Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 January 2026Main stream

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

By: E S
18 January 2026 at 20:13

Në kuadër të 558-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka sjellë për publikun një dokument historik të rrallë: hartën portulane të vitit 1455 të hartografit zyrtar të Papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto.

Siç shkruan Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, në këtë dokument të rrallë hartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri “Scandre Beco” – Skanderbeg, shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje.

“Një rast i jashtëzakonshëm ky që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e qytetërimit Europian në shek. XV. Një burim i pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe historinë e kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re”, komenton ministri.

Sipas tij, ekzemplari i certifikuar dhe i dhuruar nga Biblioteca Nazionale Centrale di Roma do të jetë nga sot pjesë e pandarë e eksperiencës së vizitorëve të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, në Krujë.

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

18 January 2026 at 20:28

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë prezanton për publikun hartën portulane të vitit 1455, të hartografit zyrtar të papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto, një dokument i rrallë me rëndësi historike dhe europiane.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga ky dokument i rrallë, teksa e cilësoi atë, “një dëshmi unike të historisë europiane dhe shqiptare”.

“Në këtë dokument të rrallë kartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri ‘Scandre Beco’ – Skanderbeg – shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje. Ky është një rast i jashtëzakonshëm që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e Europës së popujve në shekullin XV”, u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas tij, ky dokument përbën një burim të pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe studimin e historisë së kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re. Hartat portulane si kjo shërbejnë si dëshmi e rëndësishme e njohjes së Shqipërisë dhe figurës së Skënderbeut në qarqet ndërkombëtare të kohës.

Ekspozita e hartës portulane të vitit 1455 synon të ofrojë për vizitorët një përvojë të pasur edukative dhe historike, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kombëtare dhe rolit të Skënderbeut si simbol i rezistencës dhe identitetit shqiptar.

Ministri Gonxhja bëri thirrje që qytetarët dhe vizitorët të shfrytëzojnë mundësinë për të parë nga afër këtë dokument unik, duke vlerësuar jo vetëm rëndësinë historike, por edhe vlerën kulturore dhe shkencore të tij.

/e.xh/r.e/

The post Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozita “Olbania”, udhëtim vizual mes Shqipërisë dhe Italisë në muzeun “Marubi”

18 January 2026 at 15:03

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të jetë e hapur ekspozita “Olbania”, një projekt i kolektivit artistik italian Alterazioni Video, që sjell një vështrim kritik mbi mënyrën se si imazhet dhe narrativat online ndërtojnë perceptime për identitetin dhe realitetin.

E kuruar nga Sara Dolfi Agostini, ekspozita ndërthur artin vizual me kërkimin digjital, duke u mbështetur në një arkiv prej qindra imazhesh të mbledhura gjatë tranzicionit mediatik të Shqipërisë drejt internetit global.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ftuar qytetarët dhe vizitorët që këtë fundjavë të vizitojnë ekspozitën, duke e cilësuar atë një përvojë reflektuese mbi kujtesën kolektive dhe lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ministri Gonxhja ndau momente nga kjo ekspozitë, ku spikasin fotografi dhe imazhe që trajtojnë aspekte të ndryshme njerëzore, duke reflektuar mbi përvojat individuale dhe kolektive të shoqërisë.

Duke e cilësuar “Olbania” si një udhëtim vizual mes Shqipërisë dhe Italisë, Gonxhja theksoi se ekspozita sjell në vëmendje temat e kujtesës kolektive, migrimit dhe ndikimeve kulturore që kanë lidhur dy vendet ndër dekada. Sipas tij, këto narrativa vizuale krijojnë një dialog të hapur mbi identitetin, historinë e përbashkët dhe marrëdhëniet ndërkulturore.

Ekspozita “Olbania”, e realizuar nga kolektivi artistik Alterazioni Video, ofron një qasje bashkëkohore ndaj artit vizual, duke përdorur imazhin si mjet reflektimi dhe interpretimi mbi realitetet shoqërore dhe kulturore të rajonit.

“Alterazioni Video e konceptuan Olbania-n në vitin 2009, kur u ftuan të merrnin pjesë në Bienalen e 3-të të Tiranës. Si italianë, ata kishin disa ide paraprake për Shqipërinë. Dy vendet kanë qenë historikisht të lidhura – fillimisht nga pushtimi i Musolinit në vitin 1939, dhe më vonë në fillim të viteve 1990, pas rënies së regjimit komunist, në një periudhë trazirash civile dhe eksodi masiv që kulmoi në gusht 1991, kur anija Vlora mbërriti në portin e Barit me më shumë se 20,000 emigrantë shqiptarë në bordin e saj.

Shumë u riatdhesuan, por disa mbetën, dhe fluksi vazhdoi – i qëndrueshëm por më pak dramatik – duke ushqyer narrativën e një marrëdhënieje të ngushtë dhe të ndërthurur mes dy vendeve. Që nga fillimi i viteve ’80, shqiptarët mund të shikonin televizion italian në shtëpi me antena të montuara në çati, kjo edhe për shkak të transmetimeve të kufizuara të RTSH-së. Kohët e fundit, shumë italianë po zhvendosen në Shqipëri të motivuar nga lidhjet kulturore, mundësitë e biznesit dhe kostoja më e ulët e jetesës, duke e përmbysur kështu rrjedhën migratore”, shprehet kuratorja Sara Dolfi Agostini.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, një nga institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend, vijon të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për promovimin e artit bashkëkohor dhe nxitjen e dialogut kulturor, duke i ofruar publikut ekspozita me vlera artistike dhe historike.

/e.xh/r.e/

The post Ekspozita “Olbania”, udhëtim vizual mes Shqipërisë dhe Italisë në muzeun “Marubi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dashnor Bushi truke magjie në podkastin “Flasim”

18 January 2026 at 10:58

TIRANË, 18 janar/ATSH-Maela Marini/ Finalisti i “Albania’s Got Talent”, Dashnor Bushi ishte i ftuari i radhës në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Dashnor Bushi i lindur dhe rritur në Kavajë, ka emigruar më pas në Itali, vend ku lindi dhe djali i tij Nikolas, i cili u trajnua si ventrilok dhe ishte fitues i “Albania’s Got Talent”.

Në Kavajë ata jetuan disa vite e më pas të gjithë bashkë si familje emigruan në SHBA, ku Dashnori ushtroi artin e iluzionizmit, ndërsa djali i tij Nikolas u trajnua si ventrilok.

I njohur për truket e magjisë, ai ushtroi po ashtu disa nga numrat e tij edhe në studion e podkastit “Flasim”, duke befasuar kryeministrin Rama dhe të ftuarin tjetër në studio.

Dashnor Bushi tha se loja me letra ka qenë pasioni i tij që në rini.

“Truket me letra janë pasioni im, pasi kërkon aftësi dhe shumë punë”, tha Bushi.

Ai tregoi se është larguar drejt SHBA-së në vitin 2013, ndërsa u shpreh se “ka disa gjëra që po ndryshojnë në Shqipëri edhe për artin e magjisë. “Kemi një popull të vështirë për këtë lloj arti, por unë e adhuroj punën time dhe e bëj për të kënaqur publikun”, tha ai.

/r.e/

The post Dashnor Bushi truke magjie në podkastin “Flasim” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konferenca e Paqes e Parisit dhe çështja e kufijve të Shqipërisë

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Në epilog të Luftës I Botërore fuqitë fituese u bashkuan në punimet e Konferencës së Paqes në Paris, më 18 janar 1919.

Konferenca kishte si qëllim kryesor riorganizimin gjeopolitik pas Luftës së Parë Botërore. Nën drejtimin e fuqive si Britania e Madhe, Franca, Italia, SHBA dhe Japonia, ky forum shqyrtoi edhe statusin e Shqipërisë. Në atë kohë, Shqipëria gjendej në një pozicion delikat sovraniteti dhe nën pretendimet territoriale të shteteve fqinje.

Delegacioni shqiptar, përbëhej nga kreu i Qeverisë së Durrësit Turhan Pasha, e në të bënin pjesë personalitete, si Luigj Bumçi, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Mustafa Kruja, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi etj.

Gjithashtu merrte pjesë edhe e vetmja veprimtare grua me të drejta të plota në konferencë, Parashqevi Qiriazi, si edhe përfaqësues nga kolonitë shqiptare jashtë atdheut.

Delegacioni shqiptar mbrojti platformën për njohjen e pavarësisë brenda kufijve të vitit 1913. Përmes memorandumeve zyrtare, ata argumentuan se caktimi i kufijve duhej të bazohej në parimin e vetëvendosjes së popujve (promovuar nga presidenti amerikan Wilson), duke përfshirë në shtetin shqiptar edhe Kosovën e Çamërinë. Megjithatë, marrëveshjet sekrete të luftës (si Traktati i Londrës i vitit 1915) dhe interesat e Fuqive të Mëdha krijuan pengesa serioze për njohjen e kërkesave shqiptare.

Ky proces u konkretizua me Kongresin e Lushnjës (janar 1920), i cili shënoi marrjen e iniciativës sovrane për konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe legjitimimin e pavarësisë kombëtare.

Konferenca e Paqes e Parisit (18 janar 1919 – 21 janar 1920) pati si qëllim kryesor vendosjen e një rendi të ri botëror për të parandaluar një konflikt të ri. Në konferencë mori pjesë edhe presidenti amerikan Woodrow Wilson (i cili shkelte për herë të parë në kontinentin e vjetër). Ai shpalosi një program me 14 pika, ku në qendër ishte parimi i vetëvendosjes së popujve.

Shqipëria doli pa një zgjidhje përfundimtare për çështjen e statusit të saj dhe kufijve tokësorë. Kjo gjë diktoi nevojën për një riorganizim politik në vend, që do të rimerrej në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1921, ku u pranua sovraniteti i Shqipërisë në kufijtë e vitit 1913.

The post Konferenca e Paqes e Parisit dhe çështja e kufijve të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

09:25 “Së shpejti do të vdes. Dhe do të shkoj me një orgazmë të madhe”, ritet e fundit të Alejandro Jodorowskyt

By: Leonard
18 January 2026 at 09:25

Punët psikedelike të regjisorit kilian i dhanë atij titullin “mbreti i filmit të mesnatës” dhe një adhurues si John Lennon. Tani, 96-vjeçari është gati për fundin – por më parë, ka ende jetë për të jetuar.

Xan Brooks

Ekziston një histori apokrife për Orson Welles-in plak, që prezantohet para të ftuarve në një sallë bashkie gjysmë të zbrazët. “Unë jam aktor, shkrimtar, producent dhe regjisor,” tha ai. “Jam magjistar dhe shfaqem në skenë dhe në radio. Pse ka kaq shumë nga unë dhe kaq pak nga ju?”

Po të ëndërronte një autor fantazie kushëririn psikedelik të Welles-it, ai me gjasë do të kishte pamjen e Alejandro Jodorowskyt: i qetë, me mjekër të bardhë dhe buzëqeshje krokodili, që kryeson një rreth të ngushtë dishepujsh. Ai ka qenë – herë pas here dhe shpesh njëkohësisht – regjisor, aktor, poet, kukullbërës, psikoterapist, lexues tarotesh, autor librash fantastikë. Në moshën 96-vjeçare, Jodorowsky llogarit se ka jetuar 100 jetë të ndryshme dhe ka mishëruar 100 Jodorowsky të ndryshëm.
“Sepse ne jemi njerëz të ndryshëm gjatë gjithë kohës,” thotë ai. “Kam vdekur shumë herë, por pastaj jam rilindur. Më shih tani dhe sheh që jam gjallë. Jam i lumtur për këtë. Është fantastike të jetosh.”

Së fundmi, Jodorowsky përfundoi punën për një monografi dyvëllimëshe të Taschen-it, Art Sin Fin. Kjo është një tjetër rilindje, thotë ai, edhe pse shërben gjithashtu si arkiv, si depo, si një bestiar i fryrë i çudirave kundërkulturore. Natyrisht, Art Sin Fin mbulon edhe mbretërimin e shkurtër të Jodorowskyt në vitet ’70 si “mbreti i filmit të mesnatës”, krijues i klasikëve kult që të turbullojnë mendjen si El Topo dhe The Holy Mountain, të dashur njësoj për Dennis Hopper-in dhe John Lennon-in. Por retrospektiva shkon shumë më tej, duke na udhëhequr nëpër shfaqje skenike të shfrenuara, panele komikësh të çuditshëm dhe projekte për produksione madhështore (si adaptimi i shumëpërfolur i Dune-it) që nuk panë kurrë dritën e ditës.

“Njerëzit thonë se unë jam artisti i fundit i çmendur në botë. Por unë nuk jam i çmendur. Unë vetëm po përpiqem të shpëtoj shpirtin tim.”

Jodorowsky i zgjodhi imazhet dhe veprat artistike së bashku me redaktorin e librit, Donatien Grau nga Muzeu i Luvrit. Por proza shoqëruese është në mënyrë të pagabueshme e tija dhe përzien metafora e krahasime me një panashë shpërfillëse. Në një faqe, truri i tij është “si një kanarinë që gërhet si një balenë”. Në një tjetër, ai shndërrohet në “dy rrota biçiklete që luftojnë si qen”. Vepra e Jodorowskyt mund të jetë provokuese, e çuditshme dhe ndonjëherë qëllimisht tronditëse, e orientuar drejt temave të seksit dhe vdekjes. Por ajo ka pasur gjithmonë edhe një notë të fortë marrëzie të hapur.

Në fillim, para çdo gjëje, ishte Tocopilla, thotë ai; një qytet-port i vogël në bregun shkëmbor të Kilit verior. Aty u rrit, djali “katrore në vrimë rrethore” i një tregtari hebreo-ukrainas, gjithmonë duke ëndërruar arratisjen diku tjetër.
“Mirë,” thotë ai, duke sqaruar. “Fillimisht isha një qelizë në barkun e nënës sime. Pastaj, që në moshën shtatëvjeçare, punoja me babanë tim pas banakut të dyqanit të përgjithshëm. Unë isha gjeniu i vogël i ri që e ndihmonte çdo ditë. Tani jam gjeniu i vogël i vjetër që po flet me ty.”

Tocopilla, doli se nuk mund ta mbante gjatë. Ai u hodh fillimisht në Santiago dhe më pas në Paris, ku studioi pantomimën me Marcel Marceau dhe drejtoi Maurice Chevalier-in në music-hall. Filmi i tij debutues i vitit 1967 – surrealisti Fando y Lis – shkaktoi një trazirë kur u shfaq në festivalin e filmit në Acapulco.
“Në Meksikë donin të më vrisnin,” thotë ai. “Një ushtar hyri dhe më vuri një armë në gjoks.”

Jodorowsky ndan një pjesë të Art Sin Fin me gruan e tij të dytë, Pascale Montandon. Çifti pëlqen të pikturojë së bashku nën një pseudonim të përbashkët, PascALEjandro, duke krijuar një seri akuarelesh gazmore që janë një pjesë Dalí dhe dy pjesë Paula Rego. Montandon i bashkohet Jodorowskyt edhe në thirrjen tonë në Zoom, duke ndërhyrë herë pas here për të përkthyer pyetje ose për të korrigjuar anglishten e burrit të saj.

“Është sepse jam një njeri shumë i vjetër,” thotë ai. “Dëgjo këtë – jam pothuajse 100 vjeç. Së shpejti do të vdes, ky është ligji i këtij planeti. Ndoshta edhe i planetëve të tjerë. Por gruaja ime nuk duhet të vdesë. Ajo është vetëm 50 vjeç.”

“Jam 54,” thotë Montandon.

“Ajo është 50,” përsërit ai. “Kjo do të thotë se do të jetojë edhe 50 vjet të tjera. Dhe ajo do të jetë këtu dhe do të mendojë për mua kur unë të jem larguar.”

“Nuk je ende i vdekur,” thotë Montandon. “Dhe unë mund të vdes para teje. Njerëzit nuk dinë asgjë.”

Jodorowsky këmbëngul se është artist, jo mësues, që do të thotë se në veprën e tij nuk ka pasur kurrë një mesazh apo moral të drejtpërdrejtë. Megjithatë, nëse karriera e tij shumëplanëshe lidhet me diçka, ajo lidhet me parimet e një praktike terapeutike që ai e quan “psikomagji”, e cila përzien teorinë frojdiane të pavetëdijes me elemente të shamanizmit dhe tarotit. Për vite me radhë, Jodorowsky organizoi seanca falas psikomagjie në Paris, ku jeton, duke predikuar “ungjillin” dhe duke trajtuar të vuajturit. Sot, kryesisht këshillon pacientët e tij përmes Zoom-it dhe ndonjëherë pyet veten nëse do të ketë mjaft kohë për të përballuar të gjitha rezervimet.
“Sot,” thotë ai. “Dëgjo. Janë 8 milionë njerëz që presin ndihmën time.”

“Tetë milionë,” përsërit Montandon. Nuk është krejtësisht pyetje.

“Po,” thotë ai me vendosmëri. “Tetë milionë njerëz, është e vërtetë.”

Mes fotografive të shumta bardhë e zi në koleksionin e Jodorowskyt, njëra tregon një adoleshent me sy të zgurdulluar dhe fytyrë të lyer me të bardhë. Ai është mbështetur në krahët e një gruaje flokëzezë.
“Pantomima ime e parë në teatrin kilian,” lexon mbishkrimi. “Në moshën 17-vjeçare, i maskuar si një plak 90-vjeçar, duke përjetuar një orgazmë në krahët e vdekjes.”

Artisti i ngushton sytë nga fotografia. Sot ai është më i vjetër se njeriu që kishte luajtur dikur si djalë.
“Një planet tjetër,” thotë ai. “Një Jodorowsky tjetër. Por ndoshta ende jam i njëjti person, thellë brenda. Ndoshta vetëm dukem ndryshe sepse jam në një trup tjetër.”

Ai vrenjtet, tund kokën dhe e lë foton mënjanë.
“Së shpejti do të jem në krahët e vdekjes,” thotë ai. “Jam gati të vdes dhe do të shkoj me lumturi, me një orgazmë të madhe. Por dëgjo, po të them: unë kam qenë gjithmonë kështu. Jeta për mua është një aventurë. Ne jetojmë në një të tashme të përjetshme. Jeta është veprim, veprim, orgazmë, dhe ne e përjetojmë këtë gjatë gjithë kohës.”

Përgatiti: L.Veizi

“Opera & Ballet Night”, një natë speciale e operës dhe baletit në kryeqyet

18 January 2026 at 08:40

TIRANË, 18 janar/ATSh/ Opera & Ballet Night, një mbrëmje kushtuar operës dhe baletit ngjiti në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, disa prej zërave më të bukur të repertorit operistik dhe elegancën e balerinëve.
Dialogu artistik mes muzikës dhe kërcimit i dhuroi publikut një përvojë të veçantë emocionale.

Programi përfshinte vepra nga kompozitorë të mëdhenj të operës si Puccini, Verdi, Mozart, Donizetti, Giordano, Mascagni dhe Lehár, si edhe fragmente koreografike të baletit klasik dhe atij bashkëkohor.

Në skenë u ngjitën solistët lirikë, solistët dhe Trupa e Baletit, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOBAP.

“Opera & Ballet Night” ishte konceptuar si përvojë skenike në formën e një mozaiku artistik, ku ariet dhe duetet më të njohura të repertorit operistik botëror u ndërthurën me pjesë baleti. Koreografitë mbajnë firmën e August Bournonville, Edi Blloshmi, Enada Hoxha, Renato Zanella, Peter Quanz dhe Alvaro Dule, ndërsa orkestra u drejtua prej dirigjentit Gridi Kraja.

Një veçanti e kësaj mbrëmjeje speciale ishte fakti se në të morën pjesë edhe studentët e Universitetit të Arteve. Angazhimi i këtyre instrumentistëve tê rinj prej drejtuesve të TKOBAP, shihet si një komponent i rëndësishëm për realizimin e projekteve artistike. TKOBAP thotë se, studentët kanë qenë vazhdimisht pjesë e produksioneve të ndryshme, një eksperiencë që e vlerësojnë si thelbësore në formimin e tyre profesional dhe praktik.

The post “Opera & Ballet Night”, një natë speciale e operës dhe baletit në kryeqyet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

17 January 2026 at 18:56

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Bashkia e Lezhës ka përkujtuar sot 558-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke nderuar figurën e prijësit legjendar të shqiptarëve.

Drejtues të Bashkisë së Lezhës zhvilluan homazhe në varrin e Heroit Kombëtar.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bashkia e Lezhës shpreh respekt dhe mirënjohje për Skënderbeun, i cili me trimëri, mençuri dhe sakrificë mbrojti lirinë, identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar, duke u shndërruar në simbol të qëndresës dhe unitetit kombëtar.

Sipas Bashkisë, trashëgimia e Gjergj Kastriotit mbetet një burim i përhershëm frymëzimi për brezat, si dhe një thirrje për atdhedashuri, bashkim dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes së vendit.

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Përkujtimi i kësaj date historike vlerësohet si një moment reflektimi dhe nderimi për figurën më përfaqësuese të historisë kombëtare shqiptare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/gj.m/a.f/

The post Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

09:25 “The Damned” festojnë 50 vjet punk, goth dhe kërkim të Gralit të Shenjtë

By: Leonard
17 January 2026 at 09:25

Një oreks për vetëshkatërrim i bëri Dave Vanian, Captain Sensible dhe Rat Scabies jashtëzakonisht ndikues, por financiarisht të pasigurt. Ata rikthehen me një koncert të madh dhe albumin e parë së bashku që nga viti 1995.

Michael Hann

“Nuk ka një kompozitor të vetëm, prandaj shija e grupit gjithmonë do të ndryshojë,” thotë Dave Vanian, duke reflektuar mbi 50 vitet e grupit ku ai ka qenë i vetmi anëtar i pandryshuar, The Damned. “Captain Sensible është adhurues i madh i pop-it shumë melodik, si edhe i prog-ut dhe glam rock-ut. Kështu që shkrimi i tij është shumë pop, melodik dhe vërtet i mrekullueshëm. Shkrimi im është më melodramatik, më teatral. Ndërsa Rat Scabies ishte një mod që i donte shumë grupe si The Who. Ai kazan shkrirjeje ose nuk do të funksiononte fare, ose do të shpërthente si një fishekzjarr.” Siç dëshmon historia e The Damned, herë pas here ka qenë të dyja.

Ka pasur tri shpërbërje: në fund të viteve ’70, fund të ’80-ave dhe fillim të ’90-ave; Sensible dhe Scabies kanë pasur largime të përsëritura nga grupi; Scabies nisi të punonte sërish me ta vetëm në vitin 2022, pas 27 vitesh mungesë. “Përçarja ishte vërtet mes tij dhe Captain-it,” thotë Vanian, megjithëse në një moment apo tjetër duket se secili prej tre figurave kryesore ka qenë në një zemërim që i ka dhënë fund marrëdhënieve me njërin ose të dy të tjerët.

Në vitin 1977, Scabies ishte aq i lodhur nga të tjerët sa u largua nga grupi gjatë një turneu në Francë; më vonë u zëvendësua nga bateristi i ardhshëm i Culture Club, Jon Moss. Pastaj, kitaristi dhe kompozitori themelues Brian James e shpërndau grupin në 1978, vetëm që tre të tjerët të ribashkoheshin. Në vitet ’80, të tjerët u ndjenë të pakënaqur nga karriera paralele solo e Captain Sensible, e cila po ngjitej në krye të klasifikimeve; kjo e çoi atë të largohej nga grupi dhe të pësonte një kolaps nervor. Vetë Vanian e konsideroi miqësinë me Scabies të mbyllur, pasi bateristi licencoi publikimin e albumit Not of This Earth në 1995 kundër dëshirës së Vanian-it. Por tani treshja është ribashkuar, po publikon një album të ri dhe po përgatitet të shënojë gjysmë shekulli me një koncert në Wembley Arena.

Historia e The Damned, në fakt, është aq e ndërlikuar sa u ka bërë edhe dëm. Ndërsa të gjithë e dinë qartë kush ishin dhe çfarë përfaqësonin bashkëkohësit e tyre Sex Pistols dhe The Clash, me The Damned është më e vështirë. Ata publikuan singëllin e parë punk në Mbretërinë e Bashkuar, New Rose, përpara se të devijonin drejt pop-it psikodelik; por për shumë dëgjues ata janë një nga grupet përkufizuese të goth-it. Trembëdhjetë albumet e tyre studio janë shpërndarë në nëntë shtëpi diskografike, ndaj nuk ka pasur kurrë një program ribotimi që të përfshinte gjithë karrierën, siç do t’i takonte një grupi të statusit të tyre. Kjo nuk i ka ndalur të gjithë të përpiqen të marrin copën e tyre nga The Damned: ka edhe 23 albume live me cilësi të ndryshme dhe plot 30 përmbledhje. “Është jashtë kontrollit tonë,” thotë Scabies. “I nënshkruam ato letra dhe kurrë nuk menduam për pasojat.”

Pastaj është çështja e 33 personave që kanë luajtur me The Damned ndër vite. Por sot, pavarësisht shërbimit të gjatë të anëtarëve të tjerë, ideja e The Damned është sërish e fiksuar si Vanian, Sensible dhe Scabies. Dhe, më në fund, duken se po shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

“Janë tipa vërtet qesharakë,” thotë Captain Sensible. “Janë shumë zbavitës për të udhëtuar me ta. Askush nuk e di si është vërtet Dave Vanian, por ai bën imitime shumë të mira nga Carry On dhe On the Buses. Dhe Rat ka kërkimin e tij të vazhdueshëm për Gralin e Shenjtë.” Dhe vërtet e ka, siç dokumentohet në librin Rat Scabies and the Holy Grail: “Ia vlen ta lexosh,” thotë Sensible. Nëse kërkon, në YouTube ka madje edhe një trailer për një film mbi kërkimin e tij, Rat Scabies: Grailhunter. “Duhet të dëgjoni për bëmat që bën në jug të Francës me një lopatë, në mes të natës,” thotë Sensible. “Mirë, nuk do të hyj në detaje.”

Po armiqësitë e vjetra? Një takim i propozuar me të tre u kthye në thirrje video të ndara me Scabies dhe Sensible, e më pas në një pritje disajavore për një bisedë më vete me Vanian-in. Por marrëdhëniet janë solide. “Nuk doja që të qëndronim pranë një varri duke thënë: ‘Duhej ta kishim bërë kur e kishim mundësinë’,” thotë Scabies për ribashkimin. “Jeta është shumë e shkurtër. Dhe ishte çliruese të thuash: ‘E dini çfarë? Gjithçka ka kaluar.’ Thonë ‘fal dhe harro’, dhe ne kemi përfituar prej kësaj, pa dyshim.”

Kur filluan The Damned, fjala punk as që ekzistonte. Brian Robertson, Chris Millar, Ray Burns dhe David Lett ishin pjesë e bërthamës së vogël fillestare të punk-ëve, që u bashkuan përmes të njëjtës varg bandash gjysmë të formuara si edhe grupet e tjera të hershme punk. Robertson u bë Brian James për të shmangur ngatërrimin me kitaristin e Thin Lizzy; Lett u bë Dave Vanian (si te Transilvania); Millar u bë Rat Scabies, sepse dukej si një mi i ngordhur dhe kishte pasur zgjebe; dhe Burns u bë Captain Sensible, sepse… nuk ishte i tillë.

“Të gjithë në grup mendonin se ishin më të mirët,” thotë Scabies. “Secili prej nesh mund të kishte qenë frontmen i grupit të vet.”

“Secili anëtar ishte pothuajse një frontmen më vete,” pajtohet Vanian. “Tani ka shumë më tepër dhënie-marrje dhe hapësirë që të tjerët të shkëlqejnë.”

Albumi i tyre i ardhshëm – i pari me të tre që nga viti 1995 – i kushtohet James-it, i cili vdiq në mars 2025, dhe përbëhet tërësisht nga cover-a të këngëve që të katër i kishin të përbashkëta kur u bashkuan për herë të parë. “E vetmja gjë për të cilën biem të gjithë dakord muzikalisht janë grupet garage të viteve ’60,” thotë Sensible. “Të gjithë përpiqeshin të tingëllonin sa më mirë, por me më shumë pasion dhe më pak aftësi krijuan një tingull të mrekullueshëm.” Kështu, Not Like Everybody Else shërben si një udhëtim i shpejtë në shijet formuese të The Damned: The Kinks, The Stones, The Creation, The Lollipop Shoppe, The Stooges, Pink Floyd i epokës Syd Barrett.

The Damned, e pranojnë të tre, do të njihen gjithmonë si “grupi punk The Damned”, edhe pse nuk janë punk që nga viti 1978. Edhe në albumin e parë pas largimit të James-it, Machine Gun Etiquette, ata po shkonin shumë përtej ramalama-s në Smash It Up Pt 1, I Just Can’t Be Happy Today dhe Plan 9 Channel 7. Nga viti 1980, The Black Album përfshinte epikun prog-psikodelik 17-minutësh Curtain Call, ende pjesë e koncerteve të tyre live (“Mund t’i heq ndoshta një minutë e gjysmë,” thotë Sensible, “por jo më shumë.” Vanian thotë se kishin frikë se “mund të ishte puthja e vdekjes”). Nga mesi i viteve ’80, ata ishin yje gotikë-psikodelikë të një shtëpie të madhe diskografike me hite si Grimly Fiendish, The Shadow of Night, Is It a Dream dhe Eloise (një cover i Barry Ryan).

Vanian ka pendesa nga ato kohë, veçanërisht që nuk arritën t’i përkthenin hitet britanike në sukses në SHBA. Ai nis të flasë për bashkëkohësit e tij – Billy Idol, John Lydon – që shkuan në SHBA dhe rindërtuan karrierat me mbështetjen e shtëpive diskografike. Dhe kushtet e tyre relative financiare duken se i rrinë në mendje.

“Më thonë kaq shumë njerëz nga grupe të tjera: ‘Po të mos ishte për ju, nuk do ta kisha nisur kurrë grupin tim.’ Dhe kjo është shumë e bukur dhe lajkatare, por mua nuk më ka ndihmuar, dhe do të doja pak luks para se të iki nga kjo botë.”

Drejtësisht, megjithatë, The Damned shpesh nuk e ndihmuan veten: mania e thyerjes së instrumenteve dhe hedhjes së byrekëve nuk kufizohej vetëm në skenë, dhe një arsye pse kaluan kaq shumë shtëpi diskografike ishte se ishin kontrata lodhëse. “Kishte disa raste kur na ftonin të shkonim në shtëpi diskografike për të biseduar,” thotë Sensible. “Dhe sigurisht gjëja e parë që bënim ishte të shkonim te dollapi i pijeve. Një herë na lanë rreth një orë në zyrën luksoze të një tipi, sepse tha se duhej të shkonte në një takim. Kur u kthye, ne e kishim shkatërruar vendin. S’ka nevojë të them që nuk nënshkruam kontratë.”

Ndërsa Sensible dhe Scabies ishin gjithmonë maniakët e hapur të grupit, Vanian – Bela Lugosi i Hemel Hempstead-it – ishte më enigmatik. Imazhi i tij nisi një milion kopjues: çdo këngëtar që ka veshur rroba të zeza dhe ka lyer fytyrën të bardhë i detyrohet diçka atij. Ai shpiku imazhin goth, pa qenë kurrë goth. Adhuruesit e muzikës mund të kenë një ide të qartë për figurën e tij, por ndoshta më pak për personalitetin, ndryshe nga Lydon apo Joe Strummer, personalitetet e të cilëve ishin pjesë e imazhit të tyre.

“Nuk e di nëse e njeh veten,” thotë Sensible. “Do të kishte qenë një aktor shumë i mirë.”

“Dave është frontmeni, ai ka qenë aty më gjatë,” thotë Scabies. “Nëse Dave mendon se diçka nuk është ide e mirë, s’ka kuptim të këmbëngulësh.”

“Unë isha një frontmen i pavullnetshëm,” thotë Vanian. “Frontmenët duan të jenë ylli i shfaqjes, por unë as që doja të isha në një grup. U zgjodha për atë që isha përpara se të isha në një grup. Brian i tha Rat-it: ‘Kush është ai tipi? Duket si këngëtar.’ Nuk më duhej justifikim për të qenë kështu; do të isha kush jam, pavarësisht gjithçkaje.”

Në dokumentarin e vitit 2015 The Damned: Don’t You Wish That We Were Dead, Vanian shfaqet pak – në sfond dhe i përmendur nga të tjerët, por kurrë i intervistuar. Kjo, thotë ai, sepse e pa historinë që donin të tregonin realizuesit dhe nuk donte të ishte pjesë e saj. Historia që doli ishte ajo e Vanian-it si herë Jagger e herë Richards i grupit: ai dukej si ai që e mbante gjithçka në lëvizje dhe si shefi i vërtetë (në një moment Sensible vendos të mos thotë diçka, nga frika se mos e mërzit Vanian-in), por edhe si dikush i prirur të ndiqte tekat e veta, deri te mungesa në disa koncerte, duke i lënë të tjerët të vazhdonin pa të.

“Do të doja shumë të bëja diçka me një kineast të vërtetë – me aktorë – për fillesat e grupit,” thotë Vanian, duke reflektuar mbi filmin. “Por unë jam person privat – kur filloi grupi mendova të vishja një maskë dhe të isha një këngëtar anonim. Por na bënë fotografi shumë shpejt, dhe aty mbaroi gjithçka.”

The Damned u dhanë anëtarëve të tyre mundësinë të jetonin si njerëzit që donin të ishin, duke bërë muzikën që donin të bënin. Të tre mund të dëshironin të kishin pasur mbështetjen e plotë të një shtëpie të madhe diskografike, por kjo do të sillte presione të tjera; dhe periudha e shkurtër me MCA – epoka e hiteve – përfundoi me ta tepër të rraskapitur për të krijuar material të ri. Ta bënin në mënyrën e tyre mund të ishte kaotike, por siguroi që të mbeteshin The Damned, e jo një tjetër grup rock që jeton nga lavditë e së shkuarës.

“Ne shkuam në një aventurë muzikore,” thotë Sensible. “Për mua, qëllimi i punk-ut ishte të ishe krijues dhe të bëje diçka për veten. Isha pastrues tualetesh dhe pesë minuta më vonë po shkatërroja një kitarë në skenë dhe vajzat më gjenin tërheqës. Pra, punk-u ishte shpëtimtari im.”

“Nuk kishte rregulla,” thotë Scabies. “Ishin ca fëmijë që po qeshnin. Dhe shumë nga publiku ynë ndoshta lidhej me faktin që ishim disi të shpërndarë – të gjithë vinin nga prapavija të thyera, në një mënyrë a tjetër. Mendoj se shumë të rinj disfunksionalë e ndienin veten te ne, sepse nuk ishim të paketuar. Nuk visheshim njësoj. Nuk kishim logo korporate dhe nuk nënshkruam me një ‘major’.”

Në atë që mund të quhej mosha e pjekurisë, The Damned tani janë më të mëdhenj se kurrë. Prilli sjell koncertin në Wembley Arena; albumet e tyre të fundit kanë qenë më të suksesshmet në klasifikime në gjithë karrierën. Gjërat duken, për herë të parë, vërtet mirë.

“Po plakemi të gjithë,” thotë Scabies. “Nuk dua të iki i mjerë. Dua të iki duke u kënaqur, me barkun plot.”

“Po të ishim bërë të pasur pa masë, nuk do të vazhdonim të luanim,” thotë Sensible. “Jam i lumtur që e bëmë kështu, sepse i shijoj vërtet koncertet dhe udhëtimet. Asnjëri prej nesh nuk u bë dembel dhe nuk e humbi shtysën.”

Për sa kohë që mund të fluturojë mbi skenë si vampir dhe t’i këndojë ato këngë me atë bariton të rreptë, Vanian do të vazhdojë. “Do ta kuptoni se është koha të tërhiqem kur të filloj të mbështetem te mikrofoni për të kënduar këngë të Sinatra-s dhe të lexoj letra nga fansat.”

Burimi: theguardian.com/ Përgatiti për botim: L.Veizi

MEPJ: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, busull e përhershme për brezat

17 January 2026 at 10:57

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përkujtoi sot Heroin Kombëtar të shqiptarëve. Në postimin në rrjetet sociale, thuhet se “në historinë shqiptare, figura e tij mbetet një busull e përhershme për brezat”.

MEPJ cilëson se kryeheroi që ndriçoi ndërgjegjen kombëtare, frymëzoi rilindësit dhe u shndërrua në simbol të pavdekshëm të qëndresës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Trashëgimia e tij vijon të na udhëheqë drejt bashkimit, përparimit dhe vizionit europian. Lavdi e përjetshme”, thuhet në postim.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/e.i/j.p/

The post MEPJ: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, busull e përhershme për brezat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

17 January 2026 at 08:05

TIRANË, 17 janar/ATSh/ Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Skënderbeu u njoh si Zot i Arbërit. Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën. Lufta e shqiptarëve me të në krye shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar.

Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ai ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës, Gjergj Kastrioti mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Me Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbëror. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar deri në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa më e madhe e trojeve shqiptare.

Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës, grykat dhe luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.

Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë.

Gjergj Kastrioti jo vetëm që mbrojti popullin e vendlindjen, por me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/j.p/r.e/

The post 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

By: Fax Web
17 January 2026 at 08:46

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Skënderbeu u njoh si Zot i Arbërit. Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën. Lufta e shqiptarëve me të në krye shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar.

Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ai ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës, Gjergj Kastrioti mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Me Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbëror. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar deri në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa më e madhe e trojeve shqiptare.

Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës, grykat dhe luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.

Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë.

Gjergj Kastrioti jo vetëm që mbrojti popullin e vendlindjen, por me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

16:27 PinkPantheress publikon videoklipin “Stateside” në bashkëpunim me Zara Larsson

By: Monika
16 January 2026 at 16:27

Këngëtarja dhe producentja britanike PinkPantheress ka publikuar të enjten, më 15 janar, videoklipin e këngës së saj “Stateside”, në bashkëpunim me këngëtaren suedeze Zara Larsson.

Videoklipi hapet me një kalimtar që zbulon një manekin të PinkPantheress në vitrinën e një dyqani të stiluar sipas estetikës së albumit “Fancy That”. Papritur, manekini merr jetë dhe shpërthen në performancë, përpara se të zbulohet se Zara Larsson është shkaktarja e gjithë kaosit. Videoklipi është realizuar nga regjisorja Charlotte Rutherford, e njohur për bashkëpunimet e saj me emra të mëdhenj të muzikës pop si Charli XCX, Katy Perry dhe Little Mix.

Kënga “Stateside” u publikua fillimisht në prill të vitit 2025, ndërsa versioni remix me Zara Larsson doli në tetor 2025 si pjesë e albumit “Fancy Some More?”, një projekt me remikse të albumit të saj “Fancy That”. Në këtë album marrin pjesë edhe artistë të njohur ndërkombëtarë si Anitta, Kylie Minogue dhe grupi koreano-jugor i K-pop-it, SEVENTEEN.

PinkPantheress, emri i vërtetë i së cilës është Victoria Walker, njihet për hitet e saj “Boy’s a Liar Pt. 2” në bashkëpunim me reperen Ice Spice, si edhe këngët “Illegal” dhe “Nice to Meet You” me Central Cee.

Artistja është nominuar në çmimet Grammy 2026 për Albumin më të Mirë Dance/Electronic me “Fancy That” dhe për Regjistrimin më të Mirë Dance Pop me këngën “Illegal”.

Edhe Zara Larsson është pjesë e nominimeve të Grammy 2026, e nominuar për Regjistrimin më të Mirë Dance Pop me këngën e saj “Midnight Sun”./mxh

Bajram Curri, atdhetari dhe luftëtari i kryengritjeve antiosmane

16 January 2026 at 14:32

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Më 16 janar të vitit 1862, lindi në Gjakovë, Bajram Curri.

Ai ishte një ndër protagonistët kryesorë të lëvizjes kombëtare dhe proceseve shtetformuese shqiptare në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Veprimtaria politike e Bajram Currit nisi me angazhimin në Lidhjen e Pejës (1899-1900). Veproi si një prej drejtuesve kryesorë në kryengritjet antiosmane (1908-1912) duke luftuar për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Bajram Curri kontribuoi në zhvillimin e arsimit në Kosovë. Ai mbështeti klubin “Bashkimi” të Shkupit në përpjekjet për përhapjen e shkollave shqipe dhe zbatimin e alfabetit të Kongresit te Manastirit.

Si komandant, udhëhoqi kryengritjet e viteve 1910–1912, ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë u integrua në jetën politike të shtetit të ri. Gjithashtu luftoi edhe në Kosovë kundër zgjedhës serbe. Shprehu mospajtimin me vendimet e Fuqive të Mëdha në kuadër të Konferencës së Londrës të vitit 1913. Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe qe një ndër udhëheqësit kryesorë të tij.

Në vitin 1920, ai mori pjesë në Kongresin e Lushnjës, ku u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar. Në zhvillimet e brendshme politike të viteve ’20 të shek. XX, ai u rreshtua me krahun liberal-demokratik, duke mbështetur Lëvizjen e Qershorit dhe qeverinë e Fan Nolit.

Jeta e tij u ndërpre më 29 mars të vitit 1925 në Dragobi, duke mbetur në historiografinë shqiptare si një simbol i qëndresës për bashkim, liri dhe organizim shtetëror. /j.p/

The post Bajram Curri, atdhetari dhe luftëtari i kryengritjeve antiosmane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

12:10 A bëheni edhe ju nostalgjikë me filmin Monte Carlo?

By: Klara
16 January 2026 at 12:10

Në vitin 2011, komedia romantike “Monte Carlo” u kthye në fenomenin e Hollywood-it, por edhe në një nga filmat më të dashur për shikuesit në të gjithë botën. Selena Gomez, Leighton Meester dhe Katie Cassidy ishin pjesë e kastit kryesor, duke kontribuar edhe në suksesin e filmit.

“Monte Carlo” sjell historinë e tre shoqeve amerikane që shkojnë për pushime në Paris. Një ngatërresë e papritur identitetesh me një trashëgimtare të pasur, i çon në një aventurë të veçantë në “Hotel de Paris”, hotelin e famshëm në Monte Carlo.

Filmi ndihet si një arratisje vere dhe shfaq bukur elegancën e Rivierës Franceze nëpërmjet notave të romancës, modës dhe pamjeve luksoze. “Monte Carlo” është filmi që ju shkëput nga monotonia e përditshmërisë dhe ju çon për dy, në një botë më të ndritshme.

Pamjet nga Parisi apo Monaco shërbejnë jo vetëm si sfond, por edhe si pjesë aktive e rrëfimit, duke krijuar ndjesinë e të qenit brenda një “arratisjeje” që i përngjan një përralle moderne. Prandaj njerëzit e kanë përqafuar atëherë dhe me të njëjtën dashuri i rikthehen sot.

“Monte Carlo” çel portën e imagjinatës se jeta mund të ndryshoj brenda një nate. Mes porteve të jahteve, dhomave të “Hotel de Paris” dhe seteve të Bvlgari-t me varësen ikonike blu që shkëlqen teksa Selena Gomez e vendos në personazhin e Cordelia-s, ky është filmi që i afrohet ëndrrave./KM

13:00 Bukuria në gjërat e zakonshme: Pse kjo lëvizje japoneze e artizanatit ende ka rëndësi pas 100 vitesh

By: Klara
15 January 2026 at 13:00

Me 10 janar 1926, Yanagi Sōetsu dhe poçarët Hamada Shōji dhe Kawai Kanjirō po bisedonin me entuziazëm deri natën vonë në një tempull në malin Kōya, në prefekturën Wakayama të Japonisë.

Ata po diskutonin se si të nderonin më mirë bukurinë e artizanateve të thjeshta, të përditshme japoneze. Nga ajo bisedë lindi një fjalë e re, mingei, dhe një plan për të themeluar Muzeun Japonez të Zanateve Popullore në Tokio. Më vonë, Yanagi do ta përshkruante atë që lindi atë natë si “një standard të ri bukurie”.

Një shekull më pas, idetë e Yanagit duken jashtëzakonisht aktuale. Mesazhi i tij ishte i thjeshtë: gjërat e bukura nuk kanë pse të jenë të rralla apo të shtrenjta, ato mund të jenë objekte të dizajnuara mirë që i përdorim çdo ditë.

Në një kohë mode të shpejtë, produktesh njëpërdorimshe dhe shqetësimesh në rritje për mbetjet, qasja e tij na kujton të mendojmë më me kujdes për objektet që zgjedhim të kemi rreth nesh.

Si lindi mingei

Yanagi (1889–1961) ishte kritik arti dhe koleksionist që besonte se bukuria nuk u përket vetëm artistëve të famshëm apo veprave të rralla. Ai dhe miqtë e tij tërhiqeshin nga objekte të punuara mirë dhe funksionale: tasa, shporta, pëlhura dhe vegla të krijuara për përdorim të përditshëm, jo për ekspozim.

Image

Për Yanagin, këto gjëra të thjeshta formësonin ritmin e jetës së përditshme, por po kalonin pa u vënë re në një botë që po nxitonte drejt prodhimit masiv modern.

Tërheqja vinte nga vëzhgimi i kujdesshëm. Yanagi e përshkruante këtë si “të shohësh me sytë e tu përpara se ta analizosh me mendje”. Ai admironte punën e artizanëve anonimë që përsërisnin forma të njohura, duke i përsosur ato përmes praktikës së gjatë.

Këta krijues nuk kërkonin famë; qëllimi i tyre ishte të krijonin objekte ku bukuria dhe funksioni ishin aq të balancuara sa nuk mund të ndaheshin.

Japonia e viteve 1920 po ndryshonte me shpejtësi. Mallrat e prodhuara në masë po zëvendësonin ato të punuara me dorë dhe shumë tradita lokale po zhdukeshin. Yanagi shqetësohej se ky ndryshim do të fshinte aftësi të çmuara dhe do të dobësonte lidhjen mes bukurisë dhe jetës së përditshme. Mingei synonte ta rikthente këtë lidhje në vëmendje.

Yanagi, Hamada dhe Kawai ranë dakord se u duhej një fjalë e re për objektet që donin të vlerësonin. Nga minshuteki kōgei, që do të thotë “zanat i popullit”, ata krijuan termin më të shkurtër mingei. Ai përshkruan objekte të bëra për përdorim, jo për prestigj, dhe me dorë, jo me makinë. Sipas Yanagit, këto objekte ishin zemra e vërtetë e artizanatit japonez.

Një vit pas bisedës në malin Kōya, grupi mbajti ekspozitën e parë të artizanateve popullore në Ginza. Asnjë vepër nuk kishte firmë. Qëllimi ishte të nxitej një mënyrë e re shikimi ndaj objekteve modeste, duke treguar se gjërat e përditshme kanë vlerë artistike kur i vëzhgojmë me kujdes.

Si ndikoi mingei në dizajnin japonez

Idetë e Yanagit ndikuan fuqishëm në artizanatin dhe dizajnin japonez gjatë shekullit XX, jo vetëm te artizanët, por edhe te dizajnerët.

I biri, Yanagi Sōri, i zbatoi parimet e mingei-t në stolën e famshme Butterfly Stool të vitit 1954, e bërë nga dy pjesë të lakuara kompensate që takohen si krahë fluture. E thjeshtë, e balancuar dhe e lehtë, kjo stolë është sot një ikonë e dizajnit modern dhe tregon se si mingei mund të marrë formë në materiale dhe kontekste të reja.

Image

Lëvizja ndikoi edhe në punën e Hamadës dhe Kawait, si dhe të shumë krijuesve të tjerë, përfshirë Tomimoto Kenkichi, Serizawa Keisuke, Munakata Shikō dhe anglezin Bernard Leach. Ata treguan se zanati tradicional, i praktikuar me kujdes dhe përulësi, mund të mbetet i gjallë edhe në një botë që ndryshon shpejt.

Një tjetër degë e trashëgimisë së Yanagit u shfaq në vitet 1990 me seikatsu kōgei, ose “artizanatet e jetës së përditshme”. Këta krijues u kthyen te objektet e thjeshta dhe funksionale për të rishikuar mënyrën se si jetojmë. Pas shpërthimit të flluskës ekonomike të Japonisë në vitet 1980, shumë njerëz nisën të vinin në dyshim zakonin e blerjes dhe hedhjes së vazhdueshme.

Pse idetë e Yanagit kanë rëndësi sot

Ndikimi i mingei-t vazhdon edhe në dizajnin bashkëkohor. Fukasawa Naoto, një nga dizajnerët më me ndikim në Japoni dhe drejtori aktual i Muzeut Japonez të Artizanateve Popullore, synon të krijojë objekte që funksionojnë aq natyrshëm sa duket sikur zhduken në jetën e përditshme.

Ai e quan këtë dizajn “pa mendim”: gjëra që ndihen mirë në dorë, i shërbejnë qëllimit të tyre dhe nuk kërkojnë vëmendje. Bashkëpunimi i tij i gjatë me MUJI, i njohur për produktet e thjeshta dhe minimale, tregon sa afër është puna e tij me frymën e mingei-t.

Kjo mënyrë të menduari bie ndesh me mënyrën se si prodhohen shumë mallra sot. Kultura e blerjes së shpejtë dhe hedhjes së shpejtë i ka bërë njerëzit të ndihen të shkëputur nga procesi i krijimit, nga materialet dhe nga sendet që zotërojnë.

Image

Mingei ofron një alternativë. Ajo na fton të shikojmë me kujdes objektet që përdorim çdo ditë, formën, ndjesinë dhe qëllimin e tyre. Sugjeron që bukuria duhet të jetë pjesë e jetës së përditshme, jo një arratisje prej saj.

Image

Yanagi besonte se, nëse ndryshojmë mënyrën se si i shohim dhe i zgjedhim gjërat e zakonshme, mund të ndryshojmë edhe mënyrën se si jetojmë. Një shekull më vonë, thirrja e tij për të vlerësuar objekte të thjeshta dhe të punuara mirë mbetet një udhërrëfyes i qëndrueshëm në botën tonë të drejtuar nga fitimi dhe përdorimi i përkohshëm./KM

Ermal Meta me këngën “Stella stellina” në Sanremo 2026

15 January 2026 at 13:29

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Kantautori shqiptar Ermal Meta do të jetë një nga pjesëmarrësit në festivalin e sivjetshëm të Sanremo-s.

Në një videomesazh të publikuar nga organizatorët e festivalit, Ermali tregon se kënga që do të këndojë titullohet “Stella stellina”.

“Është një këngë që flet për qëndresë dhe shpresë dhe flet për një vogëlushe. Për të menduar se është kënga e duhur, me nxiti mënyra se si u ndjeva kur e shkrova, sepse në fund të fundit, ajo skenë shpërfaq të gjitha emocionet që lidhen me këngën, veçanërisht kur janë te vërteta, madje edhe kur djegin”, rrëfen kantautori.

Ermal Meta ka konkurruar disa herë në Festivalin e Sanremo-s, duke marrë vlerësime nga kritika dhe publiku. Ai fitoi në vitin 2018, së bashku me Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente”, u rendit i treti në vitin 2017 me “Vietato morire” dhe i treti në vitin 2021 me “Un milione di cose da dirti”. Ermal Meta gjithashtu konkurroi në Kategorinë e të Rinjve në vitin 2016, me “Odio le favole”.

Ermal Meta përfaqësoi Italinë së bashku me Fabrizio Moro-n edhe në Eurovizionin e vitit 2018, në Lisbonë, ku u klasifikuan të pestët. /j.p/

The post Ermal Meta me këngën “Stella stellina” në Sanremo 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarm në aeroportin e Barcelonës/ Kërcënim për bombë në avionin e ‘Turkish Airlines’

By: Fax Web
15 January 2026 at 13:52

Një kërcënim për bombë ka ngritur alarmin këtë të enjte në aeroportin e El Prat të Barcelonës.

Si pasojë avioni i Turkish Airlines bëri ulje emergjente. Avioni, një Airbus A321, po operonte fluturimin TK1853 dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Barcelonë.

Pak para uljes, autoritetet u informuan për një kërcënim me bombë, gjë që çoi në aktivizimin e menjëhershëm të protokollit të emergjencës.

Në të njëjtën kohë, u sqarua se kërcënimi i supozuar nuk ndikoi në asnjë mënyrë në funksionimin e aeroportit.

Isa Boletini, Hero i Popullit dhe udhëheqës legjendar në luftën për çlirim kombëtar

15 January 2026 at 11:55

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Isa Boletini, udhëheqësi i luftës për çlirim kombëtar e Hero i Popullit, lindi më 15 janar të vitit 1864, në fshatin Boletin të Kosovës.

Isa Boletini rrjedh nga një familje e njohur për patriotizëm si në Mitrovicë ashtu edhe në tërë vilajetin e Kosovës. Isa ishte një nga luftëtarët e paepur të periudhës së Pavarësisë, legjendë historike për shqiptarët. Së bashku me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën e Bajram Currin, udhëhoqi qëndresën e suksesshme antiosmane e cila shtrëngoi Portën e Lartë të ulej në bisedime dhe të plotësonte kushtet e palës shqiptare, me prioritet shpalljen e pavarësisë më 1912-ën.

Ndër breza kujtohet shprehja e tij “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.

Që në moshën 17-vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Ai mori pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës.

Isa Boletini mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.

Në 1913-ën, si anëtar i delegacionit shqiptar, Boletini u nis drejt Londrës ku kundërshtoi vendimin e Fuqive të Mëdha, për copëtimin territorial të vendit.

U vra nga forcat malazeze pranë Podgoricës, më 23 janar 1916.

The post Isa Boletini, Hero i Popullit dhe udhëheqës legjendar në luftën për çlirim kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌