Reading view

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, pas një hetimi të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Sipas njoftimit, njësia rajonale e DHKEK-së në Prishtinë ka siguruar informacione dhe prova që ngritin dyshimin se tre të dyshuarit kishin falsifikuar dokumente të ndryshme, përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe certifikata, të cilat dyshohet se i kishin përdorur si dokumente të rregullta.

Me këto dokumente, të dyshuarit dyshohet se kishin tentuar të realizonin në mënyrë të kundërligjshme shitblerjen e tokave, me synim përfitimin e një shume prej 1 milion e 550 mijë eurosh.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet nën dyshimet për veprat penale “bashkëkryerja”, “ndihma”, “mashtrimi” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

Tre të dyshuarit janë intervistuar më 30 korrik, në prani të avokatëve mbrojtës. Pas konsultimit me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në njoftimin e ofruar nuk është bërë i ditur veprimi i ndërmarrë ndaj të dyshuarit të tretë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona appeared first on Sinjali.

  •  

Formacionet zyrtare, Hibernian -Malisheva: Brdaric i kujdesshëm, kërkon kualifikimin



Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Hibernianit dhe Malishevës, në një sfidë të rëndësishme për rrugëtimin evropian të të dyja skuadrave.

Skuadra jonë fitoi takimin e parë me rezultat 2-0 dhe kërkon kualifikimin tutje.

Trajneri i Hibernianit, David Gray, ka vendosur t’i besojë një formacioni me disa nga titullarët kryesorë.

Në anën tjetër tekniku i Malishevës, Thomas Brdarić, ka bërë zgjedhjet e tij për të kërkuar një paraqitje sa më të mirë ndaj skuadrës skoceze.

Malisheva do të luajë në fazën ofensive me një treshe sulmuese, ku Uka, Xhylani dhe Ibishi do të jenë përgjegjësit kryesorë për të rrezikuar portën e Hibernianit.

Hibernian: Sallinger; Mayor, O'Hora, Kerr, Passlack; Mulligan, Chaiwa, Obita; Elding, Lowe, Boyle (C).

Malisheva: Avdyli; Veliu, D. Kryeziu (C), Ferati, Uka; Isgandarli, Skovgaard, Vitija, Shani; Xhylani, Ibishi.

/Telegrafi/

  •  

Ndahet nga jeta zyrtari korrektues i Dubravës, Sejdi Morina

Është ndarë nga jeta zyrtari korrektues i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sejdi Morina. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin.

Në telegramin e ngushëllimit, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e Morinës gjatë shërbimit të tij.

“Morina ishte një model përkushtimi dhe integriteti, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë. Humbja e tij lë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen tuaj, por edhe në institucionin tonë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndahet nga jeta zyrtari korrektues i Dubravës, Sejdi Morina appeared first on Sinjali.

  •  

Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me toka



Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, pas një hetimi të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK).

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë kanë siguruar prova dhe informacione që dyshohet se tre persona kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe certifikata, të cilat më pas i kanë përdorur si dokumente të vlefshme.

Të dyshuarit, sipas policisë, kanë tentuar që përmes këtyre dokumenteve të kryejnë në mënyrë të kundërligjshme shitblerje të pronave të paluajtshme, me qëllim përfitimin e shumës prej rreth 1 milion e 550 mijë eurosh.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale “bashkëkryerja”, “ndihma”, “mashtrimi” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

Tre personat janë intervistuar më 30 korrik 2026 në cilësinë e të dyshuarve, në praninë e avokatëve mbrojtës.

Pas konsultimit me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri është liruar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.

  •  

Arsenal pranë marrëveshjes për Bruno Guimarães, oferta mbi 87 milionë euro në tavolinë

Arsenal ka hyrë në fazë të avancuar të bisedimeve për transferimin e mesfushorit brazilian, Bruno Guimarães, nga Newcastle United.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, “Topçinjtë” besojnë se mund ta finalizojnë marrëveshjen për një shumë pak më të lartë se 87 milionë euro.

Mikel Arteta e sheh 28-vjeçarin si një përforcim kyç për mesfushën e Arsenalit, ndërsa negociatat me Newcastle po vazhdojnë për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

Bruno Guimarães, kapiten i “Magpies”, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit anglez, por e ardhmja e tij në St James’ Park është bërë e pasigurt gjatë kësaj merkatoje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arsenal pranë marrëveshjes për Bruno Guimarães, oferta mbi 87 milionë euro në tavolinë appeared first on Sinjali.

  •  

“Tani është koha”, agjenti i yllit të Kupës së Botës bën deklaratë të fortë për transferimin te Manchester United



Agjenti i portierit të Kombëtares së Paraguait, Orlando Gill, ka konfirmuar se janë zhvilluar bisedime paraprake me Manchester United, ndërsa zbuloi se klienti i tij është pranë një transferimi pas paraqitjeve mbresëlënëse në Kupën e Botës 2026.

Mario Jara bëri të ditur se interesimi për 26-vjeçarin nuk vjen vetëm nga Anglia, por edhe nga klubet gjermane.

"Jemi në bisedime me klube angleze, si dhe me disa në Gjermani. Ka pasur diskutime paraprake me Manchester United. Deri tani kemi marrë vetëm dy oferta konkrete. Jemi në mes të negociatave", deklaroi Jara për DSports Radio.

Sipas tij, momenti është ideal që Gill të bëjë hapin e madh në karrierë.

"Shitja është afër – tani është koha. Duhet ta menaxhojmë këtë me shumë kujdes, sepse ka shumë faktorë të përfshirë. Është mundësia perfekte që ai të bëjë një hap përpara në karrierë. Ai është gati dhe i aftë të luajë në çdo ligë, pa asnjë dyshim", shtoi agjenti.

Gill u bë një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës, duke ndihmuar Paraguain të arrinte në fazën e 1/16 së finales dhe të eliminonte Gjermaninë pas një serie penalltish.

Portieri 26-vjeçar shkëlqeu ndaj gjermanëve, duke pritur gjashtë goditje gjatë lojës dhe duke ndalur penalltitë e Kai Havertz dhe Nick Woltemade në serinë vendimtare.

Rrugëtimi i tij drejt suksesit nuk ka qenë aspak i lehtë.

Vetëm në shtator të vitit 2025 ai debutoi me Kombëtaren e Paraguait, ndërsa familja e tij kishte kaluar vështirësi të mëdha financiare dhe personale. Bashkëshortja e tij, Melissa Ávalos, kishte treguar se Gill ishte detyruar të shiste fanellat e tij për të mbuluar shpenzimet mjekësore të djalit të tyre, Lautaro Daniel, i cili lindi para kohe dhe luftoi për jetën.

"Ne nuk kishim asgjë dhe Orlando shiti fanellat e klubit ku luante për të mbuluar shpenzimet. Djali ynë luftoi për jetën dhe babai i tij ishte gjithmonë pranë. Ai shiti gjithçka", kishte rrëfyer ajo.

Megjithëse Kupa e Botës nisi në mënyrën më të keqe për Gill, pasi Paraguai u mposht 4-1 nga Shtetet e Bashkuara, portieri reagoi në mënyrë spektakolare.

"Gjithçka që ai kaloi në Kupën e Botës nuk ishte e lehtë, sidomos humbja 4-1 ndaj SHBA-së. Shumë njerëz me ndikim folën kundër tij, por ai ka një aftësi të jashtëzakonshme për t'i përballuar situata të tilla", tha Jara.

Pas suksesit ndaj Gjermanisë, Gill u përball edhe me Francën në fazën e 1/16 së finales. Edhe pse nuk arriti të ndalte penalltinë e Kylian Mbappe, tentativat e tij për ta shpërqendruar sulmuesin francez nuk u pritën mirë nga ylli i Real Madridit, i cili refuzoi t'i jepte dorën pas përfundimit të ndeshjes.

Tashmë, me interesimin e Manchester United dhe disa klubeve të tjera evropiane, Orlando Gill duket shumë pranë transferimit më të madh të karrierës së tij./Telegrafi/

  •  

Pse e hodhi poshtë Irani propozimin e Omanit për Hormuzin?



Duke folur për Al Jazeera, Sultan Barakat, profesor i politikave publike në Universitetin Hamad Bin Khalifa, foli për refuzimin e planit të Omanit nga Irani për të menaxhuar transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

"Mendoj se ishte një gabim ta refuzonim menjëherë", tha Barakat, transmeton Telegrafi.

"Ata duhet të kishin marrë kohën e tyre dhe ta kishin përdorur si një mundësi për të thelluar negociatat me Omanin - dhe për rrjedhojë, me shtetet e Gjirit, shumë prej të cilave e kanë miratuar tashmë propozimin e Omanit, i cili është një hap i rëndësishëm", shtoi ai.

Barakat shpjegoi se plani i Omanit propozonte dy rrugë, secila e përdorshme për anijet hyrëse dhe dalëse, me pagesa opsionale që do të caktoheshin nga vetë kompanitë e transportit detar.

Meqenëse pronarët e anijeve do të tërhiqeshin natyrshëm drejt rrugës së lirë më të afërt me bregdetin e Omanit, trafiku do të tërhiqej në ujërat territoriale të Omanit me kalimin e kohës.

"Kjo është ajo që Irani kundërshtoi", shtoi ai.

Teherani dëshiron një sistem me një rrugë të veçantë hyrëse dhe dalëse, dhe dëshiron kontroll specifik mbi korsinë hyrëse - duke i lejuar atij të monitorojë anijet ushtarake që hyjnë në ngushticë.

Barakat tha se sulmet e fundit SHBA-Iran e kanë bërë konfliktin më të rrezikshëm, duke përmendur tre javët e fundit si provë të "zbatimit të keq të asaj që ishte një mirëkuptim i paqartë".

Propozimi i Omanit do të kishte ndarë rrugët e tranzitit në mënyrë të barabartë midis Iranit dhe Omanit, të financuara nga tarifat vullnetare të transportit detar.

Në vend të kësaj, Irani kundërshtoi me planin e tij duke i dhënë Teheranit kontrollin mbi një korsi të plotë tranziti dhe një pjesë të rrugës së kthimit, duke argumentuar se ndarja 50-50 nuk arriti të adresonte shqetësimet e tij për sigurinë.

Zëvendësministri i Jashtëm, Kazem Gharibabadi, tha se ngushtica do të mbetej e mbyllur nëse Omani refuzon kundërpropozimin e Iranit. /Telegrafi/

  •  

Pamje kur Imri Ahmeti tund kokën teksa Abdixhiku hedh akuza ndaj bashkëpartiakëve që duan shkarkimin e tij

Një video e publikuar nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së ka tërhequr vëmendjen, pasi kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, shihet duke tundur kokën gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në fjalën e tij para delegatëve, Abdixhiku kritikoi nismën për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke e cilësuar atë të gabuar dhe të panevojshme. Ai tha se për herë të parë në historinë e LDK-së, partia nuk është mbledhur për të zgjedhur, por për të rrëzuar kryetarin.

“Këtë Kuvend nuk e kam thirrur, ky Kuvend është thirrur. Thirrja e Kuvendit nga delegatët tanë është një mekanizëm krejt demokratik. Më duhet të them me keqardhje të madhe, që këtë Kuvend as nuk e ndjej e as nuk e shoh si festë… sepse për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare nuk po mblidhemi për të zgjedhur, por po mblidhemi për të rrëzuar”, deklaroi Abdixhiku.

Ai u shpreh se iniciatorët e kësaj nisme kanë zgjedhur një moment të papërshtatshëm, duke theksuar se zgjedhjet e rregullta të partisë janë vetëm pak muaj larg.

“Iniciatorët kanë mundur të presin pak muaj nga sot, kjo karrige këtu mund të ishte e lirë për secilin që mendon se e meriton. Por, ja që kjo rrugë u zgjodh… Kjo nismë është e gabuar, e pavend, e pakohë”, tha ai.

Gjatë këtyre deklarimeve, në video shihet Imri Ahmeti duke tundur kokën, një moment që ka nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme në opinion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pamje kur Imri Ahmeti tund kokën teksa Abdixhiku hedh akuza ndaj bashkëpartiakëve që duan shkarkimin e tij appeared first on Sinjali.

  •  

LSH: Më mirë pa ligj për përfaqësim të drejtë sesa një ligj ku fati i shqiptarëve vendoset nga dëshirat e politikanëve maqedonas



Lidhja Shqiptare ka bërë reagime të menjëhershme ndaj qëndrimeve të sotme të kryeparlamentarit Gashi për Propozimligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

‘’Është skandaloze deklarata e Kryeparlamentarit, Afrim Gashi kur thotë që më mirë një ligj gjysmak për pëfaqësim të drejtë dhe adekuat sesa pa ligj fare. Akoma më skandaloze është kur edhe bashkëkryetarët e VLEN-it mbajnë të njëjtin qëndri’’, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare.

Sipas kësaj partie më mire pa ligj fare se sa me një ligj që na kthen në diferencimet politike të pas viti 1981.

‘’Atëherë për hirë të sqarimit të opinionit: Më mirë pa ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe me të drejtën e përfaqësimit vetëm në Kushtetutë, sesa me një ligj të këtillë siç e propozon Qeveria. Sepse ky ligj i Qeverisë brënda vetes duke mos paraparë sanksione, duke mos paraparë mekanizma implementimi dhe duke paraparë vetëm heqjen e kuotave etnike gjatë punësimit, synon kthimin e të drejtave të shqiptarëve në periudhën e diferencimeve politike të pas vitit 1981 në ish Jugosllavi duke lënë të ardhmen e shqiptarëve, e fëmijëve të shqiptarëve, e nipërve dhe e mbesave të tyre në dëshirën e mirë ose të keqe të politikanëve maqedonas ju nuk keni të drejtë të tregëtoni të drejtat e shqiptarëve’’, thotë Lidhja Shqiptare.

Për fund , partia e Selës, ironizon me qëmdrimet e Gashit pro pushtetit me aludime pro OBRM-PDUKM-së duke i thënë se, ‘’Po ta nxeh ujin dikush avash-avash’’ e duke i kujuar Gashit shembujt që mirrte me bretkocën kur ishte ishte në opozitë.

"Prandaj Afrim Gashi, meqë e ke përzemër alegorinë me bretkosën, po ta nxeh ujin dikush avash-avash’’, përfundon reagimin Lidhja Shqiptare

  •  

Aksident mes dy veturave në Rakosh të Istogut, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Rakosh të Istogut.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Dy personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Rugova për Sinjalin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes dy veturave në Rakosh të Istogut, lëndohen dy persona appeared first on Sinjali.

  •  

Lamine Yamal pushime luksoze në Saint-Tropez me të dashurën pas triumfit me Spanjën

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, po i kalon pushimet verore në Saint-Tropez të Francës, së bashku me të dashurën e tij, influenceren spanjolle Ines Garcia.

Udhëtimi i çiftit vjen pak kohë pasi Spanja u shpall kampione e Kupës së Botës, ndërsa futbollisti po shijon ditët e pushimit pas një sezoni të ngarkuar dhe suksesi të madh me kombëtaren.

Yamal dhe Garcia kanë ndarë në rrjetet sociale disa momente nga qëndrimi i tyre në rivierën franceze, duke publikuar pamje nga ambientet luksoze dhe atmosfera relaksuese.

Lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit. Dyshja u pa së bashku edhe gjatë festimeve pas finales së Kupës së Botës, ku Garcia ishte në fushë pranë futbollistit pas përfundimit të ndeshjes.

Para udhëtimit në Saint-Tropez, Yamal kishte kaluar disa ditë pushimi me miqtë e tij në Ibiza.

Romanca mes futbollistit dhe krijueses së përmbajtjes nga Sevilja u bë publike pas disa paraqitjeve të përbashkëta dhe ndërveprimeve në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, ata fillimisht kishin komunikuar në internet dhe e kishin mbajtur lidhjen larg vëmendjes së publikut për disa muaj, para se të shfaqeshin hapur së bashku.

Garcia është parë shpesh pranë Yamalit gjatë ndeshjeve të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, duke u shndërruar në një nga mbështetëset e tij më të mëdha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lamine Yamal pushime luksoze në Saint-Tropez me të dashurën pas triumfit me Spanjën appeared first on Sinjali.

  •  

Nga Kurti e Thaçi te Abdixhiku: Në çfarë moshe u bënë liderë të partive kryesore



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është aktualisht lideri më i ri në moshë në mesin e kryetarëve të katër partive kryesore politike në vend.

I lindur më 17 prill 1983, Abdixhiku është më i ri se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i lindur më 24 mars 1975, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i lindur më 8 nëntor 1963, si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, i lindur më 18 janar 1970.

Megjithatë, krahasimi ndryshon nëse merret parasysh mosha e liderëve në momentin kur kanë marrë drejtimin e partive të tyre. Në këtë aspekt, Abdixhiku nuk është lideri më i ri që ka udhëhequr një subjekt politik në Kosovë.

Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së më 14 mars 2021, kur ishte 37 vjeç e 11 muaj.

Më i ri se ai në momentin e marrjes së drejtimit të një partie ishte Albin Kurti. Ai ishte rreth 30 vjeç kur themeloi dhe mori drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2005. Ndërsa, nëse merret si pikë referimi regjistrimi i LVV-së si parti politike në vitin 2010, Kurti ishte 35 vjeç kur u zgjodh kryetar.

Edhe ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ishte më i ri se Abdixhiku kur mori drejtimin e partisë në vitin 1999. Thaçi ishte 31 vjeç kur u zgjodh lider i PDK-së në tetor të atij viti.

Në të njëjtën moshë ishte edhe Ramush Haradinaj, i cili mori drejtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në vitin 2000, në kohën e themelimit të kësaj partie.

Po ashtu, Visar Ymeri ishte 36 vjeç kur u zgjodh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2015, duke qenë gjithashtu më i ri se Abdixhiku në momentin e marrjes së drejtimit të partisë.

Në anën tjetër, disa prej liderëve politikë të Kosovës kanë marrë drejtimin e partive në mosha më të mëdha. Ibrahim Rugova ishte 45 vjeç kur u bë kryetar i LDK-së në vitin 1989.

Kadri Veseli ishte 49 vjeç kur mori drejtimin e PDK-së pas largimit të Hashim Thaçit, ndërsa Fatmir Sejdiu ishte 55 vjeç kur u zgjodh kryetar i LDK-së në vitin 2006.

Isa Mustafa e mori drejtimin e LDK-së në moshën 59-vjeçare, ndërsa Bedri Hamza mban rekordin si kryetari që ka marrë drejtimin e një partie kryesore në moshën më të madhe, pasi u zgjodh lider i PDK-së në nëntor të vitit 2025, kur kishte mbushur 62 vjet.

  •  

Hoteli “Jezero”, bëhet objekti i 17-të i rrënuar përskaj Ujmanit



Hoteli “Jezero” u bë rrafsh me tokë të enjten, duke u bërë objekti i 17-të i rrënuar përskaj liqenit të Ujmanit, me arsytetimin se është ndërtim pa leje në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.

Shifrën e këtyre rrënimeve e konfirmoi sot ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

“Përrreth Liqenit të Ujmanit deri tash janë rrënuar 17 objekte/villa. Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, bëri me dije ajo në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

“Mbrojtja e ujërave mbetet prioriteti ynë kryesor. Për këtë arsye, do të vazhdojmë t’i mbrojmë, t’i menaxhojmë me përgjegjësi dhe t’i zhvillojmë si një pasuri jetike për Kosovën”- ka vazhduar ajo.

Megjithatë, aksioni është përcjellë edhe me reagime nga një pjesë e komunitetit lokal, të cilët pretendojnë se vendimet për rrënimin e objekteve janë marrë në mënyrë të ngutshme dhe pa bazë ligjore.

Madje, reagime pati edhe në Serbi, duke nisur nga hiq më pak se presidenti i saj, Aleksandar Vuçciq.

Por, pavarësisht këtyre reagimeve, në terren nuk pati asnjë incident, as këtë të premte.

Shefi i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi, tha për KosovaPress se Policia ka ofruar asistencë për institucionet përgjegjëse gjatë zhvillimit të aksionit dhe se gjithçka ka kaluar pa incidente.

Erduan Baliqi, shefi i planifikimit të Operativës Rajonale Mitrovicë – Veri

“Ne kemi asistuar Ndërmarrjen Hidroekonomike ‘Ibër-Lepenc’ dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë realizimit të aksionit. Nuk kemi hasur në ndonjë rezistencë, nuk kemi pasur ndonjë problem apo kundërshtim”, tha Baliqi.

Rrënimet e objekteve ilegale nisën javën e kaluar, pas fushatës paralajmëruese të drejtuesve të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”

  •  

E dashura e Romeo Beckham tërhoqi vëmendjen gjatë pushimeve të saj verore - ajo tregoi figurën e saj të përsosur me bikini në një jaht



Pushimet verore të familjes Beckham kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ishin Romeo Beckham dhe e dashura e tij Kim Turnbull.

Çifti i ri iu bashkua pjesës tjetër të familjes në një jaht luksoz, ku shijuan së bashku ditët me diell dhe një atmosferë të relaksuar.

Paparacët i filmuan duke notuar dhe duke u relaksuar në kuvertë, dhe vëmendje të veçantë tërhoqën momentet pas daljes nga deti, kur Romeo dhe Kim bënë dush në kuvertën e jahtit. Çifti nuk i fshehu emocionet dhe shkëmbeu shikime të buta dhe përqafime, duke konfirmuar se po e shijonin kohën së bashku.

Foto: BACKGRID / Backgrid UK / Profimedia

DJ dhe influencuesja e re shkëlqente me bikini të ngushta që nxirrnin në pah figurën e saj të hollë dhe lëkurën e nxirë.

Ajo e kompletoi pamjen e thjeshtë por efektive të verës me grim natyral dhe flokë të lëshuar rastësisht, prandaj shumë komentuan se ajo ishte ylli i ditës në jahtin luksoz.

Romeo Beckham, djali i futbollistit të famshëm David Beckham dhe stilistes së modës Victoria Beckham, është shfaqur gjithnjë e më shumë publikisht me Kim Turnbull në muajt e fundit. Lidhja e tyre ka tërhequr shumë vëmendje dhe fotot e tyre së bashku me pushime vetëm sa kanë nxitur më tej interesin e fansave. /Telegrafi/

Foto: BACKGRID / Backgrid UK / Profimedia

  •  

Vendim i FBK-së, Vëllaznimi siguron vazhdimin në Superligën e Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar aplikimin e KB Vëllaznimi për Wild Card në ProCredit Superligën e Kosovës, duke i hapur rrugë rikthimit të skuadrës gjakovare në elitën e basketbollit kosovar për edicionin 2026/27.

Vendimi u mor në mbledhjen e Bordit të FBK-së, të mbajtur më 30 korrik, ku u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë çështjesh që lidhen me organizimin e sezonit të ri garues.

Miratimi i aplikimit të Vëllaznimit për Wild Card ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës dhe përbën një hap të rëndësishëm për klubin gjakovar, i cili synon të rikthehet në mesin e skuadrave më të mira të vendit.

Përveç këtij vendimi, Bordi i FBK-së miratoi edhe Propozicionet e Garave, Rregulloren për Regjistrim dhe Kalim, Rregulloren për Licencim dhe Garim, si dhe kalendarët zyrtarë të garave për ProCredit Superligën, Superligën e Femrave dhe Ligën e Parë të Meshkujve për sezonin 2026/27.

Në të njëjtën mbledhje u aprovua edhe fondi i shpërblimeve prej 34 mijë eurosh për ProCredit Superligën dhe 34 mijë eurosh për Superligën e Femrave, ndërsa u vendos që afati kalimtar për paraqitjen e lojtarëve të kategorive të reja të zgjasë deri më 15 shtator 2026.

Po ashtu, Bordi miratoi pjesëmarrjen e KB Kosovarit dhe KB Peja B në Ligën e Parë të Meshkujve, ndërsa refuzoi ankesat e klubeve lidhur me tarifat e reja të kotizimit, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më 15 korrik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vendim i FBK-së, Vëllaznimi siguron vazhdimin në Superligën e Kosovës appeared first on Sinjali.

  •  

E refuzoi katër herë, Monaco e pranon ofertën e pestë të PSG-së për dëshirën e madhe të Liverpoolit



Paris Saint-Germain është shumë pranë kompletimit të transferimit të Maghnes Akliouche, pasi Monaco ka pranuar ofertën e pestë të kampionëve të Francës, me vlerë 50 milionë euro, raporton L'Equipe.

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje në parim, pasi Monaco më në fund pranoi ofertën e përmirësuar të PSG-së. Megjithatë, para se transferimi të zyrtarizohet, palët duhet të finalizojnë kushtet personale dhe kontratën e lojtarit.

Akliouche, 24 vjeç, zhvilloi një tjetër sezon të mirë me Monacon, duke regjistruar shtatë gola në 43 paraqitje në të gjitha garat.

Paraqitjet e tij i siguruan gjithashtu një vend në përfaqësuesen e Francës për Kupën e Botës 2026, ku u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen ndaj Irakut në fazën e grupeve.

Nëse marrëveshja përfundon me sukses, ky do të jetë transferimi më i madh mes klubeve të Ligue 1 gjatë kësaj vere, duke kaluar blerjen prej 25 milionë eurosh të Matthis Abline nga Monaco, i transferuar nga Nantes më herët gjatë afatit kalimtar./Telegrafi/

  •  

Raketë ruse shkel hapësirën ajrore të Polonisë, NATO aktivizon mbrojtjen ajrore

Një raketë ruse, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar, ka shkelur hapësirën ajrore të Polonisë, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të autoriteteve polake dhe strukturave ushtarake të NATO-s.

Pas detektimit të raketës, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe tokësore u aktivizuan, ndërsa forcat në krahun lindor të Aleancës u vendosën në gjendje të shtuar gatishmërie.

Aktualisht po zhvillohen hetime për të përcaktuar llojin e raketës, trajektoren e saj dhe rrethanat në të cilat ajo hyri në territorin ajror polak.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, gjenerali Alexus Grynkewich, zhvilloi një bisedë urgjente me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë për koordinimin e masave të mëtejshme mbrojtëse.

“Mbrojtja ajrore u aktivizua menjëherë, në koordinim të ngushtë me autoritetet në Varshavë. NATO do të vazhdojë t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e territorit të saj”, deklaroi Grynkewich.

Edhe zëdhënësi i Komandës Supreme të Aleatëve për Evropën, Martin O’Donnell, konfirmoi se NATO-ja po e monitoron situatën dhe po bashkëpunon ngushtë me ushtrinë polake.

“NATO është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet polake për incidentin, i cili mbetet nën hetim të plotë”, tha O’Donnell.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur nëse raketa ka shkaktuar dëme apo nëse është neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raketë ruse shkel hapësirën ajrore të Polonisë, NATO aktivizon mbrojtjen ajrore appeared first on Sinjali.

  •  

A e vonon dygjuhësia të folurin te fëmijët parashkollorë dhe kur duhet të shqetësohen prindërit?



Mes dy gjuhëve, fjalëve që vijnë me ritme të ndryshme dhe heshtjeve që shqetësojnë prindërit, jo çdo vonesë është ajo që duket. Dallimi fshihet te mënyra se si fëmija kupton, komunikon dhe përparon.

Zyla Musliu,
Logopede në Psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë
Tel. 045 663 774

Në shumë familje shqiptare, fëmijët rriten duke dëgjuar shqipen në shtëpi dhe gjuhën e vendit pritës në çerdhe, kopsht, shkollë e shoqëri. Kur fjalët e para vonohen, kur fëmija i përzien gjuhët ose përgjigjet vetëm në njërën prej tyre, prindërit shpesh frikësohen se dygjuhësia po e pengon zhvillimin e tij.

Megjithatë, jo çdo ndryshim në ritmin e të folurit është shenjë e një problemi. Zhvillimi gjuhësor i fëmijëve dygjuhësh ka veçoritë e veta dhe duhet vlerësuar duke marrë parasysh të dyja gjuhët, mënyrën e komunikimit dhe përparimin e përgjithshëm. E rëndësishme është të kuptohet se çfarë konsiderohet pjesë normale e këtij zhvillimi dhe cilat shenja kërkojnë këshillim me logopedin.

Dygjuhësia dhe zhvillimi i të folurit

Dygjuhësia, në vetvete, nuk shkakton vonesë në të folur dhe as çrregullim gjuhësor. Fëmijët mund t’i mësojnë dy ose më shumë gjuhë që nga lindja pa u hutuar.

Përshtypja se fëmija di më pak fjalë krijohet sepse fjalori i tij ndahet mes dy gjuhëve. Një fëmijë mund të përdorë 25 fjalë në shqip dhe 25 në gjuhën e vendit ku jeton. Nëse vlerësohet vetëm në njërën gjuhë, mund të duket sikur ka fjalor të kufizuar; por në të dyja gjuhët ai përdor gjithsej 50 fjalë.

Prandaj, duhet vlerësuar komunikimi i përgjithshëm: a kupton, a përdor gjeste, a ndërvepron dhe a përparon nga muaji në muaj.

Si i përpunon truri dy gjuhë

Truri i fëmijës është i aftë t’i përvetësojë paralelisht dy ose më shumë gjuhë. Fëmija mëson gradualisht se cilën gjuhë përdor me familjen, në kopsht apo me shokët.

Në vitet e para, të dyja gjuhët janë aktive dhe ndikojnë te njëra-tjetra. Kjo nuk është shenjë konfuzioni, por pjesë normale e zhvillimit. Me kalimin e kohës, fëmija mëson ta zgjedhë gjuhën sipas personit dhe situatës.

Mund të ketë dallime individuale prej disa muajsh në shfaqjen e fjalëve të para, ashtu si edhe te fëmijët njëgjuhësh. Shumica e fëmijëve e thonë fjalën e parë rreth moshës njëvjeçare dhe bashkojnë dy fjalë rreth moshës dyvjeçare. Dygjuhësia nuk duhet përdorur si shpjegim automatik kur fëmija nuk flet ose nuk përparon.

Vonesë normale apo çrregullim gjuhësor

Të folurit lidhet me shqiptimin dhe prodhimin e fjalëve; gjuha me kuptimin, fjalorin, gramatikën dhe shprehjen e mendimeve.

Një fëmijë me zhvillim normal dygjuhësh mund ta ketë njërën gjuhë më të fortë dhe disa fjalë t’i dijë vetëm në njërën prej tyre. Ai mund edhe t’i përziejë gjuhët brenda së njëjtës fjali. Megjithatë, komunikon, përdor gjeste, kupton udhëzime, mëson fjalë të reja dhe tregon përparim.

Kur ekziston një çrregullim i vërtetë gjuhësor, vështirësitë zakonisht shfaqen në të dyja gjuhët. Fëmija mund të ketë probleme në kuptimin e udhëzimeve, mësimin e fjalëve, ndërtimin e fjalive, gramatikën ose zhvillimin e një bisede.

Prandaj, fëmija dygjuhësh nuk duhet vlerësuar vetëm me teste për fëmijë njëgjuhësh. Logopedi duhet të marrë parasysh të dyja gjuhët, historinë e zhvillimit, ekspozimin ndaj secilës dhe komunikimin në situata të ndryshme.

Shenjat që kërkojnë vlerësim profesional

Prindërit nuk duhet të presin një moshë të caktuar nëse vërejnë mungesë të dukshme të komunikimit. Vlerësimi i hershëm ndihmon të dallohet një ndryshim individual nga problemi i dëgjimit ose vështirësia gjuhësore.

Rreth moshës njëvjeçare kërkon vëmendje nëse fëmija nuk belbëzon, nuk përdor gjeste, nuk tregon me gisht, nuk imiton tinguj ose nuk reagon ndaj emrit. Në moshën 15–18 muajsh, mungesa e çdo fjale kuptimplotë duhet diskutuar me pediatrin ose logopedin.

Rreth moshës dyvjeçare është shqetësuese nëse ka shumë pak fjalë në total në të dyja gjuhët, nuk bashkon dy fjalë spontanisht ose nuk tregon përparim. Nga mosha dy deri në tre vjeç duhet kërkuar këshillë nëse nuk përdor shprehje të shkurtra, nuk arrin t’i shprehë nevojat ose nuk kupton kërkesa të thjeshta.

Pas moshës trevjeçare shqetësojnë mungesa e fjalive, vështirësia për t’iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta dhe pamundësia për të zhvilluar komunikim funksional. Në çdo moshë, humbja e fjalëve ose aftësive të fituara më parë duhet vlerësuar pa vonesë.

Vëmendje kërkojnë edhe mungesa e kontaktit, e lojës simbolike, frustrimi gjatë komunikimit dhe dyshimi se fëmija nuk dëgjon mirë. Kontrolli i dëgjimit është i rëndësishëm, sepse edhe një ulje e lehtë mund të ndikojë në zhvillimin e gjuhës.

Përzierja e gjuhëve është pjesë e zhvillimit

Përzierja e fjalëve ose strukturave të dy gjuhëve është e zakonshme. Fëmija mund të përdorë një fjalë nga gjuha tjetër sepse i vjen më shpejt në mendje, sepse e njeh vetëm në atë gjuhë ose sepse kështu flasin njerëzit përreth tij.

Kjo nuk do të thotë se ai nuk i dallon gjuhët. Shpesh e di cilën gjuhë përdor secili person, por zgjedh mënyrën më të shpejtë për ta përcjellë mesazhin.

Nuk ekziston një moshë e prerë pas së cilës përzierja konsiderohet jonormale. Edhe të rriturit dygjuhësh e bëjnë këtë. Me rritjen e fjalorit, fëmija mëson t’i ndajë më mirë gjuhët dhe ta përshtatë të folurin me bashkëbiseduesin.

Shqetësimi nuk duhet të jetë vetë përzierja, por nëse fëmija ka fjalor shumë të kufizuar, nuk kupton, nuk ndërton fjali ose nuk arrin të komunikojë në asnjërën gjuhë.

Strategjitë që funksionojnë në shtëpi

Nuk ekziston një metodë e vetme për çdo familje. Metoda “Një prind, një gjuhë” mund të funksionojë mirë kur secili prind e përdor natyrshëm gjuhën e vet, por nuk duhet të bëhet rregull i ngurtë.

Më e rëndësishme është që fëmija të ketë ekspozim të rregullt, të mjaftueshëm dhe cilësor në secilën gjuhë. Prindërit duhet të flasin në gjuhën që e zotërojnë më mirë dhe në të cilën shprehin natyrshëm emocionet, tregimet dhe mendimet.

Nuk është e dobishme që një prind ta braktisë shqipen dhe të flasë një gjuhë të huaj që nuk e zotëron mirë, vetëm nga frika se fëmija nuk do ta mësojë gjuhën e vendit pritës. Në disa familje flitet shqip në shtëpi dhe gjuha tjetër në kopsht; në të tjera, gjuhët ndahen mes familjarëve.

Bisedat, librat, tregimet, këngët dhe loja janë më të vlefshme se ekspozimi pasiv ndaj ekraneve.

Kur fëmija kupton të dyja gjuhët, por flet vetëm njërën

Është e zakonshme që një fëmijë ta kuptojë mirë një gjuhë, por të përgjigjet në tjetrën. Kuptimi zakonisht zhvillohet përpara aftësisë për ta përdorur gjuhën në mënyrë aktive.

Fëmija shpesh zgjedh gjuhën që i nevojitet më shumë. Gjuha dominuese mund të ndryshojë. Para kopshtit, shqipja mund të jetë kryesore; më vonë, gjuha e vendit pritës mund të bëhet më aktive. Kjo nuk do të thotë se fëmija e ka harruar shqipen.

Për ta nxitur gjuhën më pak aktive, prindërit duhet të krijojnë situata të natyrshme: biseda me gjyshërit, lojëra me fëmijë shqipfolës, libra, këngë, tregime, vizita në vendlindje dhe aktivitete familjare në shqip.

Fëmija nuk duhet të testohet vazhdimisht ose të qortohet kur përgjigjet në gjuhën tjetër. Prindi mund ta pranojë mesazhin dhe ta përsërisë butësisht në shqip. Nëse fëmija thotë “I want water”, përgjigjja mund të jetë: “Po, do ujë. Ja ku e ke ujin.” Kështu dëgjon modelin e saktë pa presion.

Gjuha amtare nuk e pengon integrimin

Ruajtja e gjuhës amtare nuk e pengon integrimin në gjuhën e vendit ku jeton. Fëmija zakonisht ekspozohet shumë ndaj saj përmes kopshtit, shkollës dhe jetës së përditshme.

Gjuha që rrezikon të dobësohet është shqipja, sidomos nëse nuk përdoret në familje. Ajo është gjuha e marrëdhënies me familjen, e historive, emocioneve dhe identitetit.

Kur prindi kufizon gjuhën që e zotëron më mirë, mund të kufizojë edhe pasurinë e komunikimit me fëmijën. Një bazë e mirë në gjuhën amtare nuk ia zë vendin gjuhës së dytë; aftësitë e të kuptuarit, të tregimit dhe të menduarit mund të zhvillohen përmes të dyja gjuhëve.

Edhe kur fëmija ka çrregullim gjuhësor, zakonisht nuk rekomandohet heqja e gjuhës amtare. Çrregullimi nuk shkaktohet nga shqipja ose dygjuhësia dhe do të shfaqej edhe sikur fëmija të rritej vetëm me një gjuhë.

Çfarë duhet të mbajnë mend prindërit

Prindërit duhet të flasin me fëmijën në gjuhën që e zotërojnë më mirë dhe në të cilën ndihen më natyrshëm. Fjalori dhe komunikimi duhet të vlerësohen në të dyja gjuhët, jo vetëm në njërën. Gjuha amtare nuk duhet braktisur nga frika se pengon mësimin e gjuhës së vendit.

Dygjuhësia nuk shkakton çrregullim të të folurit. Ajo që duhet vëzhguar është komunikimi në tërësi: a kupton fëmija, a përdor gjeste dhe fjalë, a ndërvepron, a mëson dhe a përparon?

Kur vështirësitë shfaqen në të dyja gjuhët, kur përparimi mungon ose humben aftësitë e fituara, duhet kërkuar vlerësim nga logopedi dhe kontroll i dëgjimit. Dygjuhësia nuk duhet të shërbejë si arsye për ta vonuar vlerësimin, por as për t’ia hequr fëmijës gjuhën amtare. /Telegrafi/

  •  

Pekini përgënjeshtron raportimet për furnizim të Iranit me armë

Kina ka hedhur poshtë raportimet se Pekini do t’i dërgojë Iranit qindra raketa të mbrojtjes ajrore, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara.

Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar pas raportimeve të Reuters, sipas të cilave Pekini pritej të dërgonte 300 deri në 400 raketa mbrojtëse ajrore të tipit që lëshohen nga supi në Iran. Sipas Reuters, vlera e armatimit do të ishte mes 60 dhe 70 milionë dollarëve.

“Raportet janë të rreme dhe krejtësisht të pabazuara. Roli i Kinës ka qenë gjithmonë të promovojë paqen dhe t’i japë fund konfliktit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Reagimi i Pekinit vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se do të ishte “mjaft i zhgënjyer” nga presidenti kinez Xi Jinping, nëse Kina do t’i siguronte armë Iranit.

Ndërkohë, inteligjenca amerikane kishte raportuar se Kina po përgatitej t’i dërgonte Iranit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, në një kohë kur Teherani po përpiqet të rimbushë disa nga sistemet e tij të armëve me ndihmën e partnerëve të huaj kryesorë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pekini përgënjeshtron raportimet për furnizim të Iranit me armë appeared first on Sinjali.

  •  

Pamje spektakolare nga Grenlanda, ajsbergu gjigant përmbyset dhe ngre valë gjigante



Një ajsberg gjigant është filmuar teksa përmbysej pranë brigjeve të Grenlandës, në afërsi të qytetit bregdetar të Ilulissat, duke krijuar një pamje spektakolare dhe njëkohësisht të rrezikshme.

Pamjet e regjistruara nga një dëshmitar okular tregojnë momentin kur masa e madhe e akullit humb ekuilibrin dhe rrotullohet në ujë, duke shkaktuar valë të fuqishme që u përhapën pranë vijës bregdetare të qytetit.

Fenomene të tilla janë të zakonshme gjatë procesit të shkëputjes dhe zhvendosjes së ajsbergëve, por madhësia e këtij blloku akulli e bëri ngjarjen veçanërisht mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.

Qyteti i Ilulissat, i vendosur në bregun perëndimor të Grenlandës, është i njohur për Fjordin e Akullt të Ilulissat, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Zona konsiderohet një nga rajonet më të rëndësishme për studimin e akullnajave dhe të ndryshimeve klimatike, ndërsa tërheq çdo vit mijëra vizitorë të interesuar për peizazhet e saj unike arktike. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

  •  
❌