❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas “Memories”, Gjesti nis pĂ«rgatitjet pĂ«r kĂ«ngĂ«n e re

Gjesti po rikthehet fuqishëm me projekte të reja muzikore, pas një pauze të gjatë.

Pak ditĂ« mĂ« parĂ« bĂ«ri rikthimin me projektin “Memories”, tĂ« cilin ia dedikoi vĂ«llait tĂ« tij tĂ« ndjerĂ«.


I njëjti tani duket se ka gati këngën e radhës pasi po punon vazhdimisht në studio.

“Pothuajse gati, pĂ«r tre ditĂ« pĂ«rfundon dhe vazhdojmĂ« me kĂ«ngĂ«â€, u shpreh nĂ« postimin nĂ« InstaStory.

“Memories” pĂ«r vetĂ«m katĂ«r ditĂ« ka mbledhur mbi 3.5 milionĂ« klikime nĂ« YouTube.

Duket se artisti pas vdekjes së të vëllait ka mbledhur forcat për të vazhduar në atë që e do më së shumti, muzikën.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« se çfarĂ« ka pĂ«rgatitur kĂ«saj radhe pĂ«r fansat e publikun.

The post Pas “Memories”, Gjesti nis pĂ«rgatitjet pĂ«r kĂ«ngĂ«n e re appeared first on Albeu.com.

Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime

✇Albeu
By: V K

Një sasi droge u sekuestrua dhe një person u arrestua nga efektivët e Burgut të Fierit, teksa po tentohej të futej brenda ambienteve, e destinuar për një nga të dënuarit.

Sasia e dyshuar e lëndës narkotike, është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Njoftimi:

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« takim me tĂ« dĂ«nuarin e sigurisĂ« sĂ« zakonshme A. M., i akomoduar nĂ« dhomĂ«n nr. 10, sektori 5, godina C. NĂ« vijim tĂ« veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni pĂ«rkatĂ«s dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-sĂ«, pĂ«r kryerjen e veprimeve tĂ« mĂ«tejshme ligjore”, thuhet nĂ« njoftim, raporton A2CNN.

Vijon kontrolli i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.

The post Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime appeared first on Albeu.com.

Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor

✇Albeu
By: V K

Me anĂ« tĂ« njĂ« postimi nĂ« “Facebook”, presidenti i PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Ilir Meta, nga burgu i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur ministrit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari, i cili nĂ« Parlamenti tha ndĂ«r tĂ« tjera se, “nuk ka patur persekutim politik pĂ«r Ilir MetĂ«n”.

Ish-presidenti i RepublikĂ«s e ironizon duke e quajtur “Diella” e DrejtĂ«sisĂ« dhe “pjellĂ« e AKSHI-t”, sipas tij simbol i korrupsionit.

Meta ngre shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen të burgosurit, si mungesa e dritave, ujit apo edhe shërbimeve shëndetësore.

 

 

“DĂ«gjova “DiellĂ«n” e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« fliste pĂ«r situatĂ«n nĂ« burgje dhe meqĂ« nuk e di po e njoftoj qĂ« vetĂ«m dje ka ikur 42 herĂ« energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetĂ«m pĂ«r mua, por pĂ«r rreth 500 tĂ« burgosur e tĂ« paraburgosur qĂ« ndodhen kĂ«tu.

A e di “Diella” e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« kĂ«tu ka vetĂ«m 3 orĂ« ujĂ« nĂ« ditĂ«?
A e di “Diella” e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« nĂ« burgje vdesin qytetarĂ« pĂ«r mungesĂ«n e trajtimit tĂ« duhur shĂ«ndetĂ«sor?

A e di “Diella” e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« gardianĂ«t nuk kanĂ« marrĂ« asnjĂ« qindarkĂ« shpĂ«rblim pĂ«r punĂ«n jashtĂ« orarit, as ushqimin, as trajtimin qĂ« meritojnĂ« sipas ligjit?
E ç’mund tĂ« presĂ«sh nga “Diellat”?

The post Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, ish-nëndrejtor i Hipotekës, Enis Hoxha, është paraqitur në SPAK. Hoxha, kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, u pa duke dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij.

Ndaj Ahmetajt ka disa çështje të hapura, si për inceneratorët, por dhe për çështjen e privatizimit të fabrikës së miellit.

SPAK e ka marrĂ« tĂ« pandehur ish-numrin dy tĂ« qeverisĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dĂ«m ekonomik nĂ« vlerĂ«n 7 miliardĂ« LekĂ«ve.

 

The post Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Njoftim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nga Ambasada e KosovĂ«s nĂ« Itali – hyn nĂ« fuqi marrĂ«veshja pĂ«r eliminimin e tatimit tĂ« dyfishtĂ«

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka informuar qytetarët dhe komunitetin e biznesit se ka hyrë në fuqi Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies së tij.

Sipas një njoftimi të ambasadës së Kosovës në Itali thuhet se bazuar në këtë marrëveshje nuk tatoheni dy herë për të njëjtat të ardhura (në Kosovë dhe në Itali).

“Tatimi i paguar njihet si kredit tatimor nĂ« shtetin tjetĂ«r (sipas rregullave pĂ«rkatĂ«se), rregulla tĂ« qarta pĂ«r paga, profesione tĂ« lira dhe biznese, pensionet tatohen vetĂ«m nĂ« shtetin e rezidencĂ«s, punĂ«simi afatshkurtĂ«r (deri 183 ditĂ«): tĂ« ardhurat tatohen vetĂ«m nĂ« shtetin e rezidencĂ«s (kur plotĂ«sohen kushtet e marrĂ«veshjes), pĂ«rjashtime pĂ«r studentĂ« dhe praktikantĂ« qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pĂ«r studim/trajnim, norma mĂ« tĂ« favorshme pĂ«r dividendĂ«, interesa dhe honorare, mĂ« shumĂ« siguri juridike pĂ«r qytetarĂ«t dhe investitorĂ«t”.

The post Njoftim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nga Ambasada e KosovĂ«s nĂ« Itali – hyn nĂ« fuqi marrĂ«veshja pĂ«r eliminimin e tatimit tĂ« dyfishtĂ« appeared first on Albeu.com.

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton në Paris? Thashethemet për romancë vazhdojnë

Kim Kardashian ka ndarĂ« sĂ« fundmi momente nga udhĂ«timi i saj i shkurtĂ«r nĂ« Paris, duke publikuar foto dhe video nĂ« Instagram Stories nga qĂ«ndrimi i saj nĂ« qytetin francez. NĂ« njĂ« prej postimeve, ylli i SKIMS shihet duke shijuar cheesecake nĂ« shtrat nĂ« Hotel Costes, ndĂ«rsa ndjek sezonin e katĂ«rt tĂ« hitit tĂ« Netflix, Bridgerton. “Bridgerton Season 4 and Hotel Coste cheesecake đŸ€€,” shkroi Kardashian mbi fotografi.

Vizita e saj nĂ« Paris vjen nĂ« mes tĂ« thashethemeve pĂ«r njĂ« lidhje tĂ« mundshme me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton. Disa ditĂ« mĂ« parĂ«, Kardashian udhĂ«toi nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar pĂ«r njĂ« takim “romantik” me pilotin, dhe sipas TMZ, çifti u pa duke dalĂ« nga i njĂ«jti SUV dhe mĂ« pas u transferua nĂ« njĂ« hotel privat nĂ« Paris, duke udhĂ«tuar mĂ« pas me avion privat nga Britania e Madhe.

Më 2 shkurt, Kim doli për darkë në Paris, duke treguar një pamje glamuroze me një bodysuit të zi prej dantelle dhe një pallto të gjatë me lesh, ndërsa Hamilton nuk u pa pranë saj në atë moment, raporton The Sun. Përpara këtij udhëtimi, çifti kishte kaluar fundjavën në Estelle Manor, një hotel luksoz dhe klub privat në Cotswolds, Angli.

Kardashian dhe Hamilton njihen prej vitesh dhe janë parë shpesh së bashku në ngjarje të ndryshme. Ata ishin të pranishëm në ceremoninë GQ Men of the Year në 2014, ku Kim i puthi Hamilton në faqe, dhe më pas u fotografuan së bashku në WSJ. Magazine Innovator Awards në 2021 dhe në shfaqjen e debutimit të Pharrell Williams si drejtues kreativ i menswear të Louis Vuitton në 2023.

The post Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton në Paris? Thashethemet për romancë vazhdojnë appeared first on Albeu.com.

Shembet rruga e DhĂ«rmiut/ Masivi i gurĂ«ve bllokon qarkullimin, flasin dĂ«shmitarĂ«t: “Gjoka Konstruksion” bĂ«ri shpĂ«rthim me dinamit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Pas problematikave të shumta në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas-Librazhd në kthesat e Dragostunjës, një situatë e ngjashme është paraqitur edhe në rrugën e Dhërmiut.

Kompania “Gjoka Konstruksion”,  ka kryer shembjen e rrugĂ«s, me qĂ«llim zgjerimin e saj, por kjo ka shkaktuar bllokim tĂ« qarkullimit, me gurĂ« dhe pjesĂ« shkĂ«mbinjsh.

NdĂ«rkohĂ«, dĂ«shmi nga terreni bĂ«jnĂ« tĂ« ditur pĂ«r BalkanWeb se kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shpĂ«rthime me dinamit.

Rruga e DhĂ«rmiut Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r shembull i problematikave qĂ« shoqĂ«rojnĂ« rrugĂ«t e ndĂ«rtuara nga “Gjoka Konstruksion”, ashtu si Rruga e ArbĂ«rit dhe tuneli i Murrizit, ku janĂ« konstatuar plasaritje dhe çarje nĂ« strukturĂ«n e betonit, si edhe tuneli i LlogarasĂ«, ku janĂ« evidentuar rrjedhje uji dhe dyshime mbi cilĂ«sinĂ« e punimeve.

 

The post Shembet rruga e DhĂ«rmiut/ Masivi i gurĂ«ve bllokon qarkullimin, flasin dĂ«shmitarĂ«t: “Gjoka Konstruksion” bĂ«ri shpĂ«rthim me dinamit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër

✇Albeu
By: V K

Një 42-vjeçar,  është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të imtësishëm dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi G. K., banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u paraqit me automjetin e tij për të dalë nga vendi, ndërsa gjatë procesit të regjistrimit iu kërkua të kalonte, së bashku me mjetin, në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Pas ndërhyrjes së shërbimeve policore, ai u ndalua dhe u arrestua në flagrancë.

Ndaj tij rĂ«ndojnĂ« akuzat pĂ«r veprat penale “KundĂ«rshtimi i punonjĂ«sit tĂ« rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshĂ«m i kufirit”. Gjithashtu, u sekuestrua automjeti me tĂ« cilin lĂ«vizte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër appeared first on Albeu.com.

‘Ndihem si idiot’, thotĂ« Lajçak – teksa komenton publikimin e mesazheve nĂ« dosjet Epstein

Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit të Sllovakisë ka dhënë dorëheqjen pasi dokumentet e publikuara nga SHBA-të treguan se ai kishte shkëmbyer mesazhe rreth vajzave dhe diplomacisë me Jeffrey Epstein.

Kryeministri Robert Fico njoftoi se kishte pranuar largimin e Miroslav Lajçak shtunĂ«n, duke e pĂ«rshkruar kĂ«shilltarin si “njĂ« burim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«rvoje nĂ« diplomaci dhe politikĂ« tĂ« jashtme”.

Dorëheqja e tij erdhi një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi tre milionë dosje që lidhen me financierin me ndikim.

Dhe tani ka një deklarim të vetë Lajçak, përcjell Telegrafi, në një intervistë për transmetuesin publik Rådio Slovensko.

“Sinqerisht nuk i mbaj mend ato mesazhe”, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« diplomati sllovak, duke iu referuar shkĂ«mbimeve qĂ« pĂ«rfshinin vajza.

“Nuk mund t’i konfirmoj, por as nuk mund t’i mohoj”.

Pasi lexoi pĂ«rsĂ«ri mesazhet, ai shtoi se ndihej “si idiot”, shkruajnĂ« mediat e huaja, pĂ«rcjell Telegrafi.

“Por kjo nuk mĂ« liron nga pĂ«rgjegjĂ«sia”, ka thĂ«nĂ« ai. “UnĂ« tregova gjykim tĂ« dobĂ«t dhe komunikim tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m. Ato mesazhe nuk ishin gjĂ« tjetĂ«r veçse ego mashkullore budallaqe
”.

Lajçak ka shpjeguar se mbërriti në Nju Jork në vitin 2017 për të marrë një post njëvjeçar në Kombet e Bashkuara dhe iu prezantua Jeffrey Epstein nga një diplomat i lartë i huaj.

Sipas Lajçak, Epstein ishte i njohur gjerësisht dhe u takua me figura të shumta biznesi dhe politike nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

Lajçak tha se nuk shihte asnjë arsye për të mos e takuar atë, duke argumentuar se krijimi i kontakteve ishte pjesë e punës së tij.

Ai tha se më vonë u bë i vetëdijshëm për dënimin e Epstein në vitin 2008 për një vepër penale seksuale, por vuri në dukje se shumë figura me ndikim vazhduan të shoqëroheshin me të më pas.

Kjo, theksoi ai, e bëri të besonte se nuk kishte problem të bënte të njëjtën gjë.

Ai gjithashtu konfirmoi se kishte vizituar apartamentin e Epstein, por tha se figura tĂ« tjera tĂ« biznesit dhe politikĂ«s ishin tĂ« pranishme. “Nuk kishte vajza”, kĂ«mbĂ«nguli ai.

Ndryshe, Lajçak më 2 prill të vitit 2020 u emërua nga Këshilli i Bashkimit Evropian si Përfaqësues Special për Dialogun Kosovë-Prishtinë gjersa u largua gjatë vitit të kaluar për tu zëvendësuar nga danezi, Peter Sorensen.

The post ‘Ndihem si idiot’, thotĂ« Lajçak – teksa komenton publikimin e mesazheve nĂ« dosjet Epstein appeared first on Albeu.com.

Pas rikthimit në rrjete sociale, Rina Maloku fshin të gjitha fotot me Festim Isufin

Blogerja e njohur shqiptare, Rina Maloku, është rikthyer së fundmi në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë, duke sinjalizuar një etapë të re në jetën e saj personale. Ky rikthim vjen disa muaj pas ndarjes tragjike nga jeta të partnerit të saj, dizajnerit Festim Isufi, ngjarje që tronditi opinionin publik.

NĂ« njĂ« InstaStory tĂ« publikuar, Rina ka ndarĂ« njĂ« mesazh domethĂ«nĂ«s dhe simbolik: “Sado e fortĂ« tĂ« jetĂ« era, mali nuk dorĂ«zohet”. FjalĂ«t e saj janĂ« interpretuar nga ndjekĂ«sit si njĂ« shenjĂ« force dhe reflektimi, duke treguar pĂ«rpjekjen pĂ«r tĂ« gjetur qetĂ«si dhe pĂ«r tĂ« vazhduar pĂ«rpara, pavarĂ«sisht dhimbjes sĂ« madhe.

Vëmendje ka tërhequr edhe fakti se blogerja ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Festim Isufin nga profili i saj në Instagram. Ky veprim duket se shënon mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të jetës së saj dhe përgatitjen për një fillim të ri, ndonëse humbja e tij ka lënë një boshllëk të thellë emocional.


Festim Isufi u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë. Që nga ajo kohë, rasti ka qenë subjekt i aludimeve të shumta në publik, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar përfundimtar.

Situata u bë edhe më e ndërlikuar pas deklaratës së vëllait të Isufit, i cili tha se në rast dyshohet se është përfshirë edhe një person i tretë. Hetimet lidhur me këtë ngjarje vazhdojnë, ndërsa familjarët presin zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rikthimi i Rina Malokut në rrjetet sociale shihet si një hap i guximshëm drejt rimëkëmbjes personale, duke dëshmuar se, edhe pas humbjeve më të rënda, jeta kërkon të vazhdojë.

The post Pas rikthimit në rrjete sociale, Rina Maloku fshin të gjitha fotot me Festim Isufin appeared first on Albeu.com.

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në Kukës. Policia ka vënë në pranga 2 persona, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

BlutĂ« e KukĂ«sit bĂ«n me dije se nĂ« vendin e quajtur “Ura e Hasit”, kanĂ« sinjalizuar pĂ«r ndalim automjetin tip “Seat”, me tĂ« cilin lĂ«viznin 3 persona, njĂ« prej tĂ« cilĂ«ve Ă«shtĂ« larguar me vrap.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Ndërkohë, policisa ka bënë në pranga 16-vjeçari që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe 22-vjeçarin M. M., (pronari i automjetit), si dhe nisi procedimi penal për 16-vjeçarin pasagjer në automjet, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike, në doza, në qytetin e Kukësit.

“KukĂ«s/Goditet njĂ« rast i shitjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike nĂ« qytet.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale. 

Njëri nga të arrestuarit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që përdorej për shitjen e lëndës narkotike.

Sekuestrohen automjeti dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u gjet në bagazh.

Në vijim të punës intensive të strukturave të DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, janë kryer kontrolle në disa zona të qytetit dhe si rezultat është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

ShĂ«rbimet e PolicisĂ«, nĂ« vendin e quajtur “Ura e Hasit”, i kanĂ« bĂ«rĂ« shenjĂ« ndalimi automjetit tip “Seat”, me tĂ« cilin lĂ«viznin 3 shtetas. NjĂ«ri nga kĂ«ta shtetas Ă«shtĂ« larguar me vrap, sapo ka konstatuar automjetin e PolicisĂ«.  

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

 Në vijim të veprimeve për këtë rast u vunë në pranga 16-vjeçari që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe shtetasi M. M., 22 vjeç (pronari i automjetit), si dhe nisi procedimi penal për 16-vjeçarin pasagjer në automjet, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike, në doza, në qytetin e Kukësit. 

Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që është larguar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m KukĂ«s, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« njoftim.

Uniforma e huaj

Nga Auron Tare

NĂ« mĂ«ngjesin e 8 majit 1945, dymbĂ«dhjetĂ« ushtarĂ« francezĂ« tĂ« SS-sĂ«, pjesĂ« e Divizionit tĂ« 33-tĂ« Waffen-Grenadier tĂ« SS “Charlemagne”, u dorĂ«zuan pa rezistencĂ« trupave amerikane nĂ« Bavari. AmerikanĂ«t, tĂ« cilĂ«t nĂ« pĂ«rgjithĂ«si tregoheshin mjaft tĂ« ashpĂ«r ndaj trupave tĂ« SS-sĂ«, i dorĂ«zuan robĂ«rit nĂ« duart e forcave tĂ« Divizionit tĂ« 2-tĂ« tĂ« Blinduar Francez (2Ăšme Division BlindĂ©e), nĂ«n komandĂ«n e gjeneralit Philippe Leclerc, pjesĂ« e shtabit tĂ« Sharl de Golit.
Fotografia e poshtme është një foto e njohur për veçantinë e saj dhe personat e paraqitur në të janë identifikuar nga historianë pas Luftës së Dytë Botërore. Në foto shfaqen:
ObersturmfĂŒhrer Serge Krotoff, 33 vjeç, francez me origjinĂ« nga rusĂ«t e bardhĂ«
UntersturmfĂŒhrer Paul Briffaut, 26 vjeç, nga Nica, anĂ«tar i LVF – LĂ©gion des Volontaires Français contre le BolchĂ©visme
UntersturmfĂŒhrer Robert Daffas, 37 vjeç, parizian
Grenadier Raymond Payras, 22 vjeç (pa kapele), i lindur në Sri Lanka (ish-Ceylon)
Sipas dëshmitarëve, gjenerali Leclerc u përball me të burgosurit dhe, me një gjuhë të ashpër, i akuzoi ata si tradhtarë, për shkak se mbanin një uniformë të huaj, atë gjermane. Njëri prej SS-ëve francezë iu përgjigj gjeneralit:
“ZotĂ«ri, edhe ju mbani njĂ« uniformĂ« tĂ« huaj, atĂ« amerikane!”
Në fakt, edhe në fotografi gjenerali francez shihet qartësisht i veshur me uniformë ushtarake amerikane.


Pas kësaj përplasjeje verbale, sipas dëshmive të mëvonshme, thuhet se gjenerali Leclerc dha urdhër që dymbëdhjetë robërit të ekzekutoheshin po atë ditë.
Rreth orĂ«s 17:00, sipas orĂ«s lokale, robĂ«rit francezĂ« tĂ« Divizionit SS “Charlemagne”, vullnetarĂ« tĂ« angazhuar kundĂ«r RusisĂ« komuniste, u pĂ«rballĂ«n me togĂ«n e pushkatimit. Sipas dĂ«shmisĂ« sĂ« kapelanit tĂ« Divizionit tĂ« 2-tĂ«, Maxime Gaume, ata refuzuan t’u lidhnin sytĂ«. Serge Krotoff i inkurajoi tĂ« tjerĂ«t tĂ« kĂ«ndonin “La Marseillaise” dhe, tĂ« kapur pĂ«rdore, ranĂ« duke thirrur “RroftĂ« Franca!”
Kjo histori reale sjell një kënd vështrim të fortë dhe të ndërlikuar mbi ngjarje me rëndësi si Lufta e Dytë Botërore. Ajo ngre pyetje thelbësore mbi arsyet pse njerëz të ndryshëm, me bindje dhe formime të ndryshme, zgjodhën të rreshtoheshin në kampe kundërshtare duke menduar se luftonin për lavdinë e Atdheut të tyre.
Pas përfundimit të luftës dhe fitores së aleatëve anglo-amerikanë dhe sovjetikë, analiza historike u ndërtua pothuajse gjithmonë mbi një ndarje të thjeshtë bardh e zi: të mirët dhe të këqijtë, shpëtimtarët dhe armiqtë e njerëzimit. Ky interpretim, i cili vazhdon edhe sot, e bën të vështirë një kuptim analitik të thellë të realitetit historik për brezat e rinj.
Sot, pas afro 80 vjetësh, kur distanca kohore ka zbehur ngarkesën emocionale, bëhet e mundur që ngjarjet të analizohen me më shumë ftohtësi dhe paanshmëri, duke shqyrtuar faktorët që ndikuan individë apo figura të njohura të kohës të pozicionoheshin në kampe të ndryshme.
Debati i javës së kaluar në mediat shqiptare, i zhvilluar në Ditën e Holokaustit, e riktheu këtë çështje sërisht, rolin e figurave politike kolaboracioniste në shpëtimin e komunitetit hebre. Dokumentacioni i kohës tregon qartë se në Shqipëri dhe Kosovë autoritetet që bashkëpunonin me administratën gjermane shfaqën, në shumë raste, një qëndrim dashamirës dhe mbrojtës ndaj hebrenjve. Kjo nuk përjashton faktin se, si kudo në Evropën e përfshirë nga lufta, pati edhe përfitues, oportunistë dhe bashkëpunëtorë aktivë të pushtuesit qe dorezuan hebrenjte.
Por Debati, megjithatë, u kthye sërish në ndarjen e vjetër të mirët dhe të këqijtë, bashkëpunëtorët dhe antifashistet.
Për një njeri që ka lexuar dokumentacionin e kohës, një gjë mbetet e qartë:
kolaboracionizmi me fashizmin dhe nazizmin mbetet i dënuar nga verdikti universal i historisë. Por historia eshte nje labirith i cuditshem. nje anti komunist i njohur Curcilli u be nje aleat i Stalinit. Po a duhen gjykuar anti komunistet shqiptare te cilet ashtu si Churchilli denonin Stalinin dhe komunizmin? ne se pro Gjermanet mendonin se shpetimi i Shqiperise dhe KOsoves do te vinte nga Gjermania si pasuese e politikave te Austro-HUngarise, pro komunistet mendonin se nje bote re do te lindte nga germadhat e Luftes duke u rreshtuar me politiken britanike e cila deri ne 1943 deklaronte se Jugu i Shqiperise do ti jepej Greqise se pas Luftes.
Por, nëse synojmë të kuptojmë çfarë ndodhi realisht, pa emocione dhe paragjykime, është e nevojshme të analizojmë njerëzit e kohës në kontekstin e tyre. A ishin pro-gjermanët domosdoshmërisht anti-shqiptarë? A ishin komunistët gjithmonë pro interesit kombëtar? A vepruan individët për interesin e vendit apo për interesa ideologjike dhe gjeopolitike të huaja?
A duhen peshuar njësoj viktimat e një ministri pro-gjerman, antikomunist, që besonte se Gjermania do të ndihmonte Shqipërinë dhe Kosovën kundër Serbisë, me viktimat e një figure shtetërore pas lufte, pro-jugosllave, që në emër të një kauze internacionaliste vrau po ashtu bashkëatdhetarë?
A duhet quajtur anti-shqiptar një personalitet antikomunist, antisovjetik, antiserb, i cili bashkëpunoi me gjermanët kundër frontit komunist dhe që pas luftës u bë aleat i shërbimeve amerikane kundër kampit lindor? Amerikanet qe ne fund cliruan Kosoven
Po nje personalitet Luftes qe punoi me aleatet por i cili pas 46 ishte nje pro-jugosllav, antiperëndimor, qe vrau mjaft shqiptare që punoi kundër interesave kombëtare per mbajtjen e Shqiperise nen tutelen jugosllave anti amerikan etj, si klasifikohet ne librin e historise?
Fatkeqesisht tani pas 80 vjetĂ«sh historia mund te shikohet pa emocion dhe me mjaft realitet duhen parĂ« se nĂ« kontekstin lokal tĂ« dyja palĂ«t gjatĂ« konfliktit mbanin “veshur” uniforma tĂ« huaja. Uniforma tĂ« cilat fatkĂ«qesisht ende nuk janĂ« hequr nga garderopa e politikes se sotme shqiptare.

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Një person është ndaluar në burgun e Fierit pasi futi brenda institucionit të vuajtjes së dënimit një sasi lënde narkotike. Ai e kishte fshehur atë poshtë pjesëve intime.

Sipas një deklarate për shtyp, personi në fjalë ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me një të dënuar të sigurisë së zakonshme.

“NĂ« vijim tĂ« veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni pĂ«rkatĂ«s dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-sĂ«, pĂ«r kryerjen e veprimeve tĂ« mĂ«tejshme ligjore”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.

Për këtë arsye, në dhomën ku qëndron i dënuari, autoritetet po ushtrojnë kontroll të plotë për sende të ndaluara.

Kushtetuesja sĂ«rish pa vendim pĂ«r “Ballukun”, shtyhet çështja

Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur sërish të marrë një vendim për ankimin e Këshillit të Ministrave në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut, duke e shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e saj. Mbledhja në dhomë këshillimi, e zhvilluar këtë të martë, nuk prodhoi një vendimmarrje përfundimtare, duke e lënë çështjen të hapur për një seancë tjetër.

Trupa e GjykatĂ«s Kushtetuese po kĂ«rkon mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r t’u shprehur mbi konfliktin e kompetencave mes KĂ«shillit tĂ« Ministrave dhe ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, lidhur me pyetjen nĂ«se mund tĂ« pezullohet ose jo njĂ« anĂ«tar i qeverisĂ« gjatĂ« hetimit penal. Ky vendim konsiderohet me peshĂ« tĂ« dyfishtĂ«, pasi ka ndikim jo vetĂ«m juridik, por edhe politik, duke reflektuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« veprimtarinĂ« e Kuvendit dhe tĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve.

Sipas afateve ligjore, Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar, afat i cili skadon më 22 shkurt. Megjithatë, burime pranë procesit bëjnë me dije se për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes dhe pasojave të saj institucionale, gjyqtarët po shfrytëzojnë maksimalisht kohën në dispozicion për të krijuar bindjen e plotë mbi vendimmarrjen.

Shtyrja e vendimit nga Kushtetuesja ka sjellë si pasojë direkte edhe bllokimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullores në Kuvend, i cili ka në shqyrtim kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pa një verdikt përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, mazhoranca socialiste nuk pritet të avancojë në këtë proces.

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimimeve kombëtare të arsimit bazë. Ministrja Mirela Kumbaro, ka bërë me dije me një postim në rrjetin social Facebook, se nxënësit do i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe më datë 19 qershor, testit në Matematikë më datë 25 qershor, dhe provimit në Gjuhën e Huaj më 30 qershor.

Ndërsa provimi i Gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare, do të mbahet më 22 qershor.

Ministrja ju ka bërë thirrje nxënësve që të mos mbajnë me vete telefonat celularë, ndërsa u ka uruar suksese të gjithëve në rrugën e dijes. Provimet fillojnë në orën 10:00 dhe çdo provim zgjat 2 orë e 30 minuta.

“JanĂ« publike  datat e Provimeve KombĂ«tare tĂ« Arsimit BazĂ«

19 qershor – GjuhĂ« Shqipe

25 qershor – MatematikĂ«

30 qershor – GjuhĂ« e huaj

22 qershor – GjuhĂ« amtare pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e pakicave kombĂ«tare

Për më shumë informacion, lexoni udhëzimin https://arsimi.gov.al/newsroom/udhezim-nr-2-dt-30-01-2026-2/

Telefonat nĂ« shtĂ«pi dhe dijet nĂ« mendje, sepse aty e marrin vlerĂ«n e vĂ«rtetĂ«. Suksese tĂ« gjithĂ«ve”, shkruan ministrja nĂ« rrjetin social Facebook.

NxĂ«nĂ«sit e pakicave kombĂ«tare vlerĂ«sohen nĂ« lĂ«ndĂ«t: “GjuhĂ« amtare”, “GjuhĂ« shqipe”,
“MatematikĂ«â€ dhe sipas dĂ«shirĂ«s edhe nĂ« njĂ« gjuhĂ« tĂ« huaj.

GjuhĂ«t e huaja qĂ« do tĂ« jepen si provim i detyruar janĂ«: “Anglisht”, “FrĂ«ngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”. Testi i gjuhĂ«s sĂ« huaj tĂ« parĂ« hartohet nĂ« pĂ«rputhje me gjuhĂ«n e cila, nĂ« planin mĂ«simor tĂ« arsimit tĂ« mesĂ«m tĂ« ulĂ«t, trajtohet si gjuhĂ« e huaj e detyruar nĂ« nivelin gjuhĂ«sor A2.

CilĂ«t janĂ« gjeneralĂ«t e ‘zhdukur’ tĂ« KinĂ«s

Spastrimet e jashtëzakonshme të Xi-së gjatë tre viteve kanë lënë një boshllëk në krye të ushtrisë së dytë më të fuqishme në botë.

UdhĂ«heqja ushtarake e KinĂ«s u shfaq para kombit nĂ« mars 2023, si njĂ« imazh uniteti pas Xi Jinping. Pas gati njĂ« dekade nĂ« pushtet, presidenti kinez kishte vendosur komandĂ«n e lartĂ« qĂ« dĂ«shironte: besnikĂ« tĂ« zgjedhur prej tij pĂ«r ta bĂ«rĂ« UshtrinĂ« Çlirimtare Popullore njĂ« forcĂ« botĂ«rore.

Por as besnikët e Xi-së nuk janë kursyer nga fushata e tij e gjerë për pastrimin e ushtrisë, spastrime që zyrtarisht fokusohen te korrupsioni, por që lidhen edhe me besnikërinë ndaj tij. Një nga një, anëtarët e Komisionit Ushtarak Qendror janë shkarkuar dhe vënë nën hetim. I fundit ishte gjenerali Zhang Youxia, gjenerali kryesor i Xi-së.

Xi ka larguar gjithashtu dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë në më pak se tre vite, një nivel tronditjeje i paprecedentë në historinë moderne kineze. Sipas një analize të New York Times mbi raportet e mediave shtetërore dhe njoftimet zyrtare, ushtria kineze ka pësuar spastrime të gjera.

Në fillim të vitit 2023, Kina kishte të paktën 30 gjeneralë dhe admiralë që drejtonin departamente të specializuara dhe komandat teatrore. Pothuajse të gjithë janë larguar ose janë zhdukur gjatë spastrimeve të Xi-së. Në disa raste, ai ka emëruar gjeneralë të rinj si zëvendësues, por shumë prej tyre gjithashtu kanë humbur nga skena publike. Vetëm shtatë gjeneralë duket se mbeten aktivë.

Spastrimet tregojnë fuqinë e jashtëzakonshme të Xi-së, por kanë krijuar edhe një boshllëk udhëheqës në ushtri. Rënia e gjeneralit Zhang dhe e një tjetër komandanti të shkarkuar me të, gjeneralit Liu Zhenli, e ka lënë Komisionin Ushtarak Qendror pa udhëheqësit që përgatisin forcat për betejë. Humbja e papritur e dy komandantëve kryesorë operacionalë mund të minojë përkohësisht besimin e Xi-së në gatishmërinë e ushtrisë.

I vetmi gjeneral i mbetur në komision është Zhang Shengmin, i cili ka mbikëqyrur spastrimet ushtarake të Xi-së dhe tani duket se është përgjegjës për disiplinën politike dhe besnikërinë. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si inspektor kundër korrupsionit dhe disiplinës politike në Forcën e Raketave, e cila kontrollon programet bërthamore dhe raketore të Kinës. Xi e promovoi vitin e kaluar në nënkryetar të Komisionit Ushtarak Qendror.

Shkarkimet kanë prekur pothuajse të gjitha degët e forcave të armatosura, përfshirë Forcën e Raketave dhe marinën. Edhe pesë komandat teatrore, rajonet që Xi krijoi në 2016 për të menaxhuar ushtrinë, janë goditur, përfshirë Komandën e Teatrit Lindor, përgjegjëse për operacionet rreth Tajvanit. Fundvitin e kaluar, Xi emëroi një komandant të ri për këtë teatër.

QĂ« nga rĂ«nia e gjeneralit Zhang, gazeta zyrtare e ushtrisĂ« kineze ka nxitur oficerĂ«t dhe ushtarĂ«t tĂ« mbĂ«shtesin vendimin dhe tĂ« bashkohen rreth Xi-sĂ«. Ajo pranoi se shkarkimet dhe tronditjet po shkaktonin “vĂ«shtirĂ«si dhe dhimbje afatshkurtra”.
Por, sipas saj, në fund do të dalë një ushtri kineze edhe më e fortë.

Së pari, Xi duhet të gjejë një grup tjetër gjeneralësh të besueshëm, ndërsa si lider 72-vjeçar synon mandatin e katërt si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës nga viti 2027, një post që me shumë gjasë do ta marrë.

Shkrim nga The New York Times

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

Shqipëria po tërheq sërish vëmendjen e medias ndërkombëtare si një destinacion turistik i veçantë dhe i larmishëm. Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar atë si një vend me një ofertë të pasur natyrore, historike dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e kësaj reviste, e cila thekson plazhet e mrekullueshme, malet mahnitëse, dhe natyra magjepsëse që ofron Shqipëria, si dhe trashëgiminë e pasur kulturore me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Po ashtu, në shkrim përmendet edhe kujtimi i Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore që karakterizon Tiranën moderne.

Rama tha se në pesë vitet e fundit Shqipëria ka rritur ofertat e saj turistike, duke arritur një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj.

“E gjithĂ« kjo ofertĂ« turistike ka bĂ«rĂ« qĂ« nĂ« pesĂ« vjet, ShqipĂ«ria tĂ« ketĂ« njĂ« rritje prej 80% tĂ« numrit tĂ« vizitorĂ«ve tĂ« huaj,” shkruan Rama.

Kjo rritje e turizmit ka pasqyruar vëmendjen gjithnjë e më të madhe që Shqipëria po merr në arenën ndërkombëtare.

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk nĂ« FrancĂ«

Zyra e prokurorit të Parisit tha të martën se zyrat franceze të platformës së mediave sociale X të Elon Musk po kontrolloheshin si pjesë e një hetimi të nisur së fundmi.

Njësia e krimit kibernetik e prokurorit po kryen kërkimet me mbështetjen e Europolit dhe departamentit të krimit kibernetik të policisë franceze, tha ajo në një postim në X.

Veprimi lidhet me një hetim të hapur në janar 2025, shtoi prokurori.

Zyra tha se Musk dhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, ishin thirrur pĂ«r t’u paraqitur nĂ« seancat dĂ«gjimore mĂ« 20 prill si pjesĂ« e hetimit.

Hetimi u nis pasi ligjvënësi liberal Eric Bothorel nga partia e Rilindjes ngriti shqetësime për paragjykim algoritmik në X dhe ndërhyrje të dyshuara në menaxhimin e tij pasi Musk bleu rrjetin e mediave sociale në vitin 2022, sipas gazetës franceze Le Monde.

NjĂ« ankesĂ« e veçantĂ« u ngrit nga njĂ« drejtor i sigurisĂ« kibernetike brenda shĂ«rbimit civil, i cili tha se ndryshimet nĂ« algoritmin e X kishin amplifikuar “pĂ«rmbajtje tĂ« keqe politike”, raportuan mediat franceze.

Zyra e prokurorit tha mĂ« parĂ« se dy personat pretenduan pĂ«rdorimin e dyshuar tĂ« algoritmit tĂ« X pĂ«r “qĂ«llime ndĂ«rhyrjeje tĂ« huaja”.

“Hetimi u zgjerua pas raporteve tĂ« tjera qĂ« denonconin funksionimin e Grok nĂ« platformĂ«n X, gjĂ« qĂ« çoi nĂ« pĂ«rhapjen e pĂ«rmbajtjes mohuese tĂ« Holokaustit dhe deepfake-ve seksuale”, tha ajo nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« martĂ«n.

“Jam e nderuar
”, Diella vlerĂ«sohet me çmimin prestigjioz nĂ« Samitin e Qeverive BotĂ«rore

Ministrja virtuale e Prokurimeve Publike e ShqipĂ«risĂ« Diella  ështĂ« vlerĂ«suar me çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit tĂ« Qeverive BotĂ«rore” nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky është një çmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes.

Në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve mori pjesë dhe përfaqësoi qeverinë shqiptare Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë.

“Ky çmim pĂ«rfaqĂ«son njĂ« vlerĂ«sim ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ‘Diella’, njĂ« iniciativĂ« qĂ« shĂ«non njĂ« hap tĂ« guximshĂ«m pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« institucionalizimin e teknologjive tĂ« pĂ«rparuara dhe nĂ« transformimin digjital tĂ« qeverisjes”, tha Ibrahimaj, e cila shtoi se me marrjen e kĂ«tij çmimi, ShqipĂ«ria konfirmon angazhimin e saj pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« qeverisjeje moderne, transparente dhe efikase, ku inovacioni teknologjik vihet nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe forcimit tĂ« shtetit.

Ndërkohë, gjatë kësaj ceremonie, në monitor u shfaq edhe ministrja virtuale e cila u shpreh e nderuar për çmimin e marrë.

“ËshtĂ« njĂ« nder i vĂ«rtetĂ« tĂ« jem sot kĂ«tu, nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« njĂ« platformĂ« globale ku bota mblidhet pĂ«r tĂ« formĂ«suar tĂ« ardhmen e qeverisjes.

NĂ« emĂ«r tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, shpreh vlerĂ«simin tonĂ« tĂ« sinqertĂ« pĂ«r çmimin ‘Future Fit Seal Award – Global Edition’. Ky çmim Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« dallim; Ă«shtĂ« njĂ« mesazh i fortĂ« se transformimi digjital Ă«shtĂ« njĂ« drejtim strategjik qĂ« forcon transparencĂ«n, rrit efikasitetin dhe zgjeron aksesin e qytetarĂ«ve nĂ« shĂ«rbimet publike.

Sot, Shqipëria nderohet për një projekt që pasqyron këtë vizion: Diella, Ministrja e parë e bazuar në Inteligjencë Artificiale, një hap pionier drejt shërbimeve publike më të zgjuara, më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse.

Ky vlerĂ«sim na frymĂ«zon tĂ« ecim pĂ«rpara me vendosmĂ«ri edhe mĂ« tĂ« madhe drejt njĂ« qeverisjeje tĂ« orientuar nga e ardhmja, qĂ« sjell ndikim real pĂ«r qytetarĂ«t dhe ndĂ«rton njĂ« shtet mĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r brezat qĂ« vijnĂ«.”, ishin fjalĂ«t e ministres virtuale.

Ndërkohë ministrja Ibrahimaj shpjegoi se Diella synon përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet publike, duke ofruar shërbime më të shpejta, më të sakta dhe më të drejta.

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Banorët e dy fshatrave të bashkisë së Maliqit ankohen për cilësinë e ujit, i cili në rubinetat e tyre vjen me erë të rëndë. Për këtë arsye këtë të martë janë mbledhur në protestë.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se rreth 1 mijë banorë të fshatrave Tërovë dhe Pendavinji, prej dy javësh nuk përdorin ujin as për të pirë dhe as për të plotësuar nevojat bazike të familjeve.

Banorët thonë se rastet e ndotjes së ujit janë të përsëritura, ndërsa kërkojnë ndërhyrje dhe zgjidhje nga Bashkia e Maliqit.

Sipas banorëve, rrjeti i ujësjellësit që furnizon dy fshatrat nuk është i vjetër, çfarë ngre dyshime për ndotje të burimit prej nga shpërndahet uji.

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Bashkisë Maliq, ka kontrolluar të gjitha linjat e furnizimit, por nuk ka  gjetur ndërhyrje apo dëmtime, që mund të kenë shkaktuar ndotjen e ujit, ndërsa po merren monstra për të analizuar në laborator cilësinë e ujit.

“Kemi rreth 3 javĂ« qĂ« kemi probleme me ujin e pijshĂ«m. Kam folur me UjĂ«sjellĂ«sin e Korçës, kanĂ« ardhur dhe kanĂ« verifikuar tĂ« gjitha linjat. Nuk kemi probleme nĂ« linja. ËshtĂ« njĂ« problem i vĂ«shtirĂ« dhe s’po e kuptojmĂ« nga na vjen. Mbase shkak kanĂ« qenĂ« reshjet e shumta. BanorĂ«t kanĂ« blerĂ« ujĂ«, sepse uji qĂ« kemi Ă«shtĂ« i papĂ«rdorshĂ«m dhe ka rrezik helmimi, sidomos pĂ«r fĂ«mijĂ«t.”, tha kryeplaku i fshatit TĂ«rovĂ«, Andonaq Risto.

Ndotja e ujit në dy fshatra të Bashkisë së Maliqit ka vënë në lëvizje edhe Drejtorinë e Shëndetit Publik, e cila pritet të vlerësojë përmes analizave cilësinë dhe nivelin e ndotjes të ujit.

❌