❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

Ukshini: Ata që i futën duart në vota duhet të përshëndeten me skenën politike

26 January 2026 at 17:49


Syl Ukshini, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka deklaruar se ata që kanë ndërhyrë në vota duhet të largohen nga skena politike.

Ukshini, duke komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku tashmë në disa komuna Prokuroria ka autorizuar Policinë për hetime, ka thënë se efektet e veprimeve të tilla shpesh shihen më vonë.

“Ndoshta tash i shohim efektet, sepse njeriu kur rrĂ«zohet nuk e sheh menjĂ«herĂ« pasojĂ«n, por e sheh mĂ« vonĂ«â€, Ă«shtĂ« shprehur ai.

Më tej, Ukshini ka theksuar se nuk duhet të jetojmë me iluzionin se zgjedhjet kanë qenë perfekte.

“Sepse nĂ«se ka vjedhje brenda partisĂ«, tĂ« jeni tĂ« sigurt se mund tĂ« ketĂ« edhe vjedhje nga parti nĂ« parti. Nuk mund tĂ« thuash se po vjedh vetĂ«m brenda subjektit tim e jo mĂ« tutje. MirĂ« qĂ« doli kjo dhe, nĂ«se vĂ«rtetohet se ata qĂ« kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e kĂ«tij skenari janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s, mendoj se duhet tĂ« pĂ«rshĂ«ndeten me skenĂ«n politike”, ka deklaruar ndĂ«r tĂ« tjera Ukshini.

- YouTube youtu.be

Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në njëmijë euro

26 January 2026 at 17:05


Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se sot ka marrë vendim për ashpërsimin e masave ndaj ndotjes së hapësirave publike, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.

Sipas vendimit, çdo person fizik që ndot hapësirat publike ose zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro, ndërsa çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike ose zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro.

“Sot kam marrĂ« vendim qĂ«, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« vetĂ«dijesimit dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« menaxhimit tĂ« mbeturinave: Çdo person fizik qĂ« ndot hapĂ«sirat publike apo zonĂ«n para pronĂ«s sĂ« tij do tĂ« gjobitet me 200 euro. Çdo biznes apo subjekt afarist qĂ« ndot hapĂ«sirat publike apo zonĂ«n para objektit tĂ« tij do tĂ« gjobitet me 1000 euro”, shkruan Thaçi nĂ« Facebook.

Zbatimi i vendimit do të realizohet nga Inspektorati Komunal.

Vendimi hyn në fuqi më 15 shkurt 2026.

“Na merrni floririn, por jo hebrenjtĂ«â€, Rama nĂ« Parlamentin izraelit: TĂ« tradhtosh mikun Ă«shtĂ« krimi mĂ« i pafalshĂ«m

26 January 2026 at 16:41


Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli edhe në Parlamentin izraelit.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te ndihma që shqiptarët dhanë për popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke thënë:

“Dua qĂ« kĂ«to shembuj historik t’i sjell pĂ«r tĂ« siguruar ata qĂ« mbajnĂ« njĂ« pikĂ«pamje komplet ndryshe nga e imja pĂ«r GazĂ«n se shqiptarĂ«t sjellin njĂ« mĂ«sim shumĂ« tĂ« mirĂ« se çfarĂ« Ă«shtĂ« e aftĂ« tĂ« sjellĂ« ideologjia. Ka njĂ« histori qĂ« lidh dy popujt tanĂ«. TrashĂ«gimia jonĂ« lidhet dhe daton shekuj mĂ« parĂ«, qĂ«kur refugjatĂ«t izraelitĂ« kĂ«rkonin strehim nĂ« tokĂ«n tonĂ«.

GjatĂ« Holokaustit, kur nazistĂ«t dĂ«rguan zyrtarĂ«t e tyre, dĂ«rguan Nombaherin te populli shqiptar, shqiptarĂ«t thanĂ«: ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’. Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« legjendĂ«.

PĂ«r tĂ« shpjeguar kĂ«tĂ« mrekulli qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« shqiptarĂ«t, pĂ«rshkruhet me njĂ« fjali: ‘ShtĂ«pia e shqiptarit i pĂ«rket Zotit dhe mikut’. TĂ« tradhtosh mikun, Ă«shtĂ« krimi mĂ« i pafalshĂ«m qĂ« mund tĂ« ndodhĂ«â€, tha ndĂ«r tĂ« tjera Rama./Top Channel

Bllokadat rajonale godasin bizneset kosovare, OEK kërkon ndërhyrje urgjente nga BE-ja

26 January 2026 at 16:24


Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me protestat e kompanive transportuese në shtetet e rajonit, të cilat, sipas saj, po shkaktojnë pasoja serioze për funksionimin normal të bizneseve kosovare dhe për rrjedhën e tregtisë ndërkombëtare.

Në reagimin e saj, OEK thekson se këto protesta kanë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësimin e eksportit dhe importit të mallrave drejt dhe nga vendet e Bashkimit Evropian. Si pasojë, janë krijuar vonesa të konsiderueshme, kosto shtesë për kompanitë dhe rrezik real për ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, njëherësh Kryesues i Bordit të WB6 CIF, ka bërë të ditur se ky problem është adresuar në mënyrë të vazhdueshme në komunikimet me institucionet e Bashkimit Evropian, me kërkesën për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe sistemike. Sipas tij, funksionimi i lirë i tregtisë dhe ruajtja e zinxhirëve të furnizimit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor janë me interes të përbashkët.

Oda Ekonomike e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për ndërhyrje urgjente institucionale, e cila do të mundësonte funksionimin normal të transportit ndërkombëtar rrugor deri në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Sipas OEK-së, një qasje e tillë është parakusht për stabilitet ekonomik, integrim tregtar dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Oda ka ritheksuar se mbetet e angazhuar në mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit dhe në dialogun institucional me partnerët evropianë, në funksion të garantimit të një tregtie të lirë, të sigurt dhe funksionale.

“NjĂ« vend qĂ« kumbon pa fjalĂ«â€, Rama nis vizitĂ«n nĂ« Izrael dhe bĂ«n vizitĂ«n e parĂ« nĂ« Nova Site

25 January 2026 at 23:54


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ka mbërritur në Izrael, ku ndalesa e parë e vizitës ishte Nova Site.

Kreu i qeverisĂ« ka ndarĂ« foto nga vendi dhe shkruan, “Stacioni i parĂ« nĂ« Izrael – njĂ« vend qĂ« kumbon pa fjalĂ«. Mes humbjeve rrĂ«qethĂ«se, njĂ« pyll festash i kthyer nĂ« njĂ« tempull reflektimi pĂ«r jetĂ«n, urrejtjen dhe çmimin e paqes.”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Jeruzalem, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri pritet të mbajë një fjalim historik në Parlamentin izraelit (Knesset), si pjesë e protokollit të posaçëm të rezervuar për disa udhëheqës të huaj.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, znj. Linda Rama, do të zhvillojë takime të veçanta dhe vizita në institucione kulturore e historike të vendit.

PunĂ«torĂ«t e ‘KuzhinĂ«s Qendrore’ me orar tĂ« ri, katĂ«r ditĂ« pune nĂ« javĂ«

25 January 2026 at 23:23


Kuzhina Qendrore e Prishtinës, një nga shërbimet kyçe publike në kryeqytet, nga fillimi i këtij viti ka nisur zbatimin e orarit katërditor të punës, me tri ditë pushim në javë. Sipas drejtuesve, modeli i ri synon rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e organizimit të punës, pa ndikuar në shërbimet që ofrohen çdo ditë. Sociologët vlerësojnë se ky model përkon me praktikat evropiane dhe mund të kontribuojë në rritjen e mirëqenies dhe produktivitetit të punëtorëve.

Ganimete Kongjeli është pjesë e Kuzhinës Qendrore tash e 21 vjet. Si kryekuzhiniere, ajo thotë se ngarkesa e punës është rritur ndjeshëm, veçanërisht me shtimin e institucioneve që mbulohen nga kjo ndërmarrje. Megjithatë, sipas saj, puna po përballohet falë bashkëpunimit mes stafit.

“NjĂ« ditĂ« Ă«shtĂ« punĂ« se ka punĂ« shumĂ«, Ă«shtĂ« shtuar puna shumĂ«. ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« pak, por nuk Ă«shtĂ« edhe aq shumĂ« me tĂ« gjithĂ« bashkĂ« kĂ«tu duke punuar, kemi bashkĂ«punim kemi marrĂ«veshje edhe po ia dalim mirĂ«â€, thotĂ« Kongjeli.

Së fundmi, ndërmarrja ka nisur zyrtarisht aplikimin e orarit katërditor të punës. Për Ganimeten dhe koleget e saj, ky vendim është pritur pozitivisht.

“Ne e kemi prit, kjo nuk Ă«shtĂ« keq Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ« me i pas 3 ditĂ« pushim e 4 ditĂ« punĂ«â€, thotĂ« ajo.

Në Kuzhinën Qendrore të Prishtinës janë të punësuar rreth 110 persona, përfshirë kuzhinierë, staf shërbyes, administrativ dhe menaxhues.

“Duke parĂ« kĂ«tĂ« numĂ«r tĂ« punĂ«torĂ«ve dhe duke parĂ« orarin 7 ditor qĂ« punojmĂ« ne si ndĂ«rmarrje, ne pĂ«rveç fĂ«mijĂ«ve ne ushqejmĂ« edhe shtĂ«pinĂ« e pleqve edhe zjarrfikĂ«sve edhe qĂ«ndrimet ditore e pleqve qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« PrishtinĂ«, do tĂ« thotĂ« ne detyrohemi tĂ« punojmĂ« 7 ditĂ« nĂ« javĂ«. Duke parĂ« kĂ«tĂ« orar tĂ« punĂ«s, ne kemi arriturr nĂ« pĂ«rfundimin qĂ« pĂ«r ndĂ«rmarrjen, pĂ«rveç qĂ« Ă«shtĂ« profitabile, Ă«shtĂ« edhe mĂ« produktive tĂ« kthejmĂ« orarin 4 ditĂ« nĂ« javĂ« pĂ«r gjithsecilin e punĂ«suar sepse pastaj ne na vijnĂ« qĂ« çdo i punĂ«suar tĂ« punojnĂ« 4 ditĂ« por tĂ« hiqet e shtuna dhe e diela nga agjenda e punĂ«torĂ«ve pĂ«r secilin qĂ« punojnĂ« kĂ«tu”, thotĂ« Asdren Osaj, kryeshef ekzekutiv i "KuzhinĂ«s Qendrore".

Sipas drejtuesve, ky ndryshim nuk do të ndikojë në paga, në orët shtesë apo në vëllimin e punës, por synon një organizim më efikas të ndërrimeve dhe shmangien e përplasjeve në orare. Sipas sociologes Dhurata Prokshi, kjo nismë përkon me praktikat që po aplikohen gjithnjë e më shumë në vendet e Bashkimit Evropian.

"ËshtĂ« njĂ« nismĂ« shumĂ« e mirĂ« e cila pĂ«rkon me praktikat tĂ« cilat kanĂ« filluar njĂ« numĂ«r i madh i vendeve tĂ« Bashkimit Evropian t'i aplikojnĂ« me qĂ«llim qĂ« tĂ« sigurohet mirĂ«qenia e punĂ«torĂ«ve, tĂ« ngritĂ«t cilĂ«sia e efikasitetit dhe e punĂ«s sĂ« tyre dhe tĂ« kuptohet qĂ« kontrata nĂ« mes punĂ«dhĂ«nĂ«sit dhe i punĂ«torit, nuk Ă«shtĂ« njĂ« veprim i njĂ«anshĂ«m dhe nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« dobinĂ« apo nĂ« benefitin e punĂ«torit, por Ă«shtĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ria ajo qĂ« sigurohet duke krijua kushte tĂ« mira", thotĂ« Prokshi.

Ajo thotë se modele të tilla duhet të shihen si pilot-projekte, por me analiza të mirëfillta dhe transparencë në zbatim, në mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të aplikueshme edhe në institucione të tjera.

“Por, gjithsesi Kosova, institucionet e publike por edhe ato private duhet tĂ« luftojnĂ« tĂ« gjithĂ« akterĂ«t relevant, qĂ« tĂ« ndĂ«rtojnĂ« treg atraktiv, i cili Ă«shtĂ« edhe tregues se sa njĂ« shoqĂ«ri Ă«shtĂ« e shĂ«ndetshme dhe se sa e ka nĂ« prioritet, sa e ka nĂ« fokus, tĂ« mirĂ«n apo mirĂ«qenien e pĂ«rgjithshme tĂ« popullatĂ«s sĂ« vetĂ« e cila Ă«shtĂ« nĂ« masĂ« tĂ« madhe aktive apo realizohet pĂ«rmes pjesĂ«marrjes nĂ« jĂ«tĂ« publike, gjegjĂ«sisht pĂ«rmes pjesĂ«marrjes nĂ« treg tĂ« punĂ«s", thotĂ« Prokshi.

“Kuzhina Qendrore” e PrishtinĂ«s funksionon nĂ« bazĂ« tĂ« hyrave vetanake dhe nuk varet nga subvencionet apo grantet e institucioneve publike. Sipas drejtuesve, kjo u jep mĂ« shumĂ« fleksibilitet pĂ«r tĂ« testuar dhe zbatuar modele tĂ« reja tĂ« organizimit tĂ« punĂ«s, pa cenuar shĂ«rbimin ndaj qytetarĂ«ve./RTK

Yesterday — 25 January 2026Main stream

QKMK: Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

25 January 2026 at 22:31


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nga nesër, më 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

Sipas informatave të pranuara nga zyrtarët kufitarë të palës serbe, ndërprerja vjen si pasojë e protestave të shoferëve të kamionëve në territorin e Serbisë, të organizuara për shkak të masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e rajonit. Protestat pritet të zgjasin deri në shtatë ditë.

QKMK paralajmëron se këto protesta do të ndikojnë drejtpërdrejt në qarkullimin e mjeteve të transportit dhe mallrave, si dhe mund të shkaktojnë mbingarkesë të trafikut në zonat kufitare të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit të përfshira në protesta.

Autoritetet u rekomandojnĂ« shoqatave tĂ« transportit tĂ« mallrave dhe shoferĂ«ve tĂ« kamionĂ«ve qĂ« tĂ« mbajnĂ« kontakte tĂ« vazhdueshme me homologĂ«t dhe kolegĂ«t e tyre nĂ« rajon, pĂ«r t’u informuar me kohĂ« mbi zhvillimet.

Për informata shtesë, qytetarët dhe operatorët e transportit mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat:
📞 +383 45 198 000, +383 45 198 606, si dhe nĂ« numrin pa pagesĂ« 0800 500 95.


Kriza e blegtorisë në Shqipëri, fabrikat e qumështit furnizohen nga Kosova e rajoni

25 January 2026 at 21:58


Rënia e blegtorisë në Shqipëri dhe mungesa e teknologjisë në ferma bën që industria e përpunimit të qumështit të mos furnizohet gjithnjë më lëndë të parë nga fermat shqiptare.

Vetëm gjatë vitit 2025, fabrikat kanë blerë 8 mln litra qumësht nga shtete si: Kosova, Hungaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Austria. Nga ky import jashtë kufijve kanë dalë 5 mln euro.

Treguesi rënës në blegtori është një trend që ka nisur prej dekadash. Nëse bëjmë një krahasim në 10-vjeçarin e fundit sipas të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri në vitin 2014 në fermat shqiptare numëroheshin 500 mijë krerë gjedhë, ndërsa në 2024 numri i tyre pothuajse është përgjysmuar duke shkuar në 272 mijë.

I njëjti bilanc negativ është edhe tek kategoria e të imtave, ku brenda të njëjtës periudhë, në stabilimet blegtoriale ka 1 mln dele dhe dhi më pak.

Ndërsa numri i shpendëve gjatë kësaj dekade ka rënë me 2 mln 501 mijë. Të vetmet vlera pozitive shihen tek bletaria, ku numri i familjeve të bletës është rritur me 3,000 koshere. Braktisja e blegtorisë është pasojë e politikave të gabuara që ka ndjekur Ministria e Bujqësisë ndër vite për këtë sektor.

Subvencionimi për krerë nuk i ka bindur njerëzit e fshatit të merren me mbarështimin e tyre, sepse kjo formë mbështetje nuk i justifikon kostot e prodhimit të qumështit, ndërkohë që fabrikat kërkojnë ta marrin qumështin me një çmim shumë herë më të ulët, që kap vlerën e 54 lekëve (55 centë).

Përballë këtyre kushteve, nënproduktet e qumështit në tryezën shqiptare si vend origjine kanë shtetet e rajonit, ku 1 L qumësht importi kushton afërsisht 10 lekë (10 centë) më pak se 1 L qumësht nga Lushnja./Top Channel

- YouTube youtu.be


Instituti Hidrometeorologjik: Reshje intensive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme

25 January 2026 at 21:31


Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë.

Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit në rrugë.

"Sugjerim për popullatën: Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive. Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës. Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës", thuhet në njoftimin e institutit.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.

Të mërkurën parashikohen kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 m/s.

Parashikimi ditor i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

E hënë
Mot i vranët dhe me reshje shiu, lokalisht mesatare deri të larta.
Në viset malore pritet shi me borë.
Temperaturat: minimale 3–5°C, maksimale 6–8°C.
Era do tĂ« fryjĂ« nga juglindja me shpejtĂ«si 1–5 m/s.

E martë
Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat: minimale 2–4°C, maksimale 5–8°C.
Era nga verilindja, 1–5 m/s.

E mërkurë
Mot i vranët me intervale me diell.
Në mëngjes mjegull në zonat mesatare dhe pranë relievit malor.
Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C.
Era nga verilindja, 1–4 m/s.

E enjte
Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat: minimale 1–4°C, maksimale 7–10°C.
Era nga verilindja, 1–5 m/s.

E premte
Mot i vranët, me riga shiu në disa zona.
Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C.
Era nga veriperĂ«ndimi, 1–3 m/s.


Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të kontrabanduar

25 January 2026 at 21:16


Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me mall të kontrabanduar në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit, mĂ« 25 janar rreth orĂ«s 15:20, zyrtarĂ«t policorĂ« nga Stacioni Policor MitrovicĂ« Veri kanĂ« ndaluar pĂ«r kontroll njĂ« automjet me targa vendore nĂ« rrugĂ«n “Knjaz Milosh”.

Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur një sasi pantallonash, për të cilat drejtuesi i automjetit, me inicialet E.G., nuk ka prezantuar dokumentacionin përkatës.

Rasti, sipas procedurave ligjore, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta për parandalimin e kontrabandës dhe ka ftuar qytetarët të raportojnë çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor.


Era e fortë rrëzon disa pisha në Pyllin e Sodës, bllokohet përkohësisht rruga drejt Zvërnecit

25 January 2026 at 20:56


Një erë e fortë ka shkaktuar rrëzimin e disa pishave në Pyllin e Sodës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt Zvërnecit dhe duke rrezikuar automjetet që kalonin në zonë mbrëmjen e kësaj të diele.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë Policia Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë prerë pemët e rrëzuara dhe kanë liruar rrugën, duke rikthyer qarkullimin normal.

Autoritetet apelojnë për kujdes nga drejtuesit e mjeteve, pasi kushtet e motit mbeten të vështira.

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

25 January 2026 at 20:40


Monitorimi përmes kamerave të sigurisë, sipas njësisë së trafikut në kryeqytet, po rezulton efikas. Për kundërvajtje, në baza ditore raportohet se ndëshkohen nga 50 deri në 100 persona. Policia vazhdon të bëjë thirrje që ngasësit të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe t`i respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve. Kamera të sigurisë pritet të vendosen edhe në shumë pjesë të tjera të kryeqytetit.

Kamerat e sigurisë, të vendosura muaj më parë nga drejtoria e policisë në kryeqytet, japin edhe efikasitetin në ndëshkime për shkelësit në trafik, duke u konsideruar të rëndësishme për sigurinë në komunikacion dhe në përgjithësi. Shqiptimi i gjobave, përmes monitorimit të kamerave, tashmë ka filluar, duke ndëshkuar mbi 1 mijë e më shumë kundërvajtës gjatë një jave.

“Gjobat variojnĂ«, vetĂ«m pĂ«rmes kamerave, mund ta konfirmoj se diku prej 50- deri ne 100 gjoba brenda ditĂ«s, ky Ă«shtĂ« trendi”, thotĂ« Vedat Zuka, shef i operatives sĂ« trafikut nĂ« kryeqytet.

Njësiti i trafikut të kryeqytetit vazhdon të realizojë shqiptimin e gjobave bazuar në monitorimin e kamerave të sigurisë, si edhe gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në terren, duke shënuar kështu edhe përmirësim të gjendjes.

“Prej vendosjes se tyre e deri me tash, unĂ« konsideroj qĂ« kanĂ« qenĂ« shumĂ« efikase, kanĂ« ndikua jashtĂ«zakonisht mirĂ« edhe tĂ« populli qĂ« njĂ«kohĂ«sisht shfrytĂ«zoj rastin t’i falĂ«nderoj edhe vozitĂ«sit tĂ« cilĂ«t i kanĂ« respektua kĂ«shillat sugjerimet, por edhe vetĂ« kamerat, konsideroj qĂ« gjendja Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«sua me njĂ« pĂ«rqndje jashtĂ«zakonisht tĂ« dukshme”, thotĂ« Zuka.

Ndërkohë ekspertë të komunikacionit nënvizojnë se vendosja e kamerave të sigurisë që synon parandalimin e aksidenteve, pritet të japë rezultate pozitive edhe në sigurinë e përgjithshme. Madje nga këndvështrimi i ekspertëve të kësaj fushe gjobat duhet të jenë më të larta dhe pa përjashtim.

“Vendosja e kamerave, nĂ«pĂ«r kryqĂ«zime tĂ« rrugĂ«ve, ose edhe nĂ« semaforĂ«, sigurisht qĂ« do ta jep edhe rezultate mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« sigurisĂ«, nĂ« komunikacion rrugor, kamerat do ta luajnĂ«, rolin e sigurisĂ« nĂ« komunikacion por edhe tĂ« sigurisĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”, thotĂ« Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

“Funksionalizimi i kamerave, Ă«shtĂ« kanĂ« shumĂ« i nevojshĂ«m, dhe shumĂ« i mirĂ«, Duhet tĂ« merren ato kamera, duhet tĂ« merren aty gabime qĂ« i bĂ«jnĂ«, tĂ« iu shqiptohen dĂ«nime”, thotĂ« Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

Kamerat e sigurisë pritet të vendosen edhe në shumë pjesë të tjera të kryeqytetit. Ndërkohë, policia u bën thirrje ngasësve që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve./RTK

Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum

25 January 2026 at 20:14


Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e mbrëmjes zonën e kënetës në Orikum, pranë bazës së Pashalimanit.

Flakët kanë djegur shkurre dhe pemë në një sipërfaqe të gjerë, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e tyre, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara.

Aktualisht, në vendngjarje po vijon puna intensive për shuarjen e flakëve dhe për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

- YouTube youtu.be

Shëndeti mendor në fokus: Radio Dukagjini filloi seri të re emisionesh

25 January 2026 at 19:59


Radio Dukagjini dhe emisioni Radar filloi njĂ« seri tĂ« re dokumentare–rrĂ«fyese.

“Mes katĂ«r muresh”, nĂ«n moderimin e Edita Doli, filloi transmetimin javor, ku trajtohen tema tĂ« lidhura me shĂ«ndetin mendor dhe mirĂ«qenien emocionale, duke ofruar njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme publike pĂ«r diskutim tĂ« hapur dhe profesional mbi kĂ«tĂ« fushĂ« ende tĂ« stigmatizuar nĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ«.

Çdo episod sjell rrĂ«fime tĂ« sinqerta tĂ« individĂ«ve qĂ« ndajnĂ« pĂ«rvojat e tyre personale nĂ« pĂ«rballje me ankthin, depresionin, traumĂ«n dhe vĂ«shtirĂ«si tĂ« tjera emocionale.

Sonte në këtë episod rrëfejnë çifti që për 13 vite tentuan tetë herë të bëhen prindër por nuk ia dolën.

Nëpër çka kaluan? Si duhet të sillemi në raste të tilla? A kërkuan ndihmë profesionale? A janë dorëzuar?

Ndiqeni më poshtë

MES KATËR MURESH | PĂ«r 13 vjet, 8 herĂ« provuan fĂ«mijĂ« me frytĂ«zim tĂ« asistuar mjekĂ«sor www.youtube.com

Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë, stërvitje dimërore 72-orëshe

25 January 2026 at 19:14


Efektivat e Batalionit tĂ« Forcave Speciale tĂ« Forcave tĂ« Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ« po zhvillojnĂ« stĂ«rvitjen dimĂ«rore 72-orĂ«she “Shigjeta Ilire-26” nĂ« kushte ekstreme malore, me dĂ«borĂ« dhe temperatura nĂ«n zero.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtnant Arben Kingji, bëri të ditur se stërvitja ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprime në mjedise të vështira.

Stërvitja synon përgatitjen e trupave për përmbushjen e çdo misioni me profesionalizëm të lartë, duke garantuar gatishmërinë maksimale në kushte të paparashikueshme dhe të rrezikshme.


Përmbytjet në Shqipëri, dëmet  llogariten 300 milionë euro

25 January 2026 at 17:43


Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve.

Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme. Si po rritet fatura nga mungesa e përgjegjësisë institucionale për të frenuar kostot nga ndryshimi i motit

Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg është fatura e fermës me serra perimesh të Mirlind Saraçit në Kosovë të Vogël të Lushnjës.

Përmbytjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar dëme rreth 150 mijë euro, për rikuperimin e të cilave duhen vite punë, pasi uji dhe llumi kanë prishur edhe cilësinë tokës dhe ndikojnë negativisht për mbjelljet e ardhshme.

ZhgĂ«njimi i tij shkon pĂ«rtej dĂ«mit material. Pas 15 vitesh emigracion nĂ« Itali, ai u kthye nĂ« ShqipĂ«ri rreth 12 vite mĂ« parĂ«, me bindjen se pĂ«rvoja dhe kursimet do tĂ« mjaftonin pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« fermĂ« funksionale. Sot, kthimin e quan “gabimin e jetĂ«s”, jo sepse bujqĂ«sia nuk funksionon, por sepse rreziku mbetet i pambuluar dhe pĂ«rgjegjĂ«sia shpesh mbetet pa adresĂ«.

ShqetĂ«simi i Mirlindit nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m me motin ekstrem, por edhe me funksionimin e shtetit. “Askush nuk njofton? As pĂ«r reshjet e pritshme, as pĂ«r hapjen e portave tĂ« HEC-eve”. Mirlindi thotĂ« se nuk pati asnjĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r hapjen e portave tĂ« digĂ«s.

Humbja nuk erdhi nga mungesa e informacionit dhe e koordinimit, që në zona të tilla shpesh rezulton po aq shkatërruese sa vetë përmbytja.

Historia e Mirlindit është e qindra fermerëve në zonë. Gentian Ziu, fermer nga Samatica e Beratit, thotë se dëmet janë përhapur në disa fshatra dhe përfshijnë serra, kultura në fushë dhe pemëtore, ndërsa një bilanc i saktë financiar mbetet ende i pamundur.

NĂ« SamaticĂ«, sipas tij, janĂ« dĂ«mtuar rreth 8 hektarĂ« serra tĂ« sapombjella, ndĂ«rsa 3.5 hektarĂ« lakĂ«r, gati pĂ«r treg, janĂ« shkatĂ«rruar plotĂ«sisht. Krahas tyre, dĂ«me tĂ« konsiderueshme janĂ« raportuar edhe nĂ« pemĂ«tore, ku pjeshka, ulliri, mandarinat dhe portokajtĂ« janĂ« prekur nĂ« shkallĂ« tĂ« ndryshme, pa mundĂ«si pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« ende njĂ« shifĂ«r pĂ«rfundimtare. “JanĂ« shumĂ«â€, thotĂ« ai, duke theksuar se situata nĂ« terren ndryshon nga dita nĂ« ditĂ«.

NĂ« tĂ« gjithĂ« Beratin, panorama Ă«shtĂ« po aq e rĂ«ndĂ«. “DĂ«met nĂ« serra janĂ« tĂ« pallogaritshme”, shprehet z. Ziu, duke shtuar se fermerĂ«t janĂ« pĂ«rballur jo vetĂ«m me pĂ«rmbytjet, por edhe me ngrica, me temperatura qĂ« kanĂ« zbritur deri nĂ« minus 5 gradĂ«. “Problem me ngricat, problem me pĂ«rmbytjet”, pĂ«rmbledh ai situatĂ«n, duke e cilĂ«suar si njĂ« goditje tĂ« dyfishtĂ« pĂ«r prodhimin bujqĂ«sor.

Ilir Pilku, analist i të dhënave mbi bujqësinë, tha së dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në bujqësi janë rreth 150 milionë euro vetëm për prodhuesit. Ai e ka bërë këtë përllogaritje bazuar në sipërfaqen e përmbytur dhe llojet e kulturave të mbjella me çmimet e tyre të prodhimit.

Duke përllogaritur vlerën në tregun me pakicë dhe eksport, humbjet dyfishohen në 30 miliardë lekë dhe shpërndahen në të gjithë zinxhirin e bujqësisë nga fermeri, qendra e grumbullimit, eksporti dhe konsumatorët, të cilët do të paguajnë çmime më të larta dhe të investimeve të humbura në serra.

Ruzhdi Koni, i cili eksporton fruta dhe perime tĂ« freskĂ«ta nga serrat, me kompaninĂ« e tij “Agrokoni”, tha se, pĂ«rmbytjet kanĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« fermat e specializuara pĂ«r eksport qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« zonĂ«n e Beratit, LushnjĂ«s dhe Fierit. Zoti Koni parashikon se kĂ«to dĂ«me kanĂ« efekte tĂ« gjĂ«ra nĂ« ekonomi dhe pritet tĂ« ndikojnĂ« nĂ« uljen e eksporteve deri nĂ« 30%.

Përveç të mbjellave, dëme janë krijuar edhe në blegtori, në ushqimin e kafshëve, shpendë dhe pemëtari, banesa, rrugë dhe infrastruktura të tjera.

Fondet që qeveria ka në dispozicion nëpërmjet emergjencave civile nuk plotësojnë as 5% të dëmeve të deklaruara deri më tani në bazë të sipërfaqes së përmbytur.

Kryeministri Rama tha se fermerët do të dëmshpërblehen nga përmbytjet e fundit, por Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka një faturë finale rreth dëmeve, kostove, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në Shqipëri, humbjet për shkak të klimës përballohen tërësisht nga fermerët pasi nuk funksionojnë skemat e sigurimeve, teksa qeveria jonë ofron mbështetje shumë të ulët për prodhuesit e cila nuk mjafton as në kohë normale për kostot e larta që përballet sektori.

Kulturat e dëmtuara në 12 mijë ha sipas qarqeve, 5791 fermerë të prekur

Për momentin nuk ka një vlerësim zyrtar kombëtar total për humbjet monetare, por sipas të dhënave nga operativë nga dikasteri i Bujqësisë, deri më datë 16 janar reshjet, përmbytjet dhe ngricat e janarit kanë prekur rreth 5,791 fermerë dhe rreth 12,172 hektarë sipërfaqe bujqësore, si dhe 5,551 krerë bagëti dhe 147 koshere bletësh. Të dhënat janë provizore dhe pritet të përditësohen.

Në Fier janë dëmtuar gjerësisht perimet 151 ha, drithërat 1,250 ha dhe foragjeret 1,700 ha. Janë raportuar edhe dëme shumë të mëdha në pemë frutore (rreth 300,000 rrënjë), si dhe sipërfaqe me vreshta dhe ullinj. Fieri është një nga qarqet me goditjen më të fortë në bujqësi.

Qarku i Beratit ka dĂ«me tĂ« shpĂ«rndara nĂ« disa kultura – 247 ha drithĂ«ra, 368 ha foragjere, 270 ha kultura tĂ« tjera dhe 192 ha pemĂ« frutore.

Korça ka një nga sipërfaqet më të mëdha të prekura me drithëra 1,360 ha dhe foragjere 415 ha, duke u renditur ndër qarqet më të goditura për këto kultura.

Në Gjirokastër, dëmet janë më të kufizuara me rreth 85 ha drithëra, 9 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 5,700 rrënjë dhe vreshta 24,000 rrënjë.

Në Vlorë janë prekur kryesisht drithërat 80 ha, foragjeret (25 ha) dhe një sipërfaqe e vogël me perime 2 ha, si dhe pemë frutore 12,000 rrënjë.

Në Elbasan janë raportuar dëme më të kufizuara 36 ha drithëra, 23 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 1,600 rrënjë dhe vreshta 280 rrënjë.

Në Shkodër dhe Lezhë dëmet janë përqendruar kryesisht në drithëra, foragjere dhe perime dimërore, për shkak të përmbytjeve. Shumë sipërfaqe kanë qenë nën ujë për disa ditë, duke rritur rrezikun e humbjes së prodhimit.

Në Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar drithëra, foragjere dhe perime, si dhe pemë frutore dhe vreshta.

Në disa zona të Durrësit, dëmi ka arritur deri në 96% për disa kultura.

Një nivel kombëtar, drithërat janë dëmtuar në rreth 3,598 ha, foragjeret rreth 3,148 ha, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 ha, perime dhe luleshtrydhe rreth 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

Blegtoria, 5551 krerë të prekur

Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë goditur rëndë jo vetëm kulturat bujqësore, por edhe blegtorinë dhe bletarinë. Drithërat, foragjeret dhe pemëtaria janë ndër sektorët më të prekur, ndërsa në blegtori, problemi kryesor mbetet humbja e ushqimit dhe dëmtimi i stallave.

Në bletari, dëmet janë më të kufizuara në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël. Situata mbetet dinamike dhe pritet që shifrat të rishikohen me raportime të reja nga terreni.

Të dhëna operative nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë raportuar edhe dëme në blegtori, me rreth 5,551 krerë të prekur në rang vendi. Dëmet përfshijnë humbje të pjesshme të bagëtive nga përmbytjet ose shembja e stallave në disa zona.

Dëmtim të bazës ushqimore për bagëtinë, sidomos në qarqet ku janë përmbytur foragjeret dhe drithërat (si Fier, Korçë, Berat, Lezhë dhe Shkodër) dhe rrezik për shëndetin e gjësë së gjallë nga lagështia, të ftohtit dhe mungesa e ushqimit.

Gjithashtu, në rang vendi, janë raportuar 147 koshere të dëmtuara. Dëmet në bletari lidhen kryesisht me përmbytjen e zonave ku ndodheshin kosheret, si dhe të ftohtin dhe ngricat, që dobësojnë kolonitë e bletëve.

Nga prodhimi në treg, 14-30 miliardë lekë dëm në bujqësi

Duke e bazuar në sipërfaqet dhe llojet e prodhimeve të dëmtuara dëmet financiare për prodhuesit, duke përfshirë xhiron e humbur nga prodhimet që nuk arritën të dalin në treg dhe humbjet e mundshme në eksport, luhaten nga 14 deri në 30 miliardë lekë, sipas vlerësimeve paraprake.

Në nivele specifike drithërat, të kultivuara në 3 598 hektarë, kanë humbur vlera që llogariten nga 2.88 deri në 4.32 miliardë lekë.

Foragjeret, në 3 148 hektarë tokë, përbëjnë një humbje prej 1.57 deri në 3.15 miliardë lekë. Në rastin e kultivimeve të tjera bujqësore, që zënë 4 151 hektarë, dëmet llogariten nga 3.32 deri në 6.23 miliardë lekë.

Humbjet për perimet dhe luleshtrydhet, kryesisht në 480 hektarë serrash intensive, arrijnë 4.8 deri në 12 miliardë lekë, ndërsa pemët frutore, vreshtat dhe ullinjtë, që zënë 790 hektarë, përfaqësojnë një humbje prej 1.58 deri në 3.95 miliardë lekë.

Ekspertët kanë kategorizuar sipërfaqet e dëmtuara sipas kulturës dhe kanë përdorur rendimentet mesatare për hektar, të dhëna nga statistikat e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga përvojat konkrete të fermerëve.

Për drithërat dhe foragjeret janë përdorur rendimente relativisht të ulëta, ndërsa perimet intensive dhe serrat japin fitime shumë herë më të larta. Humbja për secilën kategori është llogaritur duke shumëzuar sipërfaqen e dëmtuar me xhiron bruto mesatare për hektar, duke marrë parasysh një gamë skenarësh nga pesimistë deri tek optimistë.

Humbjet për fermerët prodhues përllogariten deri në 140-150 milionë euro, por vlera në treg e këtyre prodhimeve është rreth 300 milionë euro, duke përfshirë edhe produktet që nuk arritën të shiteshin dhe të ardhurat e humbura nga eksporti.

Një hektar serrash që nuk ka mundur të dalë në treg përkthehet në dhjetëra milionë lekë të humbura, ndërsa humbjet në drithëra dhe foragjeret ndikojnë në furnizimin e bagëtisë dhe zinxhirin e ushqimit.

Në blegtori dhe në bujqësi, dëmet variojnë nga 280-570 milionë lekë. Për të vlerësuar humbjen ekonomike, është përdorur një metodë e bazuar në praktikën e përditshme të fermave dhe të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë.

Çdo krerĂ« ka njĂ« kosto mesatare prej 50 000 deri 100 000 lekĂ«sh pĂ«r njĂ« sezon pĂ«r ushqimin dhe shĂ«rbimin. Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« vlerĂ«sim, dĂ«met nga bagĂ«tia arrijnĂ« nĂ« total rreth 280–570 milionĂ« lekĂ«, duke reflektuar humbjet pĂ«r fermerĂ«t dhe investimet e shpenzuara pĂ«r pĂ«rkujdesjen e kafshĂ«ve. NĂ« bletari, situata Ă«shtĂ« mĂ« e kufizuar nĂ« numĂ«r, por me ndikim tĂ« madh ekonomik pĂ«r fermerĂ«t e vegjĂ«l.

JanĂ« raportuar 147 koshere tĂ« dĂ«mtuara, kryesisht nga pĂ«rmbytjet dhe ngricat qĂ« dobĂ«suan kolonitĂ« e bletĂ«ve dhe shkatĂ«rruan prodhimin e mjaltit. Vlera mesatare e njĂ« koshere Ă«shtĂ« llogaritur rreth 50 000–100 000 lekĂ«, duke dhĂ«nĂ« njĂ« humbje totale pĂ«r bletarinĂ« prej rreth 7–15 milionĂ« lekĂ«.

Por sipas ekspertëve, humbjet shkojnë përtej familjeve fermere, pasi ato godasin tregjet e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit, duke ulur sasinë e mallrave në treg dhe duke rritur presionin mbi çmimet e brendshme.

Çdo hektar i dĂ«mtuar Ă«shtĂ« mijĂ«ra kilogramĂ« perimesh, drithĂ«rash dhe frutash qĂ« nuk arrijnĂ« nĂ« treg, njĂ« kosto qĂ« ndikon nĂ« ekonominĂ« kombĂ«tare dhe nĂ« sigurimin e ushqimit pĂ«r qytetarĂ«t.

Miliona të tjera dëme, nga rrugët te shtëpitë

Përmbytjet e janarit 2026 nuk shkatërruan vetëm tokën bujqësore dhe fermat, por kanë përfshirë edhe komunitetet urbane dhe infrastrukturën e vendit, duke nxjerrë në pah dobësitë strukturore të menaxhimit të ujit dhe planifikimit urban në Shqipëri.

Sipas raportimeve nga emergjencat civile të paktën 1 587 banesa janë përmbytur në të gjithë vendin, ndërsa mijëra të tjera janë ndikuar nga ujërat që kanë hyrë brenda shtëpive, kanë dëmtuar mobilie, pajisje dhe infrastrukturë të brendshme.

Në disa zona, banorët raportojnë dëme që tejkalojnë dhjetëra miliona lekë për familje, me pajisje shtëpiake, mobilie dhe struktura të brendshme të papërdorshme pasi uji ka depërtuar thellë në hapësirat jetësore.

Këto humbje, të shpërndara në mijëra shtëpi, përbëjnë një ngarkesë të rëndë financiare për familjet e prekura dhe tregojnë një pamje të qartë se sa i cenueshëm është strehimi vendas ndaj motit ekstrem dhe mungesës së sistemeve efektive të parandalimit të përmbytjeve.

Në anën tjetër, rrjetet e transportit, arteriet që lidhin qytetet dhe fshatrat u goditën në mënyrë të konsiderueshme. Rrugët kryesore u bllokuan për shkak të ujit dhe rrëshqitjeve, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe izolim të disa komuniteteve rurale. Janë raportuar edhe shembje të pjesshme të segmenteve të rrugëve dhe dëmtime të mbikalimeve.

Ekspertët kanë përllogaritur se vetëm shkatërrimi dhe riparimi i segmenteve rrugore kryesore mund të arrijë dhjetëra deri në qindra milionë euro në një vit normal, për shkak të nevojës për rivendosje të shtresave rrugore, urave etj.

Eksportet e frutave dhe zarzavateve pritet të bien me 20-30%

Eksportet frutave dhe perimeve arritën një vlerë prej 19 miliardë lekësh në 11-mujorin e vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, por për të gjithë vitin 2025, vlera e tyre pritet të kalojë mbi 210 milionë euro.

Eksportuesit paralajmĂ«rojnĂ« se dĂ«met e shkaktuara nga pĂ«rmbytjet dhe ngricat nĂ« serrat e vendit mund tĂ« ulin volumin e prodhimit qĂ« shkon nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare deri nĂ« 10–30%, duke çuar nĂ« njĂ« humbje tĂ« pritshme nĂ« vlerĂ« midis 21 dhe 63 milionĂ« eurosh tĂ« vlerĂ«s sĂ« eksporteve bujqĂ«sore, grupi mĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« rritje, si nĂ« volum dhe nĂ« vlerĂ«, nĂ« vitin 2025.

Ruzhdi Koni, eksportues i njohur, nĂ«nvizon se “serrat e specializuara pĂ«r eksport janĂ« goditur rĂ«ndĂ« dhe njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e prodhimit nuk mund tĂ« shkojĂ« nĂ« eksport. Kjo do tĂ« ndikojĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«niet tona me partnerĂ«t dhe nĂ« planifikimin pĂ«r sezonet e ardhshme”.

Përtej humbjes direkte të volumit të eksportit, prodhuesit përballen edhe me shpenzime shtesë për riparimin e serrave dhe për sigurimin e cilësisë së perimeve që mbeten, duke rritur presionin financiar mbi fermerët.

Humbja e një pjese të konsiderueshme të eksporteve nuk është vetëm një sfidë për bizneset, por ka edhe efekt zinxhir mbi ekonominë kombëtare, duke ndikuar në punësimin rural, stabilitetin e çmimeve dhe konkurrencën e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Ekspertët e sektorit bujqësor dhe përfaqësuesit e fermerëve këmbëngulin se duhet një qasje e integruar, që përfshin investime në infrastrukturën e serrave, sisteme paralajmëruese dhe siguri klimatike, si dhe mbështetje financiare për eksportuesit që përballen me humbje të papritura.

Pa këto ndërhyrje, vlerat e eksportit që u deshën të shënonin rritje të qëndrueshme rrezikojnë të tkurren, duke e kthyer progresin e arritur në sektorin bujqësor në një fitim të pasigurt dhe të cenueshëm ndaj kapriçiove të natyrës./Marrë nga Monitor

“35 mijĂ« euro pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i falsifikuesve tĂ« dokumenteve

25 January 2026 at 17:38


Siç njofton Prokuroria e Tiranës, 6 persona janë dërguar në gjyq për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, pas hetimeve që zbuluan një rrjet që organizonte largimin e shqiptarëve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë me dokumente të falsifikuara, kundrejt pagesës prej 35 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, shtetasi H.M., i hetuar më parë për kontrabandë njerëzore, ka organizuar këtë aktivitet duke përdorur rrugë nga Shqipëria dhe Europa drejt Karaibeve, dhe prej aty me dokumente false drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Ai ka pajisur disa shtetas me pasaporta dhe letërnjoftime të falsifikuara.

Hetimet zbuluan gjithashtu rolin e bashkëshortes së tij L.M., vëllait A.P., shoferit C.N., punonjëses së një agjencie turistike E.N. dhe A.M., të cilët kanë ndihmuar në prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve false.

Gjithashtu, H.M. ka përdorur telefonët për të komunikuar nga burgu duke shkelur rregullat e paraburgimit.

Personat e dërguar në gjyq janë:

H.M., akuzuar për falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave të paraburgimit.

L.M., akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm.

A.P., akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm.

C.N., akuzuar për falsifikim dokumentesh.

A.M., akuzuar për ndihmë për kalim të paligjshëm.

E.N., akuzuar për ndihmë për kalim të paligjshëm.

Prokuroria ka mbledhur prova të shumta, përfshirë interceptime telefonike dhe dokumente, që vërtetojnë përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal./Tv Klan

IHMK mohoi paralajmërimin për erëra të forta nga Komuna e Prishtinës, më pas sqaron se kishte keqkuptim

25 January 2026 at 17:12


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka mohuar se paralajmërimi i Komunës së Prishtinës për erëra të forta në kryeqytet është bazuar në të dhënat e këtij institucioni.

Në një postim të publikuar në Facebook, IHMK kishte deklaruar se nuk ka lëshuar parashikim për rrezik nga erërat për datën 25 janar, duke theksuar se njoftimi i Komunës së Prishtinës nuk përputhej me parashikimet e institutit.

“IHMK sqaron se njoftimi i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s pĂ«r erĂ«ra tĂ« forta pĂ«r sot, 25 janar, nuk Ă«shtĂ« i mbĂ«shtetur nĂ« parashikimin e motit nga IHMK
 Parashikimi pĂ«r datat 24 dhe 25 janar Ă«shtĂ« i publikuar nĂ« faqen zyrtare tĂ« IHMK-sĂ« dhe nuk pĂ«rmban paralajmĂ«rime pĂ«r rreziqe nga erĂ«rat”, thuhej nĂ« postimin qĂ« u fshi pas disa minutave.

Pas kësaj, IHMK doli me një sqarim të dytë, duke thënë se publikimi dhe fshirja e postimit fillestar ishte rezultat i një keqkuptimi.



Instituti theksoi se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje ndërmjet IHMK-së dhe Komunës së Prishtinës dhe se bashkëpunimi institucional është korrekt, me qëllim informimin e saktë dhe me kohë të qytetarëve për kushtet meteorologjike.

Ndërkohë, sipas parashikimit të fundit të IHMK-së, priten erëra me intensitet të lehtë deri mesatar, të cilat nga dita e hënë mund të shoqërohen me reshje shiu.

Nga ana tjetër, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka paralajmëruar se, bazuar në të dhënat e IHMK-së, nga mëngjesi i së dielës, 25 janar 2026, pritet të ketë erëra me intensitet mesatar deri të fortë, veçanërisht në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.

Sipas njoftimit të Komunës:

NĂ« zonat kodrinoro-malore, shpejtĂ«sia e erĂ«s pritet tĂ« jetĂ« 11–14 m/s

NĂ« zonat mĂ« tĂ« ulĂ«ta, 8–11 m/s

Erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, 26 janar 2026./Telegrafi/

Policia e Kosovës gjen sërish granata dore dhe municion në Zveçan

25 January 2026 at 16:24


Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël, në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 25.01.2026 rreth orës 11:20, njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri kanë dalë në vendngjarje pas pranimit të informacionit nga qytetarët për mundësinë e pranisë së armëve dhe municionit në këtë lokacion.

Gjatë kontrollit në objektin e pabanuar, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 9 granata dore, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar granatat në mënyrë të sigurt, pa incidente.

TĂ« gjitha veprimet janĂ« kryer nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhĂ«zuar inicimin e rastit pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

Lidhur me rastin, deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin emergjent 192./Telegrafi/


Raporti i IPK-së shfaq mangësi të trajtimit të dhunës në familje në disa stacione policore

24 January 2026 at 23:56


Policia e Kosovës vazhdon të mos i trajtojë siç duhet rastet e dhunës në familje. Një raport i IPK-së, ka vë në pah shumë mangësi që bëjnë zyrtarët policor në trajtim të këtyre rasteve. Mosvlerësim i rrezikut për viktimat, mungesa e funksionimit të zinxhirit komandues janë disa nga gjetjet

Gjashtë rekomandime për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, nga Inspektorati Policor janë drejtuar për disa nga stacionet policore në 8 komuna të Kosovës.

Ky raport vë në pah se edhe më tutje nuk ka funksionalizim të ekipeve për të trajtuar rastet e dhunës në familje, e duke treguar edhe mangësi të tjera, mos vlerësim i duhur i rrezikut për viktimën.

“Komunikimi me Prokurorin e Shtetit po vazhdon tĂ« preferohet pĂ«rmes telefoni. Kjo mĂ«nyrĂ« e raportimit nuk duhet tĂ« pĂ«rjashtojĂ« raportimin me shkrim, i cili ka filluar tĂ« praktikohet kohĂ«ve tĂ« fundit. JanĂ« hasur dosje qĂ« nuk kanĂ« raport njoftues lidhur me dyshimin e arsyeshĂ«m se Ă«shtĂ« kryer vepra penale
VlerĂ«simi i rrezikut pĂ«r viktimat nuk Ă«shtĂ« realizuar nĂ« tĂ« gjitha rastet, nĂ« disa prej tyre po ashtu nuk Ă«shtĂ« kryer sipas formĂ«s standarde tĂ« paraparĂ«, qĂ« pĂ«rmban indikatorĂ« mbi tĂ« cilĂ«t kryhet vlerĂ«simi.”– Raporti i Inspektoratit Policor tĂ« KosovĂ«s

Madje nĂ« stacionin policor nĂ« Leposaviq qĂ« Ă«shtĂ« njĂ«ra ndĂ«r stacionet e inspektuara, sipas raportit nuk ka asnjĂ« zyrtar tĂ« trajnuar pĂ«r tĂ« trajtuar rastet e dhunĂ«s nĂ« familje. KĂ«tu pĂ«rmendet edhe se nĂ« njĂ« sĂ«rĂ« dosjesh mungon kriteri i aprovimit tĂ« zinxhirit komandues e mungesa e “dhomave mike” pĂ«r intervistimin e viktimave.

“Jugu (PrishtinĂ«), Drenasi, Leposaviqi, Zubin Potoku, Parteshi, Ranillugu e Kamenica kanĂ« “dhoma mike”, hapĂ«sira kĂ«to qĂ« do ofrojnĂ« ambient tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« kategori tĂ« ndjeshme tĂ« viktimave tĂ« rasteve tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje. Veriu (PrishtinĂ«) nuk ka “dhomĂ« mike”, kurse Mamusha ka ndarĂ« kĂ«tĂ« hapsirĂ«, por nuk e ka funksionalizuar pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« orendive dhe pĂ«rshtatjes sĂ« ambientit.”-Raporti i Inspektoratit Policor tĂ« KosovĂ«s

Ky raport i IPK-sĂ« qĂ« flet pĂ«r vitin 2024 e gjendja aktuale tashmĂ« Ă«shtĂ« pranuar edhe nga Policia, qĂ« thanĂ« se rekomandimet do t’i trajtojnĂ« me prioritet.

“Policia e KosovĂ«s ka pranuar zyrtarisht raportin e inspektimit nga Inspektorati Policor i KosovĂ«s (IPK). Pas pranimit tĂ« raportit, janĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprimet e nevojshme duke hartuar Planin e Veprimit, nĂ« tĂ« cilin janĂ« pĂ«rcaktuar masat konkrete dhe afatet kohore pĂ«r adresimin dhe zbatimin e gjetjeve dhe rekomandimeve tĂ« IPK-sĂ«. Sa i pĂ«rket organizimit strukturor, Policia e KosovĂ«s, bazuar nĂ« strukturĂ«n e saj organizative, ka tĂ« funksionalizuara njĂ«sitĂ« hetimore pĂ«r hetimin e rasteve tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje nĂ« stacionet policore. MegjithatĂ«, rekomandimet e IPK-sĂ« do tĂ« trajtohen me prioritet, me qĂ«llim tĂ« forcimit tĂ« mĂ«tejmĂ« tĂ« kapaciteteve njerĂ«zore dhe rritjes sĂ« efikasitetit nĂ« trajtimin e kĂ«tyre rasteve. NĂ« lidhje me dhomat mike, Policia e KosovĂ«s ndĂ«r vite ka ndĂ«rmarrĂ« veprime konkrete pĂ«r funksionalizimin e tyre nĂ« stacione policore. NĂ« ato stacione ku aktualisht nuk ka dhoma mike, janĂ« siguruar hapĂ«sira tĂ« veçanta dhe tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r trajtimin e rasteve tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje, deri nĂ« funksionalizimin e plotĂ« tĂ« dhomave mike. Policia e KosovĂ«s ka si plan tĂ« vazhdueshĂ«m funksionalizimin e dhomave mike nĂ« tĂ« gjitha objektet policore. VetĂ«m gjatĂ« vitit tĂ« kaluar, janĂ« funksionalizuar dhe pajisur me inventar pesĂ« (5) dhoma mike, prej tĂ« cilave dy (2) janĂ« pajisur me inventar tĂ« ri , ndĂ«rsa tri (3) janĂ« funksionalizuar si dhoma mike tĂ« reja.”– Policia e KosovĂ«s

Mes tjerash në raport, thuhet se ka rënie të pranisë së mbrojtësve të viktimave e punonjësve të qendrave për punë sociale. Nga Zyra e kryeprokurorit të shtetit janë ankuar se ka numër të vogël të tyre, gjithsej 31.

“Ju njoftojmĂ« se Zyra pĂ«r Mbrojtjen e Viktimave nuk e ka pranuar zyrtarisht raportin e inspektimit tĂ« IPK-sĂ«, pĂ«r rrjedhojĂ« nuk ka qenĂ« pjesĂ« e procesit tĂ« inspektimit dhe as e adresimit tĂ« gjetjeve dhe rekomandimeve tĂ« raportit nĂ« fjalĂ«. Sa i pĂ«rket vĂ«rejtjeve lidhur me prezencĂ«n e mbrojtĂ«sve tĂ« viktimave, sqarojmĂ« se kjo situatĂ« lidhet kryesisht me numrin e kufizuar tĂ« mbrojtĂ«sve tĂ« viktimave nĂ« nivel vendi (gjithsej 31), nĂ« raport me rritjen e vazhdueshme tĂ« numrit dhe kompleksitetit tĂ« rasteve tĂ« trajtuara. GjatĂ« periudhĂ«s janar–dhjetor 2025, Zyra pĂ«r Mbrojtjen e Viktimave ka trajtuar 3,020 raste, prej tĂ« cilave 2,704 raste tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje. GjatĂ« kĂ«saj periudhe, mbrojtĂ«sit e viktimave kanĂ« ushtruar pĂ«rfaqĂ«simin ligjor tĂ« viktimave nĂ« pĂ«rputhje me nenin 64 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale tĂ« KosovĂ«s, duke marrĂ« pjesĂ« nĂ« 3,690 seanca gjyqĂ«sore dhe 829 seanca nĂ« Prokurori. Po ashtu, nĂ« nivel vendi janĂ« adresuar nĂ« gjykata 1,190 kĂ«rkesa pĂ«r masa mbrojtĂ«se, 93 kĂ«rkesa pĂ«r kompensim tĂ« dĂ«mit dhe 173 kĂ«rkesa pĂ«r alimentacion, me njĂ« vlerĂ« totale prej 565,660.00 euro.”- Zyra e kryeprokurorit tĂ« shtetit

Inspektimi ka përfshirë disa stacione policore në Prishtinë, Drenas, Kamenicë, Partesh, Ranillugë, Mamushë, Leposaviq e Zubin Potok./Tv Dukagjini

- YouTube youtu.be

❌
❌