❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekskluzive | TĂ« shtĂ«na me armĂ« pranĂ« shkollĂ«s “Don Bosko” nĂ« PrishtinĂ« – shĂ«njestĂ«r njĂ« i mitur, Policia nĂ« kĂ«rkim tĂ« tĂ« dyshuarit

Një incident tejet shqetësues ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë, ku një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një të mituri, duke shkaktuar panik në një zonë të frekuentuar nga nxënës dhe qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 09.02.2026, rreth orĂ«s 13:50, nĂ« rrugĂ«n “12 Qershori”, nĂ« afĂ«rsi tĂ« shkollĂ«s “Don Bosko”. Policia ka pranuar informatĂ«n pĂ«r tĂ« shtĂ«na me armĂ« dhe menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitĂ« policore, hetimet dhe krim-teknika.

Në lokacion janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa pas shikimit të kamerave të sigurisë është konstatuar se një person është futur në një lokal dhe ka shtënë me armë në drejtim të viktimës E.G., rreth 17-vjeçar, pa shkaktuar lëndime fizike tek i mituri apo personat tjerë të pranishëm.

Pas intervistimit tĂ« viktimĂ«s dhe dĂ«shmitarĂ«ve, hetuesi kujdestar ka njoftuar Prokuroren kujdestare, e cila ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet pĂ«r tri vepra penale: “PĂ«rdorimi i armĂ«s apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«m”, “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim i paautorizuar i armĂ«ve” dhe “Shkaktimi i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”.

Njësia e hetimeve ka marrë përsipër trajtimin e rastit dhe është në proces të identifikimit të personit të dyshuar, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë intensivisht.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, i cili ka ndodhur në një zonë të ndjeshme dhe ka vënë seriozisht në rrezik sigurinë publike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | TĂ« shtĂ«na me armĂ« pranĂ« shkollĂ«s “Don Bosko” nĂ« PrishtinĂ« – shĂ«njestĂ«r njĂ« i mitur, Policia nĂ« kĂ«rkim tĂ« tĂ« dyshuarit appeared first on Sinjali.

Tërmeti, Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se sonte nĂ« orĂ«n 22:05 territori i KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht zona juglindore Prizren–ShtĂ«rpcĂ«, Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 sipas shkallĂ«s Rihter dhe intensitet VI ballĂ« tĂ« shkallĂ«s sĂ« Merkalit.

Sipas AME-së, tërmeti ka pasur thellësi hipoqendrore prej rreth 5 kilometrash, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit, me koordinata gjeografike 42.144 dhe 20.985.

“TĂ«rmeti Ă«shtĂ« ndier dukshĂ«m nga qytetarĂ«t nĂ« pjesĂ« tĂ« ndryshme tĂ« KosovĂ«s. PĂ«r shkak tĂ« forcĂ«s sĂ« tij, ky sizmicitet ka pasur potencial pĂ«r tĂ« rrezikuar qytetarĂ«t dhe pĂ«r tĂ« shkaktuar dĂ«me materiale tĂ« lehta. NjĂ«kohĂ«sisht, kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit Ă«shtĂ« zonĂ« sizmogjene aktive, ashtu siç paraqitet edhe nĂ« HartĂ«n e Rrezikut Sizmik pĂ«r KosovĂ«n. Deri nĂ« kĂ«to momente, nuk ka raportime zyrtare pĂ«r dĂ«me serioze apo persona tĂ« lĂ«nduar. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe po e monitorojnĂ« situatĂ«n nĂ« vazhdimĂ«si”, ka njoftuar AME. 

Komunikata e plotë:

NJOFTIM PËR QYTETARËT – TËRMET

Të nderuar qytetarë,

Bazuar në të dhënat e Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare, si dhe në analizën numerike të ngjarjes sizmike, ju njoftojmë se:

MĂ« 10.02.2026, nĂ« ora 22:05 sipas kohĂ«s lokale, territori i KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht zona juglindore (Prizren–ShtĂ«rpcĂ«), Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 sipas shkallĂ«s Rihter, respektivisht me intensitet VI ballĂ« tĂ« shkallĂ«s sĂ« Merkalit.

 ‱ ThellĂ«sia hipoqendrore: 5 km.

 ‱ Epiqendra: 23 km nĂ« lindje tĂ« Prizrenit.

 ‱ Koordinatat gjeografike: 42.144; 20.985.

Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës. Për shkak të forcës së tij, ky sizmicitet ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehta. Njëkohësisht, kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç paraqitet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën.

Deri në këto momente, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar. Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi.

Udhëzime për qytetarët:

 ‱ Ruani qetĂ«sinĂ« dhe informohuni vetĂ«m nga burime zyrtare.

 ‱ NĂ« rast tĂ« lĂ«kundjeve tĂ« tjera, qĂ«ndroni larg dritareve dhe objekteve qĂ« mund tĂ« bien dhe shkaktojne lendime.

 ‱ NĂ« ambiente tĂ« mbyllura, strehohuni nĂ«n njĂ« tavolinĂ« tĂ« fortĂ« ose pranĂ« njĂ« muri mbajtĂ«s-shtyllave betoni.

 ‱ Pas pĂ«rfundimit tĂ« lĂ«kundjeve, dilni me qetĂ«si nĂ« hapĂ«sira tĂ« hapura.

 ‱ Mos pĂ«rdorni ashensorĂ«t dhe shmangni pĂ«rdorimin e panevojshĂ«m tĂ« automjeteve.

 ‱ Kontrolloni me kujdes banesat pĂ«r dĂ«mtime eventuale dhe ndihmoni personat nĂ« nevojĂ«.

Çdo informacion shtesĂ« do tĂ« komunikohet nĂ« kohĂ« reale pĂ«rmes institucioneve zyrtare. Numrat emergjent :112 , 193 ose 192 jane ne dispozicionin tuaj 24/7

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tërmeti, Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Prizreni është zonë sizmogjene aktive appeared first on Sinjali.

Në 30 ditët e fundit, në Kosovë u regjistruan 36 tërmete me intensitet të ulët

Kosova ka shënuar aktivitet sizmik gjatë ditëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara nga faqja ndërkombëtare VolcanoDiscovery, e cila monitoron lëvizjet sizmike në mbarë botën.

Sipas këtyre të dhënave, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar disa tërmete me magnitudë mbi 2 ballë, ku më i forti ka arritur magnitudën 4.8.

15 tërmete brenda një jave

Raporti tregon se gjatë shtatë ditëve të fundit në territorin e Kosovës janë evidentuar gjithsej 15 tërmete, me magnitudë maksimale deri në 4.8.

Nga këto, një tërmet ka qenë mbi magnitudë 4, një tjetër ka qenë ndërmjet magnitudës 3 dhe 4, gjashtë tërmete janë regjistruar në intervalin nga 2 deri në 3 ballë, ndërsa shtatë lëkundje të tjera kanë qenë nën magnitudë 2, të cilat zakonisht nuk ndihen nga qytetarët.

Tërmeti më i fortë i regjistruar më 10 shkurt

Sipas VolcanoDiscovery, tërmeti më i fortë i regjistruar sonte, me epiqendër në zonën e Shtërpcës, me 4.6.

Statistika afatgjata të tërmeteve

Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë 12 muajve të fundit në Kosovë dhe zonat përreth janë regjistruar mbi 300 tërmete të magnitudave të ndryshme, shumica prej tyre me intensitet të ulët.

Në dhjetë vitet e fundit, numri i përgjithshëm i tërmeteve të regjistruara tejkalon shifrën prej 2 mijë.

Institucionet përgjegjëse vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në 30 ditët e fundit, në Kosovë u regjistruan 36 tërmete me intensitet të ulët appeared first on Sinjali.

TĂ«rmeti nĂ« KosovĂ«, Federata e Sportit Shkollor: S’ka rrezik pĂ«r nxĂ«nĂ«sit nĂ« BrezovicĂ«

Federata e Sportit Shkollor tĂ« KosovĂ«s ka njoftuar se tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit pjesĂ«marrĂ«s nĂ« programin “Drejt Malit”, tĂ« akomoduar nĂ« QendrĂ«n e Skijimit nĂ« BrezovicĂ«, janĂ« tĂ« sigurt dhe nĂ« gjendje tĂ« mirĂ« shĂ«ndetĂ«sore pas lĂ«kundjeve sizmike tĂ« ndodhura sonte nĂ« KosovĂ« dhe rajon.

Sipas Federatës, ekipi i programit është vazhdimisht pranë nxënësve, në bashkëpunim me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe strukturat përgjegjëse të qendrës së skijimit. Janë kryer verifikimet e nevojshme në hapësirat e akomodimit dhe të aktiviteteve, pa u evidentuar ndonjë rrezik apo incident.

Federata bën të ditur se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se është në koordinim të plotë me institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë maksimale të nxënësve dhe stafit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post TĂ«rmeti nĂ« KosovĂ«, Federata e Sportit Shkollor: S’ka rrezik pĂ«r nxĂ«nĂ«sit nĂ« BrezovicĂ« appeared first on Sinjali.

Lëkundje tërmeti edhe në Turqi

Shteti turk është goditur nga një tërmet.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se në qytetin Kemah të provincës Erzincan ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.1 shkallësh të Rihterit.

Sipas informacioneve të dhëna nga AFAD, tërmeti u regjistrua në orën 00:38 të natës dhe epiqendrën e kishte në një thellësi prej 7.02 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Për momentin nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.

#DEPREM
BĂŒyĂŒklĂŒk:4.1 (Mw)
Yer:Kemah (Erzincan)
Tarih:2026-02-11
Saat:00:38:28 TSİ
Enlem:39.705 N
Boylam:38.80667 E
Derinlik:7.02 km
Detay:https://t.co/z8N42YTSpK@afadbaskanlik @trthaber @anadoluajansi

— AFAD Deprem (@DepremDairesi) February 10, 2026

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lëkundje tërmeti edhe në Turqi appeared first on Sinjali.

Sekretari i Trumpit e pranon se kishte vizituar ishullin e Epsteinit

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, ka konfirmuar se kishte vizituar ishullin e Jeffrey Epsteinit në vitin 2012, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e mëparshme se kishte shkëputur lidhjet me abuzuesin seksual vite më herët, përpara se ai të dënohej.

“Kam ngrĂ«nĂ« drekĂ« me tĂ«, ndĂ«rsa isha duke udhĂ«tuar gjatĂ« njĂ« pushimi familjar”, ka dĂ«shmuar Lutnick tĂ« martĂ«n nĂ« Capitol Hill. 

“Me mua ishte gruaja ime, katĂ«r fĂ«mijĂ«t e mi dhe dadoja
 HĂ«ngrĂ«m drekĂ« nĂ« ishull. Kjo Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. PĂ«r njĂ« orĂ«â€, ka shtuar ai.

Vizita është e përfshirë në dokumentet e Epsteinit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Disa ligjvënës kanë kërkuar dorëheqjen e Lutnickut, por të martën Shtëpia e Bardhë ka thënë se ai gëzon mbështetjen e plotë të presidentit Donald Trump.

Sekretari i Tregtisë kishte deklaruar më parë para Kongresit se i kishte ndërprerë lidhjet me Epsteinin në vitin 2005, pasi financieri i ndjerë, një fqinj i Lutnickut në New York, kishte përdorur aludime seksuale për të shpjeguar pse kishte një tavolinë masazhi në një dhomë të shtëpisë së tij.

NĂ« dĂ«shminĂ« e sĂ« martĂ«s, ai ka thĂ«nĂ« se “gjatĂ« 14 vjetĂ«ve pasuese, e kam takuar edhe dy herĂ« tĂ« tjera, aq sa mĂ« kujtohet”. 

Dokumentet e Departamentit të Drejtësisë tregojnë se Lutnick e kishte vizituar ishullin karaibian të Epsteinit më 23 dhjetor 2012, gati katër vjet pasi Epsteini ishte dënuar për abuzim seksual.

Ndërkaq, dëshmia e Lutnickut në Capitol Hill shënon herën e parë që ai e konfirmoi publikisht këtë vizitë.

“Nuk e mbaj mend pse e bĂ«mĂ«, por e bĂ«mĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai tĂ« martĂ«n, duke iu referuar drekĂ«s.

Lutnick nuk është akuzuar për asnjë shkelje ligjore në lidhje me Epsteinin.

Takimi tjetër, përveç atij në ishull, kishte ndodhur rreth një vit e gjysmë më vonë, për të cilin, Lutnick ka thënë se kishte pasur një takim njëorësh me Epsteinin.

“GjatĂ« njĂ« periudhe 14-vjeçare, nuk kam pasur asnjĂ« marrĂ«dhĂ«nie me tĂ«, pothuajse nuk kam pasur fare lidhje me atĂ« person”, ka shtuar ai.

Dosjet Epstein kanë shkaktuar reagime të mëdha në SHBA dhe Evropë për shkak të përfshirjes së figurave të profilit të lartë në raporte me të dënuarin për abuzim seksual, financierin e ndjerë, Jeffrey Epstein.

Epstein ka vdekur në një burg të Neë Yorkut në gusht të vitit 2019, teksa priste gjykimin për trafikim seksual. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekretari i Trumpit e pranon se kishte vizituar ishullin e Epsteinit appeared first on Sinjali.

Drejtori pĂ«r Siguri dhe Emergjenca nĂ« KomunĂ«n e PrishtinĂ«s: S’ka raportime pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar as pĂ«r dĂ«me serioze

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, është deklaruar pas tërmetit që ndodhi në Kosovë, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë qetësinë.

Fushtica shkruan nĂ« FB-nĂ« e tij se “deri nĂ« kĂ«to momente, nuk ka raportime zyrtare pĂ«r dĂ«me serioze apo persona tĂ« lĂ«nduar. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe po e monitorojnĂ« situatĂ«n nĂ« vazhdimĂ«si”.

Postimi i tij i plotë:

Bazuar në të dhënat e Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare, si dhe në analizën numerike të ngjarjes sizmike, ju njoftojmë se:

MĂ« 10.02.2026, nĂ« ora 22:05 sipas kohĂ«s lokale, territori i KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht zona juglindore (Prizren–ShtĂ«rpcĂ«), Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 sipas shkallĂ«s Rihter, respektivisht me intensitet VI ballĂ« tĂ« shkallĂ«s sĂ« Merkalit.

 ‱ ThellĂ«sia hipoqendrore: 5 km

 ‱ Epiqendra: 23 km nĂ« lindje tĂ« Prizrenit

 ‱ Koordinatat gjeografike: 42.144; 20.985

Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës. Për shkak të forcës së tij, ky sizmicitet ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehta. Njëkohësisht, kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç paraqitet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën.

Deri në këto momente, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar. Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi.

Udhëzime për qytetarët:

 ‱ Ruani qetĂ«sinĂ« dhe informohuni vetĂ«m nga burime zyrtare.

 ‱ NĂ« rast tĂ« lĂ«kundjeve tĂ« tjera, qĂ«ndroni larg dritareve dhe objekteve qĂ« mund tĂ« bien.

 ‱ NĂ« ambiente tĂ« mbyllura, strehohuni nĂ«n njĂ« tavolinĂ« tĂ« fortĂ« ose pranĂ« njĂ« muri mbajtĂ«s.

 ‱ Pas pĂ«rfundimit tĂ« lĂ«kundjeve, dilni me qetĂ«si nĂ« hapĂ«sira tĂ« hapura.

 ‱ Mos pĂ«rdorni ashensorĂ«t dhe shmangni pĂ«rdorimin e panevojshĂ«m tĂ« automjeteve.

 ‱ Kontrolloni me kujdes banesat pĂ«r dĂ«mtime eventuale dhe ndihmoni personat nĂ« nevojĂ«.

Çdo informacion shtesĂ« do tĂ« komunikohet nĂ« kohĂ« reale pĂ«rmes kanaleve zyrtare.

Faleminderit për qetësinë dhe bashkëpunimin tuaj.

Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor.

Ndërsa, Komuna e Prishtinës njofton se institucionet përkatëse po e monitorojnë situatën në vazhdimësi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejtori pĂ«r Siguri dhe Emergjenca nĂ« KomunĂ«n e PrishtinĂ«s: S’ka raportime pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar as pĂ«r dĂ«me serioze appeared first on Sinjali.

NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it dhe në Banjskë

NATO i kushton vëmendje të madhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht duke pasur parasysh tendencat shqetësuese të viteve të fundit, tha një zyrtar i NATO-s, duke theksuar se për stabilitetin e rajonit një përgjegjësi të madhe mbajnë liderët lokalë.

NĂ« njĂ« bisedĂ« me gazetarĂ« nga Ballkani PerĂ«ndimor nĂ« Bruksel, zyrtari shtoi se rajoni ka njĂ« rĂ«ndĂ«si strategjike dhe se NATO mbetet thellĂ«sisht e angazhuar pĂ«r stabilitetin afatgjatĂ«, duke nĂ«nvizuar se “nuk do tĂ« lejojĂ« qĂ« tĂ« krijohet njĂ« vakum sigurie nĂ« rajon”, shkruan N1.

“Po shohim disa tendeca shqetĂ«suese nĂ« rajon, sidomos nĂ« vitet e fundit, tĂ« cilat kĂ«rkojnĂ« monitorim tĂ« kujdesshĂ«m tĂ« zhvillimeve”, tha ai, duke kujtuar sulmet nĂ« KosovĂ« nĂ« vitin 2023, tĂ« cilat shkaktuan shqetĂ«sime tĂ« mĂ«dha mes aleatĂ«ve, pasi ndikimi i tyre nuk kufizohet vetĂ«m nĂ« KosovĂ«, por mund tĂ« ketĂ« pasoja mĂ« tĂ« gjera, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, zyrtari përmendi edhe të të tjera shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, si fushatat e dezinformimit, kërcënimet hibride, tensionet politike, retorikën që nxit ndarje dhe mungesën e përparimit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk shohim rrezik pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zim, tĂ« paktĂ«n pĂ«r momentin, por ka shumĂ« arsye pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar vigjilentĂ« dhe tĂ« angazhuar, si dhe pĂ«r tĂ« vazhduar monitorimin e kujdesshĂ«m tĂ« situatĂ«s, gjĂ« qĂ« NATO po e bĂ«n dhe do tĂ« vazhdojĂ« ta bĂ«jĂ«â€, tha zyrtari.

Ai theksoi se ajo qĂ« ndodh nĂ« rajon nuk ndodh nĂ« njĂ« vakum “rajoni gjithashtu nuk Ă«shtĂ« imun ndaj tendencave dhe kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« jashtme, dhe mund tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i cenueshĂ«m pĂ«r shkak tĂ« ndjeshmĂ«risĂ« politike dhe tĂ« sigurisĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, besojmĂ« se NATO si aktor stabilizues dhe aktorĂ«t e tjerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« kanĂ« arsye tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m dhe mĂ« tĂ« angazhuar”.

Zyrtari shtoi se NATO, së bashku me Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar, mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por këto qëllime nuk mund të arrihen vetëm nga aktorët ndërkombëtarë. Përgjegjësia kryesore mbetet mbi liderët lokalë.

“PolitikanĂ«t dhe liderĂ«t lokalĂ« kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tĂ« ruajtur stabilitetin nĂ« vendet e tyre. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ne i bĂ«jmĂ« thirrje liderĂ«ve nĂ« BosnjĂ« e HercegovinĂ«, Serbi dhe KosovĂ« qĂ« tĂ« angazhohen nĂ« mĂ«nyrĂ« konstruktive pĂ«r tĂ« arritur prosperitet, paqe tĂ« qĂ«ndrueshme, stabilitet dhe pĂ«rparim nĂ« reformat dhe proceset e integrimit”, tha zyrtari para takimit tĂ« ministrave tĂ« Mbrojtjes tĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« NATO-s mĂ« 12 shkurt.

Zyrtari theksoi se Serbia është një partner i rëndësishëm i NATO-s për stabilitetin rajonal dhe se forcimi i marrëdhënieve është në interes të ndërsjellë.

Ai nënvizoi përsëri se aleanca ushtarake perëndimore kërkon përgjegjësi të plotë për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në muajin maj të vitit 2023 në Zveçan dhe për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të po atij viti.

Ai shtoi se ekzistojnë komunikime të rregullta mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfshirë edhe çështjet që lidhen me incidentet në Kosovë.

Siç rikujtoi ai, pas vitit 2023 numri i pjesëtarëve të KFOR-it u rrit me 1.000 ushtarë, por për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë, forcat po reduktohen gradualisht dhe po kthehen në nivelin para vitit 2023.

Aktualisht, KFOR-i ka mĂ« shumĂ« se 4600 pjesĂ«tarĂ« nga 33 vende dhe jep “njĂ« kontribut tĂ« prekshĂ«m pĂ«r paqen dhe stabilitetin nĂ« rajon”, tha zyrtari.

MegjithatĂ«, ai theksoi se Ă«shtĂ« e qartĂ« qĂ« zgjidhja “nuk Ă«shtĂ« ushtarake, por politike dhe pĂ«rmes dialogut”.

Për këtë arsye, NATO mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke shpresuar që së shpejti të ketë përparim, pasi kjo është thelbësore për stabilitetin afatgjatë të rajonit.

“Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«rgjegjĂ«si e komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar, por edhe e aktorĂ«ve nĂ« rajon qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrin hapat e nevojshĂ«m dhe kompromiset pĂ«r tĂ« arritur njĂ« zgjidhje tĂ« qĂ«ndrueshme”, shtoi zyrtari. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it dhe në Banjskë appeared first on Sinjali.

Gjendet pa shenja jete njĂ« grua nĂ« Prizren – trupi dĂ«rgohet nĂ« obduksion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prizren, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:00, në rrugën Saraqeve, ku ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e shtetases Edita Koska.

Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar pasi dëshmitari Sh.K kishte shkuar për ta vizituar të ndjerën (nusja e axhës së tij). Meqë nuk kishte marrë përgjigje nga brenda shtëpisë, ai ka dyshuar për gjendjen e saj shëndetësore dhe ka njoftuar shërbimet emergjente.

NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet policore dhe hetuesit e Stacionit Policor nĂ« Prizren. Pas konstatimit tĂ« vdekjes nga ana e mjekut, Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhĂ«ruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”.

Po ashtu, në vendngjarje kanë intervenuar edhe Hetimet Rajonale, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Burimet bëjnë me dije se e ndjera jetonte e vetme.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj vdekjeje

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet pa shenja jete njĂ« grua nĂ« Prizren – trupi dĂ«rgohet nĂ« obduksion appeared first on Sinjali.

Po e mbushni gabim makinĂ«n pĂ«r enĂ«? Ja pse po ju “gĂ«lltit” rrymĂ«n



Mbushja e gabuar e makinës për larjen e enëve ul efikasitetin e larjes, rrit konsumin e energjisë dhe ngarkon në mënyrë të panevojshme pjesët kyçe të pajisjes

ShumĂ« zakone tĂ« pĂ«rditshme i kryejmĂ« pothuajse automatikisht, pa menduar pĂ«r pasojat qĂ« kanĂ« nĂ« buxhetin tonĂ«. Nga gabime tĂ« vogla nĂ« kuzhinĂ«, te blerjet impulsive apo zakonet e kĂ«qija nĂ« mirĂ«mbajtjen e shtĂ«pisĂ«, pikĂ«risht kĂ«to rutina “tĂ« padukshme” mund tĂ« shpenzojnĂ« ngadalĂ«, por me siguri, para, shpesh pa e vĂ«rejtur fare. Shumica e familjeve e pĂ«rdorin makinĂ«n pĂ«r larjen e enĂ«ve pothuajse çdo ditĂ«, por ekspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se miliona njerĂ«z i rendisin enĂ«t gabimisht, njĂ« gabim qĂ« me kalimin e kohĂ«s mund t’u kushtojĂ« familjeve edhe mijĂ«ra euro.

Sipas ekspertit për makinat e larjes së enëve Endru Laflin nga organizata Which? dhe servisuesit të pajisjeve shtëpiake Stiv Nil, zakonet e gabuara gjatë mbushjes ulin efikasitetin e larjes, rrisin konsumin e energjisë dhe ngarkojnë pa nevojë komponentët kryesorë, duke shkurtuar ndjeshëm jetëgjatësinë e makinës, raporton Daily Express. Një nga problemet më të mëdha është mbingarkimi.

“NĂ«se enĂ«t janĂ« shumĂ« afĂ«r njĂ«ra-tjetrĂ«s, gryka e ujit nuk mund tĂ« qarkullojĂ« siç duhet dhe detergjenti nuk arrin nĂ« sipĂ«rfaqet qĂ« duhen pastruar”, tha Nil. Ai shtoi se pjatat duhet tĂ« jenĂ« tĂ« ndara tĂ« paktĂ«n pesĂ« milimetra dhe qĂ« tĂ« gjitha objektet tĂ« jenĂ« qartĂ« tĂ« dukshme. Kur makina Ă«shtĂ« e mbingarkuar, spĂ«rkatĂ«set mund tĂ« bllokohen, gjĂ« qĂ« e detyron pajisjen tĂ« punojĂ« mĂ« fort dhe rrit rrezikun e defekteve mekanike, transmeton Telegrafi.

NjĂ« tjetĂ«r keqkuptim i shpeshtĂ« Ă«shtĂ« shpĂ«larja paraprake e enĂ«ve. Laflin thekson se makinat moderne pĂ«r larjen e enĂ«ve janĂ« projektuar pĂ«r t’u pĂ«rballur me mbetjet ushqimore dhe tashmĂ« kanĂ« faza tĂ« integruara tĂ« paralarjes. “ShpĂ«larja paraprake nuk e pĂ«rmirĂ«son larjen dhe nĂ« fakt vetĂ«m shpenzon ujĂ«â€, tha ai, duke shtuar se mbetjet e mĂ«dha ushqimore gjithsesi duhet tĂ« hiqen, sepse objekte si kokrrat e misrit, kockat dhe farat mund tĂ« bllokojnĂ« kullimin dhe tĂ« shkaktojnĂ« dĂ«mtime serioze.

Vendosja e saktë e takëmeve është një tjetër problem i shpeshtë. Kur lugët dhe pirunët futen njëri në tjetrin në shportat e posaçme, sipërfaqet e ndotura mbeten të mbuluara dhe nuk arrijnë uji dhe detergjenti. Me kalimin e kohës, kjo çon në larje më të shpeshta dhe kosto më të larta energjie. Vendosja e takëmeve në mënyrë të alternuar, lart-poshtë, ndihmon që kjo të shmanget dhe njëkohësisht siguron që thikat të mos pengojnë punën e spërkatësve.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se shumë njerëz nuk i rregullojnë shportat në makinën për larjen e enëve. Shumica e makinave lejojnë ndryshimin e lartësisë së shportës së sipërme dhe distancës mes mbajtëseve, gjë që përmirëson qarkullimin e ujit dhe parandalon dëmtimet që ndodhin kur pjatat e mëdha vendosen në hapësira të papërshtatshme.

Nil thotĂ« se pikĂ«risht kĂ«to gabime, nĂ« dukje tĂ« vogla, janĂ« shkaku i shumĂ« defekteve me tĂ« cilat ai pĂ«rballet nĂ« praktikĂ«. “Filtrat e bllokuar, pompat e dĂ«mtuara dhe spĂ«rkatĂ«set e thyera janĂ« shpesh rezultat i mbushjes sĂ« gabuar dhe mungesĂ«s sĂ« mirĂ«mbajtjes. NĂ«se nuk zgjidhen me kohĂ«, ato mund ta shkatĂ«rrojnĂ« plotĂ«sisht makinĂ«n tuaj pĂ«r larjen e enĂ«ve”, paralajmĂ«ron ai. /Telegrafi/

Pas nominimit të sajuar kokë më kokë, Brikena e Miri kthehen në shtëpi, Rogerti: Kjo është lojë me hile



Gjatë mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania u zhvillua një televotim i sajuar që i surprizoi banorët dhe publikun.

Tema e kësaj nate ishte tërësisht e stisur që nga Prime-i i kaluar, duke krijuar një lojë psikologjike të zgjuar për banorët.

PĂ«rmes kĂ«tij rrengu, VĂ«llai i Madh zgjodhi qĂ« dy banorĂ«t “tĂ« nominuar” tĂ« ishin Brikena dhe Miri, duke i futur ata nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« tensionuar dhe plot emocione.

BBVA/YouTube

Të dy u nisën drejt studios për të mësuar fatin e tyre, ndërsa pritja ishte e mbushur me nervozizëm dhe kuriozitet.

Publiku dhe banorët e tjerë ndoqën me vëmendje momentin, duke u përballur me mundësinë e largimit të njërës prej tyre nga shtëpia.

Pavarësisht tensionit të krijuar, televotimi ishte thjesht një lojë e stisur, dhe pas njoftimit të rezultatit, si Brikena ashtu edhe Miri u rikthyen të qetë dhe të sigurt në shtëpi.

Ndërkohë, Rogerti u shfaq i nervozuar dhe shprehu pakënaqësinë e tij duke thënë se kjo ishte një lojë me hile, pasi nuk ishte ende në dijeni që televotimi ishte i sajuar. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Surprizë romantike në shtëpi - Mateo i dedikon një poezi në italisht Brikenës, banorja e përqafon gjatë spektaklit



Në një mbrëmje plot emocione dhe romantizëm brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, surprizat nuk munguan as këtë të martë.

Një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë Prime-it, duke treguar një tjetër anë të ndjenjave mes banorëve.

Mateo, duke ndarë një gjest të ëmbël, i dedikoi Brikenës një poezi në italisht.

Në fund të recitimit, banorët u përqafuan, duke shfaqur afërsinë dhe simpati reciproke që po zhvillohet mes tyre.

“Dua ta falĂ«nderoj Mateon pĂ«r kĂ«tĂ« surprizĂ«. Jam shumĂ« e lumtur qĂ« i dhashĂ« njĂ« shans pĂ«r ta njohur Mateon, sepse Ă«shtĂ« njĂ« djalĂ« i mrekullueshĂ«m. Dhe nĂ«se dal, i uroj mĂ« tĂ« mirĂ«n”, komentoi Brikena pas momentit tĂ« veçantĂ«.

Ky episod i shfaqjes risolli një frymë të ngrohtë dhe romantike në lojën brenda shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Komuna e Prizrenit apelon për qetësi dhe vigjilencë pas tërmetit



Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se pas tërmetit me epiqendër në këtë territor, për momentin nuk janë raportuar incidente.

Situata mbetet e qetë dhe po monitorohet vazhdimisht nga institucionet përkatëse në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë.

Qytetarët janë udhëzuar të ruajnë qetësinë, të mos krijojnë panik dhe të qëndrojnë vigjilentë. Ekipet emergjente janë në gjendje të plotë gatishmërie për çdo nevojë apo raportim.

Numrat për kontakt emergjent janë:
‱ 112 – Qendra e Thirrjeve Emergjente
‱ 192 – Policia e KosovĂ«s
‱ 193 – ShĂ«rbimi i ZjarrfikĂ«sve
‱ 194 – Emergjenca MjekĂ«sore

Komuna e Prizrenit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. /Telegrafi/


Bëhet viral reagimi i tifozit të Man United pasi kuptoi se do të vazhdojë të mbetet i paqethur



Reagimi i menjĂ«hershĂ«m i tifozit tĂ« Man United qĂ« nuk ka prerĂ« flokĂ«t nĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« vit, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« viral pasi ‘DjajtĂ« e Kuq’ nuk ia dolĂ«n tĂ« fitojnĂ« ndaj West Hamit.

Që nga emërimi i Michael Carrick si pasardhës i Ruben Amorimit, Djajtë e Kuq kanë qenë në një formë të shkëlqyer. United kanë mundur skuadra të mëdha si Manchester City, Arsenal, Fulham dhe Tottenham Hotspur në javët e fundit.

TĂ« martĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, ata mbĂ«rritĂ«n nĂ« London Stadium me synimin pĂ«r tĂ« regjistruar pesĂ« fitore radhazi ndaj Ëest Ham, qĂ« po kalon njĂ« periudhĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«.

Një tifoz i United, Frank Ilett, ishte shumë i interesuar për këtë ndeshje për shkak të një sfide madhështore që kishte nisur më shumë se një vit më parë.

Ilett, i njohur si “The United Strand”, kishte vendosur tĂ« mos prerĂ« flokĂ«t derisa United tĂ« fitonte pesĂ« ndeshje radhazi.

Të martën ishte momenti vendimtar: nëse United do të fitonte, ai do të bënte një prerje flokësh; nëse do të barazonte apo humbiste, sfida do të rivendosej përsëri.

Pas një pjesë të parë të kujdesshme që përfundoi 0-0, West Ham kaloi në avantazh në minutën e 50-të me një gol të Tomas Soucek.

Në kohën shtesë, Benjamin Sesko shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe për të shpëtuar një pikë për Djajtë e Kuq.

âŒđŸ’‡đŸœâ™‚ïž ÂĄEl corte de pelo de ‘TheUnitedStrand’ tendrĂĄ que esperar!

đŸ‘‰đŸŒ El viral aficionado del Manchester United, Frank Ilett, seguirĂĄ con el pelo largo tras el empate de su equipo.

đŸ«Ł AsĂ­ ha sido su reacciĂłn al gol del West Ham. pic.twitter.com/yO9AdBRyTl
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 10, 2026

PĂ«r “The United Strand”, sfida u rivendos sĂ«rish dhe tani i duhen pĂ«rsĂ«ri pesĂ« fitore radhazi pĂ«r tĂ« marrĂ« atĂ« prerje flokĂ«sh tĂ« pritur me padurim.

NĂ« fund tĂ« ndeshjes, ai qĂ«ndroi ulur nĂ« karrige, i shokuar dhe pa fjalĂ«. MĂ« pas ai pĂ«rshĂ«ndeti miqtĂ« e tij dhe tha: “Ishte njĂ« ndeshje e çuditshme. ZemĂ«rthyer”.

Kujtojmë se pesë ndeshjet e ardhshme të United janë kundër Everton, Crystal Palace, Newcastle United, Aston Villa dhe Bournemouth./Telegrafi/

Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, do të ishin budallenj nëse nuk e bënin



Presidenti amerikan, Donald Trump pĂ«rsĂ«ri tha se Irani dĂ«shiron tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje bĂ«rthamore, ndĂ«rsa paralajmĂ«roi se “do tĂ« ishin budallenj nĂ«se nuk do ta bĂ«nin”.

“Sipas jush e dini, aktualisht kemi njĂ« flotĂ« tĂ« madhe qĂ« po shkon drejt Iranit. Do tĂ« shohim çfarĂ« ndodh. Mendoj se ata duan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje. Do tĂ« ishin budallenj nĂ«se nuk e bĂ«nin”, tha lideri amerikan pĂ«r Fox Business.

“Ne e shkatĂ«rruam fuqinĂ« e tyre bĂ«rthamore herĂ«n e kaluar dhe do tĂ« shohim nĂ«se do tĂ« shkatĂ«rrojmĂ« mĂ« shumĂ« kĂ«tĂ« herĂ«â€, shtoi 79-vjeçari, para se tĂ« pĂ«rsĂ«riste se Irani dĂ«shiron tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje - por qĂ« ajo duhet tĂ« jetĂ« njĂ« “marrĂ«veshje e mirĂ«â€.

“AsnjĂ« armĂ« bĂ«rthamore, as raketa, as kjo, as ajo, tĂ« gjitha gjĂ«rat e ndryshme qĂ« dĂ«shiron”, vazhdoi Trump, shkruan cnn.

Presidenti javĂ«n e kaluar tha se SHBA kishte pasur “bisedime shumĂ« tĂ« mira” me Iranin, pasi delegacione nga tĂ« dy vendet morĂ«n pjesĂ« nĂ« diskutime indirekte nĂ« Oman tĂ« premten.

Trump do tĂ« takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n, ndĂ«rsa burime izraelite i thanĂ« CNN-sĂ« se Netanyahu ka ndĂ«rmend t’i paraqesĂ« informacione tĂ« reja mbi kapacitetet ushtarake iraniane. /Telegrafi/

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive



Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se sonte nĂ« orĂ«n 22:05 territori i KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht zona juglindore Prizren–ShtĂ«rpcĂ«, Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 sipas shkallĂ«s Rihter dhe intensitet VI ballĂ« tĂ« shkallĂ«s sĂ« Merkalit.

Sipas AME-së, tërmeti ka pasur thellësi hipoqendrore prej rreth 5 kilometrash, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit, me koordinata gjeografike 42.144 dhe 20.985.

“TĂ«rmeti Ă«shtĂ« ndier dukshĂ«m nga qytetarĂ«t nĂ« pjesĂ« tĂ« ndryshme tĂ« KosovĂ«s dhe, pĂ«r shkak tĂ« forcĂ«s sĂ« tij, ka pasur potencial pĂ«r tĂ« rrezikuar qytetarĂ«t dhe pĂ«r tĂ« shkaktuar dĂ«me materiale tĂ« lehta” thuhet nĂ« njoftimin e AgjencisĂ« sĂ« Menaxhimit Emergjent.

Agjencia ka theksuar se kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç parashihet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën.

“Deri nĂ« kĂ«to momente, nuk ka raportime zyrtare pĂ«r dĂ«me serioze apo persona tĂ« lĂ«nduar, ndĂ«rsa institucionet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe po e monitorojnĂ« situatĂ«n nĂ« vazhdimĂ«si” theksohet nĂ« njoftim.

AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare, ndërsa në rast të lëkundjeve të tjera të qëndrojnë larg dritareve dhe objekteve që mund të bien, të strehohen nën tavolina të forta ose pranë mureve mbajtëse dhe pas lëkundjeve të dalin me qetësi në hapësira të hapura.

Po ashtu, qytetarët këshillohen të mos përdorin ashensorët, të shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete, të kontrollojnë banesat për dëmtime eventuale dhe të ndihmojnë personat në nevojë.

Për emergjenca, qytetarët mund të kontaktojnë numrat 112, 193 dhe 192, të cilët janë në dispozicion 24 orë në ditë. /Telegrafi/


Në 30 ditët e fundit, në Kosovë u regjistruan 36 tërmete me intensitet të ulët



Kosova ka shënuar aktivitet sizmik gjatë ditëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara nga faqja ndërkombëtare VolcanoDiscovery, e cila monitoron lëvizjet sizmike në mbarë botën.

Sipas këtyre të dhënave, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar disa tërmete me magnitudë mbi 2 ballë, ku më i forti ka arritur magnitudën 4.8.

15 tërmete brenda një jave

Raporti tregon se gjatë shtatë ditëve të fundit në territorin e Kosovës janë evidentuar gjithsej 15 tërmete, me magnitudë maksimale deri në 4.8.

Nga këto, një tërmet ka qenë mbi magnitudë 4, një tjetër ka qenë ndërmjet magnitudës 3 dhe 4, gjashtë tërmete janë regjistruar në intervalin nga 2 deri në 3 ballë, ndërsa shtatë lëkundje të tjera kanë qenë nën magnitudë 2, të cilat zakonisht nuk ndihen nga qytetarët.

Tërmeti më i fortë i regjistruar më 10 shkurt

Sipas VolcanoDiscovery, tërmeti më i fortë i regjistruar sonte, me epiqendër në zonën e Shtërpcës, me 4.6.

Statistika afatgjata të tërmeteve

Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë 12 muajve të fundit në Kosovë dhe zonat përreth janë regjistruar mbi 300 tërmete të magnitudave të ndryshme, shumica prej tyre me intensitet të ulët.

Në dhjetë vitet e fundit, numri i përgjithshëm i tërmeteve të regjistruara tejkalon shifrën prej 2 mijë.

Institucionet përgjegjëse vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. /Telegrafi/



Kthehet motori legjendar V12 i Mercedesit



Tuner-i amerikan Renntech do të prodhojë vetëm dymbëdhjetë motorë për po aq automjete.

Kjo seri e kufizuar Ă«shtĂ« njĂ« nderim pĂ«r motorin ikonĂ« Mercedes‑Benz M120 V12, i cili u pĂ«rdor nĂ« modele tĂ« famshme si CLK GTR dhe Pagani Zonda.

M120 V12 është një motor atmosferik me bllok alumini, i zhvilluar për qëndrueshmëri dhe fuqi të lartë, dhe ka fituar statusin e një motori kult në historinë e Mercedesit.

AmerikanĂ«t e Renntechut po e rikthejnĂ« kĂ«tĂ« motor nĂ« “restomod” e tyre SEC Widebody.

Automobili, i cili i ngjan Mercedes SEC (C126), do tĂ« marrĂ« motorin me kapacitet tĂ« rritur nĂ« 7.5 litra (nga 7.3 litra origjinal), i cili prodhon 660 kuaj/fuqi dhe 840 Nm çift‑rrotullues.

RennenTech thotë se e ka ndërtuar këtë motor vetë, bazuar në planet origjinale, për të ofruar performancë të lartë me shpirt klasik. Ata e kanë quajtur motorin Sledgehammer.

Ky model do të prodhohet vetëm në 12 kopje, dhe secili ka një interier të personalizuar për secilin pronar. /Telegrafi/

Federata e Sportit Shkollor: Nuk ka rrezik për nxënësit pas tërmetit në Brezovicë



Federata e Sportit Shkollor tĂ« KosovĂ«s ka konfirmuar se tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit pjesĂ«marrĂ«s nĂ« programin “Drejt Malit”, i cili po zhvillohet nĂ« QendrĂ«n e Skijimit nĂ« BrezovicĂ«, janĂ« tĂ« sigurt dhe nĂ« gjendje tĂ« mirĂ« shĂ«ndetĂ«sore pas lĂ«kundjeve sizmike qĂ« ndodhĂ«n sonte nĂ« rajon.

Në një njoftim për opinionin publik dhe prindërit, Federata thekson se stafi i programit është prezent në çdo moment pranë nxënësve, duke bashkëpunuar ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe strukturat përgjegjëse të qendrës së skijimit.

“JanĂ« kryer verifikimet e nevojshme nĂ« hapĂ«sirat e akomodimit dhe aktivitetit, dhe nuk Ă«shtĂ« evidentuar asnjĂ« rrezik apo incident,” thuhet nĂ« njoftim.

Sipas Federatës, situata po monitorohet vazhdimisht, ndërsa janë në koordinim të plotë me institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë maksimale të nxënësve dhe stafit.

Federata gjithashtu ka bërë thirrje për qetësi, duke i siguruar prindërit dhe opinionin publik se siguria dhe mirëqenia e nxënësve mbeten prioritet absolut.

“Çdo informacion i ri do tĂ« komunikohet nĂ« mĂ«nyrĂ« zyrtare”, pĂ«rfundon njoftimi.

Ky njoftim vjen në një moment kur lëkundjet sizmike kanë krijuar shqetësim në rajon, por falë koordinimit të institucioneve dhe masave të marra në kohë, situata në Brezovicë mbetet nën kontroll./Telegrafi/

West Hami ndërpren serinë pozitive të rezultateve të Man United



Manchester United ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj West Hamit në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit anglez.

Rastin e parë serioz vendasit e patën në minutën e 13-të me anë të Crysencio Summerville, por goditjen e tij të bukur e priti për mrekulli Senne Lammens.

NĂ« minutĂ«n e 23-tĂ« West Hami pati njĂ« tjetĂ«r rast tĂ« mirĂ« shĂ«nimi, por goditjen e Aaron Ëan-Bissaka e bllokuan mbrojtĂ«sit kundĂ«rshtar.

Vendasit ia dolën të realizojnë golin e epërsisë në minutën e 50-të përmes Tomas Soucek që realizoi për 1-0 pas asistimit nga Jarrod Bowen.

Mysafirët menduan se barazuan rezultatin në minutën e 63-të kur Casemiro dërgoi topin në rrjetë për 1-1, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

NĂ« minutĂ«n e 76-tĂ« Benjamin Sesko pati njĂ« gjuajtje tĂ« bukur me kokĂ«, por portieri vendas bĂ«ri njĂ« pritje tĂ« mrekullueshme pĂ«r t’ia mohuar golin.

Ishte pikërisht sulmuesi slloven ai i cili realizoi në minutat shtesë të takimit për të barazuar rezultatin në 1-1 pas një krosimi të bukur nga Bryan Mbeumo.

Pas këtij barazimi Unitedi ngjitet në pozitën e katërt në tabelë dhe ka 45 pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

❌