Rama në Knesset: Paqe me palestinezët/ Mesazhi i fortë i kryeministrit në parlamentin izraelit: Dy kombet së bashku
Për herë të parë, kryeministri Edi Rama, iu drejtua parlamentit izraelit në një fjalim historik, nderi më i lartë që i Kneseti u rezervon një numri të kufizuar udhëheqësish, përfshire presidentin amerikan Donald Trump.
Përpara deputeteve, Rama bëri thirrje për paqe mes izraeliteve dhe palestinezeve, si e vetmja mënyrë për të garantuar prosperitetin e rajonit.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen.”, u shpreh Rama.
Nga Kneseti, Rama nuk e fshehu krenarinë për marrëdhëniet që Shqipëria ka ndërtuar jo vetëm me Izraelin por dhe me Turqinë dhe vendet arabe.
“Vërtetë shpresoj që marrëveshja e Abrahamit të vijojë dhe që ndoshta duke parë nga e shkuara e gjatë, me sytë drejt të ardhmes ky rajon do kuptojë se paqja mund të ngrijë të gjitha vendet në mrekulli. Shqipëria nuk do ishte më e bekuar se të numëronte Izraelin dhe vendet arabe mes miqve të afërt, dhe Turqinë gjithashtu meqë ra fjala. Ne mbajmë këto marrëdhënie për të qenë pjesë së bashku me vëllezërit tanë turq dhe të tjerët në një stabilizim të ardhshëm”, tha kryeministri Rama.
Shefi i qeverisë nënvizoi rëndësinë e stabilitetit në Rripin e Gazës ndaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vij këtu pasi Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e Gazës dhe rajonin”, nënvizoi ai.
Ndërsa risolli në vëmendje përpjekjet e popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve, Rama, ndau detaje nga sakrificat dhe risku që vendi ynë mori për të strehuar hebrenjtë gjate Luftës së Dytë Botërore.
“Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan njerëzit e tyre, shqiptarët thanë se mund t’u merrnin floririn, por hebrenjtë nuk i nxirrnim. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria”, shtoi Rama.
Ndërsa nënvizoi se Shqipëria është i vetmi vend ne Europë që ka miratuar një ligj antisemitizimin.
“Autoritetet shqiptare i dorëzuan hebrenjtë në siguri. Gjyshërit tanë, mbajtën një pjesë të Europës njerëzore, aty ku njerëzimi po humbiste ditë pas ditë. Pra nëse duam të qëndrojmë me peshën e dhuratës së jetës dhe ta vlerësojmë që fëmijët tanë të mos vuajnë nesër. Për këtë arsye Shqipëria, është i pari vend që kaloi legjislacion të ri kundër antisemitizmit”, shtoi kryeministri Rama.
/abcnews..al/