Reading view

FOKUS – Lufta teknologjike SHBA-Kinë: Beteja për robotët humanoidë ndez tensionet tregtare

PEKIN, 30 korrik /ATSH-DPA/- Kina ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me masa hakmarrëse, pas kufizimeve të reja amerikane ndaj robotëve humanoidë. Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë kërkoi sot që Uashingtoni t’i tërheqë menjëherë këto masa, duke paralajmëruar se në të kundërt Kina do të marrë “kundërmasa të vendosura”. Komisioni Federal i […]
  •  

BERLIN – Gjermania regjistron afro 10 mijë vdekje të lidhura me nxehtësinë deri në mesin e korrikut

Gati 10 mijë njerëz në Gjermani vdiqën nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë deri më 19 korrik, tha sot Instituti i Shëndetit Publik të vendit, duke shënuar numrin më të lartë vjetor që nga fillimi i regjistrimeve në 2016, transmeton Anadolu. Sipas vlerësimeve të Institutit Robert Koch (RKI) me qendër në Berlin, rreth 9.800 persona […]
  •  

16:00 Modelja shqiptare: Xhaxhai im ishte një nga të vrarët e 21 Janarit, kjo është arsyeja pse studioj drejtësi

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, modelja Eli Deda ka treguar se ngjarja e 21 Janarit është bërë arsyeja për të ndjekur studimet për drejtësi.

“Studioj për Drejtësi. Më ka pëlqyer që e vogël, por kam pasur edhe një arsye shumë të fortë që më shtyu ta zgjedh këtë degë. Xhaxhai im, Hekuran Deda, ishte një nga katër viktimat e 21 Janarit. Kjo më motivon të synoj gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Duke kujtuar xhaxhain e saj, ajo rrëfeu një detaj që, sipas saj, nuk është bërë publik më parë. Sipas modeles, Hekuran Deda nuk kishte marrë pjesë në protestën e 21 Janarit.

“Ajo ditë përkonte me ditëlindjen time të katërt. Xhaxhai kishte ardhur në Tiranë për të më blerë një dhuratë dhe rastësisht u gjend në mes të kaosit. Nuk ishte protestues, por u përball me atë që ndodhi atë ditë. Këtë po e them për herë të parë”, deklaroi ajo./kb

  •  

Licia Albanese, sopranoja arbëreshe një nga divat e operës së shekullit të 20-të

Më 30 korrik të 1909 lindi në Bari, artistja arbëreshe me famë botërore, Licia Albanese.

Në vitin 1934, ajo debutoi në Teatrin “Alla Scala”, në Milano, si zëvendësuese në operan Madame Butterfly të Xhakomo Puçinit (Giacomo Puccini). Shumë shpejt arriti një sukses të madh në të gjithë botën, veçanërisht për shfaqjet e saj në Carmen, L’amico Fritz dhe Madama Butterfly në Itali, Francë dhe Angli.

Licia Albanese bëri debutimin e saj në “The Metropolitan Museum of Art” në Nju-Jork më 9 shkurt 1940. Një rol që do ta luante më shumë se 300 herë përgjatë gjithë karrierës së saj. Në kohën e debutimit të saj në teatrin Metropolitan, ajo ishte ende vetëm 26 vjeçe, me një shtat të vogël, por me një zotërim të sigurt të skenës dhe një mjeshtëri të metodës italiane të nuancave tekstuale. Ajo u shqua për aftësinë teknike të të kënduarit dhe talentin e saj në aktrim, duke paraqitur një përgatitje të lartë për skenën lirike.

Licia Albanese u shfaq në një sërë operash, por më së shumti ishte e lidhur me ato të kompozitorëve italianë Xhakomo Puçini (Giacomo Puccini) dhe Xhuzepe Verdi (Giuseppe Verdi). Rolet e saj më të njohura përfshinin geishën e dënuar Cio-Cio-San në “Madama Butterfly” të Puçinit, Mimi një figurë delikate pariziene në “La Boheme” po të Puçinit dhe kurtizanen e sëmurë Violeta në “La Traviata” të Verdit.

Albanese këndoi përkrah shumë tenorëve të mëdhenj të kohës së saj, duke përfshirë Franco Correlli, Beniamino Gigli, Tito Schipa, Jussi Bjorling dhe Giacinto Prandelli dhe ishte e preferuara e dirigjentit të njohur Arturo Toscanini.

Në vitin 1974 Albanese themeloi “Licia Albanese-Puccini Foundation”, për të mbështetur artistët dhe këngëtarët e rinj. Në karrierën e saj të gjatë, Lucia Albanese ka marrë disa nga nderimet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më 5 tetor 1995, Presidenti Bill Klinton (Bill Clinton) i akordoi asaj Medaljen Kombëtare të Arteve, ndërsa pesë vjet më vonë, në vitin 2000 kryebashkiaku Rudolf Xhuliani (Rudolph Giuliani) i dha asaj medaljen Handel, nderimi më i lartë dhënë nga qyteti i Nju-Jorkut, për kontributin e saj në jetën kulturore të qytetit. Ajo ndërroi jetë më 5 gusht të vitit 2014, në moshën 105-vjeçare./atsh/KultPlus.com

  •  

Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, duke e dënuar me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Gjithashtu, gjykata vendosi t’i heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Haxhiaj, i cili u arrestua nga SPAK në nëntor të vitit 2025,  u gjet fajtor për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Sipas vendimit të GJKKO-së, ai u dënua me 2 vite burg për “Zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”, me 3 vite e 6 muaj burg për “Korrupsionin pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe me 2 vite e 6 muaj burg për “Shpërdorimin e detyrës”. Në zbatim të bashkimit të dënimeve, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 4 vitesh burg, i cili u ul në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata vendosi që vuajtja e dënimit të llogaritet nga data e ndalimit, 27 nëntor 2025, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Haxhiaj do të mbajë edhe shpenzimet e hetimit dhe të procesit gjyqësor. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga marrja dijeni e vendimit të arsyetuar.

Hetimet për të u mbyllën në maj të këtij viti. Ai rezulton i përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin e Elvis Doçit, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës. Janë një sërë bisedash në SkyECC që Haxhiaj, i cili asokohe ishte oficer i Operacionales, që  implikojnë në trafikun e drogës.

  •  

Sonte në Prishtinë “Summer Stand Up”, humor, muzikë dhe argëtim në Platonë e Pallatit të Rinisë

Prishtina do të mirëpresë sonte një mbrëmje të veçantë argëtimi me organizimin e “Summer Stand Up”, aktivitet që do të mbahet në Platonë e Pallatit të Rinisë.

Programi nis në ora 19:00 me një DJ set nga Kafu dhe muzikë live, të cilat do të krijojnë atmosferën për publikun para fillimit të shfaqjes, njofton KultPlus.

Në ora 20:00, skena do t’i lihet stand-up komedianëve, ku pesë emra të njohur të humorit: Timoleon Gjikopulli, Ernest Zymberi, Lulzim Bucolli, Rron Rama dhe Christos Makariadis, do të sjellin performanca plot të qeshura, energji dhe surpriza.

Ngjarja organizohet nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, me synimin për ta afruar kulturën dhe argëtimin te qytetarët përmes stand-up komedisë.

Hyrja është falas, ndërsa organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje verore në zemër të Prishtinës./KultPlus.com

  •  

Dekonspiroi hetimet ndaj grupit të Elvis Doçit, dënon 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë gjyqësore

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka marrë vendimin dhe ka shpallur fajtor ish-oficerin e policisë gjyqësore Igli Haxhiaj, i akuzuar për disa vepra penale që lidhen me shpërdorim detyre, pas dyshimeve se dekonspiroi hetimet ndaj grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi Pojës.

Sipas vendimit, Haxhiaj u dënua fillimisht me 4 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Vuajtja e dënimit do të llogaritet nga data 27 nëntor 2025 dhe ai do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme. Po ashtu, Haxhiaj është ndaluar të ushtrojë funksione publike për 5 vite. Vendimi u dha nga trupi gjykues i GJKKO-së, ndërsa shpenzimet gjyqësore i janë ngarkuar të pandehurit.

Pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC, SPAK administruar biseda të shumta mes tij dhe Denis Myftiut i akuzuar si pjesë e grupit kriminal, ku flitet për pazare lidhur me dhënien e informacioneve kundrejt pagesave që varionin nga 5 deri në 15 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Igli Haxhiaj, i akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga nenet 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç i Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 63, datë 30.07.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Igli Haxhiaj, për kryerjen e veprës penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a, paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Igli Haxhiaj, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Igli Haxhiaj, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet e (gjashtë) muaj burgim.

4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin e të pandehurit Igli Haxhiaj me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim.

5. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit Igli Haxhiaj, i ulet 1/3 e masës së dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

6. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit më datë 27.11.2025 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

7. Bazuar në nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit Igli Haxhiaj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

8. Shpenzimet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit Igli Haxhiaj.

9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar

The post Dekonspiroi hetimet ndaj grupit të Elvis Doçit, dënon 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë gjyqësore appeared first on Euronews Albania.

  •  

534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës

Peizazhi i Zvernecit | Foto nga Oltion Kola/Pixabay
Kërkesa është paraqitur përmes një peticioni të titulluar “Thirrje për Ruajtjen Gjithëpërfshirëse dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Deltës së Vjosës”, drejtuar kryeministrit Edi Rama, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Sekretariatit të Konventës së Bernës dhe programit “Njeriu dhe Biosfera” (MAB) të UNESCO-s. Peticioni është udhëhequr nga profesorët Friedrich Schiemer i Universitetit të […]The post 534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës appeared first on Reporter.al.
  •  

I kërkuar nga SPAK/ Gjykata e Shkallës së Parë në Greqi lejon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi

Gjykata e Shkallës së Parë në Greqi vendos të lejojë ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi i kërkuar nga SPAK. Sipas mbrojtësit ligjor të Shtufit, ky i fundit po ashtu ka kërkuar vetë të ekstradohet në Shqipëri për llogari të hetimit të SPAK.

Ilir Shtufi është një biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, që dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Shtufi njihet edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.

  •  

9 mijë bimë dekorative transformojnë një rrethrrotullim të kryeqytetit

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit transformoi një nga rrethrrotullimet më të frekuentuara të Tiranës me mbi 9 mijë bimë dekorative.

Pas tre javësh punë intensive, APR ka përfunduar transformimin e rrethrrotullimit pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, duke i dhënë hapësirës një pamje të re përmes gjelbërimit dhe luleve shumëngjyrëshe.

“Një hapësirë që dikur shërbente vetëm si pikë kalimi, sot është shndërruar në një element dekorativ që i shton ngjyra, jetë dhe harmoni peizazhit urban të kryeqytetit”, shkruhet në faqen online të APR.

Në këtë zonë janë mbjellë gjithsej 9,552 bimë dekorative, përfshirë 2,100 shkurre dekorative, 4,768 lule dekorative dhe 2,684 fidanë lulesh në vazo.

Sipas APR-së, investimi është pjesë e punës së përditshme për përmirësimin e hapësirave publike, me synimin për të krijuar një mjedis më të gjelbër, më të pastër dhe estetik për qytetarët.

The post 9 mijë bimë dekorative transformojnë një rrethrrotullim të kryeqytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Çështja SASPAC/ GJKKO liron nga qelia Ermal Kurtulajn

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë për Ermal Kurtulajn, duke e liruar nga qelia dhe caktuar ndaj tij masën “arrest në shtëpi”. Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga Kurtulaj, pas kthimit të dosjes për plotësim hetimesh në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ndërkohë, […]

The post Çështja SASPAC/ GJKKO liron nga qelia Ermal Kurtulajn appeared first on BoldNews.al.

  •  

Mickoski, Filipçes: Inflacioni në qershor të vitit 2026 është 3.4%, ndërsa në qershor 2022 ishte 14.7%

Kryeministri Hristijan Mickoski paraqiti të dhëna krahasuese ekonomike, duke theksuar se rritja e BPV-së dhe rritja e pensioneve janë trefish më të larta tani sesa gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. Ai tha se pagat rriten me ritëm më të shpejtë, çmimet e derivateve të naftës janë më të ulëtat në rajon pavarësisht kushteve të […]
  •  

FOKUS – Lufta teknologjike SHBA-Kinë: Beteja për robotët humanoidë ndez tensionet tregtare

PEKIN, 30 korrik /ATSH-DPA/- Kina ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me masa hakmarrëse, pas kufizimeve të reja amerikane ndaj robotëve humanoidë.

Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë kërkoi sot që Uashingtoni t’i tërheqë menjëherë këto masa, duke paralajmëruar se në të kundërt Kina do të marrë “kundërmasa të vendosura”.

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së (FCC) ka futur në listën e pajisjeve të kufizuara robotët e avancuar të prodhuar jashtë vendit.

Në listë përfshihen robotët humanoidë dhe makineritë me katër këmbë, të njohura shpesh si “qen robotikë”.

Po ashtu janë përfshirë edhe invertorët, pajisje të rëndësishme për sistemet diellore, ruajtjen e energjisë në bateri dhe furnizimin me energji të qendrave të të dhënave.

Pajisjet e reja të këtyre kategorive, nuk do të mund të marrin më miratimin e nevojshëm nga FCC dhe për këtë arsye nuk do të lejohen të importohen apo të shiten në tregun amerikan.

Kufizimi nuk prek pajisjet që janë miratuar dhe blerë më parë. FCC e justifikoi vendimin duke thënë se këto pajisje mund të paraqesin rrezik, pasi mund të mbledhin të dhëna, të përdoren për mbikëqyrje ose të kontrollohen nga distanca.

Zëdhënësi kinez akuzoi SHBA-në se po pengon aktivitetin normal të biznesit dhe po nxit shkëputjen e zinxhirëve të furnizimit mes dy vendeve.

Në Kinë, një numër i madh kompanish po garojnë për zhvillimin e robotëve humanoidë, një sektor që mbështetet edhe nga subvencionet shtetërore.

Përplasja është pjesë e konfliktit më të gjerë teknologjik mes SHBA-së dhe Kinës. Uashingtoni prej disa vitesh po kufizon aksesin e Kinës në çipat më të fuqishëm dhe në makineritë e nevojshme për prodhimin e tyre.

SHBA-ja ka vendosur gjithashtu tarifa të larta doganore dhe kufizime të tjera ndaj automjeteve elektrike kineze.

Ndërkohë, në Uashington po rritet debati për mënyrën se si duhet trajtuar modelet kineze të inteligjencës artificiale, me disa pjesë të administratës amerikane që po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kufizimeve.

Megjithatë, disa kompani dhe drejtues të sektorit amerikan të teknologjisë kanë paralajmëruar kundër një ndalimi të përgjithshëm. //a.i/

The post FOKUS – Lufta teknologjike SHBA-Kinë: Beteja për robotët humanoidë ndez tensionet tregtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

Partia Socialiste ka dalë me një reagim në lidhje me ndryshimet që kanë propozuar në hartën territoriale ku shkrihen 15 bashki. PS në reagim thekson se konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti. Sipas PS, bashkitë e përfshira në këtë proces do të ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Më […]
  •  

Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku i kërkon llogari qeverisë: Publikoni vendimin dhe interesin shtetëror!

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve në media se qeveria shqiptare po i hap rrugë krijimit të një konsullate serbe në Shkodër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku kërkon transparencë të plotë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa kundërshton paraqitjen […]
  •  

Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku i kërkon llogari qeverisë: Publikoni vendimin dhe interesin shtetëror!

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve në media se qeveria shqiptare po i hap rrugë krijimit të një konsullate serbe në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku kërkon transparencë të plotë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa kundërshton paraqitjen e kësaj nisme si një marrëdhënie reciprociteti me mundësinë e hapjes së një konsullate shqiptare në Bujanoc.

“A ka reciprocitet mes 54 serbëve dhe 61 mijë shqiptarëve?”, pyet deputetja demokrate.

Tabaku u referohet të dhënave të Censit të vitit 2023, sipas të cilave në qarkun e Shkodrës janë regjistruar vetëm 54 banorë të deklaruar me përkatësi etnike serbe, ndërsa në të gjithë Shqipërinë numri i tyre është 584.

Nga ana tjetër, regjistrimi zyrtar i vitit 2022 në Serbi numëron 61.687 shqiptarë, të përqendruar kryesisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Sipas Tabakut, këto të dhëna tregojnë se komuniteti shqiptar në Serbi është mbi 105 herë më i madh se numri i përgjithshëm i serbëve në Shqipëri dhe mbi 1.140 herë më i madh se komuniteti serb në qarkun e Shkodrës.

“Prandaj, nuk mund të vendoset shenjë barazimi ndërmjet gatishmërisë së Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës shqiptare për një konsullatë në Bujanoc dhe hapjes së një konsullate serbe në Shkodër. Gatishmëria nuk është konsullatë e hapur dhe funksionale”, deklaron ajo.

Deputetja e PD-së thekson se qeveria shqiptare nuk ka bërë publik ndonjë vlerësim që të dokumentojë nevojën konkrete për shërbime të reja konsullore serbe në Shkodër. Në të njëjtën kohë, ajo sjell në vëmendje shqetësimet e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për pasivizimin e adresave, përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucionet shtetërore dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

“Reciprociteti nuk shpallet me deklarata. Ai provohet me të drejta të barabarta dhe masa konkrete”, nënvizon Tabaku.

Ajo e lidh këtë zhvillim edhe me deklaratën e ministres serbe Snežana Paunović, e cila, sipas raportimeve të cituara në reagim, është shprehur se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

Tabaku e cilëson këtë gjuhë të papranueshme dhe paralajmëron se një qeveri që pretendon të ecë drejt Evropës nuk mund të normalizojë deklarata të tilla.

“Shqipëria duhet të ndërtojë ura bashkëpunimi me fqinjët, por ura të mbështetura mbi transparencë, barazi, respekt për viktimat dhe reciprocitet real, jo mbi simbolika të mjegullta, pazare të vogla apo qoka personale”, shprehet ajo.

Në përfundim, Tabaku kërkon që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të publikojë vendimin, bazën ligjore, llojin e konsullatës, kandidaturën për konsull dhe interesin konkret shtetëror që justifikon hapjen e saj në Shkodër.

“Diplomacia shqiptare nuk është oborri personal i Kryeministrit. Ajo duhet t’i shërbejë interesit kombëtar dhe qytetarëve shqiptarë”, përfundon deputetja demokrate.

  •  

​Konjufca: Historia e mërgatës shqiptare është histori e dhunës dhe dëbimit

Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar sot një takim-drekë pune me imamë, kryetarë të xhamive, përfaqësues të komunitetit, xhemat dhe aktivistë të saj në diasporë. Në këtë takim, i cili u mbajt në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, mori pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Konjufca ka thënë se mërgata shqiptare […]
  •  

“Kanye West”, investimi që u nëntëfishua/ Gonxhja: Koncerti solli 35 milion euro në ekonomi dhe mijëra vizitorë

35 milionë euro fitoi Shqipëria nga koncerti i Kanye West. Ministri i Turizmit, Sportit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, zbuloi në konferencë për shtyp se koncerti i reperit amerikan në Eagle Stadium në Kashar tejkaloi rreth 9 herë investimin prej 4.2 milionë euro të qeverisë për të shpëtuar eventin më 11 korrik.

Blendi Gonxhja: Mbi 23 mijë të huaj ishin të pranishëm, në atë planet, në atë fushë magnetike prej 60 mijë spektatorësh, që ka sjellë para në qarkullim në Shqipëri rreth 35 milionë euro. Nga këto, vetëm nga taksat kemi tejkaluar atë investim që kemi bërë, për punë pak ditësh. Ekonomia është bukë, ekonomia e eventeve është bukë, nuk është qejf, teka, aheng, gallatë, asgjë tjetër veç ndihme për të bërë këtë, por kishim klikime mbi 115 herë më shumë për Shqipërinë, klikime që nisën sa u lançua eventi. Eventi gjithashtu sjell rekomandim, promovim ndërkombëtar.

Pas Kanye West, ardhja e këngëtares Jennifer Lopez u pezullua për shkak se kërkoi garanci 2 milionë euro për shkak të protestave. Por Gonxhja paralajmëroi se këngëtarë të tjerë me famë botërore do të zbarkojnë në Shqipëri.

Blendi Gonxhja: Ne kemi negociata me këngëtarë, produksione të famshme ndërkombëtare, për të qenë pjesë e kalendarit tonë artistik e kulturor, do sjellë prestigj ndërkombëtar dhe ekonomi të madhe për Shqipërinë. Tani e kemi më të lehtë, ata që do vijnë, do shohin koncertin e Kanye West si shembull.

Gonxhja akuzoi protestat dhe eskalimin e tyre në dhunë si shkakun kryesor të rënies drastike të turizmit gjatë muajit qershor në Shqipëri, duke përmendur edhe shifrat.

Blendi Gonxhja: Jemi i njëjti vend si vjet, si këtë vit, dhe faktet janë kokëfortë. Nuk mundet që deri në maj të vijmë me kreshendo 8.2% krahasim me vitin e kaluar, ishte 16% më shumë deri në maj sesa maji i vitit të kaluar, në rritjen e vitit të kaluar, s’ka mundësi që në qershor të bjerë në 1.6% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Në mënyrë të befasishme rënia, dhe s’ka mundësi të mos ketë lidhje me situatën politike dhe protestën. Nuk ka konotacion, t’i hyjmë në hak protestës, ne e dimë që turizmi është shumë i ndjeshëm, konkurrues. Nëse merr një perceptim, nga një postim i ekzagjeruar, unë kam folur për këtë. Ngjarjet amplifikohen, nga dhuna te një perimetër policor, që detyrohet të forcohet për shkak të sendeve të forta, gurë e pllaka, kur kjo përballje vjen në fotografi të këtij dramaticiteti, ata që na shohin në mediume online, apo rrjete sociale, kuptohet që thonë, jo unë para Shqipërisë zgjedh Malin e Zi, apo Greqinë.

Si provë, Gonxhja përmendi edhe sulmin me review negative nga profile false ndaj hoteleve dhe restoranteve në Shqipëri.

Blendi Gonxhja: Deri patëm edhe tentativa të papërgjegjshme, të një sulmi ndaj subjekteve dhe ekonomisë së mikpritjes, strukturave akomoduese nga më të mirat që kemi në Shqipëri. Shkon dhe tenton të dalë çdo lloj logjike, protesta është protestë, duhet të respektojë të drejtat. Shembull morëm koncertin. Ka qytetarë që duan koncert, ka që duan kafe, ka restorant, ka në protestë. Imagjinoni në një restorant, me një të huaj, t’ju thotë një grup njerëzish, t’ju thonë: turp që hani, që pini, servila. Si ndiheni ju?

Në këtë konferencë, Gonxhja zbuloi se qeveria ka miratuar strategjinë e re për kulturën deri në vitin 2030. Synohet që financimi për kulturën në Shqipëri të kapë nivelet deri në 1.2% të PBB-së, duke arritur mesataren evropiane, në mënyrë që brenda 5 viteve Shqipëria të kthehet në qendër kulturore të Ballkanit dhe Evropës.

  •  

15:45 Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

“E bëjmë ndërsa raketat na fluturojnë mbi kokë”. Me këto fjalë Iryna Terekh përshkruan realitetin e punës së saj në krye të një prej kompanive më të rëndësishme të mbrojtjes në Ukrainë, duke prodhuar raketa, dronë dhe sisteme interceptimi në mes të luftës me Rusinë.

Terekh, ish-arkitekte dhe e mbijetuar e masakrës së Buchas, sot drejton kompaninë Fire Point, e cila është kthyer në një nga emrat më të diskutuar të industrisë ushtarake ukrainase.

Në selinë e kompanisë në Kiev, motoja “Quis nisi nos” – “Kush, nëse jo ne” – simbolizon përpjekjen për të ndërtuar kapacitete të reja ushtarake vendase. Produkti kryesor i kompanisë është raketa e lundrimit “Flamingo”, e cila sipas Terekh ka aftësi të godasë objektiva në distanca të gjata.

Një prej këtyre raketave raportohet se ka përshkuar rreth 1800 kilometra për të goditur një impiant të kompanisë ruse Avitek në Kirov, duke transportuar një kokë luftarake prej 1150 kilogramësh.

Terekh deklaron se kompania ka kapacitet për të prodhuar deri në 200 raketa në muaj, por ritmi i prodhimit varet nga kontratat dhe financimi. Sipas saj, nëse një pjesë e fondeve evropiane do të drejtohej për programin “Flamingo”, prodhimi mund të rritej ndjeshëm.

Ajo foli edhe për dronët FP-1 dhe FP-2, duke thënë se interesi ndërkombëtar është rritur, por prioriteti mbetet furnizimi i ushtrisë ukrainase.

“Një armë që nuk është testuar në kushte reale nuk ka kuptim. Fusha e betejës ukrainase është prova më e vështirë”, tha Terekh, duke shtuar se shumë kompani perëndimore tashmë po bashkëpunojnë me Ukrainën për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive ushtarake.

Duke folur për projektin evropian të mbrojtjes ajrore Freyja, ajo tha se synimi është krijimi i interceptorëve me kosto më të ulët sesa sistemet ekzistuese si Patriot missile system. Sipas saj, një interceptor i ri evropian duhet të kushtojë më pak se një milion dollarë, ndërsa një raketë Patriot mund të kushtojë disa milionë.

Terekh zbuloi gjithashtu se Ukraina po zhvillon një program të vetin balistik. Raketa FP-7 ndodhet në fazën e certifikimit, ndërsa FP-9 pritet të nisë testimet në vjeshtë.

E pyetur për kritikat dhe polemikat rreth kompanisë së saj, ajo u shpreh se vendimet politike u takojnë institucioneve shtetërore, por paralajmëroi se akuzat pa prova mund të dëmtojnë interesat e Ukrainës gjatë luftës.

Në moshën 36-vjeçare, Terekh thotë se nuk e kishte imagjinuar se do të drejtonte një kompani raketash. “Nuk ka rëndësi vetëm çfarë prodhon. Rëndësi ka arkitektura e sistemit”, u shpreh ajo./kb

  •  
❌