Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës: Busulla ime do të jetë vetëm ligji

By: V K
9 February 2026 at 12:55

Këtë të hënë, Shkëlqim Hajdari, ka marrë detyrën zyrtarisht si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e mbajtur ai ka deklaruar se si busull në punën e tij do të ketë vetëm ligjin, ndërsa ka shtuar se ky do të jetë posti i fundit që do të mbajë, pas 35 vitesh në shërbim të shtetit shqiptar.

“Kjo frymë e ka bërë Tiranën një frymë të hapur për të gjithë ata që erdhën për të ndërtuar jetën këtu, duke e kthyer sot në një metropol.

Sot dua të them të hapur, do të jem prefekt i të gjithëve, të çdo kujt që jeton në metropol pa dallime. Kjo sepse Tirana është e fortë vetëm kur banorët janë të bashkuar. Busulla ime do të jetë vetëm ligji.

Kam mbi 35 vite që shërbej në shtetin shqiptar, por ky pozicion do të jetë më i dashuri ndoshta edhe i fundit. Pikërisht për këtë arsye dua të ushtroj me dinjitet e të lë gjurmë për mirë”, u shpreh ai.

The post Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës: Busulla ime do të jetë vetëm ligji appeared first on Albeu.com.

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

By: V K
9 February 2026 at 12:41

Këtë të hënë, u mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt. Mësohet se është vendosur që dosja e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, të kalojë për gjykim.

Gazetarja Klodiana Lala, shprehet se; “Pas katër muaj zvarritje në seancë paraprake gjykata e posaçme vendosi ta konsiderojë të plotë vendimin e prokurorisë së posaçme. Përgjatë këtyre muajve, avokatët e zotit Veliaj kanë munguar në mënyrë të vazhdueshme”.

Seanca e parë u zhvillua më 29 shtator 2025, por u shty për mosparaqitje të avokatit. Për të njëjtën arsye u shtynë edhe seancat e 10 tetorit, 21 tetorit dhe 28 tetorit, kur Veliaj zëvendësoi avokatët që e kishin përfaqësuar gjatë hetimit paraprak dhe seancës së masës së sigurimit personal. Ai pajtoi atëherë për t’u përfaqësuar avokatin Artan Gjermëni.

Seancat e 12 dhe 17 nëntorit u shtynë për t’u dhënë kohë avokatëve të përgatisnin kërkesat e tyre në seancën paraprake.

Seanca e 2 dhjetorit, u shty për t’i dhënë kohë avokatit të konsultohej me të pandehurin, ndërsa ajo e 12 dhjetorit për t’u dhënë kohë për përgatitjen e kërkesave në seancë paraprake.

Në këtë seancë, Veliaj largoi si mbrojtës avokatin Gjermëni dhe gjykata caktoi kryesisht avokaten Valentina Teodoresku për mbrojtjen e tij.

Seanca paraprake dështoi të përmbyllej edhe në janar të këtij viti, kur seanca e 5 janarit u shty për mungesë të një avokati, ndërsa ajo e 19 janarit për t’i dhënë kohë konsultimit me të pandehurin.

Seanca e zhvilluar më 2 shkurt u shty për shpallje vendimi, që do t’u njoftohet palëve në proces sot.

Neni 332 i Kodit të Procedurës Penale, “Caktimi i seancës paraprake”, përcakton ndër të tjera se: “Gjykata vendos mbi kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të saj”.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive.

The post GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

Donald Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time, puna e presidentit është më e rrezikshmja në botë (VIDEO)

By: V K
9 February 2026 at 12:31

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë personale, duke thënë se pozicioni i presidentit është më i rrezikshmi në botë.

Në një intervistë për NBC Trump pranoi se tani mendon më shumë për çështjet e sigurisë, sidomos pas tentativave të mëparshme për vrasje.

Ai shtoi se, megjithëse shqetësohet, përpiqet të mos lejojë që frika të dominojë, pasi ndryshe nuk mund të kryente detyrat e tij.

“Jam i shqetësuar, por duhet ta largosh nga mendja për të bërë punën tënde,” tha ai.

Në këtë kuadër, presidenti përmendi edhe masat e shtuar sigurie në vendet ku zhvillohen ngjarje zyrtare. Ai përshkroi një hapësirë të re me dritare antiplumb dhe tavan të përforcuar, i cili, sipas tij, është projektuar për të rezistuar edhe ndaj përplasjes së një droni, pa shkaktuar shpërthim në ndërtesë.

Sipas Trump, struktura është ndërtuar me çelik të rëndë dhe ka vetëm karakter mbrojtës.

Ai theksoi gjithashtu se “jetojmë në kohë të ndryshme” dhe se kushtet e sotme kërkojnë masa të rritura sigurie, veçanërisht gjatë shfaqjeve publike ose ngjarjeve të rëndësishme politike.

Trump vuri në dukje se, statistikisht, presidenca është më e rrezikshme edhe se profesione të rrezikshme si gara me shpejtësi ose sportet ekstreme.

Në përfundim, presidenti nënvizoi se, pavarësisht rreziqeve që lidhen me postin, përgjegjësia e detyrës e kërkon të vazhdojë të kryejë detyrat e tij, me mbrojtje, por pa lejuar që frika të diktojë sjelljen e tij.

 

Join me in prayers of protection for our President. He does have the most dangerous job in the world especially with these leftest crazies running around. pic.twitter.com/2PAsNxKsPW

— ⚔️ Love Me When I’m Gone ⚔️ (@TSH3_) February 5, 2026

The post Donald Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time, puna e presidentit është më e rrezikshmja në botë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike

By: V K
9 February 2026 at 12:24

Hetimet për dosjen e bujshme të AKSHI-t, kanë hyrë në një fazë më intensive pas dëshmisë së Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i këtij institucioni, i cili ka deklaruar se veprimet abuzive janë kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të Mirlinda Karçanajt.

Dëshmia e tij, e konsideruar kyçe nga organi i akuzës, ishte ajo që i hapi rrugë SPAK-ut për të siguruar mbështetjen e Apelit të GJKKO-së në lënien në arrest shtëpie të Karçanajt dhe zëvendëses së saj, Hava Delibashit.

Dosja e AKSHI-t konsiderohet një nga më të mëdhatë e dekadave të fundit, ku hetimet kanë zbuluar një skemë të gjerë manipulimi tenderash, rritje fiktive kostosh dhe presioni ndaj kundërshtarëve përmes pengmarrjes.

Në qendër të kësaj skeme sipas SPAK qëndrojnë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Andis Papa dhe të tjerë dyshohet se kanë zbatuar urdhrat e kësaj dysheje, me Beqirin të përshkruar si figurë ekzekutuese në shërbim të Agasit.

Megjithëse ndaj Agasit dhe Beqirit është urdhëruar arresti dhe ata rezultojnë në arrati, pagesat nga AKSHI drejt kompanive të lidhura me dosjen nuk janë ndalur.

Të dhënat e konsultuara nga skyweb.al përmes platformës OpenSpending Albania tregojnë se vetëm dy ditë pasi SPAK shpalli në kërkim pronarin e saj, kompania Horizon e Ermal Beqirit ka përfituar një pagesë prej rreth 430 mijë lekësh nga AKSHI për mirëmbajtjen e platformës së Agjencisë së Prokurimeve Publike, si pjesë e pagesave periodike.

Pagesa pas operacionit të SPAK te AKSHI ka marrë edhe kompania First e Gëzim Hoxhës, edhe ai me masë sigurie nga GJKKO për skandalin AKSHI.

Skandali zgjerohet edhe më tej me rastin e kompanisë Fastech të Andis Papës.

Sipas të dhënave të konsultuara nga Skyweb.al, kjo kompani ka përfituar gjithsej rreth 31.6 milionë lekë, ose afërsisht 350 mijë euro, që nga data 8 dhjetor, periudhë kur SPAK kërkoi masën e sigurimit “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Papën, i dyshuar si pjesë e skemës së zhvatjes së fondeve publike përmes AKSHI-t.

 

 

SPAK dyshon se Andis Papa me Fastech, ka shërbyer si hallkë në pastrimin e parave, përmes një transaksioni rreth 10 milionë eurosh për blerje çokollatash dhe biskotash.

Ky transaksion, sipas hetimeve dyshohet se kishte për qëllim legalizimin e fitimeve nga tenderët abuzivë.

Prokuroria ka deklaruar se procedurat e prokurimit manipuloheshin për t’u fituar nga kompani të kontrolluara nga Ermal Beqiri dhe Andis Papa, ndërsa fitimet transferoheshin në mënyrë fiktive te subjekte të tjera, në pronësi të grupit nën koordinimin e Ergys Agasit.

Sipas akuzës, skema funksiononte në bashkëpunim të ngushtë mes aktorëve privatë dhe drejtuesve të institucionit.

 

 

Nga ana tjetër, ndërsa Agasi dhe Beqiri, rezultojnë në arrati dhe Papa vijon të përfitojë pagesa, aktiviteti ekonomik duket se vazhdon pa ndërprerje përmes figurave të tjera.

Të dhënat tregojnë se Gerond Meçe, përmes kompanisë Advance Business Solutions, ka përfituar rreth 40 mijë euro pagesa nga AKSHI dhe institucione të tjera që prej fillimit të dhjetorit.

Në të njëjtën kohë, kjo kompani rezulton të ketë fituar disa kontrata të reja, duke u rikthyer në skenë pas largimit të aktorëve kryesorë të skemës.

 

 

Pamja që del nga të dhënat financiare është se, pavarësisht arrestimeve, masave të sigurisë dhe arratisjes së figurave kyçe, fluksi i parave publike nuk është ndalur.

Ndryshojnë emrat që dalin në skenë, por mekanizmi vijon të funksionojë, ç’ka tregon se ndërkohë që aktorët dhe regjisori i skandalit AKSHI janë në kërkim dhe arrati, “producenti” ndodhet ende në Tiranë duke futur dhe nxjerrë nga skena personazhe të ndryshëm me qëllim që të vijojë spektakli me fondet publike te AKSHI. /skyweb.al

The post Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja e rrëzoi, Rama nuk ndalet: Do të ndërhyjmë në legjislacion, asnjë urgjencë për imunitetin

By: V K
9 February 2026 at 11:59

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar një mbledhjen me Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që rivendosi pezullimin e ministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar se socialistët do ta zgjidh çështjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

“Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, funksionet e padelegueshme kushtetuese nuk mund të pezullohen nga askush, duke u nisur nga një emër përveçëm, pasi kjo sipas tij, do të paralizonte institucionin që ata drejtojnë.

REAGIMI:

Tre konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :

1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.

2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.

Një shtesë nga ana ime:

SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja e rrëzoi, Rama nuk ndalet: Do të ndërhyjmë në legjislacion, asnjë urgjencë për imunitetin appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Greqi/ 2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje kritike për jetën, arrestohet babai shqiptar, prindërit gënjyen për…

By: V K
9 February 2026 at 11:53

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kalitheas, në Greqi, ku një vajzë 2-vjeçare ra aksidentalisht në shatërvanin e sheshit “Kyprou”, pasi për disa çaste doli nga vëmendja e prindërve të saj.

Sipas informacioneve, fëmija po luante në shesh kur, pa u vënë re nga prindërit, ra në ujë. Kalimtarët që panë ngjarjen njoftuan menjëherë një patrullë policie që ndodhej aty pranë.

Efektivët reaguan menjëherë, nxorën vajzën nga uji dhe e transportuan me makinë patrullimi në Spitalin Pediatrik “Aglaia Kyriakou”.

Në spital, mjekët u përpoqën për rreth 40 minuta të ringjallnin vajzën e mitur, duke kryer ndërhyrje të menjëhershme reanimimi (CPR).

Përpjekjet rezultuan të suksesshme, pasi fëmija u rikthye në jetë, por autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjendja e saj shëndetësore mbetet kritike dhe ajo ndodhet e shtruar në njësinë e kujdesit intensiv.

Gjatë hetimeve, autoritetet konstatuan se prindërit, kur u pyetën nga mjekët e urgjencës, kishin deklaruar se vajza ishte 5-vjeçe, ndërkohë që më pas u vërtetua se ajo ishte vetëm 2-vjeç, ç`ka ka ngritur shqetësime serioze për neglizhencë në mbikëqyrje.

Në këto rrethana, policia greke bëri të ditur se arrestoi babanë e fëmijës, një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, ndërsa nëna 23-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë.

Të dy prindërit do të dalin para prokurorit ditën e hënë, me akuzën e neglizhencës në mbikëqyrjen e një të mituri.

Sipas mediave greke, ndaj babait është ngritur një çështje penale për veprën e “ekspozimit të një të mituri ndaj rrezikut”, ndërsa e njëjta akuzë rëndon edhe ndaj nënës, e cila ndodhet pranë vajzës së saj në spital, nën mbikëqyrjen e policisë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

The post E rëndë në Greqi/ 2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje kritike për jetën, arrestohet babai shqiptar, prindërit gënjyen për… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri

By: V K
9 February 2026 at 11:40

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Massimo Ferro, biznesmenit italian 54-vjeçar, i cili humbi jetën në Tiranë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut.

Sipas mediave të huaja, pas ndërhyrjes në klinikën private “Trita Hospital”, ai ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar në QSUT.

Këtu sipas informacioneve, antibiotiku është administruar me vonesë, pavarësisht përkeqësimit të dukshëm të gjendjes shëndetësore.

Biznesmeni italian ishte dërguar në urgjencën e QSUT pasi kishte shfaqur temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një infeksioni të rëndë.

Sipas raportimeve të mediave italiane dhe deklarimeve të familjes, ndërhyrja me antibiotik ka ndodhur vetëm në orët e mbrëmjes, ç`ka ka ngritur dyshime për mënyrën e trajtimit mjekësor dhe menaxhimin e rastit.

Familjarët kanë denoncuar gjithashtu, mungesën e informacionit të qartë mbi gjendjen reale të Ferro-s dhe shkaqet e vdekjes së tij.

“Askush nuk na shpjegoi pse Massimo nuk u kthye më në shtëpi”, citojnë për mediat italiane të afërmit e viktimës, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, mëngjesin e 22 dhjetorit 2025, Massimo Ferro pësoi një arrest kardiocirkulator brenda klinikës private “Trita Hospital” ku ishte shtruar pas ndërhyrjes.

Ai u reanimua dhe u transportua në terapi intensive në QSUT. Familjarëve u ishte komunikuar fillimisht se gjendja e tij ishte “e qëndrueshme”, por në mbrëmje bashkëshortja u thirr me urgjencë dhe u informua se biznesmeni kishte ndërruar jetë prej disa orësh.

Massimo Ferro, sipërmarrës nga Camposampiero, në provincën e Padovës, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të kryer një gastrektomi, pas vitesh përpjekjesh të pasuksesshme për të luftuar obezitetin.

Ai ishte drejtuar fillimisht te një klinikë private në Milano, e cila i kishte propozuar kryerjen e ndërhyrjes në Tiranë, në një strukturë të lidhur me atë italiane, për shkak të kostos më të ulët: rreth 4.400 euro, krahasuar me afërsisht 15.000 euro në Itali.

Mediat italiane, raportojnë se kontakti i parë me kirurgun është kryer përmes WhatsApp-it, ndërsa analizat para-operative që nuk ishin realizuar në Itali, janë kryer vetëm një ditë para operacionit në Tiranë.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye më 18 dhjetor, ndërsa Ferro kishte mbërritur në Tiranë një ditë më parë, i shoqëruar nga bashkëshortja.

Pas operacionit, gjendja e tij u përkeqësua që nga dita pasuese, me përgjumje të theksuar, reagim të dobët dhe rritje të nivelit të glicemisë.

Më 20 dhjetor u shfaqën ethet, ndërsa më 21 dhjetor situata u rëndua më tej, duke çuar në ndërhyrjen e shërbimeve spitalore.

Për këtë çështje, Prokuroria e Padovës, ka hapur një hetim dhe ka regjistruar si të dyshuar dy profesionistë të përfshirë në rrugëtimin mjekësor të biznesmenit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e vdekjes së Massimo Ferro.

The post Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

I doli emri në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ram Geci paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
9 February 2026 at 11:25

Këtë të hënë, biznesmeni Ram Geci, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes në SPAK, por emri i tij doli pak kohë më parë në dosjen e Belinda Ballukut.

Në dosjen e Belinda Ballukut, një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, numri dy i qeverisë u e informon këtë të fundit se ka takuar biznesmenin, Ram Gecin me kërkesën e te KM, cili dyshohet te jete Kryeministri Rama.

Bisedat janë zbardhur nga telefoni i sekuestruar “Blackberry” i Evis Berberit!

Nga komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Whatsapp”, në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë Unazën”.

Përgjimet:

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk, me pak fjalë, me një virozë”.

Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.

Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 milionë euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k.

“KM më kërkoi të TAKOJ biznesmenin Ram Geci”, Balluku: “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”

Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Nga hetimi rezulton se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin, Ram Geci.

 

The post I doli emri në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ram Geci paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës (EMRI)

By: V K
9 February 2026 at 10:50

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa për emisionin “Breaking”, ka dhënë detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, i cili përfaqëson edhe ish-presidentin Ilir Meta.

Hoxha tha se një nga dhunuesit është Skerdilajd Xhindi, teksa personi i dytë ende nuk është identifikuar.

Ata janë ende në kërkim dhe policia po vijon hetimet.

Paraprakisht, dyshohet se konflikti mes avokatit dhe dhunuesve ka nisur për një vend parkimi.

“Skerdilajd Xhindi është një nga personat që ka dhunuar avokatin. Personi i dytë ende nuk është identifikuar edhe pse janë këqyrur kamerat e sigurisë. Xhindi është ende në kërkim.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të parkimit, megjithatë, nuk përjashtohen as mundësi të tjera që mund të kenë lidhje me detyrën e Cakranit. Avokati është goditur me doreza hekuri në pjesën e kokës”,– u shpreh gazetarja.

The post Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

By: V K
9 February 2026 at 10:36

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur  grupin parlamentar. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste,  është mbledhur për të diskutuar një sërë projektligjesh që pritet të miratohen në Kuvend.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë edhe drafti i amnistisë penale, i miratuar më herët në Këshillin e Ministrave.

Në mbledhje ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të diskutojë me deputetët për axhendën parlamentare të ditëve në vijim.

Ndërkohë, në orët e pasdites, kreu i qeverisë pritet të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Andrea Kostën.

 

The post Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Vlorë-Selenicë/ Makina përfundon në kanal, një vajzë dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
9 February 2026 at 09:54

Mëngjesin e sotëm, një aksident është regjistruar në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën. Sipas informacioneve, raportohet se pranë fshatit Alikokë janë përplasur dy makina.

Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia, por edhe prezenca e lagështisë në rrugë.

Si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Ajo raportohet të ketë plagë të shumta.

Njëra nga makinat është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme, ndërsa tjetra ka përfunduar në një kanal anash rrugës.

The post Aksident në aksin Vlorë-Selenicë/ Makina përfundon në kanal, një vajzë dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Familja Kola u shua në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri dhe shpenzimet e funeralit

By: V K
9 February 2026 at 09:37

Fushata e solidaritetit është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, një nga viktimat e tragjedisë.

Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore, ndërsa shuma që do të mbetet do t’u shërbejë familjarëve të viktimave.

Ngjarja e rëndë i mori jetën Arti Kolës, bashkëshortes së tij Jonida, 43-vjeçe, si dhe dy fëmijëve të tyre Hadjarit, 22-vjeç, dhe Xhesikës, 15-vjeçe.

Të katërt humbën jetën nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga kaldaja e gazit e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.

Dhjetëra donatorë kanë kontribuar me shuma që variojnë nga 50 deri në 500 euro.

Hetimet

Prokuroria e Luccas ka hapur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme.

Kaldaja rezulton të ketë qenë e re dhe dyshohet se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.

Pritet rezultati i analizave toksikologjike për katër viktimat, i cili pritet të jetë vendimtar për vijimin e hetimeve.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit, duke i dhënë fund në mënyrën më të dhimbshme historisë së një familjeje që kishte ndërtuar jetën e saj në Itali me punë dhe sakrifica.

The post Familja Kola u shua në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri dhe shpenzimet e funeralit appeared first on Albeu.com.

Juljan Shehu: E njohim mirë Poloninë, kemi stil italian

By: V K
9 February 2026 at 09:16

Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, po bën një sezon shumë të mirë në aspektin personal në kampionatin polak, aty ku është përshtatur mjaft mirë.

Shehu është kthyer në protagonist te Kombëtarja dhe ka siguruar fanellën e titullarit, duke qenë ndër më të dalluarit.

Mesfushori ka dhënë një intervistë për mediat polake, ku në një podcast vendës ka folur për shanset e Shqipërisë në ndeshjen me Poloninë, si edhe aventurën e tij me fanellën e Vidzevit në kampionatin polak.

Shehu u ngacmua edhe në lidhje me situatën në skuadër për ndeshjen me Poloninë, ku u shpreh se ndryshe nga ata që janë me Poloninë, Shehu natyrisht bën tifo për Shqipërinë duke qenë edhe titullar me kuqezinjtë.

A keni folur në skuadër për ndeshjen e ardhshme Poloni–Shqipëri që do të luhet në mars? Kush mendon se do ta fitojë?

Po, nuk kemi folur shumë, por pak po. Kemi prekur temën e kësaj ndeshjeje. Ata shpresojnë që ta fitojë Polonia, unë shpresoj që ta fitojë Shqipëria.

Si i sheh shanset e kësaj sfide?

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat. Mendoj se do të jetë një përballje shumë e fortë. Në ndeshje të tilla është gjithmonë e vështirë për të dyja palët. Nuk është e lehtë as për ta, as për ne. Besoj se gjithçka do të vendoset nga detaje shumë të vogla. Polonia ka një avantazh të vogël sepse luan në Varshavë dhe ka mbështetjen e tifozëve. E di sa e vështirë është të luash atje, sepse tifozët polakë janë shumë të zjarrtë dhe e mbështesin fort ekipin kombëtar. Kjo do ta bëjë ndeshjen shumë të vështirë për ne.

Cili është roli yt në kombëtaren shqiptare?

Sa ndryshon ai nga roli që ke te Vidzev, ku luan më ofensiv? Roli im nuk është i njëjtë. Te Vidzev kam më shumë detyra ofensivë sesa në kombëtaren shqiptare. Por kjo varet nga taktika e trajnerëve dhe mënyra se si ata duan të luajnë. Unë jam një lojtar që mund të përshtatet me të dyja rolet. Trajneri i kombëtares më kërkon më shumë detyra mbrojtëse dhe sigurisht që unë duhet t’i SITUATA zbatoj ato. Te klubi është pak ndryshe. Gjithsesi, përpiqem të jap maksimumin si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren, të jap gjithçka që kam për të ndihmuar ekipin. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të kontribuoj sa më shumë të jetë e mundur.

Duke folur me një trajner polak, ai e përshkroi Shqipërinë si një ekip me stil italian. A je dakord me këtë dhe cila është filozofia e futbollit të trajnerit Silvinjo?

Po, trajneri ynë ka punuar më parë me trajnerë italianë, si Mançini, dhe shumë nga lojtarët tanë luajnë në Itali. Prandaj, mendoj se ka ngjashmëri. Ata që e thonë këtë kanë të drejtë. Por nuk mendoj se kemi cilësi vetëm në mesfushë. Besoj se kemi lojtarë shumë të mirë në çdo repart të fushës. Shqipëria ka shumë cilësi në të gjitha zonat.

Çfarë mund të thuash për kombëtaren polake? Çfarë di për këtë ekip dhe si e vlerëson?

Kombëtarja shqiptare ka luajtur disa herë në dy vitet e fundit kundër Polonisë, kështu që mendoj se njihemi mjaft mirë me njëri-tjetrin. Sipas mendimit tim, Polonia ka lojtarë shumë cilësorë. Nuk ka nevojë t’i përmend emrat, sepse të gjithë i njohin. Janë një ekip me shumë cilësi. Me trajnerin aktual kanë bërë përparim dhe luajnë më mirë.

Një pyetje për “egon”. Duke parë ndeshjen tuaj kundër Jagiellonias, pati një moment diskutimi para penalltisë. Çfarë ndodhi aty?

Nuk ka asgjë për t’u diskutuar. Ne jemi lojtarë në fushë dhe kishte dy lojtarë të caktuar për ta gjuajtur penalltinë, Berger dhe unë. Në atë moment po flisnim sepse ndihesha mirë për ta goditur unë. Në fund, Berger vendosi ta gjuajë penalltinë dhe unë e respektoj plotësisht këtë vendim. Ai shënoi gol dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk ka rëndësi kush e gjuan penalltinë, rëndësi ka që topi të përfundojë në rrjetë. Në atë moment nuk po kalonim një situatë të mirë në ndeshje dhe nuk ishim të kënaqur me rezultatin. Ndonjëherë, kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, disa situata duken më të mëdha nga jashtë, por realisht nuk ka asgjë për t’u komentuar. Unë e dua Bergerin dhe shpresoj të shënojë 20 gola këtë sezon.

Duke folur për Sebastian Bergerin, klubi njoftoi dje rinovimin e kontratës së tij. A mendon se ai duhet të ftohet edhe në kombëtare?

Trajnerët e kombëtares zakonisht përgatisin ekipin për një periudhë të gjatë dhe tashmë kanë një grup lojtarësh që kanë qenë pjesë e kualifikueseve. E di që është e vështirë të bësh ndryshime tani. Por sinqerisht besoj se ai e meriton dhe shpresoj që një ditë të marrë edhe ftesën në kombëtare.

 

The post Juljan Shehu: E njohim mirë Poloninë, kemi stil italian appeared first on Albeu.com.

BIRN: Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

By: V K
9 February 2026 at 08:34

Me ambicien e transformimit të Shqipërisë në një vend eksportues të energjisë elektrike, qeveria “Rama” ka dhënë me dhjetra licensa për parqe fotovoltaike, pa marrë parasysh pasojat ndaj komuniteteve lokale dhe mjedisit, ndërkohë që ekspertët thonë se tranzicioni energjetik po futet në paradoks.

Revolucioni i energjisë diellore mbërriti pa paralajmërim shtatorin e vitit të kaluar në fshatin Boçovë të Fierit – vetëm pak kilometra larg plazhit të Semanit në Adriatik – kur makineritë e rënda nisën të gërmonin përbri arave të mbjella.

Në fshat askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte, por alarmi u rrit me kalimin e ditëve.

Nikoll Ndoi, një mësues me profesion, dëgjoi fillimisht se një kompani private po hapte një rrugë. Por shqetësimi u rrit disafish kur ai mësoi se toka që gëzonte prej 30 vitesh nuk ishte më e tija.

“Doli se këtu po bëhet një park fotovoltaik dhe tokat nuk qenkan më tonat,” tha me irritim Ndoi në fund të dhjetorit. “Unë kam 30 vjet që nuk e regjistroj dot, ai na vjen një ditë dhe e bën pa problem”, shtoi ai.

Centrali fotovoltaik i planifikuar për t’u ndërtuar në Boçovë është një ndër projektet më të mëdha të energjisë diellore në Shqipëri, i miratuar nga qeveria më 4 qershor 2025.

Projekti ka trazuar jetën e një komuniteti të vogël prej 14 familjesh, pasi u mbivendoset tokave të pretenduara prej tyre.

Leja i është dhënë një kompanie të re të quajtur Albania Solar Power, por banorët akuzojnë biznesmenin Pëllumb Salillari se fshihet pas projektit – dhe në rrethana ende të paqarta – ka përvetësuar pronat e tyre.

Konflikti në fshatin Boçovë nuk është i izoluar.

Prej vitit 2018, qeveria shqiptare ka dhënë me dhjetra leje për ndërtimin e parqeve fotovoltaike në Shqipëri, duke ushqyer ambicien për atë që ajo e quan sovranitet energjetik – e madje për t’u transformuar në një vend eksporti për energjinë elektrike neto deri në fund të vitit 2030.

Por planet e qeverisë po trazojnë jetesën e komuniteteve lokale, të cilat po vëzhgojnë se si mijëra hektarë tokë rreth tyre po rrethohen me gardhe dhe po mbulohen nga panelet diellore, duke cënuar aktivitetet tradicionale të blegtorisë dhe përdorimit të tokës.

Politika e qeverisë me energjinë e rinovueshme shihet gjithashtu me dyshim nga ekspertët e fushës, përsa kohë që shumica e energjisë që pritet të gjenerohet nga parqet fotovoltaike nuk parashikohet për konsum të brendshëm, por për eksport.

“Centralet kanë një kapacitet që shkon deri në 1 gigavat, por pa asnjë detyrim që kjo energji t’i shitet shtetit shqiptar”, thotë me shqetësim Gjergji Simaku, ish zëvendësministër i Energjetikës në kabinetin e Ramës deri në vitin 2022.

“Në këtë mënyrë, Shqipëria rrezikon të eksportojë energji të pastër dhe të importojnë energji fosile, duke e kthyer tranzicionin energjetik në një paradoks”, shtoi ai.

Salillari nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Rrisqe mjedisore

Shqipëria është tradicionalisht një nga vendet me prodhimin më të lartë të energjisë së pastër në Europë, pasi mbi 90 për qind gjenerohet nga burimet hidrike. Megjithatë, vendi ka vuajtur nga kriza të herëpashershme energjetike për shkak të varësisë nga kushtet klimatike.

Prej vitit 2018, qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka kthyer sytë nga energjia diellore për të diversifikuar burimet e veta. Deri në fund të vitit 2025, Enti Rregullator i Energjisë licensoi 71 kompani private për prodhimin e energjisë fotovoltaike, ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Këshillin e Ministrave kanë miratuar dhjetra leje të tjera të cilat janë në proces financimi apo ndërtimi.

Së bashku, parqet fotovoltaike të licensuara nga ERE parashikohet të prodhojnë mbi 978 megavat energji elektrike ose 30 për qind të kapacitetit total prodhues të energjisë elektrike të instaluar në Shqipëri prej 3213 megavatësh.

Teknologjia fotovoltaike konsiderohet si një nga format më ekologjike të prodhimit të energjisë elektrike, me përfitime të shumta mjedisore dhe ekonomike.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori kërkon vendimarrje strategjike sa i përket shfrytëzimit të tokës dhe jetesës së komuniteteve lokale.

Ky nuk duket të jetë rasti i Shqipërisë.

Të planifikuara fillimisht për t’u vendosur në tokë pa frut, qeveria ndryshoi qasje në vitin 2024, kur miratoi ndryshime ligjore që i hapën rrugë ngritjes së parqeve fotovoltaike edhe brenda kullotave.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm licensash janë përqendruar në kufi të zonave të mbrojtura apo pranë grykëderdhjeve të lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë në qarkun e Fierit – të njohura si korridore të rëndësishme natyrore për lëvizjen e shpendëve.

Sipas një raporti të organizatës mjedisore “All Green Center”, procedurat e dhënies me qira të tokave të fondit pyjor dhe kullosor kanë qenë shpeshherë të nxituara, në mungesë të garës dhe me pjesmarrje të kufizuar të komuniteteve lokale të prekura.

Ola Mitre, drejtuese e “All Green Center” i tha BIRN se bumi i sektorit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri po përballet me sfidën e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Mbështetja për energjinë e gjelbër nuk duhet të vijë në kurriz të humbjes së kapitalit natyror, pasuri për të cilën vendi ka detyrime jo vetëm ndaj qytetarëve të sotëm, por edhe ndaj brezave të ardhshëm”, tha Mitre.

Aktivistë të tjerë mjedisorë janë të shqetësuar për ndikimin afatgjatë të këtyre projekteve në jetesën e komuniteteve lokale dhe në mjedis.

Taulant Bino, president i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare, vlerëson se shumë prej këtyre projekteve po sjellin ndërprerje të marrëdhënieve tradicionale të banorëve vendas me tokën si dhe impakt mjedisor.

Ai kritikon gjithashtu skemën e vlerësimeve mjedisore individuale, duke neglizhuar efektin e përbashkët që disa projekte të përqendruara në një zonë të caktuar mund të shkaktojnë mbi biodiversitetin.

“Deri tani, vlerësimet mjedisore janë bërë për çdo park më vete, edhe kur impiantet ndodhen pranë njëri-tjetrit, duke neglizhuar efektin e tyre të përbashkët mbi tokën, biodiversitetin dhe komunitetet lokale”, tha Bino.

“Në botë janë gjetur zgjidhje, ku ndonëse ndërtohen parqe fotovolatike, sipërfaqja poshtë tyre lejohet të përdoret nga banorët lokalë për kullota. Në Shqipëri, kompanitë po kufizojnë aksesin e baorëve lokalë përmes rrethimit me gardhe”, shtoi ai.

Edhe aktivisti mjedisor, Lavdosh Ferruni, e vendos theksin te vlerësimet e ndikimit në mjedis si dhe pjesmarrjen e komuniteteve lokale në vendimarrje.

“Në disa raste, parqet fotovoltaike janë ndërtuar në kullota tradicionale, të përdorura prej vitesh nga komunitetet lokale, shpesh pa dokumente pronësie formale, por me të drejta të trashëguara në praktikë. Edhe pse teknologjia lejon bashkëjetesën e paneleve me kullotjen e bagëtive, mungesa e konsultimit ka nxitur tensione sociale”, tha ai.

Eksperti i mjedisit, Kristi Bashmilli sjell në vëmendje kohën e gjatë të licensimit të këtyre projekteve për njëzet apo tridhjetë vitet e ardhshme – çka sipas sjell një ndryshim afatgjatë të përdorimit të tokës.

Institucionet e qeverisjes vendore duhet të jenë më vigjilente ndaj këtyre ndryshimeve shpesh të vrullshme. Veçanërisht në garantimin e qëndrueshmërisë së përdorimit të tokës, mbrojtjes së tokës bujqësore, natyrës dhe mbrojtjes së interesave të komuniteteve lokale,” tha ai.

Ekspertët bashkohen në idenë se problemi nuk është energjia diellore në vetvete, por mungesa e një vlerësimi strategjik mjedisor dhe e një harte të qartë kombëtare, që përcakton se ku duhet dhe ku nuk duhet të ndërtohen këto parqe.

Tensione sociale

Në bashkinë e Fierit, disa qindra hektarë tokë janë mbuluar tashmë nga panelet fotovoltaike, ndërkohë që sipërfaqe të reja pritet të vishen në të ardhmen e afërt.

Mes 71 centraleve fotovoltaike të licensuara nga ERE, 50 prej tyre ose 70 për qind e totalit ndodhen në qarkun e Fierit – të shtrira kryesisht në fshatrat e Sheqit, Topojës, Dërmenasit dhe Darzezës buzë grykëderdhjes së Semanit.

Vetëm në fshatin Boçovë, centrali fotovoltaik i dhënë në favor të kompania Albania Solar Power planifikohet të shtrihet mbi 50 hektarë tokë.

Projekti parashikon të ketë një fuqi të instaluar prej 82 MW, vlerë investimi prej 80 milionë eurosh dhe kohëzgjatje shfrytëzimi për 49 vjet.

Investimi prej 80 milionë eurosh duket të ngjajë një barrë e stërmadhe për kompaninë e vogël në pronësi të Ëngjëll Agalliut, e regjistruar në vitin 2024 me një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh.

Banorët e prekur thonë megjithatë se punimet në terren po kryhen nga kompania “Bervi Construction” e Pëllumb Salillarit, e cila sipas verifikimeve të kryera prej tyre, rezulton gjithashtu si pronare e tokës.

Banorët pretendojnë se e kanë fituar pronësinë mbi tokën në fillim të viteve ’90 mbi bazën e ligjit 7501 – por nuk kanë mundur asnjëherë që ta regjistrojnë atë në emrin e tyre.

Në dokumentet që mbajnë në duar toka rezulton si arë, por ata akuzojnë institucionet lokale se e kanë ndryshuar statusin e saj në “tokë pa frut”.

“Këto parcelat këtu janë private. Janë të miat dhe të vëllezërve të mi dhe për këtë kemi AMTP të rregullta”, thotë Sandër Muja, një banor i zonës, ndërsa zgjat dorën drejt kufirit mes pronave private dhe atyre shtetërore.

“Mesa duket i kanë rënë shkurt, kanë marrë edhe të shtetit dhe tonat”, shtoi ai.

Nikoll Ndoi thotë me zemërim se paguan taksa për tokën prej gati tre dekadash dhe është përpjekur disa herë ta regjistrojë atë në Kadastër, por letrat i janë kthyer mbrapsht.

“Si ka mundësi që megjithëse përgjatë këtyre 3 dekadave kemi tentuar disa herë ta regjistrojmë në hipotekë, nuk na e kanë regjistruar, ndërsa tani na del që e paska regjistruar dikush tjetër”, pyet ai me dyshim.

Ndoi i tha BIRN se kishin bërë ankesa në polici, bashki, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Kadastër për të korrigjuar mbivendosjen, por nuk kishin marrë ende përgjigje.

Selman Selami, një tjetër banor protestues kujton se tokat e tyre janë përdorur historikisht për të prodhuar grurë, jonxhë apo tërshërë që nga viti 1945, ndërkohë që në dokumentet e Kadastrës rezultojnë sot si “tokë pa frut”.

“Unë me këtë tokë rroj, të gjithë I kemi mbjellë gjatë gjithë vitit. Kam 80 kokë dele dhe nëse ma marrin tokën, atëherë unë nuk kam më se ku t’i mbaj bagëtitë”, theksoi ai.

Ndryshe nga Boçova, në fshatin fqinj të Darzezës, pasojat e parqeve fotovoltaike përjetohen në mënyrë më të heshtur. Banorët që u besuan fillimisht premtime të kompanive private, sot ndjehen të zhgënjyer.

“Nuk kemi asnjë të mirë”, tha kryeplaku i fshatit Darzezë.

“Kemi marrë pjesë në konsultime duke u besuar premtimeve që do të na shtrojnë rrugën e varrezave, rrugën e fshatit, një ndriçim të rrugëve, por që realisht asgjë nuk është bërë, plus po na marrin ujin”, theksoi ai.

Të pyetur për ankesat e banorëve, bashkitë e qarkut të Fierit i lajnë duart nga përgjegjësia.

“Këto aktivitete nuk licensohen nga pushteti lokal”, tha Bashkia Fier përmes një përgjigje me shkrim, ndërsa shtoi se i vetmi përfitim ishte ai i siguruar përmes taksave.

Qasje e gabuar

Zhvillimi i vullshëm i energjisë fotovoltaike në Shqipëri u ngrit fillimisht si pjesë e marrëveshjeve me qeverinë. Në vitin 2018, Këshilli i Ministrave përcaktoi një paketë masash mbështetëse për bizneset në sektorin e energjisë së rinovueshme, ku përveç garantimit të tregut, vuri në dispozicion të tyre edhe tokë publike.

Pas ndryshimit të ligjit “Për energjinë e rinovueshme” në vitin 2023, lejet u orientuan drejt sipërmarrjeve tërësisht private dhe të hapura për tregun e lirë.

Por hapja e tregut, pa përmbushur më së pari nevojat e vendit për energji të rinovueshme, rrezikon ta fusë vendin në një spirale kostosh jo vetëm mjedisore.

Sipas Planit Kombëtar për Klimën dhe Energjinë, qeveria ka marrë përsipër që të përmbushë kuotën prej 54.4% të energjisë së rinovueshme në konsumin total deri në vitin 2030. Por ekspertët thonë se ky objektiv është seriozisht i rrezikuar.

Sipas ambientalistit Lavdosh Ferruni, edhe pse energjia diellore është një nga burimet më të dëshirueshme në botë, mënyra se si po i qaset këtij sektori qeveria është e gabuar.

Ferruni thekson se vendi ka një territor të kufizuar dhe përdorimi i tokës për kapacitete të mëdha eksporti rrezikon që t’i vendosë këto nisma në shërbim të përfitimeve të kompanive private.

“Duhet të jetë e orientuar nga prodhimi 100% për nevojat e veta, eksportimi neto kërkon hapësira të mëdha dhe Shqipëria nuk i ka kushtet”, tha Ferruni për BIRN.

“Ka mjaft interes edhe nga biznese të huaja ndaj lind nevoja e kontrollit të dhënies së këtyre e lejeve”, theksoi ai.

Gjergj Simaku, aktualisht ekspert i pavarur për energjinë është gjithashtu skeptik për arsye të ndryshme.

Për të arritur targetin ligjor prej 54.4%, Shqipëria do të duhej sipas Simakut që ta rriste konsumin e brendshëm të energjisë elektrike me gati 30% deri në vitin 2030; ç`ka konsiderohet në kufijtë e të pamundurës.

Një tjetër problem i anashkaluar është amortizimi i rrjetit elektrik të vendit, i cili sipas tij gjeneron humbje dhe ka nevojë urgjente për t’u rigjeneruar.

“Ajo që po ndodh është absurde. Ankandet janë harruar, tani po jepen leje vetëm për tregun e lirë dhe na shitet sikur do ta konsumojmë ne atë energji, por nuk është aspak kështu”, tha Simaku.

“Nëse do fillojmë të fusim në rrjet energjinë e këtyre parqeve fotovoltaike, do fillojnë të digjen transformatorët…,” përfundoi ai./BIRN

The post BIRN: Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 9 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
9 February 2026 at 07:46

Sot, 9 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.5 lekë, ndërsa në shitje me 105.6 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 9 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Hapen aplikimet për përfitim të kompensimit për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet

By: V K
9 February 2026 at 07:40

Administrata tatimore, ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe rezultuan me tatim të mbipaguar, pas zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit.

Për “Monitor”, administrata tatimore sqaroi se ashtu siç është njoftuar edhe më parë aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Feling online.

Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.

Pra, pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA 2025, të gjithë individët që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100,000 lekë nga të ardhurat e tyre vjetore, mund të nisin të plotësojnë formularin e aplikimit për përfitimin e kompensimit.

Procedura, si do bëhet aplikimi

Adminsitrata tatimore sqaroi pas hyrjes në sistemin e-Tax, për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, do të klikohet mbi modulin eFiling Im, duke përzgjedhur Çështjet e mia mbi të cilin do të klikohet.

Më pas, do të dalë moduli Lloji i Çështjes (ku të mundëson 4 opsione zgjedhjeje), por do të klikohet mbi opsion e dytë me emrin Pyetje të Përgjithshme, për të krijuar një çështje të re.

Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet numri i dokumentit identifikues për DIVA-n e plotësuar dhe një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar (sipas vlerës së shfaqur në DIVA).

Shembull

Kërkesë për Rimbursim

Kërkoj të më rimbursohet nëpërmjet llogarisë bankare, shuma e tatimit të mbipaguar me vlerë 6,240 lekë pas plotësimit nga DIVA 2025.

Gjithashtu, aplikuesi te Pyetje e Përgjithshme, duhet të bashkëngjitë në formatin PDF edhe dokumentacionin përkatës:

Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare (IBAN)
Certifikatën familjare;

Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve:

Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumentet (faturat) për fëmijët, dokumentet (faturat) për pagesën e gjuhëve të huaja etj.

Tatimet pohuan për “Monitor” së pritet e gjithë proceduara për plotësimin e formularit të aplikimeve do të sqarohet nëpërmjet një video udhëzuese.

Sa kompensim do të përfitohet nga DIVA në llogaritë bankare

Bazuar në disa shembuj të publikuar më parë shuma e kompensimit ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe shuma e zbritur e shpenzimeve që ndryshon sipas numrit të fëmijëve në ngarkim, përfshirë edhe shpenzimet fikse për arsim me vlerë maksimale 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë nën 1.2 mln lekë në vit.

Për rastin me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit me 1 fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin llogaritet 62 euro në vit.

Në rastin e individit më të ardhura mbi 2 mln lekë në vit me dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18-vjeç, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 96 mijë lekë, tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e rreth 12 mijë lekëve.

Për individët që paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj dhe i kap tatimi prej 23%, kompensimi është 11,040 lekë për fëmijë.

Shuma maksimale e kompensimit e përfituar sipas shembujve, rezulton për individët me të ardhura nën 1,2 mln lekë që përfitojnë edhe shpenzimet për fëmijët në ngarkim dhe për arsimin me vlerë 100,000 lekë. Për këtë kategori kompensimi arrin 250 euro.

Sistemi për plotësimin e DIVA u hap më 22 janar. Afati për plotësimin është deri më 31 Mars.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi i të ardhurave, edhe për ata individë që nuk e kanë detyrimin ta bëjnë.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar gjatë 2025-s apo tatimi i mbipaguar që rezulton nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjes së bazës së tatueshme të shpenzimeve 48 mijë lekë në vit, pavarësisht nivelit të ardhurave dhe 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë deri në 1,2 milionë lekë, do të jepet si kompensim për fëmijët, pas dorëzimit të kërkesës për aplikim.

Afati për aplikim për kompensimin është deri në 3 muaj pas plotësimit të DIVA./Monitor

The post Hapen aplikimet për përfitim të kompensimit për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet appeared first on Albeu.com.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 9 shkurt 2026

By: V K
9 February 2026 at 07:22

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata afatshkurtra.

Prej orëve të mesditës e pasdite reshjet shiu me intensitet kryesisht të ulët humbasim territor, duke mbetur prezent në relievet malore dhe në ndërprerjen graduale.

Në zonën e Alpeve, dhe relievet e larta malore mbi 1000-1100metër në Verilindje-Juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 10 m/s.

The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 9 shkurt 2026 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 8 February 2026Main stream

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani/ Policia jep detaje, si nisi konflikti mes mbrojtësit të Ilir Metës dhe dy të tjerëve

By: V K
8 February 2026 at 15:55

Policia e Vlorës, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të diele në një pikë karburanti, ku avokati Kujtim Cakrani, u dhunua nga dy persona dhe për pasojë u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, gjatë kohës që avokati i ish presidentit Ilir Meta, 55-vjeç, ka qenë duke furnizuar automjetin me karburant.

Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pozicionit se si e kishte lënë avokati automjetin që sipas dy personave, me të cilët është konfliktuar, kishte bllokuar edhe automjetet e tjera.

Dy personat, ende të paidentifikuar, e kanë goditur fizikisht ndërsa avokati është dërguar në spital.

Policia thotë se nga veprimet e para hetimore, është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

The post Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani/ Policia jep detaje, si nisi konflikti mes mbrojtësit të Ilir Metës dhe dy të tjerëve appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Kujtim Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke…

By: V K
8 February 2026 at 15:21

Ditën e sotme rreth orës 13:30, avokati dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, është dhunuar në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Sipas vetë avokatit Cakrani, dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant.

Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi, edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës.

Si pasojë, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

 

The post U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Kujtim Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke… appeared first on Albeu.com.

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, zbardhen detaje të reja

By: V K
8 February 2026 at 14:59

Ditën e sotme, avokati i njohur Kujtim Cakrani, është dhunuar në Vlorë dhe është dërguar menjëherë për mjekim në spital.

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me dhunimin e avokatit të njohur, përfaqësues ligjor i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sipas informacioneve më të fundit, Cakrani ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë.

Burime bëjnë me dije se avokati është konfliktuar me disa persona në një pikë karburanti, për arsye që ende nuk janë bërë të qarta.

Gjatë konfliktit, ai dyshohet se është goditur në fytyrë me derën e një automjeti, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Ndërkohë, dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende nën hetim.

The post Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, zbardhen detaje të reja appeared first on Albeu.com.

❌
❌