Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

Rikthimi i Messit te Barcelona mund të jetë vetëm në një rol drejtues

10 February 2026 at 10:21


Lionel Messi po shijon sezonin e fundit me Inter Miami, duke i dhënë fund një karriere të shkëlqyer, por ai vazhdon të ndjekë me kujdes gjithçka që ndodh në Barcelonë.

Ylli argjentinas ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet në klubin e zemrës, por jo si lojtar.

Para zgjedhjeve presidenciale të Barcelonës, më 15 mars, presidenti aktual Joan Laporta dha dorëheqjen për t’u rikandiduar.

Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, sidomos për të ardhmen e Messit.

Në nëntor, ai vizitoi në mënyrë surprizë stadiumin ‘Camp Nou’, duke treguar se dëshiron të rikthehet në klub, jo thjesht për një lamtumirë.

Edhe pse jeton në Miami që nga viti 2023, Messi ndjek me vëmendje lajmet për Barcelonën.

Figura e tij është shumë e rëndësishme për kandidatët, sepse mund të tërheqë vota.

Sipas gazetës Sport, Messi nuk ka takuar asnjë kandidat dhe nuk ka ndërhyrë në zgjedhje, madje as me Laportan, me të cilin marrëdhënia ka qenë e tensionuar.

Messi nuk do të votojë këtë herë, pasi është i angazhuar me një ndeshje të MLS dhe dëshiron të qëndrojë larg polemikave.

Ai mund të përfshihet në të ardhmen, por për momentin nuk ka plane.

Zgjedhjet e ardhshme mund t’i japin mundësinë të marrë pjesë ose të mbështesë një kandidaturë.

Pas përfundimit të kontratës me Inter Miamin, Messi planifikon të kthehet në Barcelonë dhe mund të marrë një rol në menaxhimin e klubit, por vetëm me një president të besuar.

Ndërkohë, Messi vazhdon të shkëlqejë në Shtetet e Bashkuara dhe po përgatitet për sezonin e ri.

Emri i tij mbetet i rëndësishëm për fushatat e zgjedhjeve të klubit, por tani fokusi i tij kryesor është Inter Miami. /Telegrafi/

Renditja e golashënuesve më të mirë për sezonin 2025/26

10 February 2026 at 08:38


Sezoni 2025/26 po hyn në një fazë vendimtare dhe kampionatet kryesore evropiane po ofrojnë një nivel të lartë spektakli.

Paralelisht me intensitetin e garës për tituj dhe objektiva sezonal, vëmendja mbetet e përqendruar edhe te sulmuesit që po bëjnë diferencën para porte.

Golashënuesit më të spikatur të kontinentit po konfirmojnë vazhdimësinë e tyre, duke shfaqur efikasitet, qëndrueshmëri dhe instinkt të pastër realizimi.

Bëhet fjalë për emra të njohur të futbollit evropian, por edhe për disa protagoniste që po shfrytëzojnë maksimalisht momentin e tyre sportiv.

Në krye të renditjes qëndron Harry Kane, i cili po udhëheq sulmin e Bayern Mynihut me autoritet dhe qetësi para portës, duke regjistruar 24 gola në vetëm 21 paraqitje.

Pas tij, Erling Haaland vazhdon të jetë pikë referimi për Manchester Cityn, duke ruajtur reputacionin e një prej sulmuesve më vdekjeprurës në qarkullim.

Formë të shkëlqyer po tregon edhe Kylian Mbappe, i cili po justifikon pritshmëritë me fanellën e Real Madridit.

Lista plotësohet nga emra si Igor Thiago, Vangelis Pavlidis, Luis Suarez dhe Ayase Ueda, të gjithë protagonistë të rëndësishëm në kampionatet dhe autorë të një sezoni mjaft pozitiv deri në këtë pikë.

Golashënuesit më të mirë në Evropë:

Harry Kane (32 vjeç, Bayern Munich) – 24 gola në 21 ndeshje

Kylian Mbappe (27 vjeç, Real Madrid) – 23 gola në 22 ndeshje

Erling Haaland (25 vjeç, Manchester City) – 21 gola në 25 ndeshje

Vangelis Pavlidis (27 vjeç, Benfica) – 19 gola në 21 ndeshje

Ayase Ueda (27 vjeç, Feyenoord) – 18 gola në 20 ndeshje

Luis Suarez (28 vjeç, Lisbona) – 18 gola në 20 ndeshje

Igor Thiago (24 vjeç, Brentford) – 17 gola në 25 ndeshje

Paul Onuachu (31 vjeç,Trabzonspor) – 15 gola në 18 ndeshje

Yanis Begraoui (24 vjeç, Estoril) – 15 gola në 21 ndeshje

Eldor Shomurodov (30 vjeç, Istanbul Basaksehir) – 15 gola në 21 ndeshje /Telegrafi/

Yesterday — 9 February 2026Main stream

Alvarez distancohet nga Barcelona, reagim i fortë nga agjenti i tij

9 February 2026 at 16:00


Julian Alvarez ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me Barcelonën, përmes një deklarate të dhënë nga agjenti i tij, Fernando Hidalgo.

Reagimi vjen pasi njëri nga kandidatët për president të Barcelonës, Victor Font, deklaroi publikisht se klubi katalanas do ta transferojë Alvarezin në rast se ai fiton zgjedhjet presidenciale.

“Ne nuk kemi folur kurrë me asnjë kandidat për presidencën e Barcelonës dhe gjithçka që po thuhet në këtë drejtim nuk është e vërtetë”, ka thënë Hidalgo.

Ai theksoi gjithashtu se sulmuesi argjentinas ka kontratë të vlefshme me Atletico Madridin deri në vitin 2030.

“Julian ka kontratë deri në vitin 2030 me Atletico Madrid dhe kushdo që dëshiron ta transferojë duhet të kontaktojë klubin, jo ne”, shtoi agjenti.

Sipas raportimeve, Chelsea dhe Arsenali po monitorojnë situatën e lojtarit, megjithatë preferenca e Alvarezit mbetet që të qëndrojë në La Liga.

Gatishmëria e Atletico Madrid për ta shitur lojtarin mbetet e paqartë, ndërsa vështirësitë financiare të Barcelonës përbëjnë një pengesë serioze për çdo marrëveshje të mundshme. /Telegrafi/

Tre sulmuesit që Milani ka në radar për sezonin e ardhshëm

9 February 2026 at 15:23


Milani po punon me intensitet të lartë për të gjetur një sulmues të ri kryesor, një “numër 9” që do të jetë pika e referencës së skuadrës në afatin kalimtar të verës.

Pas afrimit të Fullkrug dhe tentativës së dështuar për Mateta në janar, për shkak të problemeve fizike të këtij të fundit, drejtuesit e klubit kuqezi e kanë të qartë se skuadra ka nevojë për një golashënues të sigurt.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Igli Tare dhe Giorgio Furlani kanë përgatitur një listë me tre emra kryesorë për të udhëhequr repartin ofensiv në “San Siro”.

Favoriti kryesor është Moise Kean, sulmuesi i Fiorentinës po zhvillon një sezon shumë pozitiv, me 7 gola dhe 3 asistime në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 62 milionë eurosh, e vlefshme vetëm gjatë dy javëve të para të muajit korrik, çka e bën operacionin të qartë por të kushtueshëm.

Megjithatë, Milani nuk ndalet vetëm te kjo pistë dhe ka rifilluar kontaktet me rrethin e Dusan Vlahovic.

Opsioni i tretë vjen nga Liga Premier, emri i Gabriel Jesus po fiton terren si alternativa më ndërkombëtare për Milanin.

Sulmuesi brazilian ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027, por situata e tij po monitorohet me shumë vëmendje nga drejtuesit kuqezinj.

Objektivi i Milanit është i qartë, një sulmues i aftë të garantojë 15 deri në 20 gola për sezon.

Procesi i përzgjedhjes ka nisur dhe klubi nuk ka ndërmend të humbasë kohë.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë emri që do të veshë fanellën e Milanit, me synimin për të udhëhequr sulmin dhe për të rikthyer skuadrën në majat e futbollit italian dhe evropian. /Telegrafi/

Konkurrenca mes klubeve për Sandro Tonalin po rritet

9 February 2026 at 12:30


Manchester United është shtuar së fundmi në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit italian, Sandro Tonali.

25-vjeçari duket i gatshëm të largohet nga Newcastle në përfundim të sezonit.

Agjenti i tij, Giuseppe Riso, ka deklaruar se: “Newcastle po e ka të vështirë të lërë të lirë Tonalin, dhe ai dëshiron të ndihmojë klubin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve. Negociatat për transferimin do të zhvillohen më vonë”.

“Do të shohim si përfundon sezoni dhe pastaj do të vendosim për hapat e ardhshëm. Nuk ka një preferencë tani; është ende herët. Në verë do të vlerësojmë situatën dhe do të marrim vendimin”.

Këto komente kanë ndezur interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Së fundmi, media britanike The Telegraph raporton se Manchester United po shfaq një interes të rritur për mesfushorin italian, i cili mund të përforcojë ndjeshëm repartin e mesfushës së klubit në planet e ardhshme.

Newcastle, nga ana tjetër, ruan qetësinë, Tonali ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe në rast se klubi do të shqyrtojë një transferim, pritet të kërkojë rreth 100 milionë euro, një shumë që është përballuar së fundmi në Ligën Premier për mesfushorë si Enzo Fernandez, Moises Caicedo dhe Declan Rice.

Përveç Tonalit, Manchester United po monitoron edhe disa kandidatë të tjerë për mesfushën, përfshirë Elliot Anderson (Nottingham Forest, 25), Adam Wharton (Crystal Palace, 22) dhe Carlos Baleba (Brighton, 22). /Telegrafi/

Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit

9 February 2026 at 10:37


Gjithmonë në kërkim të mundësive që ofron tregu, Manchester United po shqyrton disa opsione për të përforcuar projektin e tij.

Sipas raportimeve, klubi i Ligës Premier po vë një sy të veçantë mbi Manuel Locatelli, mesfushorin e Juventusit.

Michael Carrick ka marrë drejtimin e ekipit dhe ka rikthyer buzëqeshjen dhe besimin te Man Utd që nga ardhja e tij.

Nuk ka dyshim se trajneri do të bëjë çdo gjë për të rikthyer fuqinë e plotë të këtij klubi të madh.

Në lidhje me përforcimet, është e qartë se po punon për opsione të reja për mesfushën e tij.

Sipas CalcioMercato, drejtuesit e United po ndjekin me shumë interes performancat e Manuel Locatelli (28 vjeç).

Në kontratë me Juventusin deri në qershor 2028, Locatelli ka shkëlqyer këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e Manchester United.

Madje, raportohet se klubi anglez mund të bëjë një ofertë të rëndësishme për të siguruar shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar së verës.

Nga ana e tyre, drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet një lojtar që e konsiderojnë "thelbësor".

Ata po përgatitin strategji për të siguruar vazhdimësinë e tij në Torino, megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ janë gati të bëjnë gjithçka për të sjellë mesfushorin në ‘Old Trafford’. /Telegrafi/

Shpërthimi i Spallettit për gjyqtarët përfundon me një puthje për intervistuesen

9 February 2026 at 09:38


Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, doli me kritika të forta ndaj arbitrimit pas barazimit spektakolar 2-2 kundër Lazios, një ndeshje ku bardhezinjtë rikuperuan disavantazhin 2-0 falë golave të Weston McKennie dhe Pierre Kalulu.

Ndeshja u shoqërua me polemika, veçanërisht për golin e anuluar të Teun Koopmeiners dhe për një faull të dyshimtë ndaj Juan Cabal, që sipas analistit të DAZN, Luca Marelli, duhej të ishte ndëshkuar me penallti.

Spalletti u ndal te interpretimi i rregullave nga gjyqtarët, duke theksuar se jo çdo kontakt duhet të konsiderohet automatikisht shkelje.

Gjatë intervistës pas ndeshjes, trajneri italian shkaktoi edhe një moment të pazakontë, kur për të ilustruar argumentin e tij mbi dallimin mes kontaktit dhe ndikimit, i dha një puthje në faqe intervistueses.

“Ky është kontakt, por nuk ka ndikim”, u shpreh Spalletti, në një gjest që u bë menjëherë viral dhe ndezi debat në opinionin sportiv.

Ai rikujtoi gjithashtu episodin e diskutueshëm në ndeshjen ndaj Atalantës, ku një penallti për prekje me dorë u akordua pas ndërhyrjes së VAR-it, ndonëse askush në fushë nuk e kishte vënë re momentin.

Sipas tij, këto raste tregojnë se gjyqtarët duhet të kenë më shumë hapësirë për interpretim dhe për vlerësimin e pasojave reale të veprimeve.

Në përfundim, Spalletti propozoi profesionalizimin e plotë të gjyqtarëve, duke theksuar se ata janë të vetmit aktorë në fushë që nuk janë profesionistë me kohë të plotë.

Sipas tij, presioni dhe rëndësia e rolit të tyre kërkon përkushtim të plotë, në mënyrë që vendimet në ndeshje të jenë sa më të drejta dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Yildiz një hap larg rinovimit të kontratës, njoftimi zyrtar brenda dhjetë ditësh

6 February 2026 at 15:40


E ardhmja e Juventusit po lidhet gjithnjë e më ngushtë me talentin turk Kenan Yildiz, një prej emrave më premtues të brezit të ri, i cili po fiton gjithnjë e më shumë një rol qendror në projektin sportiv të klubit bardhezi.

Talenti i lindur në vitin 2005 është vetëm një hap larg rinovimit të kontratës me bardhezinjtë, marrëveshje që do ta lidhë atë me klubin deri në qershor të vitit 2031, duke e konfirmuar si një shtyllë qendrore të projektit teknik të “Zonjës së Vjetër”.

Sipas La Gazzetta dello Sport, njoftimi zyrtar pritet të vijë brenda dhjetë ditëve të ardhshme, duke formalizuar një marrëveshje që prej kohësh konsiderohet çështje kohe.

Kontrata e re parashikon edhe një rritje të ndjeshme të pagës, e cila pritet të arrijë rreth 6 milionë euro në sezon.

Ky është një sinjal i qartë i hapit përfundimtar të Yildiz drejt statusit të një lojtari lider dhe protagonisti absolut.

Sezoni aktual ka konfirmuar rritjen e vazhdueshme të numrit 10 të Juventusit, i cili ka qenë shpesh vendimtar me paraqitjet e tij: tetë gola dhe katër asistime në kampionat, si dhe një gol dhe dy asistime në Ligën e Kampionëve.

Shifra që dëshmojnë peshën dhe rëndësinë e tij në skuadër, si sot ashtu edhe për të ardhmen. /Telegrafi/

Carvajal ende i pavendosur për të ardhmen te Real Madridi

6 February 2026 at 14:57


Dani Carvajal beson se është ende herët për të marrë një vendim lidhur me vazhdimësinë e tij te Real Madridi.

Nga ana tjetër, klubi madrilen po pret me durim vendimin përfundimtar të një futbollisti që e konsideron një “institucion” të vërtetë.

E ardhmja e Dani Carvajal mbetet e paqartë, edhe pse përkushtimi i tij ndaj Real Madridit nuk vihet në dyshim, mbrojtësi spanjoll mendon se nuk është momenti i duhur për të vendosur nëse do të qëndrojë edhe për të paktën një sezon tjetër me fanellën e bardhë.

Sipas The Athletic, Carvajal aktualisht është i fokusuar plotësisht në lënien pas të problemeve fizike dhe rikthimin në formën e tij më të mirë.

Nëse arrin këtë objektiv, ai do të bëjë gjithçka për të zgjatur qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Në të kundërt, nuk përjashtohet mundësia që ai të konsiderojë një transferim drejt një klubi me më pak presion dhe kërkesa.

Qëndrimi i klubit

Real Madridi, ndërkohë, po e ndjek situatën me qetësi, drejtuesit e klubit e shohin Carvajal si një figurë kyçe dhe janë të bindur se, si vazhdimi ashtu edhe një largim i mundshëm, do të realizohen me marrëveshje të ndërsjellë dhe pa krijuar asnjë tension.

Shifrat flasin vetë: 438 ndeshje zyrtare, 14 gola dhe 65 asistime me fanellën e Real Madridit përmbledhin më së miri rëndësinë e Carvajal për klubin.

Në rast se vendos të largohet, mbrojtësi i djathtë do të shqyrtonte opsione në Shtetet e Bashkuara, Katar ose Arabinë Saudite, pasi nuk ka ndërmend të luajë për ndonjë skuadër që mund të përballet me Real Madridin në të ardhmen. /Telegrafi/

A mund të ëndërrojë Barcelona të nënshkruajë me Haaland?

6 February 2026 at 13:32


Ëndrra e Barcelonës për të sjellë Erling Haaland në ‘Camp Nou’ nuk është shuar ende.

Edhe pse kalimi i kohës dhe situata ekonomike duket se e largojnë këtë mundësi, klubi katalanas ruan shpresën për të realizuar një nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar.

Barcelona ka ndjekur me vëmendje karrierën e Haaland që herët, madje para se sulmuesi norvegjez të bëhej një nga emrat më të spikatur në futbollin elitar.

Megjithatë, ai ka zgjedhur rrugë të tjera dhe sot konsiderohet një nga sulmuesit më domethënës në botë.

Tani, në moshën 25-vjeçare, Haaland mund të përballet me një vendim kyç në karrierën e tij.

Pavarësisht suksesit të tij te Manchester City, e ardhmja e tij vazhdon të ngjallë spekulime.

Barcelona beson se rrethana të caktuara mund ta vendosin Haaland në një rrugë drejt ‘Camp Nou’, dhe vera e ardhshme mund të shënojë një pikë kthese.

Realiteti financiar i Barcelonës është i njohur: çdo transferim i madh kërkon planifikim të kujdesshëm, shitje të mëdha dhe manovra të zgjuara ekonomike.

Çmimi i Haaland, paga e tij dhe kushtet që kërkon City e bëjnë këtë operacion jashtëzakonisht kompleks., edhe pse duket një sfidë thuajse e pamundur, klubi nuk përjashton mundësinë e tij nëse lind një shans.

Man City nuk do ta lëshojë lojtarin e tij kryesor lehtësisht, dhe nëse ndodh një ofertë, ajo do të jetë astronomike.

Për më tepër, konkurrenca është e fortë, me klube me fuqi financiare shumë më të madhe gati për të bërë ofertë.

Barcelona e di që nuk mund të luftojë vetëm me para, prandaj strategjia fokusohet te bindja e lojtarit.

Klubi synon ta bindë Haaland se Camp Nou është vendi ideal për të ndërtuar një legjendë të re.

Për këtë, Barça duhet të ofrojë një projekt sportiv bindës, ambicioz dhe afatgjatë: një ekip konkurrues, një rol kryesor për Haaland dhe mundësinë për t’u bërë fytyra e ofensivës së një institucioni historik.

Pas suksesit në Angli, sfida për të triumfuar në një ligë tjetër mund të shërbejë si motiv shtesë.

Në këtë moment, transferimi i Haaland është më shumë një ëndërr sesa një operacion realist.

Por në futbollin modern, lëvizjet e mëdha fillojnë me bindjen e lojtarit.

Barcelona e ka të qartë: për të pasur një shans për Haaland, fillimisht duhet të fitojë besimin e tij. /Telegrafi/

Ylli i Chelseat bllokohet në CS2 për komentet shokuese

6 February 2026 at 12:20


Mykhailo Mudryk, ylli ukrainas i Chelseat, është bërë i njohur jo vetëm për performancat e tij në fushë, por edhe për sjelljen e tij në botën virtuale.

Futbollisti 25-vjeçar është përjashtuar nga platforma konkurruese e lojërave FACEIT për një periudhë 28-ditore, pas komenteve të tij të cilat u konsideruan ofenduese dhe të papërshtatshme gjatë një ndeshjeje në Counter-Strike 2 (CS2).

Sipas raportimeve, pezullimi lidhet me mesazhet që Mudryk bëri ndaj lojtarëve polakë, ku përfshihen referenca historike të ndjeshme, duke përfshirë ngjarje të Luftës së Dytë Botërore në Volhynia, ku forcat ukrainase ishin të përfshira në vrasjen e mijëra civilëve polakë.

Komentet e tij, të bërë nën pseudonimin “Mudr1k”, u shfaqën në përgjigje të kritikave nga lojtarë të tjerë dhe u cilësuan si toksike dhe provokuese nga komuniteti.

FACEIT është një platformë e njohur ku lojtarë profesionistë dhe amatorë marrin pjesë në gara konkuruese, dhe ka politika të rrepta mbi sjelljen e lojtarëve.

Ndalimi nga CS2 i Mudryk do të zgjasë 28 ditë, duke e penguar atë të marrë pjesë në ndeshjet konkurruese gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, karriera e tij me Chelsea dhe përfaqësuesen e Ukrainës vazhdon të jetë aktive.

Rasti i Mudryk thekson rëndësinë e sjelljes së lojtarëve, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në botën virtuale, duke treguar se reputacioni i një sportisti mund të ndikojë nga çdo veprim, qoftë në realitet apo në lojëra online.

Shumë komentues mendojnë se një pezullim 28-ditor mund të mos jetë ndëshkimi i mjaftueshëm për një figurë publike me profilin e tij. /Telegrafi/

Vendim i papritur nga Ruben Neves, Real Madridi dhe Atletico Madridi mbeten jashtë planeve

6 February 2026 at 10:35


Ruben Neves ka marrë një vendim që ka tronditur planet e Real Madridit dhe Atletico Madridit, duke i dhënë fund spekulimeve për largimin e tij nga Arabia Saudite.

Mesfushori portugez ka zgjedhur të rinovojë kontratën me Al-Hilal, duke mbyllur përfundimisht derën për një rikthim në futbollin evropian.

Ky vendim vjen në një moment kur emri i tij përflitej si një nga opsionet më të përshtatshme për të riorganizuar mesfushën e Real Madridit.

Nevoja e klubit madrilen për një organizator loje është bërë gjithnjë e më e dukshme pas largimeve të Toni Kroos dhe Luka Modric.

Ekipi ka humbur qartësinë, kontrollin dhe ritmin në ndërtimin e lojës, duke u mbështetur shpesh vetëm te potenciali ofensiv.

Për këtë arsye, drejtuesit kishin nisur kërkimin për një profil me përvojë dhe lidership, ku Ruben Neves shihej si zgjedhje ideale.

Situata e portugezit e bënte transferimin edhe më tërheqës, pasi kontrata e tij përfundonte më 30 qershor dhe kostoja e largimit ishte e ulët.

Rikthimi në Evropë, në prag të një Kupe Bote, konsiderohej një motiv i fortë.

Megjithatë, oferta e Al-Hilal është cilësuar si e parefuzueshme, si në aspektin financiar ashtu edhe në kohëzgjatjen e kontratës.

Trajneri Simone Inzaghi e konsideron Ruben Neves një element kyç të projektit sportiv.

Këtë sezon, ai ka regjistruar 9 gola dhe 6 asistime në 24 ndeshje zyrtare, ndërsa në kampionat ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 13 gola.

Vendimi i tij për të qëndruar në Arabinë Saudite nuk ndikon vetëm Real Madridin, por edhe Atletico Madridin, duke reflektuar një realitet të ri ku fuqia ekonomike po largon gjithnjë e më shumë lojtarë në kulmin e karrierës nga futbolli evropian. /Telegrafi/

Enrique përjashton mundësinë e transferimit të yllit të Real Madridit

6 February 2026 at 09:35


Paris Saint-Germain ka hequr dorë nga mundësia e transferimit të Vinicius Junior gjatë verës, me kërkesë të drejtpërdrejtë të trajnerit Luis Enrique.

Klubi parisien ndodhet në një fazë ristrukturimi të thellë, ku prioritet ka ndërtimi i një grupi të balancuar dhe funksional.

Sipas burimeve pranë klubit, trajneri Enrique ka ndërhyrë personalisht për të ndalur çdo spekulim rreth afrimit të sulmuesit brazilian.

Luis Enrique synon një ekip të bashkuar, të disiplinuar taktikisht dhe me përkushtim maksimal kolektiv.

Edhe pse cilësitë sportive të Vinicius nuk vihen në dyshim, profili i tij nuk përputhet me vlerat që trajneri dëshiron të vendosë në skuadër.

Sjelljet e përsëritura brenda dhe jashtë fushës kanë ngritur pikëpyetje në stafin teknik.

Trajneri spanjoll i ka bërë të qartë drejtuesve se preferon stabilitetin e dhomës së zhveshjes ndaj afrimit të emrave mediatikë.

Ai druhet se një transferim i tillë mund të cenojë filozofinë e punës që tashmë ka nisur të japë rezultate.

Për PSG-në aktuale, funksionimi i ekipit pa “yje” të mëdhenj është dëshmi e një modeli më të qëndrueshëm.

Drejtoria sportive e klubit i jep peshë vendimtare mendimit të trajnerit dhe çdo lëvizje në afate kalimtare do të filtrohet sipas parimit të angazhimit kolektiv.

PSG synon profile që përshtaten me një lojë korale dhe me intensitet të lartë, ku inteligjenca emocionale është po aq e rëndësishme sa aftësitë sportive.

Për momentin, Vinicius mbetet jashtë planeve të menjëhershme të kampionëve të Francës. /Telegrafi/

Oferta e shkëmbimit që Real Madridi i bëri Chelseat për Fernandez

6 February 2026 at 09:07


Real Madridi ka nisur një operacion të rëndësishëm për të siguruar shërbimet e Enzo Fernandez gjatë verës, me synimin për të forcuar mesfushën.

Drejtuesit e klubit madrilen e shohin kampionin e botës si profil ideal për të freskuar “zonën e motorëve”, por përballen me vështirësi të mëdha financiare.

Chelsea ka vendosur një çmim prej rreth 120 milionë eurosh për yllin e saj, shifër që aktualisht konsiderohet shumë e lartë.

Kjo situatë e detyron Realin të eksplorojë alternativa kreative në negociata.

Duke qenë se planifikimi sportiv përfshin edhe afrimin e një mbrojtësi qendror të nivelit të lartë, buxheti për mesfushën është i kufizuar.

Për këtë arsye, në Valdebebas po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së Eduardo Camavinga si pjesë e marrëveshjes.

Propozimi jozyrtar që ka qarkulluar në Londër përfshin mesfushorin francez plus rreth 60 milionë euro.

Kjo formulë synon të ulë ndjeshëm shumën që duhet të paguajë klubi spanjoll.

Real Madridi vlerëson se zhvillimi i Camavingas nuk ka përmbushur plotësisht pritshmëritë e krijuara në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse ka treguar cilësi dhe potencial të lartë, mungesa e vazhdimësisë ka qenë një problem i dukshëm.

Për këtë arsye, klubi e sheh atë si një kartë të vlefshme negociuese për të realizuar transferimin e dëshiruar.

Megjithatë, nga ana e Chelseat, perceptimi për këtë shkëmbim është krejtësisht ndryshe.

Drejtuesit e klubit londinez e konsiderojnë ofertën aktuale të pamjaftueshme dhe nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga lojtari i tyre kyç pa një përfitim të madh financiar.

Ata kërkojnë një rritje të ndjeshme të shumës dhe nuk e shohin Camavingan si prioritet.

Ndërkohë, Enzo Fernandez thuhet se ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën e Real Madridit, i tërhequr nga projekti sportiv dhe historia e klubit.

Presioni i mundshëm nga lojtari mund të jetë faktor vendimtar për të zhbllokuar një situatë që për momentin mbetet e ngrirë. /Telegrafi/

Oferta e Juventusit për të rinovuar kontratën e Yildiz

4 February 2026 at 15:35


Juventus ka vendosur rinovimin e kontratës së Kenan Yildiz si një nga objektivat kryesorë të klubit.

Edhe pse sezoni është ende në zhvillim, drejtuesit bardhezinj po lëvizin herët për të shmangur që talenti turk të bëhet një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar të ardhshëm.

Yildiz shihet si një pjesë kyçe e projektit të ri sportiv në Torino.

Klubi i ka paraqitur lojtarit një ofertë ambicioze për zgjatjen e kontratës me pesë sezone të tjera, të shoqëruar me një rritje të ndjeshme page.

Propozimi parashikon një pagë rreth 6 milionë euro në sezon, çka do ta poziciononte Yildiz mes lojtarëve më të paguar të skuadrës, pavarësisht moshës së re.

Mesazhi i Juventusit është i qartë: ai konsiderohet yll i së tashmes dhe i së ardhmes.

Megjithatë, rrethi i afërt i lojtarit kërkon qetësi dhe kohë për të marrë një vendim.

Interesi nga klubet e Ligës Premier është konkret dhe serioz, me disa prej tyre të gatshme të ofrojnë kushte financiare shumë më të larta.

Po ashtu, edhe La Liga mbetet një opsion i mundshëm, ku disa klube të mëdha vlerësojnë profilin kreativ dhe potencialin e Yildiz.

Situata e vendos Kenan Yildiz në një pozicion force, ai ka besimin e Juventusit, minutazh dhe rol të rëndësishëm, por edhe një treg të gjerë alternativash.

Për lojtarin, vendimi nuk lidhet vetëm me pagën, por edhe me zhvillimin sportiv dhe stabilitetin.

Javët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e një prej talenteve më premtuese të futbollit evropian. /Telegrafi/

Vendimi i Hansi Flick në lidhje me Rashford

4 February 2026 at 13:20


Edhe pse sezoni është ende në zhvillim, drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë për planifikimin e afatit kalimtar veror.

Një nga vendimet kryesore që po analizohet është e ardhmja e Marcus Rashford, i cili ka treguar performanca premtuese gjatë huazimit nga Manchester United.

Trajneri Hansi Flick ka dhënë një vlerësim të qartë mbi rëndësinë e sulmuesit për projektin afatmesëm.

Rashford ka arritur të marrë protagonizëm në skuadër, duke ofruar alternativa në disa pozicione të sulmit.

Shpejtësia dhe aftësia e tij për të krijuar hapësira për shokët e skuadrës janë elementë të çmuar në strategjinë taktike të Barcelonës.

Përveç golave, ndikimi i tij në dinamika dhe rotacionin ofensiv vlerësohet lart nga stafi teknik.

Hansi Flick është promovuesi kryesor i vazhdimësisë së Rashford.

Trajneri gjerman beson se me një përgatitje të plotë para sezonit dhe adaptim më të madh në mjedisin e ri, sulmuesi mund të arrijë një nivel më të lartë performancash.

Përveç potencialit të tij sportiv, stafi vlerëson sjelljen profesionale dhe angazhimin e futbollistit në përditshmërinë e klubit.

Megjithatë, vendimi për blerjen përfundimtare të Rashford nuk është marrë ende, Barcelona duhet të marrë parasysh kufizimet financiare, por shuma e përcaktuar prej 35 milionë eurosh shihet si e përballueshme nëse performanca e lojtarit mbetet ose përmirësohet.

Klubi është optimist se statistikat dhe ndikimi i tij në fushë mund të rriten me më shumë vazhdimësi dhe mirëkuptim me shokët e skuadrës.

Në përfundim, linja e përgjithshme brenda klubit tregon se opinioni i trajnerit do të jetë vendimtar.

Nëse nuk ndodhin zhvillime të papritura, e ardhmja e Marcus Rashford duket e lidhur me ‘Camp Nou’ përtej sezonit aktual, duke e konfirmuar si një pjesë të rëndësishme të projektit sportiv të Barcelonës. /Telegrafi/

Man Utd refuzon ofertat e klubeve të Serie A për yllin e tyre

4 February 2026 at 12:44


Manchester United ka vendosur të mbajë mbrojtësin Harry Maguire, duke refuzuar interesin e disa klubeve italiane, edhe pse kontrata e tij po hyn në muajt e fundit.

Klubi anglez duket se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një nga lojtarët e tij më me përvojë në mbrojtje, sidomos pas formës së tij të përmirësuar nën drejtimin e përkohshëm të trajnerit Michael Carrick.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ofertat nga Serie A nuk kanë bindur United për të finalizuar një transferim, duke treguar se lojtari mbetet një pjesë kyçe e planeve të ekipit.

Maguire ka treguar rritje të besueshmërisë në fushë dhe është rikthyer në një formë që ka bindur trajnerin dhe stafit teknik.

Që nga ardhja e Carrick, Manchester United ka regjistruar rezultate të rëndësishme, duke përfshirë fitoret ndaj rivalëve kryesorë si Manchester City dhe Arsenal.

Këto rezultate kanë ndihmuar ekipin të ngjitet në tabelën e Ligës Premier dhe kanë rritur moralin brenda skuadrës.

Maguire ka qenë titullar në secilën nga ndeshjet e para nën drejtimin e Carrick, një shenjë e qartë e besimit të trajnerit në përvojën dhe lidershipin e tij në mbrojtje.

Vendimi i United për të mos shitur Maguire tregon qartë se klubi synon të mbajë një bërthamë të fortë lojtarësh me eksperiencë, ndërkohë që kërkon të konsolidojë pozitat e tij në Ligën Premier dhe të rikthehet në garën për vendet evropiane. /Telegrafi/

Garcia i zemëruar me Real Madridin: Përse u bllokua largimi në minutat e fundit?

4 February 2026 at 11:56


Fran Garcia është në kulmin e zemërimit dhe zhgënjimit pas vendimit të papritur të Real Madridit për ta ndaluar largimin e tij gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Lojtari, që tashmë e kishte menduar largimin, ka kaluar nga pritja e një transferimi në ndjenjën e të qenit “i bllokuar”, duke krijuar një tension të dukshëm brenda dhomës së zhveshjes.

Klubi madrilen kishte pothuajse të finalizuar marrëveshjen me Bournemouth, dhe lojtari ishte përgatitur për të thënë lamtumirë shokëve të skuadrës.

Por në çastet e fundit, drejtuesit e Real Madridit vendosën të bllokonin operacionin, duke lënë të gjithë, përfshirë klubin anglez, të habitur.

Një marrëveshje e dukshme e përfituar për të gjitha palët u shndërrua në një krizë të papritur.

Situata sportive e Garcias është gjithashtu e vështirë për t’u kuptuar: ai nuk hyn në planet e trajnerit Alvaro Arbeloa dhe ka kaluar javë të tëra pa minuta loje, duke qëndruar në stol apo jashtë listave të ndeshjeve.

Nga këndvështrimi i tij, largimi përfaqësonte një mundësi ideale për të rilindur karrierën në një ligë konkurruese dhe për të marrë kohë lojë të garantuar, diçka që nuk po e gjen në ‘Santiago Bernabeu’.

Vendimi i klubit ka krijuar jo vetëm një situatë të sikletshme për lojtarin, por edhe një konfuzion të madh te tifozët, të cilët nuk kuptojnë logjikën e mbajtjes së një futbollisti të pakategorizuar në skuadër.

Real Madrid, që zakonisht njihet për menaxhimin pragmatik të lojtarëve, duket se ka krijuar një konflikt të panevojshëm, duke rrezikuar klimën e brendshme të ekipit dhe imazhin e klubit.

Pa një zgjidhje të shpejtë, Fran Garcia do të vazhdojë të jetë një lojtar i pakënaqur, i bllokuar në një situatë që nuk e ka zgjedhur, ndërsa klubi duhet të menaxhojë me kujdes pasojat e këtij vendimi.

Ky rast lë pas pyetje të forta për planifikimin dhe koherencën e strategjisë së Real Madridit, dhe kërkon një ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur një krizë më të thellë. /Telegrafi/

Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Real Madridit

4 February 2026 at 10:08


Fillimi i epokës së Alvaro Arbeloas në stolin e Real Madridit ka qenë i mbushur me luhatje, si në fushë ashtu edhe brenda klubit.

Eliminimi nga Kupa e Mbretit ndaj Albacetes në ndeshjen e parë dhe dalja nga tetëshja më e mirë në Ligën e Kampionëve u panë si goditje të forta, por ndërkohë Arbeloa ka arritur të ngushtojë diferencën me Barcelonën në La Liga në vetëm një pikë, duke rikthyer disi shpresën në kampionat.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit besojnë se ndryshimi i trajnerit ka qenë i justifikuar, pasi atmosfera në dhomat e zhveshjes është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me periudhën e Xabi Alonsos.

Arbeloa ka tentuar të krijojë një raport më të afërt me lojtarët, edhe pse disa brenda ekipit mendojnë se kjo qasje ka shkuar përtej kufijve të zakonshëm profesionalë.

Megjithatë, disa zgjedhje të tij kanë shkaktuar habi dhe pakënaqësi.

Në humbjen 4-2 ndaj Benfikës, disa lojtarë u surprizuan nga fakti që Dani Ceballos nuk u aktivizua, ndërsa në fushë u hodh një talent i Castillës, Jorge Cestero.

Këto vendime nuk kaluan pa reagim dhe trajneri u vu në dijeni për pakënaqësitë, çka mund të shpjegojë aktivizimin e Ceballos në ndeshjen pasuese ndaj Rayo Vallecanos.

Gjithashtu, në dhomat e zhveshjes ekziston ndjesia se Arbeloa nuk ka sjellë ndryshime të mëdha taktike, ndryshe nga pritshmëritë që kishte skuadra.

Pas fitores 2-1 ndaj Rayos, konferenca për shtyp e trajnerit u vonua për shkak të një diskutimi të gjatë dhe të tensionuar me lojtarët, të cilët nuk ishin dakord me disa zëvendësime dhe zgjedhje strategjike.

Për momentin, Arbeloa shihet më shumë si një zgjidhje e përkohshme sesa si trajner afatgjatë i Real Madridit, me mundësinë që në verë të largohet.

Periudha e ardhshme pa ndeshje në mesjavë do të jetë vendimtare për të dhe për rikthimin e trajnerit të përgatitjes fizike, Antonio Pintus, nëse duan të konsolidojnë pozicionin e tyre dhe të bindin klubin për progres real në fushë. /Telegrafi/

Man Utd po përgatit 200 milionë euro për të përfunduar tri nënshkrime

4 February 2026 at 08:50


Manchester United po përgatit një rindërtim të thellë të skuadrës për sezonin e ardhshëm me synimin e qartë për të rikthyer titullin e Ligës Premier në Old Trafford.

Vera pritet të sjellë një revolucion të plotë, i mbështetur nga një plan financiar që arrin deri në 200 milionë euro.

Drejtuesit e klubit kërkojnë të ndërtojnë një ekip konkurrues që mund të sfidojë dominimin e Manchester City dhe Liverpool.

Në këtë kontekst, Michael Carrick shihet si një figurë kyçe pas paraqitjeve pozitive në rolin e trajnerit.

Strategjia e re e klubit bazohet në investimin te talentet e rinj britanikë, me qëllim rikthimin e identitetit tradicional të Manchester United.

Emra si Elliot Anderson, Lewis Hall dhe Alex Scott janë në krye të listës së objektivave për afatin kalimtar veror.

Klubi beson se afrimi i hershëm i këtyre lojtarëve do të shmangë rritjen e çmimeve në vitet në vijim.

Ky orientim shihet si themeli i një projekti afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Mesfusha konsiderohet prioritet absolut, veçanërisht për shkak të largimit të pritshëm të Casemiro në fund të kontratës së tij.

Elliot Anderson shihet si pasardhësi ideal dhe partneri i duhur për Kobbie Mainoo, falë energjisë dhe inteligjencës taktike.

Ndërkohë, Alex Scott ofron fleksibilitet të madh, duke qenë i aftë të luajë në disa role në mesfushë.

United synon ta forcojë këtë repart për të dominuar ndeshjet me intensitet të lartë.

Në mbrojtje, krahu i majtë mbetet një problem i vazhdueshëm për shkak të dëmtimeve të shpeshta, Lewis Hall është identifikuar si zgjidhja ideale, duke sjellë freski fizike dhe stabilitet.

Afrimi i tij do t’i lejonte Patrick Dorgu të avancojë më shumë në fazën ofensive, ndërsa konkurrenca me Luke Shaw do të rrisë nivelin e përgjithshëm.

Me këtë projekt ambicioz dhe investim të madh, Man Utd synon t’i japë fund një dekade pasigurie dhe të rikthehet në majën e futbollit anglez. /Telegrafi/

❌
❌