Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 February 2026Main stream

Janinë-Kakavijë/ Greqia ndërton autostradë me 6 korsi, 40% më lirë se Qukës-Qafë Plloca e Belindës –

By: 27
11 February 2026 at 14:58

Batërdia e plaçkitjes me veprat e mëdha publike, përveçse ne telefonat e sekuestruar nga SPAK, tashmë ka filluar të demaskohet edhe nga ndërtimet e fqinjëve. Greqia njoftoi zyrtarisht nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës moderne Janinë-Kakavija.

Kontrata për ndërtimin e rrugës 70 kilometër të gjatë, e cila do të ketë 2 korsi 3.75 metër plus një korsi emergjence 2.3 metër në çdo anë, u nënshkrua për një kosto totale prej 310 milionë euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Kjo do të thotë se një kilometër në autostradën Janinë-Kakavije do të kushtojë 4.4 milionë euro.

Janinë-Kakavijë, Greqia ndërton autostradë me 6 korsi 40%

Autostrada Janine-Kakavije me kosto 4.4 milione euro per km

Ndërkohë Shqipëria sapo inauguroi rrugën famëkeqe Qukës-Qafë Pllocë. Ky segment 43 kilometër i gjatë, që ka vetëm një korsi në secilën anë, u mbyll me një kosto prej 260 milionë eurosh. Pra mesatarisht mbi 6 milionë euro për kilometër katrorë.

Janinë-Kakavijë, Greqia ndërton autostradë me 6 korsi 40%

Rruga Qukes-Qafe Plloce me kosto 6 milione euro per km

Krahasimi mes dy rrugëve tregon se sa shtrenjtë i paguajnë veprat publike taksapaguesit shqiptarë. Në Greqi, një autostradë me 4 plus 2 korsi kushton 40 për qind më pak se sa një rrugë me 2 korsi në Shqipëri.

Megjithatë nuk mbaron me kaq. Qukës-Qafë Plloçë shfaqi dëmtime të rënda vetëm pak javë pas inaugurimit dhe do të marrë të tjera para nga buxheti i shtetit. Burime nga ministria e Infrastrukturës bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një tuneli për të stabilizuar një segment problematik të rrugës, që ka dalë totalisht jashtë funksionit, por momentalisht në sektorin e infrastrukturës nuk firmoset asgjë, pasi SPAK vuri nën akuzë ministren Belinda Balluku.

Por problemi i Qukës-Qafë Pllocë është aty dhe pavarësisht se kush do të jetë ministër i Infrastrukturës stabilizimi i rrugës do të kërkojë të tjera fonde të konsiderueshme, që do ta rrisin më tej koston e saj.

K krahasim tregon se sa e madhe është fatura e korrupsionit që qytetarët shqiptarë paguajnë çdo ditë për ndërtimin e veprave publike, të cilat madje shemben pa mbaruar mirë ahengu i inaugurimeve.

Athinë-Kakavijë në 4 orë e 30 minuta

Greqia nisi ndërtimin e autostradës së re Janinë-Kakavijë, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes kryeqytetit grek dhe kufirit shqiptar. Sipas pamjeve të transmetuara nga mediat greke, kompanitë ndërtuese kanë filluar punimet e para përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin dhe largimin e bimësisë, si dhe punimet fillestare të dheut.

Kontrata për projektin, me kosto 310 milionë euro (përfshirë TVSH-në), u nënshkrua në dhjetor 2024 dhe, siç deklaroi së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i Infrastrukturës, Dimitris Anagnopoulos, aksi rrugor do të përfundojë afërsisht për 4 vite e gjysmë.

Aksi rrugor “Janina – Kakavia” është 70 km i gjatë dhe është vazhdim i Autostradës Jonike nga Janina deri në kufirin greko-shqiptar në zonën e Kakavisë, duke kaluar nëpër prefekturën e Janinës. Konsiderohet si boshti vertikal më perëndimor i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e Rrjetit kryesor Trans-Evropian të Transportit të vendit. Projekti përfshin dy seksione:

1) Seksioni Janinë – Kalpaki: Ka një gjatësi totale prej 46.4 km me një shtrirje të re dhe gjashtë kalime në nivel (Kosmira, Asvestochori, Gramenochori, Pasaena, Zitsa dhe Karyo)

2) Seksioni Kalpaki – Kakavia. Përfshin 23.1 km dhe përfundon në stacionin kufitar të Kakavisë. Ka të bëjë me përmirësimin e rrugës ekzistuese.

Aksi rrugor është projektuar me një shpejtësi projektimi prej 100 km/orë dhe me një prerje tërthore që përfshin 2 korsi trafiku, 3.50 m dhe 3.75 m të gjera secila, dhe 1 korsi emergjence, 2.30 m të gjera, në secilin drejtim.

Ishulli qendror ka një gjerësi totale prej 3.15 m, duke përfshirë korsitë udhëzuese dhe barrierën e sigurisë dypalëshe (gjerësia totale e autostradës 22.25 m).

Autostrada do të lidhë Greqinë me Shqipërinë, e cila ka një volum të lartë trafiku, duke devijuar ngarkesat mbi-lokale nga Unaza e Janinës. Pasi të përfundojë, vlerësohet se udhëtimi nga Athina në kufirin shqiptar do të zgjasë afërsisht 4 orë e 30 minuta./Kapitali.al

Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola –

By: 27
11 February 2026 at 14:48

Fshati Gryksh i Madh në Peqin që prej ditësh është ‘mbërthyer’ nga dhimbja, ndërsa nesër do t’i jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në orën 13:00, ndërsa trupat e tyre do të prehen në varrezat e fshatit. Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç, do të prehen në tokën ku nisën jetën e tyre, në Gryksh të Madh, aty ku lanë kujtime, familjarë e miq përpara se të emigronin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Trupat e pajetë u kthyen në Shqipëri në mesjavë, menjëherë pasi në Itali përfunduan të gjitha analizat toksikologjike. Kthimi i tyre në atdhe u bë i mundur falë një solidariteti të jashtëzakonshëm të bashkatdhetarëve shqiptarë, të cilët, përmes donacioneve në një llogari “GoFundMe” të hapur nga Durim Kola, vëllai i të ndjerit Arti Kola, arritën të mblidhnin shumën prej 75 mijë eurosh. Kjo shumë mbuloi shpenzimet e transportit të trupave dhe organizimin e ceremonisë mortore.

Ngjarja tronditi jo vetëm komunitetin shqiptar në Itali, por edhe mbarë opinionin publik në Shqipëri. Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se shkaku i tragjedisë ishte rrjedhja e monoksidit të karbonit nga një kaldajë e re, e sapo instaluar nga pronari shqiptar i banesës. Prokuroria e Luccas vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së katër anëtarëve të së njëjtës familje.

Këtë të enjte, Gryksh i Madh do të bashkohet në dhimbje për t’i dhënë lamtumirën e fundit një familjeje që u nda nga jeta në mënyrë tragjike, por që do të prehet përgjithmonë në vendin e saj. Në heshtjen e rëndë të varrezave të fshatit, mes lotëve dhe lutjeve, katër arkëmortet do të përcillen me nderime, ndërsa komuniteti do të përqafojë njëri-tjetrin në një dhimbje të përbashkët që kapërcen kufijtë.

Rregulla të reja për azilin, Bashkimi Europian e vendos Kosovën në listën e vendeve të sigurta –

By: 27
11 February 2026 at 14:38

Parlamenti Europian ka miratuar ndryshime të rëndësishme në sistemin e përbashkët të azilit, ndër të cilat edhe krijimi i një liste unike të BE-së për vendet e origjinës që konsiderohen të sigurta.

Në listë është përfshirë edhe Kosova, krahas vendeve si Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia. Sipas rregullave të reja, këto shtete do të trajtohen si vende të sigurta për qytetarët e tyre që paraqesin kërkesë për azil në BE.

Prezumimi i sigurisë supozon se azilkërkuesi nuk ka nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Në një rast të tillë, ka procedurë të përshpejtuar për kërkesat e azilit që shpesh refuzohen si “qartazi të pabaza”.

Nga ana tjetër, barra e provës i kalon azilkërkuesit që duhet të tregojë se, pavarësisht klasifikimit të vendit të origjinës, në rastin e tij ekziston një frikë e bazuar për persekutim ose rrezik real për dëmtim serioz nëse kthehet në atdhe. Po ashtu, vendet kandidate për anëtarësim në BE do të konsiderohen në parim si vende të sigurta origjine, përveç rasteve kur rrethana specifike tregojnë të kundërtën.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi pas miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së dhe pritet të zbatohen nga qershori i vitit 2026, si pjesë e reformës më të gjerë të politikave europiane për emigracionin dhe azilin.

Kërkesë padia e Veliajt për prokurorin Ols Dado, ja kur do të mbahet seanca përgatitore –

By: 27
11 February 2026 at 14:22

Gjykata Administrative do të zhvillojë më 3 prill seancën përgatitore lidhur me kërkes padinë e Erion Veliajt për prokurorin Ols Dado.

Kryebashkiaku pretendon se Dado është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin pasi nuk plotësonte kriteret ligjore në atë kohë.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu, i cili pak kohë më parë u targetua nga kryeministri Edi Rama.

Arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.

“Kemi bërë konfiskime dhe do të vazhdojmë të bëjmë, pavarësisht se rrugës na del edhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merr masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje…,” shkroi Rama në atë kohë.

Gjyqtari Hazbi Balliu tha se ndryshe nga sa pretendonte kryeministri, vendimi i tij nuk hiqte konfiskimin mbi godinën, por pezullonte tjetërsimin e saj.

“Vendimi është një sigurim padie, përndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronarëve të kontestojnë në rrugë gjyqësore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara,” tha ai.

Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia –

By: 27
11 February 2026 at 14:08

Derbi i shumëpritur i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet me një orar të ri. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka bërë me dije se ndeshja e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë në orën 16:30.

Takimi do të luhet të dielën, në stadiumin “Air Albania”, në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendjen e madhe të tifozëve, si gjithmonë kur përballen dy rivalët historikë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, duke bërë që derbi të spostohet në këtë fashë të re orare.

Mësohet se ky ndryshim është bërë për shkak të Vllaznisë.

Siç dihet klubi shkodran do të festojë ditën e dielë 107 vjetorin e themelimit. Kuqeblutë ishin parashikuar të luanin ditën e dielë ndaj Elbasanit në “Loro Boriçi” në orën 16:30, por pas kërkesës së shkodranëve kjo sfidë u vendos të luhej në orën 19:30, pasi do të mbahet një ceremoni festimev për ditën e themelimit të klubit.

Për shkak të përplasjeve në orar mes këtyre sfidave, tashmë është spostuar derbi dhe do të luhet në orën 16:30, ditën e dielë në “Air Albania”, duel ky i vlefshëm për javën e 24-të të kampionatit.

Partizani dhe Tirana vijnë në këtë përballje me objektiva të qartë në kampionat, ndërsa derbi shpeshherë ka treguar se renditja dhe forma momentale kanë pak rëndësi kur bëhet fjalë për një ndeshje me kaq rivalitet dhe histori. Atmosfera në “Air Albania” pritet të jetë elektrizuese, me një stadium që mund të mbushet plot për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj –

By: 27
11 February 2026 at 13:52

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj duke lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të tij.

Kolegji Penal vendosi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në 15 korrik të vitit 2024.

Shkalla e dytë e gjyqësorit kaloi në favor të shtetit një sipërfaqe toke prej 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë-Vlorë si dhe 6 pasuri të paluajtshme në Ishull Shëngjin -Lezhë.

Në mesin e pasurive të konfiskuara janë edhe dy bodrume me sipërrfaqe 16 m2 dhe 15 m2, njësi me sipërfaqe 218 m2 dhe tre apartamente me sipërfaqe rreth 60 m2 , 67 m2 dhe 51 m2.

Pasuritë e konfiskuara rezultuan të pa justifikuara nga ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë.

Në qershor 2025 Apeli dënoi me 100 orë punë publike Zenelajn, duke ndryshuar vendimin e GJKKO që vendosi dënimin e tij me 6 muaj burg për veprën penale “deklarim i rremë i pasurisë”.

 

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

By: 27
11 February 2026 at 13:26

Një peticion online ka nisur të qarkullojë duke i bërë thirrje UNESCO-s që plisi shqiptar të njihet zyrtarisht si pasuri kulturore dhe të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Sipas nismëtarëve, njohja ndërkombëtare e plisit do të ndihmonte jo vetëm në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore te brezat e ardhshëm, por edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat shqiptare në arenën globale.

Peticioni u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen me nënshkrimin e tyre, në mënyrë që kërkesa për njohjen e plisit nga UNESCO të marrë mbështetje sa më të gjerë dhe të kontribuojë në mbrojtjen e kësaj trashëgimie për shqiptarët dhe për komunitetin global.

Plisi është mbajtur nga shqiptarët për shekuj me radhë dhe mbart një rëndësi të madhe kulturore për ne. Ai mishëron traditat tona dhe lidh çdo brez të ri me paraardhësit e tyre, duke forcuar më tej unitetin dhe krenarinë tonë kombëtare. Në një epokë ku globalizimi shpesh i lë në hije identitetet unike kulturore, është thelbësore që të ndërmarrim hapa për të ruajtur dhe promovuar simbolet tona.

*Linku i peticionit: https://www.change.org/p/list-the-albanian-plis-in-unesco

 

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

By: 27
11 February 2026 at 13:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve.

Sipas tij, protesta e 10 shkurtit do të shënohet në analet e historisë si përpjekje e shqiptarëve për të rikthyer demokracinë dhe dinjitetin.

Berisha tregoi prapaskenat sipas tij të qeverisë që kishte përgatitur një skenar gjakderdhje, prandaj edhe në krye të policisë kishte vendosur Sokol Bizhgën, që Berisha e konsideron një kriminel.

“Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë. Katër prej tyre u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës”, deklaroi kreu i PD gjatë konferencës për shtyp.

“Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen e tyre paqësore, i zbardhën faqen Shqipërisë, shënuan një kapitull të ri në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës.

Pas 20 shkurtit të vitit 1991, 10 shkurti i vitit 2026 do të shënohet në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor si ngjarja më e rëndësishme.

Si faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore të shqiptarëve për çlirimin nga diktatura autoritare e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Një mirënjohje dhe nderim të pakufishëm atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që dje me protestën e tyre, kryengritjen e tyre paqësore, rikthyen shpresën, rikthyen besimin e shqiptarëve në triumfin e tyre, në fitoren e tyre mbi narkoshtetin.

Shqipëria është tjetër sot, nuk është më kurrë ajo e një dite më parë.

Dhe kjo është merita e madhe e njerëzve të sakrificës, e njerëzve të idealeve, e njerëzve të gatshëm të përballen për të mbrojtur vlerat më të çmuara të njeriut.

Detyrimi ndaj tyre është i pakufishëm.

Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt.

Se Edi Rama është një kufomë politike e pakallur.

Se regjimi i tij kundërmon në Shqipëri dhe në Europë dhe duhet hedhur sa më parë.

Por në qoftë se kjo ishte madhështia e qytetarëve, revoltës së tyre, kryengritjes së tyre paqësore, i shëmtuar, antiligjor ishte reagimi i narkoqeverisë, i organizatës kriminale me në krye Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë. Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh.

Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi Sokol Bizhga, njeriun që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me të. Dhe ky shpëtoi, kurse atë e dogjën të gjallë banditët në rrugën Sarandë-Gjirokastër. Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë që meriton të gjitha dënimet për tradhtinë e tij. Dhe ky kriminel është sot në pozitat më të larta në policinë e Edi Ramës.

Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Jo. Ilir Tufi, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë.

Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse. Tjetër, Luan Lleshi i goditur edhe ai pa asnjë motiv. Demë Dollapi, i goditur edhe ai në kokë. Me plagë. Dhe një zonjë. Pra, janë katër protestues të plagosur, të qëlluar tre prej tyre në kokë, me qëllim eliminimin fizik të tyre,” tha Berisha

Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

By: 27
11 February 2026 at 12:48

Pas protestës së mbajtur një natë më parë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë ku kërkohej largimi i Edi Ramës pas skandaleve që përfshinë qeverinë, ka reaguar me nota kërcënuese edhe ministrja Albana Koçiu.

Pasi kryeministria u ndez nga flakët e zjarri nga qytetarët që hodhën mjete piroteknike drejt godinës në shenjë revolte, Koçiu, pas ‘urdhërit’ që i ka dhënë lideri, tha me një gjuhë të ashpër se autorët do ti dënojë maksimalisht.

Më tej, Koçiu e ka quajtur kreun e PD, Sali Berishën, një dhunues përsëritës.

Deklarata e plotë:

Përpjekja e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet, e për më tepër duke përdorur të miturit për të hedhur molotovë apo sende të forta mbi punonjësit e Policisë, që të mos ndiqen penalisht autorët e vërtetë, është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm.

Keqpërdorimi i të miturve për të kryer akte dhune është vepër penale, por është gjithashtu një shkelje e rëndë morale. E këtu një rol të posaçëm mund dhe duhet të luajnë institucionet, shoqëria civile dhe vetë familja, për t’i mbrojtur këta ta mitur nga përdorimi dhe instrumentalizimi me qëllime të errëta të politikës kriminale.

Është pikërisht kjo arsyeja, përse protestat e Partisë Demokratike janë braktisur masivisht nga qytetarët. Duke përfunduar tek një grusht militantësh, apo elementë të paguar për të krijuar skenarë imagjinarë të një revolte popullore. Kjo është e papranueshme.

E drejta për të protestuar, nuk është e drejtë për të dhunuar, për të shkatërruar, apo aq më pak, për të tentuar gjymtimin apo vrasjen e efektivëve të Policisë.

Ndaj, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk do të qëndrojnë duarkryq. Autorët e këtyre akteve barbare do të ndëshkohen maksimalisht, sipas ligjit.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë, t’i trajtojnë me përgjegjësinë maksimale dhe ligjore këto sulme barbare ndaj uniformës, pas të cilave qëndrojnë padyshim urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës; një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues.

Personat përgjegjës, duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë mburojë politike mbi kokën e tyre. Kush tenton të vrasë policin, kush tenton të djegë institucionet, nuk merr as çmimin si terroristi më i mirë, as mirënjohjen e partisë së tij, por shkon në burg dhe merr ndëshkimin e parashikuar nga ligji.

Sot, solidaritet maksimal për të gjithë punonjësit e policisë të plagosur, si dhe për të gjithë kolegët e tyre, që edhe një herë më shumë kryen me profesionalizëm detyrën, duke mos rënë pre e një strategjie të qartë terrori, përmes provokimit të përsëritur dhunës e të gjakderdhjes.

Vetëpërmbajtja e forcave të rendit, në kushtet më ekstreme, është një garanci e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e ndershëm, që pavarësisht bindjeve të tyre politike, janë të bashkuar në dëshirën për të mos parë dhunë e aq më pak, ripërsëritjen e ngjarjeve të mbrapshta përpara syve të tyre.

Nuk ka asnjë tërheqje përballë akteve kriminale, të një minorance të dhunshme me maska, që fshehin fytyrën, por nuk mbulojnë dot qëllimin e tyre.

Do të jemi përherë në krah të punonjësve me uniformë, gazetarëve dhe njerëzve të medias në krye të detyrës, dhe të gjithë atyre, që e ushtrojnë të drejtën kushtetuese të tubimit, në respekt të ligjit dhe bashkëjetesës në një shoqëri demokratike.

 

NATO nis aktivitetin Arctic Sentry për forcimin e pranisë në Arktik dhe Veriun e Largët

11 February 2026 at 14:57

Komanda e Operacioneve Aleate (ACO), që menaxhon planifikimin dhe realizimin e stërvitjeve, aktiviteteve dhe operacioneve të NATO-s, ka nisur sot aktivitetin Arctic Sentry. Ky aktivitet i shumëanshëm ka për qëllim të forcojë praninë e NATO-s në Arktik dhe në Veriun e Largët, duke e zgjeruar vazhdimisht praninë e Aleancës në këtë rajon.

“Arctic Sentry thekson përkushtimin e Aleancës për të mbrojtur anëtarët e saj dhe për të ruajtur stabilitetin në një nga rajonet më strategjike dhe më sfiduese nga pikëpamja mjedisore në botë”, deklaroi Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus G. Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë.

“Ai do të vërë në dispozicion të gjithë fuqinë e NATO-s për të mbrojtur territorin tonë dhe për të siguruar që Arktiku dhe Veriu i Largët të mbeten të qeta dhe të sigurta”, shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen në kuadër të rritjes së fokusit të NATO-s mbi sigurinë në Arktik dhe pas takimit të zhvilluar muajin e kaluar në Davos të Zvicrës mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Gjatë këtij takimi, të dy liderët ranë dakord se Aleanca duhet të marrë kolektivisht më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e rajonit, në dritën e aktivitetit ushtarak të shtuar të Rusisë dhe interesit në rritje të Kinës në këtë zonë.

Përgatitjet për Arctic Sentry u ofruan planifikuesve të NATO-s një pasqyrë të plotë mbi aktivitetet e vendeve aleate në Arktik dhe në Veriun e Largët. Në vijim, Komanda Aleate e Operacioneve (ACO) do ta përdorë Arctic Sentry për të bashkërenduar këto përpjekje në një qasje të integruar operacionale ndaj rritjes së aktiviteteve të Aleatëve, duke forcuar kështu praninë e NATO-s në rajon, njofton Selia e Komandës Supreme të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE).

Këto aktivitete përfshijnë, ndër të tjera, Arctic Endurance të Danimarkës – një seri stërvitjesh shumë-domainëshe të hartuara për të rritur aftësinë e Aleatëve për të vepruar në rajon – si dhe stërvitjen e ardhshme Cold Response të Norvegjisë, ku trupa nga e gjithë Aleanca kanë nisur tashmë të mbërrijnë.

Arctic Sentry do të drejtohet nga Komanda e Forcës së Përbashkët në Norfolk (JFC Norfolk), komanda më e re e forcave të përbashkëta të Aleancës, zona e përgjegjësisë së së cilës, që nga dhjetori, përfshin tashmë të gjithë këtë rajon.

“Sa u përket komandave të forcave të përbashkëta të NATO-s, Norfolk shërben si ura lidhëse mes Amerikës së Veriut dhe Evropës, duke mbrojtur qasjet strategjike ndërmjet dy kontinenteve dhe më gjerë”, deklaroi Grynkewich, i cili një ditë më parë u informua mbi planifikimin e Arctic Sentry nga komanda e forcës së përbashkët atje.

ACO dhe JFC Norfolk do të bashkëpunojnë me Komandën Aleate për Transformim, si dhe do të koordinojnë aktivitetet me Komandën e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), një strukturë e përbashkët e SHBA-së dhe Kanadasë, si edhe me Komandën Veriore të SHBA-së (USNORTHCOM) dhe Komandën Evropiane të SHBA-së (USEUCOM).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NATO nis aktivitetin Arctic Sentry për forcimin e pranisë në Arktik dhe Veriun e Largët appeared first on Sinjali.

Dukagjini kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

11 February 2026 at 14:55

Skuadra e Dukagjinit ka fituar duelin ndaj Prishtinës së Re në Kupën e Kosovës në futboll.

Dukagjini triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj ekipit nga Hajvalia, për të kaluar tutje në garat e Kupës.

Golin e vetëm dhe të fitores për Dukagjinin e realizoi Hekuran Berisha në minutën e 58’të. Berisha realizoi në rikthimin e tij në klub, me një goditje me kokë – pas harkimit të Albion Pllanës.

Pas Llapit e Ferizajt, Dukagjini është skuadra e tretë që kualifikohet tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Sonte në orën 18:00 luhet ndeshja tjetër Prishtina – Ballkani, në 1/8 e Kupës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dukagjini kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës appeared first on Sinjali.

Ndalohet peshkimi në lumenjtë e Klinës deri në mars 2027 për ruajtjen e peshkut

11 February 2026 at 14:52

Shoqata e Peshkatarëve Rekreativë Sportivë “Ujëvarat e Mirushës” në Klinë, në bashkëpunim me Federatën e Peshkimit të Kosovës, ka vendosur të ndalojë përkohësisht peshkimin në disa zona të lumenjve në territorin e komunës së Klinës.

Në konfirmim për Gazetën Sinjali, shoqata ka bërë të ditur se nga data 1 shkurt 2026 deri më 1 mars 2027, peshkimi do të ndalohet në një pjesë të lumit Drini i Bardhë dhe në lumin Klina.

Pjesa ku do të aplikohet ndalesa përfshin lumin Klina nga Restoranti “Lumi” deri në pikën e bashkimit me Drinin e Bardhë. Po ashtu, ndalesa do të prekë gjithashtu lumin Drini i Bardhë nga Ura e Haxhisë deri te bazeni i peshqve pranë hekurudhës.

Shoqata ka njoftuar se do të vendosen shenja paralajmëruese në këto zona dhe do të krijohet një rezervat njëvjeçar për mbrojtjen dhe shtimin e fondit të peshkut. Peshkatarët që nuk do të respektojnë këtë vendim do të përballen me gjoba.

Peshkatarët me leje do të gjobiten me 200 euro, ata pa leje me 400 euro, ndërsa përdoruesit e rrjeteve ose metodave të ndaluara do të gjobiten me 500 euro dhe do të bëhet kallëzim në organet përkatëse.

Tutje, shoqata ka bërë thirrje për mbështetje të kësaj nisme nga peshkatarët sportivë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lumenjve dhe mbrojtjes së peshkut nga keqpërdorimi. Po ashtu, është bërë e ditur se iniciativa të ngjashme do të ndërmerren edhe në pjesë të tjera të lumenjve në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndalohet peshkimi në lumenjtë e Klinës deri në mars 2027 për ruajtjen e peshkut appeared first on Sinjali.

Naim Murseli pranon se ka gënjyer kur ka thënë se ‘Liridona e ka tradhtuar’: S’kam qenë i sinqertë

11 February 2026 at 14:44

Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon të sjellë zhvillime të reja, ndërsa i akuzuari Naim Murseli është duke u intervistuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjatë intervistimit, Murseli ka pranuar për herë të parë se nuk ka qenë i sinqertë në deklarimet e tij të para lidhur me raportin me bashkëshorten, shkruan Insajderi.

Sipas tij, deklarimet e mëhershme, ku kishte përmendur çështjen e tradhtisë nga Liridona, nuk kanë qenë të vërteta dhe janë bërë nën presion.

“Për shkak të presionit të policisë nuk kam qenë i sinqertë gjatë deklaratës. Kam improvizuar në pjesën ku kam thënë se Liridona më ka tradhtuar,” ka deklaruar Murseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Naim Murseli pranon se ka gënjyer kur ka thënë se ‘Liridona e ka tradhtuar’: S’kam qenë i sinqertë appeared first on Sinjali.

Kishte fshehur armën, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

11 February 2026 at 14:41

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi kishte fshehur pistoletën, në papafingon e banesës së tij, arrestohet 28-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe celulari i të arrestuarit.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28  vjeç, banues në fshatin Pezë e Vogël, shkruan Abcnews.al.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet e fshehur në papafingo, 1 armë zjarri pistoletë që mbahej pa leje, nga i arrestuari”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kishte fshehur armën, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë appeared first on Sinjali.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë drita e syve tanë, s’kemi jetë pa ta

11 February 2026 at 14:40

Këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu, ka thënë se secili duhet të dalë në protestën e 17 shkurtit në përkrahje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

Fejzullahu ka thënë se ka menduar se dikush po tallet, kur ka dëgjuar se po kërkohen për secilin 45 vjet burg.

“A thu ka diku njeri në botë këtë protestë me datën 17, kjo nuk diskutohet, të mos dalësh të protestosh për çlirimtarët, për ata që e kanë dhënë jetën për këtë liri që e kemi. Është diçka e pa imagjinuar. E di që ku rreh zemra shqip e çdo shqiptar, e di që dalin”, tha Fejzullahu.

Ai tha se është tmerruar kur ka kuptuar se Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite për secilin nga ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Po gjykohen në Hagë, dhe kur e dëgjova që 45 vite, thash sigurisht është ndonjë lojë, sinqerisht, se është e pamundur, ose thash për të katërt 45 vite, por prap shumë. Por pastaj e pashë çka shkruante dhe tmerrova disi, se ata janë drita e syve tanë, ata janë dielli që nga ngrohë qe sa vite prej se kemi liri, ata janë sikur uji, dielli, që s’kemi jetë pa ta”, ka thënë Fejzullahu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë drita e syve tanë, s’kemi jetë pa ta appeared first on Sinjali.

Parlamenti Evropian miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

11 February 2026 at 14:30

Parlamenti Evropian ka miratuar një nga paketat më të mëdha financiare për Ukrainën, në një kohë kur mbështetja për sektorin e mbrojtjes dhe stabilitetin buxhetor të këtij shteti mbetet thelbësore për përballimin e pasojave të luftës.

Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan propozimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh për periudhën 2026-27. Vendimi u votua me 458 vota pro, ndërsa 140 ligjvënës votuan kundër dhe 44 abstenuan.

Sipas detajeve të planit, kredia përbëhet nga 60 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe 30 miliardë euro mbështetje buxhetore, të financuara përmes huamarrjes së Bashkimit Evropian.

Votimi ishte planifikuar fillimisht për një seancë të posaçme plenare të thirrur më 24 shkurt, në shënim të përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, por seanca u shty dhe vendimi u mor më 11 shkurt.

Procesi për këtë kredi kishte nisur më herët. Më 19 dhjetor, samiti i Bashkimit Evropian miratoi një vendim për një kredi të përbashkët prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, që synon të mbulojë dy të tretat e nevojave të këtij shteti në periudhën 2026-27, si në sektorin buxhetor ashtu edhe në atë të mbrojtjes.

Ndërkohë, më 4 shkurt, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ranë dakord për mekanizmat e zbatimit të kësaj kredie, duke përfshirë edhe mundësinë që në financim të marrin pjesë vende të treta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parlamenti Evropian miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën appeared first on Sinjali.

Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri-Kosovë-Kroaci

11 February 2026 at 14:24

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë ndërmarrë një hap tjetër në kuadër të marrëveshjes trilaterale në fushën e mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se shefat e shtabeve të tre vendeve kanë zhvilluar një takim të përbashkët, ku është theksuar bashkëpunimi ushtarak, ndërveprueshmëria dhe gatishmëria operacionale.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ku shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët.

Më shumë bashkëpunim ushtarak

Më shumë ndërveprueshmëri

Më shumë gatishmëri operacionale

Fokus në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.

Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike”, shkruan Vengu në ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri-Kosovë-Kroaci appeared first on Sinjali.

Mbrojtja kundërshton pretendimin se Thaçi synonte marrjen nën kontroll të Kosovës

11 February 2026 at 14:16

Avokatja Tavakoli tha se Thaçi në cilësinë e kryeministrit në Qeverinë e përkoshme nuk kishte pushtet të vërtet.

“Ai nuk mundte të nënshkruante asnjë angazhim domethënës për kosovarët në rolin e tij si kryeministër”, tha ajo, duke kujtuar dëshminë e ish-diplomatit britanik, John Stewart Duncan se Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen për çarmatosje e UÇK-së si kryeministër i Qeverisë së përkohshme.

“Kryeministër ishte një titull, nuk ishte shtysë përmes së cilës Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale [term që ZPS-ja përdor në aktakuzë për t’iu referuar të akuzuarve dhe disa ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së] mund të jetësohej”, tha ajo.

Tavakoli tha se fillimisht, në ditët e para të UNMIK-ut, Thaçi kishte konkurruar me këtë institucion për pushtet, por më pas e pranoi autoritetin e kësaj administrate dhe bashkëpunoi me të.

Ajo ngriti pyetjen se si Thaçi synonte të merrte nën kontroll Kosovën, kur ai ishte pajtuar për çarmatosjen e UÇK-së, pranoi të bashkëpunonte me UNMIK-un, kishte pranuar humbjen në zgjedhje pasluftës deri më 2007, kur i fitoi ato.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbrojtja kundërshton pretendimin se Thaçi synonte marrjen nën kontroll të Kosovës appeared first on Sinjali.

Më 16 shkurt orët e para të mësimit në Prishtinë i kushtohen UÇK-së

11 February 2026 at 14:01

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se më 16 shkurt ora e parë mësimore në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njoftimin Rama e bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se si komunë e kanë obligim institucional dhe moral të kultivojnë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet e vendit.

“Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”, ka shkruar ai.

Kjo kërkesë iu drejtua Ramës këtë të mërkurë nga asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Kryeqytet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Më 16 shkurt orët e para të mësimit në Prishtinë i kushtohen UÇK-së appeared first on Sinjali.

Shqipëria debuton në Lojërat Olimpike “Milano Cortina 2026” me Denni Xhepën

11 February 2026 at 15:00

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ Shqipëria shënoi sot debutimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”. Skiatori Denni Xhepa u rendit në vendin e 34-t nga 42 garues në disiplinën e Super G. Skiatori shqiptar përfundoi garën me kohën 1:31.72.

Podiumi u dominua nga Zvicra, ku Franjo von Allmen siguroi medaljen e artë, e treta për të në këtë Olimpiadë, ndërsa vendin e dytë e zuri Ryan Cochran-Siegle i SHBA-së. Medalja e bronztë shkoi për Marco Odermatt, po nga Zvicra.

23-vjeçari Denni Xhepa bëhet shqiptari i parë që përfaqëson ngjyrat kuqezi në një garë shpejtësie në Olimpiadën Dimërore. Katër vite më parë, në Lojërat e Pekinit, ai u rendit i 28-ti, por jo në disiplinën e Super-G.

Xhepa do ketë edhe dy gara të tjera në Lojërat Olimpike Dimërore, pasi më 14 shkurt do garojë në disiplinën e Slalomit Gjigant në orën 11:30 në Bormio. Gjithashtu ai do e mbyllë garimin në Olimpiadë më 16 shkurt në disiplinën e Slalomit, garë e cila do të fillojë në orën 10:00 në pistën e Bormios.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që vendi ynë përfaqësohet nga katër sportistë në një Olimpiadë Dimërore. Skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti janë sportistët e Shqipërisë në “Milano Cortina 2026”.

/m.q/j.p/

The post Shqipëria debuton në Lojërat Olimpike “Milano Cortina 2026” me Denni Xhepën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌