Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Disa fshatra mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar në Lezhë

By: V K
8 February 2026 at 08:36

Disa fshatra në qarkun e Lezhës, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës.

Sipas informacioneve, pa furnizim me energji kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes apo për kohën e rikthimit të energjisë, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

The post Disa fshatra mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Kompany para Hoffenheim-it: Goli fiton ndeshje, por mbrojtja ndërton suksesin e Bayern-it

By: V K
8 February 2026 at 08:31

Trajneri i Bayern-it të Mynihut, Vincent Kompany, ka folur hapur për punën e skuadrës së tij në fazën mbrojtëse, përpara ndeshjes në shtëpi ndaj Hoffenheim-it.

Tekniku belg theksoi se suksesi i Bayern-it nuk lidhet vetëm me golat e shënuar, por edhe me stabilitetin në mbrojtje.

“Sfida ime është të kontrolloj gjithçka. Të shënosh shumë gola është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është të pësosh sa më pak”, u shpreh Kompany në konferencë për shtypin.

Edhe pse Bayerni ka pësuar disa gola kohët e fundit, trajneri mbetet i bindur për forcën e repartit defensiv: “Ne vijojmë të jemi mbrojtja më e mirë e Gjermanisë”.

Kompany kërkon një ekuilibër të shëndetshëm mes sulmit dhe mbrojtjes, duke theksuar se çdo situatë duhet parë në kontekst.

Duhet të analizojmë gjithçka: numrin e madh të ndeshjeve apo aspektet strukturore të lojës. Mundohemi t’i adresojmë gjërat në mënyrë proaktive”, shpjegoi ai.

Bayern ka shënuar 74 gola këtë sezon, një tregues i qartë i fuqisë sulmuese, por sipas Kompany, kjo nuk do të thotë se mbrojtja duhet neglizhuar. “Edhe kundërshtarët shënojnë, kjo është normale. E rëndësishme është që gjithçka të mbetet brenda kufijve të pranueshëm. Futbolli nuk është bardhezi”, përfundoi trajneri belg.

The post Kompany para Hoffenheim-it: Goli fiton ndeshje, por mbrojtja ndërton suksesin e Bayern-it appeared first on Albeu.com.

Sërish probleme në aksin Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet sërish pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

By: V K
8 February 2026 at 08:00

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë, është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standarteve dhe reshjet e fundit kanë shkaktuar destabilizim të terrenit, duke sjellë sërish probleme këtë të dielë në këtë segment rrugor, i cili prej kohësh mbetet një zonë problematike për qarkullimin.

Për pasojë, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e radhës.

Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërkohë që situata po monitorohet për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera

Policia rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe në kushte të pafavorshme atmosferike.

The post Sërish probleme në aksin Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet sërish pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve appeared first on Albeu.com.

Luiz Ejlli futet në shtëpinë “Big Brother”, banor i vetëm me një tjetër konkurrent?

By: V K
8 February 2026 at 07:54

Luiz Ejlli futet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku ai rrëmbeu çmimin e madh në edicionin e dytë.

Ai do të qëndrojë disa ditë në shtëpi, por banorëve do t’u thuhet se është banor i vetëm me Artanin.

Për ta bërë më të besueshme për banorët, Artani është thirrur “për të hapur kutinë e Pandorës”, nga ku i është thënë se do të jetë një banor i vetëm me Luizin.

Nga kutia i është thënë se Artani ka të drejtë që të bashkojë dy banorë të shtëpisë në një, dhe ai zgjodhi Mirin dhe Brikenin.

Duke e vazhduar me tej lojën, Ledioni u tha se dy çiftet që luajnë si një banorë shkojnë në televotim. Por kjo ishte pjesë e lojës dhe nuk është hapur asnjë televotim.

The post Luiz Ejlli futet në shtëpinë “Big Brother”, banor i vetëm me një tjetër konkurrent? appeared first on Albeu.com.

“Big Brother Vip”/ Tetë banorë në televotim, ja cilët janë ata

By: V K
8 February 2026 at 07:49

Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin “Big Brother Vip”, Miri, Brikena, Greta, Juela, Kristi, Krusita, Stenaldo dhe Rogerti që është në nominim të përhershëm, do të shkojnë në televotim për të martën.

Pyetja për publikun është: “Kë doni të shpëtoni”?

Ndërkohë, banorët nuk do ta dinë këtë televotim dhe do të njihen vetëm me Prime-n e të martës.

The post “Big Brother Vip”/ Tetë banorë në televotim, ja cilët janë ata appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
8 February 2026 at 07:42

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 8 Shkurt 2026/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu

By: V K
8 February 2026 at 07:32

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në jug gjatë orëve të pasdites.

 

 

Nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit, do kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Gjatë ditës reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata në Veri deri në orët e pasdites.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore Verilindje-Juglindje të vendit, reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 1-2 ballë

The post Parashikimi i motit 8 Shkurt 2026/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale: Lirohen menjëherë 380 persona, për rreth 900 ulet dënimi, ja kategoritë që përfitojnë

By: V K
6 February 2026 at 15:25

Zbardhet relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe pritet që të depozitohet në Kuvend.

Në relacion, thuhet se nëpërmjet këtij projektligji synohet të aplikohet një politikë lehtësuese penale për t’ju dhënë mundësi personave të dënuar të vijojnë me rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri.

Po ashtu, përmes kësaj nisme, synohet që të ulet mbipopullimi në burgje.

“Nëpërmjet instrumentit të amnistisë u jepet mundësia personave që kanë kryer vepra penale të ri integrohen në shoqëri në liri, duke shmangur aplikimin e masave represive. Bazuar në standardet ndërkombëtare është vlerësuar se kufizimi i lirisë dhe zbatimi i dënimeve penale ndëshkuese duhet parë si masë e fundit e cila duhet të jetë në proporcion me shkeljen e kryer dhe rrezikshmërinë e personit. Në rastet e veprave penale të lehta konsiderohet se dënimi me burgim mund të shmanget bazuar në parimin e humanizmit duke i krijuar personit rrethanat të provojë në liri se është rehabilituar/korrigjuar dhe do të parandalohet kryerja e veprave penale në të ardhmen.”, thuhet në relacion.

Nga amnistia përjashtohen të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri të theksuar dhe kanë të bëjnë me vepra penale kundër njerëzimit si vrasja, plagosja, dhuna në familje, kundër mjedisit, terrorizmit, korrupsioni etj.

Gjithashtu, përjashtohen nga amnistia personat e dënuar me burg përjetë apo ata që janë gjykuar nga GJKKO, si edhe ata që i janë shmangur drejtësisë.

“Konkretisht, nga kjo amnisti përfitojnë:

Të dënuar burra me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet dhe personave të dënuar me mbi 3 vjet, por u që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 3 vjet

Të dënuara gra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet, dhe grave që janë dënuar me venim të formës së prerë mbi 4 vjet, që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 4 vjet

Personat e dënuar gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç

Personat e dënuar burra, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç.

Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç”, thuhet në relacion.

Përfituesit

Rreth 380 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, nga të cilët 4 janë të mitur, 5 femra dhe 7 shtetas të huaj. Ulje dënimi përfitojnë rreth 900 persona, nga të cilët 10 janë gra, 3 të mitur dhe 12 të huaj.

Po ashtu, nëpërmjet shuarjes së ndjekjes penale, shteti heq dorë nga hetimi apo dënimi i disa veprave penale të cilat konsiderohen se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe nuk shfaqen si fenomene shqetësuese.

Konkretisht, projektligji parashikon edhe pushimin e ndjekjes penale për të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 31.12.2025, për të cilat Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak parashikojnë një dënim me burgim në maksimum deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të një kategorie veprash penale të cilat edhe pse dënohen deri në 3 vite burgim, paraqesin një rrezikshmëri të caktuar shoqërore.

The post Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale: Lirohen menjëherë 380 persona, për rreth 900 ulet dënimi, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Grabitet banesa e këngëtares Leonora Jakupi

By: V K
6 February 2026 at 15:13

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe shokuese, pasi banesa e saj u plaçkit nga hajdutët. Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe një periudhë stresi të konsiderueshme për këngëtaren.

Incidenti ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa tashmë organet e rendit po hetojnë intensivisht për të gjetur autorët.

Ky rast, e vendos Leonorën në një listë të opinionistëve dhe personazheve publikë që janë bërë “pre e hajdutëve” gjatë periudhës së pjesëmarrjes së tyre në program, pas një ngjarjeje të ngjashme që kishte përjetuar Afërdita Paqarada në sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Burime pranë Leonorës bëjnë të ditur se këngëtarja është thellësisht e tronditur nga kjo situatë, megjithëse fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi gjatë plaçkitjes.

Hajdutët kanë marrë disa sende me vlerë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Për arsye hetimore, detajet e sakta mbi objektet e vjedhura nuk janë bërë publike.

Leonora ka zgjedhur të mos reagojë publikisht, duke i lënë hetimet në dorë autoriteteve, por burimet bëjnë me dije se ajo po bashkëpunon plotësisht me policinë.

The post Grabitet banesa e këngëtares Leonora Jakupi appeared first on Albeu.com.

Orët e fundit të merkatos, Myrto Uzuni kërkohet në Europë nga trajneri që “rilindi” yllin e Kombëtares

By: V K
6 February 2026 at 14:40

Myrto Uzuni, është shfaqur si prioritet i Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos. Lajmi është raportuar sot nga mediat në Turqi, ndërsa klubi po kërkon për një alternativë tjetër në sulm.

Uzuni shfaqet si vetë dëshirë e trajnerit Fatih Teke. Ky i fundit është pikërisht ai me të cilin Ernest Muçi është rikthyer dhe po kalon formën më të mirë.

Merkato e dimrit në Turqi mbyllet sot. Mbetet për t’u parë nëse Austin do të japë dritën jeshile dhe cilat do të jenë detajet e transferimit.

Klubi i MLS paguante 12 milionë euro, që ishte edhe klauzola për lirimin e tij nga Granada. Kontrata ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2027.

Uzunin ndërkohë do e ndihmonte një rikthim në Europë, duke qenë se aktualisht është pa aktivitet. 30-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në krahun e majtë të sulmit, megjithatë mund të bëjë mjaft mirë edhe sulmuesin në qendër.

Vetë Turqia ndërkohë mbetet destinacioni më i preferuar nga futbollistët e Kombëtares.

The post Orët e fundit të merkatos, Myrto Uzuni kërkohet në Europë nga trajneri që “rilindi” yllin e Kombëtares appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës

By: V K
6 February 2026 at 14:05

Ditën e sotme, një rrëshkitje dherash ka ndodhur në zonën e Currilave, duke bllokuar një sens të rrugës dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës, po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rivendosjen e qarkullimit normal, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin kalimin nga zona e prekur.

The post Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Lamallari: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulje dënimi për 853 të dënuar

By: V K
6 February 2026 at 13:29

Këtë të premte, qeveria miratoi Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ai thotë se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj.

Numri real i përfituesve nga pushimi i ndjekjes penale është shumë më i lartë.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Amnistinë Penale, nismën që prezantuam rreth një muaj më parë dhe nga sot ky vendim depozitohet në Kuvend. Nga të dhënat më të fundit të rakorduara me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimin e Provës si dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton se plot 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe 853 të tjerë ulje dënimi, ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative. Për më tepër, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.

Përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve dhe për të fokusuar drejtësinë aty ku rreziku shoqëror është real. Nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon riintegimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës si dhe standardet evropiane”, shprehet ministri Lamallari.

Ministri i Drejtësisë, thotë më tej në deklaratën e tij se pret që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin pa vonesa në mënyrë që amnistia të fillojë efektet e saj.

“Objektivi ynë ambicioz është të kemi një sistem që di të ndëshkojë fort kur duhet, por edhe të japë një shans për t’u rikthyer në shoqëri. Drejtësia nuk është vetëm ndëshkim, por edhe një mundësi e dytë e drejtuar nga humanizmi dhe rehabilitimi. Falënderoj të gjitha institucionet që kontribuuan në këtë proces dhe pres që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin sa më parë, në mënyrë që efektet pozitive të amnistisë të ndihen nga mijëra familje shqiptare”, deklaron Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Nga kjo amnisi nuk përfitojnë subjektet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posacme për Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar.

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.

The post Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Lamallari: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulje dënimi për 853 të dënuar appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi: Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha

By: V K
6 February 2026 at 13:14

Monika Kryemadhi, teksa ishte ee ftuar  në emisionin “Breaking” në Top News, deklaroi se i vjen keq që Partia e Lirisë po shkon drejt shuarjes, duke theksuar se kjo situatë është pasojë e një procesi të qëllimshëm kriminalizimi të forcës politike që ajo ka ndërtuar prej vitesh.

Sipas saj, problemet që po përjeton sot politika shqiptare nuk ekzistonin më parë, ndërsa theksoi se një pjesë e madhe e të burgosurve ndodhen në paraburgim.

“Sot kemi 80% të të burgosurve në paraburgim. Sot jemi Republika e SPAK-ut”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse opozita mund të kthehet në një alternativë qeverisëse, Kryemadhi tha se problemi kryesor qëndron te metodologjia dhe mungesa e konsistencës.

Kryemadhi hodhi akuza të forta edhe për arrestimin e Ilir Metës, duke e cilësuar si rezultat të një marrëveshjeje mes dy partive të mëdha.

“Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha për të vazhduar aferat”, deklaroi ajo.

Ajo pranoi se si ajo ashtu edhe Ilir Meta kanë bërë gabime, por theksoi se këto gabime lidhen me tejkalimin e kufijve në ndihmë të njerëzve.

“Meta dhe unë kemi gabimet tona. Kemi bërë më shumë sesa duhet për njerëzit. Nëse merr një doktor urgjence dhe i thua ‘kam filanin’, sot SPAK ta quan shpërdorim detyre. Ky ka qenë gabimi ynë”, u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, foli dhe për një rikthim të mundshëm në politikë, duke thënë “Nuk mendoj se politika më ka lodhur, njerëzit mendojnë se kam fituar shumë nga politika. Mendoja se kam eksperiencën për të njohur njerëz. Një nga zhgënjimet në politikë janë zgjedhjet e 11 majit. Ne s’po kërkonim votën për Metën për ta bërë president.

Një nga zhgënjimet e mia më të mëdha është mënyra se si u komentua nga njerëz që drejtonin fushatën e Metës. Ka pasur dhe tronditje që kur shkonin njerëz të koalicionit shohin ‘pse e voton; ai është në burg’. I vetmi që e ka mbrojtur është Sali Berisha”.

The post Monika Kryemadhi: Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë të përmbytura

By: V K
6 February 2026 at 13:07

Këtë të premte, reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit.

Sipas raportimeve, problemi vihet re sidomos në zonën përreth stadiumit dhe në disa kryqëzime, ku prezenca e ujit po vështirëson qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet lokale këshillojnë shoferët të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e përmbytura, duke u përpjekur të shmangin rrugët ku grumbullohet uji.

 

The post Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë të përmbytura appeared first on Albeu.com.

SPAK mesazh në rrjete sociale: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë bazuar në prova

By: V K
6 February 2026 at 12:50

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të premte një mesazh në rrjetet sociale.

SPAK thekson se prokurorët e kësaj prokurorie veprojnë në mënyrë të pavarur dhe hetimet e tyre bazohen gjithmonë në prova.

“SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje bazuar në prova”, thuhet në mesazhin e tyre.

 

 

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është vënë shpesh herë në qendër të sulmeve nga aktorë të ndryshëm politikë, të krimit dhe jo vetëm, të marrë nën hetim nga prokurorët e posaçëm, duke i cilësuar akuzat ndaj tyre si të pabaza.

The post SPAK mesazh në rrjete sociale: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë bazuar në prova appeared first on Albeu.com.

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit/ Makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes, plagosen tre persona (VIDEO)

By: V K
6 February 2026 at 12:29

Këtë të premte, një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.

Pamje të shihni tregojnë pasojat e aksidentit të frikshëm në tunelin e Murrizit, ku janë përfshirë dy automjete.

Nuk dihet nëse ka viktima.

Pritet që të zbardhen detaje nga aksidenti në fjalë.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

The post Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit/ Makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes, plagosen tre persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

FORMULA 1/ Hamilton “shkund” Ferrarin, ndyshon gjithçka për 2026-ën

By: V K
6 February 2026 at 12:14

Luis Hamilton, po ndërmerr ndryshime të mëdha përpara nisjes së Botërorit 2026 në Formula 1. Kampioni britanik e di mirë se sezoni i dytë me Ferrarin është vendimtar për të.

Në moshën 41-vjeçare, piloti nga Stevenage nuk mund t’i lejojë vetes edhe një vit tjetër me rezultate mesatare.

Në sezonin e tij të parë me fanellën e kuqe, Hamilton nuk arriti të ngjitej asnjëherë në podium. Shoku i skuadrës, Sharl Lëklerk, e mundi bindshëm, ndërsa e vetmja ditë me sukses ishte triumfi garën Sprint të Kinës.

Në prag të një sezoni të veçantë, për shkak të ndryshimeve revolucionare në rregullore, Hamilton ka vendosur të ndahet nga Riçardo Adami, i cili nuk do të jetë më inxhinieri i tij i pistës.

Gjatë testeve të Barcelonës, Hamilton punoi me Brajan Bozin, inxhinierin që zakonisht bashkëpunon me Lëklerkun.

Sipas disa burimeve, Ferrari ka afruar gjithashtu ish-inxhinierin e MekLaren, Cedrik Mishel-Groszho, për ta bërë partnerin teknik të Hamiltonit në vitin 2026.

NDARJA E TRETË Por ndryshimet nuk ndalen këtu. Sipas The “Independent”, Hamilton është gjithashtu pranë ndarjes nga përgjegjësja e tij për shtypin, Gabriela Kuaku Jeboah, e njohur si Ela. Ndërkohë, një tjetër shkëputje e konfirmuar është ajo me menaxherin Mark Hajns. Të gjithë këta kanë qenë pjesë e rrethit më të ngushtë të pilotit që ka fituar 105 Çmime të Mëdha në karrierë. Bëhet fjalë për një revolucion të plotë, një “reset” të domosdoshëm për t’i rikthyer shkëlqimin në skuderinë më ikonike të Formulës 1. Nga ana tjetër, ish-përfaqësuesi i Hamiltonit ka marrë një rol të ri te Kadillak, sipas “Daily Mail Sport”, çka e bën të pamundur vazhdimin paralel të punës së tij si menaxher i pilotit britanik.

SHPRESA E LUISIT Megjithatë, në këtë transformim të thellë, Hamilton ka vendosur të ruajë ende në ekipin e tij të besuar fizioterapisten Angela Kulum. Të gjitha këto lëvizje synojnë që ai të paraqesë versionin e tij më të mirë në timonin e SF-26. “Në fabrikë është bërë një punë e shkëlqyer për t’u siguruar që makina të jetë vërtet e besueshme. Vitin e kaluar nisëm testet shumë më keq. Tani dukemi në një gjendje më të mirë. Kam shumë shpresë se do të vazhdojmë kështu”, deklaroi Hamilton pas testeve të zhvilluara në Barcelonë.

The post FORMULA 1/ Hamilton “shkund” Ferrarin, ndyshon gjithçka për 2026-ën appeared first on Albeu.com.

Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Xhaxhai tregon momentet e fundit të ngjarjes

By: V K
6 February 2026 at 11:56

“Nuk arrita t’i shpëtoja”. Këto janë fjalët e vetme që arrin të thotë Durim Kola, 42-vjeç, xhaxhai i familjes Kola, e cila humbi jetën nga helmimi me monoksid karboni në banesën e saj në Porcari, në provincën e Luccas, Itali.

Durim Kola, është i vetmi i mbijetuar nga ngjarja. Në përpjekje për të ndihmuar vëllanë Arti Kola dhe familjen e tij, ai humbi ndjenjat brenda banesës dhe, duke u rrëzuar, pësoi një goditje në kokë.

Sipas mediave të huaja, ai u transportua në repartin e urgjencës (OBI) të spitalit Cisanello, ku qëndroi nën vëzhgim gjatë natës dhe u lirua mëngjesin e së nesërmes.

Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut.

Pasi u kthye në banesën e tij në Porcari, pak metra larg shtëpisë ku ndodhi tragjedia, Durim Kola, u detyrua t’i komunikojë nënës së moshuar humbjen e djalit dhe nipërve.

Pas marrjes së lajmit, gruaja pësoi një përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe iu dha ndihma mjekësore në shtëpi, pa qenë e nevojshme shtrimi në spital.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, alarmi u dha rreth orës 21:30, kur Durim Kola, i shqetësuar sepse nuk po arrinte të kontaktonte familjarët, mbërriti në rrugën Galgani së bashku me karabinierët.

Pas thyerjes së derës së banesës, në katin e dytë u gjetën të shtrirë në tokë bashkëshortët Kola dhe dy fëmijët e tyre, pa ndjenja.

Në ato momente, ndërsa po kërkohej ndihma e urgjencës, Durim Kola humbi ndjenjat. Prania e monoksidit të karbonit u kuptua menjëherë dhe të gjithë personat e pranishëm dolën nga banesa për arsye sigurie.

Zjarrfikësit, të pajisur me maska dhe detektorë, konstatuan përqendrime të larta gazi dhe nxorën nga banesa pesë persona.

Shërbimi i urgjencës 118 mundi të ndërhynte vetëm për Durim Kolën, ndërsa për katër anëtarët e familjes Kola u konstatua vdekja.

Hetimet për shkaqet e sakta të rrjedhjes së monoksidit të karbonit janë në vijim. Familja Kola njihej në zonë si e integruar dhe e respektuar në komunitetin lokal.

The post Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Xhaxhai tregon momentet e fundit të ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

By: V K
6 February 2026 at 11:24

Shkëlqim Hajdari, është emëruar prefekt i Tiranës, duke zëvendësuar Afrim Qendron. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë kjo lëvizje vjen pak ditë pasi Hajdari u largua nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Shkëlqim Hajdari, është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës.

Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula.

Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.

The post Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm

By: V K
6 February 2026 at 11:15

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.

Emri i Sulës në këtë pozicion ishte përfolur më herët, ndërkohë që pas konkursit, ish-deputeti demokrat ka dalë i pari në renditje.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend, ndërkohë më herët në detyrën e Kryeinspektorit ishte Shkëlqim Hajdarin.

The post Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm appeared first on Albeu.com.

❌
❌