Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 3 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë qe ndjeni për njeri-tjetrin. Beqaret do ndihen gati te fillojnë histori dashurie edhe pse personat nuk do ua mbushin 100% mendjen. Për financat do jete një dite goxha e favorshme. Mund te kryeni disa investime me tepër nëse dëshironi.

Demi

Asgjë e veçante nuk do ndodhe gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe atë çfarë do ju thotë zemra. Beqaret do kenë veçse disa takime interesante, asgjë me shume sesa aq. Duhet ende edhe pak durim. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse nuk do ja dilni dot. Sakrificat mund t’iu dëmtojnë.

Binjaket

Ka rrezik qe gjerat te mos shkojnë ashtu si ju i keni ëndërruar sot ne jetën tuaj sentimentale. Nuk do ketë momente pasionante sepse partneri do jete si stresuar për një çështje pune. Beqaret gjithashtu duhet te presin edhe pak për dashurinë e madhe. Nëse kryeni shpenzime te tejskajshme financat do dobësohen tej mase. Ruajeni gjithë kohës maturinë.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar gjate kësaj dite. Ndonjëherë atmosfera mund te behet mbytëse. Beqaret duhet te tregohen sa me te hapur dhe te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Se çfarë do bëjnë me pas e kane vete ne dore. Për financat duhet te merreni me seriozisht. Me pak maturi dhe kujdes gjendja do filloje te përmirësohet.

Luani

Do e dashuroni plot pasion personin qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe atmosfera do behet elektrizuese. Zemra do rrahe edhe me fort. Beqaret do kalojnë një dite pozitive edhe pse dashurinë ende nuk do e gjejnë. Miqtë nuk do i lënë asnjë çast te mërziten. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe probleme. Duhet shume kujdes për t’ia dale mbanë.

Virgjeresha

Do merren vendime te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do diskutoni gjere e gjate me personin qe dashuroni dhe do bini ne një mendje. Klima yjore do jete e turbullt për ata qe janë vetëm. As sot nuk pritet te mbërrijë princi i kaltër. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Do ndiheni me mire kur te kryeni ndonjë shpenzim.

Peshorja

Do kërkoni qe gjithçka te behet si doni ju gjate kësaj dite, prandaj mund te kini disa mosmarrëveshje me partnerin. Mundohuni te tregoheni sa me realiste dhe te bëni lëshime. Beqaret do mahniten nga je person dhe nuk do mendohen dy here për te filluar një lidhje. Ne fakt ky do jete një gabim. Financat do jene me te ekuilibruara se disa dite me pare.

Akrepi

Mos përfitoni nga fakti qe partneri ka shume besim tek ju për te bere gjera qe ai ne fakt nuk i dëshiron. Mund ta ktheni situatën përmbys dhe do keni probleme. Për beqaret do ketë goxha surpriza, kështu qe duhet te bëhen gati. Gjendja e te ardhurave nuk do jete aspak e mire. Nuk do i rezistoni dot tundimit për te shpenzuar pafund.

Shigjetari

Dite e qete dhe e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Harmonia, mirëqenia dhe flegrua do mbizotërojë ne jetën e tyre. Beqaret nuk duhet te dekurajohen nëse nuk ju pranohen ftesat, por duhet ta kërkojnë diku tjetër dashurinë. Financat do jene gjithë kohës te stabilizuara. Nuk do jete problem edhe po kryet ndonjë investim me tepër.

Bricjapi

Dita e sotme do jete shume e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i ndreqni edhe problemet e se shkuarës. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do e kërkojnë princin e kaltër. Nëse tregoheni te arsyeshëm me financat, gjendja do jete mjaft e ekuilibruar.

Ujori

Priten shume vështirësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Nuk do merreni vesh aspak me personin qe keni ne krah dhe kjo do sjelle debate te forta. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga ftesat qe do ju bëhen, jo t’i neglizhojnë ato. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme, por nuk duhet te kryeni çmenduri me shpenzimet.

Peshqit

Marsi nuk do krijoje me probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale, kështu qe mund te dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Beqaret me mire te mos bëjnë plane ne mënyrë qe te mos zhgënjehen me vone. Pritet te ketë disa takime te rëndësishme gjithsesi. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asgjë. Vetëm ndihme e specialisteve mund t’iu shpëtojë.

The post Horoskopi 3 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarëve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën

✇Albeu
By: M C

Kapiteni me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po aktivizohet në Premier League që nga vera.

Ai u transferua te Sunderland rreth gjashtë muaj më parë dhe me skuadrën e sapongjitur në elitë, po bën jehonë të madhe në futbollin britanik. Në një intervistë për “Suddeutsche Zeitung”, 33-vjeçari ka folur për transferimin, futbollin dhe jetën e tij.

“Kam ndjesinë se unë dhe njerëzit këtu jemi rritur në mënyrë të ngjashme: punëtorë dhe me një vullnet të fortë për të arritur diçka”.

“Prindërit e mi dikur shkuan në Basel dhe jemi me prejardhje shqiptare, nuk dinte asnjë pjestarë gjuhën, nuk kishim miq, as të afërm”.

Xhaka rrëfen më pas për ambientin ku është rritur.

“Lagjja jonë kishte arkitektë dhe këshilltarë tatimorë, por edhe alkoolistë dhe përdorues droge. Gjithçka mund të kishte shkuar në çdo drejtim për mua. Kam përfituar nga edukimi i prindërve të mi dhe nga vëllai im i madh, Taulanti”.

Sa i përket transferimit te Sunderland, mesfushori ka qenë shumë i hapur.

“Disa vendime kërkojnë kohë, por këtë e mora menjëherë”.

Xhaka ka zbuluar se pronari e telefonoi diku në muajin qershor, rreth orës 23:00.

“Në Shqipëri thonë se një telefonatë në atë orë do të thotë ose diçka e keqe, ose diçka shumë e madhe. Në fillim mendova se ishte shaka dhe nuk besoja se ishte pronari”.

“Çelësi ishte se presidenti nuk më kishte kontaktuar personalisht në asnjë nga transferimet e mia të mëparshme. Kjo më bëri shumë përshtypje”.

Kyril Louis-Dreyfus, në moshën 28-vjeçare presidenti më i ri i ligës, ishte i vendosur ta merrte Xhakën tek Sunderland.

“Unë jam një lojtar që kam nevojë të nidhem i vlerësuar dhe ai ma dha këtë ndjenjë”.

Që nga kalimi tek Sunderland, Granit Xhaka ka qenë një sukses i madh. Ai konsiderohet ndër lojtarët më të mirë të ligës, është boshti i skuadrës dhe një nga arsyet kryesore për sezonin fantastik që po zhvillon ekipi deri më tani.

“Para së gjithash, duam të sigurojmë qëndrimin në ligë; gjithçka tjetër është bonus. Deri tani nuk e kemi diskutuar asnjëherë renditjen në dhomat e zhveshjes. E di nga përvoja se gjysma e dytë e sezonit mund të jetë më e vështirë. Kemi potencial dhe duhet të vazhdojmë të besojmë tek vetja, atëherë mund të kemi një sezon të suksesshëm. Për sa kohë jam i shëndetshëm, në formë dhe i uritur. Shumë trajnerë më kanë këshilluar: luaj sa më gjatë të jetë e mundur. Gjithçka tjetër mund të bëhet më vonë”.

Sa i përket së ardhmes pas futbollit, gjithçka mbetet e hapur, por Xhaka ka zbuluar se po investon seriozisht edhe në një karrierë të mundshme si trajner.

“Katër ose pesë vjet më parë, kur isha te Arsenali, fillova të punoja për licencën e trajnerit. Tani e kam licencën A. Kjo më ndihmon, bashkë me moshën dhe përvojën, ta shoh futbollin nga një këndvështrim tjetër. Tani dua t’i bëj lojtarët e tjerë më të mirë: përmes paraqitjeve, motivimit dhe lidershipit”.

The post Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarëve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën appeared first on Albeu.com.

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

✇Albeu
By: M C

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Sulmet ndodhën disa ditë para një mbledhjeje të planifikuar të qeverisë libaneze, ku komandanti i ushtrisë pritet t’i raportojë kabinetit për largimin e pranisë ushtarake të Hezbollahut nga zona pranë kufirit me Izraelin, raporton AP.

Sipas mediave shtetërore libaneze, sulmet ajrore goditën disa zona në jug të Libanit, përfshirë rajonin e njohur si “Apple Province” dhe periferitë e fshatrave Ansar dhe Zrariyeh. Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kanë goditur objekte infrastrukturore të Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor.

Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut nisi më 8 tetor 2023, një ditë pas sulmit të militantëve të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor, kur Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë solidariteti me Hamasin.

The post Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Njoftimi Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të […]

Moti i keq, qindra anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportin e Amsterdamit

Qindra fluturime pritet të anulohen në aeroportin Ndërkombëtar Schiphol në Amsterdam

Gjithashtu njoftohet se mund të ketë edhe vonesa për shkak të borës dhe akullit, raportoi agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar njoftimin zyrtar nga aeroporti.

Schiphol, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar sot dhjetëra fluturime për të njëjtën arsye. Probleme të ngjashme raportohen edhe në aeroportin e Eindhovenit.

Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plagosur

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga ortekët në Alpet italiane. Erërat e forta vështirësuan operacionet e shpëtimit. Një ortek fillimisht goditi Luginën Maira jugperëndimore të Alpeve, pranë kufirit francez në rajonin italian të Piemontes, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas Shërbimit të Ndihmës së Parë Alpine.

Ndërsa një nga të plagosurit është në gjendje kritike. Ekipet e shpëtimit u nisën në këmbë nga lartësi më të ulëta pasi erërat e forta i penguan ekipet e helikopterëve të arrinin në vendngjarje, tha agjencia në një deklaratë.

Ndërkohë orteku i dytë ndodhi pranë Pragelato, një vendpushim i njohur skish rreth 60 kilometra në perëndim të Torinos. Një grua që ishte bllokuar arriti të lirohej, por nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të lëndimeve të saj.

Ekipet e shpëtimit po punonin për ta shpëtuar, ndërsa helikopterët ishin përsëri të kufizuar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Në rajonin verilindor italian të Venetos, një ortek në shpatin Vaio Gabene në Dolomitet e Vogla vrau një skiator 50-vjeçar, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

Banorja Big Brother Vip Kosova 4, Bia, ka rrëfyer linjen e saj të jetës. Ajo rrëfeu se babai i saj kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj saj dhe vëllait të saj. Ajo foli për herë të parë se kishte filluar të merrej me “OnlyFans” kur ishte 17 vjeçe.

“Unë vij nga një familje tradicionale romune. Jeta ishte e vështirë nga fillimi. Babi me mamin ishin bashkë vertëm derisa mami tha “stop”, sepse babi ishte agresiv me mamin. Shkuam në Itali. Babi na rrihte shumë, mua dhe vëllain. Ai ishte i dhunshëm edhe kur unë isha bebe. Babai im na vendoste pirunj në duart e tona. Në një verë na la te nëna, dhe vëllai im qëndroi, babi erdhi të më merrte. Ai më ndau mua dhe vëllain”.

“U larguam pastaj në Mallorca, isha 15 kur e lashë Mallorcen, shkova në Rumani. E zbulova OnlyFans ,kur isha 17 vjeç. Pata shumë sukses në një kohë të shkurtër, dhe shumë para, dhe wow. Maksimuni në një muaj ishte 35 mijë dollars. Ma ndërroi jetën përgjithmonë. Është një platformë. Nuk i bie pishman”.

Ajo rrëfeu edhe ndarjen me nënën dhe mos-takimin me të kur ajo pati vetëm 24 orë jetë.

Bia tha se është krenare me vetën, dhe shtoi se “është pikëlluese për të, pasi askush nuk e pret jashtë shtëpisë së BBVK”.

The post U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës appeared first on iconstyle.al.

Angelina Jolie vizitë në pikën kufitare në Rafah, takohet me palestinezët dhe punonjësit

Aktorja dhe humanistja amerikane Angelina Jolie përsëriti sot mbështetjen e saj për palestinezët gjatë një vizite në qytetin Arish të Egjiptit dhe në pikëkalimin kufitar Rafah, ku ajo pa nga afër pikat kryesore të ndihmës humanitare për Gazën.

Sipas gazetës shtetërore “Al-Ahram”, Jolie tha se ishte “e nderuar” që u takua me vullnetarë të ndihmës humanitare në pikëkalim, ku ishte e shoqëruar nga një delegacion amerikan dhe u prit nga ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë.

Një vullnetar i Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane i tha aktores fituese të çmimit “Oscar” dhe ish-të Dërguarës së Posaçme të OKB-së për Refugjatët se mijëra kamionë me ndihma po presin në pikëkalim për të dërguar asistencë urgjente për 2,2 milionë banorët e Gazës.

Gjatë vizitës, Jolie, 50 vjeçe, vizitoi pika kyçe në gjithë zonën, duke inspektuar depot logjistike të dedikuara për mbështetjen e palestinezëve në Gaza dhe duke parë nga afër përpjekjet e Egjiptit për të pranuar dhe shpërndarë ndihmën humanitare.

Sipas raportimeve, aktorja ka njoftuar gjatë vizitës edhe planet për të ngritur një fshat ndihme për fëmijët jetimë në Gaza, duke ofruar një strehë të sigurt për ata që kanë humbur familjarët në sulmet izraelite.

Ajo ka shpjeguar se projekti do të sigurojë strehim, kujdes shëndetësor, arsim dhe mbështetje psikologjike, duke theksuar se fëmijët e Gazës meritojnë jetë dhe shpresë, ashtu si të gjithë fëmijët në mbarë botën.

The post Angelina Jolie vizitë në pikën kufitare në Rafah, takohet me palestinezët dhe punonjësit appeared first on iconstyle.al.

Zelensky ndryshon edhe ministrin e Mbrojtjes, ia beson ushtrinë një 34-vjeçari!

✇Albeu
By: M C

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ndryshuar të gjithë kupolën ushtarake të Ukrainës.

Ai njoftoi sot qëllimin e tij për të zëvendësuar Ministrin e Mbrojtjes Denys Shmyhal, duke ia ofruar këtë pozicion 34-vjeçarit Mykhailo Fedorov, deri më tani Ministër i Transformimit Dixhital.

“Kam vendosur të ndryshoj strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. I ofroj Mykhailo Fedorov pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës”, tha Zelensky në një videomesazh të publikuar sonte.

Siç tha Zelensky, “Mykhailo është shumë i përfshirë në çështjet që lidhen me mjetet ajrore pa pilot dhe po punon shumë efektivisht në dixhitalizimin e shërbimeve dhe proceseve publike”.

Presidenti ukrainas nuk e justifikoi vendimin e tij për të zëvendësuar Ministrin aktual të Mbrojtjes Denys Shmyhal, një ish-kryeministër që e kishte emëruar në këtë pozicion disa muaj më parë, në korrik 2025.

Mykhailo Fedorov u emërua Ministër i Transformimit Dixhital në vitin 2019. Ai nuk është i njohur gjerësisht dhe ka pak përvojë në pozicione qeveritare.

Më herët gjatë ditës, Zelensky njoftoi gjithashtu emërimin e shefit të inteligjencës ushtarake Kirill Budanov si shef të stafit të tij.

Budanov zëvendëson Andriy Yermak, i cili dha dorëheqjen në nëntor për shkak të një skandali korrupsioni që shkaktoi zemërim publik ndërsa Ukraina lufton për mbijetesë mes pushtimit të vazhdueshëm rus.

The post Zelensky ndryshon edhe ministrin e Mbrojtjes, ia beson ushtrinë një 34-vjeçari! appeared first on Albeu.com.

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë hapet për qarkullim, policia jep paralajmërimet për drejtuesit e mjeteve

✇Albeu
By: M C

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është rikthyer në funksion normal, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës janë ende të pranishme në terren për të garantuar sigurinë e qarkullimit.

Në zonat ku ka prezencë të akullit, po vazhdon kriposja e rrugës, ndërsa disa segmente janë prekur nga reshjet e shiut, gjë që kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore apelon që shpejtësia të moderohet, vigjilenca gjatë drejtimit të mjetit të rritet, dhe udhëzimet e forcave të rendit të ndiqen me përpikëri për parandalimin e aksidenteve.

The post Aksi rrugor Tropojë–Valbonë hapet për qarkullim, policia jep paralajmërimet për drejtuesit e mjeteve appeared first on Albeu.com.

E akuzoi Fjollën se ka ndarë burrin nga familja, Valdrin Sahiti i ashpër me Labin

✇Albeu
By: M C

Një debat i fortë dhe emocional ka shpërthyer së fundmi në studio, ku opinionisti Valdrin Sahiti reagoi ashpër ndaj deklaratave të Labinot Labi, pasi ky i fundit kishte akuzuar këngëtaren Fjolla Morina se kishte ndarë një burrë nga familja e tij.

Sahiti e cilësoi këtë qasje si të gabuar dhe të padrejtë, duke theksuar se në kohët moderne askush nuk mund t’ia “marrë” dikujt bashkëshortin apo bashkëshorten, pasi vendimet janë personale dhe përgjegjësia bie mbi individët vetë. Ai u shpreh prerë se gjykime të tilla nuk i përkasin shoqërisë së sotme.

“Unë nuk e di kush t’i ka mësuar këto, sepse askush nuk mund të ndajë apo t’ia marrë gruan apo burrin askujt. Nuk jemi më në kohën e gurit. Pavarësisht lojës, njerëzit nuk gjykohen kështu,” tha Sahiti, duke shtuar se mentalitete të tilla janë të vjetruara dhe dëmtojnë figurën e grave në shoqëri.

Opinionisti vijoi më tej, duke theksuar se një burrë nuk duhet të sillet në atë mënyrë ndaj Fjolla Morinës, e cila është nënë e dy vajzave. Sipas tij, përgjegjësia morale dhe respekti ndaj një gruaje dhe nëne duhet të jenë mbi çdo strategji loje apo debat televiziv.

Nga ana tjetër, tensioni emocional u reflektua edhe te vetë Fjolla Morina. Në dhomën e rrëfimeve, ajo u shfaq dukshëm e prekur, duke pranuar se situata e kishte rënduar psikologjikisht. Mes lotësh, këngëtarja theksoi se është një person shumë i ndjeshëm dhe se mënyra se si po zhvillohej loja mes banorëve e kishte lënduar.

“Jo presioni, por mënyra se si po e bëjnë lojën mes vete. Unë jam tip emocional, kam emocione, jam me shpirt të madh dhe shumë e ndjeshme,” u shpreh Fjolla, duke mos i fshehur lotët.

The post E akuzoi Fjollën se ka ndarë burrin nga familja, Valdrin Sahiti i ashpër me Labin appeared first on Albeu.com.

Prej orësh të bllokura në trafik, rëndohet situata në Prrenjas-Elbasan

✇Albeu
By: M C

Situata në aksin kombëtar Prrenjas-Elbasan vijon të jetë alarmante, pasi prej orësh, automjetet nuk po lëvizin, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero.

Bëhet me dije se bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos të plotë në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa mungesa e lëvizjes po e përkeqëson edhe më tej situatën.

Qarkullimi vijon të jetë i paralizuar, pa shenja përmirësimi, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete për një kohë të gjatë.

Shkaqet për fluksin e këtij trafiku janë fluksi i lëvizjeve në këtë fillim viti dhe ngricat e si pasojë rënies së ndjeshme të temperaturave.

The post Prej orësh të bllokura në trafik, rëndohet situata në Prrenjas-Elbasan appeared first on Albeu.com.

Megi Pojani do të martohet këtë verë! Këngëtari i zbulon sekretin

✇Albeu
By: M C

Më 1 Janar, u transmetua E Diella e parë, një episod special që solli për publikun një atmosferë festive, plot muzikë, nostalgji dhe surpriza të papritura.

Studioja u kthye në një festë të vërtetë, ku artistë dhe moderatorë kënduan e festuan së bashku, duke krijuar një klimë të ngrohtë dhe pozitive për teleshikuesit.

Por momenti që rrëmbeu vëmendjen dhe u kthye menjëherë në lajmin surprizë të ditës, ishte deklarata e këngëtarit Sinan Hoxha.

Teksa ndodhej në studio dhe bisedonte me moderatoren Megi Pojani, Sinani zbuloi se gjatë një bisede në tavolinë, Megi i kishte kërkuar që ai të ishte pjesë e një momenti shumë të rëndësishëm personal.

Me tone humori, por edhe seriozitet, këngëtari bëri publik lajmin që shkaktoi reagime dhe të qeshura në studio:

“Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për vitin 2026. Më 12 gusht martohet.”

Deklarata e Sinanit u prit me entuziazëm dhe habi nga të pranishmit, ndërsa kamera u fokusua menjëherë te Megi Pojani, e cila, pa hezitim, e konfirmoi lajmin me një përgjigje të shkurtër, por domethënëse:

Kujtojme se Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë bashkë prej disa vitesh edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë publikisht, fotot dhe videot në vendet e njëjta e kanë vërtetuar romancën e tyre.

The post Megi Pojani do të martohet këtë verë! Këngëtari i zbulon sekretin appeared first on Albeu.com.

Janar i “ëmbël”, sulmuesi i Vllaznisë e nis vitin me celebrimin e dashurisë

✇Albeu
By: M C

Sulmuesi i Vllaznisë, Lirim Kastrati e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të ëmbël të mundshme. Kjo pasi futbollisti i cili luan për ekipin e Shkodrës, surprizoi ndjekësit me foton e postuar në rrjetin e tij social “Instagram”.

Në foton e hedhur futbollisti ka në krah partneren e tij Sara Hajrullahu, duke treguar disa nga momentet e bukura të celebrimit të tyre. Dyshja mjaft simpatike duken shumë të lumtur krahë njëri tjetrit ku Lirimi ishte i veshur me një kostum mjaft elegant dhe Sara e cila ishte e veshur me të bardha dhe ka një buqetë shumë të bukur me trëndafila të kuq.

Ndërsa sulmuesi e ka shoqëruar postimin dhe me shkrimin: Zoti dhe Zonjusha Kastrati!

The post Janar i “ëmbël”, sulmuesi i Vllaznisë e nis vitin me celebrimin e dashurisë appeared first on Albeu.com.

Tensionet rreth Tajvanit në Azi/ Xi pret presidentin e Koresë së Jugut në Pekin, ja çfarë kërkon Kina

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Kinës Xi Jinping do të presë Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung në një vizitë shtetërore që fillon të dielën, ndërsa Pekini kërkon të forcojë lidhjet me Seulin mes tensioneve në rritje me Japoninë për shkak të Tajvanit.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë arritën në pikën më të ulët në vite, pasi kryeministri japonez Sanae Takaichi sugjeroi në nëntor se Tokio mund të ndërmerrte veprime ushtarake nëse Pekini sulmonte Tajvanin.

Vizita e Lee do të shënojë takimin e tij të dytë me Xi në vetëm dy muaj, një interval jashtëzakonisht i shkurtër që, thonë analistët, sinjalizon interesin e madh të Kinës për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin.

Koha e ftesës për një vizitë shtetërore e para e Lee-së në Kinë që nga marrja e detyrës në qershor është gjithashtu një veprim i llogaritur për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht përpara se udhëheqësi i Koresë së Jugut të vizitojë Japoninë, thonë ata.

“Kina dëshiron ta theksojë rëndësinë e Koresë së Jugut pak më shumë se më parë. Duket se Kina ka vendosur strategjikisht se do të ishte më mirë që (Lee) të vizitonte Kinën përpara se Koreja e Jugut të mbajë përsëri një samit me Japoninë”, tha Kang Jun-young, profesor i ekonomisë politike në Universitetin e Studimeve të Jashtme Hankuk.

The post Tensionet rreth Tajvanit në Azi/ Xi pret presidentin e Koresë së Jugut në Pekin, ja çfarë kërkon Kina appeared first on Albeu.com.

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi 97% të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa rreth 3% e votave nga vendvotimet dhe votat e diasporës ende pritet të ndikojnë në renditjen përfundimtare dhe numrin e mandateve.

Nga rezultatet aktuale, kandidatët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje që aktualisht sigurojnë mandat deputeti janë:

Albin Kurti – 342,174 vota
Glauk Konjufca – 264,801 vota
Albulena Haxhiu – 139,263 vota
Hekuran Murati – 139,239 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 124,010 vota
Xhelal Sveçla – 110,395 vota
Hajrulla Çeko – 99,587 vota
Avni Dehari – 91,338 vota
Mimoza Kusari Lila – 81,306 vota
Ejup Maqedonci – 77,820 vota
Shqipe Mehmeti Selimi – 64,269 vota
Andin Hoti – 55,411 vota
Arben Vitia – 52,815 vota
Saranda Bogujevci – 41,025 vota
Alban Bajrami – 38,688 vota
Edona Llalloshi – 33,971 vota
Rufki Suma – 33,673 vota
Mefail Bajqinovci – 32,892 vota
Jeta Statovci – 31,621 vota
Nezir Kraki – 31,247 vota
Adriana Matoshi – 30,112 vota
Ardian Gola – 30,062 vota
Armend Muja – 28,450 vota
Haxhi Avdyli – 27,806 vota
Adelina Grainca – 27,018 vota
Albena Reshitaj – 24,188 vota
Blerim Gashi – 23,674 vota
Taulant Kelmendi – 23,256 vota
Artane Rizvanolli Berisha – 22,798 vota
Arbër Rexhaj – 22,657 vota
Fitore Pacolli Dalipi – 22,639 vota
Agim Bahtiri – 22,626 vota
Hysen Durmishi – 22,524 vota
Labinotë Demi Murtezi – 22,493 vota
Dimal Basha – 22,459 vota
Arjeta Fejza – 22,200 vota
Arbëreshë Kryeziu Hyseni – 22,105 vota
Fatos Geci – 22,016 vota
Artan Abrashi – 21,951 vota
Arbërie Nagavci – 21,308 vota
Enver Haliti – 21,308 vota
Valon Ramadani – 20,460 vota
Liza Gashi – 19,688 vota
Adnan Rrustemi – 19,279 vota
Jeton Raka – 18,552 vota
Fatmire Kollçaku – 18,270 vota
Arsim Ademi – 18,203 vota
Drita Pajaziti – 18,071 vota
Fitim Haziri – 17,938 vota
Fjolla Ujkani – 17,442 vota
Sylejman Meholli – 17,180 vota
Rozeta Hajdari – 17,177 vota
Valon Hoti – 17,030 vota
Salih Zyba – 16,838 vota

Derisa kater kandidatet e mëposhtëm luftojnë për dy mandatet e fundit, respektivisht atë të 55 dhe 56.

Naim Bardiqi – 16,620 vota
Vigan Qorrolli – 16,542 vota
Ilir Kërçeli – 16,384 vota
Fahrush Rexhepi – 16,180 vota

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Viti 2025 shënoi një kthesë interesante në mënyrën si e jetojmë, e shfaqim dhe e ndajmë jetën tonë. Gjërat që dikur konsideroheshin “status”, sot duken të zakonshme, ndërsa ajo që vlerësohet gjithnjë e më shumë është qetësia, privatësia dhe natyralja. Me hyrjen në vitin 2026, disa trende duken se e kanë konsumuar ciklin e tyre dhe po mbeten pas.

Modeli i ekspozimit të vazhdueshëm online po humbet terren. Postimet e përditshme, rrëfimet personale dhe jeta “live” për publikun nuk duken më aspiruese, por të lodhshme. Shumë përdorues po zgjedhin të jenë më selektivë, ose të padukshëm.

Fundi i mani-së së shisheve gjigante

Hidratimi mbetet prioritet, por shishet voluminoze të ujit, dikur simbol i stilit “wellness”, po shihen gjithnjë e më pak si trend dhe më shumë si teprim. ChatGPT dhe mjetet e tjera të AI nuk janë më surprizë. Përkundrazi, përdorimi i tyre për detyra bazike po ngre pyetje mbi kreativitetin dhe përpjekjen personale, duke e kthyer autenticitetin në vlerë të shtuar.

Rënia e entuziazmit për injeksionet e dobësimit

Pas një viti debatesh, efektesh anësore dhe pritshmërish të paplotësuara, interesi masiv për injeksionet për humbje peshe po zbehet. Diskutimi publik po zhvendoset drejt shëndetit afatgjatë dhe jo zgjidhjeve të shpejta.

Labubu dhe objektet “must-have”

Kukullat që u shndërruan në obsesion koleksionistësh në 2025-ën po humbasin vlerën simbolike. Kur çdo gjë bëhet e aksesueshme, magjia zhduket.

Bukuria pa filtra ekstremë

Standardet e bukurisë po ndryshojnë sërish. Pamjet e stërpunuara po zëvendësohen nga tipare më reale, ndërhyrje më të lehta – ose aspak – dhe një qasje më e sinqertë ndaj trupit. 2026 duket se po nis si një vit i pastrimit, më pak trende, më shumë zgjedhje personale.

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut.

Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor, shkruan A2 CNN.

Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut. Lëvizja është rivendosur në sajë të ndërhyrjes në terren, ku ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Prefekti i Qarkut është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes strukturave përgjegjëse për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë. Në rast nevoje ose problematikash, qytetarët ftohen të komunikojnë menjëherë me Policinë e Shtetit ose shërbimet e emergjencave.

22:47 Donald Trump ul ndjeshëm tarifat për makaronat italiane

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të ulë ndjeshëm tarifat e propozuara për importet e makaronave italiane, duke tërhequr një plan që rrezikonte të çonte në rritje të forta çmimesh për konsumatorët në SHBA.

Fillimisht, Departamenti Amerikan i Tregtisë kishte paralajmëruar tarifa deri në 91.74% për makaronat e prodhuara nga 13 kompani italiane, duke i akuzuar ato për shitje me çmime nën vlerën normale të tregut, praktikë e njohur si “dumping”. Duke qenë se mbi produktet nga Bashkimi Evropian tashmë aplikohet një tarifë bazë prej 15%, taksimi total do të kishte kaluar 100% të vlerës së produktit.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se SHBA ka rishikuar qëndrimin, duke e cilësuar këtë si një njohje të bashkëpunimit konstruktiv të kompanive italiane./mxh

❌