Reading view

FOTO/ Pankartat më pikante në protestë

Pankartat ironike dhe mesazhet kundër qeverisë dominuan protestën e 58-të. Mesazhet kritikonin atë që protestuesit e cilësuan si standard të dyfishtë në trajtimin e korrupsionit dhe reagimin ndaj protestave, ndërsa pankarta të tjera theksonin se të korruptuarit mbeten të lirë, ndërsa protestuesit përballen me policinë. Në fokus ishte edhe vazhdimësia e mobilizimit qytetar, me slogane që përcillnin…

Source

  •  

BIRN: Më shumë policë se protestues, aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Aktivistët dhe qytetarët që iu bashkuan protestës së thirrur para Parlamentit të hënën u përballën me kordonët e policisë, të vendosur deri në qindra metra larg godinës ku deputetët ishin mbledhur në seancë plenare. Rreth orës 08:30, protestuesit u mblodhën me thirrjet “nuk na përfaqësoni”, “deputetë të krimit”, por qindra punonjës policie, përfshi dhe ata të Ndërhyrjes së Shpejtë kishin krijuar…

Source

  •  

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

Shprehja “llogje Kavaje” është sinonim i fjalëve boshe, thashethemeve dhe muhabeteve “korr e mos lidh” që nuk të çojnë askund. Për vite e vite me radhë, fatkeqësisht, “debati mediatik” konkurroi dhe fitoi me “llogjet e Kavajës”. “Emisionet” u reduktuan në një arenë propagande kundër antipropagandës. Në studio diskutohej 99% opozita dhe 1% qeverisja! “Non grata, […]

The post Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’ appeared first on BoldNews.al.

  •  

Berisha për protestën: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se masat e marra nga Policia për mbarëvajtjen e protestës para Kuvendit i ngjajnë një shtetrrethimi.

Berisha tha në deklaratën për gazetarët se “një shtetrrethim i tillë nuk është vendosur nga asnjë pushtues dhe në asnjë vend”.

“Kjo është historia më e turpshme. Një vend anëtar i NATO-s vendos një shtetrrethim të tillë ndaj qytetarëve sikur të ishte Koreja e Veriut. U them sot se qindra e qindra traktorë, zetorë që janë nisur nga të katër anët e Shqipërisë janë bllokuar me urdhër rrugëve, kërcënuar me konfiskim dhe kthyer në mënyrë që të mos mund të shprehin solidaritetin me protestën më të fuqishme të 35 viteve të fundit”, vijoi ai.

Protesta e qytetarëve ka nisur mëngjesin e sotëm përpara godinës së Parlamentit, për t’u shpërndarë në pika të ndryshme të kryeqytetit, nga xhamia e Namazgjasë, te rruga e Elbasanit dhe sheshi “Skënderbej”.

/e.i/a.f/

The post Berisha për protestën: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Protesta para Kuvendit, Policia rrethon zonën

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Qytetarët kanë nisur sot protestën e radhës para Kuvendit, para nisjes së seancës plenare në orën 10:00.

Protesta, e cila nisi me synimin për të kundërshtuar investimin në Zvërnec, tashmë ka parashtruar edhe kërkesa politike, si dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe klasës politike aktuale dhe sot numëron 58-të ditë nga nisja e saj.

Ndërkohë, Policia ka marrë masat duke vendosur perimetër sigurie përreth Parlamentit, duke ndaluar kalimin e makinave dhe lëvizjen e qytetarëve nga qendra tregtare “Toptani” deri te rruga e “Elbasanit”.

Ashtu si për protestën e së enjtes, rrethimi është nga Ministria e Brendshme, pedonalja e deri te Xhamia e Namazgjasë te “Rruga e Elbasanit.”

Në seancën e kaluar parlamentare pati incidente jashtë Kuvendit, ku protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe ministrave.

…vijon

Protesta para Kuvendit, Foto; Andrin Hoxha
1 nga 7
Protesta para Kuvendit, Foto; Andrin Hoxha

/e.i/a.f/

The post Protesta para Kuvendit, Policia rrethon zonën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Qytetarët janë mbledhur pasditen e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të zhvilluar protestën e radhës kundër qeverisë.

Tubimi i sotëm është dita e 57-të e protestës së qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe klasës politike aktuale.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet e rastit.

Protesta po zhvillohet nën monitorimin e strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë marrë masat për menaxhimin e qarkullimit dhe garantimin e rendit publik gjatë zhvillimit të tubimit.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe shprehën qëndrimet e tyre lidhur me situatën politike në vend, ndërsa adresuan thirrje ndaj qeverisë, Policisë së Shtetit dhe institucioneve.

Në fjalët e tyre, protestuesit deklaruan se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim, ndërsa u shprehën edhe kundër ndryshimeve të mundshme në kuadër të reformës territoriale, duke kërkuar ruajtjen e bashkive si Konispoli dhe Delvina.

“Rama priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij. 57 ditë rezistencë për të bërë të mundur atë që ky kryeministër nuk e bëri për 13 vite sepse është i pabesë”, tha një aktivist.

“Ne ta japim besën që s’do të ikim prej sheshit derisa të të largojmë ty! Ne e mbajmë besën se s’jemi politikanë si puna jote! Jemi shqiptarë që e kemi studiuar historinë tonë! Nuk do të dorëzohemi pa na futur në burg të gjithëve”, tha një protestues.

Ndërkohë pati thirrje edhe për Policinë e Shtetit, pas përplasjeve të disa ditëve më parë në protestën te Kuvendi.

“I bëj thirrje policisë të mos instrumentalizohet se ne jemi këtu edhe për ta, për fëmijët e tyre”, thirri Edison Lika.

Një tjetër protestuese kundërshtoi idenë e shkrirjes së bashkive për reformën e re territoriale.

Si mund të fshihet Konispoli, si mund të fshihet historia e Çamërisë. Delvina? Qeveria nuk po ndjek interesat e popullit, sepse është bërë arrogante, nuk dëgjon. Hiqni duart nga Konispoli, Delvina dhe Shqipëria. Nuk mund të zbehet roli historik i Delvinës në shtetformim”, tha ajo.

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.

 

/e.xh/

The post Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Rama përbuz qytetarët: “Korbat” dhe “sorrat” të protestojnë deri në 2029, s’dorëhiqem!

Edi Rama ka sulmuar përsëri protestuesit shqiptarë duke i etiketuar me epitetet “sorra dhe korba” që i vijnë poshtë penxheres dhe i kërkojnë dorëheqjen. Me një postim në rrjetin social X, kryeministri duket se ka ndryshuar mendim ku shprehet se besën kërkon ta lidhë me flamingot e protestës dhe jo me ata që nuk i […]

The post Rama përbuz qytetarët: “Korbat” dhe “sorrat” të protestojnë deri në 2029, s’dorëhiqem! appeared first on BoldNews.al.

  •  

Protesta popullore dhe pushimet, fluks i lartë makinash në doganën e Morinës

Fundjava e fundit e muajit ka shënuar fluksin më të lartë të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës përmes Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, krahasuar me fundjavat e muajve qershor-korrik. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, për periudhën nga data 25 korrik 2026, ora 05:00, […]

The post Protesta popullore dhe pushimet, fluks i lartë makinash në doganën e Morinës appeared first on BoldNews.al.

  •  

Rezistencë popullore prej 56 ditësh, qytetarët nuk dorëzohen: Gjithë Shqipëria është këtu! Rama jep dorëheqjen

✇Albeu
By: M C

Protesta popullore edhe në ditën e saj të 56-të ka shfaqur një rezistencë spektakolare dhe solidaritet të palëkundur, ku mijëra qytetarë iu bashkuan sheshit që në orët e para të mbrëmjes dhe deri afër mesnatës.

Nën thirrjet për revolucion, ndryshim sistemi, dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ata marshuan për gati dy orë rrugëve të Tiranës.

Destinacioni i sotëm ishte Komisariati nr. 3 ku kërkuan lirimin e 2 protestuesve të arrestuar, një djali dhe një vajze, të enjten para Parlamentit.

“Lironi shqipët”, “Gjithë Shqipëria është këtu me ju”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën” ishin thirrjet e tyre në kor.

Protesta popullore edhe në ditën e saj të 56-të ka shfaqur një rezistencë spektakolare dhe solidaritet të palëkundur, ku mijëra qytetarë iu bashkuan sheshit që në orët e para të mbrëmjes dhe deri afër mesnatës.

Nën thirrjet për revolucion, ndryshim sistemi, dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ata marshuan për gati dy orë rrugëve të Tiranës.

Destinacioni i sotëm ishte Komisariati nr. 3 ku kërkuan lirimin e 2 protestuesve të arrestuar, një djali dhe një vajze, të enjten para Parlamentit.

“Lironi shqipët”, “Gjithë Shqipëria është këtu me ju”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën” ishin thirrjet e tyre në kor.

Pasi qëndruan aty për minuta të tëra duke shprehur mbështetjen ndaj të ndaluarve, ata vijuan drejt rrugës “Mine Peza” dhe “Rrugës së Durrësit”.

Gjatë marshimit, protestuesit vijuan edhe me thirrjet:

”Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

banka2

protest tirane

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

Pasi qëndruan aty për minuta të tëra duke shprehur mbështetjen ndaj të ndaluarve, ata vijuan drejt rrugës “Mine Peza” dhe “Rrugës së Durrësit”.

Gjatë marshimit, protestuesit vijuan edhe me thirrjet:

”Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

The post Rezistencë popullore prej 56 ditësh, qytetarët nuk dorëzohen: Gjithë Shqipëria është këtu! Rama jep dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

  •  

Protestuesit hedhin poshtë dokumentin “Besa”: Nuk tërhiqemi nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës

Sonte u mbajt protesta 56-të dhe përballë Kryeministrisë, organizatorët dhe pjesëmarrësit iu përgjigjën dokumentit strategjik “Besa”, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama, i cili do të ketë si test të parë pikërisht projektin e Zvërnecit. Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një…

Source

  •  

Protesta e 56-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Protesta kundër projektit të planifikuar në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 56-të.

Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më tej përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Qeverisë.

Me pankarta dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, rishikimin e ligjit zgjedhor, si dhe largimin e asaj që e cilësuan kastë e vjetër politike.

Një i moshuar, pjesëmarrës në protestë u shpreh se “kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë”.

“Nuk ka zbatuar të drejtat e njeriut. E kanë shkelur që me tokat. Në pushtetin lokal kërkon të drejtë nuk zbatohet, çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut”, tha ai.

Një tjetër i ri, pohoi nga protesta së “Shqipëria është e korruptuar me banda”, ndërsa u ndal te takimi i Kryeministrit Rama pak ditë më parë në Theth, ku tha se “vetëm 20 persona ishin të pranishëm”.

“Rama në mbledhje kishte 20 veta dhe nuk ishte në Theth, ishte thjesht propagandë. Shqipëria është e korruptuar me banda. 6 çuna i kanë futur në byrektore dhe i kanë rrahur. Mua nuk më kanë prekur se kam nënshtetësi britanike”, tha ai.

Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë, organizatorët dhe pjesëmarrësit ritheksuan kërkesat e tyre për krijimin e një qeverie tranzitore, ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese, si dhe shfuqizimin e ligjeve për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Në përfundim, pjesëmarrësit vijuan marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Protesta e 56-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë, foto: Florian Abazaj
1 nga 19

 

The post Protesta e 56-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

56 ditë protestë, i moshuari: Kjo qeveri ka humbur besimin, nuk mbron të drejtat e qytetarëve

Sot po mbahet dita 56-të e protestës kundër qeverisë ”Rama 4”. Nga sheshi ”Skëndërbej”, një qytetar i moshuar u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për shqiptarët dhe se nuk ka zbatuar asnjë të drejtë themelore të njeriut. ”Nga kjo qeveri nuk është bërë asgjë. Nuk ka zbatuar të drejtat e njeriut. E kanë shkelur që me tokat. Në pushtetin lokal kërkon të drejtë nuk zbatohet, çfarë dreq qeverie është…

Source

  •  

Zvërneci në “besë” të Ramës/ Minxhozi: Elektorati gri në bulevard solli reagimin në qeveri

Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë për “Tirana Live” se protesta e fundit në bulevard nxori në shesh “elektoratin gri”, një masë njerëzish që zakonisht bojkoton edhe votimet.

Sipas tij, lëvizja mori shpejt trajtë politike, e nxitur jo thjesht nga një incident i izoluar, por nga konsumimi i qeverisë në mandatin e saj të katërt. Minxhozi theksoi se fitorja e 11 majit krijoi një mazhorancë arrogante, ndërsa vendi po vuan kryesisht nga pabarazia sociale dhe kriza e inflacionit.

Megjithatë, ai vlerësoi se me vetëm disa qindra protestues qeveria nuk mund të rrëzohet. Në fund, analisti vuri në dukje se partitë politike pa dyshim u përpoqën ta shfrytëzonin dhe ta futnin këtë revoltë nën kontrollin e tyre.

“U krijua një masë njerëzisht që deri dje nuk kishin dalë, madje as për votime, kur ditën e zgjedhjeve zgjedhin plazhin. Është një lëvizje e rrezikshme për qeverinë, e cila kërkon në burg jo vetëm kryeministrin, dhe kreun e partisë.

Elektorati gri në bulevard solli reagimin në qeveri. Unë mendoj që protesta rrëshqiti në kërkesa politike, sepse mllefi i kësaj nuk daton nga tërheqja zvarrë e atij personi, por kjo ndodhet për faktin që qeveria ndodhet në mandatin e saj të katërt, është harxhuar gjatë rrugës. Fitorja e 11 majit sanksionoi fundit e opozitës dhe krijoi kësisoj një mazhorancë shumë hijerëndë, arrogante dhe jo shumë empatike.

Ky lloj raporti i shprishur i një qeverie dhe një mazhorance të palëkundur. Ky nuk është një shtet i varfër, që vuan për bukën e gojës, por është një shtet që vuan nga pabarazia dhe një krizë inflacioni. Me 300 vetë nuk e rrëzon dot qeverinë. Që partitë futin duart në protestë as që nuk diskutohet. Që tre partitë e vogla u përpoqën, as që nuk diskutohet”, tha Minxhozi.

  •  

Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka injoruar kërkesat e protestuesve, ndërsa pretendoi se lëvizja qytetare “jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet gjithnjë e më tronditëse për regjimin e tij”.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se java që lamë pas u karakterizua nga zhvillime politike dhe parlamentare, duke akuzuar mazhorancën se miratoi ligje dhe ndryshime ligjore që, sipas tij, favorizojnë interesa të caktuara.

“Këtë javë, Edi Rama përdori forcën e kartonave të tij të krimit për të votuar në parlament ligje dhe amendime të Kodit Civil, të Kodit Detar, me të cilat ai mbështet fuqishëm oligarkët dhe interesat e tij kriminale. Edi Rama përdori kartonat e tij të krimit për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve shqiptarë, qytetarëve shqiptarë dhe për t’ua dhuruar ato miliarderit Kanye West”, tha Berisha.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorimin e forcës ndaj protestuesve gjatë protestave të fundit, duke pretenduar se ndaj tyre janë përdorur lëndë kimike dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës.

“Ai përdori dhunën më të egër, lëndët helmuese, djegëse, kimike njëlloj si ato që përdoren në llogoret e luftës kundër armiqve, i përdori ndaj protestuesve paqësorë”, tha Berisha.

Sipas kreut të PD-së, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e cilësoi si jolegjitim, duke përsëritur akuzat e opozitës për procesin zgjedhor dhe qeverisjen.

Në deklaratën e tij, Berisha kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit lidhur me luftën kundër korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka injoruar rastet e dënimeve të zyrtarëve të lartë në Shqipëri./ /gj.m/ a.jor.

The post Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

FOTO/ Pankartat në protestë, ironi me ”Besën” që kërkon Rama

Në protestën e 55-të të zhvilluar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarët kanë zgjedhur t’i përgjigjen me ironi dokumentit të ri të prezantuar nga kreu i qeverisë përpara grupit parlamentar socialist. Rama e ka quajtur dokumentin “Besa”, duke e përshkruar si një angazhim për një qeverisje më të afërt me qytetarët dhe me synimin që vendimet e ekzekutivit të mos shihen më si…

Source

  •  

55 ditë protestë, i riu: Rama është besprerë, të mbajë përgjegjësi për dështimin

55 ditë protestë dhe nga sheshi ”Skëndërbej”, një i ri tha se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë që qytetarët nuk i besojnë më dhe se është treguar “besëprerë”. “Nëse Edi Rama donte të na dëgjonte nuk do priste 55 ditë, nuk do na kishte sharë. Por kërkon të manipulojë. Edhe zonjën e moshuar u përpoq që ta përdorte. Në vend që të mbajë përgjegjësi për dështimin e qeverisë, ai vazhdon të bëjë…

Source

  •  

Rama shpall “Besën” si kthesën e mandatit të katërt

Në ditën e 55-të të protestave në bulevard, kryeministri Edi Rama zgjodhi mbledhjen e grupit parlamentar socialist dhe kabinetit qeveritar për të shpallur atë që e quajti “kthesa” e mandatit të katërt qeverisës. Në epiqendër vendosi dokumentin strategjik “Besa”, të prezantuar si metodë e re e qeverisjes.

Takimi nisi me një video që rikthente pamjet e Shqipërisë së vitit 2013, duke krahasuar gjendjen e natyrës dhe mjedisit para ardhjes në pushtet të socialistëve me ndryshimet që, sipas qeverisë, janë arritur gjatë 13 viteve të fundit. Pas videos, e cila u prit me duartrokitje në sallë, Rama mori fjalën për rreth 70 minuta.

“Bulevardi i Flamingove”

Rama prezantoi dy dokumente. I pari, “Besa”, që sipas tij përmban, filozofinë e re të qeverisjes në mandatin e katërt, ndërsa i dyti lidhet me mënyrën se si Partia Socialiste duhet ta mbështesë këtë ndryshim.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte ndryshimi i narrativës së kryeministrit për protestën. 

Që në minutat e para, Rama e quajti atë “Bulevardi i Flamingove”, një emërtim që e përdori gjatë gjithë fjalimit. Ndryshe nga deklaratat e mëprashme, këtë herë ai bëri një ndarje të qartë mes protestuesve dhe atyre që, sipas tij, e shfrytëzuan protestën.

“Ju nuk jeni mosmirënjohës, ju jeni matës i ri i standardeve tona”, tha Rama, duke iu drejtuar qytetarëve që protestuan.

Më pas ai ndërtoi metaforën që përshkoi të gjithë fjalimin. “Flamingot” janë qytetarët e zakonshëm që kërkojnë llogari dhe standarde më të larta, ndërsa “sorrat” dhe “korbat” janë, sipas tij, ekstremistët, sharlatanët dhe aktorët politikë që përfitojnë nga pakënaqësia.

Ai pranoi se zemra e saj ishin qytetarët e zakonshëm.

“Flamingot nuk janë kush na jep të drejtë gjithnjë, por kushdo që na kujton të drejtën që ka për të na kërkuar llogari”, u shpreh Rama. 

“Pasqyra” e bulevardit

Një tjetër figurë që Rama përdori vazhdimisht ishte ajo e pasqyrës së bulevardit të flamingove”. Sipas tij, protesta nuk duhet parë si një sulm ndaj qeverisë, por si pasqyra ku socialistët duhet të shohin veten.

“Bulevardi i flamingove duhet parë jo si një protestë, por si një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara”, tha ai.

Pikërisht në këtë “pasqyrë”, Rama tha se kishte kuptuar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re.

“Unë vetë, në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre.”

Sipas tij, vendi ka kaluar nga “epoka e mungesave”, ku qytetarët vlerësonin ndërtimin e rrugëve, shkollave apo spitaleve, në “epokën e pritshmërive”, ku investimet konsiderohen standard dhe qytetarët kërkojnë cilësi shërbimi, transparencë dhe respekt.

“Faktet tona nuk mjaftojnë më”, deklaroi Rama, duke pranuar se statistikat dhe investimet nuk mjaftojnë më për të fituar besimin e qytetarëve, nëse ato nuk shoqërohen me shërbime cilësore dhe empati nga administrata.

“Duam ne, s’duam ne, njerëzit presin përditë dhe më shumë dhe bëhen gjithnjë e më pak tolerantë sidomos pastaj ndaj përvojave të tyre të hidhura me administratën që si mijëra e mijëra pika të mbledhura lart e poshtë derdhën kupën e durimit të tyre në bulevard” theksoi Rama. 

Tocqueville si bosht i reflektimit

Për të mbështetur argumentin e tij, Rama iu referua disa herë filozofit dhe mendimtarit francez Alexis de Tocqueville (1805–1859), autor i veprave ‘Democracy in America’ dhe ‘The Old Regime and the Revolution’, i konsideruar një nga teoricienët më të rëndësishëm të demokracisë moderne.

“Alexis de Tocqueville na ka lënë një paralajmërim me shkrim tamam për këtë fazë ku kemi hyrë. Çasti më i rrezikshëm për një qeveri vjen pikërisht kur ajo ka nisur t’i ndryshojë gjërat”, tha Rama.

Më tej ai citoi sërish mendimtarin francez për të argumentuar se pritshmëritë e qytetarëve rriten më shpejt sesa ritmi i ndryshimit dhe se “abuzimet që zhduken e bëjnë më të padurueshme peshën e abuzimeve që mbeten”.

Mbrojtja e ligjit për Zonat e Mbrojtura

Një pjesë e gjatë e fjalës iu kushtua projektit për Zvërnecin dhe ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura. Rama mbrojti ndryshimet e vitit 2024, duke deklaruar se ato janë bërë “në përputhje me direktivën europiane” dhe se gjatë procesit të negociatave do të verifikohen nga Komisioni Europian.

“Ky konflikt i stisur do të zgjidhet për bukuri në rrugën e negociatave”, tha ai.

Ai këmbënguli gjithashtu se projekti në Zvërnec është keqkuptuar dhe se protesta u amplifikua nga profile të rreme, algoritme dhe aktorë të huaj, por shtoi se këta nuk ishin shkaku i saj. 

Por deklaratat e kryeministrit u kundërshtuan menjëherë nga organizata mjedisore PPNEA.

Në një reagim publik, ajo akuzoi Ramën se “përsëri gënjeu për ligjin e Zonave të Mbrojtura”, duke i cilësuar ndryshimet e vitit 2024 “sulmin më të rëndë ndaj natyrës në 35 vitet e fundit”.

Sipas PPNEA-së, ndryshimet ligjore lejojnë ndërtimin e resorteve me pesë yje dhe komplekseve rezidenciale në zonat e mbrojtura, nuk janë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian dhe pikërisht mbi bazën e tyre u propozua projekti i qytetit të ri në Zvërnec.

Në përfundim të reagimit, organizata përsëriti kërkesën për shfuqizimin e ndryshimeve në ligj, duke kundërshtuar drejtpërdrejt deklaratat e kryeministrit. 

“Besa”, dokumenti i kthesës

Në përfundim të fjalimit, pas rreth 70 minutash reflektim mbi atë që e quajti vazhdimisht “Bulevardi i Flamingove”, Rama u shfaq i djersitur teksa zbriti nga foltorja ndërsa stafi i tij shpërndante dokumentin strategjik “Besa” deputetëve dhe ministrave të pranishëm. 

Sapo e morën në duar, pjesëmarrësit nisën ta shfletonin, ndërsa kryeministri shpjegoi më herët se dokumenti do të mbetej i hapur për diskutim dhe propozime gjatë verës.

Sipas Ramës, “Besa” përfaqëson metodën me të cilën synon të drejtojë mandatin e katërt, një mandat që, sipas tij, nuk duhet të matet më vetëm me investimet dhe statistikat, por me mënyrën se si qytetarët e përjetojnë shtetin në jetën e përditshme.

Nëse tre mandatet e para, sipas tij, iu përgjigjën pyetjes nëse Shqipëria mund të ndryshonte, mandati i katërt duhet t’i përgjigjet një sfide tjetër: a mund të bëhet ky ndryshim i besueshëm, i qëndrueshëm dhe i ndjerë nga çdo qytetar?

“Rilindja 2.0 është emri që ne i vumë ciklit të ri politik. ‘Besa’ është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë”, tha ai në mbyllje.

The post Rama shpall “Besën” si kthesën e mandatit të katërt appeared first on Faktoje.al.

  •  

Goditën policinë me sende të forta dhe mjete piroteknike, arrestohen 2 protestues

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit bën me dijse, se ka identifikuar 32 shtetas që hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë, gjatë tubimit të djeshëm të protestës para Kuvendit.

Policia informon se janë arrestuar në flagrancë dy prej tyre, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 30 të tjerët, ndërsa gjatë tubimit u dëmtuan 6 punonjës policie.

Gjatë tubimit, sipas informacionit të policisë, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur në drejtim të tyre, sende të forta, mjete piroteknike dhe sende të tjera.

Sipas Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. P., 41 vjeç dhe A. I., 44 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”;

Po ashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. D., A. M., E. K., E. K., V. H., K. P., A. P., D. D., J. A., E. K., Y. T., M. R., V. M., A. B., S. D., E. I., A. S., E. H., E. S., I. D., E. P., C. M., D. T., E. L., F. A., A. Ç., A. Zh., F. S., A. B. dhe I. M., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kapsolla të cilat u gjetën në një qese plastmasi që e mbante shtetasja e arrestuar A. I.

Gjashtë punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/e.i/j.p/

The post Goditën policinë me sende të forta dhe mjete piroteknike, arrestohen 2 protestues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Rama: Protesta, pasqyrë për të qeverisur Shqipërinë e fazës së re të pritshmërive

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi Kryeministër Edi Rama deklaroi sot se qeverisja ka hyrë në një fazë të re, ku qytetarët nuk gjykojnë më mbi bazën e mungesave të së kaluarës, por mbi pritshmëritë për cilësi më të lartë të jetës dhe shërbimeve.

Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u ndal te nevoja për një qasje të re në komunikimin me qytetarët, duke theksuar se faktet dhe arritjet e qeverisë nuk mjaftojnë më për t’iu përgjigjur pritshmërive të shoqërisë.

“Kemi një arsenal faktesh për t’iu përgjigjur gënjeshtrave, shpifjeve dhe akuzave, por faktet tona nuk mjaftojnë më”, u shpreh Rama.

“Prandaj, mësimi i parë që dua të ndaj me ju është se faktet tona nuk mjaftojnë më. Sepse në Shqipërinë që ne transformuam rrënjësisht, njerëzit nuk jetojnë më as me kënaqësinë e ndryshimeve që ndodhin, as me inkurajimin e gjërave që ndërtohen. Siç ndodhte deri dje, kur prisnin me besim se, pas shkollës, rrugës apo lulishtes që u ndërtua në lagjen tjetër, t’i vinte radha rrugës, shkollës apo lulishtes së lagjes së tyre. Ata sot jetojnë me pritshmëri që rriten më shpejt sesa mundësitë tona për t’iu përgjigjur”, tha ai.

Rama u ndal te protesta në bulevardin e flamingove, siç e etiketoi ai, duke e cilësuar jo si një protestë, por si një pasqyrë të shoqërisë që duhet të shërbejë për reflektim.

“Kjo ishte një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë veten dhe për të kuptuar nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për të qeverisur Shqipërinë e kësaj faze të re”, u shpreh Rama.

Rama tha se në atë pasqyrë ai sheh fundin e epokës së mungesave dhe fillimin e epokës së pritshmërive.

Sipas kreut të Qeverisë, në të kaluarën ndërtimi i një rruge, një shkolle apo një lulishteje përjetohej si një fitore kolektive, ndërsa sot këto konsiderohen standarde që qytetarët i presin si të mirëqena.

“Në epokën e pritshmërive, rruga e re është standard, jo fitore. Shërbimi i mirë merret si i mirëqenë dhe çdo mangësi tolerohet gjithnjë e më pak”, tha Rama.

Kryeministri Rama iu referua studiuesit Alexis de Tocqueville, duke kujtuar paralajmërimin e tij se momenti më i rrezikshëm për një qeveri është pikërisht kur ajo nis të ndryshojë gjërat.

Sipas Ramës, ky është realiteti me të cilin përballet sot qeverisja, ndërsa vendi vijon procesin e zhvillimit dhe transformimit në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

/e.i/j.p/

The post Rama: Protesta, pasqyrë për të qeverisur Shqipërinë e fazës së re të pritshmërive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  
❌