Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS

Ky vit 2026 është një vit shumë i veçantë për të gjithë fansat e botës së BTS, grupit më të dëgjuar të K-pop që ka thyer disa rekorde vitet e fundit. Artistët e Koresë së Jugut do të rikthehen në skenë në mars, pas pothuajse katër vitesh pauze gjatë së cilës anëtarët e tyre u detyruan të kryenin shërbimin ushtarak në vendin aziatik.

“Septeti kthehet në skenë në një mënyrë shumë të pritur për të performuar drejtpërdrejt në të gjithë botën në Netflix , e përfshirë në të gjitha planet”, njoftoi platforma e transmetimit, e cila do ta ofrojë ngjarjen historike më 21 mars.

Koncerti do të zhvillohet në Sheshin Gwanghwamun, i cili ndodhet pikërisht përpara Pallatit Gyeongbokgung në Seul. Do të jetë vetëm një ditë pasi albumi i tyre i ri, i titulluar ‘Arirang’, të dalë në shitje në të gjithë botën, sipas EFE.

Ky është rikthimi i BTS pasi kënga “Proof” pushtoi botën në vitin 2022, dhe koncerti do të jetë pika e fillimit të një turneu botëror që do të fillojë më 9 prill dhe do ta çojë grupin në vende të ndryshme të botës, përfshirë Spanjën. Ata do të performojnë më 26 dhe 27 qershor në kryeqytetin e vendit, Madrid, në dy shfaqje që do të kenë të njëjtën skenë: Riyadh Air Metropolitano, shtëpia e Atletico Madrid.

Po kështu, Netflix do të ofrojë edhe një dokumentar tjetër rreth BTS. Më 27 mars, do të shfaqet premiera e projektit ‘BTS: THE RETURN’, i cili do të ketë si pikënisje ndarjen e grupit për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ribashkimin gradual të anëtarëve, fillimin e albumit të ri dhe javët para përgatitjeve për turneun e tyre botëror dhe koncertin e tyre të lartpërmendur më 21 mars.

The post Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS appeared first on iconstyle.al.

A ka dikë jashtë? Brikena sqaron zërat pas surprizës së Mateos

Pas surprizës romantike që Mateo i bëri Brikenës në spektaklin e kaluar të Big Brother VIP Albania, marrëdhënia mes tyre ka qenë në qendër të vëmendjes brenda shtëpisë. Reagimi i ftohtë i Brikenës ndaj këtij gjesti nuk kaloi pa u vënë re, duke nxitur menjëherë dyshime mes banorëve se ajo mund të ketë një lidhje jashtë shtëpisë.

Spekulimet u përhapën, por Brikena vendosi t’i japë fund zërave, duke i mohuar kategorikisht. Ajo u shpreh se nuk ka askënd jashtë dhe se, nëse do të kishte një lidhje, kjo gjë do të ishte bërë e ditur tashmë. Sipas saj, nuk ka asgjë për të fshehur dhe çdo interpretim tjetër është i pabazë.

Nga ana tjetër, Mateo u shfaq i qetë dhe i matur përballë situatës. Ai theksoi se reagimi i Brikenës është plotësisht i kuptueshëm, duke marrë parasysh presionin e lojës dhe ekspozimin emocional që sjell një surprizë e tillë në sy të publikut. Pikërisht për këtë arsye, ai tha se nuk dëshiron ta vërë në pozitë të vështirë dhe i ka kërkuar vetëm një gjë: kohë për t’u njohur më mirë.

Brikena, nga ana e saj, ishte e sinqertë në qëndrimin e saj. Ajo pranoi se nuk ka pëlqim romantik për Mateon, por shtoi se ka vendosur t’i japë një mundësi njohjeje, pa pritshmëri dhe pa presion.

The post A ka dikë jashtë? Brikena sqaron zërat pas surprizës së Mateos appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi 4 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë ditës. Venusi do të ndikojë në dashuri pozitivisht dhe do të mund të keni diçka të bukur. Në punë, mos kërkoni të pamundurën, por mundohuni që të kënaqeni me çka keni.

Demi

Lini pas shpine gjithë ata që nuk ju duan dhe që nuk ju marrin në konsideratë siç dëshironi. Marsi do të ketë ndikim negativ, por komunikimi në këtë moment do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Në punë duhet të sqaroni çdo gjë që nuk shkon.

Binjakët

Duhet të qëndroni pozitiv dhe të tregoheni të kujdesshëm me nervozizmin. Duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë njohje të reja. Në punë, këshillohet që të ruani qetësinë.

Gaforrja

E mërkura do të mbyllet me një lodhje ekstreme. Në dashuri gjërat do të ecin mirë dhe do të ketë rikuperim. Ndërsa në punë duhet të rrini të qetë dhe të mundoheni që të mos acaroheni, gjë e cila do të jetë e vështirë në këto momente.

Luani

Ju pret një ditë pozitive, por mundohuni që të mos lodheni shumë. Në dashuri keni mundësi që të kapërceni një krizë, pasi emocionet e reja do të dominojnë. Në punë keni nevojë për ndryshim.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë mjaft e komplikuar, thuajse trysnuese. Duhet durim për të kaluar vështirësitë. Ndikimi i kundërt i Venusit nuk do ua bëjë aspak të lehtë ditën. Përmirësime priten në sferën profesionale.

Peshorja

Gjatë kësaj dite duhet të sforcoheni në mënyrë që të bëni që të funksionojnë gjërat në dashuri. Nëse ka pasur probleme, duhet ti zgjidhni. Me financat duhet të bëni kujdes.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim pozitiv në dashuri. Keni nevojë për organizim, në mënyrë që të shijoni çdo moment. Në punë, nëse keni pasur probleme apo debate, ka ardhur momenti për ti kapërcyer.

Shigjetari

Në dashuri mund të ketë probleme dhe debate, ku zgjidhja e tyre do të varet vetëm nga partneri/ja. Në punë, Saturni do të plotësojë dëshirën për ndryshim.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni në ankth dhe nervoz. Shqetësimet nuk do të mungojnë. Ndikimi i kundërt i Hënës do të krijojë disa shqetësime, shkruan noa.al. Në punë, keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ku edhe zemrat e vetmuara do të kenë mundësi të njohin dikë. Duhet bërë kujdes veçse me luhatjet e humorit. Në punë mundohuni që të ruani qetësinë, por irritimi gjatë kësaj dite është thuajse i pashmangshëm.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por kjo gjë nuk mjafton, pasi në dashuri do të ketë sërish probleme. Nëse jeni vetëm do të merrni përgjigje pozitive, por do të ketë shumë gjëra mbi të cilat duhet të reflektoni. Marrja e një vendimi, nuk do të jetë aq e lehtë sa e kishit menduar.

The post Horoskopi 4 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Iu afrua aeroplanmbajtësit amerikan, SHBA-ja rrëzon një dron iranian

✇Albeu
By: M C

Ushtria amerikane e ka rrëzuar një dron iranian që “në mënyrë agresive” po i afrohej aeroplanmbajtësit USS Abraham Lincoln në Detin Arabik, tha ushtria amerikane përmes një njoftimi më 3 shkurt.

Droni iranian Shahed-139 po fluturonte drejt aeroplanmbajtësit “me qëllim të paqartë” dhe u rrëzua nga një avion luftarak amerikan F-35, u tha në njoftim.

“Një avion luftarak F-35C nga aeroplanmbajtësi Abraham Lincoln e rrëzoi dronin iranian në vetëmbrojtje, me qëllim mbrojtjen e aeroplanmbajtësit dhe personelit në bord”, tha kapiteni i Marinës amerikane, Tim Hawkins, zëdhënës në Komandën Qendrore të ushtrisë amerikane.

Ai shtoi se asnjë pjesëtar i ushtrisë amerikane nuk është lënduar gjatë incidentit dhe asnjë pajisje e ushtrisë nuk ka pësuar dëme.

Incidenti ndodhi në kohën kur diplomatët po përpiqen të organizojnë bisedime bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së dhe mes paralajmërimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, se luftanijet amerikane janë nisur drejt Iranit dhe se “gjëra të këqija” mund të ndodhin nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Ushtria amerikane ka dislokuar në afërsi të brigjeve të Iranit një grup sulmues detar, të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln.

Presidenti Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e një veprimi ushtarak ndaj Iranit, si kundërpërgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave antiqeveritare që shpërthyen në fund të dhjetorit në mbarë Iranin./REL

The post Iu afrua aeroplanmbajtësit amerikan, SHBA-ja rrëzon një dron iranian appeared first on Albeu.com.

Merrnin rryshfet e shkelin rregullat e qarkullimit/ Policia e Shtetit pezullon 5 efektivë, mes tyre edhe efektivi që iu përgjigj me armë autorëve gjatë atentatit në Rrilë të Lezhës

✇Albeu
By: M C

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra 5 punonjës policie. Blutë sqarojnë, se dy prej këtyre efektivëve, të cilët punonin në Fier, janë pezulluar nga detyra pas qarkullimit të një video, ku njëri prej tyre dukej se po merrte ryshfet nga një drejtues automjeti, për të shmangur gjobën.

Gjithashtu edhe ndaj dy efektivëve të sipërpërmendur ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë për këtë rast. Ndërkohë Policia e Shtetit ka pezulluar edhe tre efektivë të tjerë, punonjës në Komisariatet e Lezhës, Matit e Krujës, mes tyre edhe Besart Kovaçi. Ky i fundit është i përfshrië në në atentatin në berberhane të dielën në Lezhë, i cili qëlloi 10 herë me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku duken dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, njëri prej të cilëve dyshohet se ka marrë ryshfet nga drejtuesi i automjetit për të shmangur masën administrative, ju informojmë se:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor Sh. Ç. dhe inspektor I. L., me detyrë trupë shërbimi trafiku urban/interurban në Seksionin e Trafikut Urban/Interurban, në Sektorin e Policisë Rrugore, në DVP Fier, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121, pika 1, germa “m”, e Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë imazhin e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.

Pezullimi disiplinor u bë pasi, duke qenë në shërbim, kanë kryer veprime në shkelje të procedurave standarde të punës gjatë kontrollit të një drejtuesi mjeti, si dhe dyshohet për kryerje të veprimeve korruptive. Ndaj këtyre punonjësve ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale janë pezulluar nga detyra edhe tre punonjës policie, konkretisht:

– Inspektor B. K., i cili më datë 02.02.2026 është ndaluar me urdhër të Prokurorit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrilë të Lezhës më datë 01.02.2026.

– Inspektor E. P., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mat, pasi dyshohet për përdorim të lëndëve narkotike.

– Inspektor E. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, pasi më datë 02.02.2026 është arrestuar nga AMP, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

The post Merrnin rryshfet e shkelin rregullat e qarkullimit/ Policia e Shtetit pezullon 5 efektivë, mes tyre edhe efektivi që iu përgjigj me armë autorëve gjatë atentatit në Rrilë të Lezhës appeared first on Albeu.com.

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso për të kuptuar se ku po shkon vërtet. Në punë, je i etur për shpengim, por ki kujdes nga shpërthimet nervore: jo të gjithë mund ta mbajnë ritmin tënd. Në dashuri, ata që janë në […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026 appeared first on BoldNews.al.

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Lordi Mendelson njoftohet se tashmë do hetohet nga policia britanike pas dosjeve të dala nga skandali me ish-financiarin e ndjerë amerikan i akuzuar për krime seksuale, Jeffry Epstein.

Ka qenë kryeministri britanik Sir Keir Starmer gjatë mbledhjes me ministrat kryesorë të kabinetit këtë të martë, që përsëriti faktin se Mendelson, ish-ambasadori britanik në Uashington deri vitin e kaluar, një nga figurat kryesore të qeverive laburiste të kohës së Toni Blair dhe Gordon Braun, nuk duhet të jetë më as në Dhomën e Lartë të parlamentit, në Dhomën e Lordëve.
Qeveria britanike është duke hartuar ligje që do t’i ndalonin Lordit Mendelson mbajtjen e titullit Lord dhe se qeveria do bashkëpunojë me Policinë për çdo hetim.

Një hetim paraprak i dokumentave të lëshuara në lidhje me pedofilin amerikan Jeffrey Epstein nga Departamenti amerikan i Drejtësisë ka zbuluar se në to gjenden email-e që përmbajnë informacione sensitive për tregjet, pas krizës financiare të vitit 2008.

Nga dosja ende e pa shqyrtuar deri në fund, konfirmojnë lidhjen e jashtëzakonshme mes Mendelson dhe Epstein, të cilat vazhduan edhe pas burgosjes për krime seksuale. Nga dokumentat rezulton se në këto dokumente Lordi Mendelson përmendet 6 mijë herë. Në to përfshihen edhe email-e me këshilltarët kryesorë të qeverisë britanike të kohës kur diskutohet për shitje asetesh në vlerën e 20 miliardë dollarëve në kuadër të politikave të qeverisë britanike për taksat.

Duket se Lordi Mendelson i ka kaluar ish-financierit pedofil, i cili ndërroi jetë në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019, edhe këshillat tejet sekrete dhe të ndjeshme që i ishin dhënë ish-kryeministrit britanik Gordon Braun që pasoi në atë post Toni Blair në kulmin e krizës financiare. Këto informacione do kishin qenë mjaft të vlefshme për çdo bankë dhe institucion financiar. Në dokumentin e dërguar Epstein shkruhej “një shënim interesant që i ka mbërritur në tavolinë Kryeministrit”.

Në një email tjetër Mendelson i ka dhënë Epstein një njoftim paraprak këshillimor për një bailout në vlerën e 500 miliardë eurove të Eurozonës, potencialisht duke i lejuar financierit pedofil të përfitojë financiarisht përpara marrëveshjes që do njoftohej zyrtarisht të nesërmen. Lordi Mendelson njoftoi mikun e tij amerikan një natë para kur të nesërmen Gordon Braun do të jepte dorëheqjen si kryeministër i Britanisë.

Lordi Mendelson, një gej i njohur, njihet edhe si arkitekt i Partisë së Re Laburiste britanike të qendrës së majtë e dalë në kohën e kryeministrit Toni Blair.

Përveç hetimit penal që mund të marrë një dënim të gjatë, nëse shpallet fajtor për veprat që parashihen, Lordi Mendelson me siguri matematikore do t’i hiqet edhe titulli Lord, duke i dhënë në mënyrën më të shëmtuar fund karrierës së tij në politikën britanike, e tronditur nga skandali Epstein, i cili mesa duket është në fillesat e tij.

“Berisha nuk prodhon më politikë”, Mahmutaj: Idetë i ka pasur të kopjuara përherë

Gazetari Fatos Mahmutaj tha se balancat e një qeverisjeje i bën opozita, ndërsa Berisha, sipas tij, po prodhon vetëm kaos për të qëndruar në qendër të vëmendjes.

Mahmutaj tha se Berisha nuk prodhon më politikë dhe se sulmet e tij të vazhdueshme janë forma të vjetra manipulimi pa përmbajtje reale.

Sipas gazetarit, pas dy mandateve qeverisëse dhe 30 vitesh në politikë, Berisha ka humbur mbështetje nga një palë zgjedhje në tjetrën, duke dëshmuar dështimin e opozitës për të kryer siç duhet rolin e saj.

” Balancat e një qeverisjeje i bën opozita. Berisha krijon kaos për t’u mbushur mendjen mbështetësve se “ne jemi në qendër të vëmendjes”. Ai nuk po prodhon më politikë. Berisha manipulon dhe sulmon në forma shumë të trasha; mjafton që të flasë e të sulmojë dhe është në rregull.

Një njeri që sulmon kot dhe u mbush mendjen ndjekësve se “ne jemi akoma në biznesin politik”, sepse arrijmë të prodhojmë rrëmujë, sepse kaq e ka kapacitetin e tij. Në 30 vjet ka bërë rrëmujë, sulme të pabaza, sulme për të qenë në qendër të vëmendjes.

Berisha ka pasur rastin të qeverisë dy herë nga dy mandate, dy momente ku të afirmohej si politikan dhe ideolog politik, drejtues i së djathtës. Ai thjesht ka humbur pikë. Nga një palë zgjedhje në tjetrën ka pasur firo; opozita nuk e bën si duhet detyrën e vet.” / abcnews.al /

Trump nënshkruan projektligjin për buxhetin që i jep fund mbylljes së pjesshme të qeverisë

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një paketë shpenzimesh prej rreth 1.2 trilion dollarësh për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë të martën, vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin në një votim dypartiak.

Masa financon pjesën më të madhe të qeverisë federale deri më 30 shtator, ndërsa i siguron Departamentit të Sigurisë Kombëtare fonde afatshkurtra për dy javë. Ligjvënësit do të kthehen për të negociuar ndryshime të mundshme për Imigracionin dhe Doganat e SHBA-së, ndërsa demokratët kërkojnë më shumë kufizime në operacionet e saj.

Më herët gjatë pasdites, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson arriti të sigurojë mbështetjen pothuajse unanime të Partisë Republikane të nevojshme për të kaluar projektligjin përmes një votimi procedural, pavarësisht se disa anëtarë të partisë u përpoqën të shtonin përparësi të palidhura në paketën e financimit.

Trump u bëri thirrje republikanëve të qëndrojnë të bashkuar në një postim në mediat sociale të hënën, duke u thënë atyre që nuk e mbështesin: “NUK MUND TË KETË NDRYSHIME në këtë kohë”.

Pezullohen Policët e Rrugores/ Dyshohen se morën ryshfet nga një drejtues mjeti

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës të policisë rrugore, pasi dyshohet se njëri prej tyre ka marrë ryshfet nga një drejtues automjeti për të shmangur masë administrative.

Ndaj tyre ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Gjithashtu, u pezullua një oficer në Mat, pasi dyshohet për përdorim të lëndëve narkotike, ndërsa një inspektor në Krujë për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Adriatik Lapaj: Rama dhe Berisha e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje të mjeruar

Kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, vijon qëndresën e tij para Kryeministrisë, ku prej 57 ditësh po zhvillon protesta kundër qeverisë. “Jemi përballë zyrës së njeriut që drejton qeverinë më të korruptuar të Europës. Prej 57 ditësh qëndrojmë këtu për t’i thënë sa herë që kalon se drejton një bandë hajdutësh. Vendimi i Gjykata Kushtetuese për ta shtyrë çështjen Balluku është i…

Source

Arsenali mund Chelsea-n dhe shkon në finalen e Carabao Cup

Arsenali pret biletën për në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi regjistroi një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, e zhvilluar në “Emirates Stadium”. “Topçinjtë” vinin me avantazh nga përballja e parë në “Stamford Bridge”, ku kishin triumfuar 3-2, duke e mbyllur kështu çiftin me rezultatin e përgjithshëm 4-2 dhe duke siguruar kualifikimin.

Source

Barcelona mund Albaceten dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Barcelona arriti një fitore 2-1 në transfertë ndaj Albacetes, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Carlos Belmonte”, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 39-të, kur talenti Lamine Yamal realizoi një gol të bukur pas një pasimi perfekt nga Frenkie de Jong, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale për Barcelonën. Në pjesën e dytë…

Source

Prishtina radhitet si kryeqyteti më i lirë në Evropë

Prishtina renditet si kryeqyteti më i lirë në Evropë sa i përket kostos së jetesës, qirave, çmimeve të ushqimeve dhe në restorante. Megjithatë, edhe fuqia blerëse është ndër më të ulëtat, duke lënë prapa vetëm Athinën, Shkupin, Beogradin, Lisbonën, Kievin, Kishinjevin dhe Tiranën. Shifrat tregojnë koston e jetesës në qytete të ndryshme, krahasuar me Nju Jorkun. Kur një indeks ka vlerën 80…

Source

Ernest Muçi në super formë, shënon tjetër eurogol në Turqi (VIDEO)

Ernest Muçi vazhdon momentin e shkëlqyer me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist në fitoren e thellë 3-0 ndaj Fethiyesporit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Turqisë, Grupi A. Takimi u karakterizua nga ekuilibri në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola, me vendasit që hasën vështirësi për të thyer mbrojtjen kundërshtare.

Source

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

✇27.al
By: 27

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti Bolognën në fushën e kësaj të fundit me rezultatin e pastër 3-0 duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me zikaltrit

Milani priti vetëm 20 minuta për të marrë avantazhin me Loftus Cheek që nuk bëri gabimin e disa minutave më parë teksa me një gjuajtje me të djathtën pas një asisti të Rabiot dërgoi topin në rrjetë për ta cuar rezultatin 1-0 për kuqezinjtë. Bologna bëri një tentativë me Odgaard me një gjuajtje me të majtën në zonë por pa sukses.

Në minutën e 36 Milani fitoi një 11 metërsh  pas një topi të prekur me dorë nga Ravaglia. Nkunku shkoi te pika e bardhë dhe u tregua i saktë duke e çuar rezultatin në 2-0 për Milanin dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushim të ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol dhe ishte Milani ai që e shënoi atë  pikërisht me Adrien Rabiot që e çoi rezultatin në 3-0. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më me Milanin që mori këtë fitore që e çon në kuotën e 50 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Bologna mbetet me 30 pikë në vendin e 10.

gijotina.com

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

✇27.al
By: 27

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda Ballukut, ka ardhur si pasojë e presionit politik që po ushtrohet ndaj trupës së gjyqtarëve të Kushtetueses

Lala tha se “lajmi që duhet të jepej ishte mosmarrja e vendimit nga GJK sepse më dëshmon që aty brenda ka dëshmitarë që i janë nështruar presionit politik”. “Dhe ju e dini debatin e fortë mes Ramës dhe gjyqtarëve për çështjen e pagës”, shtoi ajo.

Gazetarja theksoi se gjyqtari Asim Vokshi ka kërkuar marrjen e vendimit për Ballukun, ndërsa nga ana tjetër, Marsida Xhaferllari ka insistuar për më tepër kohë.

“A mendoni ju se anëtari i GJK Asim Vokshi një gjyqtar në karrierë është në pamundësi për të marrë një vendim? Unë mendoj jo dhe nuk ka kërkuar shtyrjen. A mendoni ju se Marsida Xhaferllari, është në pamundësi për ta marrë këtë vendim? Ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar më gjatë këtë dosje. Ka disa gjyqtarë brenda GJK dhe kam kurajo morale e profesionale që i është nënshtruar presion politik, SPAK e ndërkombëtarët dhe janë duke u përpjekur të gjejnë një të mesme të artë. Por kjo nuk është drejtësia”, tha Lala.

 

Klodiana Lala: Lajmi nuk është dhënia e një vendimi, ne do e marrim vesh në mos nesër brenda afatit 30 ditor.

 

ajmi që duhet të jepej ishte mosmarrja e vendimit nga GJK sepse më dëshmon që aty brenda ka dëshmitarë që i janë nështruar presionit politik. Dhe ju e dini debatin e fortë mes Ramës dhe gjyqtarëve për çështjen e pagës.

A mendoni ju se anëtari i GJK Asim Vokshi një gjyqtar në karrierë është në pamundësi për të marrë një vendim. Unë mendoj jo dhe nuk ka kërkuar shtyrjen. A mendoni ju se Marsida Xhaferllari, është në pamundësi për ta marrë këtë vendim? Ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar më gjatë këtë dosje.

Ka disa gjyqtarë brenda GJK dhe kam kurajo morale e profesionale që i është nënshtruar presion politik, SPAK e ndërkombëtarët dhe janë duke u përpjekur të gjejnë një të mesme të artë. Por kjo nuk është drejtësia.

SPAK ka kërkuar leje për ta arrestuar. Se ndoshta ajo mund të kthehet në detyrë por mund të ketë një zhvillim më të ashpër dhe mund ta çojë atë drejt një arrestimi të mundshëm. Për mua problem është precedenti që po krijohet në GJK.

“Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit?

Emri i Luiz Ejlli vijon të jetë në qendër të vëmendjes, teksa fansat dhe mediat po spekulojnë për një rikthim të mundshëm të tij në ekranin televiziv. Gjatë një interviste për mediat në Kosovë, Luizi është pyetur drejtpërdrejt nëse do të marrë rolin e kryeplakut në edicionin e ri të Ferma VIP, i cili, sipas zërave, pritet të prezantohet nga Arbana Osmani.

Pa dhënë një përgjigje të prerë, fituesi i “Big Brother VIP Albania” zgjodhi të ruajë misterin, duke lënë të kuptohet se është në prag të një projekti të ri televiziv, por pa konfirmuar nëse bëhet fjalë pikërisht për “Ferma VIP”.

“Thonë ku ka zë, nuk është pa gjë. Ka pasur oferta. Por unë kam qejf me një lëvizje që do bëj… duroni dhe pak ditë,” u shpreh Luizi, duke shtuar se shumë shpejt gjithçka do të bëhet e qartë.

Ai theksoi se preferon që përgjigjen ta japë përmes një veprimi konkret, e jo me fjalë.

Me një lëvizje që do bëj, do e marrin përgjigjen të gjithë. Duroni edhe pak, diku 10 ditë,” tha ai, duke nxitur edhe më shumë kureshtjen e publikut.

Luizi shtoi gjithashtu se për të, përfoljet janë pjesë e lojës mediatike. “Gjëja më e mirë është me u përfolur, por do jem diçka. Se ku… nuk e di,” u shpreh ai me humor, duke lënë të hapur çdo mundësi.

Deklarata e tij ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente dhe hamendësime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Luizi do të shfaqet si kryeplak në “Ferma VIP” apo do të surprizojë publikun me një projekt tjetër televiziv.

The post “Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit? appeared first on iconstyle.al.

Debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos: S’di si do ecë kur të largohet Mali

Një debat i ashpër ka ndodhur pak orë para fillimit të Prime-t të dites se sotem. Një përplasje mes Rogertit dhe Stenaldos ka eskaluar, me Rogertin që i tha: “Ty të ka dënuar Zoti. Je njeri i dhunshëm”, ndërsa pas debatit, në dhomën e rrëfimit tha: “S’di si do ecë kur të largohet Mali”.

Në Prime, Stenaldo u shpreh kështu:

“Ta nisim te limitet. Unë kam ardhur në këtë shtëpi me një merak të madh, njohja e ambienteve të shtëpisë. Në asnjë rast nuk e kam lejuar veten time që të ndihem i penguar për shkak të mungesës time të shikimit. Jam gjendur i gatshëm për të gjitha nevojat që ka shtëpia. Pa diskutim që Big Brother është lojë nervash. Megjithatë në asnjë rast timin nuk kam prekur një njeri në besim, ngjyrë lëkure, gjini, në diferenca fizike. Jam një njeri që karakterin e kam me merak shumë. Kam luftuar sa kam mundur. Kam punuar në Shqipëri nga dy-tre punë. Ama brenda kësaj shtëpie, nëse dikush mendon se unë nuk mund të luaj më pisët seç kam luajtur, e kanë gabim. Nëse Rogerti mbetet në këtë shtëpi, ai dhe unë do luftojmë në çdo sekondë. Unë të rri të bëj sehir dhe të shoh Rogertin që të bëjë hapa përpara, s’e lejoj kurrë”.

The post Debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos: S’di si do ecë kur të largohet Mali appeared first on iconstyle.al.

Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj deklaratave të Ramës për pagat: Po ushtrohet presion dhe linçim publik ndaj GJK! Nuk kërkojmë rritje page, por zbatim të Kushtetutës

✇Albeu
By: M C

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj asaj që e cilëson si një fushatë publike spekulative dhe populiste të ndërmarrë nga Kryeministri dhe e amplifikuar nga mediat, në një moment kur Gjykata Kushtetuese ndodhet në fazën përfundimtare të vendimmarrjes për çështjen e statusit financiar të magjistratëve.

Në një deklaratë të gjatë publike, shoqata thekson se kjo klimë synon linçimin e gjyqtarëve dhe ushtrimin e presionit të drejtpërdrejtë mbi Gjykatën Kushtetuese, duke cenuar parimet e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Sipas shoqatës, nuk është detyrë e saj të argumentojë më tej kërkesat kushtetuese, pasi ato ndodhen tashmë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, por është e domosdoshme të ndalet keqinformimi i opinionit publik dhe presioni politik ndaj gjyqtarëve.

Shoqata rikujton se prej vitit 2016 e në vijim, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ kanë ndërhyrë në mënyrë të përsëritur në statusin financiar të magjistratëve, duke devijuar nga standardet e parashikuara fillimisht në reformën në drejtësi dhe nga neni 138 i Kushtetutës, i cili sanksionon se paga dhe përfitimet e gjyqtarëve nuk mund të ulen.

Në deklaratë renditen disa raste konkrete, ku sipas shoqatës, qeveria dhe Kuvendi kanë vepruar me “keqbesim”, duke ndryshuar ligje, dispozita tranzitore dhe referenca pagash, të cilat janë shfuqizuar në disa raste nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Shoqata thekson se iniciativat e saj nuk kanë si qëllim rritjen e pagave, por mbrojtjen e statusit kushtetues, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratëve, duke e cilësuar si spekulative dhe të pavërtetë narrativën se bëhet fjalë për privilegje financiare.

Shoqata paralajmëron se sulmet publike ndaj gjyqësorit dhe paralajmërimet për ndërhyrje të reja edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese përbëjnë një rrezik serioz për pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe për demokracinë.

Në përfundim, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve nënvizon se veprimet e saj nuk janë destabilizuese, por përkundrazi kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në mbrojtjen e parimeve kushtetuese nga çdo ndërhyrje politike.

DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë e ka ndjekur me keqardhje dhe shqetësim fushatën e spekulimeve publike të ndërmarrë nga kreu i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu edhe zhvillimin mediatik të saj, që kulmoi mbrëmjen e kaluar. E gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese.

Ndaj e vlerësojmë të nevojshme, jo të argumentojmë drejtësinë kushtetuese të pretendimeve të parashtruara në dy kërkesat e paraqitura, pasi artikulimi juridik dhe parashtrimi i tyre në gjykatën e ligjeve tashmë është një fazë e mbyllur procesi, por të mos lejojmë keqinformimin e publikut mbi qëllimet e këtyre iniciativave gjyqësore. Në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve të përbotshme demokratike dhe qytetare që Republika jonë aspiron, ne nuk mund t’i lejojmë vetes që të ushtrojmë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, t’i intimidojmë gjyqtarët, t’i kërcënojmë apo t’u prishim atyre qetësinë e meshës, që duhet të ketë faza e mbrame e procesit, ajo vendimmarrëse. Tashmë ka vetëm një zë legjitim që duhet të dëgjohet dhe se ai zë i takon vetëm artikulimit të vendimit nga Gjykatës Kushtetuese.

Por ne nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit. Në gjithë këtë fushatë qeveritare dhe të shumëzuar mediatikisht, të nxitur dita-ditës për të krijuar furinë populiste kundër një procesi gjyqësor kushtetues, duhet që të përmenden disa fakte historike, të cilat neglizhohen për t’u cituar, qëllimisht nga disa dhe nga padijenia e mirëkuptueshme e të tjerëve.

Së pari, projektligji për statusin e magjistratëve, i hartuar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mandatuar nga Komisoni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, parashikonte në vitin 2016 se statusi financiar i pagës së magjistratëve do të ishte gati një e treta në vlerë absolute më e madhe nga çfarë u vendos nxitimthi dhe pa debat publik për t’u bërë ligj nga Kuvendi në nëntorin e vitit 2026. Shpejtësia e miratimit të ligjeve në Kuvend dhe shmangia e debatit mbi këtë propozim, të gjithëpranuar në vitet e hartimit të paketës ligjore të reformës, bëri që cedimi i parë në këtë drejtim nga standardet e drejtësisë së re të ndodhte me miratimin e ndryshuar nga varianti fillestar i ligjit për statusin e magjistratëve. Ky ishte keqbesimi i parë i treguar në stafetën e atyre që vetëm mësojnë si të vijojnë dhe jo të ndalen.

Së dyti, sikur të mos mjaftonte ky cedim, në ligjin e nëntorit të vitit 2016 u parashikua se efektet financiare të pagave të magjistratëve do të nisnin nga data 01.01.2019. Kështu për dy vite dhe dy muaj reforma e re vendosi që magjistratët të paguhen me reformat e vjetra. Ky moment ishte keqbesimi i dytë në rradhë.

Së treti, stafeta iu pasua keqbesimit të tretë, pasi në momentin e fundit në Kuvend u ndryshua dispozita tranzitore e ligjit, duke u parashikuar se magjistratët që nuk kishin kaluar vetingun, në datën e shumë-dhe-mezipritur, 01.01.2019, do të vijonin të merrnin pagën e vjetër, atë të përcaktuar në vitin 2008, duke u zbatuar sakaq ligji i ri vetëm tek magjistratët që kishin kaluar vetingun. Kanë qenë pikërisht dy shoqatat e gjyqtarëve që i janë drejtuar në atë kohë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij cedimi të tretë në sinqeritetin e vullnetit të shtetarëve shqiptarë, pasi një trajtim i tillë ligjor cenonte standardet e përbotshme të drejtësisë dhe barazisë së shtetasve para ligjit. Falë ndërhyrjes shfuqizuese të Gjykatës Kushtetuese në atë kohë kjo padrejtësi e Kuvendit u ndreq dhe se statusi i magjistratit nuk u cenua.

Së katërti, para se të vinte data 01.01.2019, Këshilli i Ministrave me vendim dhe me keqbesim tregoi mungesën e katërt të sinqeritetit dhe vullnetit në këtë element të reformës në sistemin e drejtësisë. Paga e magjistratëve, prej ekspertëve të mandatuar vendas dhe ndërkombëtar dhe të miratuar nga shumica e kualifikuar e Kuvendit, ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që paga referuese të lidhej pazgjidhshmërisht me një kategori të caktuar funksionari të lartë të nëpunësisë civile në Kryeministri, duke patur parasysh mbrojtjen e statusit, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratit në këtë standard ekonomik progresiv, jo vetëm në momentin e miratimit të ligjit, por në çdo ligj që do të miratohej në të ardhmen, sipas vizionit të nenit 138 të Kushtetutës. Mungesa e katërt e sinqeritetit të vullnetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër e keqbesimit të rradhës prej Këshillit të Ministrave solli që, nën udhëzimet e Ministrisë së Financave, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më tej çdo gjykatë dhe prokurori në vend të merrte për bazë një referencë page më të ulët për ndërtimin e statusit financiar të magjistratit, duke qenë se tashmë kategoria e nëpunësisë në Këshillin e Ministrave, që kishte referuar ligji për statusin e magjistratit, ishte suprimuar qëllimisht dhe me keqbesim nga ekzekutivi.

Së pesti, për të ndrequr këtë pakushtetutshmëri, që i shkaktohej ligjit organik nga një akt nënligjor normativ, tashmë të evidentuar dhe të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2020, Kuvendi legalizoi pakushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit të Ministrave, që para datës 01.01.2019 kishte suprimuar pikërisht pozicionin administrativ të nëpunësisë në Kryeministri vetëm e vetëm që të cenohej dhe të mos gëzohej statusi financiar i magjistratëve, duke i zbritur ato fiktivisht një kategori më poshtë në pagën referuese. Kjo ishte mungesa e pestë në rradhë e sinqeritetit dhe e vullnetit për zbatimin e këtij elementi të reformës në sistemin e drejtësisë. Pikërisht ky ligj është kontestuar nga shoqata e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe se në vitin 2022 kjo e fundit e shfuqizoi atë, duke argumentuar ndër të tjera se statusi financiar i magjistratëve nuk mund të reduktohej, se Kuvendi ishte i lirë të kompozonte pagën referuese por se kjo liri, sipas nenit 138 të Kushtetutës, kushtëzohej në çdo rast nga mospërkeqësimi cilësisht dhe materialisht i statusit financiar të tyre.

Së gjashti, si kundërvenie e kësaj qëndrese dhe emancipimi të pushtetit gjyqësor dhe shoqërisë civile të gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave vendosi sërisht të ndërhyjë në statusin financiar të magjistratëve, duke e ulur cilësisht dhe materialisht atë por duke e fshehur këtë ulje nën keqbesimin e një formule që siguron vetëm vlerën absolute të pagës referuese por jo standardin e nenit 138 të Kushtetutës dhe standardin jurisprudencial të Gjykatës Kushtetuese. Të keqardhur nga kjo mungesë e gjashtë e sinqeritetit dhe nga ky kebesim i rradhës mbi zbatimin e një ndër elementeve më të rëndësishëm të reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, të indinjuar nga kjo sjellje dhe nëpërkëmbje e tyre mbi paprekshmërinë e dinjitetit të magjistratëve, shoqatat e gjyqtarëve kanë aktivizuar për të tretën herë radhazi juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë për të vendosur nëse ligji i vitit 2023 pajtohet apo jo me jurisprudencën e saj dhe me nenin 138 të Kushtetutës, i cili në ligjëratë të drejtë urdhëron se: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve nuk mund të ulen”.

Pikërisht kjo është historia e vazhdueshme dhe recidivizmit të ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në statusin magjistratëve dhe në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, në mënyrë të papajtueshme me Kushtetutën. Këto ndërhyrje antikushtetuese kanë nisur nga viti 2016, për ta vijuar në vitin 2019, në vitin 2021 dhe më tej në vitin 2023. Ndërkohë në ligjërimin e djeshëm të kreut të ekzekutivit u paralajmërua publikisht dhe kërcënueshëm se, edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, do të gjendet një zgjidhje e tjetër dhe alternative e stilit të sulmit të rradhës, që i bie të jetë keqbesimi i shtatë në rradhë, megjithëse deri më tani vetëm i premtuar.

Përmes këtij reagimi kërkojmë që të përcjellim publikisht se të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, një term ky i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes. Gjithë këto iniciativa kushtetuese dhe civile të shoqatave të gjyqtarëve nuk janë ndërmarrë ndër vite për të përcjellë në publik debatin e gënjeshtët se cili profesion është më i rëndësishëm dhe se cili duhet të paguhet më shumë. Në këtë histori kundërshtimesh kushtetuese, tashmë prej 10 vitesh, nuk është pushteti gjyqësor që po kërkon t’i imponohet pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Ky është spekulim. E vërteta është se janë këto të fundit që kërkojnë të çbëjnë nenin 138 të Kushtetutës dhe bashkë me të edhe qëllimet kushtetuese se pse një normë e tillë është sanksionuar nga viti 1998. Ky është një qëllim keqdashës i fushatës publike të nisur për ta shndërruar procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor.

Vlerësojmë se sjellja e shoqatave të gjyqtarëve, ndër vite, në këtë drejtim nuk duhet të perceptohen si destabilizuese për vendin, as nga pikëpamja sociale, ligjore dhe as nga pikëpamja financiare.

Përkundrazi, përpjekjet për t’i paraqitur ato në këtë mënyrë përbëjnë një tjetër qasje spekulative. E gjithë kjo sipërmarrje civile e shoqatave të gjyqtarëve përballë këtyre iniciativave qeveritare dhe legjislative, haptazi apo fshehtazi antikushtetuese, duhet të vlerësohet se vetëm kontribuon në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe gjithashtu edhe emancipimit të magjistratëve. Kjo sjellje duhet të reflektojë në publik vetëm ndjenjën e vendosmërisë qytetare për të mos lejuar nëpërkëmbjen nga asnjë pushtet.

The post Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj deklaratave të Ramës për pagat: Po ushtrohet presion dhe linçim publik ndaj GJK! Nuk kërkojmë rritje page, por zbatim të Kushtetutës appeared first on Albeu.com.

❌