit, ndërsa gjithashtu do të ketë një klauzolë rikthimi prej 20 milionë eurosh.

Adeyemi, Hamza Abldekarim, Ebrima Tunkara, Shane Kluivert, Yaakobishvili, Álex González, Ibrahim Diarra, Brian Fariñas, Jordi Pesquer, Orian Goren and Òscar Gistau all made their Barça debuts today. Congrats, guys! 💙❤️
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 31, 2026


Ky model pritet të bëhet standard për lojtarët e rinj që largohen nga La Masia, duke i dhënë Barcelonës mundësinë të sigurojë të ardhura shtesë në të ardhmen ose të rikthejë në klub talentet që mund të shndërrohen në yje. /Telegrafi/

  •  

Çitaku: Kurti po u tregon përralla me gjermanë e rusë, mërgimtarët kanë nevojë për shtetin, po presin me orë nëpër kufij



Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve fqinje gjatë kthimit të tyre në Kosovë.

Çitaku ka thënë se qytetarët e diasporës po përballen me pritje të gjata pas udhëtimeve të tyre drejt vendlindjes, ndërsa ka akuzuar Qeverinë se nuk po ndërmerr veprime të mjaftueshme për të lehtësuar situatën.

Sipas saj, institucionet e Kosovës duhet të kontaktojnë dhe të koordinohen me autoritetet e vendeve përreth, veçanërisht me ato të Kroacisë dhe Malit të Zi, për të gjetur zgjidhje për fluksin e madh të automjeteve në kufij.

“Në vend që të merrte menjëherë kontakt me Zagrebin dhe Podgoricën, të koordinonte veprimet me autoritetet e atjeshme dhe të dërgonte Ministrin e Jashtëm për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Albin Kurti ka zgjedhur t’u tregojë mërgimtarëve tanë përralla me gjermanë e rusë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka deklaruar se mërgimtarët nuk kanë nevojë për atë që e cilësoi si “ligjërata ideologjike”, por për veprim konkret të institucioneve të shtetit.

“Mërgata nuk ka nevojë për ligjërata ideologjike. Ka nevojë për shtet që vepron”, ka theksuar ajo.

Çitaku ka kritikuar më tej qasjen e Kurtit, duke pretenduar se deklaratat e tij nuk po ofrojnë zgjidhje për problemet me të cilat po përballen qytetarët.

“Ky ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë”, ka deklaruar Çitaku.

Pritjet e gjata në kufijtë e vendeve të rajonit janë bërë të shpeshta gjatë sezonit të verës, veçanërisht në periudhën kur mërgimtarët udhëtojnë drejt Kosovës dhe më pas kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.

  •  

Zjarr në një banesë në Aktash të Prishtinës, ende nuk dihet për të lënduar

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një banesë në katin e epërm të një objekti në lagjen Aktash në Prishtinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa për momentin nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Nuk ka ende informacione nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk është bërë e ditur as vlera e dëmeve materiale.

Pritet që institucionet kompetente të japin detaje të tjera për rastin dhe rrethanat e zjarrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr në një banesë në Aktash të Prishtinës, ende nuk dihet për të lënduar appeared first on Sinjali.

  •  

Harry Styles rrëzohet në mes të koncertit, por reagimi i tij bëhet viral



Harry Styles përjetoi një moment të papritur gjatë koncertit të tij në Mexico City, kur u rrëzua në skenë teksa po performonte këngën e parë.

Këngëtari britanik humbi ekuilibrin ndërsa lëvizte mbrapa, por reagoi me shpejtësi duke u ngritur menjëherë dhe duke vazhduar performancën pa ndërprerë këngën.

Ngjarja ndodhi më 1 gusht, gjatë koncertit të dytë nga gjashtë të planifikuarit në kryeqytetin meksikan, si pjesë e turneut të tij botëror "Together, Together".

Foto: Instagram

Sipas mediave lokale, skena ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të shiut.

Pas rrëzimit, Styles bëri shaka me publikun duke thënë: "Tani që u rrëzova, mund të them se më në fund u njohëm vërtet. Tani ndihem shumë rehat".

Videoja e momentit u përhap në rrjetet sociale, ku fansat e vlerësuan profesionalizmin e artistit.

Shumë komentuan se e menaxhoi situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, gjersa të tjerë kujtuan se edhe gjatë kohës me "One Direction", Harry kishte pasur momente të ngjashme në skenë. /Telegrafi/

  •  

Sulm vetëvrasës në stacionin e policisë në Pakistan, të paktën 14 të vdekur



Të paktën 14 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës jashtë një stacioni policie në Pakistanin veriperëndimor, njoftuan shërbimet e shpëtimit dhe një zyrtar rajonal i policisë, ndërsa vendi përballet me një rritje të dhunës kryengritëse.

Shpërthimi ndodhi në zonën Kabal të distriktit Swat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa.



Në të njëjtën zonë, u mbajt një tubim në mbështetje të policisë në të cilin morën pjesë banorët vendas, por ende nuk është e qartë nëse ky tubim ishte shënjestra e sulmit.

Zyrtari i policisë rajonale, Fida Hussain, tha se pesë oficerë policie dhe tetë civilë ishin midis të vdekurve, ndërsa personi i 14-të i vrarë besohet të jetë vetë sulmuesi.

Sipas një deklarate të policisë, të paktën 18 persona u plagosën dhe është nisur një operacion për të gjetur këdo që mund të ketë qenë i përfshirë në organizimin e sulmit.

Kryeministri pakistanez Muhammad Shehbaz Sharif shprehu "pikëllim dhe keqardhje të thellë për sulmin vetëvrasës" në një deklaratë.

Në muajt e fundit, dhuna e kryengritësve në zonat kufitare të Pakistanit është rritur ndjeshëm, me ushtrinë dhe policinë kryesisht shënjestra të sulmeve.

Qeveria pakistaneze fajëson talebanët afganë për përshkallëzimin e dhunës, duke pretenduar se ata ofrojnë mbështetje për grupet militante. Qeveria talebane në Afganistan i hedh poshtë këto akuza. /Telegrafi/

  •  

73 vjeçari nga Ohri privohet nga liria pasi kërcënoi me armë fqinjin për një vendparkim



Më 01.08.2026, në orën 13:05, në Ohër, nëpunësit policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria T.R. (73) nga Ohri, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në orën 12:00, në korridorin e një ndërtese banimi në Ohër, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme për një automjet të parkuar, i ka drejtuar pistoletën G.K. (51) nga Shkupi, i cili po qëndronte në të njëjtën ndërtesë.

Më pas, nëpunësit policorë nga Sektori i Policisë Kriminalistike pranë SPB Ohër kanë kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një leje arme, një pistoletë „Zastava“, një pushkë „Zastava“, si dhe plumbat dhe pjesë rezervë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

  •  

Aksident tragjik në Itali: Pesë të vdekur dhe 27 të lënduar pas përplasjes së disa automjeteve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Itali, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja është regjistruar në zonën Colli sul Velino, në kufirin mes rajoneve Lazio dhe Umbria, ku janë përfshirë një autobus, një autokamp dhe tre automjete të tjera.

Sipas mediave italiane, tre nga të lënduarit janë transportuar me helikopter në spitale për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa 24 persona të tjerë, me lëndime më të lehta, janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore të zonës.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e urgjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë, të cilat kanë zhvilluar operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksidentin me pasoja fatale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Itali: Pesë të vdekur dhe 27 të lënduar pas përplasjes së disa automjeteve appeared first on Sinjali.

  •  

Zyrtare: Chelsea transferon talentin argjentinas Valentin Barcon



Chelsea ka konfirmuar transferimin e Valentín Barco nga Strasbourg, duke përforcuar skuadrën e trajnerit Xabi Alonso para sezonit të ri.

Klubi londinez ka bërë të ditur se 21-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjatë, ndërsa transferimi u realizua brenda grupit të pronësisë BlueCo, që kontrollon si Chelsean ashtu edhe Strasbourgun.

Barco vjen në “Stamford Bridge” pas një sezoni të suksesshëm në Ligue 1, ku arriti të tregojë fleksibilitetin e tij duke luajtur në disa pozicione, si në mesfushë ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.


Argjentinasi fillimisht iu bashkua Strasbourgut në formë huazimi nga Brighton, përpara se transferimi të bëhej i përhershëm. Gjatë sezonit të fundit ai zhvilloi 43 paraqitje, duke kontribuar me tre gola dhe nëntë asistime.

Paraqitjet e tij në Francë i siguruan edhe vëmendjen e Kombëtares së Argjentinës, për të cilën ka marrë ftesën në nivelin senior.

Barco tani bëhet pjesë e projektit të ri të Chelseat nën drejtimin e Xabi Alonsos, i cili synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

  •  

Georgievski: OBRM-PDUKM-ja aktuale është larguar nga idealet fillestare mbi të cilat u themelua



Në Ditën e Republikës – 2 Gushtin, ish-kryeministri dhe njëri prej themeluesve të OBRM-PDUKM-së, Ljupço Georgievski, ka publikuar një mesazh kritik ndaj zhvillimeve aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, duke bërë një analizë të ashpër për gjendjen e partisë që vetë e themeloi në fillim të viteve të nëntëdhjeta.

Georgievski, i cili ishte kryetar i parë i OBRM-PDUKM-së dhe më vonë kryeministër i vendit, në reagimin e tij ka tërhequr një paralele mes ideve mbi të cilat u themelua partia dhe politikave që, sipas tij, po ndiqen sot.

Duke kujtuar fillimet e OBRM-PDUKM-së në vitin 1990, ai tha se krijimi i saj ishte parë si një “mision historik”, i ndërtuar mbi synimin për pavarësi dhe orientim të pavarur politik të Maqedonisë.

“Qëllim parësor e kisha pavarësinë e Maqedonisë, jashtë kthetrave të politikës serbomadhe!”, ka theksuar Georgievski.

Në mesazhin e tij për 2 Gushtin, ai u ndal edhe te dy ngjarjet historike që shënohen në këtë datë – Kryengritja e Ilindenit e vitit 1903 dhe mbledhja e ASNOM-it në vitin 1944.

Sipas Georgievskit, pavarësisht rëndësisë historike të këtyre ngjarjeve, sot ato shpesh trajtohen vetëm si simbole ceremoniale, pa reflektim të mjaftueshëm mbi idetë dhe mesazhet që kanë bartur.

Ai përmendi edhe zhvillimet gjatë Kryengritjes së Ilindenit, duke rikujtuar se ajo nisi në vitin 1903 në rajonin e Manastirit, me figura si Boris Sarafov, Dame Gruev dhe Atanas Lozançev, ndërsa më pas u zgjerua edhe në rajone të tjera.

“Vështirë se nga verbëria jonë ideologjike mund ta shohim madhështinë e vërtetë të kryengritjes”, shkroi Georgievski, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, interpretohet historia.

Duke folur për vitin 1944 dhe ASNOM-in, ai tha se atëherë ishin prezantuar ide të mëdha politike, por pretendoi se shumë shpejt pas kësaj kishte pasur zhvillime që ndryshuan rrjedhën e tyre.

Sipas tij, “të dy Ilindenët sot janë vetëm formë pa përmbajtje”, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si trashëgimia historike përdoret në politikën bashkëkohore.

Kritikat e Georgievskit nuk u ndalën vetëm te interpretimi i historisë. Ai sulmoi edhe kursin aktual të OBRM-PDUKM-së, duke thënë se partia është larguar nga idealet fillestare.

Sipas tij, në vend që të mbrojë identitetin maqedonas, politika e sotme e partisë, sipas tij, po kontribuon në degradimin e tij.

“Partia që u themelua me ide të qarta për shtet të pavarur dhe identitet të fortë, sot është larguar nga vizioni fillestar”, ishte mesazhi i ish-kryeministrit.

Deklarata e Ljupço Georgievskit vjen në një periudhë kur debatet mbi identitetin, historinë dhe drejtimin strategjik të shtetit vazhdojnë të jenë ndër temat më të ndjeshme në skenën politike maqedonase.

  •  

Cila shenjë e horoskopit ju shkon më pak? Astrologjia zbulon kombinimet më problematike

Sipas astrologjisë, disa shenja të horoskopit e kanë shumë të vështirë të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme me njëra-tjetrën, pasi ndryshojnë në mënyrën e komunikimit, të menduarit dhe përjetimit të emocioneve.

Astrologët vlerësojnë se shenjat që i përkasin elementeve të kundërta ose kanë karaktere krejtësisht të ndryshme janë më të prira për përplasje, qoftë në dashuri, miqësi apo bashkëpunim profesional.

Sipas këtij interpretimi, Dashi nuk përshtatet lehtë me Peshqit, ndërsa Demi ka më shumë vështirësi në marrëdhënie me Dashin. Binjakët e kanë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Demin, ndërsa Gaforrja nuk ndihet rehat pranë Binjakëve.

Po ashtu, Luani përplaset shpesh me Gaforren, Virgjëresha me Luanin, Peshorja me Virgjëreshën, Akrepi me Peshoren, Shigjetari me Akrepin, Bricjapi me Shigjetarin, Ujori me Bricjapin dhe Peshqit me Ujorin.

Sipas astrologjisë, edhe kur ekziston një tërheqje e fortë mes dy shenjave, dallimet në karakter, energji dhe mënyrën e të menduarit mund ta bëjnë të vështirë ndërtimin e një marrëdhënieje harmonike. Megjithatë, këto interpretime bazohen në besimet astrologjike dhe nuk kanë mbështetje shkencore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Cila shenjë e horoskopit ju shkon më pak? Astrologjia zbulon kombinimet më problematike appeared first on Sinjali.

  •  
❌