❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 February 2026Main stream

Komuna e Prizrenit apelon për qetësi dhe vigjilencë pas tërmetit

10 February 2026 at 23:52


Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se pas tërmetit me epiqendër në këtë territor, për momentin nuk janë raportuar incidente.

Situata mbetet e qetë dhe po monitorohet vazhdimisht nga institucionet përkatëse në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë.

Qytetarët janë udhëzuar të ruajnë qetësinë, të mos krijojnë panik dhe të qëndrojnë vigjilentë. Ekipet emergjente janë në gjendje të plotë gatishmërie për çdo nevojë apo raportim.

Numrat për kontakt emergjent janë:
‱ 112 – Qendra e Thirrjeve Emergjente
‱ 192 – Policia e KosovĂ«s
‱ 193 – ShĂ«rbimi i ZjarrfikĂ«sve
‱ 194 – Emergjenca MjekĂ«sore

Komuna e Prizrenit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. /Telegrafi/


AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

10 February 2026 at 23:46


Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se sonte nĂ« orĂ«n 22:05 territori i KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht zona juglindore Prizren–ShtĂ«rpcĂ«, Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 sipas shkallĂ«s Rihter dhe intensitet VI ballĂ« tĂ« shkallĂ«s sĂ« Merkalit.

Sipas AME-së, tërmeti ka pasur thellësi hipoqendrore prej rreth 5 kilometrash, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit, me koordinata gjeografike 42.144 dhe 20.985.

“TĂ«rmeti Ă«shtĂ« ndier dukshĂ«m nga qytetarĂ«t nĂ« pjesĂ« tĂ« ndryshme tĂ« KosovĂ«s dhe, pĂ«r shkak tĂ« forcĂ«s sĂ« tij, ka pasur potencial pĂ«r tĂ« rrezikuar qytetarĂ«t dhe pĂ«r tĂ« shkaktuar dĂ«me materiale tĂ« lehta” thuhet nĂ« njoftimin e AgjencisĂ« sĂ« Menaxhimit Emergjent.

Agjencia ka theksuar se kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç parashihet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën.

“Deri nĂ« kĂ«to momente, nuk ka raportime zyrtare pĂ«r dĂ«me serioze apo persona tĂ« lĂ«nduar, ndĂ«rsa institucionet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe po e monitorojnĂ« situatĂ«n nĂ« vazhdimĂ«si” theksohet nĂ« njoftim.

AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare, ndërsa në rast të lëkundjeve të tjera të qëndrojnë larg dritareve dhe objekteve që mund të bien, të strehohen nën tavolina të forta ose pranë mureve mbajtëse dhe pas lëkundjeve të dalin me qetësi në hapësira të hapura.

Po ashtu, qytetarët këshillohen të mos përdorin ashensorët, të shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete, të kontrollojnë banesat për dëmtime eventuale dhe të ndihmojnë personat në nevojë.

Për emergjenca, qytetarët mund të kontaktojnë numrat 112, 193 dhe 192, të cilët janë në dispozicion 24 orë në ditë. /Telegrafi/


Në 30 ditët e fundit, në Kosovë u regjistruan 36 tërmete me intensitet të ulët

10 February 2026 at 23:39


Kosova ka shënuar aktivitet sizmik gjatë ditëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara nga faqja ndërkombëtare VolcanoDiscovery, e cila monitoron lëvizjet sizmike në mbarë botën.

Sipas këtyre të dhënave, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar disa tërmete me magnitudë mbi 2 ballë, ku më i forti ka arritur magnitudën 4.8.

15 tërmete brenda një jave

Raporti tregon se gjatë shtatë ditëve të fundit në territorin e Kosovës janë evidentuar gjithsej 15 tërmete, me magnitudë maksimale deri në 4.8.

Nga këto, një tërmet ka qenë mbi magnitudë 4, një tjetër ka qenë ndërmjet magnitudës 3 dhe 4, gjashtë tërmete janë regjistruar në intervalin nga 2 deri në 3 ballë, ndërsa shtatë lëkundje të tjera kanë qenë nën magnitudë 2, të cilat zakonisht nuk ndihen nga qytetarët.

Tërmeti më i fortë i regjistruar më 10 shkurt

Sipas VolcanoDiscovery, tërmeti më i fortë i regjistruar sonte, me epiqendër në zonën e Shtërpcës, me 4.6.

Statistika afatgjata të tërmeteve

Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë 12 muajve të fundit në Kosovë dhe zonat përreth janë regjistruar mbi 300 tërmete të magnitudave të ndryshme, shumica prej tyre me intensitet të ulët.

Në dhjetë vitet e fundit, numri i përgjithshëm i tërmeteve të regjistruara tejkalon shifrën prej 2 mijë.

Institucionet përgjegjëse vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. /Telegrafi/



Komuna e Prishtinës del me udhëzime pas tërmetit 4.8 ballë

10 February 2026 at 23:11


Komuna e PrishtinĂ«s ka dalĂ« me njoftim rreth tĂ«rmetit me magnitudĂ« 4.8 ballĂ« tĂ« shkallĂ«s Rihter qĂ« ka goditur juglindjen e KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht zonĂ«n Prizren–ShtĂ«rpcĂ«, duke u ndier edhe nĂ« disa pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme serioze materiale, ndërsa institucionet përkatëse janë duke e monitoruar situatën në vazhdimësi.

“TĂ«rmeti Ă«shtĂ« ndier nĂ« disa pjesĂ« tĂ« vendit, por deri tani nuk ka raportime pĂ«r tĂ« lĂ«nduar apo dĂ«me serioze. Institucionet pĂ«rkatĂ«se po e monitorojnĂ« situatĂ«n nĂ« vazhdimĂ«si”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s.

Komuna ka publikuar edhe udhëzime për qytetarët, duke i këshilluar që në rast të lëkundjeve të tjera të qëndrojnë larg dritareve dhe objekteve që mund të bien, të strehohen nën tavolina të forta ose pranë mureve mbajtëse, si dhe pas lëkundjeve të dalin me kujdes në hapësira të hapura.

Po ashtu, qytetarët këshillohen të mos përdorin ashensorët, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare.

Për raste emergjente, qytetarët janë ftuar të kontaktojnë numrat 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se çdo informacion i ri do të publikohet përmes kanaleve zyrtare. /Telegrafi/


Yesterday — 10 February 2026Main stream

Sizmologu Mustafa: Tërmeti kishte potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale

10 February 2026 at 22:52


Sizmologu Shemsi Mustafa ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 sipas shkallĂ«s Rihter ka goditur sonte zonĂ«n Prizren–ShtĂ«rpcĂ«.

Sipas Mustafës, tërmeti është regjistruar në orën 22:05 sipas kohës lokale dhe ka pasur intensitet VI ballë të shkallës Merkalit.

Ai ka njoftuar se thellësia hipoqendrore ka qenë rreth 5 kilometra, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit.

“Bazuar nĂ« Rrjetin Sizmologjik, ShĂ«rbimin Gjeologjik tĂ« KosovĂ«s dhe QendrĂ«n Sizmike Euro-Mediterane, territori i KosovĂ«s Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 dhe intensitet VI ballĂ« tĂ« Merkalit” ka shkruar Mustafa.

Ai ka theksuar se tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në Kosovë dhe ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale, për shkak të fuqisë së tij.

Mustafa ka shtuar se ky aktivitet sizmik dëshmon se zona e Prizrenit mbetet zonë sizmogjene aktive, ashtu siç parashikohet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

“KĂ«to tĂ«rmete dĂ«shmojnĂ« pĂ«r zonĂ«n sizmogjene tĂ« Prizrenit, e cila konsiderohet zonĂ« aktive sipas studimeve dhe llogaritjeve sizmike” ka theksuar ai.

Autoritetet relevante kanë bërë thirrje për qetësi, ndërsa situata po monitorohet për dëme eventuale materiale dhe pasoja të tjera. /Telegrafi/


Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

10 February 2026 at 22:42


Pas tërmetit të regjistruar sonte në Kosovë, një qytetar nga Prizreni ka raportuar për dëme materiale në një market, ku si pasojë e lëkundjeve janë rrëzuar produkte dhe rafte brenda objektit.

Qytetari, përmes një postimi, ka theksuar se tërmeti është një kujtesë për njerëzit që të tregojnë durim dhe solidaritet në këto momente.

“TĂ«rmeti Ă«shtĂ« njĂ« shenjĂ« e fuqisĂ« sĂ« Allahut dhe njĂ« kujtesĂ« pĂ«r njeriun qĂ« tĂ« kthehet te Zoti. NĂ« kĂ«to çaste, kĂ«rkohet durim, lutje dhe solidaritet, sepse çdo sprovĂ« ka urtĂ«si dhe çdo vĂ«shtirĂ«si kalon me besim”, ka shkruar ai.

Deri më tani, nuk ka raportime zyrtare për të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po mbledhin informacion mbi dëmet eventuale materiale të shkaktuara nga lëkundjet.

Epiqendra ishte në Shtërpcë, me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, derisa lëkundjet janë ndjerë në tërë Kosovën ./Telegrafi/


Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën, epiqendra në Shtërpcë

10 February 2026 at 22:11


Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05:08 me kohë lokale, në thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë në disa rajone të vendit, si dhe në rajonin veriperëndimor të Ballkanit. /Telegrafi/

Rasti nĂ« shkollĂ«n “PavarĂ«sia”, ROSCAP dĂ«non dhunĂ«n nĂ« shkolla dhe kĂ«rkon masa urgjente pĂ«r sigurinĂ« e nxĂ«nĂ«sve dhe mĂ«simdhĂ«nĂ«sve

10 February 2026 at 21:53


Rrjeti i OSHC-ve të Arsimit Parauniversitar (ROSCAP) ka reaguar pas incidentit të ndodhur në një shkollë në Prishtinë, ku një mësimdhënës dyshohet se ka përdorur dhunë fizike ndaj një nxënësi, ndërsa disa nxënës kanë sulmuar mësimdhënësin.

ROSCAP ka dënuar çdo formë dhune në shkolla, duke e cilësuar rastin si tregues të nevojës urgjente për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Ky incident Ă«shtĂ« njĂ« tregues i qartĂ« pĂ«r nevojĂ«n urgjente pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« mjedis mĂ« tĂ« sigurt dhe mbĂ«shtetĂ«s nĂ« shkolla, ku nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«simdhĂ«nĂ«sit mund tĂ« punojnĂ« dhe tĂ« mĂ«sojnĂ« pa frikĂ« nga dhuna”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e ROSCAP-it.

Organizata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, drejtoritë komunale të arsimit dhe organet e tjera relevante, që të rrisin masat e sigurisë në shkolla, përfshirë instalimin e kamerave, trajnimin e stafit për menaxhimin e situatave të tensionuara dhe forcimin e pranisë së sigurisë fizike.

ROSCAP ka kërkuar gjithashtu krijimin e mundësive për trajnim dhe mbështetje psikologjike për nxënësit dhe mësimdhënësit, forcimin e politikave të mbrojtjes së nxënësve dhe stafit shkollor, si dhe përmirësimin e mbështetjes për nxënësit në rrezik.

“ËshtĂ« koha qĂ« tĂ« ndĂ«rmerren hapa tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe konkretĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar dhe ndaluar dhunĂ«n nĂ« shkolla, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« çdo nxĂ«nĂ«s dhe mĂ«simdhĂ«nĂ«s tĂ« ndjehet i sigurt nĂ« mjedisin shkollor”, theksohet nĂ« deklaratĂ«.

ROSCAP ka theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve të të drejtave të njeriut në arsim dhe ka bërë thirrje për veprim të përbashkët të të gjithë akterëve për të mbrojtur mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor. /Telegrafi/

16 policë të lënduar pas protestave të opozitës në Shqipëri

10 February 2026 at 21:45


Policia e Shtetit e Shqipërisë ka bërë publike pasojat e protestës së zhvilluar pasditen e sotme nga opozita, e cila çoi në përplasje fizike dhe përdorim të lëndëve djegëse.

Sipas deklaratës zyrtare, 16 punonjës policie kanë mbetur të lënduar gjatë tubimit që nisi para Kryeministrisë dhe u zhvendos më pas drejt godinës së Kuvendit.

Policët janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie nga bombat molotov dhe dëmtime fizike nga goditjet me sende të forta.

BlutĂ« e kryeqytetit sqarojnĂ« se gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«zgjatjes sĂ« tubimit, u Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« thirrje protestuesve me megafon pĂ«r t’u distancuar nga aktet e dhunshme. PavarĂ«sisht thirrjeve pĂ«r qetĂ«si, njĂ« pjesĂ« e turmĂ«s vijoi sulmet intensive.

“Sulmet ndaj punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« kanĂ« vijuar deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit me bomba molotov, lĂ«ndĂ« piroteknike dhe sende tĂ« forta,” thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

Strukturat ligjzbatuese kanë nisur menjëherë punën për mbledhjen e provave në vendngjarje. Policia bën me dije se po dokumenton çdo rast dhune me qëllim identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Në mbyllje të reagimit, Policia e Shtetit falënderoi qytetarët që zgjodhën të distancohen nga dhuna, si dhe mediat për pasqyrimin e situatës, duke ritheksuar vendosmërinë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. /rtsh.al/

Deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje dhe djegie në fytyrë

10 February 2026 at 21:36


Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka mbetur i lënduar nga përplasjet e ndodhura sot mes protestuesve dhe efektivëve të policisë para godinës së Kuvendit.

Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë.

Sipas kolegëve të tij, Nallbati ka djegie në fytyrë.

Ndërkohë, nga kjo protestë kanë mbetur të lënduar edhe tetë efektivë policie.

Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh, fishekzjarresh, sende të forta dhe përdorim të gazit lotsjellës./TCH/


- YouTube www.youtube.com

“U goditĂ«n protestues dhe deputetĂ«â€, Berisha paralajmĂ«ron protestĂ« mĂ« 20 shkurt: Mos na provokoni vetĂ«pĂ«rmbajtjen

10 February 2026 at 21:27


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të martë në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, pas shpërndarjes së protestuesve nga forcat e policisë.

Berisha ka denoncuar ashpĂ«r veprimet e policisĂ« gjatĂ« protestĂ«s, duke i cilĂ«suar uniformat blu si “banditĂ« dhe kriminelĂ« me uniformĂ«â€ qĂ«, sipas tij, kanĂ« sulmuar qytetarĂ«t.

Ai theksoi se vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë shumë më të fuqishme se çdo akt dhune i ushtruar ndaj tyre.

Sipas Berishës, durimi dhe qëndrimi i qytetarëve nuk duhet të interpretohet si dobësi, por si shprehje e vendosmërisë për të arritur qëllimet e tyre.

“ProvokatorĂ«t mund tĂ« marrin njĂ« mĂ«sim qĂ« meritojnĂ«â€, u shpreh ai, duke falĂ«nderuar qytetarĂ«t pĂ«r pjesĂ«marrjen dhe qĂ«ndrimin paqĂ«sor gjatĂ« protestĂ«s.

“VetĂ«pĂ«rmbajtja, guximi, qĂ«ndrimi paqĂ«sor i protestuesve, Ă«shtĂ« qindra herĂ« mĂ« i fuqishĂ«m se banditizmi juaj. U them atyre banditĂ«ve qĂ« goditĂ«n protestues, deputetĂ« dhe njerĂ«z me aftĂ«si ndryshe se kĂ«tyre guximtarĂ«ve u mjaftojnĂ« pak minuta pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« atĂ« qĂ« meritonin.

Mos mendoni se durimi nuk ka njĂ« fund. Ju garantoj se kjo vetĂ«pĂ«rmbajtje, vendosmĂ«ri e jona, nuk mund tĂ« provokohet dhe provokatorĂ«t mund tĂ« marrin njĂ« mĂ«sim qĂ« meritojnĂ«. MirĂ«njohje pĂ«r çdo qytetar qĂ« erdhi nga katĂ«r anĂ«t. 20 shkurt Ă«shtĂ« dita jonĂ«â€, u shpreh Berisha.

Në të njëjtën deklaratë, kreu i PD-së njoftoi se protesta e radhës do të mbahet më 20 shkurt, duke paralajmëruar vijimin e aksionit opozitar kundër qeverisë. /EuronewsAlbania/

Skenari i seancës së nesërme që e dakorduan partitë - drejtohet nga Dehari

10 February 2026 at 21:05


Seanca për konstituimin e Kuvendit, e cila është planifikuar të mbahet nesër në orën 17:00, do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari i LVV-së, ndërsa deputetja më e re, Fatma Taçi e KDTP-së, do të shërbejë si ndihmëse e tij.

Kryetari i mëparshëm i Kuvendit, Dimal Basha, ka thirrur sot një mbledhje përgatitore me përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare.

Ai ka njoftuar se, sipas praktikave dhe Rregullores së Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, do të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare.

Partia Demokratike e Kosovës do të ulet në anën e djathtë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës në anën e majtë. Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe ata nga komunitetet serbe dhe joserbe, do të ulen në ulëset e tjera.

Basha ka prezantuar gjithashtu agjendën e seancës konstituive. Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, e më pas do të bëhet betimi i tyre.

Pas kësaj do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve.

Në përfundim të mbledhjes, është vendosur që votimi i pesë nënkryetarëve të bëhet në një pako, sipas propozimit të përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë.

Kryetari Basha ka kërkuar gjithashtu nga partitë politike që sa më shpejt të paraqesin grupet parlamentare, në mënyrë që të fillojë procedura për themelimin e trupave punues të Kuvendit. /Telegrafi/


Kaos para parlamentit të Shqipërisë, hidhen molotov dhe fishekzjarre - policia reagon me gaz lotsjellës

10 February 2026 at 20:51


Situata para Kuvendit të Shqipërisë vijon të jetë e tensionuar, ku janë grumbulluar protestuesit e opozitës.

Sikurse raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit kanë hedhur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të forcave të policisë.

Forcat e rendit kanë reaguar duke përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.

Deri më tani raportohet për tetë policë të plagosur.

Peci: Mitrovica drejt transformimit përmes projekteve madhore

10 February 2026 at 20:26


Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur sot në zyrë një delegacion të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i drejtuar nga Presidenti Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe Ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.

Peci ka theksuar se takimi ka qenë përmbajtësor dhe ka shërbyer për të diskutuar mundësitë konkrete të investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e shëndetësisë në Mitrovicë.

“Jemi tĂ« pĂ«rkushtuar si KomunĂ« qĂ« t’i ofrojmĂ« mbĂ«shtetje ligjore, infrastrukturore dhe administrative pĂ«r konkretizimin e investimeve strategjike nĂ« MitrovicĂ«â€, ka deklaruar kryetari Peci.

Ai ka shtuar se këto projekte do të kontribuojnë në transformimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit, duke sjellë përfitime direkte për qytetarët. /Telegrafi/



Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara gjatë një kontrolli doganor në Ferizaj

10 February 2026 at 20:14


Dogana e Kosovës dje ka ushtruar kontrolle doganore ndaj një subjekti afarist në rajonin e Ferizajt, bazuar në informata operative dhe në kuadër të aktiviteteve të rregullta të mbikëqyrjes së tregut.

Gjatë kontrollit në ambientet e depos së subjektit, zyrtarët doganorë kanë verifikuar dokumentacionin doganor për mallrat e deklaruara, të cilat përfshinin mbathje sportive për të rritur dhe fëmijë, me zyrë destinuese Doganën e Ferizajt.

“GjatĂ« kontrollit tĂ« stokut ekzistues janĂ« identifikuar disa pako me mbathje sportive tĂ« markave tregtare tĂ« mbrojtura, tĂ« cilat janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrje doganore pĂ«r verifikim tĂ« mĂ«tejmĂ«, pĂ«r tĂ« cilat dyshohet se janĂ« kontrabanduar nĂ« KosovĂ«â€ thuhet nĂ« njoftimin e DoganĂ«s.

Pas numërimit dhe evidentimit të pakove të identifikuara si të parregullta, janë sekuestruar gjithsej: 1,920 palë mbathje sportive me markë tregtare NIKE, dhe 330 palë mbathje sportive me markë tregtare ADIDAS.

“PĂ«rfaqĂ«suesi i subjektit ka pranuar se mallrat e sekuestruara janĂ« produkte tĂ« falsifikuara dhe Ă«shtĂ« pajtuar qĂ« ato tĂ« asgjĂ«sohen, nĂ« pĂ«rputhje me procedurat ligjore nĂ« fuqi pĂ«r mbrojtjen e tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« intelektuale.

Malli i sekuestruar Ă«shtĂ« transportuar nĂ«n masa sigurie nĂ« objektet doganore dhe Ă«shtĂ« dorĂ«zuar pĂ«r ruajtje zyrtare” thuhet tutje nĂ« njoftim.

Dogana bën të ditur se sipas vlerësimit zyrtar, vlera e mallit të sekuestruar është 24,300.00 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore vlerësohen në 7,241.40 euro. /Telegrafi/


Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

10 February 2026 at 19:59


Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur poshtë pretendimet se Ligji për të Huajt mund të përdoret si një mekanizëm për presion institucional mbi serbët në Kosovë. Në një intervistë me RTK2, Bislimi foli gjithashtu për planet për integrimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe arsimit që funksionojnë sipas sistemit serb, si dhe për rolin e pushtetit lokal në këtë proces.

I pyetur pĂ«r shqetĂ«simet e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« se Ligji pĂ«r tĂ« Huajt mund tĂ« pĂ«rdoret si “mekanizĂ«m pĂ«r presion institucional”, zĂ«vendĂ«skryeministri nĂ« detyrĂ« theksoi: “Ligji jep, e nuk kufizon tĂ« drejta. AsnjĂ« i huaj nuk duhet tĂ« frikĂ«sohet nga ligji; personi qĂ« fiton status sipas kĂ«tij ligji do tĂ« jetĂ« i mbrojtur institucionalisht. Ligji nuk Ă«shtĂ« selektiv dhe nuk do tĂ« godasĂ« njĂ« nacionalitet tĂ« vetĂ«m”, theksoi Bislimi.

PĂ«rveç ligjeve pĂ«r tĂ« huajt dhe automjetet, Bislimi foli gjithashtu pĂ«r integrimin e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor dhe arsimit, tĂ« cilat ende funksionojnĂ« sipas sistemit tĂ« SerbisĂ«. Ai theksoi se problemi nuk Ă«shtĂ« nĂ« zbatimin e ligjit, por te institucionet, tĂ« cilat, sipas tij, duhet tĂ« “legalizohen dhe legjitimohen”.

“Nevojitet kohĂ« qĂ« kĂ«to institucione tĂ« futen nĂ« kuadrin ligjor tĂ« KosovĂ«s. NjĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« proces kanĂ« kryetarĂ«t e komunave. Ata kanĂ« kompetenca tĂ« mĂ«dha nĂ« arsim dhe shĂ«ndetĂ«si dhe kanĂ« buxhete tĂ« parapara pĂ«r financimin e kĂ«tyre kategorive. KryetarĂ«t e komunave me shumicĂ« serbe kanĂ« mĂ« shumĂ« kompetenca sesa kryetarĂ«t e komunave tĂ« tjera. Serbia mund tĂ« ndihmojĂ« edhe financiarisht komunat me shumicĂ« serbe”, tha Bislimi.

Ai tutje theksoi s se ekziston një iniciativë për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit.

“Para nesh janĂ« pesĂ«-gjashtĂ« javĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, ku duhet tĂ« jemi shumĂ« konstruktivĂ«. Ministri nĂ« detyrĂ« i VetĂ«qeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi, u ka dĂ«rguar ftesĂ« tĂ« gjithĂ« kryetarĂ«ve tĂ« komunave me shumicĂ« serbe pĂ«r njĂ« takim tĂ« premten (13 shkurt) nĂ« orĂ«n 10:00. ÇfarĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« sĂ« bashku qĂ« ky proces tĂ« ecĂ« pĂ«rpara? Ftesa Ă«shtĂ« dĂ«rguar javĂ«n e kaluar, deri sot (10 shkurt) kemi vetĂ«m njĂ« konfirmim. Do tĂ« ishte mirĂ« qĂ« kryetarĂ«t tĂ« jenĂ« sa mĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, sepse mirĂ«qenia e qytetarĂ«ve tĂ« tyre tĂ« tyre varet kryesisht nga qasja qĂ« do tĂ« ndjekin nĂ« javĂ«t e ardhshme”, shtoi Bislimi.

Bislimi tha gjithashtu se është në negociata me donatorë ndërkombëtarë për të përfunduar një studim mbi nevojat e të gjithë sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë, me qëllim përmirësimin e kujdesit shëndetësor të qytetarëve.

“Spitali nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« mirĂ«. Nuk Ă«shtĂ« mirĂ« qĂ« pacienti pĂ«r ndonjĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« vogĂ«l apo nevojĂ« tĂ« dĂ«rgohet nĂ« ndonjĂ« nga spitalet nĂ« Serbi, vetĂ«m pse shĂ«rbimet janĂ« falas. Ekziston gatishmĂ«ri e QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s qĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« kujdesin shĂ«ndetĂ«sor dhe cilĂ«sinĂ« e arsimit nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut”.

Rubio në Konferencën e Munihut, pjesëmarrës edhe Osmani, Kurti dhe drejtori i AKI-së

10 February 2026 at 19:30


Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Gjermani më vonë gjatë javës dhe do të udhëheqë një delegacion të nivelit të lartë në Konferencën për Siguri të Munihut, para se të niset drejt Sllovakisë dhe Hungarisë.

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe nga Kosova. Në Munih do të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Edhe Serbia do të ketë përfaqësues në Konferencë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, kryediplomatin Marko Gjuriq, dhe disa ministra të tjerë. Ndërkaq, edhe vendet e tjera të rajonit do të përfaqësohen në Munih me zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministra.

Pjesëmarrja e Rubios në këtë konferencë ndodh në një moment të rëndësishëm, kur Uashingtoni dhe aleatët evropianë po përballen me mosbesim në rritje lidhur me sigurinë, tregtinë dhe të ardhmen e aleancës transatlantike dhe këto tensione pritet të mbizotërojnë diskutimet në Munih.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, që në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve në Konferencë, por edhe tensionet që kanë të bëjnë me Iranin.

Pjesëmarrja e Rubios në Konferencën në Gjermani do të pasohet me një turne diplomatik në Bratisllavë dhe Budapest më 15 dhe 16 shkurt, duke vënë në pah fokusin e administratës amerikane në Evropën Qendrore në një kohë të një pasigurie strategjike.

Në Sllovaki, ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë për të avancuar bashkëpunimin e sigurisë rajonale dhe për projektet e energjisë bërthamore, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Në Hungari, ndërkaq, fokusi do të jetë në raportet dypalëshe dhe në përpjekjet e paqes që synojnë zgjidhjen e konflikteve botërore.

Pika kryesore e udhëtimit të Rubios do të jetë fjalimi në Munih më 14 shkurt, i cili pritet të shikohet me vëmendje, veçmas pasi fjalimi i nënpresidentit amerikan, JD Vance, vitin e kaluar në këtë konferencë pati jehonë të madhe.

AtĂ«botĂ«, deklaratat e Vance – kur ai akuzoi liderĂ«t evropianĂ« pĂ«r shtypje tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe dĂ«shtim nĂ« menaxhimin e migracionit – lanĂ« pas njĂ« ndjenjĂ« shqetĂ«simi nĂ« Bruksel dhe mĂ« gjerĂ«.

Kjo ndjesi pasigurie pasqyrohet edhe nĂ« raportin vjetor tĂ« KonferencĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« Munihut, tĂ« hartuar nga organizatorĂ«t e forumit dhe tĂ« publikuar kĂ«tĂ« javĂ«, i cili paralajmĂ«ron se Evropa po pĂ«rballet me njĂ« “epokĂ« tĂ« prolonguar konfrontimi” tĂ« nxitur nga agresioni rus.

Tensionet transatlantike
Sipas raportit, sfida mĂ« e madhe pĂ«r rendin liberal ndĂ«rkombĂ«tar mund tĂ« vijĂ« tashmĂ« “nga brenda”, duke iu referuar asaj qĂ« e pĂ«rshkruan si njĂ« ndryshim tektonik nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si SHBA-ja po mendon pĂ«r aleancat.

Duke e quajtur presidentin amerikan, Donald Trump, “mĂ« tĂ« fuqishmin ndĂ«r ata qĂ« i bien me sĂ«patĂ« rregullave dhe institucioneve ekzistuese”, autorĂ«t e raportit parashikojnĂ« se “marrĂ«veshjet transaksionale mund ta zĂ«vendĂ«sojnĂ« bashkĂ«punimin e ndĂ«rtuar mbi parime
 dhe rajonet mund tĂ« dominohen nga fuqitĂ« e mĂ«dha, nĂ« vend qĂ« tĂ« qeverisen nga rregulla dhe norma ndĂ«rkombĂ«tare”.

Ambasadori amerikan nĂ« NATO, Matthew Whitaker, e ka kundĂ«rshtuar fuqishĂ«m vlerĂ«simin pĂ«r njĂ« “kĂ«rcĂ«nim tĂ« brendshĂ«m”, duke argumentuar se Uashingtoni synon tĂ« ribalancojĂ«, e jo tĂ« shkatĂ«rrojĂ«, rendin e pasluftĂ«s.

Duke folur për gazetarët më 9 shkurt, Whitaker kundërshtoi idenë se SHBA-ja po largohet nga aleancat e qëndrueshme.

“Ne po pĂ«rpiqemi ta bĂ«jmĂ« NATO-n mĂ« tĂ« fortĂ«â€, deklaroi ai, duke argumentuar se presioni ndaj aleatĂ«ve evropianĂ« pĂ«r tĂ« shpenzuar mĂ« shumĂ« pĂ«r mbrojtjen lidhet me rritjen e kapaciteteve, jo me braktisjen e aleancĂ«s.

Sa i përket tregtisë, ai e paraqiti qëndrimin e SHBA-së si një përgjigje ndaj asaj që e quajti pabarazi të padrejta.

Sa i përket Grenlandës, për të cilën Trump ka thënë se dëshiron që SHBA-ja ta marrë nën kontroll, Whitaker tha se ky synim ka të bëjë me shqetësime të sigurisë që lidhen me Rusinë dhe Kinën./REL

Basha: Nënkryetarët e Kuvendit do të votohen si pako, seanca mbahet nesër në orën 17:00

10 February 2026 at 18:59


Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, njoftoi se pas konsultimeve me partitë politike për seancën konstituive që do të mbahet nesër, është arritur konsensus i plotë mes të gjitha subjekteve.

Basha bĂ«ri me dije se, sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« PDK-sĂ«, seanca nuk do tĂ« mbahet nĂ« orĂ«n 12:00, por nĂ« orĂ«n 17:00, pĂ«r shkak tĂ« zhvillimeve nĂ« HagĂ« ku po mbahet gjykimi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

“Data e seancĂ«s mbetet e njĂ«jtĂ«, por ora ka ndryshuar pĂ«r shkak tĂ« rrethanave tĂ« nesĂ«rme. KĂ«rkesa erdhi nga nĂ«nkryetarja e PDK-sĂ«, Vlora Çitaku, dhe tĂ« gjitha partitĂ« janĂ« pajtuar qĂ« seanca tĂ« nisĂ« nĂ« orĂ«n 17:00”, tha Basha, raporton Telegrafi.

Ai shtoi se të gjithë udhëheqësit politikë janë dakorduar që votimi për pesë nënkryetarët e Kuvendit të bëhet njëherësh, në një pako, për të përshpejtuar konstituimin e Kuvendit dhe më pas të proceduar votimin e qeverisë.

“Ka pasur konsensus pĂ«r raportin, pĂ«r votimin e kryetares ose kryetarit, si dhe pĂ«r votimin nĂ« pako tĂ« pesĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve, me qĂ«llim qĂ« Kuvendi tĂ« konstituohet sa mĂ« shpejt dhe mĂ« pas tĂ« vazhdohet me qeverinĂ«â€, deklaroi kryeparlamentari. /Telegrafi/

14 bursa për studentët nga Vushtrria që studiojnë në Universitetin e York-ut në Selanik

10 February 2026 at 18:42


Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ndahen 14 bursa studimi për studentët nga kjo komunë për studime në Kampusin Evropian të Universitetit të York-ut në Selanik, për vitin akademik 2026/2027.

Sipas njoftimit të tij, shtatë bursa do të mbulohen plotësisht nga Komuna e Vushtrrisë dhe Universiteti, ndërsa shtatë të tjera do të financohen në masën 50 për qind nga Universiteti dhe 50 për qind nga vet studenti.

“Edhe kĂ«tĂ« vit, studentĂ«t e VushtrrisĂ« kanĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« studiojnĂ« nĂ« Kampusin Evropian tĂ« Universitetit tĂ« York-ut nĂ« Selanik, ku do tĂ« ndahen 14 bursa pĂ«r vitin akademik 2026/2027”, ka shkruar Idrizi.

Ai ka bërë të ditur se bursat do të ndahen për studime Bachelor, Master dhe MBA në programe të ndryshme, përfshirë Shkencat Kompjuterike, Psikologjinë, Biznesin, Shkencat Humane dhe Drejtësinë.

“7 bursa do tĂ« mbulohen 100% nga Komuna e VushtrrisĂ« dhe Universiteti, ndĂ«rsa 7 bursa do tĂ« mbulohen 50% nga Universiteti dhe 50% nga vet studenti”, ka theksuar kryetari i VushtrrisĂ«.

Afati i fundit për aplikim është 20 shkurt 2026, ndërsa të interesuarit mund të gjejnë detajet e plota për aplikim dhe programet studimore në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë.

“Mos e humbisni kĂ«tĂ« mundĂ«si”, ka apeluar Idrizi.

Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se kjo nismë synon të mbështesë studentët dhe të rrisë qasjen në arsim cilësor në institucionet ndërkombëtare. /Telegrafi/


Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

10 February 2026 at 18:31


Mandatet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës: mbrojtje kushtetuese e përfaqësimit politik apo instrument për manipulim politik?

Kjo pyetje u rikthye nĂ« fokus, pasi Emillija Rexhepi, kryetare e PartisĂ« sĂ« Re Demokratike qĂ« pĂ«rfaqĂ«son komunitetin boshnjak, e akuzoi udhĂ«heqĂ«sin e PartisĂ« serbe pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«, Nenad Rashiq, pĂ«r “manipulim tĂ« votave”, pasi ai mori rreth 200 vota nĂ« disa fshatra tĂ« komunĂ«s sĂ« Prizrenit, ku nuk jetojnĂ« pjesĂ«tarĂ« tĂ« komunitetit serb.

“Mandatet e rezervuara, pra tĂ« garantuara, ekzistojnĂ« pikĂ«risht pĂ«r t’u siguruar qĂ« komunitetet joshumicĂ« i zgjedhin pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre autentikĂ«. Çdo gjĂ« tjetĂ«r pĂ«rbĂ«n shfrytĂ«zim tĂ« egĂ«r tĂ« sistemit dhe anulim direkt tĂ« qĂ«llimit kushtetues qĂ« kanĂ« mandatet e rezervuara”, tha Rexhepi nĂ« njĂ« komunikatĂ« qĂ« lĂ«shoi pasi Gjykata Supreme e KosovĂ«s e rrĂ«zoi ankesĂ«n e saj, duke argumentuar se “nuk mund tĂ« vendosĂ« se kush ka votuar pĂ«r kĂ«â€ dhe se “çdo qytetar ka tĂ« drejtĂ« tĂ« votojĂ« pĂ«r kĂ« tĂ« dĂ«shirojĂ«â€.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Rexhepi thotë se partia e saj ka arritur një rezultat të mirë zgjedhor, por se është përgjegjësi e përfaqësuesve politikë që të mbrojnë interesin e komunitetit dhe mandatet e garantuara.

Ajo vĂ« nĂ« dukje se edhe koalicioni “Vakat”, i cili gjithashtu pĂ«rfaqĂ«son komunitetin boshnjak, ka marrĂ« vota nĂ« fshatra ku jetojnĂ« vetĂ«m shqiptarĂ«, dhe paralajmĂ«ron se pĂ«r kĂ«tĂ« çështje do tĂ« drejtohet nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese tĂ« KosovĂ«s.



Nga 120 vendet në Kuvendin e Kosovës, njëzet janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë.

Komunitetit boshnjak i takojnë tri vende deputetësh, atij turk dy, komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga një, plus një vend shtesë për komunitetin më të votuar nga radhët e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, ndërsa një vend i deputetit i takon komunitetit goran.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia e Re Demokratike e Emillija Rexhepit siguroi një vend deputeti me 3.920 vota nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë mori gjithashtu një mandat me 4.862 vota.

Rexhepi ka qenë zëvendëskryeministre për komunitetet në Qeverinë e kaluar, ndërsa Rashiq ka udhëhequr Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, pasi Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetje nga Beogradi - ka braktisur institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Rashiq hedh poshtë akuzat

Lideri i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, hedh poshtë akuzat për manipulim ose inxhiniering politik, duke theksuar se ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim dhe, rrjedhimisht, ka qenë në kontakt me komunitete të ndryshme në Kosovë, prej të cilëve ka marrë besimin.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se nuk mund të tërhiqet paralele me rastin e Adriana Hoxhiqit, nga Iniciativa Qytetare Komuniteti i Bashkuar. Në vitin 2021, Gjykata Supreme e Kosovës i ka anuluar asaj mbi 4.000 vota në komunat me shumicë serbe - me çka edhe ka humbur mandatin e saj si deputete.

Atëkohë, Gjykata Supreme i ka anuluar mbi 800 vota edhe Iniciativës Rome, nga gjithsej 4.049 vota të marra, duke e lënë pa njërin nga dy vendet e fituara parlamentare.

KĂ«to dy subjekte politike janĂ« akuzuar se votat nĂ« zonat me shumicĂ« serbe i kanĂ« marrĂ« falĂ« ListĂ«s Serbe, e cila “pĂ«rmes bazĂ«s sĂ« saj tĂ« votuesve, ka bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje tĂ« ushtrojĂ« ndikim dhe tĂ« vendosĂ« nĂ«n kontroll disa nga komunitetet joshumicĂ« nĂ« KosovĂ«â€.

Për votat e Iniciativës Rome, Partia e Bashkuar Rome e Kosovës dhe Partia Liberale Egjiptiane i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila në vitin 2023 ka konstatuar se pjesëtarët e pakicave kanë të drejtë të marrin vota në çdo pjesë të Kosovës - pa diskriminim ose llogaritje etnike, për sa kohë nuk dëshmohen parregullsi konkrete zgjedhore.

Po ashtu, është thënë se anulimi i votave duhet të bazohet në argumente dhe prova të qarta ligjore, siç është mashtrimi zgjedhor i koordinuar.

Rashiq thekson se numri i votave që ai ka marrë në zonat ku nuk jetojnë serbë, nuk është i madh dhe nuk ndikon në rezultatin e tij zgjedhor.

“Adriana Hoxhiq, nĂ« vitin 2021, ka marrĂ« 70% tĂ« votave nĂ« vendet qĂ« tradicionalisht nuk i ka pasur. TĂ« gjithĂ« e dimĂ« se çfarĂ« manipulimi ka ndodhur atĂ«herĂ«â€, thotĂ« Rashiq.

Ai shton se “nuk sheh logjikĂ«â€ nĂ« kontestimin e votave tĂ« tij nga ana e Rexhepit.

Sipas tij, mandatet e rezervuara të komuniteteve nuk kanë qenë të rrezikuara.

MegjithatĂ«, Rexhepi konsideron se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r “votim tĂ« orkestruar”. Ajo, po ashtu, vĂ« nĂ« dyshim qĂ«llimin e mandateve tĂ« rezervuara nĂ«se partitĂ« garojnĂ« edhe pĂ«r votat e komuniteteve tĂ« tjera.

“Duhet ruajtur e drejta kushtetuese. Kjo nuk shihet nĂ« qytetet shumetnike tĂ« KosovĂ«s, por ankesa lidhet vetĂ«m me vendet ku jeton njĂ« komunitet etnik”, thotĂ« ajo.

NĂ« reagimin e saj, Rexhepi kujtoi gjithashtu se kandidatura e Ena Kadajt Krasniqit nĂ« listĂ«n e koalicionit “Vakat” nuk Ă«shtĂ« konfirmuar, pasi nuk Ă«shtĂ« provuar se ajo ka qenĂ« “pĂ«rfaqĂ«suese autentike e komunitetit boshnjak”.

MĂ« herĂ«t, edhe Lista Serbe e ka akuzuar Rashiqin se ka fituar njĂ« vend deputeti “falĂ« votave tĂ« shqiptarĂ«ve”.

Kreu i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, njëherësh ministëro për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Fotografi nga arkivi.

A kishte votim të orkestruar?

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se shqetësimi i Emillija Rexhepit lidhur me mandatet e rezervuara për komunitetet pakicë, është i ligjshëm dhe politikisht korrekt, por se pretendimet e saj nuk bazohen në rregullimin kushtetues dhe ligjor, e as në praktikën e vendosur.

“Vendimi i GjykatĂ«s Supreme bazohet nĂ« gjykimin e mĂ«parshĂ«m nĂ« rastin e Veton BerishĂ«s. Si Gjykata Supreme nĂ« vitin 2021, ashtu edhe Gjykata Kushtetuese nĂ« vitin 2023 - nĂ« rastin e Veton BerishĂ«s - vendosĂ«n se votat pĂ«r pĂ«rfaqĂ«suesit e komuniteteve pakicĂ«, nuk mund tĂ« anulohen vetĂ«m se vijnĂ« nga njĂ« komunitet tjetĂ«r. NĂ« kĂ«tĂ« aspekt, anulimi i votave lejohet vetĂ«m nĂ« rastet kur ekzistojnĂ« prova pĂ«r skema tĂ« koordinuara ose krime zgjedhore, qĂ« rrezikojnĂ« tĂ« drejtat e pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« pakicave nĂ« KosovĂ«â€, shpjegon Miftaraj.

Ai shton se anulimi eventual i votave të Rashiqit nga Gjykata Kushtetuese, vetëm se ato u morën në zona ku nuk jetojnë serbët, do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo do tĂ« nĂ«nkuptonte vendosjen e kufijve etnikĂ« mbi vullnetin politik tĂ« votuesve - gjĂ« tĂ« cilĂ«n Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar shprehimisht”, thotĂ« Miftaraj.

Nga partitë shqiptare, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje fitoi në zgjedhjet e dhjetorit me 51.10% të votave, duke siguruar 57 vende në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës mori 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori gjashtë mandate.

Certifikimi i rezultateve u vonua deri më 9 shkurt, për shkak të rinumërimit të votave, pas dyshimeve për manipulim.

Të mërkurën e 11 shkurtit pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

❌
❌