Normal view

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e telefonit të tij, një ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur mbrëmjen e d...

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e telefonit të tij, një ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:23 në Kamëz, në Rrugën "Nju Jorku", pranë lidhjes me Rrugën "Berisha". Sipas denoncuesit, autori është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe shfaqet në pamje vetëm pak sekonda pas ngjarjes. "Përshëndetje JOQ. Doja të denoncoja një rast të ndodhur dje në orën 20:23 në Kamëz. Më është vjedhur telefoni te Rruga 'Nju Jorku', që del te Rruga 'Berisha'. Personi në video më mirë ta kthejë para se t'i hapë punë vetes, sepse e kanë kapur edhe kamerat. Personi shfaqet pas pak sekondash me tuta blu dhe triko të bardhë.", shkruan qytetari. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet ambienti i një biznesi, ndërsa në sfond lëviz personi që përputhet me përshkrimin e dhënë nga denoncuesi. Sipas tij, kamerat kanë dokumentuar lëvizjet e autorit menjëherë pas vjedhjes. Qytetari shpreson që publikimi i pamjeve të ndihmojë në identifikimin e personit dhe rikuperimin e telefonit të vjedhur. Nëse e njihni personin që shfaqet në video ose keni informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, kontaktoni Policinë e Shtetit ose redaksinë e JOQ Albania. Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për zbardhjen e këtij rasti.

23.5K views


💾

Natën e mirë! Banori i fshatit Drenie denoncon: "Fshati Drenie, Bashkia Patos. Flakët janë përhapur nga zonat përreth dhe po përfshijnë edhe fshatin t...

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Natën e mirë! Banori i fshatit Drenie denoncon: "Fshati Drenie, Bashkia Patos. Flakët janë përhapur nga zonat përreth dhe po përfshijnë edhe fshatin tonë, duke rrezikuar banesat. Ndërkohë, askush nuk është paraqitur për të parë përmasat e zjarrit dhe për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së tij."

11K views


💾

Fenomeni i fishekzjarreve që shpërthejnë në mes të natës vazhdon të kthehet në një makth për qytetarët, ndërsa autoritetet vijojnë të mos marrin masa....

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Fenomeni i fishekzjarreve që shpërthejnë në mes të natës vazhdon të kthehet në një makth për qytetarët, ndërsa autoritetet vijojnë të mos marrin masa. Pavarësisht se tregtimi dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj, denoncimet në redaksinë e JOQ Albania janë bërë të përnatshme. Këtë herë, dy qytetare nga Durrësi kanë ngritur të njëjtin shqetësim, duke denoncuar se fishekzjarret hidhen çdo natë rreth mesnatës, duke u prishur qetësinë banorëve dhe duke trembur fëmijët e vegjël, kafshët shtëpiake dhe të moshuarit. Njëra prej qytetareve shkruan: "Çdo natë është i njëjti muhabet. I tmerruan fëmijët e vegjël, qentë edhe macet. Po na bëjnë me zemër me këto fishekzjarre. Situata është bërë anormale. Në Durrës vazhduan me minuta të tëra, sa në një moment menduam se kishte ndonjë shpërthim." Ndërsa një tjetër qytetare, nga Lagjja 17, tregon se fishekzjarret zgjatën për rreth gjysmë ore. "Shih çfarë bëhet në orën 12 të natës, në Lagjen 17. Ma tromaksën kalamajtë. Gjysmë ore zgjatën. A ka njeri t'i ndalojë këto kafshë? Çdo natë e njëjta gjë." Nuk është hera e parë që JOQ Albania publikon denoncime për këtë fenomen. Prej muajsh, qytetarë nga Durrësi, Tirana dhe qytete të tjera raportojnë të njëjtin problem, ndërsa shpërthimet e fishekzjarreve në orët e vona janë kthyer në një rutinë të papranueshme. Pyetja që shtrojnë qytetarët është e thjeshtë: nëse fishekzjarret janë të ndaluara të tregtohen dhe të përdoren pa kriter, atëherë ku furnizohen personat që i hedhin pothuajse çdo natë? Kush i shet dhe pse nuk ushtrohen kontrolle për të ndalur këtë fenomen? Ndërsa banorët humbin qetësinë, fëmijët zgjohen të frikësuar dhe kafshët traumatizohen nga zhurmat e forta, institucionet vijojnë të mos japin asnjë zgjidhje për një problem që është kthyer në përditshmëri. Qytetarët kërkojnë kontrolle serioze dhe masa konkrete, që netët të mos vazhdojnë të shndërrohen në një "terror akustik".

104.9K views


💾

Një qytetare nga Korça i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar, sipas saj, mungesën e kujdesit mjekësor dhe neglizhencën me të cilë...

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Një qytetare nga Korça i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar, sipas saj, mungesën e kujdesit mjekësor dhe neglizhencën me të cilën është përballur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa ndodhej në një gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas saj, ishte paraqitur në spital me të vjella, temperaturë dhe tension të lartë. Qytetarja shpjegon se ka kryer më herët një operacion për heqjen totale të tiroides, gjatë të cilit i janë dëmtuar edhe gjëndrat paratiroide, çka e detyron të ndjekë një terapi të përhershme me Letrox 100 mg, Rocaltrol dhe Calcid Denk. Ajo tregon se në rastet kur nuk arrin të marrë ilaçin Calcid Denk, organizmi i saj kalon në krizë tetanie, një gjendje që, sipas saj, shkakton ngurtësim të muskujve dhe pamundësi për të lëvizur apo folur, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme me medikament në rrugë intravenoze. "Kam qëndruar një orë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës dhe asnjë mjek nuk më përfillte. Askush nuk vinte të më shikonte. U detyrova të telefonoja mjeken endokrinologe që më ndjek, e cila më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.", shprehet qytetarja. Sipas saj, edhe kur u paraqit mjekja e urgjencës dhe ajo i shpjegoi historikun e saj mjekësor dhe rrezikun që paraqiste gjendja, përgjigjja që mori ishte zhgënjyese. "Më tha: 'I ke mpirje nervore'. Unë ia shpjegova çfarë sëmundjeje kam dhe pse ndodhesha në atë gjendje, por nuk mora trajtimin që prisja." Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja ngre gjithashtu shqetësime edhe për kushtet higjieno-sanitare në ambientet e urgjencës, ku, sipas saj, qeset me mbeturina hidhen pranë ambienteve të mjekëve dhe pacientëve. Qytetarja kërkon që rasti i saj të shërbejë si një alarm për institucionet përgjegjëse, në mënyrë që pacientët me sëmundje kronike dhe gjendje urgjente të marrin trajtimin e nevojshëm pa vonesa dhe me seriozitetin që kërkon profesioni mjekësor. JOQ Albania publikon denoncimin e qytetares dhe mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim zyrtar nga Spitali Rajonal i Korçës dhe autoritetet shëndetësore lidhur me pretendimet e ngritura.

27.7K views


💾

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Roskovec, ku një 69-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa ishte...

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Roskovec, ku një 69-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa ishte dëshmitar i një konflikti ku ishte përfshirë djali i tij. Viktima është identifikuar si Baftjar Vrapi, banues në Roskovec. Ai u transportua pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se nuk ka qenë pjesë e sherrit. Sipas Policisë, 69-vjeçari ndodhej në vendngjarje kur djali i tij u përfshi në një konflikt të çastit me një shtetas tjetër. Dyshohet se tronditja e fortë emocionale gjatë ngjarjes i ka shkaktuar arrest kardiak, duke i marrë jetën. Burime nga hetimet paraprake bëjnë me dije se konflikti mes dy personave dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta, të lidhura me prerjen e druve. Debati më pas ka degraduar në përplasje, ndërsa i moshuari, që po ndiqte situatën, është ndjerë keq dhe është rrëzuar. Pavarësisht përpjekjeve për t'i dhënë ndihmë mjekësore, 69-vjeçari nuk ka mundur të shpëtohet. Pas ngjarjes, djali i viktimës dhe personi tjetër i përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

41.2K views


💾

Në një lëvizje surprizë që ka lënë pa punë influencerët shqiptarë, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari postoi një foto nga një lokal në bregdet, ku...

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Në një lëvizje surprizë që ka lënë pa punë influencerët shqiptarë, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari postoi një foto nga një lokal në bregdet, ku në qendër të vëmendjes nuk ishin as Skënder Hita e as Vangjel Tavo. Nuk dihet nëse zyrtarët e lartë janë shndërruar në zyrtarë-influencerë apo thjesht po përpiqen të përshtaten me gjeneratën e re, por një gjë është e sigurt... kjo foto e ministrit të Brendshëm me qytetarët famsa është bërë virale më shpejt se çdo operacion anti-drogë. Dhe pastaj vini në dyshim se pse Policia e Shtetit nuk arreston zbrazësit e TT nëpër jahtet e Palasës... përgjigjen e ka dhënë vetë ministri... janë shumë të tënë duke zgjedhur filtrin e fotos që do postojnë në socials... Fama është e vështirë për t'u menaxhuar... E kur menduam se periudhës së propagandës së Veliajt me foto në rrjetet sociale me çdo qënie që frymon i erdhi fundi, nuk të lënë radhë kolegët që shtohen si kërpudha...

2991 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e Kalasë së Himarës, duke ngritur shqetësimin se një prej monumenteve ...

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e Kalasë së Himarës, duke ngritur shqetësimin se një prej monumenteve më të rëndësishme historike të jugut të vendit po degradohet nga mungesa e mirëmbajtjes, pavarësisht se vizitorët paguajnë biletë hyrjeje. Sipas denoncuesit, ai dhe familjarët e tij paguan 3,000 lekë të vjetra për person për të hyrë në kala, por brenda u përballën me një realitet krejt ndryshe nga ai që prisnin. "Përshëndetje JOQ! Vizituam Kalanë e Himarës. Përpara se të futeshim paguam 3,000 lekë të vjetra për person, por kur hymë brenda nuk po kuptoja pse i paguam dhe ku shkojnë lekët që turistët paguajnë. Ishte plot me turistë, por barishtet kishin mbytur kalanë, të gërvishtnin e të bënin gjak kur kaloje. Muret në disa vende ishin rrezik të të zinin poshtë, sepse po shembeshin.", shkruan qytetari. Në fotot dhe videon e mbërritura në redaksi duken qartë barërat dhe ferrat që kanë pushtuar shtigjet, muret me çarje të thella, dhoma të rrënuara dhe kisha e vjetër brenda kalasë, e cila, sipas qytetarit, po degradon çdo ditë e më shumë. Ai shprehet se është e pakuptueshme që një monument i vizituar nga qindra turistë çdo ditë të jetë lënë në këtë gjendje. "Trashëgimia kulturore e Himarës, që vizitohej nga qindra turistë në ditë, po rrafshohet nga mosmirëmbajtja dhe mungesa e restaurimit. Shumë shpejt muret e saj do të bëhen gërmadha, ashtu siç është bërë tashmë një pjesë e mirë e saj." Qytetari ngre gjithashtu pikëpyetje mbi destinacionin e të ardhurave që mblidhen nga biletat e hyrjes, duke kërkuar më shumë transparencë dhe investime konkrete për ruajtjen e monumentit. "Jeni faqe që keni shumë shikueshmëri dhe mbase bëheni zëri ynë. Ata që marrin lekët, një Zot e di ku i çojnë. Nuk po shkojnë për mirëmbajtjen, ndërsa trashëgimia e vendit tonë po rrafshohet." Banorët dhe vizitorët kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe institucioneve përgjegjëse për restaurimin, pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kalasë së Himarës, në mënyrë që një nga pasuritë historike më të rëndësishme të vendit të mos degradojë më tej.

18.9K views


💾

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për aktivitetin e Fish City në Sarandë. Këtë herë janë banorë dhe biznese pranë portit që ...

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për aktivitetin e Fish City në Sarandë. Këtë herë janë banorë dhe biznese pranë portit që ankohen se zhurma e peshkarexhave dhe aktiviteti i përpunimit të peshkut po u kthen sezonin turistik në makth. Sipas tyre, motori i peshkarexhave ndizet që në orët e para të mëngjesit, ndërsa shkarkimi dhe përpunimi i peshkut vazhdon për orë të tëra, duke krijuar ndotje akustike në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Në denoncimin e dërguar në JOQ Albania thuhet: "Aktiviteti zhvillohet që në orët e para të mëngjesit dhe shpesh vazhdon për periudha të gjata, duke shkaktuar ndotje akustike që cenon qetësinë e banorëve dhe bizneseve përreth." Sipas qytetarëve, pasojat nuk po i vuajnë vetëm ata, por edhe turizmi. "Është shqetësim shumë i madh në këtë muaj gusht. Njerëzit po na ikin nga hotelet nga zhurma e vazhdueshme." Më e fortë është akuza që ata ngrenë për vetë destinacionin e portit. "Ky port na u prezantua si port jahtesh, ndërsa sot është kthyer në bazë të peshkarexhave të Fish City. Në vend të jahteve dhe turizmit, dëgjojmë motorë që në agim dhe përballemi me aktivitet industrial në mes të sezonit." Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar nëse aktiviteti respekton normat për ndotjen akustike dhe kushtet e funksionimit, duke theksuar se nuk mund të sakrifikohet qetësia e banorëve dhe e turistëve në favor të një aktiviteti privat. Ky është vetëm denoncimi i radhës që mbërrin në redaksinë e JOQ Albania për aktivitetet e Fish City. Prej vitesh, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë ngritur shqetësime për ndikimin e bizneseve të lidhura me Gjergj Lucën, ndërsa tani edhe në zemër të sezonit turistik, zërat e revoltës po vijnë nga Saranda.

45.5K views


💾

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 6...

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 68-të radhazi protestën kundër klasës politike. Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, protestuesit po marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohen thirrjet "Ju erdhi fundi!", që kanë shoqëruar nisjen e marshimit të kësaj mbrëmjeje. Prej 68 ditësh pa asnjë ndërprerje, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në qendër të Tiranës, duke e kthyer këtë në një nga lëvizjet qytetare më të gjata dhe më të qëndrueshme të viteve të fundit. Organizatorët theksojnë se vazhdimësia e protestës është dëshmi e vendosmërisë së qytetarëve për të mos u tërhequr deri në arritjen e objektivave të tyre. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, si dhe reforma të thella politike.

16.3K views


💾

Ish-efektivi i policisë e njëkohësisht miku i ngushtë i ish-drejtuesit të PSH Ilir Prodës, Uljan Shpataraku është shpallur në kërkim nga autoritetet n...

By: @joq
7 August 2026 at 10:00

Ish-efektivi i policisë e njëkohësisht miku i ngushtë i ish-drejtuesit të PSH Ilir Prodës, Uljan Shpataraku është shpallur në kërkim nga autoritetet në Himarë, pas një konflikti të dhunshëm verbal me stafin e një hoteli në Dhërmi. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve të tij në zonë, ku situata ka degjeneruar për shkak të pakënaqësive me shërbimin. Administratori i hotelit dhe një prej kamerierëve kanë bërë kallëzim penal në Komisariatin e Himarës, duke deklaruar se ish-zyrtari i ka kanosur me jetë gjatë debatit. Pas denoncimit, strukturat vendore nisën procedurat dhe shpallën Shpatarakun në kërkim. Ky incident vjen në një kohë kur Shpataraku është i përfshirë në beteja të tjera ligjore me institucionet, pasi më herët ai ka paditur Policinë e Shtetit në gjykatë për të kërkuar rikthimin e tij në detyrë.

9451 views


💾

Stresi pretendon se ishte ai që lokalizoi dhe dorëzoi te autoritetet Julian Allën, personin e dyshuar për ngcim s*ksual ndaj një 13-vjeçari. Megjithat...

By: @joq
7 August 2026 at 08:00

Stresi pretendon se ishte ai që lokalizoi dhe dorëzoi te autoritetet Julian Allën, personin e dyshuar për ngcim s*ksual ndaj një 13-vjeçari. Megjithatë, në njoftimin zyrtar të Policisë nuk përmendet askund roli që ai thotë se ka pasur në kapjen e të dyshuarit. Për të mbështetur versionin e tij, reperi ka dërguar në redaksi screenshot-e të bisedave, ku shfaqet edhe një mesazh nga motra e 13-vjeçarit. Ajo e falënderon Stresin për ndërhyrjen dhe i shkruan: “Të falënderoj dhe inshallah merr dënimin që meriton…”, duke i shprehur mirënjohje për ndihmën e dhënë në këtë rast. Sipas Stresit, provat që ka publikuar tregojnë se ai luajti një rol kyç në kapjen e të dyshuarit, ndërsa në njoftimin e Policisë arrestimi u paraqit si rezultat i veprimeve të strukturave policore, pa asnjë përmendje të kontributit të tij. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këto pretendime.

89.1K views


💾

Një djalë ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania me një kërkesë të veçantë. Ai na ka dërguar një letër që, sipas tij, është shkruar nga ish e dashura e...

By: @joq
7 August 2026 at 08:00

Një djalë ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania me një kërkesë të veçantë. Ai na ka dërguar një letër që, sipas tij, është shkruar nga ish e dashura e tij dhe na ka kërkuar ta publikojmë, me shpresën se ajo do ta lexojë edhe një herë, do të qetësohen dhe do t’i sheshojnë problemet mes tyre. Në mesazhin që na ka dërguar ai shkruan: “Ai djalë gjithmonë të ka dashuruar edhe të dashuron. Të lutem postojeni. Anonim, please.” Për hatrin e JOQ Albania, shpresojmë që kjo letër të arrijë te ish e dashura e tij dhe që ajo t’i japë edhe një mundësi këtij djali. Ndonjëherë mjafton një bisedë e sinqertë për të ndryshuar gjithçka.

5476 views


💾

“Kush po i shtyn këto lloj mesazhesh te fëmijët dhe pse po futen në mënyrë të fshehtë në faqe me filma të animuar, ku çdo prind do të mendonte se po e...

By: @joq
7 August 2026 at 08:00

“Kush po i shtyn këto lloj mesazhesh te fëmijët dhe pse po futen në mënyrë të fshehtë në faqe me filma të animuar, ku çdo prind do të mendonte se po e lë fëmijën në një ambient të sigurt?” Kjo është pyetja që ngre një qytetar, pasi në një faqe shqiptare me filma dhe animacione të titruara në shqip shfaqet edhe filmi “Princesha Lezbike e Hapësirës (2025)”. Sipas tij, prindërit hyjnë në faqe të tilla me bindjen se gjithçka që është e animuar është automatikisht e përshtatshme për fëmijët. Për këtë arsye, ai shpreh shqetësimin se futja e filmave që trajtojnë tema të seksualitetit në të njëjtin ambient ku publikohen edhe animacione të tjera mund të krijojë konfuzion dhe t’i ekspozojë fëmijët ndaj përmbajtjeve që, sipas tij, nuk i përkasin moshës së tyre. Qytetari thekson se fëmijëria duhet të mbetet një periudhë pafajësie, ku fëmijët mësojnë vlerat bazë të jetës nga familja dhe jo nga interneti. Sipas tij, çështje që lidhen me seksualitetin dhe identitetin duhet t’u shpjegohen fëmijëve nga prindërit, në kohën dhe mënyrën që ata e konsiderojnë të përshtatshme, në përputhje me bindjet, traditat dhe vlerat e familjes së tyre. Ai shpreh shqetësimin se përmbajtje të tilla mund të ndikojnë në mënyrën se si fëmijët e perceptojnë botën përpara se të kenë pjekurinë e duhur për t’i kuptuar. Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te një film i vetëm, por edhe te fakti që shumë prindër mund të mos jenë në dijeni se përmbajtje të tilla gjenden në platforma që, në pamje të parë, duken si faqe të zakonshme me filma vizatimorë. Për këtë arsye, ai kërkon më shumë përgjegjësi nga platformat, kategorizim të qartë sipas moshës dhe transparencë për përmbajtjet që publikojnë, duke u bërë thirrje prindërve të kontrollojnë gjithmonë se çfarë shohin fëmijët e tyre dhe të mos marrin si të mirëqenë se çdo animacion është automatikisht i përshtatshëm për moshat e vogla.

2265 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar zhurmën e vazhdueshme nga një kantier ndërtimi në zonën e Don Boskos, pranë Res...

By: @joq
7 August 2026 at 08:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar zhurmën e vazhdueshme nga një kantier ndërtimi në zonën e Don Boskos, pranë Restorant Gjeli, ku, sipas tij, punimet me makineri të rënda vijojnë edhe pas mesnate. Në videon e mbërritur në redaksi shihen ekskavatorë dhe kamionë të rëndë duke punuar gjatë natës, ndërsa zhurma e makinerive dëgjohet qartë në një zonë të banuar. Sipas qytetarit, ai dhe familja e tij kanë ardhur për pushime, por prej disa ditësh nuk arrijnë të pushojnë për shkak të punimeve që zgjasin deri në orët e vona. "Përshëndetje. Kemi ardhur me pushime dhe nuk mund të flemë gjumë. Prej ditësh afër pallatit tonë punohet deri vonë. Është e pamundur të pushosh nga zhurma e makinerive të rënda që punojnë deri vonë. Është ora 24:15 dhe puna vazhdon. Nuk dimë ku të ankohemi.", shkruan qytetari. Ai sqaron se kantieri ndodhet në krah të Restorant Gjeli, në qendër të Don Boskos, duke shtuar se zhurma vazhdon edhe gjatë orëve kur qytetarët duhet të kenë qetësi. Banorët dhe pushuesit kërkojnë që institucionet përgjegjëse të verifikojnë nëse punimet po zhvillohen në përputhje me oraret dhe rregullat në fuqi, si dhe të ndërhyjnë nëse konstatohen shkelje që cenojnë qetësinë publike. JOQ Albania mbetet e hapur për një reagim nga institucionet përgjegjëse dhe nga subjekti që po kryen punimet lidhur me këtë denoncim.

11.9K views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur shqetësimin e saj lidhur me cilësinë e disa produkteve ushqimore të blera në sup...

By: @joq
7 August 2026 at 08:00

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur shqetësimin e saj lidhur me cilësinë e disa produkteve ushqimore të blera në supermarkete në Vlorë. Sipas saj, fillimisht kishte blerë një gjalpë në një market pranë Shkollës së Muzikës në Vlorë, ku kishte vënë re një erë të fortë që, sipas pretendimit të saj, i ngjante erës së detergjentëve ose ilaçeve për rroba. Më pas, ajo thotë se e njëjta situatë është përsëritur edhe me një produkt të blerë në BIG Market, për të cilin shprehet se disponon edhe faturën tatimore. Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja shfaq faturën e blerjes dhe produktet, ndërsa shpreh shqetësimin se aroma e pazakontë nuk është konstatuar vetëm te gjalpi, por edhe te produkte të tjera ushqimore. "Përshëndetje. Kam personisur te Big Market, pardje a dje, s'mbaj mend mirë. Kemi marrë jo sallamra, jo gjëra... vijnë era letër, ambalazhi vjen era ilaç rrobash. Po ku i mbajnë, o burrë i dheut? Po na hapën stomakun, o! Të skaduara. Vijnë era pulat, vijnë era... nuk hamë dot. Era ilaç. Morëm gjalpin, vjen era ilaç. Morëm sallamin, era myk. Morëm pula, era kerem, o vlla... S'dimë çfarë të hamë. Na u hap stomaku. Ngelën për spitale njerëzit, me të vjella. Ç'është ky muhabet kështu? Bëni ndonjë kontroll supermarketeve, bëni ndonjë kontroll.", dëgjohet të thotë ajo në video. Qytetarja pretendon se pas konsumimit të disa prej produkteve ka pasur shqetësime shëndetësore dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të kryejnë kontrolle dhe analiza laboratorike për të verifikuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore të produkteve që tregtohen. JOQ Albania nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e qytetares lidhur me cilësinë e produkteve apo shkaqet e aromës së përshkruar prej saj. Për këtë arsye, redaksia u bën thirrje Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe institucioneve përgjegjëse që të kryejnë verifikimet dhe analizat e nevojshme për të sqaruar situatën. JOQ Albania mbetet e hapur edhe për reagimin e subjekteve tregtare të përmendura në denoncim, nëse dëshirojnë të japin versionin e tyre lidhur me pretendimet e ngritura nga qytetarja.

14.9K views


💾

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorë të zonës së Astirit, të cilët ankohen se prej më shumë se dy muajsh nuk po gjejnë qetë...

By: @joq
7 August 2026 at 08:00

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorë të zonës së Astirit, të cilët ankohen se prej më shumë se dy muajsh nuk po gjejnë qetësi për shkak të një lokali që, sipas tyre, vijon punimet dhe aktivitetin pa respektuar oraret. Qytetarja thotë se lokali ka kryer restaurime për javë të tëra, ndërsa puna ka vazhduar edhe gjatë orëve të vona të natës dhe në fundjavë. Sipas saj, pavarësisht telefonatave të përsëritura në numrin 129 dhe kontakteve me Policinë Bashkiake, situata nuk ka ndryshuar. Në videon e dërguar në redaksinë tonë, e regjistruar gjatë natës, shihen persona që vijojnë punimet në ambientet e jashtme të lokalit, ndërsa banorja pretendon se njoftimi në polici është bërë rreth orës 23:22, por deri në momentin e dërgimit të videos nuk kishte mbërritur asnjë patrullë. Qytetarja shton se shqetësimet nuk lidhen vetëm me punimet. Sipas saj, gjatë Kampionatit Botëror, lokali mbante televizorin me volum shumë të lartë para dhe pas ndeshjeve, ndërsa zhurmat kanë qenë të vazhdueshme edhe në ditët e zakonshme. Banorja ngre gjithashtu pretendimin se subjekti ka zënë një pjesë të hapësirës publike dhe të parkimeve të pallatit, duke vendosur çadra, tavolina dhe një kënd bilardoje në shërbim të aktivitetit. "Po ju shkruaj për një lokal në Astir, nga i cili nuk po gjejmë qetësi prej më shumë se dy muajsh. Punon pa orar, nga e hëna në të diel. Kemi bërë ankesa në 129 dhe te Policia Bashkiake, por nuk ka ardhur askush. Sonte puna ka nisur sërish në mes të natës, sikur të ishte ora 10 e mëngjesit. Në pallat ka familje me fëmijë, por askujt nuk duket se i intereson," shkruan denoncuesja. JOQ Albania i bën thirrje Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të verifikojnë denoncimin dhe të marrin masat përkatëse nëse konstatohen shkelje të orareve të lejuara për punime, zhurmë apo zënie të paligjshme të hapësirave publike.

31.6K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese në Theth, ku, sipas tij, kontejnerët e mbeturinave janë...

By: @joq
7 August 2026 at 08:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese në Theth, ku, sipas tij, kontejnerët e mbeturinave janë përmbysur dhe plehrat janë shpërndarë në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Në videon e mbërritur në redaksi shihen mbeturina të përhapura në rrugë, ndërsa automjetet detyrohen të ndalojnë pasi kalimi është vështirësuar ndjeshëm. Qytetari shprehet i revoltuar nga gjendja që, sipas tij, nuk i shkon një prej destinacioneve turistike më të vizituara në Shqipëri. "O Edi Rama, shih ku e ke, në Theth e ke. JOQ, përshëndetje! Jam nga Thethi dhe u skandalizova kur e pashë këtë. Kam shëtit shumë vende të Shqipërisë, por si kjo lloj rruge, si ky lloj vendi... si ky, ça të them unë o burrë, ça të them unë... s'kam parë ndonjëherë. Shife, shife! Po e transmetut, po e dhat, do jua dije shumë për nder. Shife makinat tani! Me një fjalë, makinës i duhet me ardh këtu, që nuk kalojnë dot makinat. Shife, po t'i shofësh makinat, e nuk kalojnë dot. Edhe e ka blloku...", dëgjohet të thotë ai në video. Sipas denoncimit, situata jo vetëm që krijon një pamje të papërshtatshme për turistët vendas dhe të huaj, por përbën edhe problem serioz për qarkullimin, pasi automjetet e kanë të pamundur të kalojnë në segmentin e bllokuar nga mbeturinat. Qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse dhe Bashkisë Shkodër që të ndërhyjnë sa më parë për pastrimin e zonës dhe rikthimin e normalitetit, duke theksuar se Thethi, si një nga perlat turistike të vendit, meriton mirëmbajtje dhe menaxhim më të mirë të mbetjeve. JOQ Albania mbetet e hapur për çdo reagim nga institucionet përgjegjëse lidhur me këtë denoncim.

9885 views


💾

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre shqetësime për mënyrën se si u trajtuan dy turistë polakë gjatë pushimeve të tyre në bregdeti...

By: @joq
7 August 2026 at 08:00

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre shqetësime për mënyrën se si u trajtuan dy turistë polakë gjatë pushimeve të tyre në bregdetin e Durrësit. Sipas qytetarit që na ka kontaktuar, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Plazhit. Ai tregon se djali dhe nusja e tij, të ardhur nga Polonia për pushime, kishin hyrë për t'u larë pranë një moli, pasi uji pranë vijës bregdetare ishte i turbullt. Pak minuta më vonë, sipas denoncimit, një i ri iu afrua dhe filloi t'u kërkonte me ngulm të merrnin shezllone dhe çadër. Familjarët i shpjeguan se do të largoheshin pas pak minutash dhe se ndodheshin në det për t'u larë. Në videon e dërguar në redaksinë tonë dëgjohet qartë i riu duke u thënë në anglisht "Go out", duke u kërkuar turistëve të largohen nga zona. Nga pamjet nuk evidentohet që ai të mbajë badge identifikimi apo ndonjë shenjë dalluese që ta identifikojë si punonjës të një subjekti privat apo person të autorizuar. Denoncuesi, i cili thotë se jeton prej katër vitesh në Durrës, shprehet se turistët mbetën të habitur nga situata dhe nuk e kuptonin pse po u kërkohej të largoheshin nga deti. "Tek unë kishin ardhur për vizitë djali dhe nusja ime nga Polonia. Ata po laheshin në det pranë molit, sepse pranë bregut uji ishte i turbullt. Një djalë i ri erdhi dhe filloi të na ofronte me ngulm çadrat dhe shezllonet. I thamë se do të largoheshim pas pesë minutash, por ai na tha: ose merrni çadër, ose largohuni. Për këtë arsye e regjistrova videon. Ai nuk kishte as badge dhe asnjë dokument që të tregonte se përfaqësonte ndonjë subjekt", shkruan denoncuesi. Rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si administrohen disa hapësira në plazhet publike dhe nëse qytetarëve apo turistëve mund t'u kërkohet të largohen nga deti në mungesë të një baze ligjore apo autorizimi të qartë. JOQ Albania fton institucionet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të sqarojnë nëse personi në fjalë ishte i autorizuar të ushtronte një kërkesë të tillë ndaj pushuesve, apo bëhet fjalë për një veprim arbitrar që cenon të drejtën e qytetarëve dhe turistëve për të shfrytëzuar lirshëm hapësirat publike bregdetare.

241.2K views


💾

Pas publikimit të lajmit nga JOQ Albania dhe interesimit për një reagim zyrtar lidhur me vdekjen e një turisteje të huaj në Himarë, ka reaguar Drejtor...

By: @joq
7 August 2026 at 08:00

Pas publikimit të lajmit nga JOQ Albania dhe interesimit për një reagim zyrtar lidhur me vdekjen e një turisteje të huaj në Himarë, ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, duke sqaruar rrethanat paraprake të ngjarjes. Sipas policisë, rreth orës 11:45 të datës 30 korrik, Stacioni i Policisë Dhërmi është njoftuar nga Qendra Shëndetësore e Palasës se në ambientet e saj ishte transportuar një shtetase gjermane, M. S., 33 vjeçe, e cila kishte shfaqur probleme shëndetësore. Autoritetet bëjnë me dije se, pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, 33-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se bëhet fjalë për një vdekje natyrale, pasi turistja dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Policia sqaron se menjëherë pas marrjes së njoftimit janë kryer të gjitha veprimet procedurale në bashkëpunim me grupin hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa materialet i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme. Reagimi i policisë vjen pasi më herët JOQ Albania publikoi shqetësimin e qytetarëve për mungesën e një informacioni zyrtar mbi ngjarjen, çka kishte ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e vdekjes së turistes. Njoftimi i plotë i Policisë: Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Nisur nga një lajm i publikuar në media në lidhje me humbjen e jetës së një shtetaseje të huaj në Palasë, sqarojmë opinionin publik se: Rreth orës 11:45, të datës 30.07.2026, Stacioni i Policisë Dhërmi u njoftua nga Qendra Shëndetësore e Palasës se në ambientet e saj ishte dërguar shtetasja gjermane M. S., 33 vjeçe, e cila kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe, pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, humbi jetën. Nga veprimet e kryera paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale, pasi shtetasja gjermane dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë. Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme. Në lidhje me këtë rast, nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet në përputhje me procedurat standarde të punës dhe legjislacionin në fuqi.

9295 views


💾

❌