Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 1 mijë e 27 kuti të votimit nga 2.557 sa do të rinumërohen në tërësi.
Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut). Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit janë përfshirë edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hënën të numërohen edhe një herë të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta, pasi gjatë rinumërimit të vetëm një të katërtës së tyre janë evidentuar rreth 57 mijë vota të keqregjistruara për kandidatë.
TĂ« martĂ«n e kaluar, pas pranimit tĂ« njĂ« raporti ku ishin gjetur abuzime nĂ« QKN, KQZ-ja vendosi tĂ« çojĂ« nĂ« rinumĂ«rim tĂ« gjitha vendvotimet nĂ« 10 komuna e nĂ« 28 tĂ« tjera nga 10%.Â
Para daljes në pah të problemeve me abuzimin e votave për kandidatë, KQZ-ja pati paraparë 19 janarin, për shpallje të rezultateve përfundimtare, por tash procesi i rinumërimit pritet të përfundojë në fund të janarit.
Vendi qĂ« njĂ« vit Ă«shtĂ« pa institucione mandatplota. Zgjedhjet e shkurtit tĂ« vitit qĂ« shkoi nuk rezultuan me formimin e qeverisĂ«, e pĂ«rmbyllja e atyre tĂ« 28 dhjetorit ka tejkaluar afatet e parapara.Â
Kosova nuk ka buxhet të miratuar për vitin 2026 dhe për pak javë përfundon edhe mandati i presidentes.
Sinjali â aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Rinumërohen 1 mijë e 27 vendvotime, kur pritet të përfundojë procesi? appeared first on Sinjali.