UASHINGTON, 2 mars /ATSH/ – Ndërsa Izraeli nisi një përgjigje të gjerë ushtarake ndaj sulmit brutal të 7 tetorit 2023 nga Hamas, ai goditi vazhdimisht fuqinë e Iran, sponsorit të gjatë të grupit militant, si dhe proxy-ve dhe aleatëve të tjerë të tij në rajon, sipas AP.
Rezultati ka qenë një dobësim i shpejtë dhe sistematik i ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme gjatë rrthe 3 viteve të fundit, një ndryshim sizmik që çoi drejtpërdrejt në sulmet shkatërruese të këtij fundjave ndaj Iranit nga shtete e bAshkuar dhe Izraeli.
“Sigurisht, ngjarjet e 7 tetorit ishin një pikë kthese në këtë konflikt të gjatë mes Iranit dhe Izraelit”, tha Mehrzad Boroujerdi, ekspert i politikës iraniane në “Missouri University of Science and Technology”. “Mendoj se i dha Izraelit argumentin ose justifikimin për të dhënë një goditje të fortë.”
Goditja më e rëndë deri tani erdhi të shtunën, kur presidenti Donald Trump dhe udhëheqësit izraelitë nisën një valë sulmesh ndaj Iranit, duke vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, dhe duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.
Megjithatë, lufta, edhe pse ende në fazat e saj të hershme, është pjesë e një zinxhiri më të gjatë ngjarjesh që kanë dobësuar ndjeshëm Iranin, Hezbollahun dhe forcat të tjera të milicisisë, duke ndryshuar balancën politike në rajon.
“Është një moment shumë i përgjakshëm, shumë i dhunshëm, por transformues për Lindjen e Mesme”, tha Renad Mansour, studiues i lartë në Chatham House, një institicion kërkimor britanik.
Lufta në Gaza si burim i përshkallëzimit
Dëmtimi i fuqisë së Iranit nisi me luftën në Gaza, ku forcat izraelite ndoqën Hamasin pasi militantët vranë 1 200 njerëz dhe morën 251 pengje më 7 tetor.
Qysh atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës (nën qeverisjen e Hamasit), janë vrarë më shumë se 72 000 palestinezë. pothuajse gjysma gra dhe fëmijë.
Konflikti u zgjerua shpejt duke përfshirë edhe grupet e tjera të të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës” , një rrjet i mbështetur nga Irani.
Në Liban, grupi i fuqishëm militant Hezbollah prej kohësh konsiderohej linja e parë e mbrojtjes së Iranit kundër Izraelit. Ai besohej se kishte rreth 150 000 raketa dhe një forcë të madhe luftarake.
Pas 7 tetorit, Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit në mbështetje të Hamasit, duke shkaktuar sulme ajrore dhe përplasje të zgjeruara që kulmuan me luftë të plotë në vjeshtën e vitit 2024.
Izraeli i shkaktoi dëme të rënda Hezbollahut, duke vrarë liderë të lartë dhe duke shkatërruar pjesë të mëdha të arsenalit të tij, përpara një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja që ndaloi formalisht konfliktin. Izraeli vazhdon të kryejë sulme ajrore dhe të ketëë prani në jug të Libanit.
Hezbollahu u dobësua më tej kur rebelët rrëzuan regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri, duke ndërprerë një rrugë të rëndësishme furnizimi me armë nga Irani.
Në Jemen, rebelët Houthi, gjithashtu të mbështetur nga Irani, u përfshinë në konflikt duke lëshuar raketa ndaj anijeve në Red Sea dhe duke synuar Izraelin. Anijet luftarake amerikane dhe ushtria izraelite u përgjigjën me zjarr.
Izraeli braktisi status-quo-në
Ndërsa konflikti u zgjerua, drejtuesit e Iranit dhe aleatëve të tij nuk e kuptuan se Izraeli kishte braktisur status-quo-në e gjatë dhe po përpiqej të ndryshonte rrënjësisht balancën e fuqisë.
Një përshkallëzim i madh ndodhi në qershor të vitit të kaluar kur Izraeli nisi një ofensivë surprizë kundër programit bërthamor të Iranit, në një kohë kur Teherani dhe SHBA-ja po negocionin për një marrëveshje bërthamore. Lufta 12-ditore përfshiu bombardime ndaj infrastrukturës energjetike dhe selive të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit.
Grupet e dobësuara të Iranit qëndruan kryesisht mënjanë ndërsa sponsori i tyre sulmohej drejtpërdrejt.
“Ka të bëjë me mbijetesën për Hezbollahun dhe grupet e tjera”, tha Mansour. Ai theksoi se me kalimin e kohës këto grupe janë bërë më autonome dhe vendimet e tyre nuk varen gjithmonë nga urdhrat e drejtpërdrejtë të Teheranit.
Që nga sulmet e fundit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, aleatët dhe proxy-t e tij kanë pasur rol të kufizuar në përgjigje.
Hezbollahu reagoi me deklarata që dënonin sulmet dhe nderonin vdekjen e Khameneit, më pas lëshoi raketa drejt Izraelit, duke shënuar herën e parë në më shumë se një vit që grupi pranoi një sulm aktiv ndaj Izraelit.
Si mund të reagojnë grupet e tjera
Mbetet e paqartë se si do të reagojnë forcat e tjera të milicis[, pjesë “ Boshtit të Rezistencës”.
Në Irak, një koalicion të forcave të milicisë të mbështetura nga Irani, i quajtur “Rezistenca Islamike në Irak”, ka kryer sulme me dron ndaj bazave amerikane në Erbil. Dëmi nuk është plotësisht i qartë, por rajoni kurd ka përjetuar ndërprerje të energjisë pas mbylljes së një fushe gazi për arsye sigurie.
Sipas burimeve të milicive, dy muaj më parë u zhvillua një takim mes zyrtarëve iranianë dhe grupeve aleate për të planifikuar një përgjigje në rast sulmi ndaj Iranit, duke ndarë detyra mes grupeve të armatosura.
Megjithatë, ekziston një keqkuptim se Irani jep urdhra të drejtpërdrejta dhe të gjitha grupet i zbatojnë ato automatikisht. Dobësimi i rrjetit të tij është tregues se shumë vendime tani merren në mënyrë më të pavarur.
“Dominot filluan të bien me ngjarjet e 7 tetorit”, tha Boroujerdi. “Vini re gjithçka që ka ndryshuar që atëherë në balancën e fuqisë”. /Ad.Ab./
The post ANALIZË – Goditjet ndaj fuqisë së Iranit dhe forcave të milicisë krijuan terrenin për sulmet nga SHBA dhe izraeli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.