Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Ardhja e vajzës se Presidentit Trump në Vlorë është kryelajm. Projekti fantastik turistik i Ivanka Trump dhe Jared Kushner, ia ka rritur kuotat Shqipërisë, sepse flitet për investitorë vajzën dhe dhëndrrin e Trump, të njeriut me të fuqishëm të botës. Ndërkohë analisti Berat Buzhala ka shkruar për këtë vizitë në Vlorë të tyre se “Statusi politik i Ivanka Trumpit në Amerikë është diçka në mes…

Source

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

Aksioni policor i disa ditëve më parë për goditjen e një aktiviteti mashtrues call center-ash në Tiranë zbuloi skemën e grabitjes së miliona eurove që orkestrohej në një ndërtesë në zemër të Tiranës.

Gazetari Eni Ferhati shpjegon në emisionin “Opinion” në Tv Klan vështirësinë e zbulimit të skemave të tilla për shkak të mungesës së gjurmimit. Gjithashtu, ai shpjegon zinxhirin që këto call center mashtruesë ndjekin për të marrë paratë e kujtdo që zgjedh t’u besojë me idenë për të fituar para.

Eni Ferhati: Gjurmohen kryesisht mosha të treta, pra pleq të pasur të cilët telefonohen një ditë dhe mendojnë realisht që kursimet që kanë mund t’i shumëfishojnë. Futen në një platformë që është fake e gjitha. Ti i shikon realisht që po rriten paratë në llogarinë tënde.

Blendi Fevziu: Pra ata kanë ndërtuar edhe një platformë të rreme që ti ndjek grafikun sesi të shkon.

Eni Ferhati: Ti mendon që po fiton para. Ka pasur raste që moshat e treta u kanë dhënë të drejtën që të kenë akses te llogaria bankare dhe në moment janë zhdukur 500, 600 mijë euro. Nuk besoj që e ekzagjeroj nëse them që në vitin 2016 ne kishim kanabizim të Shqipërisë, sot kemi foreksizim.

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

Gazetari Taulant Kopliku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tregoi skemën sesi mashtrohen europianët, përmes call center-ave në Shqipëri.

Kopliku u shpreh se mashtrime bëjnë vetëm disa call-center dhe jo të gjithë. Ai tregoi se edhe kur ka arrestime, më shumë bëhen, pas investigimeve të emisioneve të huaja, sesa nga autoritetet shqiptare.

“Disa call center mashtrues ofrojnë “investime” në bursa, që do të thotë vjedhje dhe mashtrim. Dikush në Itali ngriti alarmin se dikush në Shqipëri po mashtron. Le Iene ka bërë investigime të rëndësishme për këtë fushë mashtrimi. Call center-at në Shqipëri përmendin kompani të mëdha italiane, më pas telefonata i kalohej një operatori që ishte në Shqipëri dhe kështu niste zhvatja me 250 euro në fillim, më pas i tregohej se i janë rritur shumat. Një person mund të jetë mashtruar me 200 mijë, 500 mijë euro. Në total bëhen 30 milionë euro të vjedhura qytetarëve europianë, sepse call center-at mashtrues kanë afër 10 punonjës. Nga investigimi i Le Iene, mund të them se personi i infiltruar punoi në Tiranë vetëm në dy ditë sepse kuptoi se mund ta zbulonin, por dhe me kaq ditë dokumentoi skemën e mashtrimit. Ka pasur kallëzime tek autoritetet italiane nga ana e qytetarëve atje, por nuk ecin përpara këto kallëzime, sepse ka raste që shumat nuk janë të mëdha”, tha gazetari Kopliku.

Policia e kryeqyetit ka goditur një sërë call center-ash, që mashtronin qytetarë euiropianë, duke i gënjyer se po investonin në bursa. Dhjetë persona u arrestuan në një operacion të ditëve të fundit në Tiranë, që kishte në fokus call center-a, të cilët mashtrojnë të huajt.

Champions League/ Bayern dhe Liverpool marshojnë si pretendentë, Chelsea vuan, fitojnë Juventus dhe Barcelona (VIDEO) –

✇27.al
By: 27

Bajern Mynih ka siguruar praninë në tetëshen e parë me suksesin e sotëm ndaj belgëve të Rojal Union SG.

Bavarezët u desh të pritnin deri në pjesën e dytë, kur erdhën gola të njëpasnjëshëm të Kejn, për të siguruar një fitore që i garant vendin në tetëshe, ndërsa sulmuesi anglez më pas shpërdoroi edhe një penallti.

Edhe Liverpuli ka ecur me ritëm pretendenti, duke fituar me shifrat 3-0 ndaj Marsejës në transfertë, duke marrë një nga rezultatet më të rëndësishme të mbrëmjes. Fitore siguruan edhe Njukasëll me Çelsin, por me këtë të fundit që u desh të djersinte shumë për të shënuar një herë ndaj debutuesve të Pafos.

Juventusi mundi Benfikën, por italiania tjetër, Atalanta, u mposht në shtëpi nga Atletik Bilbao në një ndeshje që u duk se e kishte në kontroll. Edhe Barcelona festoi sot, duke marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Slavias së Pragës.

REZULTATET 

ATALANTA-ATLETIK BILBAO 2-3
16′ Skamaka, 88′ Krstoviç / 58′ Guruzeta, 70′ Serrano, 74′ Navarro

Goli i Krstoviç (VIDEO)

Goli i Navarro (VIDEO)

Goli i Serrano (VIDEO)

Goli i Guruzeta (VIDEO)

Goli i Skamaka (VIDEO)

BAJERN MYNIH – ROJAL UNION 2-0
52′, 55′ (p) Kejn

Goli i dytë i Kejn (VIDEO)

Goli i parë i Kejn (VIDEO)

ÇELSI-PAFOS 1-0
78′ Kaisedo

Goli i Kaisedo (VIDEO)

OLIMPIK MARSEJË-LIVERPUL 0-3
45’+1′ Szoboszlai, 73′ (ag) Ruli, 90’+5′ Gakpo

Autogoli i Ruli (VIDEO)

Goli i Szoboszlai (VIDEO)

NJUKASËLL-PSV 3-0
8′ Uisa, 30′ Gordon, 65′ Barns

Goli i Barns (VIDEO)

Goli i Gordon (VIDEO)

Goli i Uisa (VIDEO)

SLAVIA PRAGË-BARCELONA 2-4

JUVENTUS-BENFIKA 2-0

Turam 55′, Mekeni 64′

81′ Benfika humbet 11-metërshin. Pavlidis humbet ekuilibrin në momentin e gjuajtjes, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO) 

64′ GOOOOL JUVENTUS 2-0/ Bardhezinjtë të papërmbajtshëm, teksa realizojnë golin e dytë me Ueston Mekenin. Festë elektrizuese në Torino(VIDEO)

55′ GOOOL JUVENTUS 1-0/ Shpërthen festa në Torino, realizon mesfushori francez Kefren Turam. (VIDEO) 

gijotina.com/

Bajerni & Liverpuli marshojnë si pretendentë, Çelsi vuajti për fitoren (VIDEO) –

✇27.al
By: 27

Bajern Mynih ka siguruar praninë në tetëshen e parë me suksesin e sotëm ndaj belgëve të Rojal Union SG.

Bavarezët u desh të pritnin deri në pjesën e dytë, kur erdhën gola të njëpasnjëshëm të Kejn, për të siguruar një fitore që i garant vendin në tetëshe, ndërsa sulmuesi anglez më pas shpërdoroi edhe një penallti.

Edhe Liverpuli ka ecur me ritëm pretendenti, duke fituar me shifrat 3-0 ndaj Marsejës në transfertë, duke marrë një nga rezultatet më të rëndësishme të mbrëmjes. Fitore siguruan edhe Njukasëll me Çelsin, por me këtë të fundit që u desh të djersinte shumë për të shënuar një herë ndaj debutuesve të Pafos.

Juventusi mundi Benfikën, por italiania tjetër, Atalanta, u mposht në shtëpi nga Atletik Bilbao në një ndeshje që u duk se e kishte në kontroll. Edhe Barcelona festoi sot, duke marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Slavias së Pragës.

REZULTATET 

ATALANTA-ATLETIK BILBAO 2-3
16′ Skamaka, 88′ Krstoviç / 58′ Guruzeta, 70′ Serrano, 74′ Navarro

Goli i Krstoviç (VIDEO)

Goli i Navarro (VIDEO)

Goli i Serrano (VIDEO)

Goli i Guruzeta (VIDEO)

Goli i Skamaka (VIDEO)

BAJERN MYNIH – ROJAL UNION 2-0
52′, 55′ (p) Kejn

Goli i dytë i Kejn (VIDEO)

Goli i parë i Kejn (VIDEO)

ÇELSI-PAFOS 1-0
78′ Kaisedo

Goli i Kaisedo (VIDEO)

OLIMPIK MARSEJË-LIVERPUL 0-3
45’+1′ Szoboszlai, 73′ (ag) Ruli, 90’+5′ Gakpo

Autogoli i Ruli (VIDEO)

Goli i Szoboszlai (VIDEO)

NJUKASËLL-PSV 3-0
8′ Uisa, 30′ Gordon, 65′ Barns

Goli i Barns (VIDEO)

Goli i Gordon (VIDEO)

Goli i Uisa (VIDEO)

SLAVIA PRAGË-BARCELONA 2-4

JUVENTUS-BENFIKA 2-0

Turam 55′, Mekeni 64′

81′ Benfika humbet 11-metërshin. Pavlidis humbet ekuilibrin në momentin e gjuajtjes, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO) 

64′ GOOOOL JUVENTUS 2-0/ Bardhezinjtë të papërmbajtshëm, teksa realizojnë golin e dytë me Ueston Mekenin. Festë elektrizuese në Torino(VIDEO)

55′ GOOOL JUVENTUS 1-0/ Shpërthen festa në Torino, realizon mesfushori francez Kefren Turam. (VIDEO) 

gijotina.com/

Olivia Dean, Lola Young dhe Lily Allen, artistët më të nominuar në “Brit Awards 2026”

LONDËR, 21 janar /ATSH-DPA/- Olivia Dean dhe Lola Young janë artistët më të nominuar në edicionin e këtij viti të “Brit Awards”, me nga pesë secila.

Grupi britpop “Pulp” ndërkohë ka marrë nominimin e tyre të parë në 30 vjet, në kategorinë e grupit më të mirë.

Nominimet u njoftuan sot gjatë një eventi, të transmetuar drejtpërdrejt nga “Co-op Live” në Mançester, ku Sam Fender, fituesi më i fundit i çmimit “Mercury”, mori katër nominime.

Çmimet, të prezantuara nga komediani dhe aktori Jack Whitehall, do të ndahen më 28 shkurt.

Lily Allen, albumi i së cilës “West End Girl” shkaktoi trazira kur u publikua vitin e kaluar, është nominuar në tre kategori – për albumin më të mirë, artisten e vitit dhe artisten pop më të mirë.

Albumi i saj i parë në shtatë vjet, thuhet se flet për pabesinë e supozuar të ish-bashkëshortit të saj, aktorit amerikan David Harbour.

Kantautorja Olivia Dean është kandidate për çmimin “vepra më e mirë pop”, “artistja e vitit”, “albumi më i mirë” për “The Art of Loving” dhe “kënga më e mirë” për “Man I Need”.

Young, hiti i së cilës “Messy” i siguron gjithashtu një nominim në kategorinë për këngën më të mirë, është gjithashtu kandidate për çmimin “vepra më e mirë pop” dhe “artistja e vitit”, si dhe “vepra e suksesshme”.

Fender është nominuar gjithashtu për artistin e vitit, artistin alternativ rock dhe albumin më të mirë për “People Watching”, si dhe për këngën më të mirë për “Rein Me In” – në bashkëpunimin e tij me Dean.

Aktorja dhe këngëtarja e lindur në Londër, Cynthia Erivo, është nominuar për këngën më të mirë për “Defying Gravity”, me Ariana Grande, kolona zanore e filmit “Wicked”.

Dean dhe Young përballen me konkurrencë të fortë në kategorinë e artistit të vitit, e cila dominohet nga artistet, përfshirë Jade, Pink Pantheress dhe Self Esteem.

Këngëtarja e “Wolf Alice”, Ellie Rowsell, tha se ishte “e mahnitur” nga tre nominimet e grupit, duke shtuar: “Kam punuar si kamariere te Brits kur isha adoleshente, i shërbeja tavolinës së “Pussycat Dolls”.

Në kategorinë e albumit më të mirë, Dave është nominuar për “The Boy Who Played The Harp”, së bashku me Wolf Alice për “The Clearing”.

Reperi Legxacy është gjithashtu e nominuar për artistin më të mirë hip hop dhe rap – së bashku me Dave, Central Cee, Little Simz dhe Loyle Carner – ndërsa ai është nominuar edhe në kategorinë artisti më i mirë R&B.

Në këtë kategori janë nominuar gjithashtu, Kwn, Mabel, Sasha Keable dhe Sault.

Në kategorinë e këngës së vitit, kënga “Azizam” e Ed Sheeran do të konkurrojë përballë Lewis Capaldi me “Survive”, Raye me “Where Is My Husband?” dhe Newman me “Family Matters”.

Kënga “Ordinary” e Alex Warren do të konkurrojë me yje të muzikës pop amerikane, përfshirë Taylor Swift, Chappell Roan dhe Sabrina Carpenter në kategorinë e këngës ndërkombëtare të vitit. //a.i/

The post Olivia Dean, Lola Young dhe Lily Allen, artistët më të nominuar në “Brit Awards 2026” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026

DASHI Nëse një situatë nuk ju përshtatet më, ajo duhet të ndryshojë shpejt. Menjëherë. Ju keni energji, ide dhe guxim, por rrezikoni t’i shpërdoroni ato nëse vazhdoni të luftoni beteja që nuk janë tuajat. Në dashuri, nevojitet qartësi: jo më gjysmëfjalë, jo më heshtje strategjike. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 22 janar […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

“Berisha ka marrë damkën e vrasësit”, gazetari i plagosur në 21 janar: Prokurori i çështjes, i përdorur nga familja e tij! Shqiptarët do shpëtojnë nga Berisha kur…

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në protestën e 21 janarit, rrëfeu për Orën e fundit detaje nga dita ku plumbat e shtetit u derdhën drejt qytetarëve.

Mahmutaj tha se Berisha e ka marrë damkën e vrasësit dhe se prokurori i çështjes po bën çmos që të shtyhet shqyrtimi sepse është i përdorur nga familja e Berishës.

Berisha e ka marrë damkën e vrasësit dhe kriminelit. Berisha, si të jetë si mos të jetë në këtë botë, do të ikë me njollë dhe turp. Thonë që vdekja është shpëtim. Në momentin që Berishës t’i vijë ajo ditë, ishalla jeton 500 vjet, por shqiptarët do të shpëtojnë nga ai.

Në 21 janarin e parë, Berisha ka qenë edhe më i ashpër; ka thënë se do të vriste 4 mijë, jo 4. Ai e ka zbutur këtë deklaratë, sepse damkën ia kanë vënë shqiptarët.

Prokurori që ka marrë përsipër dosjen, apo që ia kanë ngecur dosjen, ka treguar zell për mosnisjen e hetimeve. Prokurori është i përdorur kokë e këmbë nga familja e Berishës.

Një ditë para 21 janarit, Prokuroria i dha dorë Berishës duke goditur gjyqtaren Irena Gjoka. 21 janari po hallakatet, po përpiqet që çështja të shkojë drejt parashkrimit.

Drejtësia le të bëjë si të dojë; unë kam qenë dhe jam skeptik për këtë çështje. Asnjëherë nuk ka për t’u zgjidhur, por le të mbetet etalon i turpit. Prokurorët po marrin rroga të jashtëzakonshme dhe nuk po arrijnë as t’i justifikojnë këto rroga.”

 

“Hekuran Deda u varros pa iu bërë ekspertiza”, gazetari i plagosur në 21 janar: Të gjithë gardistët qëlluan! Asnjë i akuzuar real!

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në protestën e 21 janarit, rrëfeu për Orën e fundit detaje nga dita ku plumbat e shtetit u derdhën drejt qytetarëve.

Mahmutaj tha se të gjithë gardistët qëlluan dhe se plumbi që preku atë dhe Hekuran Dedën dolën nga e njëjta armë.
Gazetari shtoi më tej se prokuroria nuk ka asnjë të akuzuar dhe se Berisha vijon me mashtrime.

” Nuk kam arritur të zbuloj kush më ka goditur. Është qëlluar nga Agim Llupo dhe Arjan Adhami. Të dy kanë qëlluar me armë të vogla automatike “Thompson”, ndërsa Ndrea Prendi ka qëlluar me pistoletë. Unë jam goditur me plumbat e njërës nga këto armë, ashtu si edhe Hekuran Deda, i cili u varros pa u kryer ekspertiza.

Janë dy persona të akuzuar prej meje në këtë çështje, por ende prokuroria nuk ka një të akuzuar real.

Berisha ka akuzuar se edhe dritaret janë qëlluar me snajper nga protestuesit.
Garda ka qëlluar me kallashnikovë, pistoleta, automatikë dhe armë me plumba plastikë. Të gjithë gardistët kanë qëlluar, disa në ajër dhe disa drejt njerëzve.

Nuk është qëlluar asnjë fishek drejt Kryeministrisë, sepse askush nuk kishte armë, përveçse janë hedhur gurë dhe sende të forta. Berisha është mashtrues dhe këto mashtrime i beson edhe vetë.“

Japonia rifillon punën e centralit bërthamor më të madh në botë

Japonia ka rinisur punën në reaktor në centralin bërthamor më të madh në botë, gati 15 vjet pas një katastrofe në centralin e Fukushimës që e detyroi vendin të mbyllte të gjithë reaktorët e tij bërthamorë.

Reaktori numër 6 në centralin Kashiwazaki-Kariwa, i vendosur në veriperëndim të Tokios, rinisi punën të mërkurën. Ai u vonua me një ditë për shkak të një mosfunksionimi të alarmit dhe pritet të fillojë të funksionojë komercialisht muajin tjetër.

Ky është instalimi i fundit në rinisjen e energjisë bërthamore të Japonisë, e cila ka ende shumë punë për të bërë. Reaktori i shtatë nuk pritet të rikthehet në punë deri në vitin 2030, dhe pesë të tjerët mund të çmontohen.

Kjo e lë centralin me shumë më pak kapacitet sesa kishte dikur kur të shtatë reaktorët ishin në funksion: 8.2 gigavat.

Japonia, e cila gjithmonë ishte mbështetur shumë në importet e energjisë, ishte një nga adaptuesit e hershëm të energjisë bërthamore. Por këto ambicie u prishën në vitin 2011, nga ajo që tani mbahet mend si një nga katastrofat më të këqija bërthamore në histori.

I shkaktuar nga tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në Japoni, shkrirja e reaktorëve në Fukushima Daiichi çoi në rrjedhje radioaktive.

Kjo traumatizoi komunitetet lokale që u evakuuan dhe shumë prej tyre nuk janë kthyer pavarësisht garancive zyrtare se ishte e sigurt për ta bërë këtë.

Kritikët thonë se pronari i centralit, Tokyo Electric Power Company, ose Tepco, nuk ishte i përgatitur dhe përgjigja e tyre dhe e qeverisë nuk ishte e koordinuar mirë.

Një raport i pavarur qeveritar e quajti atë një “katastrofë të shkaktuar nga njeriu” dhe fajësoi Tepco-n, megjithëse një gjykatë më vonë liroi tre nga drejtuesit e tyre nga neglizhenca.

Megjithatë, frika dhe mungesa e besimit nxitën kundërshtimin publik ndaj energjisë bërthamore, dhe Japonia pezulloi të gjithë flotën e saj prej 54 reaktorëve menjëherë pas katastrofës së Fukushimës.

Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff – duke folur në emër të administratës Trump – tha se SHBA-ja nuk është në bisedime me Iranin tani për tani, megjithëse “kemi pasur kontakt me ta”.

Duke folur në një intervistë për CNBC, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Witkoff tha se “Irani është një marrëveshje që duhet të ndodhë”.

I pyetur për hollësi, ai e shmangu përgjigjen, por e përsëriti se ka mundësi për një marrëveshje.

Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor 2025, në tregjet e kryeqytetit Teheran, nga tregtarë të zemëruar për kushtet e këqija ekonomike, përfshirë inflacionin e madh dhe rënien e lirë të monedhës.

Trazirat u përshkallëzuan me shpejtësi, duke u shndërruar në demonstrata të gjera kundër autoriteteve për shkak të përkeqësimit të standardeve të jetesës dhe shtypjes të lirive themelore.

Tensionet SHBA–Iran

Tensionet e kahershme mes Uashingtonit dhe Teheranit po thuajse kanë arritur pikën kulmore gjatë kësaj krize.

Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara ishin “të gatshme dhe të armatosura” dhe të përgatitura për të vepruar nëse forcat iraniane të sigurisë do të vrisnin protestues.

Më vonë, ai u zotua për “veprime shumë të fuqishme”, nëse Irani do të vazhdonte me ekzekutimin e protestuesve.

Trump më pas tha se kishte zgjedhur personalisht të mos urdhëronte sulme ushtarake kundër Iranit, duke ia atribuuar këtë vendim anulimit të raportuar nga Teherani të qindra ekzekutimeve të planifikuara.

Në një tjetër intervistë në Davos, Witkoff i tha Arab News se Irani duhet të vijë dhe të ulet në tryezën diplomatike.

“Kjo duhet të ndodhë [që Irani të negociojë]”, tha ai. “Është e rëndësishme. Nëse shkon Irani, shkon edhe rajoni, ndaj duhet ta sqarojmë këtë”.

Witkoff këmbënguli se Lindja e Mesme po lëviz në drejtimin e duhur.

“Mendoj se është e jashtëzakonshme ajo që po ndodh. Të gjithë, mendoj, po punojnë së bashku drejt paqes”, tha ai. “Të gjithë janë angazhuar me idetë e presidentit Trump për paqen kufitare dhe jam kam shumë shpresa”./REL

Berisha: Me 24 janar nuk e leshojmë më sheshin para kryeministrisë deri në largimin e Ramës

Sali Berisha deklaroi dje në mbrëmje se me datë 24 janar nuk do ta lëshojmë sheshin para kryeministrisë derisa ta largojmë Ramën. “Gjithçka sot varet vetëm nga ne. Do të pranojmë ne këto veprime? Do të pranojmë ne që Edi Rama të jetë edhe kryeministër hajdut, edhe gjykatës, edhe prokuror? Do pranojmë ne që Edi Rama të tmerrojë, të shtrojë zgjedhjet në farsë? Do pranojmë ne që të shkojmë…

Source

Stuhi shkatërruese ‘Hari’ godet Italinë dhe Maltën: Përmbytje, rrëshqitje dhe evakuime masive

Siçilia, Sardenja dhe Kalabria u vunë në alarm të kuq pas stuhisë së fuqishme “Hari”, e cila goditi Italinë jugore dhe Mesdheun qendror, duke shkaktuar mot ekstrem, përmbytje dhe dëme të mëdha materiale. Autoritetet evakuuan zonat bregdetare, mbyllën shkollat dhe ndaluan hyrjen në plazhe, ndërsa qindra operacione shpëtimi u kryen brenda pak orësh.

Në Siçili, reshjet e rrëmbyeshme përmbytën rrugë dhe sheshe, ndërsa erërat e forta dhe dallgët krijuan efekte të ngjashme me tsunami. Rreth 190 persona u evakuuan si masë paraprake. Pamjet dramatike u regjistruan në Mazara del Vallo, ku dallgët arritën deri në 8 metra, dhe në Catania, ku ato shkuan 5 metra. Në Mesinë, një pjesë e rrugës bregdetare në Santa Teresa di Riva u shemb, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Situatë e rëndë u shënua edhe në Kalabri, ku dy lagje në Crotone u evakuuan dhe një pjesë e varrezave të vjetra u shemb, duke përfshirë rreth 20 arkivole. Në Sardenjë, deti hyri në vendbanimet bregdetare pranë Kaljarit, me rrugë të bllokuara për shkak të përmbytjeve. Departamenti i Zjarrfikësve raportoi 65 ndërhyrje shpëtimi vetëm në 12 orët e fundit.

Moti ekstrem goditi edhe Maltën, ku erërat arritën 104 km/orë dhe dallgët e forta përfshinë zonat bregdetare. Fluturimet dhe lundrimet u anuluan, ndërsa dhjetëra pemë u shkulën dhe u raportuan dëme në shtëpi, biznese dhe infrastrukturë.

 

 

 

The post Stuhi shkatërruese ‘Hari’ godet Italinë dhe Maltën: Përmbytje, rrëshqitje dhe evakuime masive appeared first on iconstyle.al.

Pse buzët tuaja janë gjithmonë të thata dhe të plasaritura?

Shumë njerëz përballen me një problem të zakonshëm, por shpesh të nënvlerësuar: buzët e thata dhe të plasaritura. Dermatologët tregojnë se arsyet për këtë gjendje mund të jenë të ndryshme, por disa janë shumë të zakonshme.

Në shumë raste, buzët e thata janë rezultat i një tendence kronike, veçanërisht tek njerëzit që kanë lëkurë të thatë. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e vajrave të posaçëm për fytyrën, të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e lagështisë së humbur. Një tjetër shkak i rëndësishëm është dehidrimi. Dermatologët shpjegojnë se lëkura e buzëve është shumë e hollë dhe nuk ka gjëndra djersore, prandaj humbja e ujit është shumë më e madhe se në pjesë të tjera të trupit.

Ajri i thatë dhe mungesa e lagështisë në mjedis gjithashtu ndihmojnë në tharjen e buzëve. Pavarësisht se nuk mund të kontrolloni kushtet klimatike, ka mënyra për t’i mbrojtur ato. Përdorimi i balsameve mbrojtës, konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe shmangia e thithjes së buzëve me gjuhë janë hapa të thjeshtë, por efektivë.

Ekspertët theksojnë se kujdesi i përditshëm dhe përdorimi i produkteve të duhura mund të shmangë që buzët të qëndrojnë të plasaritura për një kohë të gjatë.Ky problem i zakonshëm ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, të cilët kërkojnë mënyra për ta parandaluar dhe trajtuar.

The post Pse buzët tuaja janë gjithmonë të thata dhe të plasaritura? appeared first on iconstyle.al.

Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

Marrëdhënia mes Albës dhe Limit po vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Kosova. Së fundmi, Alba ka folur hapur për ndjenjat e saj ndaj Limit, duke bërë të qartë se lidhja e tyre ka pasur një rëndësi të veçantë për të, pavarësisht situatës aktuale brenda shtëpisë.

Teksa Limi i qëndronte pranë, Alba u shpreh se ai nuk ka qenë i dashuri i saj i parë, por sipas saj, “do të jetë i fundit deri në përjetësi”.

Dyshja përjetuan një përballje të fortë gjatë javës, kur Alba nuk e pranoi ndarjen nga Limi. Ky moment emocional shndërroi shpejt në një debat të ashpër, i cili u zhvillua jo vetëm mes tyre, por edhe në sy të publikut, duke shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë. Tensioni duket se është rritur më tej nga prezenca e Dolces, e cila aktualisht është e dashura e Limit brenda shtëpisë. Futja e saj ka sjellë ndarje dhe rivalitet, duke e komplikuar edhe më shumë dinamikën mes banorëve.

Shikuesit po ndjekin me interes çdo zhvillim, ndërsa marrëdhënia mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni. Se si do të shkojnë gjërat, mbetet për t’u parë!

The post Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi! appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi 22 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Sot, marrëdhëniet tuaja romantike mund të përjetojnë një frymë të re, duke ju afruar më shumë me partnerin ose duke tërhequr dikë të veçantë në jetën tuaj. Komunikimi i hapur dhe ndershmëria do të jenë çelësi për të shmangur keqkuptimet. Në ambientin e punës, një projekt i ri do të kërkojë vëmendjen tuaj, ndaj përqendrohuni dhe mos u shpërqendroni nga thashethemet rreth jush. Shëndeti juaj kërkon më shumë kujdes; një dietë e balancuar dhe aktiviteti fizik do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. Financat duken të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive që mund të prishin buxhetin. Një këshillë e vyer nga një mik mund t’ju ndihmojë të merrni vendime më të mira. Nëse ndiheni të lodhur, mos e injoroni nevojën për pushim dhe relaksim.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot do të ndiheni më të hapur ndaj ndjenjave dhe do të përjetoni momente të bukura me partnerin. Beqarët mund të kenë një njohje të re që do t’i befasojë me energjinë pozitive dhe sinqeritetin. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të jetë thelbësor për të arritur qëllimet e përbashkëta. Mos lejoni që tensionet e vogla t’ju ndikojnë në performancë. Kujdesuni për shëndetin tuaj, veçanërisht për sistemin nervor dhe shmangni stresin e tepërt. Në aspektin financiar, është dita e duhur për të rishikuar buxhetin dhe për të planifikuar investime të reja. Ndajini mendimet tuaja me ata që i besoni për të gjetur zgjidhje të zgjuara.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në fushën e dashurisë, sot do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet dhe afërsi me partnerin. Për ata që janë vetëm, mund të lindë një flirt interesant, por mos nxitoni të merrni vendime të nxituara. Në ambientin profesional, do të shfaqen mundësi të reja që kërkojnë guxim dhe vendosmëri nga ana juaj. Mos lejoni që pasiguritë të pengojnë përparimin tuaj. Shëndeti është i mirë, por është koha për të shtuar aktivitetin fizik në rutinën tuaj të përditshme. Në aspektin financiar, një shpenzim i papritur mund të kërkojë riorganizimin e prioriteteve. Bisedat me persona me përvojë mund t’ju ndihmojnë të gjeni rrugën e duhur.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Ditën e sotme, marrëdhëniet sentimentale kërkojnë vëmendje dhe mirëkuptim, prandaj dëgjoni me kujdes atë që ka për të thënë partneri juaj. Beqarët mund të ndihen të pavendosur, por një takim i rastësishëm mund të sjellë ndryshime pozitive. Në punë do të përballeni me sfida që kërkojnë zgjidhje të mençura dhe bashkëpunim me të tjerët. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme. Shëndeti juaj do të përmirësohet nëse i kushtoni më shumë vëmendje pushimit dhe dietës së shëndetshme. Financat kërkojnë kujdes të veçantë; shmangni huazimet ose investimet e rrezikshme. Një këshillë nga një i afërm mund të jetë më e vlefshme se sa mendoni.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Dita e sotme sjell harmoni në marrëdhëniet tuaja, duke ju ndihmuar të zgjidhni mosmarrëveshjet e mëparshme me partnerin. Për beqarët, një miqësi e vjetër mund të shndërrohet papritur në diçka më shumë. Në punë, do të ndiheni të motivuar dhe do të arrini rezultate të mira përmes përpjekjeve të vazhdueshme. Mos nënvlerësoni rëndësinë e bashkëpunimit dhe të dëgjimit të ideve të reja. Kujdesuni për shëndetin tuaj duke shmangur lodhjen dhe duke u fokusuar në relaksim. Në aspektin financiar, është koha të bëni plane afatgjata dhe të investoni me kujdes. Një mundësi e papritur mund të sjellë përfitime të mira materiale.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin dhe do të ndani momente të sinqerta që forcojnë lidhjen tuaj. Për ata që janë beqarë, ka shanse të mira për të takuar dikë me të cilin ndani interesa të përbashkëta. Në punë, dita do të jetë e ngarkuar, por angazhimi juaj do të shpërblehet me rezultate pozitive. Mos lejoni që presioni t’ju ndikojë negativisht; merrni frymë thellë dhe organizoni detyrat me kujdes. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj zakonit të gjumit dhe hidratimit. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni shpenzime të panevojshme. Një lajm i mirë nga një i afërm mund të përmirësojë humorin tuaj.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, dita premton emocione të forta dhe mundësi për të forcuar lidhjet me partnerin. Beqarët do të kenë shanse të mira për të njohur persona të rinj që i tërheqin intelektualisht. Në punë, një projekt i rëndësishëm kërkon vëmendjen tuaj të plotë dhe përkushtim. Bashkëpunimi me kolegët do të jetë kyç për suksesin. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me aktivitetet fizike dhe kujdesuni për ushqimin. Financat mund të përmirësohen falë një fitimi të papritur ose një marrëveshje të suksesshme. Mos harroni të ndani gëzimin tuaj me të tjerët dhe të jeni mirënjohës për çfarë keni.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Dita e sotme sjell harmoni në marrëdhëniet personale, duke ju dhënë mundësinë të përmirësoni komunikimin me partnerin ose të krijoni lidhje të reja. Beqarët mund të përjetojnë një tërheqje të veçantë me dikë që sapo kanë njohur. Në planin profesional, do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja dhe të fitoni vlerësimin e kolegëve dhe drejtuesve. Sfidat do të kapërcehen me qetësi dhe vendosmëri. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të kujdeseni për relaksimin dhe të shmangni stresin e tepërt. Financat janë në një fazë të qëndrueshme, por është mirë të kurseni për të ardhmen. Një këshillë nga një mik i vjetër mund të jetë shumë e dobishme sot.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot, marrëdhëniet romantike do të marrin një kthesë pozitive, sidomos nëse hapni zemrën dhe flisni hapur për ndjenjat tuaja. Për beqarët, një takim surprizë mund të sjellë emocionet që keni kërkuar prej kohësh. Në punë, është dita për të marrë iniciativën dhe për të treguar aftësitë tuaja lidershipi. Mos lejoni që pasiguritë t’ju ndalojnë të ecni përpara. Shëndeti është relativisht i mirë, por kushtojini vëmendje ushqimit dhe pushimit. Financat mund të përmirësohen falë një vendimi të zgjuar që merrni sot. Një bisedë e hapur me një të afërm do t’ju ndihmojë të shihni situatat nga një këndvështrim i ri.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja kërkojnë më shumë përkushtim dhe mirëkuptim; një bisedë e hapur me partnerin do të zgjidhë shumë paqartësi. Beqarët do të tërhiqen nga persona me energji pozitive dhe të sinqertë. Në punë, do të hasni sfida të vogla, por do t’i kapërceni falë këmbënguljes dhe diplomacisë suaj. Mos lejoni që kritikat t’ju demoralizojnë, përkundrazi, përdorini si motivim për të përmirësuar veten. Shëndeti juaj është i qëndrueshëm, por një aktivitet i ri sportiv mund t’ju ndihmojë të ndiheni më energjikë. Financat kërkojnë vëmendje; planifikoni shpenzimet dhe shmangni investimet e rrezikshme. Një surprizë e këndshme mund të vijë nga një mik i largët.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në aspektin sentimental, sot do të ndjeni nevojën për të shprehur më shumë dashurinë ndaj partnerit; një gjest i vogël mund të bëjë diferencën. Beqarët duhet të jenë të hapur ndaj njohjeve të reja që vijnë në mënyrë të papritur. Në punë, dita është ideale për të përfunduar detyrat e lëna pezull dhe për të organizuar prioritetet. Bashkëpunimi me kolegët do të sjellë rezultate të favorshme. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni kontrollet rutinë. Në aspektin financiar, mbani nën kontroll shpenzimet dhe mos u tundoni nga ofertat joshëse. Një këshillë e marrë sot mund t’ju ndihmojë në vendime të rëndësishme.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Dita do të jetë e mbushur me emocione pozitive në marrëdhëniet tuaja; ndjeni afërsi dhe mirëkuptim me partnerin. Beqarët mund të ndihen të motivuar për të marrë hapa të guximshëm drejt një lidhjeje të re. Në punë, do të përballeni me sfida, por me përkushtim dhe këmbëngulje do t’i kapërceni me sukses. Mos harroni të ndani idetë tuaja me të tjerët, pasi mund të merrni mbështetje të vlefshme. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj stresit dhe të siguroheni që të pushoni mjaftueshëm. Financat janë të balancuara, por është mirë të shmangni rreziqet e panevojshme. Një bisedë miqësore mund të sjellë një ide të re për të ardhmen.

The post Horoskopi 22 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Juventusi mposht Benfikën e Murinjos

Juventusi i Luçiano Spaletit, ka bërë detyrën ndaj Benfikës së Zhoze Murinjos, duke triumfuar me rezultatin 2-0, teksa falë kësaj fitoreje të tretë radhazi në Champions, ka arritur të sigurojë një vend, të paktën në “Play Off”. Duke u pozicionuar në vendin e 15-të me 12 pikë, 1 ndeshje nga fundi i ndeshjeve të grupit.

Golat e Turam dhe Mekenit në pjesë e dytë, i sollën fitoren bardhezinjve, ndërkohë që në minutën e 81-të, greku Pavlidis shpërdoroi një 11-metërsh për “Zonjën e Vjetër”.

Një fitore në transfertë ndaj Monako javën e ardhshme mund t’i shohë bardhezinjtë të përfundojnë mes tetë ekipeve më të mira, për sa kohë që disa rezultate të tjera shkojnë në favorin e tyre, në atë që pritet të jetë një ditë e fundit kaotike e fazës së ligës.

Ndërkohë, Benfika ende mund të kualifikohet për raundin “play-off” të fazës me eliminim direkt, por do të duhet të mposhtin Real Madridin në shtëpi dhe të shpresojnë që një sërë ndeshjesh të tjera të prodhojnë rezultatet e dëshiruara.

64′ GOOOOL JUVENTUS 2-0/  (VIDEO) 

55′ GOOOL JUVENTUS 1-0/  (VIDEO) 

The post VIDEO/ Juventusi mposht Benfikën e Murinjos appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Përmbysje spektakolare nga Barcelona dhe 22 gola në 7 sfida, bëjnë “detyrën” edhe Bayern Munich e Juventusi

✇Albeu
By: M C

Kanë përfunduar 7 ndeshjet e fundit të mbrëmjës magjike të UEFA Champions League, të cilat nisën në orën 21:00. Në këto duele të vlefshme për raundin e 7-të të fazës së grupit, u shënua një total prej 22 golash.

Intersante sfida mes Slavia Prague dhe Barcelonës e cila u mbyll me rezultatin 2-4, në favor të katalansve. Edhe pse Slavia Prague e nisi “vrullshëm”, me golin e tij të parë në minutën e 10-të, falë goditjes së Kusej.

Ndëra më vonë “djemtë “e Hansi Flick dhuruan gola seri. Duke nisur që më dopietën e Fermin me shënime në minutën e 34-të dhe 42-të. E po në të njëjta “gjurmë”, vijuan edhe Olmo në minutën e 63-të dhe Lewandoski në minutën e 71-të, gol i cili finalzioi edhe ndeshjen.

Goli i Levandovskit (VIDEO)

Autogoli i Levandovskit (VIDEO)

Goli i dytë i Fermin Lopez (VIDEO)

Goli i Fermin Lopez (VIDEO)

Goli i Kushej (VIDEO)

 

Në sukses u mbyll edhe sfida e Bayern Munich kundër Royale Union, e cila u mbyll me shifrat 2-0, në favor të bavarezëve. Pjesa e parë nuk rezervoi asnjë aksion të finalizuar në gol, por shumë më ndryshe ajo e dyta.Ekipi i Vincent Kompany u nderua nga goli i parë i Kane, i cili u shënua në minutën e 52-të dhe penalltia e saktë sërish e Kane në minutën e 55-të. Dy goditje në rrjetën e rivalëve që e bënë skuadrën triumfuese për këtë duel.

Nga italianët, Juventus po ashtu bëri më të mirën e tij përballë Benficës, të cilën e mundi me rezuttatin 2-0. Gola të shënuara nga Thuram në minutën e 55-të dhe Mc Kennie në minutën e 64-të.

The post VIDEO/ Përmbysje spektakolare nga Barcelona dhe 22 gola në 7 sfida, bëjnë “detyrën” edhe Bayern Munich e Juventusi appeared first on Albeu.com.

Arabia Saudite, njoftimi i pabesueshëm: Na duhet një mesfushor, paga 1 milion dollarë

Që kur Cristiano Ronaldo iu bashkua Al-Nassr, skena e futbollit në Arabinë Saudite është bërë papritur tërheqëse. Disa lojtarë të nivelit të lartë kanë ndjekur rrugën e portugezit, të tërhequr nga pagat që janë përtej mundësive të klubeve evropiane.

Po sikur t’ju thonin se mund të jeni personi i radhës që do t’u bashkohesh atyre? Diku midis provokimit dhe shakasë, është postuar një njoftim konkret në “Futboljobs”, portali spanjoll i dedikuar mundësive të punësimit në botën e futbollit. Zakonisht përdoret për të gjetur trajnerë atletikë dhe lojtarë në ligat më të ulëta, kërkesa e postuar disa orë më parë vjen direkt nga Liga Profesionale Saudite, liga më e lartë arabe, ku luajnë Retegui, Theo Hernandez, Koulibaly, Mané, Joao Felix etj.

“Na duhet një mesfushor mbrojtës”. Kërkesat e tjera? Përvojë në liga të një niveli të ngjashëm ose më të lartë se ajo arabe, mundësia për të parë CV-në sportive të lojtarit ose profilin e tregut të transferimeve, si dhe momentet kryesore të fundit. Për më tepër, lojtarët duhet të jenë të lirë ose të kenë kontroll të plotë të të drejtave të tyre.

Pjesa më intriguese, siç ndodh shpesh për ata që kanë marrë oferta nga klubet më të mira evropiane në zonat e Gedda ose Riyad, është padyshim ajo financiare: për kalimin në Ligën Profesionale Saudite, premtohet një pagë midis 600,000 dhe 1 milion euro në vit.

The post Arabia Saudite, njoftimi i pabesueshëm: Na duhet një mesfushor, paga 1 milion dollarë appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zbardhet marrëveshja që pritet të votohet nesër në Kuvend

✇Albeu
By: M C

Qeveria ka miratuar sot marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ndërsa Kuvendi pritet ta ratifikojë nesër.

Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026, dhe parashikon që Shqipëria, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e Kartës themeluese të Bordit të Paqes.

Çfarë është Bordi i Paqes

Bordi i Paqes do të krijohet si një organizatë ndërkombëtare me personalitet juridik ndërkombëtar, me mision promovimin e stabilitetit, rivendosjen e qeverisjes së ligjshme dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në territore të prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Aktiviteti i tij do të zhvillohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Roli i Shqipërisë dhe statusi i anëtarit themelues

Relacioni thekson se pjesëmarrja e Shqipërisë në Bord përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e vendit. Shqipëria parashikohet të ketë statusin e anëtarit themelues, çka i jep një rol aktiv dhe të barabartë në formësimin e vizionit, parimeve dhe arkitekturës vendimmarrëse të Bordit.

Qeveria argumenton se ky status rrit ndjeshëm profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe e pozicionon vendin si faktor stabiliteti dhe aktor paqeje, veçanërisht në proceset që synojnë zgjidhjen e konflikteve shumëvjeçare, përfshirë Lindjen e Mesme. Dokumenti e cilëson gjithashtu këtë zhvillim si konfirmim të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si funksionon Bordi i Paqes

Sipas Kartës, Bordi do të drejtohet nga një Kryetar dhe do të ketë dy struktura kryesore vendimmarrëse: Bordin e Shteteve Anëtare dhe Bordin Ekzekutiv. Vendimet do të merren me shumicë votash, por do të kërkojnë konfirmimin e Kryetarit, i cili gëzon edhe të drejtën e vetos dhe autoritetin përfundimtar interpretues.

Anëtarësimi i shteteve do të bëhet me ftesë dhe mandat trevjeçar, me mundësi rinovimi. Përjashtim bëjnë shtetet që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të parë, për të cilat nuk zbatohet kufiri trevjeçar i mandatit.

Karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke përcaktuar se Bordi nuk ka juridiksion brenda territorit të tyre dhe nuk mund t’i detyrojë të marrin pjesë në misione pa pëlqimin e shprehur.

Financimi dhe imunitetet

Bordi i Paqes do të financohet përmes kontributeve vullnetare vjetore të shteteve anëtare. Ndërkohë, organizata dhe personeli i saj do të gëzojnë personalitet juridik ndërkombëtar, si dhe privilegje e imunitete të nevojshme për ushtrimin e funksioneve, të rregulluara përmes marrëveshjeve me shtetet pritëse.

Efektet financiare për Shqipërinë

Relacioni sqaron se në këtë fazë, miratimi i projektligjit nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Megjithatë, anëtarësimi në Bord do të shoqërohet në të ardhmen me kontribute financiare vullnetare, të cilat do të përfshihen në buxhetin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe në planifikimet afatmesme buxhetore 2027–2029.

Kush e zbaton marrëveshjen

Për zbatimin e projektligjit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa për zbatimin e marrëveshjes do të përfshihen edhe Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Marrëveshja për themelimin e Bordit të Paqes është iniciativë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetet nga rezoluta nr. 2803 (2025) e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

The post Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zbardhet marrëveshja që pritet të votohet nesër në Kuvend appeared first on Albeu.com.

❌