Normal view

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, në zonën e Kaninës në Vlorë, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të favori...

By: @joq
26 August 2026 at 22:00

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, në zonën e Kaninës në Vlorë, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga erërat e forta. Një dëshmi e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell pamje nga zona, ku dallohen flakë të mëdha që po përparojnë në terren. Sipas raportimit të qytetarit, era e vazhdueshme po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë kontrollin e vatrës. Zjarri ka përfshirë bimësi dhe shkurre në zonën malore. Shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar për ndërhyrjen dhe izolimin e flakëve, ndërsa puna në terren vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Në këtë fazë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar edhe sipërfaqja e prekur. Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë situatën në malin e Shashicës, ku era po favorizon përhapjen e flakëve.

10.7K views


💾

Për të 87-ën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. Pas ...

By: @joq
26 August 2026 at 22:00

Për të 87-ën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me flamuj kuq e zi në duar dhe thirrje për ndryshim politik. “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë komunistët” janë ndër thirrjet që janë dëgjuar gjatë marshimit. Edhe këtë mbrëmje, në krye të turmës janë parë nënat, vajzat dhe gratë, të cilat prej ditësh i prijnë marshimit duke mbajtur flamujt kombëtarë. Protesta qytetare ka hyrë tashmë në ditën e 87-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike. 87 ditë në rrugë, mijëra thirrje në kor dhe një pyetje që mbetet ende pa përgjigje: A do të jetë kjo protestë ajo që do të sjellë ndryshimin e klasës politike? Po ju, si e shihni?

16.6K views


💾

Një video e publikuar nga një eurodeputet grek, ku shfaqet një rrugë në Athinë me një prani të dukshme të emigrantëve, ka ndezur një debat të fortë në...

By: @joq
26 August 2026 at 22:00

Një video e publikuar nga një eurodeputet grek, ku shfaqet një rrugë në Athinë me një prani të dukshme të emigrantëve, ka ndezur një debat të fortë në rrjetet sociale në Greqi. “Si përfundoi kështu vendi ynë?”, “Athina jonë nuk njihet më” dhe “Kemi humbur vendin tonë” janë disa nga komentet e përdoruesve, ndërsa të tjerë e lidhin situatën me politikat e qeverisë për emigracionin dhe integrimin. Në mesin e komenteve ka edhe reagime shumë më të ashpra, por debati kryesor që ngre videoja është më i gjerë: sa emigracion mund të përballojë një shtet dhe si menaxhohet ndryshimi demografik pa cenuar kohezionin shoqëror? Kjo është një pyetje që nuk i përket vetëm Greqisë. Shqipëria po hyn gjithashtu në një fazë të re. Ndërsa mijëra shqiptarë largohen çdo vit dhe numri i lindjeve është në nivele shumë të ulëta, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë fuqi punëtore nga jashtë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në fund të vitit 2025 në Shqipëri rezultonin 32,163 shtetas të huaj me leje qëndrimi, 46.6% më shumë se në vitin 2024. Punësimi ishte arsyeja kryesore e qëndrimit, me 55.1% të lejeve. Rritja më e madhe është regjistruar te shtetasit nga Azia: numri i tyre arriti në 9891 persona, duke u rritur me 117.6% brenda një viti. India dhe Filipinet janë ndër vendet që kanë shënuar rritjen më të fortë, teksa bizneset shqiptare po kërkojnë punonjës për shërbime, akomodim dhe punë të tjera ku ka mungesë fuqie punëtore. Në të njëjtën kohë, Shqipëria po tkurret demografikisht. Sipas INSTAT, popullsia në 1 janar 2025 ishte 2,363,314 banorë, 1.2% më pak se një vit më parë. Vetëm gjatë vitit 2024, migracioni neto ishte negativ me 28,836 persona. Kjo nuk do të thotë se çdo i huaj që vjen në Shqipëri për të punuar përbën problem. Përkundrazi, ekonomia shqiptare ka sektorë që realisht kanë nevojë për fuqi punëtore dhe emigracioni i rregullt mund të jetë pjesë e zgjidhjes. Por pikërisht këtu nis debati që Shqipëria nuk duhet ta shmangë. A po përdoret ardhja e punëtorëve të huaj si zgjidhje afatshkurtër për një krizë demografike që kërkon zgjidhje shumë më të thella? Një politikë serioze duhet të përfshijë njëkohësisht mbështetjen e familjeve shqiptare, rritjen e lindshmërisë, krijimin e kushteve që të rinjtë të mos largohen dhe një politikë të qartë për emigracionin: sa punëtorë nevojiten, në cilët sektorë, me çfarë kriteresh dhe si sigurohet integrimi i tyre. Videoja nga Athina mund të interpretohet në shumë mënyra, por një mësim është i qartë: ndryshimet demografike nuk ndodhin brenda natës. Ato menaxhohen me politika shumëvjeçare. Dhe Shqipëria, me popullsi në rënie dhe me numrin e të huajve që rritet me ritme të shpejta, ndoshta duhet ta nisë këtë debat tani, jo kur të jetë tepër vonë.

18.4K views


💾

Nëse ende nuk e kishit marrë vesh, bankat shqiptare po kacafyten për toka në Zvërnec... Drejtori i bankës së parave ruse Raiffeisen Bank Lizandër Sara...

By: @joq
26 August 2026 at 22:00

Nëse ende nuk e kishit marrë vesh, bankat shqiptare po kacafyten për toka në Zvërnec... Drejtori i bankës së parave ruse Raiffeisen Bank Lizandër Saraçi është bërë organizator i protestave kundër qeverisë, ndërsa synon t'i prishë punë kolegut të tij drejtorit të bankës së PS ABI Bank, Andi Balltës përfituesit të disa mijëra metra katrorë në tokën e lakmuar nga biznesmenët. Ndërkohë që SPAK-u numëron lekët dhe fshin djersët me to, fronti i bankave në Shqipëri është ndarë dysh: në njërën anë kemi Abi Bank që ka kapur e ka bërë çiflig gjithë Zvërnecin për llogari të padronëve të saj, dhe në krahun tjetër, shfaqet "kapiteni i revoltave", drejtori i parave ruse Raiffeisen Bank. Një bankier që bën sikur mbron popullin, ndërkohë që llogaritë i ka të zhytura në miliona euro transaksionesh të dyshimta. Përderisa ABI Bank ka kapur e ka bërë çiflig hektarë të tërë tokë në Zvërnec, fronti tjetër financiar ka gjetur një metodë edhe më kreative për të bërë opozitë: Protestën me telekomandë nga zyrat e bankës. Në qendër të këtij skenari figuron Lizandër Saraçi, Drejtor i Menaxhimit të Rrezikut në Raiffeisen Bank. I shfaqur herë si matematicien, herë si analist tregjesh, herë si aktivist politik e herë si strateg në hije, Saraçi rezulton të jetë dirigjenti i fshehtë i protestave në Bulevard. Ironia e fatit? Njeriu që del me megafon për të bërtitur kundër qeverisë dhe për të mbrojtur "drejtësinë e cenuar" nga ngjarjet e Zvërnecit fuke sulmuar kolegun që i rrëmbeu tokën nën këmbë. Mjeshtrat e "Overdraftit" dhe fshehjes së parave kineze Por historia e Raiffeisen nuk mbaron te protestat e natës. Kur bëhet fjalë për të ndihmuar klientë të veçantë t'i shmangen shtetit shqiptar, banka ka treguar aftësi akrobatike. Sipas hetimeve të SPAK dhe Prokurorisë së Fierit, teksa shteti dhe përmbaruesit sorollateshin me vendime gjykate në duar për t'i marrë detyrimet e prapambetura kompanisë kineze Bankers Petroleum, Raiffeisen i erdhi në ndihmë me një skemë prej 9 milionë dollarësh përmes një "overdrafti magjik". Kompania kineze harxhonte paratë e overdraftit për të bërë pagesa në Shqipëri dhe i zëvendësonte ato nga llogaritë në Vjenë, duke u kujdesur që llogaria të mos kalonte kurrë në shifra pozitive. Kështu, Bankers i shpëtoi sekuestrove tatimore dhe gjobës famoze 120 milionë euro të doganave, ndërsa miliona euro të pasurisë nëntokësore të Shqipërisë devijoheshin qetësisht përmes kanaleve austro-shqiptare.

5683 views


💾

Rasti i parë me Ethet e Nilit Perëndimor në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht në qytetin e Korçës, ku një 72-vjeçar ka rezultuar i infektuar nga ky...

By: @joq
26 August 2026 at 22:00

Rasti i parë me Ethet e Nilit Perëndimor në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht në qytetin e Korçës, ku një 72-vjeçar ka rezultuar i infektuar nga ky virus. I moshuari fillimisht ka shfaqur probleme shëndetësore dhe i është drejtuar spitalit rajonal, ku pas kryerjes së analizave mjekësore u konfirmua prania e virusit. Momentalisht ai ndodhet i shtruar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Detaje lidhur me rastin ka dhënë epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, e cila bëri me dije se deri më tani ky mbetet i vetmi rast i identifikuar dhe se nuk ka raste të tjera të konfirmuara apo të dyshuara në vend. Sipas ISHP-së, 72-vjeçari nuk ka udhëtuar jashtë Shqipërisë, ndaj dyshohet se infektimi ka ardhur si pasojë e pickimit të një mushkonje brenda territorit. Epidemiologia sqaroi se sëmundja transmetohet përmes mushkonjave bartëse të cilat e marrin virusin nga zogjtë apo kuajt e infektuar, duke theksuar gjithashtu se virusi transmetohet vetëm nga mushkonjat dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

5905 views


💾

Një tjetër situatë shqetësuese raportohet këtë mbrëmje në malin e Dajtit, ndërsa zona është përballur me zjarre të përsëritura gjatë ditëve të fundit....

By: @joq
26 August 2026 at 22:00

Një tjetër situatë shqetësuese raportohet këtë mbrëmje në malin e Dajtit, ndërsa zona është përballur me zjarre të përsëritura gjatë ditëve të fundit. Pamjet e dërguara pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania tregojnë malin e Dajtit të përfshirë nga tymi, me disa zona të shpatit ku dallohet përhapja e zjarrit. Nga distanca, pamjet krijojnë përshtypjen e disa vatrave ose të një zjarri që është përhapur në disa pika të shpatit. “Përshëndetje JOQ, sapo ia vendosën zjarrin malit të Dajtit”, shkruan qytetari që ka dërguar videon. Pamjet marrin një tjetër rëndësi për shkak të situatës së krijuar në Dajt gjatë ditëve të fundit. Zjarri në këtë zonë ka vijuar prej disa ditësh dhe më 19 gusht autoritetet raportuan se në Dajt po vijonte operacioni me dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe forca të zonave të mbrojtura. Më 23 gusht, Dajti vijonte të ishte ndër vatrat aktive të zjarrit në vend, ndërsa në operacion ishin angazhuar edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Më 24 gusht situata mbeti aktive në terren të vështirë, me 30 efektivë të FA-së, 30 zjarrfikës dhe një helikopter të angazhuar në zonë. Edhe dje, më 25 gusht, Ministria e Mbrojtjes raportoi se vatra në malin e Dajtit vijonte aktive, në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës, ku po ndërhyhej me forca zjarrfikëse, efektivë të FA-së dhe helikopter. Tashmë, pamjet e reja të mbërritura në JOQ Albania ngrenë një pyetje të fortë: Kush po ia vë flakën Dajtit? Nëse bëhet fjalë për një vatër të re, në një zonë ku zjarri ka vijuar prej ditësh, mbetet për t’u përcaktuar nga autoritetet nëse kemi të bëjmë me riaktivizim të zjarrit apo me një tjetër vatër dhe cili ka qenë shkaku i saj. Për momentin, pamjet e qytetarit nuk mjaftojnë për të konfirmuar se zjarri është vendosur qëllimisht, por situata kërkon vëmendje dhe verifikim të menjëhershëm nga autoritetet.

20K views


💾

Në një kohë kur mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me rritjen marramendëse të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe normat e larta të intere...

By: @joq
26 August 2026 at 22:00

Në një kohë kur mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me rritjen marramendëse të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe normat e larta të interesave bankare, qeveria ka vendosur të preferojë sërish me para publike "të përzgjedhurit" e saj. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi hapjen e thirrjes për 300 kredi të lehtësuara me 0% interes për blerje banese, të destinuara ekskluzivisht për punonjësit e administratës publike. Thirrja hapet më 27 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator. Sipas skemës së njoftuar, financimi do të bëhet sipas çmimeve të referencës, ndërsa sipërfaqja e banesës do të llogaritet mbi bazën e certifikatës familjare. Kuotat janë ndarë mes pesë institucioneve: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme marrin nga 70 kuota secila, ndërsa 20 kuota të tjera i lihen Policisë së Burgjeve (nën Ministrinë e Drejtësisë). Aplikimet do të kryhen përmes portalit e-Albania. Sipas kriterit të vendosur, aplikantët duhet të jenë pjesë e administratës publike, të mos kenë banesë në pronësi apo pasuri të tjera që kalojnë gjysmën e vlerës së shtëpisë që do të blejnë, si dhe të mos kenë përfituar më parë nga skemat sociale. Mirëpo, pas këtyre kritereve zyrtare fshihet një realitet mjaft diskriminues për qytetarët e thjeshtë. Ndërsa punonjësit e administratës, mes të cilëve operojnë edhe ushtritë e patronazhistëve të pushtetit, marrin kredi me zero interes të paguara nga taksat e të gjithëve, pjesa tjetër e popullsisë lihet në mëshirë të fatit. Qytetarët që punojnë në sektorin privat përballen çdo ditë me kushte të papërballueshme bankare, ndërsa ëndrra për të blerë një shtëpi po i shtyn gjithnjë e më shumë drejt emigrimit.

3267 views


💾

Një 31-vjeçar nga India është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 23 gushtit, pasi u kap nga policia mbi çatinë e një banese në zonën e Kombinati...

By: @joq
26 August 2026 at 22:00

Një 31-vjeçar nga India është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 23 gushtit, pasi u kap nga policia mbi çatinë e një banese në zonën e Kombinatit, në Tiranë. I riu kishte tentuar të hynte në shtëpi përmes një dritareje të vogël në çati, me qëllim grabitjen e sendeve me vlerë. Bëhet fjalë për Manpreet Nanak Chand Manpreet, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pas kërkesës së prokurorit Petrit Vukaj. 31-vjeçari po hetohet për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë. Sipas të dhënave të administruara në dosjen hetimore, prania e të riut në çatinë e banesës në rrugën “Veli Vraniqi” është konstatuar fillimisht nga pronari i shtëpisë, shtetasi me inicialet E.P., rreth orës 23:48 të 22 gushtit. Pronari ka deklaruar se ishte në gjumë kur dëgjoi një zhurmë që vinte nga jashtë, në pjesën perëndimore të banesës. Pasi doli për të parë se çfarë po ndodhte, ai ka vënë re mbi çati një person të panjohur, me flokë të zinj, trup të dobët dhe rreth 170 centimetra të gjatë. Sipas dëshmisë së tij, personi nuk kishte arritur të depërtonte në banesë. Ai kishte mbetur në çati, ndërsa pronari ka njoftuar menjëherë policinë. Pas mbërritjes së efektivëve të Komisariatit Nr. 6, 31-vjeçari është detyruar të zbresë nga çatia dhe më pas është shoqëruar nga shërbimet e policisë kriminale. Arrestimi i tij është kryer rreth orës 01:10 të 23 gushtit. Gjatë verifikimeve të kryera pas arrestimit, policia ka konstatuar se Manpreet Nanak Chand Manpreet ishte shoqëruar në komisariat edhe dy ditë më parë. Sipas hetimeve, ai ishte përfshirë në një konflikt me një qytetar, të cilit dyshohet se i kishte dëmtuar xhamin e automjetit. Për këtë ngjarje, 31-vjeçari ishte lënë i lirë dhe procedohej në gjendje të lirë. Pas arrestimit atij i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg nga argumentet se ekziston rreziku që shtetasi i huaj të largohet nga Shqipëria gjatë procesit hetimor. Në seancë, Manpreet nuk ka pranuar të japë deklarime lidhur me ngjarjen. Ai ka pretenduar se do të flasë në një moment tjetër të procesit.

7588 views


💾

“Forever 16”, filmi i parë artistik i Brezel Göring, sjell në ekran botën e Françoise Cactus

25 August 2026 at 23:00

Regjisori dhe muzikanti gjerman Brezel Göring debuton në filmin artistik me “Forever 16”, një produksion i realizuar në formatin Super 8, që ndërthur humorin, aventurën, ngjyrat dhe një atmosferë të lirë e eksperimentale.

Filmi është bazuar në romanin “Life Sentence Fourteen” të shkrimtares dhe artistes Françoise Cactus, partnere dhe bashkëthemeluese e grupit muzikor Stereo Total së bashku me Göring. Romani u botua pas vdekjes së Cactus dhe shërbeu si bazë për skenarin e filmit.

Në qendër të historisë është Charlotte, një aktore e moshës së mesme që ka trashëguar papritur një pasuri dhe udhëton në Palermo së bashku me shoqen e saj Helena dhe mikun Oskar. Marrëdhëniet mes tyre janë të tensionuara dhe miqësia e dikurshme duket se po përballet me krisje të mëdha.

Situata ndryshon kur në jetën e tyre shfaqet Rudolph, një burrë misterioz që përfshihet në marrëdhënie me secilën prej tyre dhe bëhet burim konfliktesh. Të bashkuar nga mosbesimi dhe pakënaqësia, personazhet nisin të realizojnë një film me buxhet të ulët, në të cilin një vrasës serial kërkon hakmarrje.

Filmi brenda filmit bëhet një nga elementet kryesore të “Forever 16”, ndërsa Göring rikthen atmosferën e një bote alternative dhe të një subkulture të së kaluarës. Palermoja shfaqet larg imazheve turistike, përmes plazheve me mbeturina, hoteleve të vjetra dhe hapësirave urbane të zbehura.

Me një kohëzgjatje prej 73 minutash, filmi karakterizohet nga pamjet e ngjyrosura dhe një estetikë e pazakontë Super 8. Në role kryesore janë Lilith Stangenberg, Chang Wang dhe Mücke, ndërsa muzika dhe universi artistik i Stereo Total mbeten të pranishëm gjatë gjithë filmit.

“Forever 16” është njëkohësisht edhe një homazh për Françoise Cactus, e cila ndërroi jetë në vitin 2021. Göring ka shpjeguar se një nga synimet e filmit ishte t’i jepte sërish zë artistes së ndjerë, duke e sjellë krijimtarinë dhe botën e saj në një formë të re. Filmi do të nisë shfaqjet në kinema më 28 gusht 2026 në Gjermani./KultPlus.com

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

25 August 2026 at 22:59

Nga Jakin Marena

Afrimi i ditës kur në Tiranë do të ‘zbarkojë’ ambasadori i ri i SHBA, gjenerali Eric Wendt, ka sjellë me të vërtetë pështjellim në ambientin politik të Tiranës, përfshirë këtu dhe protestën e përnatshme në bulevardin qendror të kryeqytetit!

Misteri që përmban ‘valixhja diplomatike’ e të dërguarit direkt të presidentit amerikan, Trump, në Shqipëri, ka nisur të ngjallë frikë tek të gjitha palët, kryesisht tek ata që janë pozicionuar dukshëm e rëndshëm kundër Trump, SHBA-ve dhe mbi të gjitha kundër investimeve amerikane!

Kreu i PD, Sali Berisha ka heshtur në thirrjet për të mbështetur protestën, duke u mjaftuar me ‘analizën’ e punës së Ramës me ministrat e tij, akuzat ndaj qeverisë e kryeministrit, pavarësisht se pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet për pushtetin vendor dhe pritet që dhe këtë radhë opozita të shkojë në zgjedhje si ‘ai në dasmë’, ndërsa PS e ka nisur me kohë e vakt punën për fitoren!

Ndërkohë protesta në kryeqytet vijon të lëvizë nëpër ‘ullukun’ e saj, me të njëjtat parulla, me të njëjtat slogane, me të njëjtin itinerar dhe me të njëjtin intensitetet lëvizjesh ‘bosh’ pa dhënë asnjë rezultat, por vetëm duke ngushtuar gjithnjë e më shumë radhët e saj, por dhe duke nxitur përplasjet pafund brenda vetë radhëve të ‘shtrënguara lirisht’ të ‘revolucionit’!

E teksa të gjithë i ka kapur një lloj frike në lidhje me misterin e sjelljes së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, ajo që dinë është se ‘vijat e kuqe’ për diplomacinë amerikane në këto kohë të trazuara dhe luftrash në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, janë të përcaktuara qartë! Mesazhet kanë qenë të qarta, Shqipëria është vend stabël që eksporton stabilitet në rajon, prandaj nuk duhet të cenohet ky stabilitet, i domosdoshëm për aleatët tanë të mëdhenj! Ndaj duhet mbështetje për reformat integruese, ku vendet anëtare të Unionit e konsiderojnë Shqipërinë në krye të listës bashkë me Malin e Zi për t’u anëtarësuar të parat në BE! E tha dhe Kos këtë të martë këtë!

Prandaj presidenti Trump ka emëruar në Tiranë një gjeneral në pension, të përgatitur për përballimin e situatave të vështira në këtë cep të botës, përballë rrezikut rus dhe tentativës së islamit politik të mbështetur nga terrorizmi për të depërtuar në Ballkan! Kuptohet gjenerali do të ‘mbikqyrë’ dhe Kosovën, që është jo vetëm pa ambasador amerikan, por dhe pa institucione legjitime e pa shtet këtu e dy vite, për shkak të Albin Kurtit! Do qetësi SHBA nga nahija jonë!

Diplomacia e SHBA është e prerë në qëndrimin e saj kudo që ndodhet në botë, mbështet fort investimet amerikane, të vogla e të mëdha qofshin këto, dhe i mbron me forcë, pavarësisht se çfarë bëhet në vendet respektive! Kuptohet, amerikanët janë strikt në marrëveshjet e tyre për të investuar kudo në botë, prandaj kërkojnë të njëjtën qasje nga vendet që thithin këto investime!

Në Shqipëri janë nënshkruar marrëveshje të mëdha me SHBA, sidomos ajo e gazit, është ftuar dhe Kosova për këtë marrëveshje por Albini ka refuzuar deri më tani, por janë në proces dhe investime të tjera të mëdha, përfshirë ato në Zvërnec dhe Sazan, ku është i përfshirë dhe Jared Kushner e Jovanka Trump, dhëndri e vajza e preferuar e Donald Trump! Janë investime këto që sjellin jo vetëm përfitime për shqiptarët, 4.5 miliardë dollarë investim amerikan nuk janë një fjalë goje, por mbi të gjitha sjellin edhe siguri e garanci për Shqipërinë, por dhe interesin e fortë të qeverisë amerikane për ecurinë e këtyre investimeve, që mbrohen me përkushtim nga SHBA!

S’po përmendin atë rutinën e përhershme, sipas të cilave ambasadori amerikan do të mbështesë punën e SPAK për luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, ngritjen e gjykatave të posaçme në nivelin e zbatimit të ligjit për të mos qenë thjeshtë një ‘notere’ e kërkesave të prokurorëve, respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjëra të tjera të këtij lloji! Pasi për hir të së vërtetës ambasadori i SHBA, kudo që të ndodhet, në radhë të parë mbron interesat e Amerikës, interesa që i përputhin fort dhe me interesat dhe nevojat e vendeve aleate ku ushtrojnë detyrën! E mbi të gjitha SHBA është garanti i sigurisë në botë, pra dhe për Shqipërinë e vogël aleate! Dhe nuk na ka dalë keq në asnjë periudhë aleanca me SHBA. Përkundrazi, ka qenë jetike për vetë ekzistencën tonë si shtet por dhe për krijimin e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, Kosovës!

Dhe i përmendëm këto ‘vijat e kuqe’ që përmban ‘valixhja dipomatike’ e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë që pritet të vijë në fillim të kësaj vjeshte, pasi në këto kohë ‘vakance’ pa titullar të ambasadës së SHBA, kanë ‘lulëzuar’ shumë elementë anti-SHBA e anti-Trump, të mbështjellë herë herë dhe me mbështetje të të majtëve radikalë amerikanë e evropianë, islami politik e turli rrymash e elementësh radikalë që kanë vërshuar në  bulevardin qendror të Tiranës, prej më shumë se tre muajsh, duke e degjeneruar protestën me tamam që ishte në dy javët e para!

Pra, edhe këta revolucionarët e bulevardit të Tiranës janë trembur nga ‘vijat e kuqe’ të SHBA në Shqipëri, në vigjilje të ardhjes së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, i cili mbërrin në këtë fillim vjeshte për të ushtruar detyrën e tij në shërbim të shtetit të vet si dhe në mbështetje të Shqipërisë e shqiptarëve si aleatë e miq të mirë e faktor stabiliteti në rajon!

Ndaj “revolucioni’ ka nisur të bëjë një hap pas në retorikën e tij kundër Trump dhe SHBA, ka zhdukur të paktën këto ditët e fundit nga skena përfaqësues të islamit politik, duke mos u dhënë as mikrofonin për të folur, pasi ata për hir të së vërtetës në çdo 5 fjalë një e kanë me ‘allah’, një me ‘rrugën e Zotit’, e një me ‘kontributin’ e Anadollit për shqiptarët! Ende s’kanë përmendur betejën e Çanakalasë apo zëvendësimin e Kushtetutës shqiptare me sheriatin! Por drejt asaj po shkonin, me atë turr që kishin marrë! “Me paratë tona po protestojmë’, justifikoheshin!

Pavarësisht rënies së mbështetjes brenda vendit si dhe daljes nga ‘rrethi’ i jehonës nëpër mediat kryesore të huaja, ishin në ‘pole’ për shkak të axhendës anti-SHBA e anti-Trump të kuptohemi, grupet organizatore të protestës, kryesisht neomarksistët, këta përfaqësuesit e partive të vogla, por dhe përfaqësuesit e Berishës që mbajnë nën kontroll ‘hirin’ e revolucionit të ‘fikur’, refuzuan këtë përpjekjen për mbështetje të flotiljes pro-palestineze që ishte nisur nga Brindizi për të mbërritur në Vlorë, me qëllimin e vetëm që me aksionin e tyre politik të ngrenë sadopak nivelin e “Revolucionit Flaming” në Shqipëri, tentativë që duket se nuk pati rezultatin e pritur prej tyre.

“Global Sumund Flotilla”, një organizatë e fortë si pjesë e të majtës globale dërgoi në brigjet e Vlorës 3 varka të vogla në të cilat kishte dhe përfaqësues shqiptarë të diasporës, në përpjekjen e tyre për ta kthyer luftën kundër investimit amerikan në Sazan, në një kauzë të lidhur me Gazën. Janë kauza që s’kanë asnjë pikë takimi në fakt, por ishte një përpjekje kjo! Ishte një tentativë në fakt, për të mbështetur protestën që vijon ditë pas dite me numra të ulët dhe në Tiranë, paçka se parullat që mbanin varkat e flotiljes pro-palestineze kishin një gjuhë shumë agresive ndaj izraelitëve, teksa përdoret vend e pavend ajo parulla e njohur kundër ‘sionistëve’. Ku Sazani në të cilin pritet të investohen miliarda dollarë për turizëm, ku Gaza e shkatërruar nga lufta!

Ndonëse edhe vetë përfaqësuesit që erdhën me këtë flotilje e panë atmosferën e ftohtë që i priti në Shqipëri, ku asnjë përfaqësues i protestës nuk doli t’i priste në Vlorë kur zbritën, përkundrazi u panë përfaqësues të qeverisë që u ofruan një ‘guidë’ njohje për Sazanin dhe Shqipërinë, gjë që ata e refuzuan bashkë me vizitën në ishull, të cilën e kishin paralajmëruar më herët, refuzimi ndaj tyre u shfaq fare hapur në protestën e të shtunës, kur aktivistët e ardhur me “Global Sumud” tentuan t’u flisnin njerëzve në shesh, por ata u penguan nga grupi organizator! Ndonëse në mënyrë aspak ‘ortodokse’, por ama i vunë përballë flamurit kombëtar, duke e ‘errësuar’ deri në shuarje motivimin palestinez si mbrojtës të kauzës së Gazës dhe përpjekjeve për të hequr paralele me rastin e Shqipërisë dhe më konkretisht me Sazanin!

Mori fund përpjekja që me zjarrin e “Gazës’ të ndiznin sadopak revolucionin e fikur Flaming, të cilin për hir të së vërtetës kështu e donin dhe vetë organizatorët, të cilët, referuar sherreve dhe sekreteve të nxjerra gjatë sherrit mes tyre, kishte thjeshtë e vetëm një qëllim: përfitimin e parave, diku përmes projekteve, diku përmes shpërblimeve cash. Dhe bëhet fjalë për mijëra euro çdo mbrëmje, që jepen për të bërë ‘xhiro’ në bulevard! Këtë e pranojnë dhe vetë aktivistët e flotiljes ‘Gaza’, të cilët janë përplasur me anëtarët e grupit koordinues të protestës. Dhe nëse janë refuzuar me tamam, jo sa për sy e faqe, ju lumtë pasi nuk ka lidhje Gaza me Sazanin!

Dikush mund të thotë se “revolucioni’ u kthye në rrugë të drejtë duke refuzuar ndikimin e “Gazës’ te protesta në Tiranë! Për hir të së vërtetës, besojmë se ajo që ka ndodhur është thjeshtë e vetëm një skenar nga ana e organizatorëve për të treguar se nuk kanë gjë me SHBA-të dhe me presidentin Trump, pa hequr dorë nga mbështetja e islamit politik dhe neomarksistëve, të cilët i japin tonin protestës! Sepse, nuk bëhet shaka me ‘miellin e amerikanit’! Grupi organizator është i qartë për ‘vijat e kuqe’ të SHBA, të cilat s’mund të shkelen! Kurse Albini ka hallet e veta, s’ka fuqi të mbështesë njeri, aq më tepër që në Shqipëri, ai dhe islami i tij politik, nuk ngjisin!

Dhe me afrimin e shtatorit, ‘zbutja’ e revolucionarëve në fikje do të jetë akoma e më e madhe, pavarësisht paralajmërimeve se do të ‘ndizen’ me ardhjen e studentëve! Mbështetja ka rënë si brenda ashtu edhe jashtë vendit! Edhe konfigurimi tek vetë radikalët e majtë në SHBA ka ndryshuar në favor të progresistëve, që pritet të rrëmbejnë ‘skenën’, ndërsa tashmë Shqipërinë dhe ‘revolucionin flaming’ e kanë harruar! Nuk e ‘ndezi’ dot as “Gaza”! Ardhja e ambasadorit të ri amerikan, pritet të sjellë ndryshime të thella edhe në “bulevard’! Lekët i morën ata tani, vijojnë të respektojnë kontratën, dhe për inerci! Të kuptohemi, ka dhe idealistë në protestë!

22:59 Erdogan: Turqia nuk do të tërhiqet nga mbështetja për fqinjët dhe përpjekjet për paqe në rajon

By: Monika
25 August 2026 at 22:59

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se Turqia do të vijojë të mbështesë fqinjët e saj dhe përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, pavarësisht kundërshtimeve dhe paralajmërimeve.

Në një deklaratë pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, Erdogan tha se Ankaraja nuk do të braktisë miqtë dhe aleatët që kanë vendosur besimin tek Turqia.

“Ne nuk do të braktisim asnjë mik apo vëlla në gjysmë të rrugës, kur ata kanë vendosur besimin tek ne. Vetëm sepse disa njerëz nuk e duan këtë, sepse disa janë të shqetësuar apo sepse planet e disa të tjerëve po prishen, ne nuk do të heqim dorë nga përpjekjet për vendosjen e paqes në rajonin tonë”, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk shtoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë fqinjët e saj në rimëkëmbjen e tyre, pavarësisht kundërshtimit nga grupet që ai i cilësoi si “rrjete kriminale me duart të lyera me gjakun e të pafajshmëve”.

Deklaratat e Erdogan vijnë pas përshkallëzimit të tensioneve mes Turqisë dhe Izraelit lidhur me zhvillimet në Siri.

Javën e kaluar, Izraeli kreu sulme ajrore ndaj një baze ushtarake siriane, ndërsa paralajmëroi Ankaranë kundër asaj që e cilësoi si “aventura të rrezikshme” në Siri.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm, ndërsa ushtritë turke dhe izraelite janë aktive në territorin sirian. Izraeli ka shprehur shqetësimin se Siria mund të lejojë vendosjen e trupave turke në territorin e saj.

Ankaraja i ka hedhur poshtë me vendosmëri këto pretendime, duke i cilësuar si “të papranueshme”, ndërsa Erdogan sinjalizoi se Turqia do të vijojë politikën e saj në rajon dhe mbështetjen për fqinjët, pavarësisht presionit ndërkombëtar./MXH

Horoskopi, 26 gusht/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: ela
25 August 2026 at 22:56

Dashi Jeni gati të lini pas një version të vetes që nuk ju përfaqëson më. Mos u trembni nga ndryshimet, edhe nëse në fillim ju duken të vështira. Në punë tregohuni të kujdesshëm, ndërsa në dashuri guximi do të shpërblehet. Demi Nevoja juaj për stabilitet më në fund do të plotësohet. Qetësia do të rikthehet […]

The post Horoskopi, 26 gusht/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Ish-kampioni serb i boksit arrestohet në Zagreb

By: us er
25 August 2026 at 22:54

Një ish-kampion i shumëfishtë i boksit në Serbi, i identifikuar nga mediat si Dositej Todorovski, është lënë në paraburgim në Zagreb, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për përdhunim, dhunë në familje dhe zhvatje. Akuzohet se sulmoi ish-partneren Sipas kallëzimit penal, ngjarja e dhunës ka ndodhur në banesën që i dyshuari dhe ish-partnerja e tij […]

The post Ish-kampioni serb i boksit arrestohet në Zagreb appeared first on BoldNews.al.

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

By: A. Q
25 August 2026 at 22:52

Bashkia Rrogozhinë ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, i cili pretendoi se zona problematike e grumbullimit të mbetjeve nuk ndodhet në territorin e Kavajës, por në atë të Rrogozhinës.

Deputeti socialist Taulant Balla denoncoi sot gjendjen e grumbullimit të plehrave dhe ndotjes, duke akuzuar kryebashkiakun Qosja.

Në reagimin e saj, Bashkia Rrogozhinë thekson se verifikimi i hartave zyrtare administrative tregon qartë se vendgrumbullimi i mbetjeve ndodhet brenda territorit të Bashkisë Kavajë dhe se pretendimet e Qosjes janë të pavërteta.

“Përgjegjësia fillon aty ku mbarojnë justifikimet. Faktet janë të qarta dhe nuk mund të mohohen. Kufijtë administrativë janë të përcaktuar zyrtarisht dhe zona në fjalë është pjesë e territorit të Kavajës”, thuhet në reagim.

Bashkia Rrogozhinë nënvizon se nuk ka interes të përfshihet në debate mes institucionesh, por kërkon që çdo bashki të mbajë përgjegjësi për territorin që administron.

Më tej, në reagim shprehet habi për deklaratat e kryebashkiakut të Kavajës, duke i cilësuar ato si përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë për një problem të denoncuar nga qytetarët.

“Është e papranueshme që një kryetar bashkie të mos njohë kufijtë administrativë të territorit që drejton. Në vend të gënjeshtrave dhe justifikimeve, qytetarët presin zgjidhje konkrete për problemin e mbetjeve”, thekson Bashkia Rrogozhinë.

Institucioni vendor i Rrogozhinës i bën thirrje Bashkisë Kavajë të pranojë faktet dhe të marrë masat e nevojshme për pastrimin e zonës, në vend që të transferojë përgjegjësinë te njësitë e tjera vendore.

SHBA – Trump ul flamujt në gjysmë shtizë në nderim të Dolly Parton

25 August 2026 at 22:50

UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi sot  që flamujt të valëviten në gjysmë shtizë në ndërtesat publike në të gjithë Shtetet e Bashkuara për një javë, si një homazh për Dolly Parton, të cilën ai e quajti “një humbje të vërtetë për miliona njerëz”.

“Nuk ka pasur kurrë askënd si ajo dhe nuk do të ketë kurrë më”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij social Truth pas vdekjes së mbretëreshës së muzikës country, një ikonë popullore, vdekja e së cilës ka prekur të gjithë kombin.

Superylli amerikan i muzikës country, Dolly Parton, ka vdekur në moshën 80-vjeçare, tha nipi i saj, Brian Seaver, në një video të ndarë në llogaritë e saj në mediat sociale të martën.

Muzikantja ishte më e njohur për hitet e saj që përcaktojnë zhanrin, duke përfshirë “9 To 5”, “I Will Always Love You” dhe “Jolene”.

Në videon e ndarë në Instagram dhe X, nipi i Parton tha se “emri im është Brian Seaver, djali i Cassie Parton, dhe unë përfaqësoj familjen Parton dhe Owens sot duke njoftuar ndarjen nga jeta të tezes sime, Dolly Rebecca Parton Dean”.

Ai shtoi se “ky njoftim me video është diçka që Dolly ma kërkoi vite më parë, përpara se ta përvetësoja plotësisht si një realitet të ardhshëm. Si kreu i saj i sigurisë për më shumë se dy dekada, një rol që e mbajti babai im Larry para meje, e kam imagjinuar peshën e këtij momenti, por nuk e kam ndjerë vërtet deri më tani”./ a.jor.

The post SHBA – Trump ul flamujt në gjysmë shtizë në nderim të Dolly Parton appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal

25 August 2026 at 22:49
I shumëkërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, biznesmeni shqiptar Ermal Beqiraj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim. Vendimi vjen në një kohë kur autoritetet shqiptare kanë paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij. Mbrojtja argumentoi se klienti i saj ishte subjekt i […]

22:47 Mbërritjet e migrantëve bien 35%, ndërsa kthimet rriten

By: Monika
25 August 2026 at 22:47

Një rënie e ndjeshme e mbërritjeve të migrantëve është regjistruar gjatë 12 muajve të fundit, sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria greke e Migracionit dhe Azilit.

Gjatë së njëjtës periudhë, kthimet u rritën, ndërsa norma e njohjes së kërkesave për azil ra, duke paraqitur një tablo të ndryshme të flukseve migratore dhe menaxhimit të tyre.

Konkretisht, nga 1 gushti 2024 deri më 1 gusht 2025, mbërritjet arritën në 61 112.

Gjatë 12-mujorit pasues, nga 1 gushti 2025 deri më 31 korrik 2026, ato ranë në 41 998.

Diferenca është rreth 20 mijë mbërritje më pak, që përfaqëson një rënie prej rreth 35%, sipas të dhënave të ministrisë.

Një tendencë e ngjashme u regjistrua edhe gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, me flukset migratore që ranë me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë shtatëmujore të vitit 2025.

Në të njëjtën kohë, kthimet u rritën. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, numri i përgjithshëm i kthimeve u rrit me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa kthimet e detyruara u rritën me 35%.

Ndërkohë, sipas të dhënave të ministrisë, u regjistrua gjithashtu një rënie e ndjeshme e normës së njohjes së kërkesave për azil. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, kjo normë ishte 37%./MXH

Ca pika shiu mund të bien mbi qelq – Moti jostabil nesër: Diell dhe vranësira të çrregullta

25 August 2026 at 22:47

Moti nesër në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta, ndërsa në disa zona priten edhe reshje lokale, kryesisht shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 33°C, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Sinjali.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ca pika shiu mund të bien mbi qelq – Moti jostabil nesër: Diell dhe vranësira të çrregullta appeared first on Sinjali.

Vandalizohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë. Thyhen ikona dhe dëmtohen objekte kishtare

25 August 2026 at 22:43

Dhunohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë të Korçës. Objekti i rrallë i kultit ndodhet në majë të malit të Sinicës rreth 1300 metra mbi nivelin e detit dhe vlerësohet si një nga ndërtimet më më të rralla të zonës.

Persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar objektin e kultit, duke thyer ikona dhe dëmtuar objekte brenda kishës, ndërsa në ambientet e saj është hedhur edhe çimento.

Banorë dhe dashamirës të fshatit, të cilët prej kohësh përpiqen ta mirëmbajnë dhe ta ruajnë kishën, e kanë denoncuar këtë akt, duke e cilësuar si një goditje ndaj një prej simboleve të traditës dhe kulturës së Sinicës.

Kisha e Shën Thanasit konsiderohet një vend i shenjtë jo vetëm nga banorët e krishterë, por edhe nga komuniteti mysliman i zonës. Bashkëjetesa fetare është një nga tiparet e historisë së Sinicës, ndërsa banorët sjellin në vëmendje edhe raste kur kisha është rindërtuar me kontributin e përbashkët të të gjithë komunitetit.

Banorët shprehen se dëmtimi i kishës nuk cenon vetëm një objekt kulti, por edhe historinë, traditën dhe harmoninë fetare të fshatit. Ata kërkojnë identifikimin e autorëve dhe marrjen e masave për mbrojtjen dhe restaurimin e objektit të kultit.

The post Vandalizohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë. Thyhen ikona dhe dëmtohen objekte kishtare appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

By: A. Q
25 August 2026 at 22:43

Një prej personave që ka marrë fjalën në protestën para Kryeministrisë është filmuar më pas në rrugët e Tiranës në një situatë të pazakontë dhe të papërshtatshme.

Në pamjet që qarkullojnë, ai shihet duke ecur mes kalimtarëve dhe duke ekspozuar organet gjenitale në publik.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat është regjistruar videoja dhe nëse për rastin ka pasur ndërhyrje apo procedim nga Policia.

 

❌