Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Mbeti i plagosur në Lezhë/ Ky është 30-vjeçari Sokol Daci, është transportuar në Spitalin e Traumës

By: V K
2 February 2026 at 08:48

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Sokol Daci, i cili një ditë më parë mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave në Rrilë të Lezhës.

Sipas informacioneve, i riu ndodhet në gjendje stabel. Mësohet se 30-vjeçari ka tre plagë, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda një berberhane në pronësitë e 30-vjeçarit Daci.

Po ashtu, bëhet e ditur se kur ndodhi ngjarja, brenda ishin disa persona, mes tyre edhe një efektiv policie dhe një anëtar i fisit Nikulaj. Polici në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk i ka parë autorët.

Pas ngjarjes autori/ autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Mbeti i plagosur në Lezhë/ Ky është 30-vjeçari Sokol Daci, është transportuar në Spitalin e Traumës appeared first on Albeu.com.

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

By: V K
2 February 2026 at 08:11

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.

Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë.

Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova (8033 USD për frymë). Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.

Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi (14.9 mijë), që për shumë vjet kishte mbajtur kryesimin.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Europës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian (46,804 USD).

Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.

Në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, që matet në dollarë ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet pas Maqedonisë së Veriut, në një tregues se paraja në vend ka më pak vlerë se në shtetin fqinjë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës, ndonëse të ardhurat janë më të larta.

Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.

Ky tregues, i prodhimit të brendshëm për frymë (PBB) sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tregon sa prodhim ekonomik i takon mesatarisht çdo banori në një vend, duke marrë parasysh edhe sa shtrenjtë apo lirë janë mallrat dhe shërbimet aty.

Ndryshe nga PBB-ja për frymë e llogaritur vetëm me kurs këmbimi, PPP korrigjon për diferencat e çmimeve mes vendeve, duke e kthyer të ardhurën në atë që quhet “dollar ndërkombëtar”, që përfaqëson të njëjtën fuqi blerëse kudo.

Me fjalë të thjeshta, ky tregues tregon jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mund të blejë realisht një person me ato para në vendin e vet, ndaj përdoret për të krahasuar standardin e jetesës mes vendeve./Monitor

The post FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës appeared first on Albeu.com.

Plagosja në Lezhë, i pranishëm në berberhane edhe një polic, zbardhet dëshmia

By: V K
2 February 2026 at 07:56

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kthesën e Rrilës në Lezhë. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se në vendin ku u plagos 30-vjeçari Sokol Daci, ka qenë dhe një polic, i cili ka deklaruar se nuk i ka parë autorët të cilët kanë qëlluar drejt berberhanes.

Dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një pjesëtar i familjes Nikulaj, por nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja e 30-vjeçarit. Autori/autorët mbeten ende të pa identifikuar, por policia bën me dije se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Plagosja në Lezhë, i pranishëm në berberhane edhe një polic, zbardhet dëshmia appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 2 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
2 February 2026 at 07:48

Sot, 2 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa në shitje me 60.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 2 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 2 Shkurt 2026

By: V K
2 February 2026 at 07:35

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në Jug të vendit.

Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal. Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore.

Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve.

Në lartësinë mbi 900-1000 metër në Veri-Verilindje-juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga Verilindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10m/s.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.

The post Reshje shiu dhe dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 2 Shkurt 2026 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 1 February 2026Main stream

Shembja e gurëve në Kthesën e Dragostunjës/ Flet qytetari: Isha vetëm 100 metra larg, më sinjalizoi dikush me drita

By: V K
1 February 2026 at 15:53

Ditën e sotme, dëshmi tronditëse kanë ardhur nga Kthesat e Dragostunjës, aty ku një rrëshqitje dherash ka paralizuar totalisht juglindjen dhe bllokuar kalimin në të dy anët e rrugës.

Një prej qytetarëve ka deklaruar se ka qenë një mrekulli dhe sinjalizimi nga një shofer përpara tij që e ka sinjalizuar me drita, ajo që mund të ketë shmangur një tragjedi.

Kjo pasi shoferi tregon se ishte vetëm 100 metra larg vendit ku mali është shembur.

“Nuk e pashë kur ndodhi, na e bëri një me drita që të ndalonim sepse po rrëshqiste dheu. Ishim rreth 100 metra larg.

Momenti kur erdhëm këtu menduam se kishte polici por erdhëm e pamë se ishte shembur mali. Zoti e ka në dorë”, tha ai.

The post Shembja e gurëve në Kthesën e Dragostunjës/ Flet qytetari: Isha vetëm 100 metra larg, më sinjalizoi dikush me drita appeared first on Albeu.com.

Bllokimi në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” përkeqësojnë situatën, hedhin në rrugë masiv gurësh e dherash

By: V K
1 February 2026 at 15:30

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për shembjen e pjesës së rrezikshme në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pas situatës së krijuar nga rrëshqitja e gurëve që solli bllokimin e qarkullimit.

Ndërhyrja e fadromave të ANK kanë nisur hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave, ndërsa aksi drejt juglindjes mbetet i bllokuar për shkak të shembjes së sotme.

Si pasojë e punimeve, qarkullimi në këtë aks vijon të jetë i kufizuar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren, deri në normalizimin e plotë të situatës.

 

The post Bllokimi në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” përkeqësojnë situatën, hedhin në rrugë masiv gurësh e dherash appeared first on Albeu.com.

Miri i del kundër Selin: Unë nuk lë as gruan, e as fëmijën dhe jam prapë këtu ku jam…

By: V K
1 February 2026 at 15:00

Në ditën e 40-të të qëndrimit brenda në shtëpi, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij në lojë dhe pasi dëgjoi deklaratën e Selinës (që deri tani donte që vajza e tij t’i ngjante) që do ta lëshojë e para në lojë, po përpiqet të tregohet i zgjuar për ta lënë ai i pari.

Gjatë një bisede me Stelinën dhe Krusitën në shtrat mbrëmë, ai u shpreh:

“Isha unë burrë i martum, ajo ishte gocë beqare. Kam marrë unë halle, se unë do ndahesha nga gruaja nesër, po ajo? Do i thoshin thjesht “O ti, si shkon me 50 vjeçarin”?

Unë nuk lej as gruan, nuk lej as kalamonin dhe jam prapë këtu ku jam.

E di për çfarë jam xheloz? Ne gjatë ditës konsumonim shumë pak kohë bashkë, se ishim te krevati. Në fund të ditës, dinim ku t’i bënim muhabetet.

Në momentin që u ndamë nga krevati, ajo dhe unë u afruam më shumë gjatë ditës. Edhe kot, jo për të bërë lojë, për të bërë situata. Me ardhjen e Gimbos, kjo koha mua më iku.

Unë nuk shkoj mbas asaj. Ajo doli zbuluar me fuqinë që mori. Donte të shkëputej nga kjo gjëja, duke shfrytëzuar këto situata dhe këtë djalin (Gimbon), që ishalla do Zoti kanë një lloj kimie, që dhe të përfundojnë bashkë.

Bëje lojën, unë kam lojën time. Por mos më thuaj që do ndahemi tek dita 39. Unë kam thënë po e more ti, e kam fituar dhe unë “BBV”. Por po e mora unë, ti s’ke thënë kurrë që je e gëzuar.

The post Miri i del kundër Selin: Unë nuk lë as gruan, e as fëmijën dhe jam prapë këtu ku jam… appeared first on Albeu.com.

Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën

By: V K
1 February 2026 at 14:52

Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi dheu dhe gurës.

Ata shprehen të revoltuar, teksa rruga mbetet ende e bllokuar.

“Kemi një orë e gjysmë që presim. Vijmë nga Tirana, po shkojmë për Maqedoni. S’na kanë dhënë asnjë informacion, nuk e dimë çdo bëhet. Ishalla po hapet rruga të ikim në familjen tonë”.

“Pesë orë kemi që presim, jemi të sëmurë. Askush nuk na ka informuar. Jemi të sëmurë dhe po presim, ç’të bëjmë”.

“100 metra larg isha kur u shemb mali. Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën”,-shprehen disa prej tyre.

The post Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën appeared first on Albeu.com.

Muaji shkurt do të jetë magjik për këto shenja të horoskopit

By: V K
1 February 2026 at 14:27

Ky muaj sjell qartësi dhe përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po ecin përpara, për këto shenja të horoskopit.

Pas një fillimi viti të ngarkuar, yjet krijojnë kushte ideale për zhbllokime, qartësi dhe mundësi konkrete, sidomos në gjysmën e dytë të muajit.

Për këto shenja, shkurti nuk do të jetë thjesht një muaj i mirë, por një periudhë që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe kthesa pozitive.

Luani

Luani është një nga shenjat më të favorizuara të shkurtit. Pas tensioneve dhe pasigurive të muajve të mëparshëm, vjen një fazë stabiliteti dhe rikthimi i vetëbesimit. Në dashuri, çështje të mbetura pezull më në fund gjejnë zgjidhje, duke sjellë më shumë qetësi dhe harmoni. Beqarët kanë mundësi interesante për njohje të reja, ndërsa çiftet forcojnë lidhjen. Në punë, shkurti sjell vlerësim, propozime dhe mundësi për të treguar aftësitë. Sidomos nga mesi i muajit e në vazhdim, Luani ndihet më i fortë dhe më i sigurt në vendimet që merr. Energjia është e lartë dhe fati duket qartë në anën e tij.

Binjakët

Për Binjakët, shkurti është një muaj i gjallë, komunikues dhe plot lëvizje. Marrëdhëniet shoqërore dhe profesionale përmirësohen ndjeshëm, ndërsa kontaktet e duhura hapin dyer të reja. Në dashuri, atmosfera bëhet më e lehtë dhe më pozitive, duke ndihmuar në sqarimin e keqkuptimeve të vjetra. Në punë, mundësitë më të mira shfaqen në gjysmën e dytë të muajit, veçanërisht për ata që punojnë me komunikim, tregti, media apo projekte në grup. Fati i Binjakëve lidhet ngushtë me aftësinë për të folur, për t’u shprehur dhe për të ndërtuar lidhje të dobishme.

Akrepi

Shkurti është një muaj i fuqishëm për Akrepin, i mbushur me intensitet emocional dhe vendime të rëndësishme. Intuita e kësaj shenje është jashtëzakonisht e fortë dhe e udhëheq drejt zgjedhjeve të duhura, sidomos në dashuri. Marrëdhëniet bëhen më të thella, më të sinqerta dhe më autentike. Në planin profesional, Akrepi ka mundësinë të bëjë hapa të guximshëm që sjellin përfitime afatgjata. Edhe pse muaji mund të jetë i ngarkuar, shpërblimi vjen në formën e qartësisë, suksesit dhe ndjesisë se po ecën në drejtimin e duhur. Për Akrepin, shkurti është transformues dhe fatlum.

Bricjapi

Bricjapi hyn në shkurt me më shumë siguri dhe stabilitet. Yjet favorizojnë projektet afatgjata, planet serioze dhe ndërtimin e një baze të fortë për të ardhmen. Në dashuri, marrëdhëniet e qëndrueshme forcohen, ndërsa ata që janë vetëm ndihen më të qartë për atë që kërkojnë. Në punë, përkushtimi dhe durimi i Bricjapit fillojnë të japin rezultat. Edhe pse jo gjithçka vjen menjëherë, shkurti sjell shenja konkrete progresi, mbështetje dhe mundësi për të avancuar. Fati i kësaj shenje lidhet me këmbënguljen dhe qasjen e matur ndaj çdo vendimi.

The post Muaji shkurt do të jetë magjik për këto shenja të horoskopit appeared first on Albeu.com.

Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur…

By: V K
1 February 2026 at 13:49

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Për djalin e tij, Redon Makashi, kjo është një humbje e madhe, aq sa ai thotë se i duken si një ëndërr që ai nuk është më mes familjes.

Këngëtari i njohur thotë se babai i tij ka qenë i respektuar dhe kjo ia heq pak dhimbjen i la ndarja e tij nga jeta.

“Na ra kështu, si një…. Dhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Miqtë e kanë respektuar shumë dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Këta kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre… Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Sado sado është një dhimbje që vetëm brenda e ndijën njeriu.

I pyetur nëse kishte ndonjë peng, këngëtari u përlot duke thënë: “Kishte kishte, por ndoshta nuk është momenti për ta thënë. Ndoshta të respektohej kur ishte gjallë nga instancat”.

Redon Makashi, tregon se babai i tij u largua herët nga teatri dhe u detyrua të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai kujton se sa herë i atij kthej në Shqipëri dukej gjithnjë edhe më i plakur.

“U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite. Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme”, u shpreh Makashi.

The post Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur… appeared first on Albeu.com.

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO)

By: V K
1 February 2026 at 13:37

Ditën e sotme,  aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve.

Pas situatës së rënduar në këtë rrugë, ka nisur ndërhyrja e fadromave për të zhbllokuar qarkullimin.

Në pamje fadromat shfaqen duke hedhur gurët dhe dherat në anë të rrugës dhe në lumin krah saj.

Sakaq, rruga mbetet ende e bllokuar dhe raportohet se ka edhe një radhë të gjatë automjetesh në pritje.

 

The post Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi…

By: V K
1 February 2026 at 13:10

Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mësojnë fatet e tyre.

Kuqezinjtë, për shkak se në edicionin e kaluar u renditën të fundit në Grupin e tyre në Ligën B të kompeticionit, zbritën një kategori më poshtë, pikërisht në Ligën C.

Në këtë ligë në momentin e shortit, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të jetë në vazon e parë duke qenë se është një prej skuadrave me koeficientin më të lartë në Ligën C.

Në këtë vazo, bashkë me kombëtaren tonë janë Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani. Ndërsa në vazot e tjera te kësaj lige janë Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia, Moldavia, San Marino, si dhe skuadrat fituese nga playoffi Letonia ose Gjibraltar dhe Luksemburg ose Malta.

Ndërsa Kosova është në Ligën B dhe është pozicionuar në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, ndërsa skuadrat e tjera në Ligën B janë Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli, Zvicra, Bosnje Hercegovina, Austria, Ukraina, Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.

Procedura e Nations League parashikon që fitueset e Ligave ngjiten në kategori, pra shkojnë një Ligë më lart, ndërsa ato të vendeve të fundit zbresin një ligë më poshtë, po kështu ka edhe ndeshje playoffi për ligat C/D.

Edicioni i pestë i Nations League, do të nisë dhe risia është që 4 sfidat e para do të zhvillohen në periudhën 24 shtator deri në 6 tetor, ndërsa dy sfidat e fundit do të luhen në 12-17 nëntor të 2026.

Në 25-30 mars të 2027, do të luhen ndeshjet çerekfinale të kompeticionit dhe ndeshjet e playoffit për rënien apo ngjitjen në kategori të Ligave A dhe B.

Në 23-28 mars do të luhen ndeshjet e Playoff të Ligave C e D. Faza finale e edicionit të pestë të Nations League, do të luhet në 9-13 qershor të 2027.

The post Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi… appeared first on Albeu.com.

Shembja e masivit të gurëve bllokon ambulancën në Librazhd, i sëmuri transportohet me barelë në këmbë (VIDEO)

By: V K
1 February 2026 at 12:47

Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë ka shkaktuar një situatë kaotike, ku automjetet prej orësh qëndrojnë të bllokuar.

Mes mjeteve ishte edhe një ambulancë, e cila po transportonte një pacient të sëmurë.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndërhyrë duke e nxjerrë me barelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Policia Rrugore e Elbasanit, apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

 

The post Shembja e masivit të gurëve bllokon ambulancën në Librazhd, i sëmuri transportohet me barelë në këmbë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga, 8 persona humbin jetën, plagosen 26 të tjerë

By: V K
1 February 2026 at 12:41

Një autobus pasagjerësh doli nga rruga në provincën Antalya të Turqisë jugore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Aksidenti ndodhi të dielën në zonën Dosemealti, në veriperëndim të qendrës së qytetit të Antalyas. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror TRT tregojnë autobusin të përmbysur.

Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, bëri të ditur se 26 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike. Sipas agjencisë së lajmeve DHA, disa pasagjerë janë hedhur jashtë automjetit si pasojë e përplasjes. Autobusi po udhëtonte gjatë natës nga Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë, drejt Antalyas.

Autoritetet dyshojnë se kushtet e vështira atmosferike kanë ndikuar në aksident.

The post Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga, 8 persona humbin jetën, plagosen 26 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve, bllokohet aksi Librazhd-Qafë Thanë

By: V K
1 February 2026 at 12:05

Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dragostunjë, ku materiali i rrëshqitur ka zënë të gjithë gjerësinë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Sipas autoriteteve në zonë ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit në një kohë sa më të shpejtë.

Ndërkohë, Policia Rrugore e Elbasanit, u bën apel drejtuesve të mjeteve që kanë si destinacion Korçën apo lëvizjen në drejtim të kundërt, të shmangin qarkullimin në këtë aks deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

The post Rrëshqitja e dherave dhe gurëve, bllokohet aksi Librazhd-Qafë Thanë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Burrel/ Makina bie nga ura dhe përfundon në humnerë

By: V K
1 February 2026 at 11:42

Paraditen e kësaj të diele, një aksident i rëndë është regjistruar në Burrel. Një automjet ka rënë nga ura e Ulzës, teksa ishte duke udhëtuar dhe për pasojë ka përfunduar pranë lumit dhe shkëmbinjve.

Sic mund të shihet dhe nga pamjet, makina është përmbysur, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin, është bërë lagështia në rrugë dhe një manovër e gabuar nga ana e shoferit.

The post Aksident i rëndë në Burrel/ Makina bie nga ura dhe përfundon në humnerë appeared first on Albeu.com.

Rritje e pazakontë e nivelit të detit në Vlorë, shqetësim mes peshkatarëve

By: V K
1 February 2026 at 11:31

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e pazakontë e nivelit të detit, fenomen që sipas peshkatarëve vendas nuk është vërejtur më parë në këtë formë dhe intensitet.

Uji ka avancuar drejt tokës duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit, ndërsa varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit.

Në disa raste, uji ka vërshuar edhe në magazinat pranë portit të peshkimit, duke krijuar situatë shqetësuese për mjetet dhe pajisjet e punës.

Sipas dëshmive të peshkatarëve, rritja ka qenë më e madhe se baticat e zakonshme. Ata shprehen se nëse kjo situatë vazhdon, ekziston rreziku që uji të dalë në rrugë dhe të shkaktojë dëme të mëtejshme.

Gjithashtu, është vënë re se disa peshq kanë dalë në tokë, fenomen që zakonisht ndodh gjatë detit të trazuar ose ndryshimeve të forta të nivelit.

The post Rritje e pazakontë e nivelit të detit në Vlorë, shqetësim mes peshkatarëve appeared first on Albeu.com.

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në paraburgim

By: V K
1 February 2026 at 11:02

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Veliaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme, ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.

Ai kishte kërkuar zëvendësimin e kësaj mase.

Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për Erion Veliajn përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa ai u arrestua më 10 shkurt 2025.

Për gjykim janë dërguar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera të përfshira në dosje.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, duke përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat dyshohet se kanë ofruar përfitime të parregullta në formë parash dhe pasurish të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

The post GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në paraburgim appeared first on Albeu.com.

Gazment Bardhi: Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë, po blen heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj

By: V K
1 February 2026 at 10:55

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thotë se Belinda Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë.

Bardhi shkruan se Balluku e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë 1.1 mld euro po përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar, sipas tij, në korrupsion.

“Belinda Balluku, e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro, po e përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar në korrupsion. Ndërsa Gjykata Kushtetuese zvarrit vendimmarrjen dhe Kuvendi përdoret si alibi për të mos vepruar, Belinda Balluku po e shfrytëzon kohën e blerë për të ndërtuar një shtet paralel, me një qëllim të vetëm: t’u japë garanci shtesë bashkëpunëtorëve të saj nën hetim që të mos flasin”, shkruan Bardhi.

Bardhi ka sjellë shembujt, sipas tij flagrant, të pengimit të drejtësisë.

Sipas tij “këmbëngulja e Belinda Ballukut për të vendosur Viola Haxhiademin në krye të KESH-it, pavarësisht se është person nën hetim dhe e implikuar në disa nga aferat më të rënda energjitike, nuk ka asnjë lidhje me performancën apo meritën”.

Tjetër shembull që Bardhi sjell është tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5-vjeçar, me votë parlamenti, në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike.

“Edhe ajo person nën hetim. Edhe ajo e besuara e Ballukut dhe e Haxhiademit. Komisioni i Prokurimeve Publike nuk është një institucion dytësor: ai filtron dhe kontrollon çdo procedurë tenderimi në Shqipëri”, shkruan kryetari i Grupit Parlamentar të PD.

REAGIMI I PLOTË:

Belinda Balluku, e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro, po e përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar në korrupsion. Ndërsa Gjykata Kushtetuese zvarrit vendimmarrjen dhe Kuvendi përdoret si alibi për të mos vepruar, Belinda Balluku po e shfrytëzon kohën e blerë për të ndërtuar një shtet paralel, me një qëllim të vetëm: t’u japë garanci shtesë bashkëpunëtorëve të saj nën hetim që të mos flasin.

Shembujt e pengimit të drejtësisë janë flagrantë.

Këmbëngulja e Belinda Ballukut për të vendosur Viola Haxhiademin në krye të KESH-it, pavarësisht se është person nën hetim dhe e implikuar në disa nga aferat më të rënda energjitike, nuk ka asnjë lidhje me performancën apo meritën. KESH është një nyje strategjike e sektorit energjetik, me qarkullim qindra milionë euro fonde publike. Vendosja e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni është një akt i pastër kontrolli politik mbi një sektor kritik, në një moment kur hetimet penale po thellohen. Emërimi i një personi nën hetim në krye të KESH-it është mesazh shpërblyes për heshtje dhe bindje.

Po aq e rëndë dhe e qëllimshme është tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5-vjeçar, me votë parlamenti, në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike. Edhe ajo person nën hetim. Edhe ajo e besuara e Ballukut dhe e Haxhiademit. Komisioni i Prokurimeve Publike nuk është një institucion dytësor: ai filtron dhe kontrollon çdo procedurë tenderimi në Shqipëri. Vendosja afatgjatë e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni synon të garantojë mbrojtje politike dhe qetësi për rrethin e ngushtë të njerëzve të Belinda Ballukut, të cilët sot ndihen realisht të kërcënuar nga drejtësia.

Këto veprime nuk janë të rastësishme. Ato vijnë pas arrestimit të ish-drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve, Ervis Berberi, që mund të bashkëpunojë me SPAK-un. Pikërisht për këtë arsye po tentohet kapja afatgjatë e institucioneve kyçe: për qetësim, për garanci dhe për mbyllje gojësh.

Kjo e bën edhe më të qartë strategjinë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për të blerë kohë përmes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit. Ata nuk po presin drejtësinë. Ata po ndërtojnë mekanizma bllokimi kundër drejtësisë. Ky është ndërtim i qëllimshëm i një shteti paralel, për të penguar drejtësinë dhe për të mbytur SPAK-un.

Në çdo demokraci, kjo quhet kapje e shtetit.

Në Shqipëri, po ndodh para syve të të gjithëve.

Dhe çdo ditë heshtjeje, nga cilido institucion, është bashkëpunim me korrupsionin.

The post Gazment Bardhi: Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë, po blen heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj appeared first on Albeu.com.

❌
❌