Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Main stream

Gazment Bardhi: Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë, po blen heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj

By: V K
1 February 2026 at 10:55

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thotë se Belinda Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë.

Bardhi shkruan se Balluku e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë 1.1 mld euro po përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar, sipas tij, në korrupsion.

“Belinda Balluku, e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro, po e përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar në korrupsion. Ndërsa Gjykata Kushtetuese zvarrit vendimmarrjen dhe Kuvendi përdoret si alibi për të mos vepruar, Belinda Balluku po e shfrytëzon kohën e blerë për të ndërtuar një shtet paralel, me një qëllim të vetëm: t’u japë garanci shtesë bashkëpunëtorëve të saj nën hetim që të mos flasin”, shkruan Bardhi.

Bardhi ka sjellë shembujt, sipas tij flagrant, të pengimit të drejtësisë.

Sipas tij “këmbëngulja e Belinda Ballukut për të vendosur Viola Haxhiademin në krye të KESH-it, pavarësisht se është person nën hetim dhe e implikuar në disa nga aferat më të rënda energjitike, nuk ka asnjë lidhje me performancën apo meritën”.

Tjetër shembull që Bardhi sjell është tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5-vjeçar, me votë parlamenti, në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike.

“Edhe ajo person nën hetim. Edhe ajo e besuara e Ballukut dhe e Haxhiademit. Komisioni i Prokurimeve Publike nuk është një institucion dytësor: ai filtron dhe kontrollon çdo procedurë tenderimi në Shqipëri”, shkruan kryetari i Grupit Parlamentar të PD.

REAGIMI I PLOTË:

Belinda Balluku, e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro, po e përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar në korrupsion. Ndërsa Gjykata Kushtetuese zvarrit vendimmarrjen dhe Kuvendi përdoret si alibi për të mos vepruar, Belinda Balluku po e shfrytëzon kohën e blerë për të ndërtuar një shtet paralel, me një qëllim të vetëm: t’u japë garanci shtesë bashkëpunëtorëve të saj nën hetim që të mos flasin.

Shembujt e pengimit të drejtësisë janë flagrantë.

Këmbëngulja e Belinda Ballukut për të vendosur Viola Haxhiademin në krye të KESH-it, pavarësisht se është person nën hetim dhe e implikuar në disa nga aferat më të rënda energjitike, nuk ka asnjë lidhje me performancën apo meritën. KESH është një nyje strategjike e sektorit energjetik, me qarkullim qindra milionë euro fonde publike. Vendosja e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni është një akt i pastër kontrolli politik mbi një sektor kritik, në një moment kur hetimet penale po thellohen. Emërimi i një personi nën hetim në krye të KESH-it është mesazh shpërblyes për heshtje dhe bindje.

Po aq e rëndë dhe e qëllimshme është tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5-vjeçar, me votë parlamenti, në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike. Edhe ajo person nën hetim. Edhe ajo e besuara e Ballukut dhe e Haxhiademit. Komisioni i Prokurimeve Publike nuk është një institucion dytësor: ai filtron dhe kontrollon çdo procedurë tenderimi në Shqipëri. Vendosja afatgjatë e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni synon të garantojë mbrojtje politike dhe qetësi për rrethin e ngushtë të njerëzve të Belinda Ballukut, të cilët sot ndihen realisht të kërcënuar nga drejtësia.

Këto veprime nuk janë të rastësishme. Ato vijnë pas arrestimit të ish-drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve, Ervis Berberi, që mund të bashkëpunojë me SPAK-un. Pikërisht për këtë arsye po tentohet kapja afatgjatë e institucioneve kyçe: për qetësim, për garanci dhe për mbyllje gojësh.

Kjo e bën edhe më të qartë strategjinë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për të blerë kohë përmes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit. Ata nuk po presin drejtësinë. Ata po ndërtojnë mekanizma bllokimi kundër drejtësisë. Ky është ndërtim i qëllimshëm i një shteti paralel, për të penguar drejtësinë dhe për të mbytur SPAK-un.

Në çdo demokraci, kjo quhet kapje e shtetit.

Në Shqipëri, po ndodh para syve të të gjithëve.

Dhe çdo ditë heshtjeje, nga cilido institucion, është bashkëpunim me korrupsionin.

The post Gazment Bardhi: Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë, po blen heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj appeared first on Albeu.com.

Mateo i organizoi surprizë romantike: Ja si reagoi Brikena…

By: V K
1 February 2026 at 10:36

Mbrëmjen e djeshme  në “Big Brother Vip”, Mateo i bëri një surprizë Brikenës, për të thyer “akullin” që ajo ka vendosur me të.

Ai kërkoi ndihmën e Vëllait të Madh dhe i dedikoi asaj një këngë dashurie me një ambient të mbushur me trëndafila.

Një mesazh tjetër i erdhi nga ajri.

Një pyetje që erdhi me dron: “Më jep vetëm një mundësi”.

Përgjigjja e saj ishte:E falenderoj Mateon për këtë surprizë, do i jap një mundësi për t’u njohur, por jo për më shumë. E meqë sot ka ditëlindjen babi i Mateos, doja t’i thoja edhe 100. Përqafim nuk e ndjej t’ia jap tani, kështu që po i jap vetëm dorën”.

The post Mateo i organizoi surprizë romantike: Ja si reagoi Brikena… appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi kriminal i armëve në Tiranë, policia jep detaje, kush janë 4 personat e arrestuar (EMRAT)

By: V K
1 February 2026 at 10:07

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë.

Personat e arrestuar janë:

-Gloris Nezaj, 39 vjeç

-Rezarto Rumi, 48 vjeç

-Kelvin Caushi, 49 vjeç

-Ardjan Caushi, 45 vjeç

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar:

-8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)

-Pjesë të ndryshme armësh

-Një armë gjahu

-Krehra dhe municion luftarak

-3 radio si ato të policisë

-Një jelek multifunksional

-9 celularë

Hetimet dyshohet se zbulojnë një strukturë ku armët modifikoheshin dhe magazinoheshin për t’u shitur më pas në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Goditet grupi kriminal i armëve në Tiranë, policia jep detaje, kush janë 4 personat e arrestuar (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e Kadastrës në Vlorë, reagon Rama: Do të jetë një shërbim pa sportele, me akses që do merret online

By: V K
1 February 2026 at 09:58

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me mbylljen e Kadastrës në Vlorë dhe zhvendosjen e saj në Tiranë. Sipas tij e ardhmja e Kadastrës është pa sportele dhe pa zyra në territor, por me akses si cdo shërbim që do të merret online.

Kreu i qeverisë tha se zhurma e krijuar ishte nje perceptim i gabuar dhe informim i mangët, por edhe me një mendësi, e cila, siç theksoi Rama, duhet përmbysur.

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Dhe janë dy fjalë që duhen thënë, sepse edhe një herë tjetër u ngatërrua qëllimisht ose më falni idiotësisht, adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv me sportele, radha, ecejake, zvarritje etj, etj, në një model shërbimesh online, ende i pambyllur plotësisht në të gjithë ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës, e-Albania, ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale, nuk kanë nevojë për paraqitjen fizikisht në një sportel të qytetarit. Kartela pasurie, vërtetime, regjistrime aktesh, kontratash, rivlerësime, të gjithë aplikohen dhe ndiqen online nga kudo, ku ndodhet qytetari, edhe nga Amerika.

Tani, gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje në atë lëvizje, lidhet, jo vetëm me një perceptim të gabuar apo edhe informim të mangët, por edhe me një mendësi, e cila duhet përmbysur dhe duhet përmbysur, duke pasur parasysh që e nesërmja e afërt, jo e largët e Kadastrës, është një shërbim si plot shërbime të tjera, pa sportele, pa godina fizike të shpërndara në territor, por me akses në çdo shërbim, si një e drejtë themelore dhe një e drejtë që merret përmes celularit, që merret përmes kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendodhjen e zyrës”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri Rama paralajmëroi se të tjera drejtori do të zhvendosen: “Ky, nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen dhe ndërkohë, ajo që po punojmë për ditë pa pushim është që të sigurojmë mbylljen e ciklit, pra, jo më aplikim online dhe pastaj marrje mbrapsht të shërbimit me postë, por aplikim online dhe marrja e shërbimit menjëherë po aty online”.

The post Mbyllja e Kadastrës në Vlorë, reagon Rama: Do të jetë një shërbim pa sportele, me akses që do merret online appeared first on Albeu.com.

Zbulohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohen katër persona

By: V K
1 February 2026 at 09:54

Në zonën e Selitës në Tiranë është zbuluar një arsenal armësh, i cili ishte i magazinuar në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona.

Hetimet dhe veprimet procedurale po vijojnë nga forcat e rendit, ndërsa materialet e mbledhura janë referuar për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Zbulohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohen katër persona appeared first on Albeu.com.

Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, sot seanca në GJKKO

By: V K
1 February 2026 at 09:23

 

Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar zëvendësimin e kësaj mase.

Hetimet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa Veliaj është arrestuar që më 10 shkurt 2025.

Për gjykim janë dërguar gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë dhe shoqëri të përfshira në dosjen e njohur si “Veliaj”.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, në të njëjtin kontekst si bashkëshorti i saj.

The post Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, sot seanca në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

By: V K
1 February 2026 at 09:18

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës. Mësohet se reshjet më intensive janë në Dardhë, ku prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore, trashësia e së cilës, i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm.

Sipas raportimeve, është duke u kriposur aksi rrugor Boboshticë-Dardhë, në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.

Në akset e tjera nacionale të këtij qarku nuk janë regjistruar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme, përfshirë Qafë Thanë–Pogradec, Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Kapshticë dhe Korçë–Ersekë, të cilat vijojnë të jenë të qarkullueshme pa probleme.

The post Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm appeared first on Albeu.com.

Blic i Tares/ Milan parakalon “Zonjën”, Mateta gati të vishet kuqezi

By: V K
1 February 2026 at 09:09

Milani ka befasuar Juventusin jo në fush ën e lojës, por në tavolinën e merkatos. Në ditët e fundit të sesionit të janarit, drejtuesit kuqezi kanë treguar vendosmëri të jashtëzakonshme për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez Jean-Filip Mateta, një nga objektivat kryesorë të klubit këtë sezon.

Igli Tare dhe stafi i drejtuesve të “Djallit” kanë ndërmarrë hapa të shpejtë dhe strategjikë, duke u futur në një garë direkte me skuadra të tjera që monitorojnë situatën.

Kontakti me Kristal Palas, klubi aktual i Mateta-s, është intensifikuar në ditët e fundit dhe negociatat janë futur tashmë në një fazë përfundimtare.

Palët shfaqin optimizëm dhe besojnë se marrëveshja mund të mbylle shumë shpejt. Burime nga klubi kuqezi bëjnë të ditur se afrimi i Mateta-s konsiderohet një forcim i menjëhershëm i repartit ofensiv, duke i dhënë trajnerit më shumë mundësi taktike dhe rotacion në sulm.

Drejtuesit e Milanit e shohin Mateta-n si një lojtar që mund të sjellë efektivitet dhe ritëm në fazën përpara, duke e bërë më të rrezikshëm sulmin kuqezi.

Shpejtësia e lëvizjes për transferimin e tij është tregues i seriozitetit të klubit dhe dëshirës për të mos humbur objektivat në ditët e fundit të merkatos.

Megjithatë, afrimi i Mateta-s nuk do të jetë pa pasoja. Një nga më të prekurit nga ndryshimet në repartin sulmues mund të jetë Kristfer Nkunku, që shfaqet si kandidati kryesor për largim nga Milano.

Sulmuesi ka tërhequr interes të madh dhe konkret nga Fenerbahçe, e cila prej javësh është në bisedime intensive me përfaqësuesit e tij.

Klubi turk po shton presionin për transferimin, ndërkohë që trajneri Domeniko Tedesko luan një rol të rëndësishëm prapa skenave.

Ai e njeh mirë Nkunku-n nga koha e tyre e përbashkët në Bundesligë dhe ka këshilluar klubin për rëndësinë e lojtarit.

Ky faktor mund të jetë vendimtar për një marrëveshje që duket e mundshme brenda ditëve të ardhshme.

Merkatoja e Milanit duket se po hyn në një fazë vendimtare, ku çdo orë mund të ndryshojë balancën e skuadrës.

Nëse Mateta arrin të firmosë, ai do të bashkohet menjëherë me grupin dhe pritet të bëhet një alternativë kryesore për trajnerin, sidomos në sfidat e mbetura të kampionatit dhe Europës.

Nga ana tjetër, largimi i Nkunku-t nuk do të ishte një humbje e papritur, pasi klubi ka bërë llogaritë e tij për t’u përshtatur me ardhjen e përforcimeve të reja.

Shumë prej tifozëve presin të shohin rolet dhe repartet e reja që do të krijohen në sulm pas afrimit të Mateta-s.

Përveç aspekteve sportive, merkatoja po krijon edhe lëvizje taktike dhe strategjike në tregun e transferimeve, ku Milan nuk dëshiron të humbasë asnjë mundësi për të forcuar skuadrën.

Menaxhimi i situatës së Nkunku-t dhe Mateta-s do të jetë kyç për planin e trajnerit dhe për stabilitetin e ekipit.

The post Blic i Tares/ Milan parakalon “Zonjën”, Mateta gati të vishet kuqezi appeared first on Albeu.com.

Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’

By: V K
1 February 2026 at 08:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat për Groenlandën kanë filluar dhe shprehu shpresë për një “marrëveshje të mirë”, si për Uashingtonin ashtu edhe për Evropën.

“Kemi filluar negociatat”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse kishte qenë në kontakt me udhëheqësit evropianë në lidhje me Groenlandën.

“Mendoj se do të jetë një marrëveshje e mirë për të gjithë, një marrëveshje shumë e rëndësishme, në fakt, nga pikëpamja e sigurisë kombëtare – një marrëveshje shumë, shumë e rëndësishme. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje atje”, deklaroi ai.

Sipas Trump, është arritur konsensus për çështje të shumta, dhe Evropa gjithashtu dëshiron që SHBA-të të arrijnë një marrëveshje.

Më 21 janar, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se kishin dalë skicat e një marrëveshjeje për Groenlandën.

Sipas Axios, draft-marrëveshja që Rutte i propozoi Trump-it përcakton ruajtjen e sovranitetit të Danimarkës mbi Groenlandën dhe përditësimin e kushteve të marrëveshjes së vitit 1951 për mbrojtjen e ishullit. Kjo do t’i lejonte SHBA-së të krijonte baza ushtarake dhe “zona mbrojtëse” atje nëse NATO e konsideron të nevojshme.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi më vonë se Rutte nuk kishte autoritet për të zhvilluar negociata të tilla në emër të Danimarkës.

Ajo gjithashtu, vuri në dukje se procesi i negociatave ishte rikthyer në “rrugën tradicionale” të përpjekjeve diplomatike.

The post Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’ appeared first on Albeu.com.

Apartamentet dhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët

By: V K
1 February 2026 at 08:16

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26-vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga mujore bruto e Sokolit është 100 mijë lekë në muaj (gati 80 mijë lekë neto) dhe e Elonës 90 mijë lekë në muaj bruto, ose 72 mijë lekë.

Të ardhurat e tyre mujore neto janë rreth 152 mijë lekë.

Fillimisht menduan të blinin një shtëpi, në një zonë relativisht të mirë, për të kursyer kostot e makinës, karburantit e parkimit.

Me të ardhurat që kanë është e pamundur që të blejnë një shtëpi, që mesatarisht kushton 1800 – 2000 euro për metër katror, pra u duhen 160-180 mijë euro për një hyrje prej 90 metra katror. Banka u financon deri në 70% të vlerës, për një shumë prej 110 – 120 mijë eurosh.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në nëntor, norma mesatare e interesit për kreditë e reja ishte 3.84% në Lek dhe 4.6% në Euro.

Për një kredi prej 120 mijë eurosh, ose ekuivalentin në Leke, kësti mesatar mujor i një huaje prej 20 vitesh, sipas kalkulatorit të kredisë, do të ishte përkatësisht 770 euro, ose 70 mijë lekë.

Por, sipas kritereve të vendosura nga Banka e Shqipërisë, kredimarrësit duhet të çojnë për pagesën e kësteve 40% të të ardhurave për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë.

Në valutë, financohen përkatësisht 35% dhe 30%. Sipas këtyre kushteve, kësti maksimal që mund të përballojnë Elona dhe Sokoli është rreth 60 mijë lekë në muaj.

Krahas kësaj, ata do të duhet të kishin edhe kursime prej rreth 50 mijë eurosh, që do t’u duhej për të mbuluar 30% të vlerës së apartamentit, shumë e pamundur të kursehej me kostot aktuale të jetesës e pagat reale.

Në këto kushte, ata vendosën të kërkonin një shtëpi me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës dhe për të shmangur përdorimin e makinës.

Por dhe qiratë në lagje të mira nuk ishin më të lira se 700 euro në muaj, duke u marrë atyre gati gjysmën e të ardhurave mujore (46%).

Ky nivel i kalon ndjeshëm kufijtë e përballueshmërisë së pranuar gjerësisht nga standardet ndërkombëtare, ku qiraja nuk duhet të shkojë përtej 30% të buxhetit familjar.

Në terma praktikë, për të qenë në një situatë financiare të qëndrueshme, ata do të duhej të paguanin jo më shumë se rreth 450 euro në muaj për strehim, ndërsa diferenca prej mbi 250 eurosh në muaj që u kërkohet sot përkthehet drejtpërdrejt në më pak para për ushqim, shërbime, transport dhe kursime.

Pas pagesës së qirasë, atyre u mbeten rreth 82 mijë lekë për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera të jetesës, në një kohë kur çmimet e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve po rriten, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë nisjen e një jete të pavarur në kryeqytet pa u futur në një cikël të vazhdueshëm presioni financiar dhe sidomos të mendojnë për të shtuar familjen.

“Kërkesa e lartë për qira vjen kryesisht si pasojë e pamundësisë financiare të shumë familjeve të reja për të blerë një apartament, ndërkohë që edhe çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm. Këta dy faktorë kryesorë po ndikojnë vazhdimisht në rritjen e çmimeve të qirave.

Veçanërisht në zona si Liqeni i Thatë, pranë Digës dhe pranë shkollës së mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kërkesa është më e lartë, qiratë janë rritur ndjeshëm.

Por në përgjithësi, në të gjithë Tiranën, është shënuar një tendencë në rritje e çmimeve të qirasë dhe nuk pritet ndonjë ulje në periudhën e afërt”, është shprehur më herët për “Monitor”, Dritan Leka, një nga drejtuesit e agjencisë imobiliare “CPM”.

“Qiratë dhe apartamentet e shtrenjta janë një nga arsyet se pse të rinjtë po ikin në emigracion”, thotë Stela Dhami nga “Colliers International”, duke shtuar që është detyrë e qeverisë që të bëjë të mundur që të ketë shtëpi të përballueshme për të rinjtë dhe popullatën në përgjithësi.

Bazuar në përvojat ndërkombëtar, znj. Dhami rekomandon që shteti mund të bëjë politika sociale, si të ofrojë kredi me norma interesi të ulëta për familjet e reja, të ofrojë garanci për kolateralin, të garantojë riskun me bankat.

“Në radhë të parë duhet regjistruar stoku i apartamenteve të pa shitura. Pas regjistrimit të këtij stoku, institucionet mund të bëjnë marrëveshje me ndërtuesit dhe ti ofrojnë apartamentet si partneritet me privatin”, sugjeron ajo. /Monitor

The post Apartamentet dhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Zbuloni se kush e përfundoi rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip 5”

By: V K
1 February 2026 at 07:57

Mbrëmjen e djeshme “Big Brother Vip”, ishte i mbushur me emocione dhe gjithashtu debate të forta.

I eleminuari i mbrëmjes ishte Angelo, duke bërë që aventura e tij të përfundojë në këtë pikë të lojës.

Ai rezultoi më pak i votuari në televotimin ku ishin të përfshirë të gjithë djemtë.

Ai nuk kishte as biletë fati, duke mbyllur kështu aventurën e tij në “Big Brother”.

The post Zbuloni se kush e përfundoi rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip 5” appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 1 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
1 February 2026 at 07:49

Sot, 1 shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa në shitje me 60.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 1 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 1 Shkurt 2026

By: V K
1 February 2026 at 07:34

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të ndendura, si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para 24-orëshit deri në mëngjes, fillimisht në Jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Lokalisht reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në orët e mesditës dhe pasdite reshjet me intensitet të ulët lokalizohen në Veri e pjesërisht në relievet malore në Juglindje.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Në lartësinë mbi 900-1000 metra në Verilindje-Juglindje, reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht derimesatar kryesisht në Juglindje.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga Verilindje-Jindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 17m/s.

Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 1 Shkurt 2026 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 31 January 2026Main stream

Rogerti tregon shifrën marramendëse që humbi nga bixhozi: 380 mijë dollarë për gjysmë ore (VIDEO)

By: V K
31 January 2026 at 15:50

Një debat verbal mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” mori një kthesë të papritur, pasi Rogerti zbuloi detaje tronditëse nga e kaluara e tij personale, duke folur hapur për humbjet e mëdha financiare që ka pësuar si pasojë e bixhozit dhe vendimeve të gabuara.

Diskutimi, i cili filloi me tensione mes dy banorëve, u shndërrua në një rrëfim të hapur mbi pasojat e zgjedhjeve të tij në jetë.

Rogerti deklaroi se ka humbur shuma shumë të mëdha parash brenda një kohe të shkurtër.

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Kam çuar dëm një shtëpi të tërë. Nuk e di ku janë paratë, e kupton? Me lojën time dhe me historinë time”, u shpreh ai gjatë bisedës.

Deklaratat e tij u pritën me habi nga Gimbo, i cili theksoi se humbje të tilla nuk janë për t’u marrë si shembull dhe nuk përfaqësojnë një rrugë të drejtë për t’u ndjekur.

 

The post Rogerti tregon shifrën marramendëse që humbi nga bixhozi: 380 mijë dollarë për gjysmë ore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

AKU tërheq nga tregu një sasi qumështi formulë: Është i kontaminuar

By: V K
31 January 2026 at 15:41

Siguria në qumështin artificial, apo formula që përdoret për bebet është në pikëpyetje. Pas alertit se një sasi qumështi për bebe e kompanisë NESTLE, ishte i kontaminuar me toksinën cereulide, AKU ka njoftuar se edhe qumështi APTAMIL përmban të njëjtën toksinë, e cila konsiderohet e dëmshme për shëndetin e bebeve.

Për të garantuar tërheqjen e produktit, Autoriteti kombëtar i Ushqimit ka nxjerr në terren të gjithë inspektorët e saj, ndërsa apelon që nëse dikush e ka blerë këtë produkt ta kthejë menjëherë.

E gjithë Europa, është një alert sa i takon qumështit formulë për bebe dhe disa kompani kanë tërhequr nga tregu produktet e tyre, për të shmangur dëmet në shëndetin e bebeve nga përdorimi i tyre.

The post AKU tërheq nga tregu një sasi qumështi formulë: Është i kontaminuar appeared first on Albeu.com.

Berisha: Në Strasburg kërkova edhe qeverinë teknike, lajmet për ndërprerjen e fjalës, trillime

By: V K
31 January 2026 at 15:17

Këtë të shtunë, në një komunikim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike, ka në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre.

Berisha iu përgjigj një qytetari i cili i kërkoi që të sqaronte fjalimin e mbajtur në Strasburg.

Timo Samarxhi: Portalet e qeverisë thonë se ua prenë fjalën në Strasburg. A mund ta sqaroni?

Sali Berisha: Plotësisht, të falenderoj. Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht.

E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kursë në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike.

Por këta lakej që hapin lajmin, ata janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotet e rrugëve, që thotë Belinda që ky kaq, ai aq.

Ja këta janë ata të portaleve të qeverisë, mjeranë që si papagaj të depersonalizuar, që pa dalë në mëngjes pështyjnë fytyrën e tyre njëherë dhe pastaj vazhdojnë ditën pa asnjë lloj dinjiteti.

Edhe lajmi tjetër që nuk isha i ftuar, këta tallen me njerëzit, unë jam anëtar i asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe kurrë anëtarët nuk ftohen përveçse në trillimet e Ballës apo Peleshit, kush i përhap ato.

 

 

The post Berisha: Në Strasburg kërkova edhe qeverinë teknike, lajmet për ndërprerjen e fjalës, trillime appeared first on Albeu.com.

Ky është çifti i arrestuar për mashtrim me blerje fiktive të shtëpive, shitën 2 apartamente me nga 150 mijë euro secila

By: V K
31 January 2026 at 14:33

Ky është çifti i bashkëjetuesve Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, të arrestuar për mashtrimin me blerje fiktive të apartamenteve.

Deri më tani janë 2 raste të dokumentuara pas denoncimeve, me 2 apartamente me vlerë rreth 150 mijë euro secili.

Hetuesit dyshojnë që të mashtruar të jenë edhe të tjerë, për të cilët po punohet për zbardhjen e tyre.

Policia njoftoi sot se Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, u merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin.

Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forces së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.

Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.

NJOFTIMI:
Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas (bashkëjetues), Elvis Ramca dhe Veriana Ziu. Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forces së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.
Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.
Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Ky është çifti i arrestuar për mashtrim me blerje fiktive të shtëpive, shitën 2 apartamente me nga 150 mijë euro secila appeared first on Albeu.com.

Mashtronin qytetarët për blerje apartamentesh, arrestohet çifti, skema që përdornin për t’i futur në grackë (EMRAT)

By: V K
31 January 2026 at 14:03

Një çift është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Agjentët e rremë”, pasi ndaj tyre rëndon akuza e mashtrimit.

Sipas policisë, dy bashkëjetuesit Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, 39 dhe 34-vjeç, iu merrnin shumë të mëdha parash qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke për t’i bindur për depozitimin.

Mandatet që falsifikonin ua paraqisnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit me qëllim mashtrimin dhe lidhjen e kontratave për shitblerje apartamentesh.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente. Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar. Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Agjentët e rremë”.

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas (bashkëjetues).

Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forces së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.
Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.
Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Mashtronin qytetarët për blerje apartamentesh, arrestohet çifti, skema që përdornin për t’i futur në grackë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Tregtarët në Vlorë përplasen me Elisa Spiropalin: T’ju vijë turp që vini këtu (VIDEO)

By: V K
31 January 2026 at 13:25

Këtë të shtunë, tregtarët e tregut industrial kanë pritur me kritika të ashpra ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një vizite të saj në Vlorë.

“Turp që vini në Vlorë, se e kini shkulur me themel. T’iu vijë rëndë që vini në Vlorë”, iu drejtua një qytetare ministres, e cila u përgjigj se kishte ardhur për një çështje tjetër.

Gjatë këtij takimi, ajo është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të plotë të situatës, por ka premtuar se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për t’u njohur nga afër me problemin e tregtarëve.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, mësohet t’u ketë thënë ajo tregtarëve.

Spiropali ndodhej në Vlorë për të marrë pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa akoma drejt BE”.

 

The post Tregtarët në Vlorë përplasen me Elisa Spiropalin: T’ju vijë turp që vini këtu (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Humb jetën një person në një nga minierat e Bulqizës

By: V K
31 January 2026 at 12:59

Pak minuta më parë, një person ka humbur jetën në një stok kromi, në një nga minierat e Bulqizës.

Për momentin nuk ka detaje se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur pranë stokut të kromit.

The post E rëndë/ Humb jetën një person në një nga minierat e Bulqizës appeared first on Albeu.com.

❌
❌