Reading view

Ekskluzive | Bastisje në Zubin Potok – Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake, 62-vjeçari përfundon në ndalim

Një aksion i Policisë së Kosovës në fshatin Dren të Zubin Potokut ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie armësh, municioni dhe pajisjesh ushtarake, ndërsa një 62-vjeçar është ndaluar për 48 orë.

Sinjali mëson se i dyshuari është Radisa Kostovic rreth 62 vjeçar.

Sipas burimeve, hetimet kishin nisur pas informacioneve operative se i dyshuari mbante të fshehur armë dhe municion pa autorizim në pronën e tij.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, Sektori Rajonal i Hetimeve në Mitrovicën e Veriut, me asistimin e njësive të tjera policore, ka realizuar bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar:një armë e gjatë gjuetie, një leje e armës, me afat të skaduar që nga 2 tetori 2005, një busull (kompas) ushtarak, një thikë ushtarake, një rrip me tetë fishekë, një librezë e Ushtrisë së Serbisë, tetë karikatorë me gjithsej 76 fishekë të armës automatike, si dhe shtatë fishekë për armë gjysmëautomatike.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Radisa Kostovicit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Bastisje në Zubin Potok – Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake, 62-vjeçari përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

  •  

Golfi i braktisur në qarkoren e Gjakovës zbulon dyshime për falsifikim dokumentesh – Policia sekuestron veturën

Një veturë e braktisur në një rrugë në ndërtim në qarkoren e Gjakovës ka ngritur dyshime për falsifikim dokumentesh, pasi gjatë verifikimeve janë konstatuar mospërputhje mes identitetit të automjetit dhe dokumentacionit që ndodhej në të.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një Volkswagen Golf 4, i cili është gjetur i braktisur mbrëmjen e 6 gushtit, rreth orës 18:30, në rrugën qarkore të Gjakovës.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit policor është konstatuar se numri identifikues i veturës nuk përputhej me të dhënat në targat dhe librezën e automjetit, duke ngritur dyshime për falsifikim të dokumentacionit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumenteve”, ndërsa automjeti është sekuestruar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Gjakovë për ekzaminime të mëtejshme.

Deri më tani nuk ka persona të identifikuar si të dyshuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e origjinës së automjetit dhe identifikimin e personave përgjegjës janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Golfi i braktisur në qarkoren e Gjakovës zbulon dyshime për falsifikim dokumentesh – Policia sekuestron veturën appeared first on Sinjali.

  •  

Ekskluzive | Shkoi ta kërkonte borxhin, Policia i gjen pistoletë TT, thikë dhe municion – 62-vjeçari në ndalim

Një 62-vjeçar ka përfunduar në ndalim policor në Podujevë, pasi gjatë ndërhyrjes së Policisë për një rast të raportuar si kanosje, atij iu gjetën armë dhe municion.

Sinjali mëson se i dyshuari është Xhevdet Kastrati, 62 vjeçar.

Sipas burimeve, Policia ka pranuar një informacion anonim për një rast të dyshuar kanosjeje në fshatin Bradash. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll ndaj të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë TT, dy karikatorë, 17 fishekë të kalibrit 7.62 mm, si dhe një thikë.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, Xhevdet Kastrati ka deklaruar se kishte shkuar bashkë me djemtë e tij për të kërkuar një borxh nga një person, por sipas tij, ai nuk kishte qenë në fermë, ndonëse e kishte telefonuar.

Ndërkaq, djali i tij, ka deklaruar se nuk kishte dijeni që babai kishte armë me vete dhe se nuk kishin pasur ndonjë qëllim të keq. Edhe dëshmitari tjetër, ka thënë se kishte shkuar në fermë vetëm për shëtitje me kalë dhe nuk kishte dijeni për armën.

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, ndaj Xhevdet Kastratit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Shkoi ta kërkonte borxhin, Policia i gjen pistoletë TT, thikë dhe municion – 62-vjeçari në ndalim appeared first on Sinjali.

  •  

Ekskluzive | Mori në veturë 19-vjeçaren në Shtime, 42-vjeçari dyshohet se e ngacmoi seksualisht – përfundon në ndalim

Një 42-vjeçar është arrestuar dhe dërguar në ndalim policor, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, të cilën e kishte marrë me veturë në qytetin e Shtimes.

Sinjali mëson se i dyshuari është Agim Sahiti 42 vjeçar ndërsa viktima D. A.vjeçare.

Sipas burimeve, e reja është paraqitur në Stacionin Policor në Shtime rreth orës 12:40, ku ka raportuar se më herët, rreth orës 09:00, pasi ishte hipur në veturën e të dyshuarit në qytetin e Shtimes, ishte ngacmuar seksualisht prej tij.

Pas denoncimit, Policia ka shoqëruar të dyshuarin për intervistim në prani të avokatit mbrojtës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë intervistimit, Agim Sahiti e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Rasti po hetohet si “Ngacmim seksual”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Mori në veturë 19-vjeçaren në Shtime, 42-vjeçari dyshohet se e ngacmoi seksualisht – përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

  •  

E duroi dhunën për muaj të tërë, denoncimi i gruas çon Policinë te arma – 45-vjeçari në ndalim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është zbuluar në Gjakovë, pasi një grua denoncoi bashkëshortin e saj për dhunë të vazhdueshme fizike, ndërsa gjatë ndërhyrjes Policia i sekuestroi edhe një armë zjarri.

Sinjali mëson se i dyshuari është D. Gj. 45 vjeçar, ndërsa viktimë F. Gj. 46 vjeçare.

Sipas burimeve, viktima ka deklaruar se bashkëshorti i saj e kishte ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme, duke e goditur me shuplaka gjatë muajve mars dhe korrik të këtij viti.

E frikësuar se dhuna mund të përshkallëzohej dhe se mund të pësonte lëndime edhe më të rënda, ajo ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici.

Pas ndërhyrjes në shtëpinë e çiftit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar një pistoletë TT 7.62 (M57), një karikator dhe fishekë të kalibrit 7.62×25 mm.

Viktima ka refuzuar strehimin emergjent dhe është larguar për të qëndruar në shtëpinë e prindërve të saj.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, D. Gj. është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar procedurat për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E duroi dhunën për muaj të tërë, denoncimi i gruas çon Policinë te arma – 45-vjeçari në ndalim appeared first on Sinjali.

  •  

Kolona të gjata në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar në pikëkalimin kufitar Batrovci–Bajakovo, mes Serbisë dhe Kroacisë, si pasojë e fluksit të madh të mërgimtarëve që po kthehen drejt vendeve të Evropës Perëndimore pas pushimeve verore.

Në këtë pikë kufitare janë regjistruar pritje të gjata dhe kolona kilometërshe, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të kenë durim dhe të planifikojnë udhëtimin me kohë.

Sezoni veror çdo vit sjell ngarkesë të shtuar në kufirin Serbi–Kroaci, i cili konsiderohet një nga pikat më të frekuentuara të tranzitit për mërgimtarët nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit që udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona të gjata në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata appeared first on Sinjali.

  •  

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën 43-vjeçarja dhe djali i saj 24-vjeçar.

Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme.

Në aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit fatal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria appeared first on Sinjali.

  •  

10 vjet nga e arta historike e Majlinda Kelmendit në Rio, medalja që ngriti Kosovën në majën olimpike

Sot bëhen dhjetë vjet që nga një prej ditëve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës.

Më 7 gusht 2016, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, duke i dhuruar Kosovës medaljen e parë olimpike në pjesëmarrjen e saj të parë.

Trajneri Driton Kuka e ka kujtuar këtë moment përmes një postimi, duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që kishte ajo medalje për Majlindën dhe për Kosovën.

“Kampione Evropiane katër herë. Kampione Botërore dy herë. Megjithatë, gjithmonë kishte një ‘por’. Olimpiada ishte gjithmonë komenti. Dhjetë vjet më parë erdhi e arta olimpike – ajo që na mungonte”, ka shkruar Kuka.

Majlinda e kishte nisur rrugëtimin olimpik në Rio me fitore ndaj zviceranes Evelyne Tschopp, për të vazhduar më pas me triumfe ndaj Christianne Legentil dhe japonezes Misato Nakamura.

Në finalen historike, ajo mposhti italianen Odette Giuffrida dhe siguroi medaljen e artë.

“Ajo ditë në Rio de Janeiro mbetet e madhe për Kosovën dhe shqiptarët anembanë botës”, ka shkruar Kuka.

Pas suksesit të Majlindës, Kosova vazhdoi të fitojë medalje olimpike vetëm në xhudo. Në “Tokio 2020” medalje të arta fituan Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ndërsa në “Paris 2024”, Krasniqi fitoi të argjendtën dhe Laura Fazliu të bronztën.

Majlinda i dha fund karrierës si garuese pas Lojërave Olimpike në Tokio, por vazhdon të jetë pjesë e xhudos kosovare si trajnere në ekipin e Driton Kukës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 10 vjet nga e arta historike e Majlinda Kelmendit në Rio, medalja që ngriti Kosovën në majën olimpike appeared first on Sinjali.

  •  

Inteligjenca amerikane: Putin mund ta sulmojë NATO-n këtë vjeshtë

Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë vlerësuar se ekziston mundësia që presidenti rus, Vladimir Putin, të shqyrtojë një veprim ushtarak kundër një shteti anëtar të NATO-s, me synimin për të demonstruar sukses strategjik dhe për të forcuar pozitën e tij politike dhe ushtarake.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, një skenar i tillë mund të shfaqet që nga vjeshta e këtij viti, megjithëse analistët theksojnë se nuk është varianti më i mundshëm.

Vlerësimet amerikane sugjerojnë se format e mundshme të presionit mund të përfshijnë sulme kibernetike, goditje ndaj infrastrukturës kritike ose veprime të kufizuara ushtarake.

Sipas ekspertëve, skenari më i rëndë – një ndërhyrje tokësore në territorin e NATO-s – mbetet me probabilitet të ulët, por rreziku mund të rritet nëse Moska vendos të testojë reagimin e aleancës.

Një veprim i tillë do të përbënte një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon se një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë aleancës.

Këto vlerësime vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon, ndërsa Rusia përballet me presione ushtarake, ekonomike dhe diplomatike. Megjithatë, analistët theksojnë se një sulm i drejtpërdrejtë ndaj NATO-s do të ishte një hap me rrezik shumë të lartë për Moskën, pasi mund të çonte në një përballje të gjerë me aleancën ushtarake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inteligjenca amerikane: Putin mund ta sulmojë NATO-n këtë vjeshtë appeared first on Sinjali.

  •  

Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në aksin Gjilan–Koretishtë

Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku në aksin rrugor Gjilan–Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur më 7 gusht 2026, rreth orës 05:00.

“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë”, ka thënë Osmani.

Ai bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

“Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar ai.

Osmani shtoi se hetuesit policorë të trafikut po vazhdojnë me veprimet për sqarimin e rastit.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në aksin Gjilan–Koretishtë appeared first on Sinjali.

  •  

FBI në Kosovë, thellohet bashkëpunimi me Shërbimin Korrektues për sigurinë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim dy zyrtarë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe FBI-së, me fokus në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë, si dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, palët vlerësuan nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e sigurisë.

Në përfundim të takimit, u dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe më tej përmes koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informatave dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FBI në Kosovë, thellohet bashkëpunimi me Shërbimin Korrektues për sigurinë appeared first on Sinjali.

  •  

Detaje nga ngjarja në Roskovec, sherr mes komshinjve për drutë, i moshuari humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt

Një konflikt mes dy komshinjve për një turë drush ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Vrapaj të Roskovecit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi infarkt.

Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, viktima është Baftjar Vrapi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur djali i tij është përfshirë në një konflikt fizik me komshiun për shkak të një ture drush.

Referuar të dhënave paraprake, 70-vjeçari ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten. Në momentin që ka marrë vesh për konfliktin dhe ka tentuar të dalë jashtë, ai ka pësuar një infarkt, duke u rrëzuar në tokë.

Familjarët kanë njoftuar menjëherë shërbimin e urgjencës, ndërsa ambulanca e ka transportuar drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit. Pavarësisht përpjekjeve, mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, banorë të zonës japin një tjetër version të ngjarjes, sipas të cilit Baftjar Vrapi ndodhej në verandën e banesës dhe ka qenë dëshmitar i konfliktit mes djalit të tij dhe komshiut, përpara se të pësonte infarktin fatal, shkruan A2CNN.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar dinamikën e konfliktit që parapriu vdekjen e 70-vjeçarit. Policia po mer në pyetje palët e përfshura në lonflikt ndërkohë që shërbime të shumta pilicore ndëdhen ne vëndngjarje. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga ngjarja në Roskovec, sherr mes komshinjve për drutë, i moshuari humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt appeared first on Sinjali.

  •  

Faza e gjashtë e dezinsektimit në Prishtinë nis më 10 gusht

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 10 gusht do të nisë faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor për këtë vit.

Sipas njoftimit, dezinsektimi do të fillojë nga ora 20:00, ndërsa aplikimi i larvicideve do të zhvillohet më 10 dhe 11 gusht, duke nisur nga ora 09:00.

Aktivitetet do të realizohen sipas planit dinamik të operimit.

Komuna ka bërë të ditur se zbatimi i planit varet nga kushtet atmosferike dhe se datat mund të ndryshojnë në rast të motit të pafavorshëm.

Qytetarët janë falënderuar për mirëkuptimin në rast të ndryshimeve të mundshme në orarin e planifikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Faza e gjashtë e dezinsektimit në Prishtinë nis më 10 gusht appeared first on Sinjali.

  •  

“Kosova është Serbi” – provokimet e tifozëve të Spartakut pas transferimit të Mirlind Dakut

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë mes Spartak Moskës dhe Orenburgut, ku një pjesë e tifozëve vendas shfaqën pankarta dhe brohoritje me përmbajtje fyese ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Vetëm pak ditë pas transferimit te Spartaku, Daku u përball me një situatë të pakëndshme në ambientin e klubit të tij të ri.

Në videot e publikuara nga mediumi rus “Bombardir”, dëgjohen brohoritje si “Kosova – Serbia”, ndërsa në tribunë u shfaq edhe një flamur gjigant me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Sipas mediave ruse, gjatë ndeshjes pati edhe thirrje të tjera nacionaliste, përfshirë “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, si dhe kore fyese ndaj shqiptarëve.

Spartaku i Moskës e ka transferuar Dakun me pritshmëri të mëdha sportive, por ky episod ka rikthyer në vëmendje qëndrimet politike të një pjese të tifozëve të klubit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kosova është Serbi” – provokimet e tifozëve të Spartakut pas transferimit të Mirlind Dakut appeared first on Sinjali.

  •  

Google i jep fund Assistant-it në Android

Google ka vendosur t’i japë fund funksionimit të Google Assistant në pajisjet Android dhe ta zëvendësojë atë me asistentin e ri të bazuar në inteligjencë artificiale, Gemini.

Kalimi te platforma e re pritet të nisë më 4 shtator 2026, kur përdoruesit nuk do të mund ta përdorin më Google Assistant në telefonat dhe pajisjet e mbështetura.

Pas pothuajse një dekade përdorimi, Assistant do të largohet gradualisht nga ekosistemi Android, ndërsa Google po e vendos Gemini në qendër të shërbimeve të saj me inteligjencë artificiale.

Gemini pritet të marrë përsipër shumicën e funksioneve të Assistant, përfshirë komandat me zë, përgjigjet ndaj pyetjeve, ndihmën në planifikim dhe ndërveprimet më të avancuara me përdoruesit.

Procesi do të përfshijë telefonat dhe tabletët Android, orët inteligjente me Wear OS, kufjet dhe disa pajisje të lidhura me Android Auto. Çaktivizimi i Assistant pritet të bëhet gradualisht dhe mund të zgjasë disa javë.

Google synon që Gemini të ofrojë një përvojë më të avancuar falë modeleve gjenerative të inteligjencës artificiale, duke mundësuar kuptimin e kërkesave më komplekse dhe biseda më natyrale.

Megjithatë, disa përdorues kanë shprehur shqetësime se Gemini ende nuk i kryen në mënyrë identike të gjitha funksionet praktike që ofronte Google Assistant, veçanërisht komandat e shpejta në telefon dhe në automjete.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Google i jep fund Assistant-it në Android appeared first on Sinjali.

  •  

Guterres dënon sulmet në Ukrainë dhe Rusi, kërkon armëpushim të menjëhershëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar valën e fundit të sulmeve me raketa dhe dronë në Ukrainë dhe Rusi, duke shprehur shqetësim për numrin e viktimave civile dhe dëmet në infrastrukturë.

Në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësi i tij, Guterres dënoi sulmet që kanë goditur Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës, por edhe sulmet me dronë të ndërmarra nga Ukraina ndaj zonave të ndryshme në territorin rus.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë një përshkallëzim alarmues të luftës, me pasoja gjithnjë e më të rënda për civilët në të dyja anët.

“Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në deklaratë.

Guterres ka ngritur shqetësim edhe për rreziqet ndaj lundrimit në Detin e Zi dhe Detin Azov, duke paralajmëruar se situata mund të ndikojë edhe në sigurinë ushqimore globale.

Në fund, ai u bëri thirrje të gjitha palëve për ulje urgjente të tensioneve dhe për një armëpushim të plotë, të menjëhershëm dhe pa kushte, si hap drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guterres dënon sulmet në Ukrainë dhe Rusi, kërkon armëpushim të menjëhershëm appeared first on Sinjali.

  •  

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë appeared first on Sinjali.

  •  

Të shtëna në një shkollë në Tajlandë, raportohen dy të vdekur dhe 15 të plagosur – autor një 14-vjeçar

Një sulm me armë zjarri ka tronditur një shkollë në provincën Nonthaburi, pranë Bangkokut në Tajlandë, ku sipas raportimeve të fundit kanë mbetur të vrarë të paktën dy persona, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë tajlandeze, autori i sulmit ishte një nxënës i klasës së nëntë, rreth 14 vjeç. Pas sulmit, ai u gjet i vdekur, ndërsa autoritetet ende nuk kanë sqaruar nëse vrau veten apo u neutralizua nga policia.

Mediat tajlandeze raportojnë se në mesin e viktimave është një mësues, ndërsa Reuters ka bërë të ditur se katër persona të tjerë janë plagosur.

Një nxënës i shkollës tha për Reuters se fillimisht kishte menduar se zhurmat ishin fishekzjarre.

“Në fillim nuk mendova se ishte armë. U dëgjuan shumë të shtëna, pastaj u qetësua dhe filluan sërish”, ka rrëfyer ai.

Gjatë incidentit, policia u bëri thirrje nxënësve dhe stafit të fshiheshin në ambiente të sigurta, pasi autori dyshohej se ndodhej në klasën e kompjuterëve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë nxënës që largohen me vrap nga shkolla, ndërsa prindër dhe mësues të shqetësuar prisnin jashtë objektit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna në një shkollë në Tajlandë, raportohen dy të vdekur dhe 15 të plagosur – autor një 14-vjeçar appeared first on Sinjali.

  •  

UEFA zyrtarizon dy rregulla të reja që prekin të gjitha garat evropiane

UEFA ka miratuar dy ndryshime të rëndësishme në rregulloren e saj, të cilat do të zbatohen duke filluar nga sezoni 2026/27 në të gjitha kompeticionet evropiane për klube.

Një nga ndryshimet prek sistemin e kartonëve të verdhë. Sipas rregullit të ri, një futbollist do të pezullohet pasi të grumbullojë katër kartonë të verdhë, në vend të tre, siç parashikohej deri më tani.

Pas këtij pezullimi të parë, çdo pezullim i radhës do të vijë pas çdo dy kartonëve të tjerë të verdhë, pra pas kartonit të gjashtë, të tetë dhe në të njëjtën mënyrë edhe më tej.

Ndryshimi tjetër lidhet me paraqitjen e kohës në stadium. UEFA ka vendosur të heqë praktikën e ndalimit të kronometrit në minutat 45:00 dhe 90:00.

Me hyrjen në fuqi të rregullit të ri, ora zyrtare do të vazhdojë të numërojë edhe gjatë kohës shtesë, duke shfaqur minutat shtesë në kohë reale, një sistem që përdoret prej kohësh në futbollin anglez.

Sipas UEFA-s, këto risi synojnë ta bëjnë zhvillimin e ndeshjeve më të qartë dhe më transparent, duke përmirësuar njëkohësisht funksionimin e garave evropiane për lojtarët, klubet dhe tifozët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post UEFA zyrtarizon dy rregulla të reja që prekin të gjitha garat evropiane appeared first on Sinjali.

  •  

Ndalohet në Jarinjë një polic i Serbisë nga Kosova

Një pjesëtar i Policisë së Serbisë është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar të Jarinjës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për mediumin “KoSSev”, ndërsa sipas raportimit, i ndaluari është nga Kosova.

“Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Për momentin nuk janë bërë të ditura arsyet e ndalimit dhe as dyshimet që rëndojnë ndaj tij.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndalohet në Jarinjë një polic i Serbisë nga Kosova appeared first on Sinjali.

  •  
❌