Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tre të vrarë dhe një prift i rrëmbyer në sulm armatosur në Nigeri

Tre persona u vranë dhe një prift katolik u rrëmbye gjatë një sulmi armatosur në rezidencën e tij në distriktin Kauru, shteti Kaduna, në veri të Nigerisë.

Sulmi ndodh vetëm disa ditë pas shpëtimit të 166 besimtarëve nga sulme të ngjashme në rajon, duke rikthyer shqetësimin për pasigurinë e vazhdueshme në zonë.

Prifti i rrëmbyer është identifikuar si Nathaniel Asuwaye, famullitar i Kishës Katolike të Trinisë së Shenjtë në Karku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre të vrarë dhe një prift i rrëmbyer në sulm armatosur në Nigeri appeared first on Sinjali.

Tronditje në Olimpiadë: Lindsey Vonn rrëzohet rëndë, dërgohet me helikopter në spital

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn pësoi një aksident të rëndë gjatë garës së zbritjes në Cortina 2026, u rrokullis dhe u transportua me helikopter në spital.

Gjendja e saj mbetet e paqartë.

U.S. ski star Lindsey Vonn was injured in a crash during the Winter Olympics and was airlifted by helicopter to a medical facility. pic.twitter.com/g4KrageW1q

— Open Source Intel (@Osint613) February 8, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tronditje në Olimpiadë: Lindsey Vonn rrëzohet rëndë, dërgohet me helikopter në spital appeared first on Sinjali.

40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht


Një bursë kriptomonedhash në Korenë e Jugut u shpërndau aksidentalisht klientëve më shumë se 40 miliardë euro në Bitcoin, duke i bërë ata për një kohë të shkurtër multimilionerë.

Kishte planifikuar t’u jepte përdoruesve një shpërblim të vogël simbolik, por për shkak të një gabimi teknik, u transferuan 2.000 bitcoin për secilin klient.

Bithumb kërkoi falje për gabimin dhe njoftoi se kishte rikuperuar 99.7% të 620,000 bitcoin-eve të dërguar gabimisht.

“Duam ta sqarojmë se kjo çështje nuk ka të bëjë fare me hakim apo shkelje sigurie dhe nuk ka asnjë problem me sigurinë e sistemit apo menaxhimin e aseteve të klientëve”, tha Bithumb në një deklaratë.

Në një takim urgjent, rregullatori financiar i Koresë së Jugut tha se do të hetonte incidentin, shkruan BBC.

Çdo shenjë e aktivitetit të paligjshëm do të nxiste hetime zyrtare, sipas Shërbimit Mbikëqyrës Financiar (FSS).

Ndër tjera, Bithumb u zotua të bashkëpunojë me rregullatorët.

“Ne do ta marrim këtë aksident si mësim dhe do t’i japim përparësi besimit dhe qetësisë mendore të klientit në vend të rritjes së jashtme”, tha CEO Lee Jae-won.

Kompania planifikon të paguajë kompensim për të gjithë klientët që përdornin platformën në atë kohë dhe do të heqë dorë nga tarifat e tregtimit.

Gjithashtu, Bithumb tha se do të përmirësonte sistemet e verifikimit dhe do të prezantonte Al për të zbuluar transaksione anormale.

Ndryshe, incidenti ka të ngjarë të nxisë diskutime rreth kontrolleve më të rrepta rregullatore në financë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht appeared first on Sinjali.

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet shqiptari 32-vjeçar

Një shqiptar 32-vjeçar me banim në Këln u arrestua në Rovato të Italisë pas një tentative grabitjeje të picerisë “Amici”.

Ai u kap nga karabinierët gjatë natës, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet mjeti i përdorur për thyerjen e derës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet shqiptari 32-vjeçar appeared first on Sinjali.

I kërkuar në gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Itali për trafik droge

Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar në zonën e Vittoria, Raguzza, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për lidhje me një organizatë të madhe të trafikut të drogës.

Ai ishte fshehur në fshatin bregdetar Scoglitti, por u kap nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese dhe tani ndodhet në burg, duke pritur vendimin për ekstradimin e mundshëm në Belgjikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I kërkuar në gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Itali për trafik droge appeared first on Sinjali.

Gruaja e Epstein do të heshtë para Kongresit

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, do të përdorë Amendamentin e Pestë dhe nuk do të japë dëshmi gjatë seancës dëgjimore të Kongresit Amerikan.

Maxwell, e dënuar me 20 vjet burg për trafikim seksual, është e shqetësuar se pyetjet mund të çojnë në akuza të reja ndaj saj.

Komiteti mbikëqyrës po heton rastin Epstein dhe trajtimin e dosjeve nga qeveria amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja e Epstein do të heshtë para Kongresit appeared first on Sinjali.

Arrestohet trafikanti nga Kosova me 12 Glock dhe municion në Shqipëri

Policia shqiptare finalizoi operacionin “Barriera”, duke arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar nga Kosova dhe sekuestruar 12 pistoleta Glock me municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut.

Hetimet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet trafikanti nga Kosova me 12 Glock dhe municion në Shqipëri appeared first on Sinjali.

Rikthehet njësia A5 e Termocentralit Kosova A pas sanimit të rrjedhjeve

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim pas sanimit të rrjedhjeve teknike.

Aktualisht, termocentrali operon me tri njësi gjeneruese, duke siguruar prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthehet njësia A5 e Termocentralit Kosova A pas sanimit të rrjedhjeve appeared first on Sinjali.

Rihapet TikTok në Shqipëri, Rama: Vendosëm mekanizma të rinj sigurie

Pas një bllokimi 1-vjeçar, TikTok është rikthyer i aksesueshëm në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi nuk është dorëzim, por rezultat i një rishikimi të kujdesshëm dhe bashkëpunimi me kompaninë.

Sipas tij, janë vendosur filtra dhe mekanizma të rinj sigurie për mbrojtjen e fëmijëve dhe kontrollin e përmbajtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rihapet TikTok në Shqipëri, Rama: Vendosëm mekanizma të rinj sigurie appeared first on Sinjali.

Sot i jepet lamtumira Lirim Bajraktarit, i cili humbi jetën tragjikisht dje

Te familjarët, miqtë dhe dashamirët e Lirim Z. Bajraktarit u bëhet e ditur se sot, më 08.02.2026, në orën 15:00, do të mbahet varrimi i tij në varrezat e qytetit të Drenasit.

Ai ndërroi jetë dje pas një aksidenti rrugor. Familjarët njoftojnë se rasti ndodhet në procedurë pranë Mjekësisë Ligjore dhe ceremonia mortore do të njoftohet më hollësisht.

Ata falënderojnë të gjithë për mbështetjen dhe ngushëllimet në këto momente të vështira.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot i jepet lamtumira Lirim Bajraktarit, i cili humbi jetën tragjikisht dje appeared first on Sinjali.

Malisheva i falet Brrutit, triumfon ndaj Prishtinës së Re



Malisheva ka marrë fitore shumë të vështirë ndaj Prishtinës së Re, por tejet të vlefshme 1-0.

Ndeshja nisi me luftë të madhe nga të dyja skuadrat, pasi pikët janë mëse të nevojshme.

Megjithatë për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 37-të.

Etnik Brruti realizoi nga penalltia për epërsinë e vendasve 1-0.

45 minutat e para të kësaj ndeshje u mbyllën me epërsinë e skuadrës vendase 1-0.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve të cilët krijuan raste më të mira shënimi.

Astrit Berisha ishte i pafat në këtë ndeshje, pasi pati dy raste të arta shënimi.

Fillimisht në minutën e 88-të goditi shtyllën, derisa në minutën e 94-të në portën e zbrazët nuk arriti të shënonte gol.

Vendasit shpëtuan nga rastet e shumta të mysafirëve dhe arkëtuan tre pikë të mëdha nga kjo sfidë.

Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në pozitën e katërt me 30 pikë, derisa Prishtina e Re mbetet e fundit. /Telegrafi/

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë



Kosova duhet të jetë në NATO për të krijuar stabilitet në Ballkan. Ky ishte mesazhi i kongresmenit amerikan Kieth Self gjatë një Forumit të Sigurisë në Kongresin Amerikan ku ishin të pranishëm edhe deputetët shqiptarë.

Kieth Self Kongresmen tha: “Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe - dhe e kam marrë si mision personal- është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan-Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti- dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon”.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe Fatmir Mediu, si bashkëdrejtues i punimeve të konferencës, i cili theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sillte stabilitet dhe partneritet në rajon.

Kryetari i PR Fatmir Mediu u shpreh: “Të gjithë shpresojmë që të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord të paktën, për të nisur procesin e anëtarësimit për Kosovën. Brenda NATO-s, kjo do të sjellë më shumë stabilitet dhe më shumë partneritet në rajonin tonë, në Ballkan. Dhe mendoj se ata po punojnë fort për të arritur çdo objektiv që kërkohet për të qenë pjesë e aleancës së NATO-s”.

Në këtë takim u diskutua edhe lidhur me planin për të çuar në 5% të buxhetit për mbrojtjen të të gjitha vendeve të NATO-s/A2CNN/

- YouTube www.youtube.com

Nga Maqedonia në Emirate, Shefiti hap kapitull të ri në karrierë



Shefit Shefiti, pas vetëm një gjysmësezoni të kaluar te KF Arsimi nga Çegrani, ka vendosur të nisë një aventurë të re jashtë vendit, duke u transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton Telegrafi.

Futbollisti i krahut ka nënshkruar kontratë me klubin Hatta, skuadër që garon në ligën e dytë të futbollit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas informacioneve, Shefiti ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale.

Shefiti ishte një nga lojtarët më të spikatur të këtij edicioni në Ligën e Parë, ku me fanellën e Arsimit zhvilloi një gjysmësezon të shkëlqyer. Ai e mbylli pjesën e parë të kampionatit me 11 gola të realizuar në vetëm 12 ndeshje, statistikë që e vendosi në mesin e sulmuesve më efikasë të kampionatit.

Karrierën e tij futbollistike, ka nisur te Shkëndija, për të vazhduar më pas te Renova, Prishtina, Arsimi dhe Besa, duke ndërtuar një rrugëtim të pasur në futbollin vendor dhe rajonal. Transferimi në Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të jetë një hap i rëndësishëm në afirmimin e tij në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Elijona nis përgatitjet për dasmën, “nusja” e shtëpisë e fillon ditën me dush



Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po mbretëron atmosferë festive, teksa sonte pritet të zhvillohet dasma e shumëpritur mes Klodit dhe Elijonës, një nga ngjarjet më të komentuara të këtij edicioni.

Elijona, e cilësuar si “nusja” e shtëpisë, ka nisur që herët përgatitjet për natën e madhe. Ajo është parë duke e filluar ditën me dush, në shenjë përgatitjeje për ceremoninë që do të mbahet mbrëmjen e sotme.

Detajet nga prapaskena tregojnë se ekipi dhe banorët janë të angazhuar në organizimin e dasmës, e cila pritet të sjellë emocione, surpriza dhe momente të paharrueshme për publikun.

BBVK/Instagram

Ndërkohë, kanë dalë edhe pamje nga fustanet që Elijona pritet të veshë gjatë ceremonisë. Në video shihen dy fustane duke u përgatitur: një model klasik dhe elegant, si dhe një fustan tjetër më i ngushtë pas trupit, që thekson linjat e saj.

Të dyja fustanet duken mjaft të veçanta dhe kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke rritur kureshtjen se cilin stil do të zgjedhë për momentin kulmor të dasmës.

Ceremonia pritet të nisë sonte në orën 21:00 dhe mbetet për t’u parë se si do të jetë atmosfera në shtëpi, nëse të gjithë banorët do të marrin pjesë dhe nëse do të ketë ndonjë dramë apo tension mes tyre gjatë kësaj nate të veçantë. /Telegrafi/

Pas deklaratës së Mickoskit, reagon Osmani: Ministri i drejtësisë të japë dorëheqje, ata të VLEN-it për një kohë të mos shihen askund



Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Osmani thotë se tani nevojitet dorëheqja e ministrit të drejtësisë, ndërsa porosit përfaqësuesit e VLEN-it të mos shihen askund për një kohë.

Statusi i plotë:

“Pasi Kryeministri konfirmoi sot se me ligj provimi i jurisprudencës mund të jepet në gjuhën shqipe, një gjë është e qartë: Ministri i Drejtësisë duhet të japë menjëherë dorëheqje.Ndërsa për përfaqësuesit e VLEN-it:më mirë të mos shihen askund për një kohë”.

Kujtojmë se studentët shqiptarë të juridikut kërkuan përmes një peticioni mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kërkesë të cilën sot e komentoi kryeministri Mickoski duke sqaruar se një kërkesë e tillë është legjitime dhe duhet të zbatohet.

Rrëzohet struktura metalike e luhatëses në Indi, humb jetën një polic dhe lëndohen 12 persona tjerë



Një inspektor policie humbi jetën dhe të paktën 12 persona të tjerë u lënduan pasi luhatësja u shemb në Surajkund International Crafts Mela në Faridabad të Indisë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 6.15 pasdite të shtunën kur luhatësja u prish dhe njëra anë e shtyllave të tij mbështetëse u shemb, duke shkaktuar që e gjithë struktura të anohej dhe të rrëzohej në tokë. Disa vizitorë u lënduan në kaosin që pasoi, transmeton Telegrafi.

Inspektori i policisë Jagdish Prasad, i cili nxitoi të shpëtonte ata që ishin bllokuar kur luhatësja filloi të anohej, pësoi lëndime kritike pasi u godit në fytyrë dhe kokë nga një pjesë e strukturës që po shembej. Ai më vonë vdiq nga plagët e marra gjatë operacionit të shpëtimit.

Zyrtarët thanë se gjithsej 13 persona u lënduan në incident dhe u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë me autoambulanca. Gjendja e tyre është aktualisht nën mbikëqyrje mjekësore.

Zyrtarë të lartë të distriktit, përfshirë zëvendës-komisionerin e Faridabad, Ayush Sinha, drejtorin menaxhues të Turizmit dhe oficerë të lartë të policisë, arritën në vendngjarje menjëherë pas incidentit.

Zona u barrikadua për të parandaluar aksidente të mëtejshme dhe për të siguruar kontrollin e turmës. /Telegrafi/

Breel Embolo viktimë e një tentative grabitjeje, vihet pas hajdutëve



Sulmuesi i Rennes, Breel Embolo, ishte objekt i një tentative grabitjeje në shtëpinë e tij të shtunën në mbrëmje, vetëm disa orë pas humbjes 3–1 të skuadrës së tij ndaj Lens në Ligue 1.

Sipas burimeve të Le Parisien brenda policisë franceze, ngjarja ndodhi në rezidencën e ndërkombëtarit zviceran dhe kishte si objektiv një automjet luksoz të parkuar në pronën e tij, me vlerë që thuhet se arrin disa qindra mijëra euro.

Të dyshuarit janë përpjekur ta vjedhin automjetin, por rrethanat e sakta të ndërhyrjes ende janë nën hetim.

Raportohet se Embolo, i cili ka realizuar pesë gola në kampionat këtë sezon, është përpjekur t’i ndjekë autorët teksa ata largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Në deklaratën e tij para autoriteteve, sulmuesi ka zbuluar gjithashtu se një tentativë e ngjashme për vjedhje kishte ndodhur vetëm katër ditë më parë.

Autorët e dyshuar mbeten ende të lirë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Ky incident shton shqetësimet për sigurinë e futbollistëve profesionistë në Francë, pasi në muajt e fundit disa lojtarë janë bërë objekt i grabitjeve apo tentativave të ngjashme. /Telegrafi/

Izraeli paralajmëron Trumpin: Mund të veprojmë vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe të raketave balistike



Zyrtarët izraelitë të mbrojtjes u thanë kohët e fundit homologëve të tyre amerikanë, se programi i raketave balistike të Iranit përfaqëson një kërcënim ekzistencial dhe se Jerusalemi është i përgatitur të veprojë në mënyrë të njëanshme nëse është e nevojshme, shkruan Jerusalem Post.

Sipas burimeve të sigurisë, qëllimet izraelite për të çmontuar aftësitë raketore dhe infrastrukturën e prodhimit të Iranit u përcollën në javët e fundit përmes një sërë shkëmbimesh të nivelit të lartë.

Zyrtarët ushtarakë përshkruan konceptet operacionale për të degraduar programin, duke përfshirë sulme në vendet kryesore të prodhimit.

"Ne u thamë amerikanëve se do të sulmojmë vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe që kemi vendosur për raketat balistike", tha burimi, duke shtuar se Izraeli nuk është ende në atë prag, por po ndjek vazhdimisht zhvillimet brenda Iranit.

Zyrtarët theksuan se Izraeli rezervon lirinë e veprimit dhe theksuan se nuk do ta lejojë Iranin të rivendosë sistemet strategjike të armëve në një shkallë që kërcënon ekzistencën e Izraelit.

Një zyrtar i mbrojtjes e përshkroi momentin aktual si një "mundësi historike" për t'i dhënë një goditje të rëndësishme infrastrukturës raketore të Iranit, dhe për të neutralizuar kërcënimet aktive ndaj Izraelit dhe shteteve fqinje.

Gjatë bisedimeve të fundit, Izraeli gjithashtu paraqiti plane për të synuar objekte shtesë të lidhura me programin e raketave, sipas zyrtarit.

Disa zyrtarë ngritën shqetësime se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të miratojë një model sulmi të kufizuar - të ngjashëm me operacionet e fundit të SHBA-së kundër Houthëve në Jemen - të cilat, sipas tyre, mund t'i lënë të paprekura aftësitë kritike të Iranit.

"Shqetësimi është se ai mund të zgjedhë disa objektiva, të deklarojë sukses dhe ta lërë Izraelin të merret me pasojat, njësoj si me Houthët", tha një zyrtar tjetër ushtarak, duke shtuar se masat e pjesshme nuk do ta eliminojnë kërcënimin kryesor.

Brenda IDF-së, gjenerali Omer Tishler, komandanti i ardhshëm i forcave ajrore, pritet të shoqërojë kryeministrin Benjamin Netanyahu në udhëtimin e tij të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara.

Tishler do të përfaqësojë Shefin e Shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Eyal Zamir, pasi aktualisht nuk ka atashe mbrojtës në Uashington pas vendimit të Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, për të mos miratuar kandidatin e ushtrisë për këtë post. /Telegrafi/

Kampion me Hysin si trajner – nga 9 pikë minus, arriti ta fitojë trofeun



Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur, tashmë trajneri Fadil Ademi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Exfis.

Ademi ka rrëfyer për periudhën gjatë kohë sa ishte trajner i Hysit, ekip me të cilin e përmbysën deficitin prej -9 pikëve, për t’u shpallur në fund kampion.

“Kam thënë djem, jemi minus nëntë pikë, jemi këtu ku jemi, duhet të besojmë fuqishëm se mundemi me ia dalë, mundemi me ia dalë të bëjmë gjëra të mëdha”.

“Kurse për ne gjërat e mëdha ishin të mbërrijmë titullin. Së paku nuk kemi me u dorëzu. Më mirë është një luftë të provojmë ta dërgojmë a po e lufton, a po e fiton se sa mos me vazhdu fare”.

“Kështu që, binduni se nuk është lehtë, jemi shumë mbrapa, ama në qoftë se jemi unikë, në qoftë se jemi homogjenë, luftojmë për njëri-tjetrin, kemi për t’ia dalë”.

“Deshi Zoti, xhiron e radhës në Flamurtar fituam 0-3, Prishtina dështoi më duket mos ka qenë me Drenicën, pastaj shkuam jashtë diku nuk e di me kë, por patëm rrjedhë të mirë, prej -9 pikëve në fund e kemi luajtur ndeshjen që në fund te ky sistemi i garave, në fund luhej vendi i parë me të dytin”.

“Edhe ne gjithmonë llogaritë që i bënim me ardhë punë në fund me vendos me Prishtinën. Po ne shkuam me shumë komoditet lojën e fundit me plus katër pikë dhe luajtëm atë lojë 0-0 edhe u shpallëm kampion”, ka rrëfyer Ademi

Episodin e plotë me Fadil Ademin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

FBI: Epstein financoi organizata të lidhura me ushtrinë izraelite



Dokumentet e FBI-së të publikuara në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së tregojnë se pedofili Jeffrey Epstein financoi grupin Miqtë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (FIDF) dhe organizatën e ndërtimit të vendbanimeve Fondi Kombëtar Hebraik (JNF).

Analiza e të ardhurave dhe transfertave në organizatat e përjashtuara jo-bamirëse, e publikuar nga FBI, tregon se abuzuesi seksual i dënuar financoi FIDF-në, e cila "mbledh fonde për ushtarët dhe veteranët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit në detyrë aktive".

Në faqen e saj të internetit, FIDF thotë se "financon programe për ushtarët luftarakë që synojnë lehtësimin e stresit financiar, pasigurisë ekonomike ose shpërqendrimit, duke u lejuar mendjeve të tyre të përqendrohen tërësisht në misionet komplekse ushtarake në fjalë".

Organizata gjithashtu "lidh personalisht një donator me një brigadë të zgjedhur për të ofruar mbështetje kritike".

Në vitin 2008, gazeta Page Six në pronësi të New York Post, raportoi se Epstein, ndërsa ishte në Izrael, bëri një "turne në bazat ushtarake me kryetarin e grupit, Benny Sahbtai, dhe gjithashtu u takua me shkencëtarë izraelitë.

Sipas dokumenteve të FBI-së, Epstein financoi gjithashtu organin më të madh të ndërtimit të vendbanimeve në Palestinë, Fondin Kombëtar Hebraik (JNF).

Epstein, i cili kishte lidhje të ngushta me shumë figura izraelite, priti gjithashtu miliarderin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed bin Sulayem, CEO i operatorit ndërkombëtar të portit të Dubait, DP World, në ishullin e tij privat në Karaibe, Little Saint James.

Ehud Barak, i cili ishte kryeministër i Izraelit midis viteve 1999 dhe 2001, u bashkua me Epstein në vitin 2015 - shumë kohë pasi ai u dënua për herë të parë si shkelës seksual - për të financuar Reporty Homeland Security, një startup të kryesuar nga Barak dhe që tani është riemëruar Carbyne.

Pavarësisht minimizimit të marrëdhënies së tij me Epstein, emri i Barakut sjell 4,078 rezultate në dosje.

Dosje të tjera të publikuara së fundmi zbulojnë se Epstein dhe Barak, i cili shërbeu gjithashtu si ministër i mbrojtjes midis viteve 2007 dhe 2013, kishin një marrëdhënie të gjatë. /Telegrafi/

❌