Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bebe Rexha deklaron se është ende beqare: Santa nuk më solli ndonjë këtë vit

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një set fotografish festive të publikuara në Instagram, ku shfaqet elegante dhe provokuese njëkohësisht.

Në imazhet e ndara me fansat, artistja paraqitet e veshur me një kostum të bardhë, të kombinuar me detaje luksoze prej gëzofi, duke krijuar një stil që ndërthur elegancën, sensualitetin dhe atmosferën dimërore. Fotografitë janë realizuar në ambient të brendshëm, pranë pemës së Vitit të Ri, e zbukuruar me drita dhe elemente festive, duke i dhënë setit një ndjesi intime dhe festive.

Bebe Rexha ka zgjedhur poza të ndryshme – nga ato më artistike deri te close-up-et, ku bien në sy grimi i sofistikuar, flokët e kapura me aksesorë delikatë dhe detajet e manikyrit. Paraqitja e saj është pritur me komente të shumta pozitive, ku fansat kanë lavdëruar stilin dhe sharmin e këngëtares.

Në njërin prej postimeve, Rexha ka shtuar edhe një mbishkrim me nota humori: “Santa didn’t bring me anyone. Still single (Ende beqare, Santa nuk më solli ndonjë këtë vit)”, koment që ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bebe Rexha deklaron se është ende beqare: Santa nuk më solli ndonjë këtë vit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Përleshja në “Zone Club” në Prishtinë, këta janë të dyshuarit që përfunduan në polici

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, konkretisht në hapësirat e Zone Club, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 03:00, Policia ka pranuar njoftim për një mosmarrëveshje mes disa personave. Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur Artur Hotin, rreth 26-vjeçar, i cili ishte i gjakosur në duar dhe trup.

Ai është shoqëruar në Stacionin Policor Jugu, ku ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas testimit me alkool ka rezultuar me 0.72 mg/l. Pas stabilizimit të gjendjes, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Në oborrin e lokalit janë hasur edhe Agon Salihu, rreth 22-vjeçar dhe Egzon Azizi, rreth 26-vjeçar, të cilët kishin lëndime trupore, si dhe Vullnet Krasniqi, rreth 24-vjeçar, shtetas i Danimarkës, i cili nuk kishte lëndime.

Të tre kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar si të dyshuar, duke pranuar se kanë qenë të përfshirë në rrahje.

Ndërkohë, është konfirmuar se në QKUK po trajtohej edhe një person tjetër i përfshirë në rast – Lindrit Krasniqi, rreth 23-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime në kokë dhe ishte ndalur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Edhe ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, me udhëzim të Prokurorit.

Lidhur me rastin janë intervistuar edhe tre dëshmitarë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti penal “Sulmi”, ndërsa Artur Hoti, Agon Salihu, Egzon Azizi dhe Vullnet Krasniqi janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, Lindrit Krasniqi është liruar në procedurë të rregullt për shkak të ndërhyrjes kirurgjike që do t’i nënshtrohet.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Përleshja në “Zone Club” në Prishtinë, këta janë të dyshuarit që përfunduan në polici appeared first on Sinjali.

Zelensky thotë se është “i gatshëm të thërras referendum për planin e Trump me armëpushim”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të diskutojë çështjet territoriale, pengesa kryesore në bisedimet për t’i dhënë fund luftës, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Florida të dielën, ndërsa një kornizë paqeje prej 20 pikash dhe një marrëveshje për garanci sigurie janë afër përfundimit.

Duke njoftuar takimin, Zelensky tha se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, ndërsa Uashingtoni po bën përpjekje për t’i dhënë fund luftës në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Sa i përket çështjeve të ndjeshme: Ne do të diskutojmë si për Donbasin ashtu edhe për centralin bërthamor të Zaporizhzhisë. Sigurisht që do të diskutojmë edhe për çështje të tjera”, u tha ai gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.

Axios më vonë citoi Zelenskyn të thoshte se shpresonte të binte dakord për një kornizë paqeje me Trump gjatë takimit dhe se do të ishte i gatshëm ta sillte atë kornizë në një referendum në Ukrainë nëse Rusia pranon një armëpushim.

Moska dëshiron që Ukraina të tërhiqet nga pjesët e rajonit lindor të Donetskut që trupat ruse nuk kanë arritur t’i pushtojnë gjatë pothuajse katër viteve të luftës, ndërsa kërkon kontroll të plotë të Donbasit, që përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Kievi dëshiron që luftimet të ndalen në vijat aktuale të betejës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky thotë se është “i gatshëm të thërras referendum për planin e Trump me armëpushim” appeared first on Sinjali.

Zjarr në një shtëpi në Shtime, dyshohet për defekt në energjinë elektrike – dëme deri në 20 mijë euro

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Godanc i Poshtëm të Shtimes, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në rrugën Kozhinca, ndërsa sipas informacioneve të siguruara, zjarri ka kapluar katin e parë të shtëpisë në pronësi të Sh.K.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ankuesi ka deklaruar se dyshon që shkak i zjarrit të ketë qenë energjia elektrike, për shkak të problemeve të vazhdueshme me rrymën ditët e fundit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor Shtime, zjarrfikësit, si dhe një ekip nga KEDS-i, të cilët kanë intervenuar për lokalizimin e flakëve. Zjarri është vënë nën kontroll, por nga inspektimi fillestar është konstatuar se janë djegur orendi shtëpiake, pajisje elektronike, si dhe dyer e dritare.

Sipas deklarimit të pronarit, dëmi material i shkaktuar llogaritet të jetë në vlerë prej rreth 15 mijë deri në 20 mijë euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Incident zjarri”, ndërsa pritet që në vendin e ngjarjes të dalin edhe ekspertët e zjarrit për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit të flakëve.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr në një shtëpi në Shtime, dyshohet për defekt në energjinë elektrike – dëme deri në 20 mijë euro appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Përleshje në orët e para të mëngjesit në “Zone Club” në Prishtinë – pesë persona përfundojnë si të dyshuar

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 26 dhjetorit 2025 në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, konkretisht në hapësirat e Zone Club, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 03:00, Policia ka pranuar njoftim për një mosmarrëveshje mes disa personave.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur A.H., rreth 26-vjeçar, i cili ishte i gjakosur në duar dhe trup. Ai është shoqëruar në Stacionin Policor Jugu, ku ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas testimit me alkool ka rezultuar me 0.72 mg/l. Pas stabilizimit të gjendjes, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Në oborrin e lokalit janë hasur edhe A.S., rreth 22-vjeçar dhe E.A., rreth 26-vjeçar, të cilët kishin lëndime trupore, si dhe V.K., rreth 24-vjeçar, shtetas i Danimarkës, i cili nuk kishte lëndime. Të tre kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar si të dyshuar, duke pranuar se kanë qenë të përfshirë në rrahje.

Ndërkohë, është konfirmuar se në QKUK po trajtohej edhe një person tjetër i përfshirë në rast – L.K., rreth 23-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime në kokë dhe ishte ndalur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Edhe ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, me udhëzim të Prokurorit.

Lidhur me rastin janë intervistuar edhe tre dëshmitarë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti penal “Sulmi”, ndërsa A.H., A.S., E.A., dhe V.K., janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, L.K., është liruar në procedurë të rregullt për shkak të ndërhyrjes kirurgjike që do t’i nënshtrohet.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përleshje në orët e para të mëngjesit në “Zone Club” në Prishtinë – pesë persona përfundojnë si të dyshuar appeared first on Sinjali.

Rrezarta Krasniqi: LDK-ja është shpresa që së shpejti po kthehet në realitet

Rrezarta Krasniqi, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, me numër 36, ka reaguar pas një tubimi përmbyllës së partisë, duke theksuar bashkimin rreth numrit 123 dhe thirrjen për ndryshim në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se gjatë këtij tubimi është ndjerë një energji e jashtëzakonshme për të nisur një kapitull të ri për vendin, duke e cilësuar atë si të domosdoshëm për të ardhmen e Kosovës.

“Sonte e konfirmuam bashkimin rreth numrit 123 për ta sjellë ndryshimin e madh në Kosovë. Në këtë tubim ndjemë energjinë e jashtëzakonshme për të filluar një kapitull të ri dhe shumë të nevojshëm për të ardhmen e vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës është shpresa që së shpejti po kthehet në realitet, andaj të dielën votojmë për ndryshimin e madh. Ky është momenti ynë vendimtar! Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe besimin! ✌✌”, ka shkruar Krasniqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrezarta Krasniqi: LDK-ja është shpresa që së shpejti po kthehet në realitet appeared first on Sinjali.

Mes pasigurive, Lewandowski i thotë “jo” largimit nga Barcelona

Robert Lewandowski nuk ka në plan të largohet nga Barcelona, pavarësisht pasigurisë në rritje sa i përket rolit të tij në skuadër dhe situatës kontraktuale.

Sipas “Sport”, sulmuesi 37-vjeçar është i vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” dhe të rikthejë peshën e tij në ekip, edhe pse ka humbur statusin e titullarit si numër 9, me Ferran Torres që ka marrë më shumë hapësira në repartin ofensiv.

Lewandowski po hyn në gjashtëmujorin e fundit të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor, dhe duhet ta bindë klubin për një rinovim. Nga 1 janari, ai ka të drejtë të negociojë lirshëm me klube të tjera, ndërsa interes konkret për të ka nga MLS dhe Arabia Saudite.

Në këtë sezon, polaku ka realizuar tetë gola në La Liga, por ka kaluar rreth një muaj pa shënuar, ndërkohë që problemet fizike janë shfaqur më shpesh. Kjo situatë ka shtuar dilemat brenda klubit lidhur me vazhdimësinë e tij si lider i repartit ofensiv.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po e menaxhon me kujdes ngarkesën e sulmuesit, duke shpresuar që përvoja dhe instinkti i Lewandowskit të jenë vendimtare në pjesën e dytë të sezonit dhe në momentet kyçe.

Megjithatë, nëse Lewandowski nuk arrin të rikthejë ndikimin dhe të riafirmohet si titullar i padiskutueshëm, largimi i tij do të bëhej një opsion realist, duke e detyruar Barcelonën të rishikojë planet për pozitën e sulmuesit qendror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mes pasigurive, Lewandowski i thotë “jo” largimit nga Barcelona appeared first on Sinjali.

Fundjava e fundit e vitit 2025 sjell mot të ftohtë dhe temperatura nën zero

Fundjava e fundit e vitit 2025 sjell mot të ftohtë dhe temperatura në minus.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë fundjavë pritet mot i ftohtë me vranësira dhe intervale dielli.

Të shtunën, temperaturat do të luhaten nga -3 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa të dielën, më 28 dhjetor, priten temperatura nga -6 deri në 3 gradë Celsius.

“E shtune – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimale. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, shton njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fundjava e fundit e vitit 2025 sjell mot të ftohtë dhe temperatura nën zero appeared first on Sinjali.

Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia në të kaluarën si vetura në të parën, ne tashmë jemi në të tretën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar të pretendojë rritje dhe zhvillim ekonomik gjatë qeverisjes së vet tash pesë vjeçare.

Kurti ka bërë krahasime ironike me ish-udhëheqësit e vendit, duke thënë se më parë ekonomia funksiononte si një veturë e futur në marshin e parë, ndërsa tani vendi po lëviz në marshin e tretë.

“Sa i përket rritjes ekonomike, ne jemi trefish më të shpejtë se ata. Kjo do të thotë se, edhe nëse ata kanë pasur drejtimin dhe kahun e duhur, e kanë lënë shtetin si një veturë në marshin e parë dhe e kanë lodhur duke e mbajtur vetëm aty. Ne, nga ana tjetër, jemi trefish më të shpejtë, sepse jemi në marshin e tretë”, tha Kurti.

Ai foli edhe për sektorin e energjisë, duke njoftuar se në vitin 2026 do të rikthehet skema që shpërblen ata që kursejnë energji.

“Kushdo që në një muaj të vitit 2026 dëshmon me faturë se ka shpenzuar më pak se në të njëjtin muaj të vitit 2025, do të shpërblehet për këtë kursim. Kush kursen më shumë, shpërblehet më shumë. Rreth 200 mijë familje do të mund të përfitojnë nga kjo skemë”, ka deklaruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia në të kaluarën si vetura në të parën, ne tashmë jemi në të tretën appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon me bombë në Kharkiv, vriten dy persona – plagosen tetë të tjerë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë ajrore të drejtuar nga Rusia në një rrugë qendrore të lagjes Shevchenkivskyi në Kharkiv, Ukrainë, njoftuan autoritetet lokale të premten.

“Një burrë vdiq në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në ambulancë”, deklaroi Oleg Synegubov, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, përmes një njoftimi në Telegram.

Sulmi goditi një nga autostradat kryesore të qytetit, duke shkaktuar që disa makina civile të marrin flakë dhe të thyhen dritaret e ndërtesave të apartamenteve dhe shtëpive private në zonë, shtoi Synegubov.

Ai theksoi gjithashtu se nuk kishte objekte ushtarake në zonën e sulmuar, dhe njësitë e emergjencës së bashku me forcat e rendit po shqyrtojnë aktualisht dëmet e shkaktuara në strukturat civile.

Rusia ende nuk ka reaguar ndaj raporteve për sulmin në Kharkiv, ndërsa verifikimi i pavarur i ngjarjes mbetet i vështirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon me bombë në Kharkiv, vriten dy persona – plagosen tetë të tjerë appeared first on Sinjali.

Armatosja e Kosovës,  ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë



Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka folur për armatosjen e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, gjatë një interviste në Euronews Albania.

Ai thekson se këto zhvillime po rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake dhe nivelin e sigurisë së vendit.

Sipas Meçollarit, blerja e sistemeve të reja ushtarake nënkupton që Kosova do të jetë në gjendje të projektojë fuqinë e saj përtej kufijve.

“Blerja e sistemeve do të thotë që Kosova do të jetë në gjendje të projektojë fuqinë ushtarake përtej kufijve të saj, ky sistem godet më larg se kufiri i saj, ushtarakisht.

Kjo nuk është lëvizja e fundit. Kosova në dy vitet e fundit ka lëvizur mirë në pikëpamje të mbrojtjes. Armatimi ushtarak që po merr po e çon në forcën të armatosur. Ka disa veprime në FSK të cilat po rrisin kapacitete në mënyrë të ndjeshme.

Marrëdhëniet kryesore në fushën ushtarake janë dy: SHBA dhe Turqia.

Lëvizjet që po bëhen në Kosovë janë të tilla që forca e armatosur po rrit ndjeshëm nivelin e sigurisë. Rasti i Banjskës ndryshoi skemën e sigurisë së Kosovës. Kur vjen puna të Serbia, Vuçiç është problematik në arenën ndërkombëtare. Ai edhe mund të largohet, por largimi i tij nuk do e zgjidhë problemin me Kosovën”, tha Artur Meçollari.

- YouTube youtu.be

"Ngacmon gratë në dasma", "Të kam blerë një çefin" - debat i ulët mes Labinot Rexhës dhe Kushtrimit në Big Brother VIP Kosova 4



Në mbrëmjen e spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova, u transmetuan pamje nga një debat i zjarrtë mes dy banorëve — Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit — që ka ngjallur reagime dhe interes të madh te publiku.

Gjithçka nis pasi, gjatë një përballjeje verbale, Kushtrimi i drejtohet Labit me fjalët:“Do të të blej një çefin”.

Kjo fjali mjaftoi që situata të përshkallëzohej, duke bërë që Labi të reagojë me tone të larta dhe akuza të rënda ndaj tij.

Në debat, Labinot Rexha ia ktheu: “Ti je serb, ti je sllav. Ti ke ngacmuar motrën e një dasmori dhe ke paguar 20 mijë euro për ta mbyllur këtë muhabet në Tetovë”.

- YouTube youtu.be

Akuza të tilla u pritën me habi nga banorët e tjerë, ndërsa produksioni vendosi t’i transmetojë sekuencat e plota gjatë spektaklit, duke e rikthyer debatin si një prej momenteve më të komentuar të javës.

Deri më tani, as brenda shtëpisë e as jashtë saj nuk ka pasur ndonjë sqarim shtesë për deklaratat e bëra, ndërsa publiku ka reaguar gjerësisht në rrjete sociale, duke ndarë mendime të ndara rreth mënyrës se si u menaxhua situata. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

“Pasion”, Juventusi s’i ndahet Edon Zhegrovës: Publikon videon e festës së madhe të kosovarit ndaj Romës



Juventusi ka publikuar pamje të sulmuesit Edon Zhegrova, kur ky i fundit festonte, kur kontribuoi në golin ndaj Romës.

Zhegrova kundër Romës zhvilloi një paraqitje solide pavarësisht që u kritikua nga Luciano Spalleti për punën në aspektin defansiv, ndërsa edhe harkoi te goli i fitores.

Juventusi ka publikuar një video në Facebook të Zhegrovës, kur ky i fundit nis festën pasi pa që topi hyri brenda rrjetës.

“Pasion”, ndër të tjera ishte e shkruar në mbishkrim të skuadrës italiane.

Ndërkohë, Zhegrova është rikthyer në stërvitje me ekipin të premten dhe është në dispozicion të Spallettit, nëse ky i fundit vendosë t’i jep minutazhë në vikend kundër Pisa./Telegrafi/

Kendall Jenner tërheq vëmendjen me një pamje festive



Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen me një pamje dramatike gjatë një mbrëmjeje në prag të Krishtlindjeve të mërkurën.

Supermodelja 30-vjeçare u shfaq me një fustan midi të kuq të ndezur me xixa, i ngjitur pas trupit, me një dekolte të guximshme, ndërsa mbante një pallto ekstravagante me gëzof të zi që e mbështillte plotësisht.

Ylli duket se kishte ndërruar veshje për këtë event pas festës vjetore të familjes, shkruan DailyMail.

Festimi i këtij viti ishte më intim, duke i dhënë mundësinë Kendall-it të ndalonte edhe në një event tjetër.

Pasi mbërriti dhe doli nga makina, Kendall hoqi pallton dhe e mbajti në krah ndërsa hynte në ambient.

Ajo e kombinoi fustanin me një çantë dore argjendi dhe këpucë të bardha me majë të zezë, ndërsa flokët e saj të zinj i kishte të mbledhura në një topuz të ngushtë që nxirrte në pah vathët e artë. /Telegrafi/

Trump: Sulmet ndaj ISIS-it në Nigeri ishin dhuratë Krishtlindjeje



Presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet ndaj caqeve të ISIS-it në Nigeri ishin një “dhuratë Krishtlindjeje” për grupin terrorist.

Ai deklaroi se “dhjetëra mijëra të krishterë” po vriten në Nigeri dhe shtoi se kishte paralajmëruar qeverinë nigeriane për pasojat.

“Thashë dje, goditini ditën e Krishtlindjeve, do të jetë një dhuratë Krishtlindjeje”, tha Trump.

Ai theksoi se forcat amerikane goditën fort ISIS-in në disa lokacione, duke e quajtur grupin terrorist “të tmerrshëm”.

“Dje u goditën shumë fort. Morën një dhuratë Krishtlindjeje shumë të keqe”, shtoi ai.

Ndryshe, Trump njoftoi se SHBA-ja ka kryer sulme ndaj caqeve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë.

Komanda e SHBA-së për Afrikën (AFRICOM) tha se sulmet u kryen “me kërkesë të autoriteteve nigeriane” në shtetin Sokoto, duke vrarë disa terroristë të ISIS-it.

Nigeria konfirmoi se vazhdon të bashkëpunojë me SHBA-në për çështje sigurie për të adresuar kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. /AA/

Mbi 50 raste të dhunës në familje brenda një jave, ekspertët: Problem shqetësues për Kosovën



Dhuna në familje vazhdon të mbetet një dukuri shqetësuese dhe një ndër problemet e rënda shoqërore në Kosovë. Çdo vit, qindra gra, vajza dhe anëtarë të tjerë të familjes përjetojnë forma të ndryshme të dhunës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka regjistruar disa raste të dhunës në familje si në Gjakovë e Drenas. Një burrë në Drenas u raportua se në vazhdimësi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Kurse një rast tjetër në Gjakovë, i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë është dërguar në mbajtje për dhunë në familje.

Këto janë vetëm disa nga rastet e fundit të dhunës në familje, bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 61 raste të reja gjatë periudhës 19-26 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, pjesa dërrmuese e rasteve ka të bëjë me dhunën në familje, gjithsej me 52 raste. Po ashtu janë trajtuar edhe raste të rënda penale, përfshirë dhunim me 4 raste dhe vepra të tjera penale. Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur edhe 6 kërkesa për urdhër mbrojtje, kërkesa për urdhër mbrojtje Emergjente, Aktvendime të ndërprera, seanca gjyqësore, këshilla juridike etj.

Dhuna në familje vazhdon të jetë një nga dukuritë shqetësuese në shoqërinë tonë. Kështu thonë sociologët, duke i bërë të ditur ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e rasteve dhe masat që duhen ndërmarrë.

Sipas sociologut Lavdim Konushevci, shumë raste lidhen me familje të reja që kanë vështirësi në menaxhimin e konflikteve dhe tensioneve.

Ai thekson se ndaj dhunuesve të përsëritur, veçanërisht atyre me histori të veprave penale, shteti duhet të aplikojë masa më të ashpra ndëshkuese përmes ligjeve në fuqi.

Sipas Policisë, gjatë periudhës janar-tetor janë raportuar 2429 raste të dhunës në familje. Nga ky numër 1897 viktima janë femra, kurse 527 meshkuj.

Gjatë një jave, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit trajtoi 52 raste të dhunës në familje./RTK

DAP: Deri më 30 nëntor të këtij viti, nga tatimet dhe kontributet janë mbledhur 3,97 miliardë euro



Deri më 30 nëntor të këtij viti, në buxhetin e shtetit nga tatimet dhe kontributet janë mbledhur 3,97 miliardë euro, që është për 268 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deklaroi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova.

Siç informoi ajo, ka rritje të të ardhurave nga tatimet prej 6,5% dhe rritje të kontributeve prej 8,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtoi se trendi i rritjes, krahasuar me vitin e kaluar, vazhdon edhe në dhjetor, por ende janë në zhvillim e sipër arkëtimet dhe pagesat nga llogaritë e tatimeve.

E konfirmon mediumi më i besueshëm: Real Madridi e ka informuar yllin e skuadrës se nuk e duan më në skuadër



Real Madridi po shqyrton opsionet në repartin defensiv dhe sipas gazetarit Mario Cortegana të “The Athletic”, klubi madrilen dëshiron që Ferland Mendy të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

Mbrojtësi i majtë nuk shihet më si pjesë e planeve afatgjata të klubit dhe është konsideruar si i tepërt në projektin e ardhshëm sportiv.

Megjithatë, qëndrimi i klubit nuk përputhet me dëshirën e lojtarit. Ferland Mendy ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe është i vendosur të qëndrojë te Real Madridi, duke synuar të provojë vlerën dhe të kontribuojë për skuadrën sa herë që të jetë në gjendje fizike të mirë.

Problemet e vazhdueshme me lëndimet kanë ndikuar ndjeshëm në aventurën e Mendyt në Madrid. Këtë sezon, mbrojtësi francez ka zhvilluar vetëm një paraqitje, ndërsa vështirësitë fizike i kanë pamundësuar krijimin e vazhdimësisë dhe rikthimin në formën më të mirë.

Situata aktuale nxjerr në pah një përplasje të mundshme mes strategjisë së klubit dhe synimeve personale të lojtarit. Real Madridi po mendon për riorganizimin e mbrojtjes për të ardhmen, ndërsa Mendy nuk dëshiron të largohet dhe kërkon kohë për të dëshmuar se ende mund të jetë i dobishëm.

Muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e Ferland Mendyt, me të dyja palët që do të duhet ta menaxhojnë me kujdes këtë situatë delikate./Telegrafi

Sulm me thikë në metronë e Parisit, tri gra të lënduara



Një burrë goditi me thikë tre gra në stacionet e metrosë së Parisit Republique, Arts et Metiers and Opera.

Të gjitha viktimat morën trajtim mjekësor dhe i dyshuari u arrestua shpejt duke përdorur të dhënat e kamerave të sigurisë dhe telefonit.

Sulmet ndodhën në tre stacione metroje dhe burri u arrestua në rajonin e Parisit.

Ai u identifikua duke përdorur pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhënat e gjeolokacionit nga telefoni i tij celular.

Operatori i transportit publik parizien, RTAP, tha se zjarrfikësit u ndihmuan shpejt viktimave, policia mbërriti në vendngjarje dhe ekipet e sigurisë u vendosën për të përforcuar sigurinë në linjën e metrosë. /Telegrafi/

Tërhiqet deti në Vlorë, një fenomen i rrallë për bregdetin shqipar



Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe në Zvërnec, të tërhequr pas.

Një pjesë e rërës, poshtë tij, ka dal në sipërfaqe, duke të dhuruar një imazh të veçantë.

Zbatica shkaktohet gjatë 24 orëve e 50 minutave si pasojë e ndikimit të forcës tërheqëse të Hënës.

Por ajo sigurisht mund të shkaktohet edhe nga forca tërheqëse e diellit, por për shkak të largësisë së madhe, ndikimi i Diellit në formimin e fazave të detit është me i vogël se ai i Hënës.

Baticat dhe Zbaticat këto lëkundje ritmike vertikale të ujit të detit botërorë quhen me një emër të përbashkët fazat e detit.


❌